Mitologjia Gjeorgjiane

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mitologjia Gjeorgjiane

Mesazh  Neo prej 09.11.10 17:35

MITOLOGJIA GJEORGJIANE



Mitet dhe legjendat gjeorgjiane janė ruajtur kryesisht si pėrralla popullore. Shumė prej tyre janė shkrirė mė nė fund me legjenda tė krishtėra.

Karakterėt mė tė njohur mitikė gjeorgjianė janė:

ALI ishte njė hyjneshė e bukur dhe joshėse e lumenjve dhe pyjeve.

AMIRANI ishte njė hero mitik, i biri i Dalit dhe gjuetarit Darxhelani. Prototipi i Prometeut grek.

AMIRANI ėshtė emri i njė figure heroike gjeorgjiane qė i ngjan Prometeut klasik.

Amirani ishte i biri i Dalit, njė hyjneshe kaukaziane gjahu, por u nxor para kohe nga mitra e saj dhe u rrit nga njė bujk bashkė me dy djemtė e tij. Ata luftuan bashkė kundėr shpirtrave tė ligė dhe munduan njė gjigant me tri koka, krerėt e tė cilit u shndėrruan nė gjarpėrinj.

Kur luftonte shpirtra tė tjerė tė ligė nė kėrkimin e tij tė njė nuseje, tė dy vėllezėrit e tij tė vdekshėm u vranė, dhe Amirani u pėrpoq ta vriste veten, por me ankth zbuloi se kthente nė jetė. Pas kėsaj, Amirani hoqi dorė nga kėrkimi i nuses, dhe i autorizuar nga hyu mė i lartė, Ghmerti (mė vonė emri gjeorgjian i Zotit tė krishtėrė), luftoi kundėr njė gjiganti tjetėr dhe pastaj kundėr vetė Ghmertit.
Si reagim ndaj paturpėsisė sė tij, Ghmerti e dėnoi nė tri mėnyra: e para, e lidhi Amiranin me njė shtyllė tė futur thellė nė dhe; e dyta, Ghmerti e varrosi nė zinxhirė nėn njė grykė malore; dhe e treta, ēdo vit pėr njė natė, mali hapej pėr ta treguar Amiranin e varur nė ajėr, kur njė njeri pėrpiqte kot pėr ta ēliruar, por mali mbyllej prapė pėr shkak tė njė gruaje qė fliste tepėr.

Nė disa pjesė tė Iberisė kaukaziane, tregimi alternativ, siē pasqyrohet nė mitin grek, nė tė cilin heroi sulmohet pėrditė nga njė shqiponjė e dėrguar nga perėndia, pėrkujtohej pėr njė kohė tė gjatė me shkatėrrimin e foleve tė shqiponjave, armiqve tė Amiranit.

ARAZI, perėndia i perėndive... i perėndive tė mėdhenj, pushtuesve tė botės, ndriēuesve tė diellit, dhėnėsve tė shiut, qė bėjnė qė frutat nė dhe tė rriten… ishte hyu kryesor nė fenė zyrtare tė Kartlit/Iberisė [pjesė e Gjeorgjisė nė lashtėsi] tė themeluar nga mbreti Parnavaz i Iberisė (shekulli i IV-t p.e.s.).

Sipas legjendės, njė statujė vigane e Armazit u thėrrmua nga vetėtima pas lutjes sė Shėn Ninos [e cila e ka krishtėrizuar Gjeorgjinė]. Armazi ėshtė edhe emri i njė kalaje tė lashtė nė afėrsi tė Mtskhetės, qė u ndėrtua nė tė njėjtėn periudhė.

ARMAZI ishte, sipas kronikat mesjetare gjeorgjiane, perėndia mė e lartė nė njė panteon parakrishtėrė tė gjeorgjanėve tė lashtė tė Kartlit (Iberia sipas burimeve klasike).
Sipas traditės letrare gjeorgjiane, mbreti i parė i Kartlit, Parnavaz (i cili mendohet qė ka sunduar rreth 299-234 p.e.s.) ka ngritur idhullin e Armazit – gjoja tė quajtur sipas tij – mbi njė mal nė kryeqytetin e tij, dhe qė ka ndėrtuar njė kala me tė njėjtin emėr.

Biografia e shekullit IX/X “Jeta e Shėn Ninos” pėrshkruan statujėn e Armazit si “burrė prej pronzi nė kėmbė; nė trup mbante njė thurak tė artė, nė krye njė helmet tė fortė; si sy kishte smeralde dhe berile, nė dorė mbante njė kordhė qė shkėlqente si vetėtima, dhe rrotullohej nė duart e tij.”

E njėjta vepėr pohon qė protagonistja e saj, pagėzuesja e gjeorgjianėve nė shekullin IV, Shėn Nino, pa kremtimin e njė feste tė madhe qė i dedikohej idhullit, dhe kur filloi tė lutej, nga mėshira e Jezusit u dogj idhulli nga vetėtima.

Pėrveē kronikave mesjetare gjeorgjiane dhe toponimit Armazi, qė ka mbijetuar deri mė sot, na mungojnė dokumente tė asaj kohe pėr panteonin pagan gjeorgjian. Mirėpo, vetė fjala “Armazi” propozon njė lidhje me kulturat iraniane dhe/ose anadole.

Dijetarėt moderne janė tė ndarė sa i pėrket origjinės sė Armazit. Mund tė duket i lidhur me perėndinė mė tė lartė zoroastrike Ahura Mazda, dhe evidenca arkeologjike nė fakt tregon depėrtimin e zoroastrizmit [fe e lashtė persiane] nė Gjeorgjinė e lashtė.

Nga ana tjetėr, historiani gjeorgjian Giorgi Melikishvili, ka paraqitur njė teori imponuese, qė identifikon Armazin me variantin lokal tė Armės, hyut tė hėnės nė mitologjinė hetite. Ėshtė interesante qė Akademiku Ivane Xhavakhishvili ka provuar qė gjeorgjianėt e hershėm adhuronin hėnėn si perėndi kryesore, dhe ky kult u shkri mė vonė me Shėn Gjergjin e krishtėrė, qė konsiderohet si mbrojtėsi i Gjeorgjisė prej mesjetės.

Pra Armazi mund tė ketė qenė edhe njė perėndi sintetike, njė kombinim nga elemente vendase gjeorgjiane me elemente iraniane dhe anadole.

BAADURI ishte njė luftėtar, i biri i perėndive, armiku i gjithēkaje tė keqe.

DALI, DEJLA ose DALILA ishte hyjnesha e gjahut dhe “Zonja e Gurėve dhe Kafshėve”. Besohej qė ishte joshėse dhe qė kishte shumė lidhje dashurie me gjuetarė, duke vrarė brutalisht tradhtarėt.

DEVI, gjigantė, besohej nė pėrgjithėsi qė ishin qenie tė liga.

DILIS VARSKVLAVI [-rskvl-, 5 bashkėtingėllore, kėtė e kanė vetėm gjeorgjianėt] (Ylli i Mėngjesit), hyu i dimrit, ishte njė shėrbėtor i Tamarit.

GACI dhe GAIMI ishin hyjni nė panteonin zyrtar iberian sipas analeve mesjetare. Pra, ishin, sipas kronikat mesjetare gjeorgjiane, perėnditė nė njė panteon tė parakrishtėrė tė gjeorgjianėve tė lashtė tė Kartlit (Iberia sipas burimeve klasike).

Biografia gjeorgjiane “Jeta e Shėn Ninos” rrėfen se kur Shėn Nino, pagėzuesja e krishtėrė e gjeorgjianėve nė shekullin IV, erdhi nė qytetin e Mtskhetės [ato bashkėtingėllore gjeorgjiane!], pa se nė anėn e djathtė tė idhullit kryesor tė Armazit “gjendej njė figurė tjetėr, e bėrė prej ari, me fytyrėn e njė burri.

Emri i tij ishte Gaci, dhe nė tė majtėn e tij kishte njė idhull tė argjendtė me fytyrė njeriu, qė emrin e kishte Gaim.” Njė pjesė tjetėr e kronikės mesjetare rrėfen se besohej qė Gaci dhe Gaimi “mbretėronin tė gjitha misteret".

Mirėpo, pėrveē pjesėve nga kronikat gjeorgjiane, na mungojnė dokumentet dhe dėshmitė arkeologjike tė asaj kohe pėr kėto kulte. Tė dy kėta perėndi, qė thuhet se u sollėn nga sundimtari gjysmė-legjendar Azoj nga vendlindja e tij origjinale Arian-Kartli, mund tė kenė qenė njė version tė hyjnive anadole Atis dhe Kybele.

IAKSARI, hero mitik, ishte njė djalė i Moriges dhe njė mik i ngushtė i Baadurit.

KOPALA ishte njė hero mitik, njė luftėtar i fuqishėm (shigjetar) dhe njė vrasės demonėsh. KOPALA ėshtė njė hero apo gjysmė-perėndi tradicional i adhuruar nė malėsitė e Pshavit nė Republikėn e Gjeorgjisė.

Thuhet se njė herė mori pjesė nė njė garė pėr hedhje gurėsh kundėr njė numėr “devebi” apo viganėsh, pėr tė parė se kush mund tė hidhte mė larg njė gur tė madh. Kampioni i viganėve kapi njė gur dhe e hodhi pėrtej luginės deri nė malin nė bregun tjetėr tė lumit Aragvi.

Kopala provoi njė gur, por vendosi qė ishte tepėr i lehtė. Prandaj mori njė gur tjetėr, e shtrėngoi kundėr tė parit dhe i hodhi tė dy pėrtej luginės. Mezi dėshtuan t'ia kalonin hedhjes sė viganit, por nė ēastin vendimtar, hyu Kviria goditi gurin me kamxhikun e tij, kėshtu qė fluturoi mė larg se guri i viganit dhe pėrfundoi mbi kalanė e viganėve nė Cikhetgori.

Si pasojė tė mundimit tė tyre nė njė betejė tė mėvonshme, tė cilėn Kopala e luftoi me shokun e tij Iakhsari, viganėt mbijetues u tėrhoqėn nė nėntokė duke mundėsuar qė njerėzit tė vendoseshin nė atė zonė pa u ngacmuar.

LAMARA, hyjneshė, asaj i thoshin edhe “Syri i Tokės”.

LEUKOTHENIA (Hyjnesha e Bardhė) ishte emri grek i hyjneshės gjeorgjiane (nga Kolkhida) tė detit.

MORIGE ishte krijuesi, Zoti i Qiellit i ulur mbi njė fron tė artė.

MZEKALA (Gruaja-Diell) ishte hyjnesha e diellit dhe mbrojtėsja e kultivimit tė rrushit. Mė vonė u identifikua me Shėn Barbara (Barbare, Barbale nė gjeorgjisht).

PIRKUSHA ishte njė farkėtar dhe bėnte shigjetat e Kopalės.

TAMAR, hyjnesha e qiellit, qė kalėron mbi njė gjarpėr, identifikohet me Lamarėn.

TETRI GIORGI (Gjergji i Bardhė), karakter popullor nė mitologjinė gjeorgjiane, ishte luftėtar dhe hyu i hėnės. Mė vonė, Tetri Giorgi u bė njėri nga emrat e Shėn Gjergjit (Cminda Giorgi) nė Gjeorgjinė lindore malore.

ZADENI ishte hyu i pjellshmėrisė nė panteonin zyrtar tė vendosur nga Parnavaz I i Iberisė.


avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi