Tė ''mundurit'' e tjerė

Shko poshtė

Tė ''mundurit'' e tjerė

Mesazh  Equinox prej 05.11.10 20:46

Tė ''mundurit'' e tjerė

Njė intervistė me Giampaolo Pansa: ''Duhet pasur kurajoja qė tė thuhet se ka shumė faqe tė ndyra nė ngjarjet e Luftės Civile italiane, tė shkruajtura pėr komoditet politik. Ashtu si dhe shumė faqe tė bardha, shumė histori tė pashkruara ndonjėherė''

Vėrtetėsi dhe sinqeritet: ja se ēfarė lypset". Giampaolo Pansa, shkrimtar dhe gazetar ndėr mė tė afirmuarit nė Itali, na flet pėr librin e tij tė fundit, tė titulluar "I vinti non dimenticano" (Tė mundurit nuk harrojnė), (shtėpia botuese Rizzoli, 462 fq.), qė ėshtė pjesė e njė cikli veprash nė tė cilat autori ka rishqyrtuar periudhėn e Rezistencės, duke na treguar njė histori deri mė tani e mbetur e panjohur.

-Edhe njė herė akoma janė ata protagonistėt tuaj. Kush janė tė mundurit pėr tė cilėt flisni nė kėtė dhe nė veprat e mėparshme tuajat?


Tek "Il Sangue dei vinti", libri qė e fillon tė gjithė kėtė cikėl veprash, tė mundurit janė fashistėt- humbėsa. Nė Itali ka pasur Luftė Civile, e filluar nė vitin 1943 dhe e mbaruar nė vitin 1948, kini mendjen, jo nė vitin 1945 me zgjedhjet e 18 prillit tė atij viti tė fituara nga Democrazia Cristiana e De Gasperi nė frontin popullor. "Il sangue dei vinti" (Gjaku i tė mundurve, shėnimi im) pėrshkruan dy vitet pas mbarimit tė Luftės Civile.

Pėr atė qė u kish ndodhur fashistėve-humbėsa praktikisht nuk ishte shkruar asgjė, megjithatė janė vrarė 20000 vetė prej tyre, njė shifėr qė e konsideroj bile nėn atė reale. Kurse nė kėtė libėr tė fundit e kam zgjeruar shumė konceptin e tė mundurve.

Sa pėr tė filluar, kam folur pėr viktimat e bombardimeve aleate, pėr tė cilėt gjithmonė ėshtė folur shumė pak. Ėshtė e vėrtetė se amerikanėt dhe anglezėt kanė ardhur pėr tė na ēliruar nga nazifashizmi, por kanė bombarduar pakursim dhe kanė shkaktuar mijėra tė vdekur, mė shumė respektivisht atyre tė shkaktuara nga raprezaljet gjermane.

Pastaj, tė mundurit janė edhe antifashistėt qė kishin guxuar tė kundėrshtonin dominimin e komunistėve dhe qė, pas mbarimit tė luftės, nė rastin mė tė mirė janė injoruar, mendoj kėtu pėr rastin e liberalit Pizzoni, i cili kishte qenė pėr shumė kohė Presidenti i Komitetit tė Ēlirimit Kombėtar (CLN) tė Italisė sė Sipėrme, ndėrsa nė rastet mė tė kėqija kanė rrezikuar lėkurėn apo deri edhe janė vrarė, nė ēastet e fundit tė luftės apo menjėherė pas saj.

-Viktima tė historisė pėr tė cilat vetė historia deri mė tani nuk ka folur asnjėherė, ama edhe viktima tė njė strategjie tė saktė, asaj tė Partisė Komuniste italiane qė synonte nė vendosjen e njė diktature tė kuqe nė Itali. Mund tė na e shpjegoni mė mirė se nė ēfarė konsistonte kjo strategji pėr tė cilėn flisni ju?


Bėhet fjalė pėr njė temė tė cilėn e kisha trajtuar nė librat e mėparshėm, por qė tek "I vinti non dimenticano" e shpjegoj nė mėnyrė mė tė thelluar. Fronti i rezistencės ishte i pėrēarė dhe fraksioni mė i rėndėsishėm i tij, fraksioni komuniste, nuk kishte aspak si objektiv pėrfundimtar nė Italinė qė fatmirėsisht kemi pasur pas mbarimit tė luftės, domethėnė njė demokraci parlamentare me ligjet elektorale pak a shumė korrekte dhe me qytetarėt qė zgjedhin se cila ėshtė mazhoranca qė duhet tė qeverisė.

Komunistėt synonin nė njė gjė krejtėsisht tjetėr. Me pėrfundimin e luftės objektivi i tyre ishte i qartė dhe i deklaruar: donin t'i jepnin njė tė shtyrė, tė kapnin pushtetin dhe tė themelonin atė qė ata e quanin njė demokraci "progresive".

Pėrtej termit "progresive", nė dukje jo ofendues, do tė bėhej fjalė pėr paradhomėn e diktaturės sė proletariatit, qė nga ana e saj do tė shpėrthente nė njė Itali tė transformuar nė shtet-satelit tė Bashkimit Sovjetik, barabar me vendet e pushtuara nga Ushtria e Kuqe si Hungaria, Polonia, Ēekosllovakia dhe Gjermania Lindore.

-Kush e ka shkaktuar dėshtimin e kėsaj strategjie?


Prania e trupave angleze dhe amerikane. Komunistėt italianė qenė tė vetėdijshėm, pasi i tillė ishte edhe Stalini, pėr pamundėsinė e vendosjes sė njė diktature tė kuqe nė Itali, pas Marrėveshjes sė Jaltės qė fatmirėsisht e kish futur vendin tonė nė orbitėn Perėndimore dhe jo Lindore - Sovjetike.

-Megjithatė a pati tentativa nga ana komuniste edhe pas vitit 1948?


Partizanėt tanė i kishin ruajtur armėt dhe qenė pėrgatitur pėr kėtė shtytje. Dispononin njė rrjet organizativ qė mbeti i paprekur pėr disa vjet, edhe nėpėrmjet Pragės kishin lidhje shumė tė forta me Bashkimin Sovjetik.

Libri i tregon kėto fakte jo vetėm me fjalėt e mia dhe me gjykimet e mia, por edhe nėpėrmjet rrėfimit tė disa ndodhive domethėnėse personale. Pėr shembull, mjafton tė lexohet historia e komandantit partizan Anton Ukmar nė kapitulli Falce, martello e fucile (Drapėr, ēekan dhe pushkė, shėnimi im).

-Si ėshtė e mundur qė pėr tė gjithė kėto gjėra nuk ėshtė folur kurrė?


Kishte interesa kulturore dhe politike shumė tė sakta. Kur flasim pėr hegjemoni kulturore tė Partisė Komuniste italiane, nuk flasim pėr njė fantazėm, por flasim pėr njė pushtim real. Partia Komuniste ishte shumė e fortė dhe Togliatti e dinte sesa ngulja kulturore nė universitete, nė shtėpi botuese, nė gazeta, nė shkolla dhe nė sindikata ishte e nevojshme pėr tė pėrcaktuar atė vend tė parė qė Demokracia Kristiane nuk do tė arrinte kurrė qė t'ia hiqte. Pėr kėtė nuk ėshtė folur kurrė.

-Po pse akoma sot vazhdohet qė tė mos dėshirohet tė flitet?

Sikur e majta e markės komuniste, qė pastaj ėshtė akoma sot ajo mazhoritare, do ta pranonte kėtė tė vėrtetė, duke pranuar edhe se ka treguar gėnjeshtra pėr vite tė tėra, atėhere pasoja do tė ishte njė humbje votash e mėtejshme pasi e gjitha trupa e ultrave tė kuq nuk do ta pranonte.

Kam folur shumė herė me liderė tė shumtė tė Partisė Komuniste italiane tė vjetėr, tė shndėrruar mė pas nė Parti tė Demokratėve tė majtė, Demokratė tė majtė dhe tani Parti Demokratike. Vetė ata, dhe unė jam aq i moshuar sa t'i kem njohur personalisht tė gjithė, duke folur vetėm pėr vetėm me mua, mė thoshnin: "Sigurisht qė ke tė drejtė, por nuk mund t'ua themi, pasi votuesit tanė nuk do tė na e jepnin votėn. Do tė ishte njė katastrofė elektorale".

-Jemi duke folur pėr "gėnjeshtrėn e madhe" tė cilės ju, veē tė tjerash, i keni kushtuar njė prej librave tuaj. Dhe nga ajo qė thoni, do tė vazhdoni tė ecni pėrpara...

Eci pėrpara, por kam gjithnjė e mė pak forcė. E thotė edhe suksesi i kėtij libri tim tė fundit, qė pas as edhe njė muaji, duke qenė se ka dalė me 6 tetor, ėshtė libri i dytė mė i shitur nė Itali dhe i pari nė sektorin e eseistikės.

Numrat flasin qartė: njė tirazh qė pėr momentin ėshtė prej 120 mijė kopjesh, shenjė qė nuk janė vetėm lexuesit e djathtė e tė qendrės sė djathtė ata qė e kanė vlerėsuar, por qė libri ka lėnė shenjė edhe nė njė publik mė tė gjerė, me opinione tė ndryshme. E shikoj edhe nga kėrkesat jashtėzakonisht tė shumta qė mė drejtohen pėr tė shkuar e prezantuar.

-Ėshtė e vėrtetė nė fakt se nuk do ta prezantoni, pasi u keni frikėn kontestimeve tė reja?


Ėshtė e vėrtetė dhe ka qenė njė vendim qė unė dhe Adele, shoqja ime prej mė shumė se 20 vjetėsh, qė ma ndihmuar gjithmonė nė shkrimin e librave tė mi, e kemi maturuar pas njė konsultimi me botuesit dhe nė mėnyrė tė veēantė, me njerėz tė aparatit shtetėror, ekspertė nė kėto gjėra.

Ēdo herė do tė krijoheshin tensione tė mėdha pėr atė qė na fton, do tė ishim tė detyruar qė tė mobilizonim Policinė, Karabinierėt, Digosin. Imagjinoni sikur njė bombė tymi tė lėshohej nė njė librari ku Pansa prezanton librin e tij. E kemi konsideruar oportune qė tė shmangnim verifikimin e situatave tė kėsaj natyre.

-Megjithatė, pas kėrcėnimeve dhe kontestimeve qė keni pėsuar nė vitin 2006 nė Reggio Emilia me rastin e prezantimit tė librit "La grande bugia" (Gėnjeshtra e madhe, shėnimi im), theksuat "rėndėsinė", dhe po iu citoj tekstualisht, "e tė qėndruarit tė qetė, e mos frikėsimit nga tė tjerėt dhe bėrjes sė ēdo njeriu pėr ta shprehur lirisht opinionin e tij". Mos ndoshta keni ndryshuar ide?


Absolutisht jo. Nė fakt, mbetem i qetė dhe vazhdoj qė t'i botoj librat e mi revizionistė.

-Nuk e konsideroni paksa si humbje?

Jo, nuk ndjehem aspak i mundur. Thjesht jam ndėrgjegjėsuar nga njė realitet dhe nuk mė dukej oportune qė t'i shkėpusja forcat e rendit nga detyra shumė mė tė rėndėsishme qė u duhet tė kryejnė. Pastaj pėr ēfarė? Pėr t'u marrė me ruajtjen e sigurisė nė prezantimet e librit tė Pansa?

-Le tė kthehemi tek libri. Mė parė po flisnit pėr njė lexim ideologjik tė historisė nga i cili tė majtat nuk mund tė heqin dorė. Por ajo qė jetojmė tani ėshtė njė epokė post - ideologjike, e filluar me mbarimin e Luftės sė Ftohtė dhe me rėnien e Murit tė Berlinit. Ka diēka qė nuk shkon...

Realiteti ėshtė njė tjetėr: mbeturinat e ideologjive tė vjetra tė Nėntėqindės janė akoma tė pranishme. Nuk jemi aspak nė njė epokė post - ideologjike. Tė paktėn i referohem sė majtės, pasi situata nga e djathta ėshtė akoma mė e padallueshme dhe konfuze.

-Krimet qė ju tregoni u kryen nė pjesė tė ndryshme tė Italisė, midis tė cilave nė Toscana. Nė librin tuaj flisni pėr gjuetinė ndaj fashistit dhe pėr ekzekutimet masive tė kryera nė Firenze, Pisa, Prato, Carrara, Arezzo. Pėr kampin e pėrqėndrimit tė Coltano, ku pėrfunduan fashistė tė ēdo lloji. Njė brutalitet vrastar qė nuk bėri dallime nė shfarosje, duke pėrfshirė shumė tė pafajshėm dhe shumė fashistė qė qenė tė tillė mė shumė me emėr sesa me fakte. Shumė histori pėr t'i kujtuar tė gjitha. Zgjidhni njė...

Historia toskane qė mė ka magjepsur mė shumė ėshtė ajo e snajperave fashistė nė Firenze, shumė prej tė cilėve kanė vdekur. Janė njerėz qė janė prej besimit politik dhe prej besimit tė tyre qė kishin tek ideologjia.

-Midis historive tė shumta tė tė pafajshėmve pikėrisht ata, "tė kėqinjtė"?

Tė kėqinjtė pėr kė? Ndoshta nė tregimet e rezistencės tė shkruar nga autorė komunistė. Nė njė Luftė Civile, si ajo qė ka ndodhur nė Itali, ėshtė e pamundur qė tė bėhen dallime midis tė mirėve dhe tė kėqinjve, midis tė mirės dhe tė keqes.

Pjesa mazhoritare e Rezistencės do tė zėvendėsonte diktaturėn e zezė me diktaturėn e kuqe. Qenė tė mirė apo tė kėqinj? Tė flasėsh me kėto terma ka pak kuptim. Snajperat qenė vetėm fashistė qė donin tė demonstronin me njė gjest ekstrem se ekzistonte dikush nė Firenze qė i kundėrvihej pushtimit, ata e quanin kėshtu, ndryshe nga sa kishte ndodhur nė Romė dhe nė Siena, ku amerikanė dhe anglezė kishin hyrė pa ndeshur rezistencė.

Bėhej fjalė pėr djem e vajza, shumė midis nėntėmbėdhjetė dhe njėzet vjeēėve, qė besonin tek fashizmi dhe e kanė mbrojtur atė deri nė fund, duke pasur rrezikun qė tė vriteshin. Dhe shumė prej tyre e kanė humbur jetėn.

-Pėr ēfarė ka nevojė qė tė tejkalohen rezistencat dhe tė bėhen pėrfundimisht llogaritė me tė kaluarėn?

Ka nevojė pėr tė vėrtetė. Por nėqoftėse ndiqet gjithmonė interesi i famullisė politikė tė cilės i pėrkitet, atėhere tė vėrtetėn nuk do ta gjejmė kurrė. Pastaj ka nevojė pėr sinqeritet, kurajoja e sinqeritetit. Kurajoja pėr tė thėnė se ka shumė faqe tė ndyra nė ngjarjet e Luftės Civile italiane, tė shkruara pėr komoditet politik dhe shumė faqe tė bardha, shumė histori asnjėherė tė shkruara.

-Si i pėrgjigjeni njeriut qė iu quan revizionist?

I pėrgjigjem: "Sigurisht dhe do tė doja tė isha akoma mė shumė". Bile kam shkruar njė libėr prej 500 faqesh, pjesėrisht autobiografik, tė titulluar "Il revisionista" (Revizionisti, shėnimi im). Por ndjehem nė mėnyrė tė veēantė njė "kompletist", njė njeri qė do historinė e plotė. Historia nuk bėhet nga ndodhi qė vjen pėr mbarė tė tregohen dhe tė tjera qė ėshtė mė mirė tė heshtet, pasi nuk i vijnė pėr mbarė palės tonė politike.

-Pse nė Itali revizionizmi nuk pėlqehet?

Po kush e thotė se nuk pėlqehet?

-Pėr shembull, ju thoni faktin se kush iu quan revizionist e pėrmend atė pėr mė tepėr nė kuptimin pėrēmues...

Po atėherė si shpjegohet qė librat e sė majtės lidhur me luftėn partizane nuk shesin as edhe njė kopje, kurse librat e Pansa shesin shumė tė tilla? Pse "I vinti non dimenticano" e ka kėtė sukses? Ua them unė: sepse Pansa pa qenė i djathtė ka shkruar njė libėr historie tė ndershėm tė djathtė. Njė qėndrim i kundėrt me atė tė historianėve komunistė qė kanė katedra, dalin nė televizion, por qė nuk e shesin as edhe njė kopje.

-Domethėnė, sipas jush bėhet fjalė mė shumė pėr njė problem oferte sesa problem kėrkese?

Kėrkesa dhe oferta nuk janė asnjėherė tė shkėputura nga njėra-tjetra. Nė kėtė moment ka njė kėrkesė mė tė madhe ndaj ofertės dhe njė autor si Pansa nė mėnyrė tė dukshme e mbush njė boshllėk. Besoj se jam vlerėsuar pasi transmetoj njė mesazh tė qartė dhe nuk i trukoj letrat.

-Thuhet se studimi i sė kaluarės shėrben pėr tė kuptuar tė tashmen dhe pėr tė projektuar tė ardhmen. Cila ėshtė kėshilla qė u jepni brezave tė rinj?

Tė rinjve do tė doja t'u thoja se pjata nuk mbushet falas, por gjithmonė duhet paguar gjella qė kėrkohet tė hahet. Nuk duhet krijuar iluzioni se mjafton njė diplomė, ndoshta e marrė nė moshėn 30-vjeēare, duke shkuar jashtė rrjedhe, pėr tė pasur njė vend tė mirė me kohė tė papėrcaktuar.

Tė rinjtė duhet tė mėsojnė se gjithēka qė do tė mund tė kenė duhet ta fitojnė.

Tė mos besojnė se janė nė borxh ndaj shoqėrisė sė tė rriturve apo tė moshuarve, pasi nėqoftėse e kanė kėtė ide tė ēmendur nė kokė se gjithēka u detyrohet atyre, atėhere nuk do tė kenė kurrė asgjė. Duhet tė punojnė, tė sakrifikohen dhe tė pranojnė kushtet qė u imponon sot shoqėria e sotme. Me mundim tė madh dhe me durim tė madh.

Armin Tirana

avatar
Equinox

220


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi