100 vitet e ardhshme

Shko poshtė

100 vitet e ardhshme

Mesazh  Fegi prej 05.11.10 20:04

Cfarė do tė ndodhė pas 100 vitesh.. Parashikim edhe per Shqiperine ..
Nje shikim mbi librin e :Xhorxh Fridman

Cfarė do tė ndodhė pas 100 vitesh. Tė bėsh njė gjė tė tillė, padyshim qė ėshtė njė gjė e vėshtirė. Kėtė sprovė tė karakterit futurologjik e ka bėrė Xhorxh Fridman ( George Friedman), i cili ka bėrė njė parashikim se ēfarė do tė ndodhė me superfuqitė dhe shtetet e tjera gjatė kėtij shekulli.

“100 vitet e ardhshme”, botim i shtėpisė botuese “Plejad”, ėshtė njė botim futurologjik, qė gėrsheton dhe rrok nė mėnyrė brilante fusha tė tilla si gjeopolitika, historia apo aspekte tė tilla tė demografisė, teknologjisė, gjeorgafisė apo fushave tė zhvillimit demografik dhe ekonomik

Ky libėr ėshtė njė grishje e kėndshme pėr t’u lexuar dhe pėrpirė, por ėshtė edhe njė ide-ngjallėse dhe serioze pėr t’u marrė nė konsideratė. Ai i vjen nė shqip lexuesit shqiptar, nė njė distancė kohore shumė tė shkurtėr nga botimi i tij nė Amerikė, e pothuajse nė njė distancė rekord nė ritmin e botimeve shqiptare.

“100 vitet e ardhshme” ėshtė jo vetėm njė analizė qė kombinon njė gjykim tė ftohtė realist dhe njė parashikim tė guximshėm dhe tė besueshėm pėr shekullin XXI, por edhe njė rrugėtim global i luftės dhe paqes. Vlerat e librit ia shton edhe fuqia shprehėse dhe depėrtuese e autorit njė ekspert i njohur ndėrkombėtar nė ēėshtjet e sigurisė dhe inteligjencės, sigurisė kompjuterike dhe informacioneve militare.

Bazuar nė analizėn e faktorėve tė tillė si burimet natyrore dhe ciklet e popullsisė (rritja dhe mplakja e saj), Friedman shpjegon se nė ē’zona dhe pėrse do tė shpėrthejnė luftėrat e ardhshme, si do tė luftohen ato, cilat kombe do tė fitojnė dhe do tė humbin fuqinė politike dhe ekonomike dhe se si teknologjia dhe prirjet e reja kulturore do ta ndryshojnė mėnyrėn tonė tė tė jetuarit nė shekullin e ri.

100 vitet e ardhshme kryen kėshtu me largpamėsinė e njė autoriteti kompetent tė fushės njė eksplorim magjepsės, bazuar nė shembuj historikė dhe gjeopolitikė tė kombeve tė ndryshme. Duke pohuar se pėr herė tė parė, pas mė shumė se njė gjysmė-mijėvjeēari, njerėzimi gjendet nė agimin e njė ere tė re, ai ravijėzon edhe ndryshimet e mėdha qė ai na rezervon.

Pėrgjatė viteve 2010-2020 lufta midis Amerikės dhe Xhihadit Islamik terrorist, dalėngadalė do tė shuhet duke ia lėnė vendin njė lufte tė re tė ftohtė tė shpėrthyer edhe njėherė nga Rusia. Nė vijim tė viteve 2020-2030, Kina do tė ballafaqohet me njė numėr gjithnjė e mė tė madh e mė tė shtrirė krizash tė brendshme, qė do ta dobėsojnė e do t’ia zvogėlojnė fuqinė botėrore, ndėrkohė qė gjatė kėtyre viteve njė rritje tė fuqishme ekonomike do tė pėsojė Meksika, duke u kthyer nė njė fuqi tė rėndėsishme botėrore.

Veēanėrisht e rėndėsishme pėr rajonin tonė evropian dhe ballkanik , ėshtė pjesa tjetėr e kėtij libri, ku predikohet rėnia e fuqisė sė Evropės, bashkė me shtetet e vet udhėheqės si Gjermani, Francė dhe Angli, shpėrthimin brenda tyre tė “bombės demografike” dhe rritjes gjatė kėtyre dekadave tė fuqive tė reja botėrore si Polonia dhe Turqia, e tė focimit tė njė koalicioni midis fuqive tė Evropės lindore, Eurazisė dhe Lindjes sė largėt (Turqia, Kaukazi dhe Japonia).

E gjitha kjo do tė arrijė kulmin nė tensionet e njė lufte tė re botėrore nga mesi i viteve 2050, e qė do tė zhvillohet me suporte tė posaēme teknologjike, me ushtri tė vogla dhe me pėrleshje mė pak tė pėrgjakshme e numėr minimal tė vrarėsh.

Gjatė gjithė kėsaj periudhe, fokusi kryesor do tė bjerė mbi Amerikėn e cila do tė shfaqet si njė fuqi e pakontestueshme botėrore, qė madje do tė jetojė njė Epokė tė Artė, nė pjesėn e dytė tė shekullit. Nė vitet 2080, teknologjia tashmė do t’i jetė drejtuar hapėsirės, si pėr arsye ushtarake ashtu dhe pėr pėrftimin e burimeve tė jashtėzakonshme tė energjisė, qė do tė sjellin rrjedhime radikale ambientale.

Veēse nga fundi i shekullit, edhe ajo do ta pėrjetojė luftėn e saj, tė drejtpėrdrejtė dhe kufitare me Meksikėn, qė do tė kėrkojė tė rimėkėmbė, tokat e humbura qė nė fund tė shekullit tė XIX

Po ē’vend do tė zėrė Ballkani dhe Shqipėria nė kėto zhvillime? Deri nė vitin 2050, eksperti amerikan parasheh se Shqipėria dhe Bosnja do tė jenė pjesė e influencės turke, e cila ėshtė njė ndėr zonat premtuese pėr tė qenė pjesė e rėndėsishme e qendrave tė rėndesės nė zhvillimet globale.

Por, cilat do tė jenė ndikimet dhe prirjet mbizotėruese, tė Lindjes, Turqisė apo tė Amerikės dhe Perėndimit. Janė disa rebuse qė libri arrin t’i qartėsojė mė sė miri, veēse ato lipset doemos tė konsiderohen thellė edhe nga institutet, ministritė dhe lobet politikė-bėrėse tė Shqipėrisė.

Libri ėshtė produkt i njė autoriteti qė ka pas pėrvojėn dhe tė dhėnat e inteligjencės sė njė agjencie tė tėrė sekrete ndėrkombėtare (njė lloj CIA private), siē ėshtė STRATFOR. Edhe pėr kėtė arsye, debati mbi tė ėshtė i domosdoshėm pėr disa arsye: Qoftė nga pikėpamja e sigurisė kombėtare, qoftė nga vija dhe prirja e politikės sonė tė jashtme nė vitet qė do tė vijnė, qoftė pėr pėrpunimin e njė doktrine gjeopolitike, ekonomike dhe strategjike, nga specialistė tė fushės.

Ja, pėr tė gjithė kėtė arsenal dijesh, perspektive dhe shteg-shėnjuese, kjo dhuratė mund tė konsiderohet fare mire si njė ngjarje e rėndėsishme botimi pėr t’u marrė seriozisht nė konsideratė dhe pėr t’u pėrpirė nga debatet e veēanta.
Kush ėshtė George Friedman

George Friedmann ėshtė themeluesi i CEO dhe STRATFOR, kompania udhėheqėse private e shėrbimit tė fshehtė dhe e parashikimit. Ai ftohet shpesh si njė ekspert mediash dhe ėshtė autor i katėr librave, duke pėrfshirė atė tė pak kohėve mė parė Lufta Sekrete e Amerikės, gjithashtu ėshtė autor i shumė artikujve pėr sigurinė kombėtare, betejėn informative, sigurinė kompjuterike dhe biznesin e zbulimit.
avatar
Fegi

26


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi