Sekt apo lozhe masonike

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Sekt apo lozhe masonike

Mesazh  Equinox prej 01.11.10 11:17

SEKT I NJĖ FEJE TĖ PANJOHUR APO LOZHĖ MASONIKE?



Gazeta "Albania" na bėri shumė kureshtarė me shkrimin "Njėzet deputetė, sekt fetar nė Tiranė", ku pėrshkruhej njė ritual i ēuditshėm fetar qė vazhduaka prej dy vitesh ēdo ditė tė Enjte nė "Vila Goldi" nė Tiranė. Pra ėshtė mbajtur kaq gjatė sekret njė gjė pėr gazetat tona tė "sensacionit pa kufi" dhe gazetarėt tanė tė shumtė "gjuetarė skandalesh" e "urithė sekretesh".

Nė kėtė ritual me rregulla tė forta asketizmi pjesėmarrėsit pikan vetėm ujė e kafe, (jo alkol qė tė sjell nė qejf), nuk bėkan as biseda pėr politikė e pėr femra (qė pėr mjedisin e mendėsitė shqiptare tė shtyjnė tė vesh dorėn nė kobure). Nuk dihet pėr ēfarė bisedohet nė ato tubime qė pjesėmarrėsit i paraqesin si imitime tė pėrjavėshme tė praktikės amerikane tė "Mėngjesit tė lutjeve" qė nė Amerikė organizohet njė herė nė vit. As sekretzhbiruesja nga "Albania" nuk ka arritur tė hyjė nė thelbin e sekretit tė "Vilės Goldi".

Ajo vetėm ka theksuar se pjesėmarrėsit e kėtij "Sekti" qė i falen njė Perėndie tė vetme, por qė nuk dihet sipas cilės fe, sepse pjesėmarrėsit janė tė feve tė ndryshme qė praktikohen nė Shqipėri, janė tė gatshėm tė tregojnė pėr ēfarė nuk flitet dhe jo pėr ēfarė flitet nė seancat e tyre tė kafe-ujė-pirjes, tė meditimit dhe tė bėlbėzimit paqsor me njėri tjetrin, ndonėse nė politikė janė edhe armiq tė papajtueshėm midis tyre.

Nė fillin lajmi na u duk si njė shaka e pėrgatitur ndoshta pėr t'u botuar 3 javė mė parė, mė 1 Prill. Por kur pamė emrat e fotot e pjesėmarrėsve, personalitete tė rėndėsishme dhe me role tė spikatura nė politikėn shqiptare, nė parlamentin shqiptar ku pėrfaqėsojnė forca tė ndryshme politike, filluam tė dyshojmė mos kishte diēka tė vėrtetė.

Nuk ėshtė mirė tė bėhet shaka duke pėrmendur si pjestarė punėsh tė fshehta emrat e Namik Dokles, Ritvan Bodes, Besnik Mustafajt, Pjetėr Arbnorit, Robert Ēekut, Arben Malajt, Neritan Alibalit. Pandeli Majkos, Fatmir Mediut, Leonard Demit ( shumė enigmatik se nuk ėshtė deputet si tė tjerėt) Ilir Zelės, Marko Bellos, Fatos Bejos.

Megjitathė urtia mė e zakonshme mėson se nė tė tilla punė duhet pritur tė dalin mė shumė elementė para se tė krijosh bindjen tėnde se ēfarė po ndodh. Mirėpo sensacioni i "Albania-s" humbi si "sh… a e pulės". Nė asnjė gazetė tjetėr nuk kemi gjetur ndonjė lajm plotėsues apo koment. E pra gazetat nuk tė falin kur ka raste pėr tė bėrė gallatė. Pra dikush ėshtė kujdesur tė japė orientimin se gallatė nuk duhet bėrė, aq sa duhej u shpalll.

Asnjė televizion nuk na bėri ndonjė emision. As "Fiks Fare" nuk e fiskoi fare vemendjen mbi "sektin fetar tė fshehtė" nė "Vilėn Goldi". As ato programet tjera qė mezi presin tema pėr zhurmė pėr sherr nuk u interesuan. Ky qėndrin nė vend qė tė na bindė se ishte njė gjepur ajo qė shkroi "Albania" tė bėn tė dyshosh mė shumė se ka diēka nė kėtė mes, sepse atje ku del tym do tė ketė patjetėr edhe zjarr.

Po ēfarė tė jetė vallė kjo "shoqėria sekrete" qė u mbledhka nė "Vilėn Goldi"? Sekt fetar i panjohur apo "Llozhė masonike" qė nuk do tė bėhet mė shumė e njohur se aq sa ka zbuluar pėr gazetėn "Albania"? Duke mbajtur parasysh anėtarėt e bėrė tė ditur mė e besueshme ėshtė se kemi tė bėjmė me njėfarė "lozhe masonike", ndoshta eksperimentale, sepse me politikė merren tė tilla lozha.

Nė Shqipėri tashmė janė huazuar tė gjitha format e jetės sė vendeve tė pėrparuara, lojrat e fatit, klubet e natės, shtėpitė publike sekrete, prostitucioni i rrugės, firmat piramidale, organizmat mafioze, sektet fetare, vrasėsit me pagesė, OJQ-tė, klubet misterioze, intstitucionet e shėrimit nėpėrmjet magjisė, falltoret etj. etj. Pse tė mos ketė edhe "llozha masonike"?! Pastaj masonėria ėshtė njė veprimtari sekrete shumėshekullore dhe ka njėfarė tradite nė ēdo vend.

Nė vitet 1979 dhe 1981 mė ka takuar tė kaloja disa javė nė Gjenevė pėr tė marrė pjesė nė sesionet e Konferencės sė OKB-sė pėr tė drejtėn e detit. Njė herė hyra nė njė shitore tė vogėl orėsh ku mėsova se pronari ishte njė hungarez i ikur nga vendi i tij nė kohėn e Revolucionit tė vitit 1956. Na ngjiti biseda dhe pėr politikė. Pas dy vitesh shkova nė tė njėjtin vend , afėr stacionit tė trenit nė qendėr tė qytetit dhe atė nuk e gjeta. Dikush mė orientoi se kishte marė dyqan nė vend mė tė mirė dhe e takova pėrsėri, edhe pėr tė blerė orė, edhe pėr tė kaluar disa minuta me muhabet.

Kur hyra unė ai kishte pėrpara mbi banak njė libėr shumė tė trashė nė gjuhėn frenge me titull "Shoqėritė sekrete tė Europės". E ngacmova : '"Ti pėrpiqesh tė bėsh tregti apo tė kalosh kohėn me libra tė ēuditshėm". Pasi mė ftoi tė pinim njė birrė nė banakun e dyqanit filloi tė mė tregonte vlerėn e librit pėr tė kuptuar se si bėhet politika nė botė. Mė numroi disa presidentė e kryetarė qeverishė nė Europė qė ishin masonė dhe qė nė ato poste kishin mbėrritur me ndihmėn e"llozhave masonike". Kur i thashė se unė isha nga njė vend ku as kishim probleme tė tilla as e dinim ē'ėshtė kjo masonėria ai m'u pėrgjgj: "Gabohesh shumė.

Edhe nė Shqipėri ka masonė. Para dy ditėsh kėtu nė dyqanin tim kanė hyrė dy shqiptarė. Njeri nga ta ishte mason". Kur e pa se mua mė dukej se fliste kot vazhdoi :"Besomė mua. Ne masonėt kemi shenja qė e njohim njeri tjetrin kudo, edhe kur takohemi rastėsisht". Kur kam parė nė Arkivin Shtetėror disa vite mė vonė kartat e anėtarsmit tė njė intelektuali shqiptar tė fillimit tė shekullit XX N.I. fillova tė mendoj se mos hungarezi mė kishte thėnė njė tė vėrtetė.

Por nuk mbetet vend pėr tė dyshuar kur lexon libra tė tillė si "Komploti botėror" i Nikolla Nikollovit ( SHBA, 1991, pėrkthyer edhe nė shqip), "Revolucioni francez vepėr e masonėrisė", i Karlo Alberto Anjoli ( botim italisht i vitit 1994) dhe sidomos librin me titull " Sundimi nėpėrmjet sekretit" shkruar nga Xhim Marrs e botuar nė SHBA nė vitin 2000. Nė kėto libra flitet pėr shoqėritė sekrete ose gjysmė-sekrete tė sotme qė komandojnė ekonominė, financat politikėn, diplomacinė, deri shkencėn e psikologjinė shoqėrore.

Nė kėto libra tregohet se 300 banka e shoqėri shumėkombėshe komandojnė zvillimet nė botė dhe qeveritė janė mė shumė kuklla. Nė kėto libra shtjellohet mendimi si mekanizma tė tilla jo zyrtare, po gjithsesi tė njohur publikisht, si "Komisioni Trilateral", "Kėshilli i Marrėdhėnieve me Jashtė" ( qė boton revistėn me emėr tė madh "Forenj Aferz " nė SHBA) dhe "Klubi i Billderbergėve"( mė i fshehti nga tė tre) janė qendrat ku pėrpunohen drejtimet e politikės ndėrkombėtare, ku farkėtohet diplomacia, ku pėrzgjidhen drejtuesit mė tė rėndėsishėm politikė nė botė e nė vende tė veēanta.

Prej kėtyre tre mekanizmave qė veprojnė me paratė qė u vihen nė dispozicion nga Fondacione qė krijohen nga Rotshildėt, Rokfelerėt, Morganėt e tė tjerė miliarderė nga vende tė ndryshme funksionojnė pastaj rrjete tė panumėrta institucionesh kėrkimore, studimore, planifikuese, programuese, reklamuese pėr politkė , diplomaci, demokraci, financė, propagandė e pėrpunim opinioni nė tė gjithė botėn. A nuk vemė re edhe kėtu nė Shqipėri sa shumė emra institutesh tė ēėshtjeve politike, diplomatike, ekonomike, demokratike etj pėrmenden nėpėr gazeta, nėpėr seminare!.

Zakonisht pėrmendet emri i njė "drejtori" dhe nuk merret vesh mė se cili punon me atė drejtor, kush paguan pėr kėtė drejtor dhe institutin e tij tė vėrtetė apo fantazėm. Tani kemi dhe njė "Klub 2002" qė nisi me shumė bujė, por ka heshtur qysh kur na dha ca analiza pėr fenė e pėr terrorizmin islamik.

"Albania" e datės 30 Prill na shtiu xixat e kėrshėrisė me lajmin pėr "sektin fetar" tė "Vila Goldi" . Mė vonė kush e di ēfarė mekanizmi i paditur, ēfarė klubi i padėgjuar, instituti i pa imagjinuar do tė bėhet i njohur mbasi tė ketė funksionuar disa vite nė fshehtėsi. Por edhe me kaq sa dimė duhet tė bindemi se rrjetet e shoqėrive sekrete qė veprojnė nėpėr botė i kanė zgjatur fijet e tyre dhe nė vendin tonė. Prandaj jemi kėshtu si jemi.

Prandaj njėri i bie gozhdės, tjetri patkoit. Prandaj ka njė inflacion kaq tė madh partishė e aleancash partiake qė nuk zėnė kurrė vend. Prandaj ka njė inflacion kaq tė madh gazetash qė shkruajnė gati tė njėjtėn gjė. Ama titujt e gazetave janė nga mė tė larmishmit dhe shpesh pa kuptim specifik qė tė pėrcaktojė profilin e fizionominė e gazetės. Kishim plot gazeta tė tė njėjtės fizionomi e profil. Mė 9 Maj 2004 kėtyre u ėshtė shtuar edhe njė tjetėr me emrin "Metropol" qė nuk do tė thotė asgjė kėtu nė Shqipėri. Gazeta re duhet uruar t'i shkojė mbarė, por qysh nė numrin e parė na u duk sikur e kishim lexuar me kohė.

Tani vila e lokale luksoze janė bėrė shumė, madje dhe lokale enigmatike. Kėshtu qė duhet tė presim tė na dalin edhe mė "sekte" tė pėrbėrė nga politikanė, pushtetarė, biznesmenė, tė ndershėm e mafiozė. Mbase nėpėr kėto sekte, klube apo lozha tė kompromentuarit nė politikė e veprimtari mafioze arrijnė tė pėrmirėsohen e moderohen ndopak, tė fshihen mė lehtė duke qenė dhe nė shoqėrinė e disa mė tė ndershmėve ose leshkove.

Njė gjė ėshtė e padiskutueshme; partitė kanė marrė fund, janė bėrė si vitrina tė pluhurosura ku qėndrojnė manekinėt pa vlerė. Mallrat me njėfarė vlere mbahen nėn banakė. Kurse tregtarėt e vėrtetė rrinė pas perdeve.

Janė sektet si ai i "Vilės Goldi" qė bėjnė pazaret pėr mallrat e konsumit tė zakonshėm dhe pėrgatisin skenarėt e teatrit tė rėndomtė qė luhet nė sallėn e parlamentit. Por ka sekte mė tė fortė se ai i "Vilės Goldi" qė pėrcaktojnė se ēfarė do tė bėhet m e mallrat e luksit, si do shkojnė pazaret edhe nė "Vilėn Goldi".

Edhe sikur e gjitha ajo qė lexuam nė "Albania" pėr "Vilėn Goldi" tė jetė fantazi, shaka e trillim nga ato qė ka bėrė herė pas here Ylli Rakipi, dukuria ekziston nė vila tė tjera.

Eroll Velija
avatar
Equinox

238


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sekt apo lozhe masonike

Mesazh  Uliks prej 04.11.10 17:48

Me sa kam lexuar dhe hulumtuar Masoneria nuk e ben individin apo edhe shoqrin te suksesshme aq sa deklarohet. Me fjal te tjera nuk esht parajs.Te nisemi pikrisht nga vendi yne dhe te flasim me fjal te shkurtra per ata persona te cilet thuhet dhe besohet se jan pjes e lozhave te ndryshme.Duke filluar nga me i madhi i shtetit Z..Sali Berisha po tia shiqojm historin e ketij zotriu fakt dhe e vertet qe esht ne krye te partis dhe te shtetit qe shum vite.Por qfar i solli vendit gjat karieres se tij shum vjeqare.Une mendoj jo edhe aq shum sa na deklarohet neper media Z.Sali B..ku te gjith ne e dijm se Shqipria i ka hallet me keq se i gjith rajoni dhe se gjat sundimit ky njeri nuk beri edhe aq mrekullira.Veton Surroi ket zotri nuk ishte masoneria qe e beri te suksesshem por ishin pikrisht prindrit dhe familja qe i lan pasuri te mjaftushme.Dhe per mendimin tim VETON S.. vertet esht nje njeri i perparur por jo edhe aq sa per ta bindur popullin kosovar qe ai te vjen ne pushtet. Edi Rama nje person me vyrtyte te larta i suksesit e i arritjes.Por pikrisht per ket njeri na perfolet se esht ai person i cili shtorri ne menyr me mizore harken e shtetit.Kurse ne anen tjeteter ne deklarimin e pasuris na del pa kulm mbi kok i gjori. E mos ti permendim te gjith individet shqiptar te cilet besohet se bejn pjes neper lozha te ndryshme masonike.Tia hedhim nje sy Izraeliteve pasi qe ne ket vend thuhet se esht shum e perahapur dhe e zhvilluar masoneria.E vertet qe keta njerz jan te perparuar ne shum aspekte per mos te then numer nje ne te gjith rruzullin.Por qa esht me e keqja simbas shum shkrimeve planetit tok po i vjen fundi i shkatrrimit kurse Izraelitet ende nuk kan nje shtet te garantuar.Apo te shkojm e dhe pak me larg ne Egjiptin antik eta shofim zanafillen dhe prejardhjen e Masoneris dhe qfar i solli ketij shteti.Vertet perparim dhe zhvillim mahnites per kohen e lasht qe nuk esht per tu nenqmuar as ne ditet e sodit.Por amos vall ishin keta mason te cilet shkatrruan vetveten nga mendjemadhsia.Mendimi im esht se pikrisht kjo e quajtura Masoneri ishte ajo qe ja u solli ate te mir popullit antik te Egjiptit Dhe i qoi deri ne shkatrrim total.Amos vall keto shenja te cilat perdorin masonet jan ne kundershtim me krijuesin Dhe i sherbejn djallit.
avatar
Uliks

53


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi