Tmerri i sė mirės!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Tmerri i sė mirės!

Mesazh  Fikrro prej 30.10.10 19:18

Tmerri i sė mirės

Edhe mjalta po u konsumua mė shumė se c'duhet tė bėnė dėm,dhe helmi po u konsumua nė sasi te vogėl tė bėnė mirė...

Kush ėshtė tmerri i sė mirės?

1.Alkooli



Alkooli dhe efektet e tij nė shėndet

•Alkooli ėshtė prodhim i fermentimit i shkaktuar me me veprimin e tharmit nė lėngjet tė cilat pėrmbajnė karbohidrate (sheqerna).
•Alkooli i pastėr nuk ka ngjyrė as shije.
•Pėrbėrėsitė e tjerė qė i shtohen i japin ngjyrė dhe aromė.
Alkooli dhe efektet e tij nė shėndet
•Alkooli ėshtė njė bari (drogė) me veprim depresiv dhe jo stimulues, si
shumica e njerėzve mendojnė.
•Alkooli zvogėlon aktivitetin e SNQ.
•Efekti depresiv manifestohet me ērregullimin e koncentrimit dhe
koordinimit duke ngadalėsuar kohėn e pėrgjigjes nė situata tė pa pritura.
•Nė sasi tė vogėla, depresantėt, alkooli, ndikojnė duke relaksuar njeriun dhe
duke ulė inkibimet (vetkontrolli) e tyre.
•Alkooli rritė vetbesimin dhe i bėnė njerėzit mė tė hapur.
•Nė sasi tė mėdha, depresantėt mund tė shkaktojnė humbjen e vetdijės dhe vdekjen.
•Benzedinet, heroina dhe kanabisi (marihuana) janė poashtu depresant.
•Alkooli ėshtė drogė psikoaktive, qė ndryshon disponimin, qė pėrdoret mė sė shpeshti nė rruzullin toksor.
•Njerėzit pijnė pėr t’u relaksuar, pėr tė festuar dhe pėr t’u kėnaqė.
•Njė gotė raki, njė gotė (krigėl) birrė dhe njė gotė venė pėrmbanjė
pėrafėrsisht sasi tė njatė tė alkoolit.
•Alkooli absorbohet drejtė nė qarkullim tė gjakut pėrmes mukozės sė lukthit
dhe zorrės sė hollė.
•Ushqimi nė lukth zvogėln shpejtėsinė e absorbimit por nuk pengon
intoksikimin dhe dehjen.
•Alkooli qė ėshtė konsumuar i tėri do tė kalojė nė qarkullim tė gjakut. Nuk
lidhet pėr indin dhjamor, ėshtė i tretėshėm nė uj.
•Efektet e alkoolit (si edhe i barnave tjera) nė njerėz janė individuale.

•Mėvaren nga shumė faktorė:
- sasia e alkoolit,
- shpejtėsisė sė pirjes,
- konsumimit tė edhe drogave tjera njėkohėsisht,
- peshės,
- moshės,
- gjinisė,
- gjendjes shėndetėsore nė pėrgjithėsi.

•Efektet e alkoolit janė:
•Pas disa pijeve: njeriu ndihet i relaksuar, ka ulje tė koncentrimit dhe
ngadalėsim tė reflekseve.
•Pasė edhe mė shumė pijeve: inkibim dhe edhe mė shumė vetbesim,
koordinim tė zvogėluar,vėshtėrsi nė tė folur dhe disponimė tė theksuar p.sh. i piklluar, i gėzueshėm, i hidhėruar.
•Vazhdimi i pirjes sė sasive tė reja: manifestohet me konfuzion, tė parit e
turbulluar, kontrollė tė dobėt muskulare.
•Vazhdim i pirjes: shoqėrohet me mundim, vjellje dhe gjum (me ankthe)
•Edhe mė shumė pirje: e mundėshme gjendja e komės dhe vdekjes
(depresioni i qendrės sė frymėmarrjes)
•Efektet e pirjes sė gjatė manifestohen me dėmtime tė rėnda tė shumė
pjesėve tė trupit.
•Dėmtimet nė tru dhe mėlēi mund tė jenė tė pėrherėshme (ciroza e mėlēisė,
gjakderdhja), pankreatiti, pika nė tru dhe disa forma tė kancerit.
•Ērregullimet e tajimit tė hormoneve gjinore (cikli memstrual, impotenca,
ulja e epshit seksual).
•Adoleshentėt qė pėrdorin alkool kanė aktivitet tė rritur seksual kėshtu qė
janė nė risk mė tė madh pėr infeksione me HIV ose sėmundjet e tjera qė
barten pėrmes marrėdhėnieve seksuale.
•Pėrdorimi i alkoolit pėr katėh herė rritė mundėsinė pėr lajmėrimin e
depresionit.
•Te adoleshentėt pėrdorimi i alkoolit ėshtė shoqėruar me planifikimin dhe
pėrpjekjen pėr vetvrasje.
•Efekti i veēant toksik i alkoolit manifestohet te fetusi gjatė shtatėzėnisė, si
sindrom alkoolik fetal (dėshtimet, tė posalidurit me zhvillim psikomotor tė
ērregulluar nė formė tė retardimit mental, hiperaktivitetit, uljes sė vemėndjes dhe pengesa nė tė mėsuar).
•Shenja dalluese e sindromit alkoolik fetal ėshtė fėtyra e gjėrė me buzėn e
sipėrme tė hollė dhe dukjen e ēuditshme tė syve dhe gojės.


Cili ėshtė mekanizmi i veprimit?

•Alkooli vepron nė sistemin GABA- ergjik tė SNQ.

•GABA ėshtė njė neurotransmiter inkibitor i cili kur lidhet pėr receptorin
shkakton hapjen e kanaleve pėr Cl- i cili kur hyn nė qelizė shkakton
hiperpolarizim dhe pengon pėrcjelljen e impulseve nervore.
•Alkooli e thekson efektin inkibitor tė GABA-sė dhe njėkohėsisht inkibon
funksionin e receptorėve ekscitator si janė receptorėt nikotinik dhe subtipin e receptorėve NMDA glutamat.
•Duke vepruar nė GABA receptorėt nė trurin e vogėl, ērregullon
drejtpeshimin dhe mbajtjen e pozitės.
•Nė hipokampus alkooli ērregullon procesin e mbamendjes dhe kujtesės.
•Duke vepruar nė receptorėt GABA tė cerebellumit ērregullon
drejtėpeshimin dhe mbajtjen e pozitės.
•Depresioni i frymėmarrjes dhe ulja e shtypjes sė gjakut nė komėn alkoolike ėshtė pasojė e veprimit nė pjesėt SNQ tė cilėt rregullojnė funksionet vitale.
•Nė fund edhe alkooli vepron nė sitemin dopaminergjik pėrmes tė cilit pėrjetohen ndiesitė e kėnaqėisė. Ky efekt theksohet pėrmes veprimit nė
receptorėt endogjen mu opioid.

Barnat tjera nė familjen e alkoolit

•Barbituratet (Valiumi).
•Benzodiazepinet (Diazepam).
•Edhe pse nuk kanė efekt identik, tė dy kėto substanca shkaktojnė intoksikim qė manifestohet me ērregullim tė sjelljes si kur pihet alkooli.
•Edhe kėto barna (qė pėrdoren nė ērregullimet e gjumit-insomnia) theksojnė efektet e veprimit tė GABA-sė nė receptorėt e sajė.
•Disa benzodiazepine, posaqėrisht flunitrazepami, ėshtė bėrė i popullarizuar
nė ndejat e studentėve.
•Atraktiviteti i pėrdorimit flenė nė faktin se edhe kėtė barna si alkooli kanė
veprim relaksues por, janė pa erė, pa shije, pa iritim lokal.
•Njifen edhe si droga qė mund t’i shtohen pijės sė femrave tė cilat nuk mund tė mbrohen dhe lehtė keqpėrdoren seksualisht.
•Grupi i tretė qė i takon familjes sė alkoolit janė nitritet, anestetikėt volatil
(eteri, kloroformi dhe oksidi i azotit).
•Shkaktojnė relaksimin e muskulaturės, rritjen e rrjedhjes sė gjakut nė
ekstremitete. organet seksuale dhe nė tru.
•Relaksimi i muskulaturės anale i bėnė kėto barna tė popullarizura nė
marrėdhėniet homoseksuale.
•Pėrdorimi I pėrsėritur I tyre ka efekte tė ngjashme si alkooli por me pasoja
shumė mė tė rezikshme.
•Vdekja e papritur lajmėrohet si pasojė e ndėrprerjes sė punės sė zemrės.
•Pėrdorimi kronik ka ndikim nė toksik veshkė, mėlēi dhe organe tjera.
•Dėmtimet e trurit janė tė pėrherėshme, nė fillim me humbjen e
drejtėpeshimit e pastaj me tremor, ērregullime tė parit dhe nė munges tė
intoksikimit.
•Trajtimi i varėshmėrisė sė alkoolit bėhet pėrmes programit social qė
pėrfshin programin nė 12 hapa dhe
•Pėrmes trajtimit farmakologjik kur pėrdoret Disulfirami.
•Disulfirami (antihelmintik) dhe alkooli I marrė njėkohėsisht shoqėrohet me
njė gjendje tė sėmur.
•Alkooli nė rganizėm metabolizohet pėrmes veprimit tė dy enzimeve nė
mėlēi.
•Alkooldehidrogenaza e shėndron alkoolin nė acetaldehid i cili ėshtė shumė
toksik.
•Enzimi i dytė ėshtė acetaldehid dehidrogenaza e cila e shėndron
acetaldehidin toksik nė acid acetik jo toksik.
•Disulfirami shkarton acetaldehid dehidrogenazėn , kėshtu qė mundėsohet
grumbullimi i acetaldehidit por, vetėm nėse ėshtė konsumuar alkooli.
•Nėse merret njė tabletė e disulfiramit nė ditė atėherė, pirja edhe e vetėm njė gote tė alkoolit shkakton njė reaksion tė neveritshėm averziv.
•Fėtyra dhe pjesėt e tjera tė trupit skuqen dhe janė tė nxehėta, lajmėrohet
kokėdhembja, mundimi, vjellja, djerrėsitja, marramendja dhe vėshtėrsitė nė
frymėmarrje.
•Nė rastet ekstreme, furnizimi i zemrės me gjak ērregullohet, shtypja e
gjakut ulet shumė ēka shkakton gjendjen e shokut, e cila mund tė pėrfundon me vdekje.
•Mangėsia e pėrdorimit tė disulfiramit mėvaret nga kujtesa qė ka personi kur ėshtė esėll (nuk ka pirė alkool), prandaj “haron” me e pi barin.
•Ėshtė edhe njė arsye pėr kujdes gjatė pėrdorimit se disulfirami ėshtė toksik pėr mėlēinė posaqėrisht kur mėlēia ėshtė edhe ashtu e dėmtuar nga pėrdrimi i alkoolit.
•Naltreksoni dhe acamprostate janė dy barna tė reja qė mund tė kenė
pėrdorim tė dobishėm nė pengimin e dėshirės pėr pirje tė alkoolit dhe
pengimit tė relapseve (rikthimit tė pirjes).


Edituar pėr herė tė fundit nga Fikrro nė 17.12.10 19:18, edituar 2 herė gjithsej
avatar
Fikrro

616


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tmerri i sė mirės!

Mesazh  Fikrro prej 30.10.10 19:26

2.Droga



Ēfarė janė drogat?

Teknikisht, drogat janė lėndė kimike tė cilat ndikojnė nė funksionimin normal tė trupit dhe/ose tė trurit. Jo tė gjitha drogat janė tė paligjshme. Pėr shembull, kafeina (e cila gjendet nė kafe ose nė pijen “Coca-Cola”), nikotina (e cila gjendet nė cigare) dhe alkooli teknikisht janė tė gjitha droga tė ligjshme edhe pse zakonishtnuk quhen tė tilla. Barnat, si ato qė shiten me recetė tė lėshuar nga mjeku ashtu edhe ato qė shiten pa recetė nėpėr farmaci, janė droga tė ligjshme tė cilat na ndihmojnė tė shėrohemi nga sėmundjet, megjithėse edhe me to mund tė abuzohet.

Drogat e paligjshme janė droga tė cilat janė kaq tė dėmshme saqė vendet nė mbarė botėn kanė vendosur t’i vendosin nėn kontroll.Kėto vende kanė miratuar disa ligje ndėrkombėtare, nė formėn e konventave tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, tė cilat pėrcaktojnė se cilat droga duhen vendosur nėn kontroll.Tė gjitha drogat tė cilat trajtohen nė kėtė broshurė janė tė paligjshme. Kjo do tė thotė se, nė pėrgjithėsi, ėshtė kundėr ligjit nėse mban, pėrdor ose shet droga tė tilla nė gjithė botėn.Drogat, nė pėrgjithėsi, kanė disa emra me tė cilėt quhen nė zhargonin e rrugės, dhe nė kėtė broshurė do tė gjeni disa prej tyre.Megjithatė, nuk bėhet fjalė pėr njė listė tė plotė dhe drogat mund tė kenė emra tė tjerė nė vendin apo nė qytetin ku jetoni ju.Gjithashtu, kėto emra mund tė ndryshojnė edhe me kalimin e kohės.

Emrat e drogave nė zhargonin e rrugės nuk kanė lidhje me fuqinė apo pastėrtinė e njė droge.Tė gjitha drogat e paligjshme kanė njė efekt tė menjėhershėm fizik, pėr tė cilin mund tė lexoni nė kėtė broshurė. Por drogat mund tė pengojnė shumė edhe zhvillimin psikologjik dhe emocional, sidomos te tė rinjtė.Nė tė vėrtetė, drogat mund tė shkatėrrojnė potencialin e atyre qė i pėrdorin, tė cilin ata nuk mund ta rifitojnė kurrė mė, sepse drogat kthehen nė njė lloj zėvendėsuesi tė mekanizmave qė na duhen nė jetė.

Edhe pse drogat nė kėtė broshurė pėrshkruhen veēmas, ato shpesh pėrdoren sėbashku.Kjo pėrzierje e drogave mund tė ketė pasoja tė rėnda dhe tė paparashikueshme pėr trupin dhe mendjen e pėrdoruesve.Sė fundmi, duhet thėnė se drogat turbullojnė aftėsinė gjykuese tė pėrdoruesve tė tyre. Kjo do tė thotė se shpesh pėrdoruesit e drogave marrin rreziqe mė tė mėdha, siē ėshtė, pėr shembull, seksi i pambrojtur. Kjo shkakton infeksion me hepatit ose me HIV si edhe me sėmundje tė tjera tė transmetuara seksualisht.

Tipet e drogave

Kanabis
Kokaina
Ekstazia
Heroina
Haluēinogjenėt: LSD
Metamfetamina

Kanabis

Ēfarė ėshtė?

Kanabisi ėshtė njė lėndė si duhani, me ngjyrė mes tė gjelbrės dhe kafesė, e cila pėrbėhet nga lulet dhe gjethet e sipėrme tė thara tė bimės sė kėrpit. Rrėshira e kanabisit apo, siē quhet ndryshe, hashashi, ėshtė mbetja e tharė e njė lėnde qė nxirret nga pjesa e sipėrme e lulėzuar e bimės sė kėrpit, e cila kthehet nė pluhur ose presohet nė forma. Vaji i kanabisit ose, siē quhet ndryshe, vaji i hashashit, ėshtė njė lėng i cili nxirret ose nga bima e tharė ose nga rrėshira.

Si merret?

Zakonisht, tė gjitha format e kanabisit merren pėrmes tymosjes, si duhani. Rrėshira dhe vaji i kanabisit mund edhe tė hahen ose tė pihen nė formėn e ēajit.

Ēfarė ndikimi ka te pėrdoruesi?

Kanabisi i jep pėrdoruesit njė ndjesi relaksimi dhe kėnaqėsie dhe ndonjėherė I vendos nė njė gjendje euforie. Pėrdoruesi mund tė provojė edhe njė ndjesi mė tė forte tė shqisave tė shikimit, nuhatjes, shijes dhe dėgjimit.

Cilat janė rreziqet qė lidhen me pėrdorimin e kanabisit?
Nė periudhėn afatshkurtėr, pėrdoruesit i rritet oreksi dhe pulsi. Pėrdoruesi ka probleme edhe me kryerjen e akteve fizike dhe intelektuale, si pėr shembull e ka tė vėshtirė tė ngasė makinėn apo tė mendojė nė mėnyrė logjike. Nėse merret nė doza tė mėdha, kanabisi mund tė mprehė perceptimin e tingujve dhe tė ngjyrave nga ana e pėrdoruesit, ndėrkohė qė ia bėn tė ngadaltė dhe tė paqartė tė menduarit.

Nėse doza ėshtė shumė e madhe, efekti i kanabisit ėshtė i ngjashėm me efektin e drogave haluēinogjene dhe mund tė shkaktojė ankth, panik dhe, madje, episode psikopatike. Pėrdoruesit e rregullt tė kanabisit pėrballen me rrezikun e zhvillimit tė njė varėsie psikologjike deri nė atė masė sa tė humbasin interes nė tė gjitha aktivitetet e tjera si puna apo marrėdhėniet me njerėzit. Studimet e fundit nė Mbretėrinė e Bashkuar kanė treguar se ekziston njė lidhje midis pėrdorimit tė kanabisit dhe rritjes sė skizofrenisė.

Rreziqe tė tjera

Tymi i kanabisit pėrmban 50 pėr qind shumė katran se cigaret me pėrmbajtjen mė tė lartė tė katrani, gjė qė i vendos pėrdoruesit nė njė rrezik mė tė madh tė kancerit tė mushkėrive dhe tė sėmundjeve tė tjera tė sistemit tė frymėmarrjes.

Kokaina

Ēfarė ėshtė?

Kokaina ėshtė njė pluhur i bardhė ose ngjyrė qumėshti, i cili vepron si stimulues i fuqishėm. Kokaina nxirret nga gjethet e bimės sė kokės.Gjatė rrugės, mund tė tretet ose tė “pritet” me lėndė tė tjera me qėllim qė tė rritet sasia.Droga “crack” ėshtė njė kokainė e cila ėshtė pėrpunuar mė tej me amoniak ose bikarbonat natriumi (sodė buke) dhe ngjan si flokėza ose kokrriza tė vogla.

Si merret?

Zakonisht, kokaina thithet me hundė ose injektohet, ndėrsa droga “crack” tymoset si duhani.

Ēfarė ndikimi ka te pėrdoruesi?

Kokaina i jep pėrdoruesit njė ndjesi gjallėrie shpirtėrore dhe e vendos nė njė gjendje euforie. Gjithashtu, shpesh pėrdoruesi provon njė rritje tė pėrkohshme tė niveleve tė gatishmėrisė nervore dhe tė energjisė dhe njė shtyrje nė kohė tė urisė dhe tė lodhjes.

Cilat janė rreziqet qė lidhen me pėrdorimin e kokainės?

Efektet afatshkurtra pėrfshijnė humbjen e oreksit, shpejtimin e frymėmarrjes dhe rritjen e temperaturės sė trupit dhe tė rrahjeve tė zemrės. Pėrdoruesit mund tė sillen nė mėnyrė shumė tė ēuditshme dhe tė parregullt dhe, ndonjėherė edhe nė mėnyrė tė dhunshme.Doza tė tepėrta tė kokainės mund tė shkaktojnė edhe konvulsione, krizė epilepsie, hemorragji cerebrale ose mosfunksionim tė zemrės.Pėrdoruesit afatgjatė tė kokainės rrezikojnė tė kenė njė mori problemesh shėndetėsore, disa prej tė cilėve varen nga mėnyra se si e marrin kėtė drogė.

Thithja me hundė e kokainės dėmton shumė rėndė indet e hundės; tymosja mund tė shkaktojė probleme tė aparatit tė frymėmarrjes; ndėrsa injeksioni mund tė shkaktojė abscese ose sėmundje infektive. Rreziqe tė tjera, pavarėsisht mėnyrės si merret droga, pėrfshijnė varėsinė e fuqishme psikologjike, kequshqyerjen, rėnien nė peshė, humbjen e orientimit, apatinė dhe njė gjendje qė ngjan me psikozėn pananojake.

Rreziqe tė tjera

Pėrzierja e kokainės me alkoolin ėshtė njė kokteijl i rrezikshėm dhe mund tė rrisė ndjeshėm mundėsinė e vdekjes sė papritur.

Ekstaza

Ēfarė ėshtė?

Ekstaza ėshtė njė stimulues psikoaktiv, I cili zakonisht prodhohet nė laboratorė tė paligjshėm. Nė tė vėrtetė, termi “ekstazė” ka evoluar dhe nuk pėrdoret pėr tė quajtur vetėm njė lėndė kimike por nė tė vėrtetė njė gamė lėndėsh tė tilla tė cilat kanė njė efekt tė ngjashėm te pėrdoruesi. Shpesh, ēfarėdo tablete me stemė tani quhet “ekstazė” pavarėsisht pėrbėrjes ės vet kimike.Edhe pse kjo drogė zakonisht shpėrndahet nė formėn e njė tablete, ajo mund tė jetė edhe nė formė pluhuri ose kapsule. Tabletat mund tė kenė forma dhe madhėsi tė ndryshme.

Si merret?

Zakonisht gėlltitet por mund edhe tė thithet me hundė ose tė injektohet.

Ēfarė ndikimi ka te pėrdoruesi?

Ekstaza mund tė rrisė nivelet e ndjeshmėrisė tė pėrdoruesve dhe tė shkaktojė njė ndjesi afėrsie me njerėzit qė i rrethojnė. Kjo drogė mund ta bėjė pėrdoruesin mė shoqėrues dhe energjik.

Cilat janė rreziqet qė lidhen me pėrdorimin e ekstazės?

Nė periudhėn afatshkurtėr, ekstaza mund tė bėjė qė trupi tė mos i pėrfillė sinjalet e problemeve siē janė dehidratimi, vilania dhe rraskapitja dhe mund tė pengojė aftėsinė e trupit pėr tė rregulluar temperaturėn. Pėr mė tepėr, ekstaza mund tė dėmtojė rėndė organe tė tilla si mėlēia dhe veshkat.Ndonjėherė, mund tė shkaktojė edhe konvulsione dhe pushim tė zemrės.Doza tė mėdha tė ekstazės shkaktojnė njė gjendje acarimi, ankthi dhe halucinacionesh tė rėnda.Pėrdorimi afatgjatė i ekstazės mund tė dėmtojė disa pjesė tė caktuara tė trurit, duke shkaktuar kėshtu depresion dhe humbje tė kujtesės.

Rreziqe tė tjera

Tabletat ose pilulat qė shiten pėr ekstazė mund tė pėrmbajnė edhe lėndė tė tjera qė mund tė jenė tė rrezikshme dhe qė mund tė jenė tė ndryshme pėr sa i takon fuqisė dhe pasojave tė tyre


Heroina

Ēfarė ėshtė?

Heroina ėshtė njė drogė qė shkakton varėsi dhe qė ka veti kundra dhimbjes dhe e cila prodhohet pėrmes pėrpunimit tė morfinės, njė lėndė natyrore e cila nxirret nga bima e opiumit. Heroina e pastėr ėshtė njė pluhur i bardhė. Heroina e rrugės ėshtė zakonisht e bardhė nė ngjyrė kafe sepse pėrzihet me lėndė tė papastra, ēka do tė thotė qė ēdo dozė ndryshon nga tjetra.

Si merret?

Zakonisht injektohet por mund edhe tė thithet me hundė ose tė tymoset.

Ēfarė ndikimi ka te pėrdoruesi?

Heroina mund t’u heqė pėrdoruesve tensionin, ankthin dhe depresionin. Pėrdoruesi ndjehet i shkėputur nga lodhja ose dhimbja emocionale ose fizike. Nė doza tė mėdha, pėrdoruesi mund tė provojė gjendje euforie.

Cilat janė rreziqet qė lidhen me pėrdorimin e heroinės?

Pasojat afatshkurtra pėrfshijnė zvogėlimin e bebes sė syrit, tė pėrzier, tė vjella, pėrgjumje, paaftėsi pėr t’u pėrqendruar dhe apati.Heroina shkakton varėsi tė madhe fizike dhe psikologjike te pėrdoruesi. Pėrdoruesit rrezikojnė tė zhvillojnė edhe njė shkallė tolerance ndaj kėsaj droge, ēka do tė thotė se me kalimin e kohės u duhet tė marrin doza gjithnjė e mė tė mėdha pėr tė provuar efektin qė dėshirojnė.

Pėrdorimi afatgjatė i heroinės ka njė shumėllojshmėri pasojash tė rėnda pėr shėndetin.Mes tė tjerash, mund tė shkaktojė rėnie tė shpejtė nė peshė, kequshqyerje dhe kapsllėk.Heroina mund tė shkaktojė edhe ērregullim tė ciklit mujor te femrat, pėrgjumje dhe apati kronike.Lėnia e menjėhershme e heroinės shkakton simptomat e tėrheqjes nga ky ves, tė cilat mund tė jenė tė rėnda dhe pėrfshijnė ngėrē, diarre, dridhje, panik, sekrecione tė hundės, tė ngjethura dhe djersitje.

Rreziqe tė tjera

Pėrdoruesit rrezikojnė tė marrin mbidozė tė heroinės e cila mund tė shkaktojė gjendje kome dhe vdekje pėr shkak tė bllokimit tė aparatit tė frymėmarrjes.

Haluēinogjenėt

Ēfarė janė?

Haluēinogjenėt, ose drogat psikopatike, janė droga tė cilat ia ndryshojnė gjendjen e ndėrgjegjes pėrdoruesit si edhe shkaktojnė lloje tė ndryshme halucinacionesh.Llojet kryesore tė halucinogjenėve janė dietilamidi i acidit dilisergjik (LSD), fenociklinida (PCP), amfetaminat, meskalina dhe psilocibina.

LSD

Dietilamidi i acidit dilisergjik

Acid/Hippie
(PCP)

Ēfarė ėshtė?

LSD-ja ėshtė njė drogė gjysmė-sintetike e prodhuar nga acidi lisergjik, i cili gjendet nė njė kėrpudhė qė rritet nė bimėn e thekrės dhe drithėra tė tjera.LSD-ja, e cila zakonisht quhet edhe “acidi”, ėshtė njė prej drogave halucinogjene mė tė fuqishme. Nė rrugė zakonisht shitet nė formėn e katrorėve tė vegjėl prej letre me flluska me kokrra ku brenda pėrmbahet droga, por shitet edhe nė formėn e tabletave, kapsulave si edhe nė formė tė lėngshme. Ėshtė njė lėndė pa ngjyrė dhe pa erė, me njė shije paksa tė hidhur.

Si merret?

Zakonisht gėlltitet.


Ēfarė ndikimi ka te pėrdoruesi?

Nėse merret LSD, ajo shkakton ndryshime tė forta nė mendime, humor dhe shqisa, krahas ndjenjave tė afėrsisė dhe shoqėrimit.Megjithatė, efektet e sakta tė LSD-sė ndryshojnė nė varėsi tė gjendjes mendore tė pėrdoruesit dhe mjedisit ku merret kjo drogė.


Cilat janė rreziqet qė lidhen me pėrdorimin e LSD-sė?

Nė periudhėn afatshkurtėr, LSD-ja shkakton zhgėnjim dhe perceptime tė shtrembėruara.Ndryshon sensi i thellėsisė dhe kohės I pėrdoruesit, ndėrsa bėhen mė tė mprehta ngjyrat, tingujt dhe prekja.Disa pėrdorues tė LSD-sė provojnė mendime dhe ndjenja tė forta dhe tė frikshme si pėr shembull frika se mos humbasin kontrollin, frika nga ēmenduria dhe vdekja dhe dėshpėrim.Pasojat fizike janė tė vogla nė krahasim me pasojat psikologjike dhe emocionale. Nė tė pėrfshihet zmadhimi i bebes sė syrit, shpeshtimi i rrahjeve tė zemrės dhe rritja e tensionit tė gjakut, humbja e oreksit, pagjumėsia, thatėsirė nė gojė dhe tė dridhura.


Metamfetamina

Ēfarė ėshtė?

Metamfetamina bėn pjesė nė atė grup drogash qė quhen stimulues tė llojit tė amfetaminės (ATS). Ėshtė drogė sintetike e cila zakonisht prodhohet nė laboratorė tė paligjshėm.Metamfetamina ėshtė nė formėn e pluhurit, tė tabletave ose kristaleve qė ngjajnė me copėza qelqi tė thyer.

Si merret?

Mund tė gėlltitet, tė thithet me hundė, tė tymoset ose tė injektohet.

Ēfarė ndikimi ka te pėrdoruesi?

Metamfetamina stimulon njė ndjesi mirėqenieje fizike dhe mendore, si edhe njė valė euforie dhe gjendje tė gėzueshme shpirtėrore. Pėrdoruesi provon njė rritje tė pėrkohshme tė energjisė, e cila e bėn pėrdoruesin tė mendojė se mund t’i kryejė mė mira aktet fizike ose intelektuale.Pėrdoruesi ndjen edhe njė shtyrje nė kohė tė urisė dhe tė lodhjes.

Cilat janė rreziqet qė lidhen me pėrdorimin e metamfetaminės?

Nė periudhėn afatshkurtėr, pėrdoruesit humbasin oreksin dhe fillojnė tė marrin frymė mė shpejt. Mund t’u shpeshtohen rrahjet e zemrės dhe mund t’u rritet tensioni i gjakut si edhe mund t’u rritet temperatura e trupit dhe tė djersijnė. Nė doza tė mėdha, pėrdoruesit mund tė ndjehen tė paqetė dhe tė acaruar dhe mund tė provojnė goditje paniku.Doza tė tepėrta tė metamfetaminės mund tė shkaktojnė edhe konvulsione dhe vdekje pėr shkak tė mosfunksionimit tė aparatit tė frymėmarrjes, hemorragji cerebrale ose mosfunksionim tė zemrės.Pėrdorimi afatgjatė i metamfetamnės mund tė shkaktojnė kequshqyerje, rėnie nė peshė dhe zhvillim tė varėsisė psikologjike.Kur ndėrpritet pėrdorimi i metamfetaminės, pėrdoruesi fle pėr njė kohė tė gjatė dhe pastaj zakonisht bie nė depresion.

Rreziqe tė tjera

Ndonjėherė, metamfetamina bėhet shkak pėr sjellje agresive, tė dhunshme dhe shumė tė pazakontė te pėrdoruesit.
avatar
Fikrro

616


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tmerri i sė mirės!

Mesazh  Fikrro prej 30.10.10 19:40

3.Duhani



Duhani dhe pasojat e tij

"Shpirti i fuqishem shpeton trupin e shendosh"

Pirja e duhanit eshte e rrezikshme dhe e demshme,duke shkaktuar dėme te mėdha ne organizem dhe vdekjen e mehershme,por eshte numri i paket i atyre duhangjive,qe kete te vertet mund ta pranojne dhe ta nderpresin konsumimin e tij.Kjo eshte per arsye te varesise psikologjike ndaj duhanit,si dhe per shkak te refleksit te formuar te duhangjiut.Nese nje duhanxhi konsumon 20 cigare ne dite,ai kryen 400 levizje dore,andaj lerja e duhanit nuk eshte e lehte per te,ngase i mungojne 400 bartje te nje sendi ne goje.Shkenca bashkohore pierjen e duhanit e konsideron semundje,e cila perfshin shume simptome negative ne kronicitetin e saj.
Motivimi per pirje te duhanit--pirja e duhanit nuk eshte vetem shprehi e thjeshte,por paraqet nje kompleks te tere shprehish dhe situata shoqerore te duhanxhiut ne jeten e perditdshme.
Duhangjit zakonisht kan kėto shprehi:

--ato qe kane te bejne me arsye vetjake
--ato qe kane te bejne me nevoja shoqerore dhe
--nevoja te tjera.

Numerohen vetem disa nga arsyet me te rendesishme te te pirit te duhanit:

-per shkak te nervozitetit
-per shkak te relaksimit
-per shkak te vetmise
-per shkak te dietes
-per fitimin e vetebesimit
-per rritjen e kenaqesise
-per zbutjen e moskenaqesise
-nga shprehia
-si nje mjet per pagjumesi etj..

-Konsiderohet se ne tymin e nje cigareje gjenden rreth 70mg therrmija te forta dhe 23mg gaz,te cilat ndikojne ne menyre shkaterruese ne mukoqen e rrugeve te frymemarrjes dhe traktit digjestiv.Nikotina eshte elementi me i njohur toksik i cigares.Ajo deperton ne gjak dhe perhapet pothuaj ne te gjitha stacionet e organizmit ,duke u grumbulluar ne menyre selektive ne organet me rendesi jetike:tru,ne mushkeri dhe ne gjendra seksuale.Duke pire 20 cigare ne dite,njeriu fut ne trup 1gr te katranit te cigares i cili kryesisht mbetet ne mushkeri.

Pasojat e pirjes se duhanit per shendetin

-Pirja e duhanit eshte shkaktari kryesor dhe i vetcante i semundjeve dhe vdekjeve te parakohshme.Duhanxhinjte vdesin 5-8 vjet me heret se ata qe nuk pijne dhe i ekspozohen rrezikut dy here me shume nga semunjda fatale e zemres,dhjete here me shume rrezikut nga tumori ne mushkeri,disa here nga rreziku i tumorit ne fyt,pankreas,veshke.Kur prinderit pijne duhan,femijet e posalindur kane peshe me te vogel,shpesh me infeksione te organeve te frymemarrjes,me funksionim te dobet te mushkerive,me me teper infeksione kronike te veshit,dhe me shume mundesi per tu bere duhanxhinje me vone.

Pirja e duhanit dhe shendeti i femres

-Ajo,zakonishte do te dukej me e vjeter se qe eshte mosha e saj e vertet,rrudhat ne fytyre paraqiten heret,e fytyra merr ngjyren me nuansa te tokes dhe ate te verdhe.Dhembet dhe thonjet shpesh hargjohen dhe zverdhen.Shpesh behet nervoze dhe inatosen e zemrohet pa arsye.Era e cigares qe ndizer nga goja e femres e bene ate jo terheqese.Mundesit me te medha qe ti kthehet shendeti dhe rinia e saj ta zbukuroje ate,jane shume me te medha ne vitet e para te pirjes se duhanit,por shpesh keto mundesi i leshojne.Me rritjen e stazhit te pirjes se duhanit,rritet edhe numri i cigareve te pira,keshtu qe mundesia e nderprejes eshte me e veshtire por e arritur.Te pimurit e duhanit eshte i demshem jo vetem per nenen e cila i jep sise foshnjes,por njeqinde here eshte me i demshem per foshnjen e saj.

Pirja e duhanit dhe shendeti i mashkujve

-Qeliza seksuale(spermatozoidi) e mashkullit i jep embrionit te ardhshem gjysmen e informaciloneve psikologjike,anatomike dhe fiziologjike.Pirja e duhanit nuk eshte vetem rruge per vetevrasje te ngadalshme por edhe per lindje defektoze te femijeve.Gjithashtu edhe ndikimi i duhanit ne sistemin nervor qendoror eshte shume i madhe.Tek meshkujt me pervoj te gjate te pierjes se duhanit mund te lindin tumore malinje te ndryshme.

Parapengimi i pirjes se duhanit

I. Ndryshimi i sjellejeve te duhanxhijeve dhe mbeshtetje qe duhet dhene joduhanxhive.
II. Ndryshimi i pikepamjeve ndaj pirjes se duhanit ,duke rrenjosur bindjen ndaj pirjes se duhanit si shprehi e demshme dhe e rrezikshme e jo si per nje shprehi te domosdoshme.
III. Ndryshimi perberjes se duahnit.
IV.te ndryshuarit e mendimit per mospirjen e duhanit si norme e detyruar e sjelljes ne shoqeri.
Per te qene efikase lufta kunder pirjes se duhanit duhet qe te inkuadrohet tere shoqeria ne kete aktivitet te madh.Duhet qe ne menyre profilaktike te luftohet neper shkolla me me te rinjet ku ende pirja e duhanit nuk eshte be shprehi shkaterruese.
"Suksesi me i madh ne luften kunder pirjes se duhanit eshte ndyshimi i sjelljeve vetjake"

Duhani dhe kanceri i mushkėrive

Kanceri nė mushkėri ėshtė njė sėmundje fatale dhe fajin pėr kėtė duket se e ka duhani. Shkencėtarėt thonė se sikur duhani tė eleminohej, rastet e kancerit nė mushkėri do tė pakėsoheshin deri 90 pėrqind. Ata thonė se kanceri i mushkėrivė tani ka filluar tė bėhet mė i shpeshtė edhe mes personave qė nuk pijnė duhan. Gjatė 10 vjetėve tė fundit, shtimi i rasteve tė tilla ka ardhur duke u rritur dhe arsyeja shpjegohet se kėta persona megjithėse nuk pijnė duhan, punojnė, ose jetojnė nė mjedise ku pihet duhan. Gjithashtu ka shumė njerėz qė nuk e pranojnė qė pijnė duhan, madje edhe kur shkojnė tek mjeku, ngulin kėmbė duke thėnė se nuk pijnė duhan. Njė sjellje e tillė ėshtė e rrezikėshme, veēanėrisht nė rastet e grave shtatzėne.

Ēdo vit me kancer nė mushkėri diagnostikohen 28 mijė amerikanė tė cilėt kurrė nuk kanė pirė cigare. Mjekėt besojnė se kėta tė semure kanė jetuar ose punuar nė mjedise ku pihet duhani. Kanceri i mushkėrive ka pasoja shumė tė kėqia. Para disa ditėsh, presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova vdiq nga kjo sėmundje, dhe thuhet se ai pinte shumė duhan. Gjithashtu komentatori i njohur amerikan Peter Jenings, vdiq vitin e kaluar nga kanceri nė mushkėri. Ai e kishte lėnė duhanin para 15 vjetėsh, por e filloi pėrsėri dhe vetėm pak muaj pas rifillimit tė duhanit, kanceri iu shfaq nė mushkėri. Si presidenti Rugova edhe komentatori Jenings vdiqėn nė moshė relativisht tė re, pak mbi 60 vjeē. Sipas tė dhėnave, jetė-gjatėsia e njė personi qė pi duhan shkurtohet deri me 10 vjet, ndėrsa vdekjet mes grupmoshave qė pijnė duhan janė 5 herė mė tė larta se mes atyre qė nuk e pijnė atė.

Ekspertėt thonė se fėmijėt janė mė tė pa mbrojturit ndaj tymit tė duhanit. Mbajtja e fėmijėve nė mjedise ku pihet duhan mund tė bėhet shkak pėr sėmundje tė tjera mė tė rrezikėshme. Tymi i lėshuar nga tė tjerėt, tek fėmijėt bėhet shkak pėr infeksione nė gjoks, bronkit dhe infeksione tė veshit dhe asthmėn. Por tė rriturit qė nuk pijnė duhan por qė qėndrojnė nė mjedise me ajėr tė ndotur nga tymi i duhanit, mund tė preken nga kanceri nė mushkėri e sėmundje tė zemrės. Kėto tė dhėna e bėjnė mė tė rėndėsishme e tė domosdoshme pėr prindėrit qė tė dijnė nė se fėmijėt e tyre ndeshen me ajrin e ndotur nga tymi i duhanit.

Prindėrve tani u vjen nė ndihmė njė analizė e re e urinės. Pajisja pėr kryerjen e kėsaj analize quhet TobacAlert qė shitet nė farmaci pa recetė dhe me saktėsi tregon nivelin e kotinės nė urinė. Kotina ėshtė njė nėnsubstancė e nikotinės. Gjatė njė punė kėrkimore nė kėtė klinikė nė Rino tė Nevadės, gratė shtatzėne kryejnė rregullisht kėtė lloj analize pėr tė diktuar nė se janė ekspozuar ndaj tymit tė duhanit. Analiza i ndihmon nėnat pėr tė dalluar nivelin e kotinės nė urinė dhe gjithashtu i bėn ato mė tė hapura nė bisedat ndaj tė kėqijave qė sjell duhani. Gjithashtu kėto lloj analizash tani pėrdoren edhe nė rastet e divorceve kur njėri prind kėrkon kujdestarinė e fėmijės, duke u ankuar se fėmija ėshtė nė rrezik shėndeti pasi prindi tjetėr pi duhan.

TobacAlert ka filluar tė pėrdoret edhe nga ndėrmarrje private ndaj punėnjėsve tė tyre. Statistikat tregojnė se njė person qė pi duhan, mungon nga puna pėr arsye shėndetėsore mesatarisht 18 ditė nė vit, ndėrsa njė agjenci sigurimesh shėndetėsore mund tė kursejė rreth 3 mijė e 500 dollarė nė vit nėse njė person i siguruar nuk pi duhan. Madje disa ekspertė thonė se nė se duhani eleminohet, pra nė se lihet duhani, atėherė edhe ata qė nuk pijnė duhan nuk do tė ishin mė nė rrezik prej tij. Ekspertėt thonė se me njė hap tė tillė, rastet e kancerit tė mushkėrivė mund tė pakėsoheshin deri nė 90 pėrqind. Pra mendimi i pėrgjithshėm si dhe mesazhi ėshtė ky: Duhani ėshtė i rrezikshėm dhe ndaj tij, tė gjithė duhet tė kenė kujdes.


Shih kėtė video:

avatar
Fikrro

616


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi