Mitologjia Gjermane

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mitologjia Gjermane

Mesazh  Neo prej 29.10.10 22:29

MITOLOGJIA GJERMANE



Azet (Asen)

Jane familja me e re e perendive gjermane. Permenden ne Völuspa (Profeci), qe eshte nje kenge e Edes.
Djemte e Börit, Odin, Vili dhe Ve krijojne Midgardin, "Boten e Mesme", si dhe njerezit.
Azet shquhen per force, fuqi dhe guxim.


Vanet (Wanen)

Jane familja me e vjeter e perendive gjermane. Origjinalisht jane perendi pjellshmerie.
Ka pasur nje lufte midis Azeve dhe Vaneve.


ODIN (emri skandinav) = VOTAN (WOTAN) (emri gjerman)

Odini eshte kryeperendi i mitologjise se Edes. Ai eshte:
- Ati i perendive
- Perendia e poeteve
- Perendia e luftes
- Perendia e magjise, runeve dhe ekstazes


THOR = DONAR

Ai eshte i biri i Odinit dhe i gjigantes Jörd, qe eshte Nena-Toke. Eshte me i forti i azeve.
Lufton kunder gjiganteve. Arma e tij eshte cekici magjik, qe i kthehet automatikisht ne dore. Ai eshte shpesh mbrojtesi i njerezve si dhe i perendive.
Eshte edhe perendia e bubullimes (gjermanisht: Donner). E perfaqeson forcen.
Ka fuqi mbi motin dhe eshte pergjegjes per bujqesi si dhe per pjellshmeri.


LOKI

Ai eshte figure ambivalente. Nganjehere i ndihmon perendite, sidomos Thorin, nganjehere i ngacmon.
Nganjehere eshte i lig fare, p.sh. kur e vret perendine Balder.


FRAJA (FREYJA)

Ne gjuhet e lashta nordike, emri i saj do te thote thjesht "zonja". Ajo eshte e bija e perendise se detit Njörd dhe motres se tij.
Ajo eshte njekohesisht motra dhe gruaja e perendise Frajri. Eshte perendesha e bukur e dashnoreve.
- Perendesha e pjellshmerise
- Perendesha e dashurise
- Perendesha e ferrit [me sa di une, nuk eshte Fraja, por Hel]



FRAJRI (FREYR)

Ne nordishten e vjeter, emri i tij do te thote thjesht "zoteri". Ai eshte njekohesisht vellai dhe burri i Frajes.
Ai vjen bashke me Frajen nga familja e vaneve, prandaj eshte perendi pjellshmerie.


BALDER

Ai eshte i biri i Odinit dhe Frigit, perendia e drites.
Snorri e pershkruan si "me te ndriturin, me te mirin dhe me te dashurin nga te gjithe azet".
Baldri pershkruhet nga Snorri me hollesi. Ne Völuspen (profecine) e Edes se kengeve permendet dy here, ndonese nuk ka shenje arkeologjike per nje kult te Baldrit. I perkushtohet kenga e Edes qe flet per vdekjen e Baldrit: "Baldrs draumar" (Endrra e Baldrit).
Baldri enderron per vdekjen e tij. Perendite e alarmuar mundohen ta mbrojne. E ema Frigi kerkon nga te gjitha gjallesat dhe sendet qe te bejne be qe nuk do t'i bejne dem Baldrit. Por harron nje filiz te ri, nga Loki i lig ben nje shigjete. Ia jep vellait te verber te Baldrit, i cili e qellon dhe vret Baldrin. Heli, perendesha e ferrit, e merr me vete. Kur Frigi e lut per ta kthyer Baldrin, Heli ve si kusht qe te gjitha krijesat dhe sendet ta qajne. Kete e bejne te gjithe - me perjashtim te nje gjiganteje. Refuzon te qaje per Baldrin sepse azet kane qene gjithmone ne lufte me gjigantet. Pra Baldri mbetet tek te vdekurit, por Lokin e pret nje denim i rrepte...


FRIGI (FRIGG)

Ajo eshte gruaja e Odinit dhe nena e Baldrit.
Eshte mbrojtesja e grave, e marteses dhe e amesise.
Permendet ne formulen e dyte magjike te Merseburgut - formulat magjike te Merseburgut jane dokumentet e para ne gjermanisht nga shekulli X.


NERTHUS

Taciti rrefen hollesisht per nje kult qe i kushtohet kesaj perendeshe gjermane ne nje ishull ne Detin Baltik.
Emri i saj i ngjan atij te perendise nordik te detit Njörd.
Prandaj Nerthus ka funksionet e njejta: eshte pergjegjese per eren, detin dhe peshkimin.


MATRONET

Jane nje treshe perendeshash, qe gjenden shpesh ne permendore gjermano-romake.
Jane perendesha mbrojtese ne kuptim te pergjithshem.
Mund te jene hyjnesha personale, te familjes ose te fisit.
Kulti i matroneve eshte nje kult i perzier nga elemente romake, kelte dhe gjermane.


GJIGANTET

Ata jane me te lashte se perendite. Gjigantet jane paraardhesit e perendive.
Gjallesa e pare ne mitologjine nordike eshte gjiganti Ymir.


ALBET

Jane shpirtrat e natyres.
Sipas Snorrit, albet ndahen ne albet e ndritshme, te mira, dhe albet e zeza, te keqia.


XHUXHMAXHUXHET

Ata jane farketaret dhe zanatcite e mitologjise gjermane. Bejne shpatat me te mira.
Emrat e tyre zbulojne me shume per vetite e tyre.


NIDHEGRI (NIDHÖGGR)

Ne Völuspa te Edes, ky perbindesh eshte kucedra e te vdekurve, qe ha kufomat dhe pi gjakun e te vdekurve.


GJARPRI I MIDGARDIT

Eshte gjarpri i rrezikshem qe shtrihet ne oqean perreth tokes dhe ka bishtin e vet ne goje.


MUZGU I PERENDIVE (RAGNARÖK)


"Koha e eres, koha e ujqerve" (Eda)

Nje perkthim me i sakte i Ragnarök-ut eshte "fatet e perendive".
Burimi kryesor per kete fund te botes eshte Völuspa.
Leshohen kafshet me te egra, mes tyre tre ujqer, qe hane diellin, henen dhe Odinin. Per kete arsye, pas nje djegieje te madhe vjen nje dimer qe zgjat tre vjet. Leshohet edhe gjarpri i Midgardit, qe shkakton tsunami te medha. Perendite, gjigantet, njerezit, te gjithe vrasin njeri-tjetrin.Me ne fund lind nga deti nje bote e re, e pastruar, ku do te perendite dhe njerezit e mbetur. Edhe Baldri do te kthehet.
Gjermanet, pra, kishin nje botekuptim ciklik.


Ann-Laurence Maréchal
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1464


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia Gjermane

Mesazh  Jetmira prej 18.07.13 8:27

ODIN (emri skandinav) = VOTAN (WOTAN) (emri gjerman)
Odini eshte kryeperendi i mitologjise se Edes. Ai eshte:
- Ati i perendive
- Perendia e poeteve
- Perendia e luftes
- Perendia e magjise, runeve dhe ekstazes
e bukur kjoooo
avatar
Jetmira

768


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi