Kimia mes Stalinit dhe Hitlerit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kimia mes Stalinit dhe Hitlerit

Mesazh  Zattoo prej 25.10.10 13:18

Kimia mes Stalinit dhe Hitlerit



Nė mes tė shekullit XX, dy perandoritė totalitare tė Evropės, Gjermania naziste dhe Bashkimi Sovjetik i Stalinit, vranė 14 milionė civilė nė kohe paqeje dhe lufte. Pyetjet se kush, pse, kur, ku dhe si ndodhėn kėto vrasje nė masė janė objekt kryesor i librit mė tė ri tė Tymothy Snyder nga Universitetit i Yale-it. Duhet theksuar qė nė fillim qė ėshtė libėr mjaft tėrheqės dhe gjithėpėrfshirės.

Titulli i librit pėrmbledh komplet tezėn e tij. “Tokat e pėrgjakura” pėrfshijnė njė territor qė shtrihet nga vendet baltike deri nė Detin e Zi, atje ku regjimet mė gjakatare tė Evropės kryen krimet mė makabre. Tokat e pėrgjakura u gjendėn midis dy projekteve djallėzore: ideve te Adolf Hitlerit pėr mbizotėrim racial dhe ekspansion drejt Lindjes, dhe dėshirės sė Bashkimit Sovjetik pėr ta ribėrė shoqėrinė nė bazė tė konceptit komunist.

Kjo nėnkuptonte pushkatimin, vdekjen nga uria dhe mbytjen nga gazi tė atyre qė nuk bindeshin. Ashtu si Stalini fajėsoi fshatarėt pėr dėshtimin e kolektivizimit, Hitleri fajėsoi hebrenjtė pėr dėshtimet ushtarake nė Lindje.

Snyder argumenton se Hitleri dhe Stalini kishin tė pėrbashkėt tiraninė. Ata shkaktuan katastrofat, fajėsuan cilin armik qė dėshironin dhe pastaj pėrdorėn vdekjen e miliona njerėzve pėr tė bindur tė tjerėt se politikat e tyre ishin tė nevojshme apo tė domosdoshme. Secili prej tyre kishte njė utopi transformuese: fajėso njė grup tė caktuar kur politikat bėhen tė pamundura pėr t’u realizuar dhe pastaj vrit nė masė nė mėnyrė qė tė arrish njėfarė fitoreje pėr tė mohuar dėshtimin.

Libri i Snyderit ėshtė revizionimi mė i mirė qė mund t’i bėhet historisė: me njė prozė tė saktė, duke paraqitur fakte, me njė pėrdorim shembullor tė statistikave, ai e bėn lexuesin tė mendohet edhe njė herė pėr disa nga episodet mė tė njohura tė historisė moderne tė Evropės.

Ata qė i kanė tė ngulitura ende nė kokė konceptet e thjeshtėzuara qė jepen nė tekstet shkollore, qė hitlerianėt ishin vrasės nė masė dhe sovjetikėt ēlirimtarė, apo qė vrasjet filluan nė vitin 1939 dhe mbaruan nė vitin 1945, teza e Snyderit do t’i vėrė nė mendime ose do t’i habisė. Madje, edhe ata qė krenohen se e njohin mirė historinė e tyre, do tė pėrulen nga analiza, faktet, ballafaqimet dhe krahasimet qė gjende nė kėtė libėr. Disa episode tė tmerrshme, por tė mirėnjohura, zbehen, tė tjera dalin nė dritė.

Ndonjėherė, kujtimet mezi mbahen mend, sepse shumė pak mbeten pėr t’u kujtuar. Atyre qė vuajtėn tmerrėsisht, por mbetėn gjallė dhe patėn mundėsinė tė tregonin natyrshėm historinė e tyre, u kushtohet mė shumė vėmendje, sesa atyre nė varret e panjohura. Libri i Snyderit e korrigjon historinė nė favor tė atyre qė nuk janė mė dhe qė janė harruar.

Libri fillon me 3.3 milionė njerėz nė Ukrainėn Sovjetike, qė vdiqėn nga uria nė vitin 1933, si rezultat i kolektivizimit shkatėrrues dhe tė pamėshirshėm tė Stalinit. Vazhdon me 250.000 e mė shumė nėnshtetas sovjetikė, kryesisht polakė, qė u pushkatuan pėr arsye tė etnicitetit tė tyre gjatė pastrimeve etnike tė viteve 1937-38. Nė disa raste, policia sekrete sovjetike (ish-KGB) gjente emra qė tingėllonin si polakė nė numėratorin telefonik, ose i arrestonte nė masė tė gjithė ata qė ndodheshin nė meshė ose nė ndonjė kishė polake.

Disa ngjarje qė kanė mbetur ende pa u pėrshkruar, sepse i interesonte dikujt qė tė mos pėrmendeshin. Pothuajse po aq njerėz sa vdiqėn nė bombardimin gjerman tė Varshavės mė 1939, aq vdiqėn edhe nė bombardimin e Dresdenit nė vitin 1945. Por Polonia e pasluftės nuk kishte ndėrmend tė njihej pėr kėtė tė fundit. Aleanca naziste-sovjetike e gushtit 1939 ishte e ēimentuar nė gjak, sipas Stalinit.

Megjithatė, pak vetė donin tė kujtonin njė gjė tė tillė dy vjet mė vonė, kur gjermanėt sulmuan Bashkimin Sovjetik nė operacionin Barbarosa. Forcat aleate bėnė pak pėr tė ndaluar Holokaustin; e vetmja qeveri qė ndihmoi konkretisht hebrenjtė ishte qeveria polake.

Shtatė nga tetė operacionet ilegale tė kryera nė Varshavė nga Ushtria e brendshme polake, ishin nė mbėshtetje tė kryengritjeve nėpėr getot hebrenje (pas luftės, autoritetet komuniste pushkatuan, me akuzėn se ishin fashistė, ushtarėt polakė qė ndihmuan hebrenjtė).
Stalini i konsideroi tradhtarė tė gjithė tė burgosurit sovjetikė tė luftės.

Ushtarėt gjermanė i lanė kėta tė burgosur tė vdisnin urie. Miliona vdiqėn, por askush nuk guxoi t’i vajtonte. Holokausti, po ashtu, nuk kishte vend nė historinė sovjetike, sidomos kur antisemitizmi i pasluftės u intensifikua (ēdo hebre ėshtė nacionalist dhe agjent i spiunazhit amerikan, thoshte Stalini nė vitin 1952). Lapidarėt e hebrenjve tė vrarė nuk mbanin yllin e Davidit, por yllin e kuq me pesė cepa dhe i quanin ēifutėt, thjesht “nėnshtetas sovjetikė” ose “viktima tė fashizmit”.

Shumė prej ngjarjeve qė pėrshkruhen nė libėr, njihen tashmė si tragjedi kombėtare ose etnike. Polakėt kujtojnė kryengritjen e Varshavės, hebrenjtė Aushvicin, rusėt rrethimin e Leningradit, ukrainasit Urinė e Madhe. Libri i Snyderit i ndėrthur kėto ngjarje me njėra-tjetrėn dhe shpjegon se si tmerret e luftės pėrforcuan njėra-tjetrėn. Hitleri mėsoi shumė prej Stalinit dhe anasjelltas.

Snyder e zhvendos vėmendjen kah vendet dhe qeveritė e tė cilėve kryen krimet dhe e pėrqendron nė ato vende ku kėto qeveri nėnshkruan marrėveshjet dhe ku mė vonė luftuan njėra–tjetrėn.

Gjermania dhe Rusia nė pėrgjithėsi vuajtėn mė pak sesa vendet qė gjeografikisht ndodhen midis tyre (kishte mė shumė hebrenj nė Lodz tė Polonisė, sesa nė Berlin dhe nė Vjenė, tė marrė sė bashku). Nuk kishte cep tė asaj qė tani ėshtė Bjellorusia dhe Ukraina qė u shpėtuan tmerreve tė luftės. Kurse, njė pjesė e madhe e Gjermanisė, dhe madje, njė pjesė akoma mė e madhe e Rusisė nuk u prek, tė paktėn fizikisht, nga lufta.

Ai gjithashtu korrigjon ekzagjerimet, keqkuptimet dhe thjeshtėzimet. Zakonisht ėshtė trajtimi i egėr si skllevėr i tė burgosurve nė kampet e pėrqendrimit dhe pėrdorimi i dhomave tė gazit, qė konsiderohen si simbole tė persekutimit nazist.

Por, pėrveēse mbytėn me gaz dhe bėnė tė vdisnin nga puna e rėndė, gjermanėt pushkatuan dhe shkaktuan vdekjen nga uria tė miliona njerėzve. Vetėm brenda pak ditėve, mė 1941, nazistėt pushkatuan mė shumė hebrenj nė Lindje, se ē’kishin tė burgosur nė kampet e pėrqendrimit.

Libri ‘Toka tė pėrgjakura’ ka ngjallur kritika nga ata qė besojnė se Bashkimi Sovjetik, me gjithė gabimet qė kishte, nuk mund tė krahasohet me Rajhun e Tretė qė shpiku gjenocidin etnik. Tė bėsh njė krahasim tė tillė, thonė ata, legjitimon ultranacionalistėt nė Evropėn Lindore, tė cilėt nuk i japin shumė rėndėsi Holokaustit, ekzagjerojnė vuajtjet e tyre dhe pėrpiqen t’i shmangen fajit pėr bashkėpunimin e tyre me Hitlerin.

Ky argumentim ėshtė i fuqishėm, por jo i saktė. Ka shumė qė flasin budallallėqe pėr historinė, por Snyder nuk ėshtė njė nga ata. Ai nuk vė nė diskutim vendin qendror qė zė Holokausti nė historinė e shekullit XX. As nuk i anashkalon vuajtjet e sovjetikėve nė duart e Hitlerit apo heroizmin e ushtarėve sovjetikė qė shkatėrruan Raihun e Tretė.

Ai hedh njė tezė qė ka nevojė tė pėrforcohet, sidomos nė Rusi, ku si opinioni publik, ashtu dhe ai zyrtar e kanė pikė tė dobėt udhėheqjen e Stalinit gjatė luftės. Vrasjet etnike nė Bashkimin Sovjetik u bėnė para se tė themelohej Gjermania naziste. Stalini vėrtet nuk ishte drejtpėrdrejt pėrgjegjės pėr Holokaustin, por marrėveshja e tij me nazistėt ua hapi rrugėn vrasjeve tė hebrenjve nga Hitleri nė Lindje.

Libri i sinqertė dhe disi i veēantė i Snyderit, iu shmanget debateve propagandistike nėse Stalini ishte po aq i keq sa Hitleri, apo nėse vrasjet masive qė sovjetikėt kryen nė Ukrainė apo tjetėrkund janė tė njėjta moralisht me shfarosjen e hebrenjve nga Hitleri.

Libri, nė mėnyrė tė admirueshme, shpjegon dhe vendos nė regjistrin e historisė tė dyja perandoritė totalitare, tė cilat i shndėrruan qeniet njerėzore nė numra dhe vdekjet e tyre nė njė hap tė nevojshėm drejt njė tė ardhmeje mė tė mirė. Libri shpjegon me simpati, urtėsi dhe analizė tė mprehte, si ndodhi dhe kujt i ndodhi.

The Economist
avatar
Zattoo

674


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi