Agjentet me te famshem shqiptare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Agjentet me te famshem shqiptare

Mesazh  Estilen prej 25.10.10 11:51




Kush ishin agjentet shqiptare me te famshem.?




Njihet pak historia e agjentėve shqiptarė qė shėrbyen nė Sigurimin e Shtetit dhe nė shėrbimet e tjera. Tre prej tyre janė pseudonime, dhe zyrtarisht nuk publikohen emrat e tyre, por vetėm emri qė janė njohur nė shėrbime, ndonėse jepen tė dhėna tė detajuara pėr veprimtarin e tyre. Njėri prej tyre, Sabaudin Haznedari ka qenė njė nga bashkėpunėtorėt e grupit tė Xhevdet Mustafės, i cili u vra nė misionin e tij nė Shqipėri nga pjesėtarė tė Sigurimit tė Enver Hoxhės.

Teme Sejko ėshtė njė tjetėr person qė ka bėrė histori nė fushėn e agjenturės. Ai ka qenė njė nga drejtuesit mė tė lartė tė ushtrisė pas luftės por mė pas, u akuzua si agjent i shėrbimeve sekrete greke dhe u ndėshkua nga Hoxha. Nė kėtė shkrim po sjellim pėr antaret e forumit njė profil tė shkurtėr tė Hamit Matjanit, i cili konsiderohet si njė nga agjentėt mė tė mirė shqiptarė qė punonte pėr llogari tė CIA-s.

Madje, ai u pagėzua me nofkėn “Tigri” nga shefi i agjencisė amerikane, Dulles. Po ashtu, do tė prezantojmė edhe biografinė e shkurtėr tė Hysen Lepenicės, qė ka tė njėjtėn histori bashkėpunimi me Matjanin, nė radhėt e CIA-s. Tė gjitha kėto informacione janė marrė nga arkivat e shtetit dhe synojnė thjeshtė pėr tė dhėnė njė informacion tė pėrgjithshėm pėr agjentėt mė tė njohur shqiptarė nė tė gjitha shėrbimet.

“Gramafoni”

“Gramafoni” ėshtė njė nga agjentėt jugosllavė me kombinacion nė vendin tonė dhe me njė histori tė veēantė me karakter pėrgjithėsues pėr sa i pėrket formave dhe metodave tė veprimtarisė sė zbulimit jugosllav ndaj vendit tonė.

Ai ishte me orgjinė nga Padeshi i Tropojės dhe kishte lindur nė Vlorė, mė pas i ati i tij oficer gjatė kohės sė Zogut ishte vendosur nė Jugosllavi. Para se jugosllavėt ta fusnin “Garmafonin” nė Shqipėri, i bėnė njė kurs intensiv. “Gramafoni” u fut nė Shqipėri nė vitet ‘50 nga kufiri jugosllav, si njė kosovar qė pėrndiqej nga serbėt.

Ai u vendos nė fillim nė Fier, por veprimtaria e tij i ra menjėherė nė sy Sigurimit tė Shtetit. Pasi u kap “Gramafoni” pranoi qenien e tij nė shėrbim tė zbulimit jugosllav, pasi iu paraqitėn disa prova tekniko-shkencore dhe mė pas ai punoi pėr Sigurimin e Shtetit, duke bėrė njė lojė tė dyfishtė. Pėr tė mos rėnė nė sy tė zbulimeve jugosllave, ai u burgos pėr disa vjet nė burgun e Burrelit dhe mė pas Sigurimi i Shtetit e dėrgon atė jashtė vendit pėr interesa tė tij.

“Dielli”

Njė nga agjentėt mė tė mirė me origjinė shqiptare, por qė ka vepruar nė dėm tė shtetit shqiptar, ka qenė edhe ai me pseudonimin Dielli. I dėrguar pėr tė vjelė informacion nė Greqi nė vitet e para tė ēlirimit “Dielli”, me origjinė ēame, oficer i shėrbimit sekret shqiptar nė vitin 1946 raportohet i vrarė.

Pėr kėtė arsye, shteti shqiptar i asaj kohe e shpalli “Diellin” nė mėnyrė sekrete dėshmor dhe familjes sė tij iu lidh pension i posaēėm dėshmori. Pas disa vitesh, kundėrzbulimi i Shėrbimit Sekret Shqiptar vėrtetoi se “Dielli” ishte shėndoshė e mirė dhe se vepronte si interlokutor midis qendrės se shėrbimit tė jashtėm sekret dhe grupit tė spiunazhit tė huaj, ngritur nė klandestinitet tė thellė nė Shqipėri. Kjo tregoi se agjenti sekret “Dielli” kishte bėrė lojė tė dyfishtė dhe kishte mashtruar shėrbimet sekrete shqiptare.

Hamit Matjani

Drejtori i CIA-s nė vitet ‘50, Allen Dulles i kishte vėnė Hamit Matjanit nofkėn “Tigri”. I cilėsuar si njė nga agjentėt mė tė mirė shqiptarė qė punonte pėr llogari tė CIA-s, Matjani kishte arritur tė realizonte shumė aksione nė Shqipėri pėr rrėzimin e regjimit komunist.

I larguar nga Shqipėria menjėherė pas ardhjes nė pushtet tė regjimit komunist, “Tigri” kishte arritur tė desantonte nė Shqipėri gati 26 herė. Kjo e kishte bėrė atė qė tė quhej nga shėrbimi sekret amerikan si njeriu mė i zotė pėr tė desantuar nė Shqipėri.

Nė tė gjitha rastet qė ai kishte hyrė nė Shqipėri, ishte futur nga toka nėpėrmjet Greqisė. Herėn e fundit qė ai u fut nė Shqipėri ai u hodh me parashutė nga ajri. Nė vitin 1953, vetėm pak kohė pas zbarkimit nė malet e Shėngjergjit nė Elbasan, ai do kapej nga organet e Sigurimit pas kurthit qė ata i kishin bėrė me anė tė radios ndėrlidhėse. Ai u dėnua me vdekje (me varje) dhe u ekzekutua mė 14 prill 1954.

Hysen Lepenica

Hysen Lepenica ka qenė njė nga agjentėt shqiptarė qė punonte pėr llogari tė CIA-s. Veprimtarinė e tij ai e kreu kryesisht nė fund tė viteve ‘40. Ku pasi ishin trajnuar nga oficerė tė CIA, ai sė bashku me disa agjentė tė tjerė zbarkon nė Shqipėri me detyrė pėr tė rrėzuar regjimin e komunist.

Ata zbarkuan nė Grykėn e Dukatit nė tetorin e vitit 1948. Pasi nėndetėsja doli nė sipėrfaqe, Hysen Lepenica, Zagoll Shena, Safet Kaba, etj. me anė tė njė varke gome iu drejtuan bregut. Por misioni i tij do dėshtonte pėr shkak se ranė pre e njė kurthi tė ngritur nga Sigurimi i Shtetit.

Siē rezultoi mė vonė, shkak pėr dėshtimin e tyre ishin informacionet qė agjenti sekret Kim Filbi u kishte dhėnė sovjetikėve nė lidhje me misionin e tyre. Sovjetikėt ua kishin dėrguar menjėherė kėtė informacion Sigurimit tė Shtetit, tė cilėt kishin organizuar pritėn.

“Kobra”

Ėshtė njė nga agjentėt shqiptarė me histori mė interesante ndėr figurat e Shėrbimit Sekret. “Kobra” kishte luftuar me devotshmėri si partizan nė kohėn e luftės e mė pas ishte vėnė nė shėrbim tė Sigurimit tė Shtetit.

Por jo vetėm tė tij, por edhe tė Shėrbimit Inteligjent tė Amerikės, pra tė CIA-s. Nė vitin 1949 ai ishte “arratisur” nė Amerikė, ku u trajnua pėr dy vjet nga CIA. Ai kishte kryer ndėrkohė Akademinė Ushtarake nė Moskė, dhe kishte njohje me personalitete tė KGB-sė qė kishin qenė pedagogėt e tij atje.

“Kobra” njihej si agjent shėtitės i CIA-s, me disa emra e funksione, me foto tė ndryshme, herė me mjekėr e mustaqe e herė i rruar, herė me kaēurrela brune, e herė biond e herė tullac. Njė nga agjentėt mė profesionistė tė Sigurimit tė Shtetit dhe tė CIA-s, u dėnua nga tė dyja shėrbimet dhe qeveritė.

Nga Partia e Punės u akuzua si tradhtar dhe si “shėrbėtor i imperialistėve amerikanė”, ndėrsa nga CIA, si agjent i Sigurimit. Ai burgoset nga kjo e fundit dhe kthehet nė Shqipėri disa muaj para se tė vdiste. “Kobra” kreu shumė funksione tė suksesshme pėr llogari tė Sigurimit dhe tė CIA-s, duke u qėndruar besnik tė dy kėtyre shėrbimeve.

Sabaudin Haznedari

Ai ishte njė nga anėtarėt e grupit tė Xhevdet Mustafės, tė dėrguar nga CIA pėr eliminim e Enver Hoxhės. Sabaudin Haznedari kishte lindur nė Durrės dhe kishte qenė njė njeri shumė aktiv gjatė Luftės Nacionalēlirimtare. Pas ēlirimit ai mori disa poste drejtuese, por mė vonė pas njė konflikti me njė nga krerėt e partisė sė kėtij qyteti ai pushohet nga puna.

Nė vitin 1950 ai arratiset nga Shqipėria sė bashku me njė shokun e tij dhe vendoset nė fillim nė Greqi, mė pas nė Turqi e nė fund nė Itali. Gjatė kėsaj periudhe ai rekrutohet nga shėrbimet sekrete tė huaja dhe fillon tė punojė pėr ta. Nė vitin 1982 ai zbarkon nė Divjakė bashkė me Xhevdet Mustafėn. Por vetėm pak orė pas zbarkimit, grupi i tyre zbulohet nė qytetin e Rrogozhinės, dhe gjatė njė pėrplasje me policinė Sabaudin Haznedari vritet.

Teme Sejko

Teme Sejko ėshtė quajtur nga Sigurimi i Shtetit si njė nga agjentėt mė tė rrezikshėm qė kanė punuar pėr agjenturėn greke. Madje, sipas Sigurimit tė Shtetit, nė bazė tė dokumenteve dhe deklarimeve tė ish-agjentit Teme Sejko, grupi i tij kishte si detyrė rrėzimin e regjimit tė Enver Hoxhės.

I lindur nė vitin 1922, nė Filat tė Ēamėrisė, gjatė Luftės sė Dytė Botėrore ai ishte njė nga themeluesit e ēetės “Ēamėria”. Pas ēlirimit ai mori poste shumė tė rėndėsishme, madje ishte njė nga gjeneralėt e parė shqiptarė si dhe kundėradmiral i Flotės Shqiptare.

Ai ishte rekrutuar pėr llogari tė shėrbimeve greke nga i vėllai i tij mė i madh, Taho Sejko. Grupi i drejtuar prej dy vėllezėrve u zbulua nė vitin 1960, ku dhe u kryen arrestime tė shumta.

Sipas dokumenteve tė Sigurimit tė Shtetit, u arrestuan mbi 2 mijė vetė, kryesisht ēamė, si anėtarė tė grupit agjenturor, por me njė urdhėr nga lart u liruan tė gjithė pėrveē 200 personave. Pas arrestimit, Teme Sejko i pranoi tė gjitha akuzat pėr spiunazh. Ai u dėnua me vdekje dhe u pushkatua po atė vit.

Estilen

919


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Agjentet me te famshem shqiptare

Mesazh  Fegi prej 25.10.10 21:11

Iliaz Bazna

Iliaz Bazna ėshtė emri i legjendės shqiptare tė spiunazhit, i njohur me pseudonimin “Ciceroni”. Ka lindur nė vitin 1904, nė Prishtinė, nė kohėn kur krahina e Kosovės, por edhe pjesa mė e madhe e Ballkanit, ishte e pushtuar nga Perandoria Osmane. Ai dhe e gjithė familja e tij janė shqiptarė nė origjinė, por nė edukimin e tij ndikoi shumė tradita turke.

Bazna tregonte se babai i tij ishte njė mysliman i devotshėm dhe mbante titullin “mullah”. Gjyshi i tij dhe xhaxhallarėt kanė jetuar kohėn e xhonturqve, d.m.th., tė turqve tė rinj, nė kohėn e Mustafa Kemal Ataturkut. Tre nga kushėrinjtė e parė tė tij, por edhe Bazna vetė, patėn studiuar nė njė akademi ushtarake turke dhe arritėn tė shkėlqejnė me punė, aq sa njėri prej tyre ka qenė kryebashkiaku i Ankarasė nga viti 1960 - 1962.

Por agjenti i ardhshėm, Bazna, do tė flakej jashtė akademisė ushtarake dhe nė vitin 1919 do tė niste jetėn e keqbėrėsit ordiner nė Stambollin e pushtuar nga aleatėt. Fillimisht kapet duke vjedhur armė nė depot e ushtrisė britanike, dhe pėr kėtė kalon njė pjesė tė jetės sė tij nė kampin penal tė Marsejės.

Pasi doli kampi, zuri punė nė njė fabrikė ku prodhoheshin ēelėsa pėr kasafortat dhe bėhet mjeshtėr nė kėtė profesion, pas disa dėshtimesh nė pėrpjekjet e tij pėr tė gjetur punė nė pėrfaqėsitė diplomatike.

Dokumentet sekrete

Pasi punoi pėr njė ambasador jugosllav, pėr njė konsull britanik, pėr njė atashe ushtarak amerikan ai arrin tė punėsohet nga ambasadori britanik, Knaēbull-Hugesen, nė Ankara. Hugesen ishte “naiv” kur mendonte se ishte i pėrgatitur pėr tė mos ia hedhur kėrrkush.

Nė fillimin e vitit 1943 ambasadosri punėsoi Baznėn, njė njeri i mprehtė, servil dhe dinak, i cili e dinte se ē’duhet tė bėnte pėr padronin e tij. Bazna, pasi qe shtrėnguar ta linte akademinė qe kthyer nė njė autodidakt dhe kishte njohuri tė mira nė disa gjuhė, tė cilat i fliste rrjedhshėm. Ai ishte i pėrpiktė nė realizimin e tė gjitha detyrave. Hugesen e vlerėsoi Baznėn dhe i besoi atij verbėrisht pėr tė gjitha. Pra, ai nisi tė mbėshtetet tek Bazna.

Kėshtu, Bazna, brenda pak muajve, i mėsoi tė gjitha zakonet e ambasadorit, madje dhe lėvizjet e sjelljet tij. Shqiptari u bė njeriu mė i privilegjuar dhe mė i besuar. Ai zbuloi qė punėdhėnėsi i tij solli nė shtėpi dokumente shumė tė rėndėsishme sekrete pėr t’i studiuar. Madje, ai vuri re qė Hugesen i mbante dokumentet nė kasafortė.

Bazna, mjeshtri i ēelėsave tė kasafortave, arriti t’i dublojė ēelsat. Zbuloi dhe kombinimin e shifrave tė kasafortės sekrete dhe i tėrhoqi dokumentet. Kėshtu, mė 20 tetor ai i merr ato dhe, me anėn e njė likuidi tė quajtur “Leica”, prodhon faksimile tė tyre. Ishte koha e Konferencės sė Teheranit dhe Bazna jo vetėm qė zbuloi dokumente sekrete, qė kishin tė bėnin me operacionet e aleatėve nė Normandi, por ai mėsoi shumė tė fshehta nė lidhje me rrezikun qė i kanosej Ballkanit.

Takimi me gjermanin Ludvig

Nė mbrėmjen e 26 tetorit tė vitit 1943 Bazna takohet me njė zyrtar tė lartė tė ambasadės gjermane, pėr tė cilin kishte punuar mė pėrpara, dhe i ofron atij faksimilet e dokumenteve sekrete. Zyrtari i lartė gjerman i njohur me pseudonimin “Pierre”, ishte rekrutuar nga RSHAVI, dhe quhej Ludvig C. Bazna dhe ai punuan sė bashku nė fshehtėsi.

Bazna i kėrkoi gjermanit 20 mijė stėrlina nė kėmbim tė informacionit. Gjermani e refuzoi pėr momentin kėrkesėn e shqiptarit, duke i thėnė se nuk ishte i gatshėm tė jepte shuma tė tilla. Megjithatė, ai e kuptoi se bėhej fjalė pėr njė informacion shumė tė rėndėsishėm dhe kėmbėnguli tė shikonte dokumentet.

Bazna i tha se nuk ishte aq budalla sa t’ia jepte dokumentet para se tė paguhej, pėrndryshe do t’ua shiste ato sovjetikėve. Ai i tha gjermanit se do t’ia jepte dokumentet nė bobinė filmike, por kjo do t’u kushtonte gjermanėve 15 mijė stėrlina. Ludvigu kishte nė dispozicion 3 ditė pėr ta vlerėsuar ofertėn e shqiptarit.

Bazna do ta telefononte Ludvigun nė ambasadėn gjermane nė datėn 30 tetor 1943, nė orėn 3 pasdite dhe do tė prezantohej nė telefon si “Pierre”. Ai do tė pyeste nėse Ludvigu kishte ndonjė letėr pėr tė. Nėse pėrgjigja do tė ishte negative, atėherė gjermanėt nuk do tė dėgjonin mė kurrė pėr tė.

Ishte pak pas mesnate kur vizitori veshi pallton, vuri njė kapele qė i binte pak mbi sy dhe shkoi te dera ku ndodhej Ludvigu. U ul pranė gjermanit dhe i tha me zė tė ulėt: “Ju doni tė dini se kush jam unė? Jam rekruti i ambasadorit britanik.

Pasi u fut brenda, Bazna nė mėnyr tė habitshme iu zhduk nga sytė Ludvigut i cili fillimisht e ndoqi atė nėpėr rrugė, por nuk e pa mė. Mengjesin tjetėr Ludvigu ia tregoi historinė e tij ambasadorit gjerman nė Turqi, Franc Fon Papen.

Por ky nuk u habit, pasi ishte marrė me spiunazh dhe intriga. Kishte rekrutuar spiunė nė Amerikė, madje kishte kontaktuar edhe me Mata Harin, me famė, dhe tashmė ishte pėrfshirė nė tė gjitha kombinacionet sekrete brenda Rajhut tė Tretė. Duke qenė se Turqia ishte njė vend neutral, ajo ishte bėrė njė qendėr e spiunazhit tė tė gjitha fuqive tė mėdha.

Si e mori shqiptari emrin “Cicero”

Fon Papen i tha Ludvigut se nuk ishte i autorizuar ta paguante shumėn prej 20 mijė stėrlinash, pėr njė informacion akoma tė pavėrtetuar. Pėr mė tepėr, ai i tha se ky vendim duhet tė merrej nga nivele mė tė larta shtetėrore nė Gjermani, pra nga ministri i Jashtėm i Gjermanisė tė asaj kohe, Joakin Fon Ribentrop.

Ambasadori i dėrgoi njė mesazh tė koduar Ribentropit, ku i shpjegonte situatėn dhe i kėrkonte shumėn prej 20 mijė stėrlinash si fillim, ndėrsa mė pas do tė procedohej edhe me shuma tė tjera. Shuma duhet tė mbėrrinte nė Ankara jo mė vonė se 30 tetori, pėrndryshe operacioni do tė dėshtonte. Edhe pse ambasadori nuk e mendonte tė tillė, pėrgjigjja nga Berlini ishte pozitive.

Ludvigu shkoi mė pas, sipas urdhrit, nė zyrėn e ambasadorit. Papeni i tha Ludvigut se duhej tė bėnte marrėveshje me atė qė tashmė do tė quhej “Ciceron”, sipas emrit tė marrė nga oratori i famshėm romak, pasi informacioni ishte shumė shpresėdhėnės. Ambasadori i tha Ludvigut se korrieri kishte mbėrritur dhe me vete kishte sjellė edhe 20 mijė stėrlinat.

Megjithatė, ambasadori e kėshilloi Ludvigun qė tė ishte i kujdesshėm, pasi puna qė po bėnte ishte me rrezik. Takimi u bė nė vendin e caktuar dhe shqiptari i dorėzoi Ludvigut dy bobina filmike 35 mm. Ndėrsa Ludvigu u zgjat tė merrte bobinat shqiptari i qetė i tha: “Mė parė, paratė”. Ludvigu i nervozuar hapi zarfin dhe numėroi paratė.

Ai kėmbėnguli qė, gjithsesi, para se t’ia jepte Ciceronit, t’i shihte filmat tė zhvilluar, sepse nuk besonte. Ciceroni ra dakord pėr tė pritur vetėm gjysmė ore. Ludvigu e mori filmin dhe e pa tė zhvilluar nė njė dhomė tė errėt pranė zyrės sė tij. Informacioni pėrmbante tė dhėna tė rėndėsishme tė kohėve tė fundit. Ludvigu mė nė fund vendosi tė kryente pagesėn.

Qė nga ky moment Ciceroni vazhdoi ta furnizonte Ludvigun me sekrete shumė tė vlefshme, tė cilat ai i fotografonte me shumė kujdes dhe i ruante nė godinėn e ambasadės britanike. Materiali i zbuluar nga Ciceroni ishte njė thesar sekretesh, duke pėrfshirė edhe planet e Konferencės sė Kazablancės midis Ruzveltit, kryeministrit britanik, Ēėrēill dhe liderit nacionalist kinez, Ēan Kai Shi.

Mė pas Bazna u dha gjermanėve edhe planin e Konferencės sė Teheranit, midis presidentit Ruzvelt, Ēėrēillit dhe Stalinit. Nga detajet qė mėsuan mbi kėtė takim tė nivelit tė lartė, nazistėt kuptuan pėr herė tė parė planet e aleatėve mbi pushtimin e Evropės.

Por komanda e lartė gjermane, pasi i studioi dokumentet e ardhura nga Stambolli vendosi tė mos i pranojė ato si tė verteta, duke arritur nė pėrfundimin se informacioni ishte njė sajesė e britanikėve pėr t’ua hedhur nazistėve.

Plani ishte shumė i mirė pėr tė qenė i vėrtetė. Gjermanėt nė vend tė kėsaj i besuan plotėsisht informacionit tė sjellė nga njė agjent i tyre i rekrutuar nga britanikėt, i cili njihet nė terminologjinė e spiunazhit si “njeriu qė kurrė nuk ekzistoi”.

Rrjedhja e informacioneve shumė tė vyera tė Ciceronit ndaloi nė pranverė tė vitit 1944, kur aleatėt mėsuan se diēka serioze kishte ndodhur nė ambasadėn britanike nė Ankara. Aleatėt e mėsuan kėtė jo si rezultat i shėrbimit tė tyre sekret, por nga goja e vetė ministrit tė Jashtėm tė Rajhut, Riobentrop, ose e thėnė mė saktė nga njė spiun aleat, nga tė paktėt qė kishin mbetur nė Gjermaninė e asaj kohe. Ky agjent ishte Fric Kolbe, i cili kishte punuar pėr njė kohė tė gjatė nė administratėn naziste, njė patriot gjerman qė i urrente nazistėt.

Kolbeg kishte arritur tė vihej nė kontakt prej kohėsh me zyrėn e shėrbimit strategjik OSS dhe shefin e saj Alen Dallas nė Berė tė Zvicrės, duke i dhėnė atij dokumente shumė tė rėndėsishme.

Nė fillim tė vitit 1944 Kolbeg kishte arritur tė dekodifikonte njė telegram tė ardhur nga ambsadori Papen pėr Ribentropin nė Berlin, ku bėhej fjalė pėr informacione sekrete tė ardhura nga spiuni Ciceron, dhe ku thuhej se ky informacion vinte direkt nga zyrat e ambasadės britanike nė Ankara. Ai ia kaloi kėtė informacion nė mėnyrė urgjente Dallesit, i cili ia pėrcolli mė tej nė Inteligjent Servisit.

Arrestimi

Pas verifikimeve, Bazna u arrestua nė Ankara. Por, nuk pranoi asgjė. Tė gjitha pyetjeve qė iu drejtuan i pėrgjigjej me heshtje. Ai kishte arrtur tė mbidhte nė atė kohė njė shumė prej 300 mijė stėrlinash, nė atė periudhė njė shumė marramendėse

. Ai arriti tė arratisej dhe tė shkojė nė Lisbonė, ku prenotoi njė udhėtim pėr nė Amerikėn e Jugut. Sapo shkoi nė Amerikė tė Jugut, Ciceroni hapi njė llogari bankare duke depozituar paratė nė njė bankė tė madhe. Pushonte nė njė vilė qė kishte pamje nga oqeani, kishte shumė shėrbėtorė, njė femėr tė bukur dhe bėri njė jetė qejfi prej njė xhentėlmeni. Tashmė ishte ai qė kishte njė tė rekrutuar qė i shėrbente atij verbėrisht.

Kjo e bėri tė renditej mes spiunėve mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėrave. Por, si pėr ironi tė fatit, ai nuk do ta shijonte pėr njė kohė tė gjatė stilin e ri tė jetės qė kishte nisur. Bankierėt amerikanojugorė erdhėn ta vizitonin nė vilėn e tij dhe e informuan se kishte diēka qė nuk shkonte me llogarinė e tij bankare.

Pothuajse shumica e stėrlinave britanike kishte dalė jashtė qarkullimit. Nė fillim ai u shokua, por mė pas arriti tė kuptojė “tradhtinė” e stėrholluar tė gjermanėve. Mjeshtri i spiunazhit ia plasi tė qeshurit me zė tė lartė. Punėdhėsit e tij nazistė thjesht kishin prerė monedha false dhe ia kishin dhėnė atij. Bazna u arrestua dhe u dėrgua nė burg, por mė vonė arriti ēuditėrisht tė lirohet dhe tė kthehet nė Evropė.

Shumė libra, pėrfshirė edhe kujtimet e tij vetjake, si dhe njė film tė madh qė quhej “Pesė Gishtat”, shfaqin profilin e tij tė pabesueshėm, fantazma e tė cilit pėr shumė kohė do tė vėrtitej nė korridoret e errėta tė spiunazhit. Si shumė spiunė tė tjerė, ai punoi pėr pėrfitim personal, por nė fund ai i kaloi ditėt e tij nė varfėri tė plotė, duke vdekur nė vitin 1971 pa pasur njė dyshkė nė xhep.

Hitleri i besoi shqiptarit

Nė gati 6 muaj Bazna prodhoi 400 kopje tė dokumenteve, shumica e tė cilave bėnte fjalė pėr planet e operacioneve tė mėdha ushtarake. Autoritetet gjermane nė Berlin, duke pėrfshirė edhe vetė Hitlerin, patėn shumė arsye tė besonin qė dokumentet sekrete tė Baznės ishin autentike, se ato s’ishin pjellė e intrigės britanike.

Nė pėrgjithėsi, arsyeja qė jepet pėr dėshtimin e Gjermanisė deri nė kapitullimin e saj tė plotė, ishin xhelozitė dhe kundėrshtimet qė patėn midis tyre organizatat e shėrbimeve sekrete tė Ribentropit. Himlerit dhe Kanarisit. Por mė 20 prill, nė njė kohė relativisht tė shkurtėr, zbulimi sekret britanik, vendos njė linjė tė sigurtė pėrgjimi.

Bazna e nuhat dhe lė punėn e largohet si njė njeri i lirė. Me njė shumė prej 1,2 milionė dollarėsh Bazna do tė fillonte tė ndėrtonte njė hotel luksoz turk, por nuk arriti ta pėrfundonte, sepse tė gjitha kartmonedhat britanike qė ai kishte marrė nga OPN Bernard do tė dilnin false.

Bazna, kėsaj radhe, i shpėton burgut pėr mrekulli, i akuzuar pėr falsifikim monedhash. Ai e kaloi pjesėn tjetėr tė jetės nė varfėri dhe nuk ishte nė gjendje tė merrte kompensimet nga qeveria perėndimore gjermane e pasluftės.

Duke punuar si njė rregullues automjetesh dhe si njė mėsues muzike (kishte pasur disa kurse trajnimi nė fushėn e operistikės) Ciceroni vdiq nė Stamboll nė vitin 1971.
avatar
Fegi

56


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Agjentet me te famshem shqiptare

Mesazh  ILIRA prej 26.10.10 11:29

edhe kerkohet hapja e dosjeve .... po keshtu i keni marre me rradhe apo sipas nje perzgjedhjeje te caktuar????
avatar
ILIRA

254


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Agjentet me te famshem shqiptare

Mesazh  Estilen prej 26.10.10 15:53


Agjaentet shqiptare
.....vazhdim.

Ceno bej Kryeziu

Spiuni i parė dhe i famshėm shqiptar mund tė quhet padyshim Ceno bej Kryeziu, i cili ishte njėkohėsisht edhe kunat i Ahmet Zogut. Ai kishte lindur nė Gjakovė dhe ishte rekrutuar nga Shėrbimi Sekret Jugosllav qė nė vitet ‘20.

Nė sajė tė aftėsive tė tij, ai ki kishte arritur t’u kalonte shumė informacion jugosllavėve. Pėr kėtė arsye, nė vitin 1924 pas ndihmės qė jugosllavėt i dhanė Zogut pėr tė ardhur nė pushtet, ata i kėrkuan kėtij tė fundit qė kunatit tė tij Ceno bej Kryeziu, t’i jepej posti i Ministėr i Brendshėm.

Por mė pas Zogu do ta kuptonte lojėn qė bėnte kunati i tij dhe mė vonė ky i fundit detyrohet tė largohet nga Shqipėria dhe vendoset nė Ēekosllovaki. Mė 14 tetor 1927, Ceno bej Kryeziu qėllohet pėr vdekje nė kafe “Passage” nė qytetin e Pragės, nga studenti shqiptar 23 vjeē, i quajtur Alqiviadh Bebi.

Xhevdet Mustafa

I arratisur nga Shqipėria nė vitin 1964 nė drejtim tė Amerikės, Xhevdet Mustafa ėshtė njeriu qė hyri si personi fundit qė do desantonte nė Shqipėri pėr tė vrarė ish-diktatorin Hoxha.

Gjatė qėndrimit tė tij nė Amerikė, Xhevdet Mustafės ishte rekrutuar nga shėrbimet sekrete amerikane. Ai ishte shumė i njohur pėr forcėn e tij fizike. Nė shtator tė vitit 1982 i nisur nga Brindizi i Italisė, Mustafa sė bashku me 2 persona tė tjerė zbarkon nė plazhin e Divjakės.

Detyra e tij ishte eliminimi i Enver Hoxhės. Por nė fakt Xhevdet Mustafa nuk arrin tė realizojė dot detyrėn e tij, pasi plani dekonspirohet. Mė 27 shtator 1982, pas dy orė luftimi, Xhevdet Mustafa vritet nga forcat e Sigurimit tė Shtetit.

Zenel Shehu

Ai do mbahet mend si njeriu qė bėri tė mundur kapjen e Hamit Matjanit. Badigard i Ahmet Zogut dhe mik i ngushtė i Hamit Matjanit, ai rekrutohet nga CIA, me urdhėr tė mbretit pėr tė desantuar nė Shqipėri.

Detyra e tij ishte t’i paraprinte mbėrritjes nė vend tė grupeve tė tjera diversante. Zenel Shehu zbarkon nė Shqipėri nė vitin 1952, por shumė shpejt ai do kapej nga shėrbimi sekret shqiptar. Mė pas nėpėrmjet tij ata realizojnė kapje edhe tė 13 grupeve tė tjera me anė tė radiolojės.

Duke qenė mik i ngushtė i Hamit Matjanit, ai e detyron kėtė tė fundit tė zbarkojė nė Shqipėri, duke i paraqitur njė situatė tjetėr nė vend. Pas kėsaj, nė vitin 1953, Matjani zbarkon nė Shqipėri dhe kapet menjėherė nga Sigurimi i Shtetit, kurse Zenel Shehu kishte vetėm pak ditė qė ishte vrarė.


Agjenti Mėhilli

Agjenti me pseudonimin “Mėhilli” ishte nė nga spiunėt mė tė rrezikshėm tė UDB-s jugosllave qė vepronte nė Shqipėri. Ai ishte njė nga drejtuesit mė tė lartė tė Ministrisė sė Brendshme nė vitet e regjimit komunist.

Nė sajė tė veprimtarisė sė tij, shumė agjentė sekretė shqiptarė u zbuluan ose shumė aksione tė tyre u dekonspiruan. Por, megjithatė ende nuk ėshtė e sigurt se ēfarė materialesh dhe informacionesh i ka dhėnė UDB-sė agjenti Mėhilli.

Nė disa prej dokumenteve qė u zbuluan prej Sigurimit tė Shtetit, nė lidhje me veprimtarinė e kėtij agjenti rezultoi se ai kishte dėrguar UDB mė shumė informacion pėr figurat politike shqiptare tė asaj kohe. Ai u zbulua nė fillim tė viteve ‘80, dhe do dėnohej rėndė nga drejtėsia e asaj kohe.


Taho sejko

Taho Sejko ėshtė cilėsuar si koka e krijimit tė “Grupit ēam” i mbėshtetur dhe financuar nga shėrbimi sekret grek. Ai madje, sipas Sigurimit tė Shtetit, ėshtė edhe personi qė kreu rekrutimin pėr llogari tė shėrbimeve sekrete greke tė vėllait tė tij mė tė vogėl, gjeneralit tė njohur, Teme Sejkos. I lindur nė vitin 1912, nė Filat tė Ēamėrisė, nė vitin 1920 familja e tij shpėrngulet qė andej dhe vendoset nė Konispol, Sarandė.

Ende nuk bėhet e ditur se si ai u rekrutua nga shėrbimi sekret grek. Por sipas dokumenteve tė Sigurimit tė Shtetit, ai arriti tė krijonte njė grup agjenturor shumė tė madh. Nė vitin 1960 ai shkarkohet nga tė gjitha postet e rėndėsishme qė mbante dhe arrestohet bashkė me vėllain e tij.

Por ndryshe nga vėllai i tij, Teme Sejko, qė i pranoi tė gjitha akuzat si agjent i shėrbimit sekret grek, Taho Sejko, sipas dokumenteve tė atyre kohėve nuk e pranoi asnjėherė akuzėn. Por megjithatė ata shpallen fajtorė, me akuzėn e krijimit tė grupit armiqėsor ēam dhe dėnohet me vdekje.


Skėnder Barēi


Skėnder Barēi ėshtė njė agjent i Sigurimit tė Shtetit, i cili ka vepruar nė vitet ‘60. Kryesisht veprimtarinė e tij ai e kreu nė Jugosllavi, ku kishte pėr detyrė tė mblidhte informacione sekrete mbi agjentė e UDB-sė.

Nė vitin 1961, sipas disa dokumenteve jugosllave, ai arrestohet nė qytetin e Shkupit nga shėrbimet sekrete jugosllave. Kjo, pasi sipas tyre, Skėnder Barēi kishte marrė si detyrė nga Sigurimi i Shtetit eliminimin e ish-gjeneralit shqiptar qė tashmė jetonte nė Jugosllavi, Panajot Plakut.

Po sipas kėtyre dokumenteve, Skėnder Barēi gjatė marrjeve nė pyetje kishte pranuar se punonte dhe se detyrėn pėr eliminimin e Panajot Plakut ja kishte dhėnė vetė ministri i Brendshėm i asaj kohe, Kadri Hazbiu. Mė pas gjykata jugosllave e dėnoi atė vetėm me gjashtė vite burg, mė pas ai u rekrutua nga UDB-ja dhe punoi pėr llogari tė tyre.

Panajot Plaku

Panajot Plaku ėshtė akuzuar nga Sigurimi i Shtetit si agjent i UDB-s. Anėtar i Komitetit Qendror si dhe gjeneral i ushtrisė shqiptare, ndryshe nga miqtė e tij tė ngushtė, Dali Ndreu dhe Liri Gega, tė cilėt u arrestuan dhe u dėnuan si agjent tė jugosllavėve, ai arriti tė arratisej nė Jugosllavi nė vitin 1957, vetėm pak momente para arrestimit.

Ata akuzoheshin se tė tre se bashku punonin pėr llogari tė shėrbimeve sekrete jugosllave. Por, megjithėse arriti t’i shpėtonte arrestimit, Panajot Plaku nuk mundi t’i shpėtonte dot kurthit tė Sigurimit tė Shtetit. Vetėm pak kohė mė vonė me anė tė njė agjenti tė saj arriti tė vriste nė Jugosllavi ish-gjeneralin shqiptar, Panajot Plakun, tė akuzuar si spiun i UDB-sė jugosllave.

Estilen

919


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Agjentet me te famshem shqiptare

Mesazh  Estilen prej 26.10.10 16:21


Agjentet shqiptare...


Pashke Prela

Dėshmorja nga Puka ka qenė njė nga agjentet mė tė njohura femra tė Sigurimit tė Shtetit. Ndoshta kjo, edhe pėr shkak fundit tragjik tė saj. Kryetari i bandės, “Keqanaj”, tė cilin Prela e futi nė kurth tė Sigurimit tė Shtetit, mori hak duke e vrarė nė sytė e fėmijėve tė saj.

Ish-oficeri i Sigurimit, Mark Dodani ka treguar se vejusha ishte njė agjente e zonja dhe se ishte afruar te Shėrbimi pas kėrcėnimeve tė bandave, se ajo do tė vihej nė shėrbim tė tyre.

Nė fillim tė vitit 1947, u realizua edhe kurthi qė do paralajmėronte fundin tragjik tė Prelės. Ndėrsa banda “Keqanajt” strehohej nė shtėpinė e saj, e cila nuk dyshonte pėr Prelėn, pasi edhe shtėpia ndodhej nė njė reliev shumė tė thyer, agjentja vė nė jetė planin. “Pashka ēorienton “kryebanditin”.

I mbushi rėndė ēantat me ushqime, djathė, turshi, bukė, ndėrkohė qė midis ushqimeve iu kishte futur sende tė rėnda, madje dhe gurė, me qėllim qė kur tė dilte nga dera tė mos ishte nė gjendje tė vraponin pėr t’iu ikur forcave qė i kishin rrethuar”.

Kryebanditi arrin tė shpėtojė, dhe me gjithė se Prelės iu kėrkua tė linte banesėn, nuk pranoi, me shpresėn se nuk ishte pikasur. Por pas disa muajsh, kryebanditi kthehet nė befasi dhe ther me thikė Pashke Prelėn nė sytė e fėmijėve.

Sofokli Mici

Personazhi imagjinar Sofokli Mici trajtohet si njė agjent profesionist i Sigurimit tė Shtetit. Ai ishte njė intelektual shumė i njohur. Kishte studiuar nė Leningrad pėr Drejtėsi.

Ishte zgjedhur anėtar i Gjykatės sė Lartė dhe kishte fituar tituj shkencorė doktor dhe profesor.Ideja pėr tė aktivizuar prof. Sofon,nė Shėrbimin Sekret Shqiptar u krijua pas vizitės turistike qė bėri nė Shqipėri nė vitin 1985 njė grup turistik grek.

Nė dosjet sekrete ai ėshtė protagonist i asaj me emrin “Misioni Apollon”, e cila kishte si qėllim normalizimin dhe pėrmirėsimin e marrėdhėnieve midis dy vendeve fqinjė, Shqipėri e Greqi, mision i cili u realizua me sukses nga ai.

Nė tė njėjtėn kohė, nė dosje dyshohej se prof. Sofo ishte bashkėpunėtor i shėrbimit sekret grek, Asfali, gjė e cila nuk vėrtetohet ligjėrisht.

Ymer Kondo

Njė agjent profesionist i Sigurimit tė Shtetit, Ymer Kondo mbart njė histori mjaft interesante. I ardhur nga njė familje pronarėsh vlonjatė, pas ēlirimit ai u radhit nė listėn e personave qė konsideroheshin armiq tė klasės punėtore.

I rritur me kėtė njollė nė biografi, ai ishte njė person i izoluar nga shoqėria dhe njerėzit. Edhe pasi mbaroi Shkollėn Tregtare ai nuk gjeti asnjė vend pune pėr shkak tė biografisė sė tij. Edhe vetė u bė objekt i persekutimeve tė herėpashershme. Por, pėr ēudi, ai pranoi tė punonte pėr Sigurimin e Shtetit e madje me zell tė madh.

Nė njė nga arrestimet e tij, njė nga gjeneralėt e Ministrisė sė Brendshme e kishte marrė Ymerin dhe e kishte futur nė njė kurs tė veēantė pėr ta stėrvitur si specialist zbulimi. Pastaj i kishin propozuar tė punonte nė kampin e tė arratisurve nė Itali si radist.

Me njė tė shkuar tė tillė, tė gjithė besonin se Kondo ishte njė i arratisur dhe i mbushur me mllef ndaj regjimit. Kondo njihej si agjent inteligjent dhe i shkathėt. Ai vrau edhe “Njekovin”, njė poliagjent tė njohur.

“Papastrati”

Njė nga agjentėt mė tė njohur ėshtė edhe ai me pseudonimin “Papastrati”. Ai ishte me origjinė greke dhe jetonte nė njė qytet nė jug tė Shqipėrisė.

Pėr shumė vite,ai ka punuar pėr llogari tė agjenturave greke. “Papastrati”, kishte arritur tė ngrinte njė rrjet tė fuqishėm informatorėsh nė jug tė Shqipėrisė pėr llogari tė agjenturės greke.

Nė vitet ‘70, Sigurimi i Shtetit Shqiptar kishte rėnė nė gjurmėt e kėsaj veprimtarie dhe arrin tė kapė, falė njė kombinacioni tė pėrsosur, “Papastratin”, i cili tregon pėrpara hetuesve se si ishte vėnė nė shėrbim tė grekėve.

Mė pas agjenti “Papastrati” rekrutohet nga Sigurimi i Shtetit dhe bėn njė lojė tė dyfishtė. Ai i dha shumė informata shtetit shqiptar nė lidhje me Shėrbimin e Fshehtė Grek.

“Berlini”

Agjenti “Berlini” ėshtė padyshim njė nga agjentėt mė tė mistershėm shqiptarė. Kjo pėr shkak se nė tė gjitha dokumentet, ai asnjėherė nuk ka figuruar me emrin e tij, duke mbetur njė anonim.

Por veprimtaria e tij si spiun, sipas kujtimeve tė oficerit tė Sigurimit tė Shtetit, Bekim Budo, ka qenė shumė e madhe. Sipas Budos, nė dosjen “Berlini” nuk ka shėnime nga drejtues eprorė si dhe vlerėsime pėr informacionet qė ka dhėnė.

Karakteri i kėtij agjenti del kur bėhet kombinacioni pėr ta futur nė lidhje me Sekretarin e III-tė tė Legatės Italiane nė Tiranė. Aksioni i tij u krye me sukses, ai arriti tė ishte nė aksione tė ndryshme dhe tė jepte informacione pėr Sigurimin e Shtetit.

Adem Rama

Agjenti Adem Rama u kthye nė ēėshtje dite nė vitin 1953, ku u shėnua si incident i marrėdhėnieve shqiptaro-jugosllave. Pėr kėtė ngjarje propaganda jugosllave trumbetoi se ishte zbuluar veprimtaria armiqėsore e agjentit tė rrezikshėm tė Sigurimit tė Shtetit, Adem Rama, student me bursėn e shtetit jugosllav nė Universitetin e Beogradit. Ndėrkohė, nga Sigurimi ai mbahej nėn vėzhgim si agjent i UDB-sė.

Ai dha raporte tė hollėsishme pėr Sigurimin, nė tė cilat ai kishte denoncuar si tė dyshimtė 86 persona, nga tė cilėt 12 konsiderohen tė rrezikshėm. Adem Rama ishte i biri i njė shqiptari qė pas ēlirimit u bė kryetar bashkie nė Prishtinė.

Por pas uljes sė tė atit nga detyra, qė pėrkonte me kohėn e gjimnazit, ai kėrkohej tė rekrutohej nga UDB-ja, pasi ishte njė djalė inteligjent dhe i shkathėt. Nė kohėn e drejtimit tė Komisionit tė Figurave tė Bezhanit, ky agjent ishte njė person publik dhe me ndikim nė jetėn politike tė vendit.

Agjenti S.Ll.

Agjenti S.LL., ka qenė njė agjent i shėrbimit sekret shqiptar dhe ka vepruar pėr njė kohė tė gjatė pa arritur tė zbulohet nga shėrbimet sekrete tė huaja. Ai ishte me origjinė nga Dibra dhe punonte kryesisht nė dėm tė shėrbimit sekret jugosllav.

Ai ishte ndėr tė paktėt agjentė tė Sigurimit Shqiptar qė nuk u zbulua nga shėrbimet jugosllave. Kjo, sipas Budos, se agjenti S.Ll. sa herė dėrgohej me detyra nė Dibrėn e Madhe, ai nuk shkonte nė asnjė rast atje ku e rekomandonin, dhe mbijetoi falė zgjuarsisė dhe intuitės sė tij, nuk u kap nga UDB-ja, e cila kishte shumė agjentė qė punonin pėr llogari tė saj nė Shqipėri.

Ai kreu shumė misione tė rėndėsishme nė Jugosllavi, duke bėrė tė mundur dėshtimin e shumė komploteve nga ana e UDB-sė.

Demo Tafani

Demo Tafani ka qenė njė agjent i shėrbimeve sekrete italiane. Ai kishte lindur nė Elbasan. Demo Tafani ishte rekrutuar nga shėrbimet sekrete italiane gjatė kohės sė pushtimit tė vendit tonė nga Italia.

Pas ēlirimit tė vendit ai ishte larguar nga Shqipėria sė bashku me mikun e tij dhe agjentin e shėrbimeve sekrete italiane Alush Leshanakun.

Nė vitin 1949 ata dėrgohen me mision nė Shqipėri, pasi ishin personalitete tė njohura e tė vendosura nė misionin e tyre, por gėzonin edhe njė mbėshtetje nė qarqet nacionaliste nė vend.

Nė kėtė periudhė shėrbimi i zbulimit e kundėrzbulimit tė shtetit shqiptar e kishte shtuar depėrtimin e personave apo grupeve speciale nė kėto grupime diversante, duke bėrė qė Demo Tafani tė binte shpejt nė duart e tyre.

Estilen

919


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Cia ne Shqiperi

Mesazh  Lapsi prej 23.10.11 23:41

A mund te me jape ndonjeri informacion per ndikimin e cias ne Shqiperi gjate kohes se komunizmit.
Me intereson te di ndonje gje sepse dhe stergjyshi im ka qen agjent i CIA-s.
Kur i hyra kesaj pune kam hasur shum informacione per masonerine.Prandaj dhe kam hapur disa tema per kete gje.Doja te thoja dhe nje gje .Pse disa here me eshte fshire ajo qe kam shkruajtur.
Nje nga keto shkrimet ishte shum i gjat.Kurse nje her tjeter doja te jepja pergjigje ne nje nga temat e mia per masonerine.
avatar
Lapsi

135


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi