Iluminati - midis misterit dhe trillimit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Iluminati - midis misterit dhe trillimit

Mesazh  Jon prej 24.10.10 1:53

Iluminati - midis misterit dhe trillimit

Nė 7 shtator 1776 ndodhi njė ngjarje qė sot do tė ishte e barabartė me sulmin e njė UFO-je ndaj njė aeroplanmbajtėseje amerikane. Anija flamurtare e Flotės Britanikes

(Britania e Madhe ishte superfuqia e kohės), HMS “Eagle” u mėsy nė New York Harbur nga njė… nėndetėse. Nė atė kohė kur anijet lundronin ende me vela, me fuqinė e erės, as qė imagjinohej ende se mund te lundrohej nėn ujė.

Nėndetėsja, e cila u pėrkiste rebelėve amerikanė qė kishin ngritur krye kundėr Mbretit tė Anglisė, pėr mė tepėr tentoi tė instalonte njė bombė tė kronometruar (diēka krejt e paimagjinueshme pėr kohėn) nė trupin e anijes britanike. Admirali britanik Richard Howe, komandanti i flotės qė gjendej nė anije, nuk arrinte qė tė kuptonte mė shumė se marinari mė i fundit i tij se ēka po ndodhte. Ky ishte sulmi i parė me njė nėndetėse nė histori.

Admirali britanik vriste mendjen se ku i kishin gjetur rebelėt amerikanė, kėta fermerė, rritės lopėsh dhe tregtarė ēaji e skllevėrish, kėto mjete luftimi? Kush e kishte ndriēuar, iluminuar mendjen e tyre nė kėtė mėnyrė?

Admirali nuk mund tė mos mendonte se me kė dreqin ishte duke luftuar superfuqia e botės, Britania e Madhe, me disa rebelė amerikanė, apo me forca tė tjera tė mistershme qė kishin hyrė befasisht nė veprim dhe qė qėndronin pas rebelimit tė kolonive britanike nė Amerikė.

Ishte viti 1776, kur nė botė kishin ndodhur njėra pas tjetrės disa ngjarje misterioze qė do tė kishin impakt nė ardhmėrinė e largėt. Nė 4 korrik 1776 tė 13 kolonitė amerikane tė Mbretit tė Anglisė kishin shpallur pavarėsinė.

Disa javė mė parė, nė 1 maj 1776, nė qytetin Ingolstad nė Bavarinė e Sipėrme, nė Gjermani qe themeluar njė shoqatė e quajtur “Urdhėri i Pėrkryerėsve”. Shoqata mė pas u bė e njohur me emrin “Iluminati”, sipas lėvizjes intelektuale qė mė pas u bė e njohur si Iluminizėm.

Por anėtarėt e shoqatės nuk e pėrdorėn kurrė zyrtarisht emrin Iluminati dhe as nė ndonjė mėnyrė tjetėr. Vetė themeluesi i shoqatės, Adam Weishaupt do ta pėrdorte mė vonė emrin “Iluminati” nė librat qė shkroi pėr tė mbrojtur shoqatėn, thjesht pėr faktin se ajo ishte bėrė e njohur me kėtė emėr.

Ndryshe nga ē’ mendohet sot, shoqata nuk ishte sekrete, nė kuptimin mė tė plotė tė fjalės. Ajo ishte legale por e mbyllur dhe veprimtarinė e saj e ushtronte nė mėnyrė sekrete. Shoqata u regjistrua zyrtarisht nė zyrat mbretėrore tė shtetit tė Bavarisė.

Adam Weishaupt, themeluesi i shoqėrisė ishte vetėm 28 vjeē dhe kishte bėrė njė karrierė universitare fantastike, si pėr atė kohė, ashtu dhe pėr kohėn e sotme. Katėr vjet mė parė ai ishte bėrė profesor i ligjeve nė Universitetin e Ingolstadit, nė moshėn 24 vjeē. Me themelimin e shoqatės lidhet njė ngjarje shumė misterioze.

Adam Weishaupt kishte pasur si mentor nė universitetin e Ingolstadit Johann Adam Freiherr von Ickstatt, profesor dhe drejtor i Universitetit. Kėtij njeriu, themeluesi i Iluminati i detyronte karrierėn.

Befasisht, pas themelimit tė shoqatės, von Ickstatt largohet nga qyteti Ingolstad dhe shkon nė njė qytet tė largėt, nė kufi me Republikėn Ēeke tė sotme, nė Vockenhausen, ku vdiq nė 17 gusht 1776, tre muaj e gjysmė pas themelimit tė shoqėrisė. Ēka dinte profesori plak qė e bėri tė sillet kėshtu? A ishte vdekja e tij njė gjė e rastit? Kėto pyetje do tė mbeten pa pėrgjigje, por si shumė koincidenca ka nė kėtė histori tė errėt.

Shoqata e krijuar nga Adam Weishaupt u stigmatizua menjėherė si njė shoqatė konspirative, e cila synonte qė tė pėrmbyste monarkitė europiane. Ky mit historik ka mbijetuar edhe sot. Nė retrospektivė del pyetja? Ē’ fuqi kishte njė shoqatė e krijuar nė njė qytet tė vogėl provincial, nė Gjermaninė e ndarė nė 388 prinicpata, pėr tė ndėrmarrė njė projekt kaq ambicioz kontinental? Natyrisht qė nuk kishte asnjė fuqi! Emri i shoqatės qė krijoi Adam Weishaupt dhe vetė emri i kėtij tė fundit, ėshtė lidhur me atė tė familjes Rothschild.

Por e vėrteta ėshtė se nė vitin 1776, nė kohėn kur u krijua Iluminati dhe derisa funksionoi ajo nė drejtimin e Weishaupt, themeluesi i dinastisė Rothschild, Meyer Amschel Rothschild nuk ishte bėrė ende i pasur. Ai filloi tė pasurohet vetėm pas vitit 1792, kur fuqitė e mėdha europiane vendosėn tė shtypin Revolucionin Francez dhe Rothschild u pasurua duke u bėrė njė nga biznesmenėt qė merreshin me grumbullimin e mercenarėve pėr llogari tė ushtrive tė monarkive europiane.

Nė kohėn kur u themeluan Iluminati dhe kur vepronin nėn drejtim e Adam Weishaupt, Meyer Amschel Rothschild ishte nė shėrbim tė njė princi tė vogėl gjerman, atij tė Hesse.
Atėherė cila ishte e vėrteta e Iluminati, organizatės qė krijoi Weishaupt? Fakti i pamohueshėm ėshtė qė ajo fill pas krijimit tėrhoqi vėmendje tė madhe dhe kritika e akuza tė mėdha si njė konspiracion pėr tė pėrmbysur monarkitė europiane, pėr tė shkatėrruar kishėn etj.

Por tė gjitha gjasat janė qė shoqata u krijua pikėrisht pėr kėtė qėllim, qė tė shėrbente si rrufepritėse, ashtu qė tė tjera grupime tė vepronin nė hije dhe tė pashqetėsuara. Cilat qenė kėto grupime?

Pėr t’ i identifikuar ato na ndriēon e shkuara e Adam Weishaupt. Ai ishte shkolluar nė shkollat e jezuitėve dhe vetė Universiteti i Ingolstadit kontrollohej nga jezuitėt. Bavaria, ku jetonte Weishaupt dhe ku krijoi shoqatėn e tij ishte njė nga shtetet katolike gjermane dhe atje jezuitėt qenė shumė tė fortė.

Nė vitin 1773 Papa Clementi XIV u detyrua qė ta shpėrndante Shoqėrinė e Jezusit (Urdhėrin e Jezuitėve) pėr shkak se tė gjithė monarkėt e Europės ankoheshin se jezuitėt intrigonin kundėr tyre nė tė gjitha vendet ku gjendeshin.

Nė fakt, nė atė kohė, ndryshe nga ē’ ngjan sot, monarkitė europiane nuk u trembeshin aq iluministėve, me idetė e tyre tė lirisė dhe barazisė se sa jezuitėve. Jezuitėt qenė njė shoqėri praktikisht konspirative qė kombinonte intrigėn politike e diplomatike me metodat e shėrbimeve sekrete, spiunimin me helmin, pėr tė arritur qėllime politike. Jezuitėt qenė bėrė shumė tė fuqishėm edhe brenda kishės ku kishin marrė nėn kontroll arkivat sekrete me dokumente dhe dije ezoterike.

Jezuitėt deri nė momentin e shpėrbėrjes qenė njė forcė konservatore reaktive, e cila luftonte kundėr ideve iluministe dhe kundėr protestantėve. Nė fakt jezuitėt qenė krijuar si reagim ndaj Reformės Protestante dhe Rilindjes Europiane.

Por pasi jezuitėt u goditėn nga kisha dhe nga monarkitė e mėdha europiane, kėta u bėnė aleatė me armiqtė e tyre tė djeshėm pėr tė luftuar kundėr monarkive europiane dhe kishės. Jezuitėt pasi u shpėrbė shoqata e tyre krijuan shoqata klandestine dhe hynė nė bashkėpunim me llozhat masone tė cilat deri dje i kishin luftuar.

Pėr tė kamufluar kėtė aleancė u krijuan shoqata si Iluminati, tė cilat qenė urdhėruar qė tė bėnin gjithēka pėr tė tėrhequr vėmendjen deri edhe nė polemika publike. Adam Weishaupt mė pas do tė shkruante shumė libra pėr tė mbrojtur shoqatėn e tij, njė gjė kjo krejt pa precedent nė shoqėritė e kėtij lloji.

Shoqata Iluminati nuk u krijua kot nė vitin-kyē 1776 kur aleanca masono-jezuite u hodh nė sulm tė pėrgjithshėm kundėr monarkive europiane dhe kishės, duke dashur qė tė pėrmbysė rendin ekzistues politik dhe ekonomik.

Nė 17 shkurt 1776 Edward Gibbon botoi tė parin nga tė gjashtė volumet e librit tė vet tė famshėm, “The History of the Decline and Fall of the Roman Empire”. Libri nė fakt ishte njė apel pėr pėrmbysjen e monarkive tė mėdha europiane, nėpėrmjet analogjisė. Nuk ėshtė e rastit qė mė pak se tre javė mė pas, nė 9 mars 1776, Adam Smith botoi librin e vet tė famshėm “The Wealth of Nations”, i cili pėrmbante njė paradigmė pėr zhvillimin e ekonomisė globale nė tė ardhmen.

Libri postulonte teorinė ekonomike se mirėqenia e shteteve mund tė arrihet mė mirė nėse shteti nuk ushtron asnjė kontroll mbi ekonomikė, por vepron dora e padukshme e tregut. Libri pėrmbante kėshtu formulėn pėr krizat ekonomike tė kohės moderne.

Nė 4 korrik 1776 pėrfaqėsuesit e 13 kolonive britanike nė Amerikė shpallėn pavarėsinė. Nė 5 dhjetor 1776 nė Kolegjin William and Mary nė SHBA, krijohet shoqėria sekrete universitare Phi Beta Kappa. Deri mė sot anėtarė tė saj kanė qenė 17 presidentė tė SHBA, 37 anėtarė tė Gjykatės sė Lartė tė SHBA, prej 9 vetash dhe 131 fitues tė Ēmimit Nobėl.

Nė 1 maj tė atij viti Adam Weishaupt themeloi shoqatėn qė u bė e njohur si Iluminati. Katėr ditė mė pas, Rhode Island u bė e para koloni britanike nė Amerikė qė shpalli shkėputjen nga Britania e Madhe.

Beteja pėr Amerikėn ishte zhvillimi-kyē nė agjendėn e koalicionit sekret, se kėshtu dobėsohej Britania e Madhe, fuqia kryesore e kohės dhe nuk ndėrhynte dot efektivisht nė Francė, ku po pėrgatitej revolucioni, si dhe krijohej nė SHBA njė shtet, nė fakt i pari shtet nė Perėndim, i cili nuk gjendej nėn kontrollin e aristokracisė, kundėr sė cilės luftonte tash aleanca masono-jezuite. Vetė Weishaupt ishte njė mason, por kjo nuk ėshtė njė gjė e rėndėsishme, se roli i tij ishte krejt dytėsor nė kėtė show global.

Shoqėria Iluminati u ndalua nė 1784 nga qeveria e Bavarisė. Adam Weishaupt shkoi nė qytetin Gotha, i cili ishte kryeqytet i njė prej shumė shteteve tė vogla gjermane, Dukatit Saxe-Gotha. Nė kėtė qytet Adam Weishaupt vdiq nė 1830. Kėtu ka njė detaj interesant. Nė Gotha nė 1875 u themelua Partia Socialiste Gjermane (marksiste).

Kjo ishte e para parti marksiste qė krijohej nė Perėndim.Vetėm nė 1918 do tė pėrdorej fjala “komunist” si emėrtim nga partitė marksiste-leniniste. Weishaupt mbante dhe emrin “Vėllai Spartak” dhe komunistėt gjermanė mė pas u quajtėn Spartakistė. Nė 1763, nė Gotha filloi tė publikohet Almanaku i Gotha, prej njė libėr periodike me tė dhėnat gjenealogjike tė dinastive mbretėrore europiane, kundėr tė cilave luftonin ata qė krijuan Iluminati.

Adam Weishaupt vdiq nė 1830 nė Gotha. Nuk ėshtė e rastit qė nė kėtė qytet, mė vonė u ndėrtua njė nga krematorėt e parė nė Europė pėr djegien e kufomave. Nuk duhej tė mbetej asnjė gjurmė.

Ata qė hodhėn nė lojė Weishaupt nė 1776 e ndryshuan botėn shpejt me Revolucionin Amerikan dhe atė Francez. Nė 1814, monarkėt e trembur europianė bėnė paqe me jezuitėt dhe i restauruan pėrsėri ata, duke e prishur aleancėn masono-jezuite. Pas kėsaj bota pati 100 vite qetėsi, derisa erdhi koha e njė tjetėr aleanca asaj masono-ēifute.

Pėr t’ u kthyer nė vitin 1776, ai ishte viti i ngjarjeve qė iniciuan zhvillime globale, i shpalimit tė dijeve sekrete, dhe paradigmave pėr tė ardhmen e botės, qė prej nėndetėses qė befasoi flotėn britanike dhe deri tek librat qė u botuan nė atė viti misterioz. Iluminati tė vėrtetė nuk qenė ata qė krijuan shoqatėn nė qytetin provincial gjerman, por ata qė rrinin nė hije, nė prapaskenė.

Kėta njerėz misteriozė e pėrdorin edhe sot mitin e Iluminati si rrufepritėse. Naivėt dhe naivet besojnė se iu ndriēohet mendja kur lexojnė se Iluminati sundojnė botėn, se ky apo ai ėshtė bėrė anėtar i Iluminati nga politika, financa, arti. Nė fakt nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė rrenė e madhe e errėt qė mbush krejt mendjen e tyre tė ngushtė. Ndoshta jo pėr fajin e tyre, por tė atyre qė e dijnė tė vėrtetėn dhe nuk e thonė nė terma tė sakta.

1 maji i vitit 1776 ishte nė fakt njė datė kur u dha sinjali pėr fillimin e njė epoke tė ndryshimeve tė dhunshme nė botė, tė cilat nisėn fill pas kėsaj date me Revolucionin Amerikan, pėr tė vazhduar me Revolucionin Francez dhe mė pas me lėvizjet komuniste.

Nuk ėshtė e rastit qė pikėrisht 1 maji, dita e krijimit tė Iluminati u zgjodh pėr tė shkaktuar incidentin nė Chicago, nė 1886, kur njė grevė e punėtorėve u pėrgjak nga njė bombė e vendosur nga anarkistėt. Pas kėsaj kjo ditė u bė zyrtarisht dita ndėrkombėtare e punėtorėve nga e majta radikale ndėrkombėtare, duke u nderuar veēanėrisht nga komunistėt.

Kėtu kishte njė paradoks se komunistėt gjithherė i patėn deklaruar anarkistėt si armiqtė e tyre, si aventurierė tė marrė. Prandaj, a mos ndoshta me kėtė nderohej dita e krijimit tė Shoqėrisė Iluminati, tė Vėllait Spartak, siē e quante veten Adam Weishaupt?

Pra nderohej 1 maji 1776 qė shihej si dita e fillimit tė kryengritjes globale tė “skllevėrve”.

1 maji 1776 nuk qe nė fakt dita e kryengritjes globale pėr liri, por dita kur njė konspiracion global filloi tė veprojė duke bėrė njė lėvizje mashtruese dhe kamufluese me shoqatėn Iluminati, e cila nė fakt ishte njė kuti e mistershme, por bosh.

Kastriot Myftaraj
avatar
Jon

1233

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Iluminati - midis misterit dhe trillimit

Mesazh  yasmin prej 09.01.11 0:15

Nuk eshte vetem Iluminati midis "misterit dhe trillimit". Midis misterit dhe trillimit sot eshte cdo fe,cdo sekt,cdo shoqate,cdo organizate......dhe ne fund cdo njeri!

"Cdo njeri ashtu si hena,ka nje pjese te pasme qe nuk e tregon asnjehere" (M.Tuein)
Nese nje nga ne,qofte edhe ne kete forum,nuk ka mistere te tijat,ose nuk ka trilluar qofte edhe nje here te vetme ne jete,edhe per gjene me te vogel: "le te hedhe 'gurin' i pari !!!!
avatar
yasmin

260

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Iluminati - midis misterit dhe trillimit

Mesazh  Xhulia123 prej 13.01.11 13:04

yasmin, te lutem do te te kerkoja te beje kete krahasim:

'Cfare do te thote illuminati?'

dhe

'Cfare do te thote VERTET illuminati?'

illuminati, e dime te gjithe se ka lidhje me fjalen drite ne shqip, por mendojeni pak... kjo "drite" mund te jete nje drite e rreme, qe ne vend qe, ashtu sic citove shprehjen e Hygose, "te ndricoje", mund t'a kredhe ne terr boten me shume nga c'ka bere tani. une sinqerisht nuk shpjegoj dot as faktin perse u krijua kjo shoqeri sekrete.

avatar
Xhulia123

26

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Iluminati "Fisnikeria e zeze"

Mesazh  john abraham prej 11.09.11 10:30

avatar
john abraham

265

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Iluminati - midis misterit dhe trillimit

Mesazh  Lapsi prej 11.09.11 23:12

po ne shqiperi ka illuminati . Po qeviritaret tone jane te perfshire
avatar
Lapsi

135

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Iluminati - midis misterit dhe trillimit

Mesazh  maqomaqo3 prej 12.09.11 1:56

shume shkrim i bukur dhe interesant ,kastriot myftaraj eshte i preferuari im ,nga te paktet njerez te zgjuar dhe te ditur ne shqiperi . sot interneti dhe forumi islame bucasin per illuminatin ,e shajne ate sikur te ishte hitleri apo nje shoqate vrasese ,ku kryen krime cdo dite .ata e quajne satanike por asnjehere nuk sqarojne si duhet se cfare eshte kjo shoqate dhe cila eshte zanafilla e saj .une jam me kastriot myftaraj qe emri i saj ka bere shume zhurme por veprimet dhe qellimet e saj jane dhe behen nga njerez (te padukshem). mendoj se illuminati ska asgje per te patur frike . frike duhet ta kene udheheqesit e medhenj te shteteve te medha .
avatar
maqomaqo3

204

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Iluminati - midis misterit dhe trillimit

Mesazh  maqomaqo3 prej 12.09.11 1:58

lapsi shkruajti:po ne shqiperi ka illuminati . Po qeviritaret tone jane te perfshire
hahahaah ne shqiperi edhe masont e thjeshte jane t epakte e jo te kete njerez qe te jene pjese e illuminatit
avatar
maqomaqo3

204

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Iluminati - midis misterit dhe trillimit

Mesazh  maqomaqo3 prej 12.09.11 2:22

Xhulia123 shkruajti:yasmin, te lutem do te te kerkoja te beje kete krahasim:

'Cfare do te thote illuminati?'

dhe

'Cfare do te thote VERTET illuminati?'

illuminati, e dime te gjithe se ka lidhje me fjalen drite ne shqip, por mendojeni pak... kjo "drite" mund te jete nje drite e rreme, qe ne vend qe, ashtu sic citove shprehjen e Hygose, "te ndricoje", mund t'a kredhe ne terr boten me shume nga c'ka bere tani. une sinqerisht nuk shpjegoj dot as faktin perse u krijua kjo shoqeri sekrete.

une mendoj se njeriu eshte natyre qe gjithmone kerkon te zbuloje te verteten ,ta preke dhe ta shikoje ate ,dhe keta njerez filluan te mendojne dhe njekohesisht te kerkojne gjera qe njerezit e tjere ne ate kohe as ju shkonte mendja .

sot ata dine gjera te tjera qe ne as nuk na shkon mendja ,ne meremi me ato qe ata kane menduar para 200 vjetesh . ata jane nje grup njerezish te ndritur dhe te ditur ,se bashku jane me te forte, ata bashkojne dijet e tyre ne nje dhe e quajne kete dije illuminat. ndoshta kerkojne pushtetin e plotfuqishem ,kerkojne pavdeksine ,kerkojne te mbinatyrshmen ,kerkojne zotin .

nuk e di nese ne keto momente e kane zbuluar eliksirin e jetes apo jo por mendoj se njerezit e pare qe do e provojne do jene ata qe bejne pjese ne kete sekt .sic dihet ata kane parane dhe kjo sot eshte gjeja me e rendesishme . ata ,ate para qe kane e qarkullojne ne menyre te ligjshme ,dhe vete jane njerez me shkolle ,njerez qe kerkojne mistere dhe te verteta qe syri jone nuk i sheh dhe mendja jone nuk i njeh ,keshtu nqs ti di dicka dhe te tjeret nuk e dine ndihesh superjor ,nqs ti ke dicka qe te tjeret se kane prape ndjehesh superjor .

shume veta mendojne se ata jane njerez te djallit por ketu gabohen . nqs ka nje djall ka dhe nje zot ,e kush do ishte ai budalla qe do ndiqte djallin kur e di qe atje lart ka nje zot .illuminati besojne ne zot ose nuk besojne fare ,ska besim tek djalli dhe kjo ide qesharake perjashtohet automatikisht .

por mendoj se illuminati beson tek jezu krishti ,sepse ka mjaft prova ne mbare boten qe verteton kete ,edhe arka e beselidhjes ka fuqi te mbinatyrshme , heshta qe i ngulen jezu krishtit dhe shume sende te tjera .keto jane ato qe njohim ne por sa gjera te tjera ekzistojne dhe ne as qe i njohim
avatar
maqomaqo3

204

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Iluminati - midis misterit dhe trillimit

Mesazh  rebelisistemit prej 12.09.11 10:11

avatar
rebelisistemit

Nėsė do tė bėsh armiq, nuk ėshtė e nevojshme qė tė shpallėsh vetėm luftė, mjafton ta thuash tė Vėrtetėn. (Martin Luter King)

164

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Iluminati - midis misterit dhe trillimit

Mesazh  Xhemajl prej 12.09.11 11:06

john abraham shkruajti:
John,e shikova te gjithe kete video,, dhe dua te te pyes nga i merrni keto informata??
avatar
Xhemajl

312

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Iluminati - midis misterit dhe trillimit

Mesazh  john abraham prej 12.09.11 19:08

Pershendetje Xhemajl!
Kjo video u reralizua ne baze te nje shkrimi qe u perkthye nga ana ime dhe u publikua per here te pare ne nje faqe ne "fb" me emrin "Bota e konspiracionit (komplotit) dhe misterit".

E bere video per ta publikuar ne youtube per arsyen se shume njerez parapelqejne nje video se sa nje shkrim.

avatar
john abraham

265

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Iluminati - midis misterit dhe trillimit

Mesazh  Xhemajl prej 12.09.11 20:14

Te kuptoj john, mirpo une te pyeta se nga i merrni informacionet per ate qe shkruani??
avatar
Xhemajl

312

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Iluminati - midis misterit dhe trillimit

Mesazh  john abraham prej 13.09.11 20:06

xhemajl shkruajti:Te kuptoj john, mirpo une te pyeta se nga i merrni informacionet per ate qe shkruani??

Nga autore te ndryshem, nga bashkimi i pjesve te ndryshme, etj.

Nese do te filloje te lexoje mbi politikat e jashtme te cdo shteti do te gjesh gjurme te Iluminati dhe te rendit te ri boteror.
E verteta eshte se ka me mijra burime; per te ditur mbi ata qe me te vertete po e fusin boten ne nje skllaveri te re.
Njafton te shohish historine e 11 shtatorit per te pare se me te vertete Iluminati po pergatit boten per luften e trete boterore...

avatar
john abraham

265

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Iluminati - midis misterit dhe trillimit

Mesazh  Xhemajl prej 13.09.11 20:26

Mirpo nga jeni i sigurt qe ai informacion qe merrni nuk eshte i KONSPIRANCUAR?
avatar
Xhemajl

312

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Iluminati - midis misterit dhe trillimit

Mesazh  john abraham prej 15.09.11 18:12

Cila nga ato te dhena qe te servira une ne ate material te duket "fallse" dhe te shohim mos ndoshta te sjellim ndonje fakt?.
Te pershendes!
avatar
john abraham

265

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Iluminati - midis misterit dhe trillimit

Mesazh  Xhemajl prej 15.09.11 20:28

john abraham shkruajti:Cila nga ato te dhena qe te servira une ne ate material te duket "fallse" dhe te shohim mos ndoshta te sjellim ndonje fakt?.
Te pershendes!
Nuk e di cila eshte fallco sepse nuk e di as cila eshte e vertet!!, mirpo e di qe Illuminati,Masonet, jane nje nder shoqerit me sekrete ne bote, dhe per ate aryse te pyta se ku i merrni informacionet, kur dihet se qfar sekrete mbajn Masonet, diku kam lexuar per masonet se i keqi po luan rolin e te mirit dhe i miri po luan rolin e te keqit, per arsye sepse eshte nje lufte ndermjet tyre,,

Te pershendes!!
avatar
Xhemajl

312

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Iluminati - midis misterit dhe trillimit

Mesazh  yasmin prej 15.09.11 21:16

Sa kanė pėrparuar njerėzit, demaskojnė superfuqi, njerėz tmerrėsisht tė zgjuar dhe tė fuqishėm, me ca video nė youtube !

Ēfarė gjenialiteti ! Ncncncnc, sa prapa qė qenkam unė...
avatar
yasmin

260

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Iluminati - midis misterit dhe trillimit

Mesazh  john abraham prej 15.09.11 21:44

yasmin shkruajti:Sa kanė pėrparuar njerėzit, demaskojnė superfuqi, njerėz tmerrėsisht tė zgjuar dhe tė fuqishėm, me ca video nė youtube !

Ēfarė gjenialiteti ! Ncncncnc, sa prapa qė qenkam unė...

Pershendetje Yasmin!
Ironizimi nga ana jote nuk eshte me vend, megjithate ju duhet ta dini se nuk demaskojne videot ne youtube, por ndoshta njerezit qe shkruajne dhe publikojne materiale te tilla e bejne.
Nese ne duhet te ndalojme "punen" tone atehere ajo superfuqi qe thua ti do te jete akoma me shume e tille.
Une perfitoj nga rasti ketu te pershendes dhe te pergezoj per punen e tij REBELISTIMETIT sepse ka bere nje pune me te vertete te mrekullueshme ne boten virtuale per tju treguar shqiptarve se ne te vertete 9/11 ishte nje sulm i brendeshem.
Jane njerezit e thjeshte qe nganjehere bejne pune te medha dhe ata qe hiqen si ter medhenj nuk bejne asgje vetem sa pajtohen me iluzionin, sepse kane frike se mos dikush i paragjykon apo i ironizon ashtu si bete ju ne kete rast e nderuar Yasmin.
Ne e bejme tonen dhe nuk kemi "frike" nga paragjykimet e te tjerve dhe kjo na ben njerez te lire.

Ishte nje kenaqesi qe te lexova serish,,, te pershendes!
avatar
john abraham

265

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Iluminati - midis misterit dhe trillimit

Mesazh  nert prej 15.09.11 22:07

Edhe une jam e te njejtit mendim se sulmi i 9/11 ishte nje sulm i brendshem dhe jo nga jashte sic e pershkruan mediat dhe 'te tjeret', ishte preteksti me i besueshem per te marre ne zoterim arin e zi, dhe per te lene emer ne histori
avatar
nert

119

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Iluminati - midis misterit dhe trillimit

Mesazh  Pirusti prej 16.09.11 9:47

vetėm dritshkurtrit pranojne te tilla gjėra, konspiracion ėshtė bota po e pranojmė, por tarrijme deri kėtu sa tė themi se njė ''nėnė tė vrasė fmijtė e saj'' kjo ėshtė fare e pabaze..
avatar
Pirusti

2

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Iluminati - midis misterit dhe trillimit

Mesazh  yasmin prej 16.09.11 16:32

john abraham shkruajti:
Pershendetje Yasmin!
Ironizimi nga ana jote nuk eshte me vend, megjithate ju duhet ta dini se nuk demaskojne videot ne youtube, por ndoshta njerezit qe shkruajne dhe publikojne materiale te tilla e bejne.
Nese ne duhet te ndalojme "punen" tone atehere ajo superfuqi qe thua ti do te jete akoma me shume e tille.
Une perfitoj nga rasti ketu te pershendes dhe te pergezoj per punen e tij REBELISTIMETIT sepse ka bere nje pune me te vertete te mrekullueshme ne boten virtuale per tju treguar shqiptarve se ne te vertete 9/11 ishte nje sulm i brendeshem.
Jane njerezit e thjeshte qe nganjehere bejne pune te medha dhe ata qe hiqen si ter medhenj nuk bejne asgje vetem sa pajtohen me iluzionin, sepse kane frike se mos dikush i paragjykon apo i ironizon ashtu si bete ju ne kete rast e nderuar Yasmin.
Ne e bejme tonen dhe nuk kemi "frike" nga paragjykimet e te tjerve dhe kjo na ben njerez te lire.

Ishte nje kenaqesi qe te lexova serish,,, te pershendes!

Pash zotin john abraham, mos fol kot. Edhe njė njeri me intelektin minimal do qeshte nga kjo gjė, mė fal pėr sinqeritetin... "Ka bėrė punė tė mrekullueshme" - thua se "i kemi demaskuar, dhe po nuk i demaskuam ata do bėhen edhe mė tė fortė". Po me ēfarė do i demaskosh, me shkrime pėrrallore dhe video youtube nė internet ?!

Po mirė, e ke pyetur veten se kush janė gjigandėt e internetit, se kush e shpiku ?! Pėrgjigjen e di ti, por ja qė shpikjet e tyre pėrdor gjithė ditėn, dhe dashkeni me i demasku me internet, apo me video ?!
Gallata e ditės.

Ti ke lexuar vetėm libra fetarė apo best sellera me shoqėri sekrete, por a e ke lexuar librat e tyre ?! Jo, nuk i ke lexuar...E sheh pra se me ēfarė e ke tė mbushur mendjen ti, veē me pėrralla, prandaj edhe nuk pėrton tė merresh me to.
Kap e lexo njėherė edhe librat e tyre, (janė nė anglisht mė duhet ta theksoj, nuk bėhet fjalė t'i gjesh si nė treg pazaresh) lexo ēfarė niveli i lartė Dije dhe Urtėsie ke aty, nėse arrin tė kuptosh gjė, pastaj po gjete kohė merru me kėto pėrralla, qė mė vjen shumė keq pėr ty, se si po e harxhon kohėn kot...

Zgjohu u njeri, se je duke u pėrkeqėsuar ēdo ditė, t'i kanė bėrė trurit lavazh, e mė vjen keq pėr ty, se mund tė ishe shumė lart tani, nėse nuk do ishe doktrinuar nė kėtė mėnyrė kaq tė mjerė...

Sa keq mė vjen, sinqerisht...

Pėrshėndetje, edhe nga ana ime.
avatar
yasmin

260

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Iluminati - midis misterit dhe trillimit

Mesazh  Xhemajl prej 16.09.11 18:56

yasmin shkruajti:

Yasmin, mund tme tregosh se cilet jane librat e shkruar nga Masonet, sepse jam shum kurioz ti lexoj?
avatar
Xhemajl

312

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Iluminati - midis misterit dhe trillimit

Mesazh  yasmin prej 16.09.11 20:54

Xhemajl, njė kėshillė miqėsore nga ana ime : ruaje kuriozitetin pėr mėsimet bazė tė shkollimit tėnd, sepse ajo ka rėndėsi. Do gjesh kohė edhe pėr libra masonėsh, gjss nėse je kaq i interesuar ke sa tė duash nė ebay books.
Gjithė tė mirat. Miqėsisht !
avatar
yasmin

260

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Iluminati - midis misterit dhe trillimit

Mesazh  john abraham prej 16.09.11 21:44

yasmin shkruajti:
Pash zotin john abraham, mos fol kot. Edhe njė njeri me intelektin minimal do qeshte nga kjo gjė, mė fal pėr sinqeritetin... "Ka bėrė punė tė mrekullueshme" - thua se "i kemi demaskuar, dhe po nuk i demaskuam ata do bėhen edhe mė tė fortė". Po me ēfarė do i demaskosh, me shkrime pėrrallore dhe video youtube nė internet ?!

Pasha Zotin Yasmin une e di qe nuk po flas kot; por meqenese e thoni ju, ok!
Normal qe njerezit me intelektin me te vogel do te qeshnin me kete, dhe nuk ke pse kerkon falje, sepse kjo eshte nje e vertete absolute, sepse dihet sheshit indoktrinimi qe eshte bere nga ana e tyre (BIJVE TE NEPERKAVE, MASONVE) popullsise se thjeshte.
Megjithate askush nuk tha se masonet jane te demaskuar, por ama nga ana tjeter dikush mundohet ta informoje masen ne nje fare menyre.

yasmin shkruajti:
Po mirė, e ke pyetur veten se kush janė gjigandėt e internetit, se kush e shpiku ?! Pėrgjigjen e di ti, por ja qė shpikjet e tyre pėrdor gjithė ditėn, dhe dashkeni me i demasku me internet, apo me video ?!
Po keni plotesisht te drejte interneti eshte i tyre dhe c'do lloj forme media, por ama interneti ngelet paksa me i lire nga mediat e tjera, ku bijte e neperkave kane kontrool total.
Me thoni e nderuar Yasmin; si eshte e mundur qe sot jane ngritur nje mori pyetjesh per 9/11 qe nuk perputhen dhe nuk gjejne nje pergjigje nga versioni zyrtar i shtetit amerikan mbi faktet e ngjarjes ne fjale?
Ah, po kujt i behet vone? -mund te mendoni ju, por ama mos harroni se nuk kishte asnje lloj faji populli i thjeshte qe humbi jeten ne ate sulm, as nuk kishte faj populli irakian as ai afgan.

yasmin shkruajti:
Zgjohu u njeri, se je duke u pėrkeqėsuar ēdo ditė, t'i kanė bėrė trurit lavazh, e mė vjen keq pėr ty, se mund tė ishe shumė lart tani, nėse nuk do ishe doktrinuar nė kėtė mėnyrė kaq tė mjerė...

Sa keq mė vjen, sinqerisht...

Pėrshėndetje, edhe nga ana ime.

Me duhet te pajtohem me ty ne nje pike kur thua se do te isha shume lart ne syte e disave, nese do te kisha qendruar ne errsirren e servirur nga elita e erret e botes, madje mund te them se njeri nga te afermit e mi me ka quajtur i prapambetur vetem se kam thene se 9/11 ishte nje "pune e brendeshme".
Por ne fakt mua nuk me intereson se ne syte e disave perkeqesohem perdite, por me intereson se me aq fuqi sa kam une te mundohem te kuptoj te verteten.

Lavazh truri?
Nga kush me qenka bere lavazh truri?
E kam degjuar shpesh kete fraze qe mua me eshte bere lavazh truri nga dikush,: si mund te gjykosh kur nuk njeh njeriun?
Librat qe lexoj une nuk jane vetem fetare e nderuar, por ke te zhanerve te ndryshem.. prandaj kini kujdes ju lutem!

Megjithate te mos te te vije keq! Mir u lexofshim!
avatar
john abraham

265

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Iluminati - midis misterit dhe trillimit

Mesazh  maqomaqo3 prej 17.09.11 0:07

xjon abraham mos u mer me fallsifikime ,se ate faqen ne fb e ka ai rebeliantikirshterim se dine te gjithe dhe ndryshoja emrin mos beni hipokritin verjani fiks sic duhet ta kete bota islame
avatar
maqomaqo3

204

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Iluminati - midis misterit dhe trillimit

Mesazh  john abraham prej 17.09.11 19:36

maqomaqo3 shkruajti:xjon abraham mos u mer me fallsifikime ,se ate faqen ne fb e ka ai rebeliantikirshterim se dine te gjithe dhe ndryshoja emrin mos beni hipokritin verjani fiks sic duhet ta kete bota islame
Me fal i nderuar por nuk e kuptoiva mire se c'fare deshironi te thoni; nese eshte e mundur te ma beni me te qarte. Faleminderit!
avatar
john abraham

265

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Iluminati - midis misterit dhe trillimit

Mesazh  maqomaqo3 prej 18.09.11 1:57

john abraham shkruajti:
Me fal i nderuar por nuk e kuptoiva mire se c'fare deshironi te thoni; nese eshte e mundur te ma beni me te qarte. Faleminderit!
john ,ate faqen ne fb *bota e konspiracjonit * eshte thjesht nje celule terroriste ,dhe emri i saj ne fakt duhet te jete (bota islame ,rofte bin laden )sepse pervec urrejtjes ndaj krishterimit dhe mbeshtetjes qe i ben terroristave dhe ekstremistave islamike atje ska asnje gje qe te quhet konspiracjon ,atje ka vetem dokra anti krishterim ,anti-illuminati dhe mbeshtetja qe i beni alkaedes dhe terrorizmit .atje me 100% eshte administrator ai rota rebeliantikrishterimit ,ndoshta je edhe ti zv admin . kte desha te thoja ,qe mos sill artikuj fallsifikues se te vertetes nga nje ekstremist islamik
avatar
maqomaqo3

204

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Iluminati - midis misterit dhe trillimit

Mesazh  john abraham prej 18.09.11 19:21

maqomaqo3 shkruajti:

Nje celule terroriste? Nga arrite ne kete konkluzion?
Une ka pak kohe qe nuk jam aktiv ne fb, por kur isha nuk kam pare faqe me te drejte; e them kete sepse ne asnje postim te saj nuk eshte marre me mesimet e fese, por vetem me te planet djallzore te "elites se zeze"...!
Pastaj nese jeni kaq i sigurte duhet te keni prova qe ajo faqe eshte nje celule terroriste; pra na sillni vetem nje artikull nga ajo faqe qe pohon kete gje.

Ah, me gjej qofte edhe nje link ku tregon urrejtje kundra krishterimit, sepse e keni te lehte te flisni ne ajer, ndersa faktet i sjellin gjithmone pala tjeter./

Jo une nuk jam admin i asnje faqe ne fb, dhe ashtu si thashe edhe mesiper nukj jam aktiv fare per momentin.
Rebelistemit po ben nje pune te mrekullueshme, pak rendesi ka se kush e kupton.
Ju flisni shume, por kurre nuk sillni nje argument, prandaj eshte mire per ju te mos paragjykoni dhe duke e ditur se ju jeni i krishtere ky eshte nje urdherim biblik.
avatar
john abraham

265

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Iluminati - midis misterit dhe trillimit

Mesazh  maqomaqo3 prej 19.09.11 0:52

hahhahah ju ekstremistet dhe besimtaret islamike vetem shkruani pa pushim , interneti po renkon i gjori nga shkrimet tuaja ,po beni njecik pushim se u lodhet o te gjore ,edhe me e keqja eshte se shkrimet tuaja pa asnje argument nuk i lexon askush ,jane teper te varfera dhe kjo duket nga mungesa e komenteve .ata thjesht anashkalohen ,ajo faqe eshte celule islamike dhe ti nqs gjen ne ate faqe qofte nje shkrim qe nuk eshte anti-krishterim dhe anti-mason une te jap te drejte ty . mja se lat nam o njeri ,mja se plasi edhe fb nga ju ,dhe nga budalleqet tuaja pa pike argumenti dhe pa asnje fakt dhe prove konkrete .te keshilloj mos perzjehesh me rebelin antikrishterim se do te rekrutoje edhe ty ne celule pa e marre vesh ,dhe do degjojme ndonje dite ne lajme : sulm kamikaz ne kishen e Shen Gjonit ,kamikazi u identifikua me emrin John abraham
avatar
maqomaqo3

204

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Iluminati - midis misterit dhe trillimit

Mesazh  rebelisistemit prej 19.09.11 9:45

maqomaqo3 shkruajti:
john ,ate faqen ne fb *bota e konspiracjonit * eshte thjesht nje celule terroriste ,dhe emri i saj ne fakt duhet te jete (bota islame ,rofte bin laden )sepse pervec urrejtjes ndaj krishterimit dhe mbeshtetjes qe i ben terroristave dhe ekstremistave islamike atje ska asnje gje qe te quhet konspiracjon ,atje ka vetem dokra anti krishterim ,anti-illuminati dhe mbeshtetja qe i beni alkaedes dhe terrorizmit .atje me 100% eshte administrator ai rota rebeliantikrishterimit ,ndoshta je edhe ti zv admin . kte desha te thoja ,qe mos sill artikuj fallsifikues se te vertetes nga nje ekstremist islamik

Ore t.... sa her te kam then qe te mos me permendesh me personin tip ! I vetmi ekstremist ne kete forum je ti ,qe perpiqesh tjau imponosh besimin tend te tjereve !Ti je prototip i kryqezatoreve qe ju fusin shpaten kujdo qe mendon kunder.
Po ske faj ti,fajin e kan adminet qe len lecuar nje si puna juaj,ketu ne forum!
avatar
rebelisistemit

Nėsė do tė bėsh armiq, nuk ėshtė e nevojshme qė tė shpallėsh vetėm luftė, mjafton ta thuash tė Vėrtetėn. (Martin Luter King)

164

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi