Alarm,... planeti Tokė po vdes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Alarm,... planeti Tokė po vdes

Mesazh  Estilen prej 23.10.10 9:34





Alarm...planeti Tokė po vdes





Historia e jetės jo njerėzore nė planetin Tokė gjatė dekadave tė fundit, teksa gjenden gjithnjė e mė pak vende tė gjelbėra, mund tė pėrmblidhet mė sė miri me njė fjalė tė vetme: humbje

Teksa nė tokė gjenden gjithnjė e mė pak vende tė gjelbėra dhe tė mirėmbajtura, duke pėrfshirė kėtu edhe kėrcėnimin e madh tė kafshėve nė zhdukje si pėr shembull pelikani kaf, falė "Aktit tė Specieve nė Rrezik" qė nė vend tė ishte revolucionare ėshtė bėrė mė tepėr e qetė, biodiversiteti nė shkallė planetare ėshtė duke ecur gjithnjė me hapa mbrapa me zhdukjet e kafshėve gjithnjė nė rritje dhe me habitate tė shkatėrruara.

Speciet e ndryshme si tigri (vetėm 3.500 prej tyre jetojnė nė natyrėn e egėr nė ditėt e sotme) e deri tek bretkosat e vogla mund tė zhduken pėrgjithmonė nėse nuk bėhet diēka pėr t'i ndihmuar menjėherė dhe nėse vazhdojnė tė ecin me hapa mbrapa.

Me njė sens disi tė hidhur dhe ironik, Kombet e Bashkuara deklaruan qė nė vitin 2002 se viti 2010 do tė ishte Viti Ndėrkombėtar i Biodiversitetit dhe tė gjitha kombet ranė dakord qė tė "arrinin njė reduktim tė ndjeshėm tė humbjeve tė deritanishme tė biodiversitetit nė nivel global, rajonal dhe kombėtar", si pjesė e Konventės mbi Biodiversitetin Biologjik (CBD) tė Kombeve tė Bashkuara.

Por, mesa duket, provat tregojnė se bota ka dėshtuar nė qėllimin e saj pėr tė reduktuar humbjen gjithnjė e mė tė madhe tė biodiversitetit dhe nga ēdo kėndvėshtrim i mundshėm qė tė mund tė analizohet gjendja aktuale e natyrės tonė dhe banorėve tė saj jo njerėzorė, duket qartė se gjėrat po shkojnė gjithnjė e mė keq dhe situata po fillon tė marrė njė rrugė shkatėrrimtare tė pandalshme. Pamja e biodiversitetit nė shkallė planetare ėshtė me tė vėrtetė depresive.

Me atė sfondin e gėzueshėm, pėrfaqėsuesit nga 200 vende u mblodhėn nė qytetin japonez, Nagoya (vendi ku ndodhet edhe kompania e madhe e makinave "Toyota", si pėr ironi) pėr samitin e 10 tė CBD ku kishin pėr qėllim qė tė vendosnin qėllime tė reja ambicoze pėr tė reduktuar humbjet tragjike tė specieve dhe pėr tė ngadalėsuar shkatėrrimin e pandalshėm tė habitateve.

Tė paktėn u vu re se sa kritike ishte sfida e biodiversitetit nė ditėt e sotme, ashtu siē bėri tė ditur edhe ministri japonez i Mjedisit, Ryo Matsumoto nė fjalimin e tij tė hapjes:

"E gjithė jeta nė planetin tonė Tokė ekziston falė benefitit nga biodiversiteti nė formėn e njė toke pjellore, uji tė pastėr dhe ajri tė pandotur. Tashmė kemi arritur nė njė pikė kritike tė jetės sonė nė Tokė.

Fatkeqėsisht jemi shumė afėr kapėrcimit tė kufirit kur humbjet e biodiversitetit tė bėhen tė pandalshme dhe tė pakthyeshme dhe kėtė kufi mund ta kapėrcejmė gjatė dhjetė viteve tė ardhshme nėse nuk angazhohemi dhe tė marrim masa tė menjėhershme dhe aktive pėr tė ruajtur biodiversitetin aq tė ēmuar".

Ahmed Djoghlaf, sekretari ekzekutiv i CBD-sė, foli me tone akoma mė tė ashpra duke u kujtuar diplomatėve prezentė se kishte filluar numėrimi mbrapsht dhe se koha e tyre po mbaronte:

"Le tė bėhemi aq kurajozė sa tė shikojmė nė sy fėmijėt tanė dhe tė pranojmė se kemi dėshtuar, individualisht dhe kolektivisht pėr tė pėrmbushur premtimin e bėrė nė Johannesburg nga 110 krerėt e shteteve pėr tė reduktuar ndjeshėm normėn e lartė tė humbjeve tė biodiversitetit deri nė vitin 2010.

Le tė shikojmė nė sytė e fėmijėve tanė dhe tė pranojmė se po vazhdojmė ende tė humbim biodiversitet nė njė normė tashmė tė paparashikueshme dhe se kemi vėnė garanci pėr kėtė tė ardhmen e tyre".

Gjithsesi, pėrtej fjalimeve me fjalė tė bukura dhe prekėse, ēfarė do tė dalė nė dritė nga samiti i Nagoya-s, i cili do tė vazhdojė deri mė datė 29 tetor?

Me shumė mundėsi do tė bėhet njė marrėveshje e re, njė protokoll i ri, duke nėnvijėzuar disa strategji tė ndryshme globale mbi ruajtjen dhe shpėtimin e menjėhershėm tė biodiversitetit dhe qėllime tė reja, ose qėllime tė vjetra tė rinovuara rreth ngadalėsimit tė normės sė zhdukjes sė specieve.

Nuk do tė jetė aspak e vėshtirė pėr tė gjitha qeveritė prezente nė samit qė tė bien dakord me qėllimet e pėrgjithshme pėr reduktimin e humbjes sė biodiversitetit (e kush do tė ishte kundėr shpėtimit tė pandave?), por negociatat do tė jenė mė tė ndėrlikuara rreth pyetjes se kush do tė paguajė nė fakt pėr njė planet me biodiversitet mė tė madh?

Tė njėjtėn situatė pak a shumė e pėrjetuam nė negociata ndėrkombėtare pėr ndryshimin e klimės. Njėlloj si atėherė, ndarja kryesore qėndron ndėrmjet vendeve tė zhvilluara dhe atyre nė zhvillim dhe duhet thėnė se asnjėra nga palėt nuk duket shumė e gatshme pėr tė shkundur xhepat.

Realiteti i hidhur ėshtė se pjesa mė e madhe e biodiversitetit tė botės, speciet mė fantastike dhe pyjet mė tė bukur tė planetit, gjenden nė cepat mė tė varfra, mė tė pazhvilluara dhe mė tė harruara tė Tokės.

Kjo pėr shkak se vendet e varfėra kanė qenė gjithmonė tepėr tė varfėra pėr tė zhvilluar zonat pėrreth tyre siē kanė bėrė shtetet mė tė pasura. Njė herė e njė kohė ka patur njė ishull jashtėzakonisht tė bukur dhe tė pazhvilluar nė bregun lindor tė Shteteve tė Bashkuara, me tokė pjellore dhe pyje tė dendura.

Ky vend quhet Mannahatan. Mannahatani ėshtė shumė mė ndryshe nė ditėt e sotme dhe falė investimeve tė panumėrta nė tė. Si pasojė, provincialėt e varfėr, veēanėrisht ato tė vendeve tropikale, janė drejtpėrsėdrejti pėrgjegjės pėr jetėn e shėndeshme tė botės sė egėr, pėr speciet e rralla tė gjallesave dhe habitatet e tyre ashtu nė njė mėnyrė qė nuk mund tė jenė vendet e pasura.

Nė kėtė mėnyrė, kjo i bėn vendet e varfra direkt tė rrezikuar nga zhdukja e specieve ose nga shpyllėzimi, gjė qė shpesh rezulton me migrim drejt zonave urbane.

Por, nga ana tjetėr, varfėria ėshtė shkaku kryesor qė shpesh detyron fshatarėt e varfėr qė tė djegin pyjet dhe tė spastrojnė zonat pėr agrokulturė ose qė tė gjuajnė speciet nė rrezik pėr t'i shitur pėr mish.

Konservimi dhe zhvillimi duhet tė shkojė dorė pas dore

Ky nuk ka qenė gjithmonė motoja e lėvizjes sė konservimit, ashtu siē shkruan edhe Rebecca Tuhus-Dubrow nė "Slate", projektet e mėparshme ndonjėherė shpėrngulnin banorėt njerėzorė nga njė zonė e rezervuar apo nga njė park qė duhej ruajtur duke privilegjuar kėshtu natyrėn mbi njeriun.

Por, kjo bindje ka ndryshuar gjatė dekadave tė fundit, madje tashmė grupet ambientaliste si Konservimi Ndėrkombėtar ose Ruajtja e Natyrės, harxhojnė pothuajse tė njėjtėn kohė me zhvillimin dhe mbrojtjen e natyrės nė tė njėjtėn kohė. "Shpėto njerėzit, shpėto natyrėn dhe jetėn e egėr" - kjo ėshtė motoja e re.

Pėrbėrėsi qė mungon dhe qė nė tė njėjtėn kohė ėshtė mė kryesori ėshtė pikėrisht paraja. Kjo do tė jetė gjithashtu edhe pika mė e nxehtė e debatit gjatė gjithė samitit nė Nagoya.

Ashtu siē ėshtė bėrė ēėshtje kritike ndryshimi i klimės nė axhendėn ndėrkombėtare, fondet pėr biodiversitetin janė tashmė njė problem. 33 kombet anėtare tė Organizatės pėr Bashkėpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) kanė dhuruar 8.5 bilionė dollarė pėr projektet pėr zbutjen e ndryshimit tė klimės nė vitin 2008, por vetėm 3 bilionė dollarė pėr biodiversitetin ēdo vit.

Njė mėnyrė efektive pėr ta zgjidhur kėtė problem do tė mund tė ishte nėpėrmjet pagesės pėr shėrbimet e ekosistemit. Njė tokė me biodiversitet, pyje tė dendura, ujė tė pastėr dhe ajėr tė pandotur, tė gjitha kėto janė cilėsi thelbėsore pėr njė botė tė shėndetshme dhe janė jetėsore pėr ekonominė botėrore gjithashtu.

Ekonomia e Ekosistemeve dhe Biodiversitetit, njė studim i financuar nga Kombet e Bashkuara, ka vlerėsuar se degradimi dhe shkatėrrimi i natyrės i kushton botės 2 deri nė 5 trilionė dollarė ēdo vit dhe ndėrkohė kėtė humbje e ndiejnė dhe e vuajnė mė shumė vendet e varfėra.

Vendet e pasura nė kėtė mėnyrė duhet tė investojnė vendet e varfėra, por me biodiversitet tė pasur nė mėnyrė qė natyra tė zhvillohet dhe tė mos degradohet ēdo vit e mė shumė dhe duke i lejuar kėto vende tė varfėra qė t'i kthejnė burimet e tyre natyrore nė kapital pa patur nevojė qė tė djegin pyje, tė spastrojnė zona apo tė vrasin kafshė.

A do tė mund tė funksionojė kjo taktikė? Tė gjithė janė skeptikė. Eksperienca me negociatat pėr ndryshimin e klimės ka dėshmuar se kombet e botės janė tė jashtėzakonshėm pėr tė caktuar ideale tė larta dhe qėllime ambicioze, por jo edhe aq tė gatshėm kur vjen puna pėr tė pėrveshur mėngėt apo pėr tė shkundur xhepat.

Kjo nuk do tė thotė se nuk ekzistojnė zgjidhje alternative mė tė thjeshta, si pėr shembull marrėveshja e borxhit pėr natyrėn qė u shpall nė Costa Rica, por gjėja mė e sigurtė ėshtė se nuk pritet ndonjė ndryshim i madh nė situatėn aktuale apo nė tė ardhmen nga samiti i Japonisė.

Problemi ėshtė po aq i thjeshtė sa edhe i pazgjidhshėm. Tė paktėn deri tani, nuk ka asnjė rrugė tė ndriēuar qė tė mund tė ēojė drejt zhvillimit kombėtar qė nuk kalon nga zhvillimi natyror global.

Kjo ndoshta ka funksionuar deri tani pėr vendet e pasura, por shumė shpejt duket se ky planet do t'i tradhtojė edhe ata. Ēmimin e lartė pėr kėtė neglizhencė dhe pėr dėshtimet e vazhdueshme duket se do ta paguajė njerėzimi po aq sa edhe natyra.

KLARITA BAJRAKTARI

Estilen

919


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi