Diamanti i vdekjes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Diamanti i vdekjes

Mesazh  Admin prej 21.05.08 20:09

Diamanti i vdekjes



Diamanti Hope ose i quajtur ndryshe Diamanti i Vdekjes ruhet ne Institutin Smithsoniano ne Washington.

Thuhet se vezullimet e tij blu burojne nga nje zemer e ftohte si akulli.Duket si jo sulmues por, kjo bizhuteri e ftohte dhe e shkelqyeshme mbart me vete histori gjaku dhe pasioni dhe eshte quajtur fajtor i me shume se 20 vdekjeve per bukurine e tij te patundur.Gjate tre shekujve , mbreter dhe lypsa, hajdut dhe fisnik, kane humbur arsyen nga pamja e tij.

Sipas legjendes , per her te pare u be viktime nje prift hindu qe u tundua nga diamanti para rreth 500 vjetesh, pak me vone se diamantin ishte nxjerre nga lumi Kistnsi, ne veriperendim te Indise. Prifti guxoi ta vjedh nga balli i idhullit te tempullit ku ndodhej , por u zbulua dhe u torturua derisa vdiq.

Diamanti u shfaq ne Evrope ne 1642, ne duart e kontrabandistit francez Jean Baptiste Tafernier.Me shitjen e tij Taferner pati para te mjaftueshme per te blere nje titull fisnikerie dhe nje prone.Por i biri i tij u fut ne shume borxhe ne lojra sqe ai u detyrua te shes gjithe ē'kishte.I rrenuar u kthye ne Indi per te rifituar fatin dhe vdiq i sulmuar nga nje turm qensh te eger.

I GDHENDUR SERISH

Bizhuja u shfaq prape si prone e mbretit te Frances Luis XIV , qe urdheroi ta gdhendnin serish.Ne kete menyre u kthye ne nje gure prej 67,5 karat, ne vend te 112,5 qe kishte me pare.Nicolas Fouquet, funksionar i qeverise qe e mori borxh per te mare pjese ne nje feste zyrtare , u akuzua ne 1665 per shperdorim dhe u fut ne burg per reston e jetes .

Mbreti Luis XIV vdiq i semure dhe i abandonuar , ne kohen qe mbreteria e tij po shembej si pasoje e nje sere komplotesh ushtarake. Gjithashtu vdiqen ne rrethan tragjike, tre pjestare te tjere te familjes mbreterore qe kishin ndjere perkedheljet e diamantit.

Princesha e Lamballes,sapo ishte ndare nga diamanti u gjet e linēuar nga nje turme njerzish.Luisi XVI dhe gruaja e tij Maria Antonieta , qe e kishin trasheguar diamantin , vdiqen ne gijotin.

NE REVOLUCIONIN FRANCEZ

Ne 1972 ne turbulliren e Revolucionit Francez, diamanti u zhduk perseri :kete here per rreth 40 vjet, kohe ne te cilen u perhapen shume legjenda. Thuhej se nje argjendar francez , Jacques Celot, jetonte aq i mahnitur nga bukuria e tij saqe u ēmend dhe u vetvra.Princi rus Ivan Kanitoisski ja dhuroi te dashures se tij por, me pas e vrau dhe me vone u gjet i vrare dhe vete.

Gjithashtu thuhet se Katerina e Rusise kishte te vene diamantin para se te vdiste nga apoplegjia (damllaja) Diamanti u rizbulua prape kur nje argjendar hollandez e preu deri ne masen e tij aktuale 44,5 karat.Por i biri ja vodhi dhe e vrau te jatin.

Guri kaloi gjithe Evropen nga nje pale duar te gjakosura ne te tjera dhe harriti tek Henry Thomas Hope, bankier irlandes shume i pasur qe e bleu per vetem 30.000 libra dhe i vuri emrin e tij te cilin e ka dhe sot.Vete Hope vdiq i rrenuar.

DHURATE FATALE

Ne 1908 sulltani i Turqise Abdul Qamil e bleu diamantin per 400.000 $.Ja dhuroi gruas se tij te cilen me vone e vrau me thike.

Nje vit me vone humbi fronin. Diamanti arriti ne USA, ku Ned McLean , manjak tregetar, e bleu per 154.000 $.

Ne 40 vitet e me vonshme i biri i tij Vincent u shtup nga nje makine; McLean u rrenua totalisht dhe mbylli ditet e tij ne nje spital psikiatrik; e bija e tij vdiq ne 1946 nga nje semundje e ēuditshme dhe gruaja e tij u be manjake morfine .

Vetem argjendari Fiarry Winston, qe e bleu diamantin blu nga trashgimtaret e familjes McLean, shpetoi nga perndjekja e vdekjes. Ai ja dhuroi diamantin Institutit Smithsoniano ku gjendet dhe sot.

Admin

1162


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Diamanti i vdekjes

Mesazh  Neo prej 09.05.09 0:54

A kish mallkim diamanti blu?

Sipas legjendės, njė mallkim ra mbi diamantin e madh ngjyrė blu, qė u vodh nga njė statujė nė Indi - njė mallkim qė parashikonte fat tė keq dhe vdekje jo vetėm pėr zotėruesin, por edhe pėr tė gjithė ata qė e preknin.

Beson apo jo nė mallkimin, diamanti Hope ka intriguar njerėzit prej shekujsh. Cilėsia e tij e pėrsosur, madhėsia, si dhe ngjyra e rrallė e bėjnė unik dhe tė bukur. Shtoi kėsaj njė histori tė shumėllojshme qė pėrfshin zotėrimin e tij nga Mbreti Luigj XIV, grabitur gjatė Revolucionit Francez, shitur pėr para pėr bixhoz, mbajtur pėr tė mbledhur para pėr bamirėsi dhe mė nė fund dhuruar Institutit Smithsonian. Diamanti Hope ėshtė vėrtet unik.

A ka vėrtetė njė mallkim? Ku ka qenė diamanti Hope? Pėrse njė gur kaq i ēmuar iu dhurua Institutit Smithsonian?

Nga balli i njė objekti adhurimi

Thuhet se legjenda ka nisur me njė vjedhje. Shumė shekuj mė parė, njė burrė me emrin Tavernier shkoi pėr njė udhėtim nė Indi. Ndėrkohė qė ndodhej atje, ai grabiti njė diamant tė madh ngjyrė blu nga balli (ose syri) i njė statuje tė perėndeshės sė Hinduve, Sita. Sipas legjendės, pėr kėtė mėkat, Tavernieri u shqye nga qentė e egėr gjatė njė udhėtimi nė Rusi, pasi e kishte shitur diamantin. Ishte e para vdekje e tmerrshme qė i vishej mallkimit.

Sa ka tė vėrtetė nė gjithė kėtė? Nė vitin 1642, njė burrė me emrin Jean Baptiste Tavernier, njė argjendar francez qė udhėtonte shumė, vizitoi Indinė dhe bleu njė diamant ngjyrė blu 112 3/16 karatėsh. (Ky diamant ishte shumė mė i madh se sa madhėsia e sotme e diamantit Hope, pėr arsye se ky i fundit ėshtė zvogėluar tė paktėn dy herė gjatė tre shekujve tė fundit). Besohet se diamanti e ka prejardhjen nga miniera Kollur nė Golconda, Indi.

Tavernier vazhdoi tė udhėtojė dhe u rikthye nė Francė nė vitin 1668, 26 vjet pasi kishte blerė diamantin e madh ngjyrė blu. Mbreti i Francės, Luigji XIV, "Mbreti i Diellit" urdhėroi qė Tavernier tė vinte nė oborrin e tij. Nga Tavernieri, Luigji XIV bleu diamantin e madh, si dhe 44 diamantė tė tjerė tė mėdhenj, si dhe 1122 diamantė mė tė vegjėl. Tavernier mori njė titull fisnik dhe vdiq nė moshėn 84-vjeēare nė Rusi (nuk dihet se si ka vdekur).

Sipas Suzanė Petē, autore e "Misteri Blu: Historia e Diamantit Hope", forma e diamantit nuk ka gjasa qė tė ketė qenė ajo e njė syri ose e njė balli tė njė statuje. Nė vitin 1673, Mbreti Luigji XIV vendosi qė ta presė diamantin me qėllim qė tė rrisė shkėlqimin e tij. Guri i ri ishte 67 1/8 karatėsh dhe Luigji XIV i vuri zyrtarisht emrin "Diamanti Blu i Kurorės" dhe shpeshherė e mbante diamantin me njė shirit tė gjatė pėrreth qafės. Nė vitin 1749, stėrnipi i Luigjit XIV, Luigji XV u bė mbret dhe urdhėroi argjendarin e kurorės qė tė bėnte njė dekorim pėr Urdhėrim e Shtėllungės sė Florinjtė duke pėrdorur diamantin ngjyrė blu, si dhe Cote de Bretagne (njė gur i madh qė nė atė kohė mendohej tė ishte rubin).

I vjedhur!

Kur vdiq Luigji XV, nipi i tij, Luigji XVI u bė mbret me Mari Antuanetėn si mbretėreshė tė tij. Sipas legjendės, Mari Antuanetės dhe Luigjit XVI iu pre koka gjatė Revolucionit Francez pėr shkak tė mallkimit tė diamantit ngjyrė blu. Duke patur parasysh qė Mbreti Luigji XIV dhe Mbreti Luigji XV e kishin mbajtur diamantin blu shumė herė dhe nuk kanė hyrė nė legjendė si tė lėnduar prej mallkimit, ėshtė e vėshtirė tė thuash qė tė gjithė ata qė e zotėronin ose e preknin kėtė gur tė ēmuar pėsonin fat tė keq. Ndonėse ėshtė e vėrtetė se Luigjit XVI dhe Mari Antuanetės iu pre koka, duket se kjo kish shumė mė tepėr tė bėnte me ekstravagancėn e tyre dhe Revolucionin Francez se sa me mallkimin e diamantit. Plus, kėta dy mbretėrorė nuk ishin tė vetmit tė cilėt u ekzekutuan me prerje koke gjatė Mbretėrimit tė Terrorit.

Gjatė Revolucionit Francez, gurėt e ēmuar tė kurorės iu morėn ēiftit mbretėror pasi kėta u pėrpoqėn tė arratisen nga Franca nė vitin 1791. Gurėt u vendosėn nė Garde-Meuble, por aty nuk u ruajtėn ashtu si duhej. Qė nga 12 shtatori deri nė 16 shtator 1791, Garde-Meuble u grabit nė mėnyrė tė pėrsėritur pa asnjė njoftim nga zyrtarėt deri nė 17 shtator. Ndonėse pjesa mė e madhe e gurėve tė ēmuar tė kurorės mė vonė u gjetėn, kjo nuk ndodhi me diamantin ngjyrė blu.

Pėrse quhet "Hope"

Ka disa tė dhėna qė diamanti ngjyrė blu doli sėrish nė sipėrfaqe nė Londėr, nė vitin 1813 dhe ishte nė zotėrim tė njė argjendari me emrin Daniel Eliason deri nė 1823. Askush nuk ėshtė i sigurtė qė diamanti blu nė Londėr ishte i njėjti me atė qė u vodh nga Garde-Meuble, sepse ai nė Londėr kishte njė prerje tė ndryshme. Megjithatė, shumica e tė interesuarve mendojnė qė rrallėsia dhe pėrsosmėria e diamantit blu francez, si dhe diamanti blu qė u shfaq nė Londėr bėnė qė tė ketė shumė gjasa qė dikush tė ketė riprerė diamantin blu me shpresėn e fshehjes sė origjinės sė tij.

Diamanti blu qė doli sėrish nė sipėrfaqe nė Londėr u vlerėsua si 44 karatėsh.

Ka disa tė dhėna qė tregojnė se Mbreti Xhorxh IV i Anglisė e bleu diamantin blu nga Daniel Eliason dhe pas vdekjes sė Mbretit Xhorxh, diamanti u shit pėr tė shlyer borxhet.

Deri nė 1939 e ndoshta mė herėt, diamanti blu ishte nė zotėrim tė Henri Filip Hope, nga i cili ka marrė emrin diamanti Hope. Thuhet se familja Hope ka qenė njollosur me mallkimin e diamantit. Sipas legjendės, Hope-t, dikur tė pasur, falimentuan pėr shkak tė kėtij diamanti.

A ėshtė e vėrtetė? Henri Filip Hope ishte njė prej trashėgimtarėve tė kompanisė bankare Hope & Co, e cila u shit nė 1813. Henri Filip Hope u bė njė koleksionues i veprave tė artit dhe gurėve tė ēmuar dhe kėshtu ai bleu diamantin blu, qė shumė shpejt do tė merrte emrin e familjes sė tij.

Duke qenė se nuk ishte martuar asnjėherė, Hope ia la pronat e tij tre nipėrve kur vdiq nė vitin 1839. Diamanti Hope i shkoi mė tė madhit prej tyre, Henri Tomas Hope.

Henri Tomas Hope u martua dhe pati njė vajzė, e cila mė pas u martua dhe pati pesė fėmijė. Kur Henri vdiq nė vitin 1862, diamanti Hope qėndroi nė zotėrim tė vejushės sė tij. Por kur vdiq edhe kjo e fundit, ajo ia kaloi diamantin nipit tė saj, Lord Frensis Hope.

Pėr shkak tė bixhozit dhe shpenzimeve tė mėdha, Frensis Hope i kėrkoi gjykatės nė 1898, qė tė shiste pėr tė diamantin Hope, por kėrkesa e tij mori pėrgjigje negative.

Sa pėr mallkimin, tre breza tė Hope-ve mbetėn tė paprekur nga mallkimi dhe me shumė gjasa ka qenė bixhozi i Frensis Hope dhe jo mallkimi qė shkaktoi falimentimin.

Ishte Simon Frenkėl, njė argjendar amerikan qė e bleu diamantin Hope nė vitin `1901 dhe qė e solli atė nė SHBA. Diamanti ndėrroi duar disa herė gjatė viteve tė ardhshėm, duke pėrfunduar tek Pierre Cartier. Ky i fundit besonte se kish gjetur njė blerėse tek pasanikja Evalin Uolsh Meklin. Kjo e pa pėr herė tė parė diamantin Hope nė vitin 1910 teksa vizitonte Parisin bashkė me tė shoqin. Duke qenė se Meklin i kish thėnė mė herėt Pierre Cartierit se objektet qė konsideroheshin se sillnin fat tė keq pėr tė ishin fatsjellės, Cartier i shpjegoi asaj historinė negative tė diamantit Hope. Megjithatė, ajo nuk e bleu.

Pak muaj mė vonė, Pierre Cartier erdhi nė SHBA dhe i kėrkoi zonjės Meklin qė tė mbante diamantin Hope gatė fundjavės. Pasi i kish dhėnė njė formė tė re e shkėlqim tė ri, Cartier shpresonte se ajo do tė lodhej aq shumė me gurin e ēmuar gjatė fundjavės saqė do tė donte ta blinte. Kishte tė drejtė, sepse zonja e pasur e bleu diamantin blu. Suzanė Patch nė librin e saj ngre pyetjen se ndoshta ka qenė Pierre Cartieri qė krijoi legjendėn e mallkimit pėr shkak tė qėllimit tė tij pėr ta shitur. Sipas kėrkimit tė saj, legjenda dhe koncepti i njė mallkimi pėr diamantin nuk u shfaqėn deri nė shekullin XX.

Evalin Meklin e mbante gjatė tė gjithė kohės diamantin. Sipas njė historie, duhej njė punė e madhe bindėse nga doktori i saj pėr ta hequr varėsen edhe kur bėri njė operacion nė gushė. Ndonėse e mbajti gjatė tė gjithė kohės si njė fatsjellės, tė tjerė panė mallkimin edhe mbi tė. Djali i parė i Meklin, Vinson, vdiq nė njė aksident automobilistik kur ishte vetėm nėntė vjeē. Meklin vuajti njė tjetėr humbje tė madhe kur e bija kreu vetėvrasje nė moshėn 25-vjeēare. Veē gjithė kėtyre, bashkėshorti i Evalin u shpall i ēmendur dhe u mbyll nė njė ēmendinė deri kur vdiq nė vitin 1941.

E vėshtirė tė thuhet nėse kjo ishte pjesė e mallkimit, ndonėse duket pak si shumė pėr njė person tė vetėm. Ndonėse Evalin Meklin kish dashur qė stolia e saj t'i shkonte nipėrve kur kėta tė plakeshin, ajo u nxorr nė shitje nė 1949 me qėllim qė tė paguheshin borxhet qė ajo kish lėnė pas.

Diamanti blu u ble nga Herri Uinston, njė argjendar nga Nju Jorku. Uinston e ofroi diamantin nė raste tė shumtė nėpėr ballo me qėllim qė tė grumbullonte para pėr bamirėsi.

Ndonėse disa besojnė se Uinston dhuroi diamantin Hope qė tė hiqte qafe mallkimin, ai e dhuroi atė se kish besuar nė njė kohė tė gjatė nė krijimin e njė koleksioni kombėtar gurėsh tė ēmuar. Ai ia dhuroi diamantin Hope Institutit Smithsonian nė vitin 1958.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1442


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi