Te ndihesh mire!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Te ndihesh mire!

Mesazh  Fikrro prej 10.10.10 12:35

Qaj qė tė ndihesh mė mirė!

Qaj tė ndihesh mė mirė! Te qash te ben mire. Pervecse nje thenie mjaft popullore, tashme nje gje e tille eshte vertetuar edhe shkencerisht.

Sipas nje studimi te Universitetit te Floridas ne Tampa, te qash eshte po aq e nevojshme sa te besh seks per nje qenie humane. Te gjitha detajet e ketij studimi jane publikuar ne revisten shkencore “Current Directions in Psychological Science”.

Ne kerkim kane marre pjese 3 mije persona nga 30 vende te ndryshme. Ne perfundim te studimeve, 60-70 % e personave qe moren pjese deklaruan se pasi kishin qare, e ndien veten shume here me mire.

Njeriu: Drita dhe tė ndjehurit

Lėnda: Psikologji PsikologjiKur drita haset nė kohė tė gabuar te njerėzit, nė mbrėmje apo natėn, atėherė ora biollogjike ērregullohet, pasi ajo nuk e di mė nėse ėshtė ditė apo natė pas tė cilės tė akordohet. Sapo bėhet natė, hormoni melatoninė ia tregon kėtė qelizave tė trupit, qė kėto tė ndėrmarrin proceset e nevojshme. Kafshėt qė janė aktive gjatė natės aktivizohen ndėrsa qeniet qė janė aktive gjatė ditės, si ē’ėshtė njeriu pėrgjumen.

Melatonina nuk ėshtė hormon gjumi por krijon mjedisin qė e mundėson trurin tė flejė nė mėnyrė cilėsore. Por mjafton t'i nėnshtrohemi pėr 10 minuta njė drite tė zakonshme natėn, qė shpėrndarja e melatoninės nė trup tė pakėsohet. Para sė gjithash prodhimi i kėtij hormoni ndėrpritet menjėherė kur i nėnshtrohemi dritės sė bardhė tė ftohtė. Llambat me bardhėsi tė ftohtė tė heqin gjumin, pasi qė rrezatojnė mė tepėr dritė tė kaltėr.
Deri nė vitin 2002 mendohej se nė retinė kishte vetėm dy lloj receptorėsh shkopthi dhe dėrcikthi, por mė vonė u zbulua njė fotoreceptor i tretė, i cili mat vetėm shkėlqimin dhe kundėrvepron para sė gjithash ndaj rriskės sė kaltėr tė dritės. Ky fotoreceptor rrethditor pėrmban pigmentin e ndjeshėm ndaj dritės melanopsinė. Sapo ky regjistron dritė tė kaltėr, vė nė lėvizje njė ujėvarė hormonesh, gjė qė pengon shpėrndarjen e hormonit melatoninė. Receptorėt melanopsinė gjenden edhe tek organizmat mė tė thjeshtė dhe janė tė lidhura drejtpėrdrejt me trurin, duke i dhėnė taktin orės biollogjike.

Nė njė shkollė fillore tė Hamburgut ėshtė bėrė njė eksperiment i njė periudhe tė gjatė me ndryshimin e forcės dhe temperaturės sė dritės. Nė mėngjes pėr tė aktivizuar fėmijėt mėsuesja rregullon pėrmes sustash dritėn duke sjellė njė dritė me shkėlqim tė bardhė tė ftohtė prej 1000 Luks me njė temperaturė drite prej 12 000 Kelvin. Kur ka trazira ajo e zbeh dritėn nė 500 Luks me njė temperaturė drite prej 3 200 Kelvin. Nxėnėsit reagojnė ndaj ndryshimit tė dritės qė ēon nė uljen e zhurmės. Pėr t'u pėrqendruar nė detyra ajo zgjedh veēanėrisht njė dritė tė shkėlqyeshme 1 700 Luks me njė temperaturė drite prej 6 200 Kelvin, e cila ėshtė shumė pranė dritės sė ditės.

Drita me njė rriskė tė madhe nė tė kaltėr vepron nė mėnyrė aktivuese. Bazuar nė kėtė dije shkencore janė krijuar disa llamba tė reja LED nė format xhepi. Mjaftojnė 15 minuta nėn rrezatimin e kėsaj llambe qė tė tė largohet lodhja. Truri aktivizohet nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, po ashtu sikur pimė kafe.

BE ka vendosur para pak kohesh tė mos pėrdorė mė llambat klasike prej poēi, por pjesa mė e madhe e llambave energjikursuese qė do tė zėvendėsojnė tė parat e kanė pikėn kulminante tė rrezatimit nė spektėr tė kaltėr. Nuk janė bėrė hetime mbi pasojat e kėtyre nė mbrėmje.

Drita ėshtė njė ilaē i ndėrlikuar.

Nė tė ardhmen do tė merret parasysh mė tepėr ora biollogjike duke ia pėrshtatur temperaturėn e dritės, vaktit tė ditės. Njė ndėr projektet nė tė cilin po punohet pėr kėtė ėshtė PLACAR (Plasmalampen für circadiane Rhythmen) nė "Leibniz-Institut für Plasmaforschung und Technologie".

Njė pėrqafim, mė efikas se njė medikament

Njė pėrqafim, mė efikas se njė medikament Nė disa raste njė pėrqafim ėshtė shumė herė mė i vlefshėm se ēdo lloj ilaēi nė botė; tė qetėson, largon dhimbjet dhe tė bėn menjėherė tė ndihesh mirė.

Kėtė e thonė njė grup shkencėtarėsh suedezė nė njė studim tė prezantuar nė Liverpul, me rastin e “British Association’s Festival of Science”. Nga rezultatet e kėrkimit ka dalė nė pah se kur lėkura ngrohet nga njė tjetėr trup pėrmes njė pėrqafimi, dhimbjet zvogėlohen ndjeshėm.

Kėshtu shpjegohet pėr shembull se pėrse disa prindėr pėrkėdhelin nė mėnyrė instiktive fėmijėt, menjėherė pasi ata rrėzohen e vriten. Por, edhe njė dorė nė supe mund tė jetė ngushėlluese nė momente tė vėshtira. Kėrkuesit kanė zbuluar se fibrat nervorė qė janė me shumicė nė lėkurė, aktivizohen kur pėrkėdhelemi ose pėrqafohemi.

Praktikisht, nė momentin kur marrim njė pėrkėdhelje nė trurin tonė transmetohen informacione, qė provokojnė ndjenja pėlqimi nė gjithė trupin.

Aktivizimi i kėtyre fibrave tė kėnaqėsisė, quajtur ndryshe edhe “C-fibre”, bllokojnė rrugėn e atyre fibrave qė transmetojnė mesazhet e dhembjes.

Shkencėtari Francis McGlone, nga “Unilever” (njė kompani anglo-holandese, pronare e markave mė tė fuqishme pėr produktet e bukurisė) ka komentuar rezultatet e kėtij studimi.

Sipas McGlone, njė pėrqafim, ose pėrkėdhelje nė flokė luan njė rol shumė tė rėndėsishėm dhe tė bėn tė ndihesh menjėherė mė mirė.

A jeni tė lumtur?

A jeni tė lumtur? Fati apo lumturia ėshtė gjendja ku njeriu lirshėm mund tė punoj, tė rritet dhe zhvillohet lirshėm dhe me kualitet.

Te shumė njerėz ekzistojnė mendime tė gabuara dhe kontradiktore mbi atė se si mund tė arrijnė fatin dhe lumturinė nė jetė. Pėr shumė nga ata: "pasuria", "bukuria", "fuqia apo pozita" janė vendimtare qė mund tė bėjnė njeriun tė lumtur, gjė e cila fare nuk ėshtė e vėrtetė!

Gėzimi dhe pikėllimi, hareja dhe vuajtja, kėnaqėsia dhe dhimbja vazhdimisht janė tė pranishėm nė jetėn tonė, dhe ato vetėm ndėrrohen, zėvendėsohen pandėrprerė...

A mund tė fshehni gėzimin e madh. Po ashtu ėshtė shumė vėshtirė tė fshehet edhe pikėllimi dhe vuajtja. Sjelljet tona janė refleksione tė botės sonė tė brendshme. Tė gjithė njerėzit dėshirojnė mė tepėr fat, lumturi. Madje edhe ata qė janė tė lumtur kėrkojnė tė bėhen dyfish mė tepėr tė lumtur.

1. Punėsoni mendjen tuaj

Njerėzit fatlum kanė mendje kreative dhe aktive

2. Mendoni si optimist

Gjithė njerėzit fatlum janė optimist. Optimizmi mund tė kultivohet. Pesimisti vazhdimisht ankohet pėrderisa optimizmi pėrqendrohet nė zgjidhje tė problemit.

3. Qeshuni!

Tė qeshesh ke mundėsi nė ēdo kohė dhe nė ēdo vend. Emocionet paraqesin pėrzierjen e ndjenjave tė brendshme dhe pėrgjigjen fizike nė ato ndjenja. Pra nėse qesheni, truri automatikisht reagon dhe atė informatė e bartė nė krejt organizmin tuaj.

4. Paramendoni (Imagjinoni)

Imagjinata ėshtė njė nga mėnyrat e mira pėr ta mashtruar trurin. Ndiheni shumė mė tė lumtur nėse ju kaplojnė mendimet pozitive ngase ritet niveli i serotoninės.

5. Detoksikoni mendimet negative

Pėrpiquni qė ēdo mendim negativ ta shndėrroni nė atė pozitiv. Mendimet negative e helmojnė organizmin dhe shkaktojnė ndryshime nė tru. Si pėrgjigje pėr kėto helmime vje gjendja e apatisė, depresionit, disponimi i keq si dhe disa pengesa tjera pskofizike.

6. Zgjedhni shoqėrinė

Ekzistojnė grupe tė ndryshme njerėzish qė veprojnė negativisht. Ata vazhdimisht ankohen pėr diēka, vazhdimisht ju kritikojnė pėr diēka. Lirohuni nga njerėzit e tillė. Shoqėrohuni me njerėz pozitiv.

Tė gjithė e dimė se jeta ėshtė "e rėndė", e ata qė janė negativ vazhdimisht e pėrkujtojnė kėtė edhe kur e kanė tė lehtė jetėn!

7. Rregulli i artė!

Mbani mend kėtė fakt. Edhe pas ngjarjes mė tė keqe tė mudshme, mė tė errėt, rikthimi i gjendjes suaj vje nė afat prej gjashtė muajve apo njė viti. Gjendja rregullohet dhe pėrmėrsohet vetvetiu.

8. Vazhdimisht merruni me gjėra tė vogla qė ju kėnaqin

Ėshtė shumė interesante se ēelės deri te fati ėshtė qė rregullisht tė merreni me atė qė ju pėlqen. Kushtoni rėndėsi edhe relaksimit tuaj psikofizik dhe relaksimit tė shpirtit. Gjėrat e vogla kreative qė ju kėnaqin janė nė tė njėjtėn kohė pushim kreativ pėr ju.

Nė vazhdim ja edhe gjashtė kėshilla pėr zbrapsje tė lodhjes dhe mbajtjen e disponimit tė mire.

1. Pushoni para se tė lodheni

2. Mėsohuni tė relaksoheni nė vendin e punės.

3. Femrat duhet ta kenė parasysh se relaksimi i shpeshtė i kontribuon dukjes sė tyre rinore.

4. Aplikoni kėto katėr shprehi tė mira tė punės:

a) Largoni nga tavolina e shkrimit letrat e panevojshme. Mbani vetėm ato qė kanė tė bėjnė me punėt e drejtėpėrdrejta.

b) Kryeni punėt sipas rendit tė rėndėsisė.

c) Kur tė pėrballeni me problemin nė punė, pėrpiquni qė, nėse kėtė ua lejojnė rrethanat, ta zgjidhni nė vend tė ngjarjes.

d) Mėsohuni ta organizoni punėn, tė jepni detyra bashkėpunė-torėve dhe ta mbikėqyrni punėn e tyre.

5. Punoni me entuziazėm. Entuziazmi nė punė i pėrzenė lodhjet dhe brengosjen.

6. Mbani mend se askush s'ka vdekur pėr shkak tė mosfjetjes. Shqetėsimi pėr shkak tė pagjumėsisė ėshtė shumė mė shkatėrruese pėr organizmin se vet pagjumėsia.

Psikologjia e lumturise

Lumturia, kjo supermaci shpirterore per te cilen filozofet, psikologet, dijetaret e ndryshem kane folur pambarimisht po kthehet ne nje term “jetim”, sepse ne jeten e perditshme po verehen perhere e me shume sjellje “anti-lumturi”, vetvrasjet po shtohen me ritme te pandalshme, lufterat nuk po kane te sosur, menyrat e reja te jeteses dhe ritmi i shpejte i saj po shtojne sjelljet stresante dhe depresive. Ne keto situate mendja njerezore behet gjithnje e me shume mosbesuese dhe e shtyn qenien drejt labirinteve te thella dhe konfuze te mendimit per jeten dhe lumturine.

Ku ndodhet lumturia???!!!

Lumturia, kjo supermaci shpirterore per te cilen filozofet, psikologet, dijetaret e ndryshem kane folur pambarimisht po kthehet ne nje term “jetim”, sepse ne jeten e perditshme po verehen perhere e me shume sjellje “anti-lumturi”, vetvrasjet po shtohen me ritme te pandalshme, lufterat nuk po kane te sosur, menyrat e reja te jeteses dhe ritmi i shpejte i saj po shtojne sjelljet stresante dhe depresive. Ne keto situate mendja njerezore behet gjithnje e me shume mosbesuese dhe e shtyn qenien drejt labirinteve te thella dhe konfuze te mendimit per jeten dhe lumturine.

Njerezimi ka arritur ta beje jeten shume dimensionale dhe perfshirjen ne te pothuaj te gjithanshme. Emancipimi i jetes ka bere qe njeriu, kjo krijese e larte, te eksploroje kozmosin, te informatizoje jeten, te depertoje ne imtesiste mikroskopike, etj. Njeriu krijoi perla te letersise, mrekullite arkitektonike, vepra te perjetshme arti, qe deshmojne anen me kreative dhe sublime te tij.

Siē shihet nga viti ne vit, nga nje kohe ne tjetren, jeta njerezore evoluon, njeriu nderron botekuptime, nderron aparencen dhe sjelljen e tij ne menyre qe jeten ta beje sa me te kendeshme dhe te rehatshme, por a e arriti lumturine?!

Shekulli XX-te ishte zeniti i zhvillimeve njerezore. Pikerisht ne kete shekull afirmohet si shkence psikologjia qe ka si objektiv studimin dhe mireqenien shpirterore te njeriut, nje jete me te mire, me me pak stres, me me shume mundesi qe ēdo individ te afirmohet ne nje jete me te lumtur.

Psikologet servirnin njeri pas tjetrit teorite e tyre per njerezit, por ai qe mori me shume fame , qe beri promovimin me te gjere te psikologjise eshte Frojdi. Mjeku gjerman beri buje, sepse eksploroi tabute e vendosura nga shoqerite njerezore. Ai u perpoq te depertoje ne labirintet me te thella te psikikes njerezore. Duke e konsideruar njeriun nje qenie shume komplekse, qe here vepronte ne ndikimin e moralit, vetedijes dhe shpesh nen veprimin e instikteve, Frojdi vuri theksin ne rendesine dhe ndikimin e anes se pandergjegjshme te ēdo individi dhe rolin e saj ne njohjen, sjelljen dhe te menduarit e gjithesecilit.

Frojdi shikonte instiktet si nje instance motivuese qe ushtrojne presion te vazhdueshem per plotesimin e tyre, mbi psikiken njerezore. Ai vuri theksin me shume tek instiktet biologjike- seksuale (ēelsi i suksesit dhe i deshtimit te tij). Frojdi sugjeronte qe instiktet biologjike kane frenat e drejtimit te jetes. Frojdi thote qe lumturia arrihet atehere kur keto instikte plotesohen . Mosplotesimi i tyre ben qe njeriu te largohet prej harmonise individuale dhe mireqenia personale fillon e ē’ekuilibrohet, gje qe shpie ne nje kunfozion dhe mungese te lumturis.

Sigurisht, njeriu eshte krijesa me komplekse dhe per te gjetur rrugen drejt lumturis, te gjitha elementet perberes te tij duhet te jene ne harmoni. Pjesa instiktive eshte nje nga elementet e psikikes se njeriut, por jo vete psikika, prandaj edhe kerkesat qe shtron kjo pjese per plotesim, jane nje pjese e kerkesave te pergjithshme, me te cilat ndeshet psikika jone. Si mosplotesimi, ashtu edhe plotesimi pa kriter, ne kundershtim me interesat e “aktoreve” te tjere te psikikes sone, prish ekuilibra dhe ēon ne ērregullime, qe shfaqen ne formen e anktheve dhe depresioneve te dryshme. Orientimi i drejte i instikteve njerezore eshte premise per ruajtjen e ekuilibrit psikik, e per pasoje i nje jete te qete e te lumtur. [/color]

[color=orange]Ndjenjat nuk duhet tė fshihen
Njerėzit tė cilėt pėrjetojnė ndonjė humbje tė madhe, duhet qė t’i shprehin emocionet e tyre dhe jo t’i fshehin ato.

Njė organizatė britanike e cila kujdeset pėr njerėzit tė cilėt pėrjetojnė ndonjė humbje tė madhe, u ka bėrė me dije klientėve tė saj se ėshtė e zakonshme qė pas humbjes sė personit tė dashur tė shfaqen ndjenjat e pikėllimit, ndjeshmėrisė dhe inatit.

Sipas tyre, shumica e njerėzve tė cilėt mbesin pa tė dashurit e tyre nė fillim ndjehen tė nguruar dhe tė shtangur, ndėrsa mė pastaj fillon periudha e kuptimit emocional tė asaj qė ka ndodhur.

Pikėllimi ėshtė pėrjetim individual dhe tė gjithė njerėzve nuk mund t’u rekomandohen kėshilla tė njėjta. Disave u rekomandohet ta vazhdojnė punėn me qėllim tė largimit tė vėmendjes nga ndodhia, ndėrsa nga tjerėt kėrkohet ta lėnė punėn nėse janė nė njė situatė stresuese...

Sido qė tė jetė, e rėndėsishme ėshtė qė t’i shprehen ndjenjat tė cilat janė shfaqje normale e pikėllimit, dhe tė mos i fshehin ato, pasi qė kjo nuk u shėrben individėve nė njė situatė tė vėshtirė jetėsore.
avatar
Fikrro

616


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi