Totalitarizmi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Totalitarizmi

Mesazh  Admin prej 27.04.08 23:04

Agimi i Totalitarizmit tė padukshėm

Ngjarjet e historisė sonė aktuale, mes skandaleve tė spiunazhit, vdekje tė dyshimta, atentate e konflikte internacionale, nuk janė tjetėr veē sinjalet e njė lufte botėrore mes superfuqive qė nuk ka pėrfunduar ndonjėherė, e po shpie drejt njė lufte jo konvencionale.

Nuk egzistojnė armiq e alleatė, luftrat nuk deklarohen por luftohen jashtė kufijve tė tyre kombėtarė, nė zona ku tashmė egzistojnė konflikte sociale, me armė tė padukshme e biologjike, qė pėrjetėsojnė etnocidin e popujve nė heshtje e ēojnė nė njė totalitarizėm qė shkatėrron nė mėnyrė tė padukshme.

Janė krijuar kėshtu blloqe tė mėdha ndikimi me krijimin e organizmave sovranacionale, e kolonilizmi ekonomik, duke pėrdorur sistemin ekonomik si njė vend ndeshjesh e ėshtė kėrkimi shkencore arma e vėrtetė me tė cilėn tė krijojnė totalitarizmin e ri.

Teknologjia sot ėshtė nė duart e privatėve, duke qėnė se iu ėshtė zhvatur Shteteve, ose institucione paraushtarake mjaft tė centralizuara e sovranacionale.

Kėrkimet e tyre janė rreptėsisht tė rezervuara, tė mbuluara nga sekrete eksperimentimesh e ligjshmėria e zbulimeve dhe e teknologjive gjykohet vetėm pas hyrjes sė tyre nė treg: ėshtė shoqėria ajo qė duhet, me anė tė komiteteve bioetike e mjeteve tė ndryshme mediatike, tė pėrshtatet me teknologjitė e reja.

Njė Shtet sot vendos pushtetin duke pėrdorur energjinė, teknologjinė, ndėrsa konflikti i ndezur ėshtė pasoja e njė lufte tė deklaruar mė parė e tė luftuar tashmė.

Shtetet e Bashkuara kanė deklaruar njė luftė pėr kontrollin e hapsirės, duke ia ndaluar hyrjen armiqve tė Amerikės e duke imponuar administrimin, pasi qė nga 2008 do fillojnė tė ndėrtojnė stacione nė Hėnė e nė 2020 baza fikse, tė pajisura me proēese nė gjendje tė prodhojnė ujė e pra energji.

Fuqia e hapsirės ėshtė pjesė integruese e strategjisė amerikane tė "monitorimit" nė kohėn reale tė planetit, e me kalimin e gjeneratave e mundėsive tė ofruara nga evolucioni i teknologjive, sundimi i tij do jetė i pakundėrshtueshėm, pasi momentalisht nuk egzistojnė realitete tė krahasueshme e po aq tė organizuara.

Nė fakt kanė ēuar pėrpara njė politikė qė synon tė mbajė vazhdimisht njė humnerė teknologjike mes tyre si dhe pėr mbarė botėn, pėr tė ruajtur rolin e tyre brenda sistemit e tė nxisin njė model shoqėrie.

Ėshtė njė politikė kjo shume e vlefshme dhe e mirė planifikuar nė nivelin virtual, sepse ėshtė krijuar njė rrjet i forte e fleksibėl, duke martuar novacionin teknologjik, nėpėrmjet mjeteve financiare private, informacione e inteligjenca ekonomike, pėr tė drejtuar mė pas ndikimin politik e kulturor pėrmes mediave.

Lėshimi i misionit nė hapsirė Galileo nė njė farė kuptimi i ka djegur disa etapa, e ka vendosur Amerikėn para ēdo vendi tjetėr nė korsinė pėr tė pėrfitimin e hapėsirės, qė do jetė trampolini pėr t'u hedhur nė kontrollin global e kapjen e energjisė qė rrjedh nga universi.

Baza nė hėnė do jetė njė stacion i rėndėsishėm logjistik pėr eksplorimet nė hapsirė e nė udhėtimet ndėryjore, njė hap i parė drejt Marsit qė ėshtė gjithnjė e mė i afėrt. Europa, nga ana e saj, pėr tė mbajtur ritmin, duhet t'a ndjekė kėtė realitet e t'a ndjekė sa mė shumė qė tė jetė e mundur e nė optikėn e kėsaj prespektive, po ndėrton aparatin burokratik pėr tė pėrqėndruar politikat energjitike e laboratorėt e kėrkimit brenda instituteve sovranacionale qė do ndjekin direktivat e institucioneve e komitetet e pazgjedhura: nė kėtė mėnyrė do jetė e mundur tė kapėrcehen pengesat e ngritura nga opinioni publik e nga legjislacionet e veēanta e tė ndryshme.

Njėsoj edhe Rusia pa bėn njė skenė pėrreth tė gjitha burimeve tė saja, pėr tė arritur, si njė escalation, objektiva gjithnjė e mė prestigjoze: pėrdor rrjetin e saj tė intelligence pėr kontrollin e burimeve, gazit e naftės pėr kontrollin gjeopolitik tė Europės, pėrfitimet e tregut europian pėr tė pushtuar multinacionalėt e transporteve dhe tė atyre tė industrise sė aeroplanėve e anijeve kozmike.

Qėllimi i saj final ėshtė ai i tė paraqiturit si njė Shtet sovran e i pavarur kundrejt njė lobbies qė dėshiron totalitarizmin si fakt, e pėr tė realizuar kėtė duhet tė jetė edhe njė altrenativė pushteti pėrballe tjetrės.

Dėmi i shkaktuar rrjetit elektrik europian ka vėnė nė dukje tashmė rreziqet e liberalizimit pėr njė financim tė mirė e siguri nė shėrbimi publik esencial. Logjikat e pėrfitimit dhe tė konkurrencės sė pandershme tė firmave private prodhuese tė energjisė apo tė shpėrndarjes kanė vėnė nė rrezik sigurinė publike, pasi njė Shtet pa energji ėshtė si vatėr revoltash e gueriljesh, nė kėrkimin e dėshpėruar tė burimeve.

Bashkimi Europian nga e tij, nxit liberalizimin e promovimin e intergrimit tė njė rrjeti europian, qė i nėnshtrohet kontrollit tė komisioneve e enteve tė varura direkt nga Komisioni Europian, duke shkapėrcyer sovranitetin e Shteteve e duke marrė njė pushtet qė nuk u pėrket e qė nuk iu ėshtė dhėnė kurrė.

Nė kėto sektore strategjikė, do ishte oportune tė rifutej njė administrim publik, qė frymėzohet nė garantimin pėr tė gjithė tė hyrjes sė pakushtėzuar tė burimeve jetėsore pėr njė novacion nė shėrbim tė komunitetit.

Por kjo do tė thotė ligjshmėri mė e lartė se normalja e njė Institucioni tashmė shumė mė tė fortė, qė mund tė ndodh vetėm duke mbrojtur tė drejtėn e egzistencės pėr hyrjen nė pėrdorim tė burimeve jetėsore qė tashmė ėshtė zhdukur nga Kushtetutat.

Njė nga objektivat strategjike tė lobeve tė fuqishme qė fshihen pas Shteteve ėshtė ai i arritjes sė kontrollit krejtėsisht tė automatizuar tė prodhimit tė energjisė e tė burimeve tė tjera.

Duke kontrolluar evolucionin e klasave tė ulta, elita mund t'a arrijė dominimin e energjisė, nė mėnyrė qė masa nuk do ketė nė vetvete rėndėsi si burim energjitik esencial: logjikat e kontrollit mendore nuk mund tė jenė mė tė nevojshme, pasi nevojshmėria do jetė e vetmja armė bindėse pėr tė pėrdorur kundra masės.

Deri nė atė moment do tė nevojitet tė fitohet aprovimi i popullit pėr tė punuar e pėr t'i deleguar tė tjetėr nė marrjen e vendimit, pėr tė evituar ndėrhyrjen brenda proēesit tė transferimit final tė burimeve tė energjisė ndaj kontrollit tė elitės.

Nėpunėsit nė fakt kanė gjithnjė e mė pak mundėsi vendimi, me qė u duhet tė ndjekin fjalė pėr fjalė proēedura tė ngurta e tė paracaktuara, siē janė protokollet e informacionit.

Falė robotizimit, informatikės, e inteligjencės artificiale, prodhimi e transporti i energjisė e i mallrave sėshpejti do tė bėhen pothuajse tėrėsisht nga sistemet automatike: numri i personave realisht tė nevojshme pėr mirė funksionimin e sistemit prodhues do tė jetė shumė mė inferior nė krahasim me nėpunėsit aktualė, duke ēuar nė eleminimin e popullatės sė panevojshme.

Bėhet fjalė pėr njė eleminim tė padukshėm, gjatė shfuqizimit progresiv tė hyrjes nė hapsirėn jetėsore, pėr ushqimin, shėndetin, edukimin, tė informacioneve e energjisė.

E kėshtu sistemi ekonomik ēon nė 40% tė ēmimeve ushqimore, tė anullimit apo tė zvoglimit tė asistencės sociale pėr tė papunėt, uljen e pensioneve, shkatėrrimin e sistemeve tė edukimit e atij tė shėndetit publik, e privatizimit tė tregut tė elektricitetit.

Tė fuqishmit e botės do krijojnė Shtetet e tyre personale brenda ujrave territoriale internacionale nėpėrmjet platformave tė lėvizshme qė krijojnė ishuj prej sė vėrteti, duke zbatur me stil tė lartė aq sa bėhet me platformat pėr nxjerrjen e naftės, tashme seli nė universitete mjaft prestigjoze.

Ky projekt ėshtė realizimi i "ishullit nė formė spirale" imagjinime tė stilit Jyl Verne: 300 metra tė gjėra e 400 tė gjata, me 10.000 banorė.

Janė aktuale projektet pėr ndėrtimin e ishujve artificiale tė lėvizshėm, tė arritshme me helikopter apo anije, qė mund tė deklarohen territor autonom e tė bėhen parajsa fiskale, kėshtjella tė padukshme pėr radarėt prej milardari, qėndrat e fuqise e tė vendimit jashtė botės e ligjeve tė njeriut.

Po zhvillohen kėshtu dy universe paralele qė pėrjetojnė njė fat krejtėsisht tė ndryshėm: urdhri i parė, ai i shpallur zyrtarisht, ėshtė i aplikuar ndaj shoqėrisė qė ndodhet poshtė, publikut, qytetarėve tė zakonshėm; i dyti urdhėr ėshtė ai qė mban realisht shoqėrinė, i aplikuar pėr "botėn e lartė", mbajtėsit e pushtetit ekonomik e tė organizatave.

Nė njė pozitė ndėrmjetėse, duke luajtur rolin e multifytyrės, do tė kundėrvihen Shoqatat e Komitetet e ekspertėve, opinioni i tė cilėve do interpretohet nga "qytetarėt" si njė ligj i paanshėm e ekonomikisht korrekt.

Por do tė trajtohet nga njė qeveri "pėrdoruesish" nga ana e agjencive private, qė do shpėrndajnė njė shėrbim administrativ e pėrfaqėsues prej sė vėrteti nė vend tė autoriteteve lokale.

Ky ėshtė agimi i totalitarizmit tė ri, me armė e instrumenta jo konvencionale, nė shėrbim tė lobeve tė fuqishme e tė padukshme, qė ia kanė arritur tė realizojnė kėshtu projektin ambicioz tė Hitlerit.

Admin

1182


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Totalitarizmi

Mesazh  Jetmira prej 01.01.14 12:34

MITI I NACIONALIZMIT ENVERIST
Enverizmi paraqitet shpesh si njė ideologji nacionaliste, duke iu referuar retorikės atdhetare qė ka mbushur masivisht propagandėn komuniste pėrgjatė tė gjithė 50 viteve tė regjimit. Nė fakt, komunizmi shqiptar, ėshtė keqpėrdoruesi mė i madh i nacionalizmit, duke e pėrdorur atė si tė vetmin mjet legjitimimi pėr kriminalitetin dhe rrėnimin qė i solli vendit. Retorika e regjimit ishte e tejmbushur me terma patriotikė, tė cilėt paraqisnin njė pėrfytyrim romantik pėr atdheun, si njė kėshtjellė e pamposhtur qė marshonte triumfalisht “nga fitorja nė fitore”, mes armiqsh tė egėr e tė fuqishėm. Nė tė vėrtetė, duke idilizuar dhe militarizuar historinė e Shqipėrisė dhe sakrificat shekullore tė popullit shqiptar, kjo retorikė glorifikonte Partinė Komuniste, sepse sipas saj, atdheu dhe partia ishin njė dhe tė pandarė. Partia shihet si personifikim politik i atdheut, si ndėrgjegjja e organizuar e popullit, e cila kish marrė pėrsipėr tė finalizonte heroizmin kombėtar tė treguar nė shekuj.

Enverizmi historicist

Ky ėshtė njė konceptim krejtėsisht marksist i sė. Njėsoj si marksizmi, i cili e shikon historinė njerėzore si njė arenė tė luftės sė klasave, e cila vjen e finalizohet nė revolucionin proletar qė do tė sillte shoqėrinė e mbrame pa klasa dhe pa shtypje e shfrytėzim, edhe enverizmi paraqitet, ndėr tė tjera, si finalizim i njė pėrpjekjeje shekullore tė popullit shqiptar pėr tė ndėrtuar jetėn e vet nė mėnyrė tė lirė e tė pavarur, tė mbrojtur nga armiqtė e jashtėm e tė brendshėm. Enverizmi pretendon tė jetė bartėsi dhe finalizuesi i aspiratės kombėtare tė popullit shqiptar, pėr tė cilėn ėshtė derdhur gjak qė nė antikitet. Kjo ideologji karakterizohet nga dy aspekte paralele: ai marksist dhe kombėtar. Rrjedhimisht historia e Shqipėrisė shihet njėkohėsisht nė njė kėndvėshtrim klasor dhe kombėtar. Nga njėra anė, enverizmi sjell ēlirimin nga klasat sunduese, qė shihen si gjakpirėsit tradicionalė tė popullit (feudalėt, bejlerėt, agallarėt, kapitalistėt e rinj…), ndėrsa nga ana tjetėr, ai sjell ēlirimin e vendit nga tė gjithė armiqtė e jashtėm (osmanė, serbė, grekė apo fashistė, me gjithė bashkėpunėtorėt e tyre reaksionarė brenda vendit), qė ia kanė zėnė frymėn Shqipėrisė me luftėrat dhe intrigat e tyre tė liga.

Historia formulohet nė mėnyrė teleologjike, duke u paraqitur si rrėfim i njė pėrpjekje qė kėrkon doemos njė finale, e cila pėrmbushet me luftėn revolucionare tė udhėhequr nga partia. Nė kėtė mėnyrė, partia merr njė dimension patriotik, duke u bėrė bartėse e misionit kombėtar shekullor. Enver Hoxha, bėhet babai i kombit dhe projektuesi e realizuesi i kėtij projekti kombėtar, i cili nis me Skėnderbeun, rivihet nė veprim prej rilindjes me fillimin e pėrpjekjeve pėr pavarėsinė e vendit, duke marrė mė pas natyrėn e vėrtetė dhe pėrfundimtare me formimin e Partisė Komuniste, qė arrin ta orientojė kėtė betejė nė themelet e duhura ideologjike. Pikėrisht, komunizmi luan aktin final tė marshimit tė popullit shqiptar, nė rrugėn e tij tė historisė, duke bėrė realitet gjithēka pėr tė cilėn ky popull ka luftuar e ėndėrruar qė me lindjen e tij. Komunizmi bėhet destinacioni historik, dhe fundi i lumtur i sakrificės sonė kombėtare, duke pėrmbushur mision historik tė popullit shqiptarEnverizmi evropian

Nė fakt, njė perceptim i tillė vijon ende tė ushqejė mendimin historik si dhe njė pjesė tė madhe tė diskursit publik. Ideologjia zyrtare vijon tė flasė pėr njė mision historik, qė do tė finalizojė pėrpjekjet e popullit shqiptar heroik, duke pėrmbushur aspiratėn e tij shekullore. Vetėm se kjo aspiratė tashmė ka hequr dorė nga kėshtjella e pamposhtur e komunizmit qė marshon stoike mes armiqve, duke e zėvendėsuar kėtė me aspiratėn evropiane, e cila shihet si njė ėndėrr shekullore e kėtij populli, qė pritet tė pėrmbushet sė afėrmi nėpėrmjet integrimit nė BE.

Ky lloj nacionalizmi vijon tė funksionojė me tė njėjtin format, duke ndėrruar vetėm objektin e glorifikuar: rendin komunist me integrimin evropian. Sot flitet pėr integrimin, si njė aspiratė tė lashtė tė shqiptarėve, e cila fillimisht u shndėrrua nė njė projekt politik nga Skėnderbeu, e qė mė pas do tė formulohej nė mėnyrė mė tė qartė me rilindjen, pėr tu pėrmbushur mė pas plotėsisht nė momentin kur Shqipėria do tė jetė pjesė e familjes evropiane. Tė njėjtėt heronj, tė njėjtat qėndrime, e njėjta mendėsi, vijon tė funksionojė mė sė miri ndaj idhujve tė rinj.

«Skėnderbeu ėshtė pararendės i anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO», – ėshtė barcaleta mė kuptimplote e kėsaj doktrine, tė formuluar nė mėnyrėn mė pėrfaqėsuese nga Kadareja. Kemi tė bėjmė gjithashtu me njė logjikė historiciste, mesianike qė prodhon njė narrativė historike teleologjike. E ardhmja, finalja e madhe e shumėpritur, rindėrton tė gjithė tė shkuarėn duke na shfaqur shtegun qė na sjell tek e ardhmja e sigurt. Historia e shqiptarėve ndėrtohet me po tė njėjtin material ideologjik, vetėm se tashmė ajo nuk evidenton kudo gjurmėt e luftės sė klasave, por vetėdijen evropiane tė popullit, e cila sipas saj, ka mundur tė mbajė gjallė pėrkatėsinė tonė perėndimore, pėrballė stuhive barbare tė Lindjes qė janė pėrpjekur me ēdo mjet tė na shperėndimizojė, pa ia dalė dot mbanė.Nė tė njėjtėn mėnyrė si enverizmi, historicizmi shqiptar aktualisht vijon tė jetė po aq pėrjashtues, monolitik e mitologjik. Po njėsoj, ky lloj diskursi vijon tė kėrkojė armiqtė e klasės apo evropianizimit, tė cilėt i konsideron si armiq tė atdheut, tek ēdo pikėpamje e ndryshme me tė. Nė tė njėjtėn mėnyrė, ai gjithashtu identifikon tek e shkuara gjithēka qė i nevojitet nė tė tashmen. Rimohuesit e kombit tek Kadareja, si njė antonimi e rilindasve modernė, tė ēojnė pa shumė mund tek armiku i klasės, si njė kategori antagoniste ku depozitojmė tė gjitha fajet pėr mbrapshtitė tona, dėshtimet e tė sotmes dhe vonesėn pėr Ditėn e Madhe tė realizimit tė ėndrrės.

Projekti identitar

Nė tė vėrtetė enverizmi dhe ideologjia komuniste nuk ka kurrfarė lidhjeje me nacionalizmin. Historia e komunizmit nė Shqipėri lidhet me ndikimet e huaja fqinje, me armiqėsinė ndaj nacionalizmit tradicional shqiptar si dhe me veprimtari politike e ideo-kulturore krejt tė ndryshme nga ato qė duhet tė ketė njė ideologji nacionaliste. Pa hyrė nė degėzime mbi veprimtarinė dhe qėndrimet politike tė komunizmit shqiptar nė raport me ēėshtjen kombėtare, mund tė themi se ideologjikisht ai ka njė kontradiktė themelore me nacionalizmin, qė lidhet me identitetin dhe idenė pėr kombin. Nėse do tė mund ta thjeshtojmė bisedėn, nacionalizmin mund ta identifikojmė si njė ideologji qė politizon pėrkatėsinė etnike, si pjesėmarrje nė njė korpus kulturor tė pėrbashkėt tė njė grupi tė madh njerėzish, qė pėrbėjnė kombin. Pra, fokusi themelor i nacionalizmit etnik, ėshtė kultura kombėtare dhe organizimi shoqėror qė mbron dhe ruan tiparet themelore identifikuese tė kombit. Pėr kėtė arsye, qė komunizmi shqiptar tė vlerėsohet si njė ideologji nacionaliste, duhet parė se ēfarė raportesh ka ai me kulturėn shqiptare.Nė thelb, komunizmi shkon drejt uniformitetit tė qenies njerėzore. Ai ėshtė njė ideologji internacionaliste qė mohon ēdo lloj pėrkatėsie qė rivalizon atė klasore, e cila shtrihet nė tė gjithė globin, e pacenuar nga prerjet tėrthore nacionale. Komunistėt mendojnė, veprojnė, jetojnė tė gjithė njėsoj, kudo nė botė. Ata mendojnė se mund tė ngrihen mbi dallimet kulturore, tė cilat i shohin si produkte tė ideologjive sunduese kapitaliste, duke arritur tė vėrtetėn objektive pėrfundimtare. Me arritjen e aspiratės sė tyre, ata mendojnė se historia ndalet, e po ashtu mendimi, zhvillimi, progresi. Sipas tyre, rendi superior realizohet nėpėrmjet organizimit racional tė shoqėrisė dhe tė punės, gjė qė eliminon dallimet dhe trashėgiminė kulturore.

Parė nga ky aspekt, nacionalizmi ėshtė diēka e kundėrt. Ai kėrkon tė ruajė themelet kulturore tė njė shoqėrie, duke i mbrojtur ato nga deformimet e ndikimeve tė huaja. Nacionalizmi pranon zhvillimin, por pa cenuar thelbin. Ai e shikon racionalitetin si plotėsues tė kulturės e jo si zėvendėsues tė saj. Natyrisht, komunizmi shqiptar ėshtė njė temė e trajtuar shumė pak dhe ka nevojė tė studiohet nė mėnyrė rigoroze, pėr tė njohur mė mirė dallimet ndėrmjet tij dhe marksizmit, leninizmit e stalinizmit. Por sido qė tė jetė, dallimet midis tij dhe nacionalizmit janė themelore dhe tė papajtueshme.Pėrmbysje e trashėgimisė

Nė dukje, enverizmi ėshtė njė ideologji qė ėshtė pėrpjekur tė marrė nė referencė trashėgiminė kulturore, si njė mjet legjitimimi. Regjimi komunist ngriti njė sėrė institucionesh dhe projektesh tė cilat kanė trajtuar trashėgiminė kulturore shqiptare. Ai krijoji Institutin e Kulturės Popullore, si njė aneks i Akademisė sė Shkencave, nė kuadrin e studimeve albanologjike, tė cilat do tė shtrojnė rrugėn pėr studimin e kėsaj trashėgimie. Gjithashtu, nė funksion tė lidhjeve tė saj me popullin ai ngriti Ansamblin e Kėngėve dhe Valleve, tė pasuar nga njė sėrė grupesh artistike nė fshatra e qytete nė tė gjithė vendin, si dhe ngriti njė sėrė muzeumesh etnografike nė qytete tė ndryshme. Tė gjitha kėto nė dukje i kanė shėrbyer rritjes sė pranisė etnokulturore nė shoqėri.

Megjithatė, qėllimi i vėrtetė pėr tė cilin kanė funksionuar institucione tė tilla, i shprehur nė vetė raportet, udhėzimet dhe studimet e tyre, ka qenė nė funksion tė ndėrtimit tė njeriut tė ri dhe afrimit tė njerėzve me ideologjinė zyrtare. Kėto institucione kanė shėrbyer pėr transformimin e kulturės popullore, nė funksion tė interesave ideologjike tė pushtetit monist. Ato nuk kanė pasur pėr qėllim tė studiojnė dhe promovojnė kulturėn e vėrtetė shqiptare, tė trajtuar nė mėnyrė objektive, por janė pėrpjekur tė prodhojnė njė trashėgimi artificiale, e cila ēon ujė nė mullirin e luftės ideologjike tė klikės nė pushtet.

Studimet albanologjike, duke pėrfshirė studimet etnologjike, etnografike, folklorit etj., e pėr rrjedhojė edhe materialet artistike tė vėna nė skenė nga trupat e ansamblit dhe grupet artistike lokale, janė pėrpjekur tė ideologjizojnė trashėgiminė kulturore, nė llogari tė propagandės komuniste. Ato janė pėrpjekur ta zhveshin kėtė trashėgimi nga elementėt thelbėsorė tė shoqėrisė tradicionale si struktura klasore, pėrkatėsitė lokale, fetare e kulturore, sistemi vleror etj. Ashtu si edhe historia, folklori dhe vlerat tradicionale janė parė nė mėnyrė selektive, duke i zhveshur nga thelbi i tyre i vėrtetė e duke u arnuar me elementė ideologjikė si p.sh. lufta e klasave, kolektiviteti etj. Kėto studime kanė grumbulluar materialin bazė mbi tė cilin ideologjika ka mundur tė prodhojė identitetin e ri tė shqiptarėve, pėr tė krijuar “njeriun e ri” dhe “Shqipėrinė e re”. Ato kanė shėrbyer nė funksion tė zhdukjes sė njė pjese tė mirė tė traditave, nė emėr tė luftės ndaj tė ashtuquajturave “zakone prapanike”, pėr tė bėrė tė mundur rrėnimin e strukturės sociale tradicionale, nė funksion tė kolektivizimit shoqėror komunist.E gjithė kjo ėshtė shoqėruar me njė propagandė intensive nėpėrmjet shkollave, mbledhjeve nė ndėrmarrje, mediave, kinematografisė, tė cilat i kanė shėrbyer konstruktimit tė identitetit tė ri shqiptar. Njeriu i ri mund tė krijohej vetėm nėpėrmjet prishjes sė strukturės klasore ekzistuese, nėpėrmjet pėrmbysjes sė strukturave tė prodhimit dhe eliminimit tė pronės private. Nė vend tė kėsaj, boshllėkun do ta mbushte aparati burokratik shtetėror, i kontrolluar nga partia-shtet. Kjo ndėrmarrje ėshtė nė tė vėrtetė revolucioni mė i thellė qė ka ndodhur nė shoqėrinė shqiptare, i cili pėrmbysi gjithēka ekzistuese, vlerat, traditat, kulturėn, strukturėn sociale dhe marrėdhėniet shoqėrore, duke ndėrtuar boshllėkun, varfėrinė dhe shterimin e ngritur nė sistem.

Kombi enverist

Nė kėtė mėnyrė, enverizmi ka synuar tė prodhojė njė komb tė ri, sipas modelit tė vet, qė nė fakt pėrbėn njė distancim tė madh prej kombit real. Nė funksion tė kėsaj, ai ka prodhuar fillimisht historinė e kombit qė ka dashur tė prodhojė, duke rrėfyer njė histori tė fabrikuar nė funksion tė interesave tė tij ideologjike. Ai ka prodhuar gjithashtu traditėn, duke ofruar pėrfytyrimin e vet pėr tė, nė mėnyrė qė t’i gjejė vijimėsi transformimit tė synuar. Ai ėshtė pėrpjekur tė miksojė trashėgiminė shqiptare me socializmin, duke komunistizuar tė kaluarėn. Nga ana tjetėr, ai ėshtė pėrpjekur tė prodhojė edhe njė gjykim kritik ndaj traditės, duke promovuar nevojėn pėr njė “atdhe tė ri”. Ndėrkohė qė kėrkohet njė pėrmbysje, historicizmi enverist i kėrkon rrėnjėt e tij brenda vetė rendit qė pėrmbys, pėr ta paraqitur transformimin e tij si diēka tė natyrshme pėr kombin.Nė fakt, komunizmi shkatėrroi ēdo lloj lidhje reale tė shoqėrisė shqiptare me tė kaluarėn e vet, me vlerat, trashėgiminė, kulturėn. Ai solli uniformitet shoqėror dhe reduktimin e kėsaj kulture nė njė surrogato ideologjike artificiale. Nė emėr tė emancipimit, ai luftoi themelet e etnosit shqiptar, duke prodhuar njė revolucion shoqėror tė dėshtuar. Nisur nga tė gjitha kėto, enverizmi ka vepruar nė kundėrshtim tė plotė me njė projekt nacionalist siē pretendohet. Pėrveē pėrmbysjes politike tė nacionalizmit, enverizmi solli njė pėrmbysje kulturore, prej sė cilės shqiptarėt nuk janė ēliruar ende dhe nuk duket tė ketė gjasa tė ēlirohen ende edhe pėr shumė kohė.
avatar
Jetmira

768


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi