Mitologjia Osete

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mitologjia Osete

Mesazh  Neo prej 07.10.10 23:35

MITOLOGJIA OSETE



Nė mitologjinė e popullit oset tė rajonit tė Kaukazit ka disa qenie tė mbinatyrshme, qė shpesh konsiderohen si perėndi.

Feja vetė besohet se ka origjinė sarmatiane [sarmatėt: popull iranian me origjinė nė Azinė qėndrore, qė u vendos nga Rusia jugore deri nė Ballkanin lindor], por pėrfshin shumė elemente tė mėvonshme tė krishtėrizmit, dhe perėnditė osetė identifikohen shpesh me shenjtorė tė krishterė. Perėnditė luajnė njė rol nė tregimet e famshme pėr njė racė trimash gjysmė-hyjnorė tė quajtur "NARTĖT".

* HUCAU: Kryeperėndia. Identifikohet me Zotin e krishterė (apo mysliman).

* UASTĖRXHI (“Shėn Gjergji”): Mbrojtėsi i meshkujve dhe udhėtarėve dhe garantuesi i betimeve. Mbrojtėsi kryesor i Osetisė Veriore – Alania.

* UACILLA (“Shėn Elia”): Perėndia e furtunave dhe korrjeve.

* SAFA: Perėndia e zinxhirit tė vatrės. Hyjni mė e rėndėsishme shtėpiake e osetėve.

* DONBETIR:. Zoti i ujėrave. Emri i tij ėshtė shkrirja e fjalės osete don (qė do tė thotė “ujė”) dhe Shėn Pjetri. Ai pėrdor zinxirin e tij pėr tė tėrhequr nė mbretėrinė e tij nė funddeti ata qė nė mėnyrė tė pakujdesshme dalin vonė pėr tė notuar. Ai ka shumė vajza tė bukura, tė krahasueshme me “rusalki” tė mitologjisė sllave. Deri nė shekullin XIX, dita e tij kremtohej tė shtunėn pas Pashkėve nga vajzat e reja.

* TUTĖR: Zoti i ujqėrve. Identifikohet me Shėn Theodorin.

* FĘLVĘRA: Emri mund tė jetė shkrirja e Shėn Florės dhe Shėn Laurės. Mbrojtėsi i deleve. Ai ka vetėm njė sy. Ėshtė shpesh armiku i Tutėrit.

* ĘFSATI: Mbrojtėsi i kafshėve tė egėr, veēanėrisht i drerėve, derrave tė egėr dhe dhive tė maleve.

* KURDALĘGON: Farkėtari qiellor. Njė mik i ngushtė i Nartėve.

* SATANA: Perėndesha-nėnė, nėna e Nartėve.

* SAUBARAG (“kalorės i zi”): Perėndia i errėsirės dhe vjedhėsve, identifikohet me djallin.

* HUJĘNDON ĘLDAR: Zoti i peshqve. Njė magistar i madh dhe njė shpirt qė sillet si udhėheqės tokėsor (“ęldar”). Emri i tij do tė thotė “Zoti i Ngushticės” (sipas Abajevit, kjo ka shumė gjasė tė jetė Bosfori Kimerian i quajtur sot Ngushtica e Kerēit).

* BARASTĖR: Mbreti i botės sė andejme nėntokėsore.

* AMINON: Roja e portės sė botės sė andejme nėntokėsore.

KURĖS (nė dialektin digor “Burku” [kryedialektet osete janė ironi dhe digori]) ėshtė njė vend ėndrre, njė livadh qė u pėrket tė vdekurve, qė mund tė vizitohet nga disa njerėz nė gjumė. Vizitorėt, kur kthehen, mund tė sjellin me vete farėra tė mrekullueshme fati tė mbarė, dhe nganjėherė ndiqen nga tė vdekurit. Shpirtra tė papėrvojė, nė vend tė kėsaj, mund tė sjellin me vete temperaturė dhe sėmundje.

SATANA [me gjasė shqiptohet Shatana] ėshtė njė figurė mitologjike qė shfaqet nė shumė cikle tė sagave tė Nartėve tė Kaukazit.

Satana ėshtė nėna e Nartėve, njė figurė pjellshmėrie, qė ėshtė edhe njė autoritet pėr fėmijėt e saj. Paraqitet shpesh si njė “grua e urtė” apo matriarke, qė pasqyron lirinė relativisht tė madhe tė grave nė shoqėritė e Kaukazit veriperėndimor nė pėrgjithėsi. Satana mund tė krahasohet me hyjneshėn greke Demeter, me tė cilėn ka shumė veti tė pėrbashkėta.

Nė traditėn osete, ajo ėshtė vajza e Uastėrxhit (Shėn Gjergj).

UASTĖRXHI (digorisht Uaskergi; emri pėrbėhet nga prefiksi uac- pėr shenjtorė (si nė Ucilla) dhe Tėrxhi, njė pėrshtatje e gjeorgjishtes Giorgi) ėshtė emri oset i Shėn Gjergjit. Uastėrxhi, qė gjoja ėshtė shkrirė me njė perėndi tė fesė skite [skitėt = njė grup i sarmatėve], pikturohet shpesh si kalorės me mjekėr tė gjatė, qė kalėron mbi njė kalė tė bardhė.

Njėra nga qendrat e tij kultike ėshtė njė vend i quajtur Pemishta e Hetagut, njė pyll qė ndodhet 3 km larg qytetit Alagir, afėr fshatit Suadag nė Osetinė Veriore.

Nė nėntor, njė ka njėvjeēar i flijohet Uastėrxhit. Pėr tė treguar qė kau i pėrket hyut, briri i djathtė pritet shumė mė herėt dhe ēdo bariu i ndalohet tė betohet mbi tė.

Nėna e Nartėve, Satana, ėshtė vajza e Uastėrxhit.

Uastėrxhi ėshtė mbrojtėsi i meshkujve si dhe njė garantues i betimeve. Pėr shkak tė lidhjes sė tij me pjellshmėrine, shqiptimi i emrit tė tij ėshtė i ndaluar pėr femrat.

Sipas legjendės, Shėn Hetag, i biri i njė princi mysliman kabard [kabardėt = njė popull nė Kaukazin verior, disa prej tė cilėve jetojnė nė Osetinė Veriore], u konvertua nė krishtėrizėm dhe duhej tė arratisej prej atyre qė donin ta detyronin tė bėhej prapė mysliman.

Kur pėrndjekėsit e tij pothuaj e kapėn, ai u lut pėr ndihmė nė njė fushė tė hapur, dhe pylli u zbrit nga shpatet e malit pėr ta fshehur. Kur e panė kėtė mrekulli, armiqtė e Hetagut morėn arratinė, dhe Hetagu ia pėrkushtoi pemishtėn Uastėrxhit. Pemishta pėrbėhet nga frashėr dhe ahė dhe mbulon pothuajse 13 hektarė.

Pemė tė shenjta janė tė stolisura me shirita dhe me imazhe tė Shėn Gjergjit dhe kuēedrės. Nė afėrsi u ndėrtua njė tempull i madh prej druri. Prej rėnies sė Unionit Sovjetik, kulti i Uastėrxhit - dhe veēanėrisht pemishta e Shėn Hetagut - gėzon njė popullaritet tė ringjallur, dhe ka pasur disa pohime fanitjesh. Qėndrimi i Kishės Ortodokse ruse ndaj Uastėrxhit ėshtė ambivalent.

Dita e Shėn Hetagut ėshtė e diel e parė nė korrik.Uastėrxhi pėrmendet nė himnin kombėtar tė Osetisė Veriore.

avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi