Valėt e trurit nė meditim

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Valėt e trurit nė meditim

Mesazh  Elizza prej 28.09.10 13:21

Valėt e trurit nė meditim




Valėt e trurit dhe nivelet e vetėdijes hyn nė ato gjėra, qė shumica prej nesh mendojmė shumė pak pėr to. Por nė fakt ndryshimi i niveleve tė valėve te trurit na mundėson qė nė mėnyrė efektive ta ndryshojmė vetėdijen tonė dhe pėrvojat tona. Miliona qeliza qė komunikojnė me njėra-tjetrėn duke emetuar impulse tė vogla elektrike. Ky aktivitet mund tė regjistrohet duke vendosur njė elektrodė nė lėkurėn e kokės, ku do tė shfaqen sinjalet nė njė monitor kompjuteri. Kjo metodė e matjes ėshtė quajtur Elektroencefalografi (EEG). Elektroda e vendosur nė kokė mat frekuencėn e kėtyre valėve nga frekuenca mė e lartė te ajo mė e ulta. Kėto valė tė trurit quhen: Beta, Alfa, Theta dhe Delta.

Beta (15-30 lėvizje (valė) pėr sekondė (Hz)). Ky ėshtė ritmi i trurit nė nivelin normal tė zgjimit dhe tė menduarit, zgjidhjen e problemeve dhe vėmendjen aktive tė drejtuar nga bota e jashtme.

Alfa (14-9 Hz). Nė kėtė nivel ju jeni mė tė relaksuar dhe aktiviteti i trurit ngadalsohet. Jeni tė vetdijshėm pėr rrethanat, por nė njė nivel tė lartė relaksimi. Fillon tė rrjedhė energjia krijuese, frika zhduket dhe pėrjetoni njė ndjenjė ēlirimi, paqeje dhe mirėqenie. Nė nivelin Alfa fillon meditmi dhe kjo ėshtė porta qė ēon nė nivelet mė tė thella tė ndėrgjegjes.

Theta (8-4 Hz). Duke shkuar mė thellė nė relaksim dhe meditim ju hyni nė nivelin Theta, ku aktiviteti i trurit ngadalson pothuajse nė pikėn e gjumit. Theta sjell pranimin, imazhe si nė ėndėrr, frymėzim e nganjėherė edhe kujtime tė harruara. Shpesh nė kėtė nivel na vinė pėrgjigjet pėr probleme dhe ide tė reja. Poashtu ju jep ndjesinė e lundrimit. Theta ėshtė njė nga fushat mė tė pakapshme dhe mė tė jashtzakonshme qė te mund tė eksplorohet. Nė Theta ne jemi nė njė ėndėrr tė zgjuar, dhe jemi tė hapur tė marrin informata pėrtej vetėdijes sonė normale. Disa thonė se gjatė meditimit nė kėtė fazė zgjohet intuita dhe aftėsitė tjera tė jashtzakonshme.

Delta (3-1 Hz, por jo 0, se nė 0 kemi vdekje tė trurit). Ky ėshtė nivel i fillimit tė gjumit tė lehtė, por kėtu mund tė arrijnė edhe medituesit me shumė pėrvojė. Pėr dallim nga niveli Theta i cili lidhet me mendjen e ndėrgjegjshme, niveli Delta lidhet me tė pandėrgjegjshmen. Kuptimi i zvogluar i vetdijes, rritja e ndjeshmėrisė dhe qasja nė ndėrdije janė tė zakonshme nė kėtė nivel. Por vetėm individė tė caktuar si murgj, jogist, individė shpirtėror janė nė gjendje tė vetdijshėm tė hyjnė nė kėtė nivel, por kjo kėrkon shumė praktikė. Tė qenit nė Delta ėshtė si tė jemi nė ekstazė, apo nė vetėdije jofizike.

Duke e ditur se si funksionojnė kėto nivele, ne mund tė hyjmė nė nivele tė thella e t'i kontrollojmė mendimet tona, mund t'i ndryshojmė ato, e qka ėshtė mė e mira e tė gjithave mund tė arrijmė njė nivel tė lartė tė vetėdijes, njė zhvillim tė aftėsive tona 'tė jashtzakonshme', mund tė arrijmė shėrime fizike dhe psikike....

Frekuencat e ulta tė valėve Delta kanė qenė tė lidhura me intuitėn dhe aftėsitė psikike nė disa individė. Eshtė menduar se niveli Delta haset vetėm te individėt qė janė nė gjumė, por sidoqoftė ata tė cilėt e kanė intuitėn e zhvilluar dhe aftėsitė psikike, niveli Delta shfaqet edhe kur janė zgjuar. Nė thelb valėt Delta na lejojnė tė marrim informacion qė nuk ėshtė nė dispozicionin tonė tė ndėrgjegjshėm.

Frekuencat e rangut Delta janė tė lidhura me shėrimin e mendjes dhe trupit nga njė shumėllojshmėri gjendjesh tė kėqija dhe sėmundjesh. Hulumtuesit kanė zbuluar se gjatė nivelit Delta, disa frekuenca janė nė gjendje tė prodhojnė substanca tė shėndetshme si: dhea, melatonina dhe H.G.H. (Hormoni i rritjes njerėzore). Nė trurin tonė ritmet e Deltės prodhojnė nė mėnyrė tė natyrshme njė strukturė tjetėr nervore dhe substanca.

Melatonina, dhea dhe H.G.H. janė nė gjendje tė ngadalsojnė apo ndryshojnė efektet e plakjes. Njė pėrfitim tjetėr nė kėtė nivel ėshtė edhe zvoglimi i hormonit tė stresit, i quajtur kortizol. Reduktimi i kortizolit ėshtė i mirė pėr trupin dhe trurin, pėr shkak se nivelet nė rritje tė kortizolit mund t'i shkatėrrojnė qelizat e trurit, si dhe tė pėrshpjetojnė procesin e plakjes mendore dhe fizike.

Ritmet e valėve Delta na mundėsojnė tė kontaktojmė me 'dijen universale', sė cilės i ėshtė referuar edhe si 'ndėrdije kolektive', e cila ėshtė e krahasueshme me njė grup tė madh njohurish dhe tė kuptuarit tė tė gjithė njerzimit. Delta ėshtė portė e cila na lidh me ndėrdijen kolektive.
...
Kur jemi nė gjumė nuk jemi vetėm nė nivelin Delta, siē besojnė disa. Mund tė jemi nė Alfa, Theta e Delta. Me kontrollin e mendjes ju mund tė hyni nė kėto nivele dhe ende tė mbesni vigjilent.

Meditimi i lejon mendjes tė lėviz nėpėr kėto nivele duke na ēuar kah mėnyra jetese te shėndetshme. Kur ne kontrollojmė valėt e trurit, ne kontrollojmė mendimet, ndjenjat, arsyen dhe reagimet. Relaksimi, kreativiteti dhe vetėdija rrjedhin natyrshėm. Siē kemi thėnė pėrmirson shėndetin tonė fizik dhe jemi afėr e mė afėr njė jetese tė shėndetshme.

P.s. Shumicėn e njerėzve i zė gjumi posa hynė nė nivelin Alfa, pėr tė mos ndodhur kjo, ėshtė mirė t'i japim vetes sugjestione qė do tė na mbajnė mė gjatė zgjuar.


Edituar pėr herė tė fundit nga Elizza nė 29.10.10 18:24, edituar 1 herė gjithsej
avatar
Elizza

1073


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Valėt e trurit nė meditim

Mesazh  Xhemajl prej 28.09.10 16:16

Tė falemnderit shumė Elizza.
Per te hyre me meditim ne nivele te mendjes a duhet bėrė autosugjestione?
avatar
Xhemajl

312


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Valėt e trurit nė meditim

Mesazh  Elizza prej 28.09.10 20:37

Nuk ėshtė e domosdoshme. Por zakonisht ndodhė qė posa ēlirohemi e relaksohemi, 'pushojnė' mendimet, na zė gjumi.
Nėse jemi duke parė tv, apo degjuar a lexuar diēka ne ngadal zhvendosemi nė nivelin Alfa dhe sigurisht qė ,me apo pa dashje bombardohemi nga sugjestionet e tjerėve dmth reklama, lajmet, ēėshtjet aktuale, politike etj.
Megjithatė ne pėrmes meditimit mund tė hymė nė Alfa dhe Theta e tė bėjmė 'riprogramimin' e tė pandėrgjegjshmes me sugjestionet tona.
Shumica e njerėzve qė bėjmė gjumė tė mirė kur tė zgjohen ,pasi kanė kaluar nėpėr nivelin Delta ndihen me mė shumė energji dhe me njė sens ripėrtrirje. Pra, kur kalojmė nėpėr kėtė nivel ne ndjehemi mė mirė, por gjithsesi kjo ėshtė nė gjumė dhe trupi e shėron veten.
Qėllimi ėshtė qė edhe kur jemi tė vetėdijshėm tė hymė nė kėtė nivel e tė orientojmė energjinė tonė aty ku duam, tė arrijmė shėrim apo pėrndritje, tė shkojmė nė thellėsitė e pandėrgjegjesė...
Nė njė farė mėnyre ėshtė 'manipulim' i trurit pėr pėrfitime mendore, emocionale dhe fizike.
E mira e krejt kėsaj ėshtė se nuk mund tė shkojė secili nė kėto thellėsi me vetėdije, kėrkon shumė pėrkushtim, praktikė e durim.
avatar
Elizza

1073


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi