Kėshilla pėr gjumė tė mirė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kėshilla pėr gjumė tė mirė

Mesazh  Elizza prej 24.09.10 12:13

Kėshilla pėr kohėn e gjumit tė fėmijės tuaj





10 kėshilla qė fėmija juaj (dhe ju!) tė bėni gjumė tė mirė natėn.

1. Kthejeni gjumin nė prioritet familjar dhe pjesė tė veprimtarive tuaja ditore. Vendosni sa orė gjumė kėrkon ēdo anėtar i familjes tuaj dhe sigurohuni qė ta bėjnė kėtė. Diskutoni me mjekun e fėmijės mbi problemet e gjumėsisė, sepse pjesa mė e madhe e tyre trajtohen lehtėsisht.

2. Mėsoni t'i dalloni problemet e gjumit tek fėmija juaj. Duhet tė vėreni detaje tė tilla, si: vėshtirėsi pėr tė rėnė nė gjumė, zgjim nga ėndrrat e kėqija, gėrhitje, rezistencė pėr tė shkuar nė shtrat, vėshtirėsi nė frymėmarrje ndėrsa flenė. Kėto probleme tė gjumit mund tė lidhen edhe me sjelljen gjatė ditės, si: lodhje jashtė normales, gjendje e pėrgjumur ose sjellje tekanjoze.

3. Punė nė grup. Ėshtė mirė qė ju ta diskutoni nė grup strategjinė dhe tė punoni si skuadėr. Nėse po filloni njė program pėr natėn, pasi keni kaluar vėshtirėsi me fėmijėn tuaj, shpjegojani ēfarė prisni nga fėmija, nėse ai ėshtė i rritur.

4. Kėmbėngulja. Si nė tė gjithė aspektet e mėmėsisė, kėmbėngulja dhe vijueshmėria janė pėrbėrėsit kyē pėr suksesin. Pa ato, ju nuk mund tė prisni qė fėmija juaj tė mėsojė apo tė ndryshojė sjelljen.

5. Vendosni njė orė ekzakte gjumi dhe zgjimi. Kjo gjė vendos njė rregull pėr ju dhe fėmijėn tuaj dhe ju lejon tė planifikoni regjimin e kohės sė gjumit. Pėrndryshe, ju mund tė keni tendencėn tė flini vonė. Pėr mė tepėr kjo ndihmon qė fėmija tė ruajė kohėn e brendshme trupore ose ritmin ditor nė njė cikėl 24 orėsh. Nuk ka njė kohė ideale se, kur duhet tė flejė ēdo fėmijė, sepse nevojat e gjumit dhe regjimi i fjetjes ndryshojnė nė mėnyrė tė konsiderueshme.

6. Regjim, regjim, regjim. Regjimi vendos njė rregull dhe ndihmon nė sjellje; njė regjim i kohės sė gjumit ndihmon fėmijėn tuaj tė mėsojė tė jetė pėrgjumėsh, ashtu siē leximi nė krevat i vė tė rriturit nė gjumė (madje edhe larg krevatit). Struktura e kohės sė gjumit gjithashtu shoqėron dhomėn e gjumit me ndjesi tė mira dhe ofron njė ndjesi sigurie dhe kontrolli. Regjimi heq stresin nga dhoma e gjumit dhe ndihmon qė ajo tė jetė njė kohė speciale, veēanėrisht nėse keni mė shumė se njė fėmijė.

Koha e gjumit ėshtė koha qė tė ēlodheni. Kėshtu qė, aktivitetet qetėsuese, si: njė banjo e ngrohtė, njė libėr ose ndoshta njė masazh i kėndshėm janė zgjedhje tė mira. Mbajini televizorėt, kompjuterėt dhe pajisje tė tilla larg dhomės sė gjumit, sepse ato mund tė zgjojnė fėmijėn tuaj dhe t'ju mbajnė zgjuar deri vonė.Mėsojani fėmijės tuaj ēfarė ėshtė regjimi, limitet kohore qė duhen pėrfshirė nė tė dhe fokusohuni pas tyre. Shpesh ėshtė shumė e nevojshme t'i lajmėroni se, koha ka pėrfunduar, si psh: "Kemi edhe tre faqe pėr tė lexuar", por jini strikt dhe mos i tejkaloni limitet tuaja.

Pasiguria ushqen tension dhe mund tė ketė edhe debate pas kėsaj. Njė qėllim thelbėsor nė regjimin e fėmijės tuaj ėshtė t'i mėsoni fėmijės tė qetėsohet, tė bjerė vetėm nė gjumė dhe ta zė gjumi vetė gjatė natės kur i del gjumi. Ēelėsi pėr ta arritur kėtė qėllim ėshtė qė, prindėrit t'i lėnė vetėm fėmijėt e tyre pak kohė para se t'i zėrė gjumi.

7. Vishini dhe kujdesuni pėr temperaturėn e dhomės. Sėrish, nuk ka rregulla absolute, por njė gjė ėshtė e sigurt: visheni fėmijėn tuaj siē visheni edhe vetė, duke pasur parasysh qė fėmijėt e vegjėl zbulohen shpesh gjatė natės dhe nuk janė nė gjendje tė mbulohen sėrish. Njerėzit zakonisht flenė mė mirė nė njė dhomė tė freskėt (por jo tė ftohtė), sesa nė njė dhomė tė ngrohtė.

8. Objektet kalimtare. Koha e gjumit do tė thotė ndarje dhe kjo mund tė bėhet mė e thjeshtė me njė objekt kalimtar, si psh: kukull, arush me push, batanije ose diēka e tillė. Kėto objekte ofrojnė njė ndjesi sigurie dhe kontrolli qė rehaton dhe siguron fėmijėn tuaj.

9. Dhoma dhe ndarja e krevatit.
Disa prindėr ndiejnė se, ndarja e dhomės sė tyre tė gjumit apo e krevatit me fėmijėn, ėshtė mė e natyrshme, sesa tė kenė dhoma tė ndara; dhe ky fakt ėshtė i rėndėsishėm pėr zhvillimin emocional tė fėmijės.

Duke marrė nė konsideratė disa ēėshtje sociale dhe psikologjike, zakonisht tė ndash krevatin nuk ėshtė njė ide e mirė. Sė pari, ēdo njeri fle mė mirė vetėm; do tė thotė qė ka mė pak shqetėsime gjatė gjumit dhe gjumi mund t'i dalė mė pak herė.Fėmijėt nė tė njėjtin krevat apo dhomė gjumi mund tė mos mėsojnė tė flenė vetė dhe kanė tendencėn tė kenė probleme me gjumin. Mbytja e fėmijėve, kryesisht atyre tė vegjėl ėshtė gjithashtu njė problem gjatė fjetjes nė tė njėjtin krevat.

Njė fėmijė nė krevat me ju mund tė ketė pasoja serioze nė jetėn tuaj intime dhe seksuale; ta lini fėmijėn me dadon gjithashtu mund tė jetė njė problem. Sa mė gjatė tė flejė me ju nė krevat fėmija, aq mė e vėshtirė bėhet ndarja kur ai apo ajo duhet tė shkojė nė dhomėn e tyre.Tė fjeturit ndarazi ėshtė gjithashtu i rėndėsishėm tė ndihmojė njė fėmijė tė mėsojė tė nda­het pa ankth dhe tė formojė identitetin e vet.

10. Njė gjė tė fundit.
Fėmijėt gjithmonė do tė lėnė diēka pėr nė fund: tė puthurėn, pėrqafimin, njė gotė me ujė apo tė shkuarin nė banjo. Ata shpikin shumė gjėra. Bėni maksimumin qė t'i paraprini kėto kėrkesa dhe t'i keni bėrė pėrpara se tė shtrihen nė krevat. Dhe ... mėsojuni fėmijėve se, nga momenti qė ata janė nė krevat, nuk duhet tė lėvizin mė prej tij.

Si t'ia bėni mė tė mirė gjumin fėmijės (dhe vetes tuaj!)

Pavarėsisht moshės, oraret e rregullta dhe regjimi i kohės sė gjumit ndikojnė tė kemi njė gjumė tė mirė dhe tė shėndetshėm; e njėjta gjė vlen edhe pėr fėmijėt, madje edhe mė shumė.

Tė vendosėsh e tė ruash zakone tė mira gjumi ndihmon fėmijėn ta zėrė gjumi, tė rrijė nė gjumė dhe tė zgjohet i freskėt e i ēlodhur, duke parandaluar problemet e gjumėsisė nė tė ardhmen. Zakonet e mira tė gjumit jo vetėm qė ju largojnė stresin nė kohėn e gjumit, por ndihmojnė qė ta kthejnė atė nė kohėn mė tė veēantė pėr ju dhe fėmijėn tuaj.

Nuk ka rregulla tė vėshtira pėr sjelljen e gjumit dhe si gjithmonė ka variacione tek individė tė veēantė. Fėmija juaj ėshtė unik. Nėse regjimi funksionon, atėherė kjo ėshtė mė e mira pėr ju. Kjo do tė thotė qė, disa mėnyra funksionojnė mė mirė se tė tjerat dhe kėshillat e mėposhtme jepen qė tė jenė tė efektshme.
avatar
Elizza

1074


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kėshilla pėr gjumė tė mirė

Mesazh  Elizza prej 24.09.10 12:51

5 Menyra Efektive Te Permiresimit Te Gjumit





Ėshtė pothuajse qesharake qė nė kohėt e sotme kur mendohet se kemi arritur dhe jemi avancuar shume, neve veēse na ėshtė keqėsuar gjumi. Ditė e pėrditė ka shumė e mė shumė njerėz prej qė kanė probleme tė bien nė gjumė dhe pėr kėtė ka mijėra gjėra pėr ti fajėsuar. Teknologjia me tė cilėn jetojmė, shoqėria kapitaliste gjithnjė e mė me pak kohė… lista vazhdon e zgjatet me secilin person qė pyet.
Kjo ėshtė kogja qėshtje e komplikuar pėr tu marr me tė, jam i sigurt qė ekzistojnė shumė faktor kontribuues dhe nuk po pretendoj se e di pėrgjigjen e pyetjes se pėrse shoqėrisė sė sotme ka probleme me gjumė. Unė i kamė dyshimet e mia dhe jam i sigurt se tė gjithė pak a shumė i dimė arsyet. Sidoqoftė, kėtu do i ndajė me ju sė paku disa kėshilla qė ju ndihmojnė tė ju nxė gjumi mė shpejt dhe ndiheni mė tė freskėt se zakonisht kur zgjoheni.

1.Zgjohu Herėt

Kėshtu ėshtė pra, gjumash: nėse dėshiron qė herėt dhe me lehtėsi tė shkoni nė shtrat, akordo alarmin nė ora 5 tė mėngjesit dhe ngrihu (kėrce) nga shtrati nė sekondėn qė bie alarmi.
Triku qė kjo tė funksionojė mbėshtetet nė atė se ju duhet tė shtrydhni nga vetja tė gjithė disiplinėn qė keni dhe jo vetėm tė zgjoheni nė momentin qė bie alarmi, por, tė zgjoheni pėrnjėherė nė momentin qė bie alarmi ēdo mėngjes. Ēka do qė ndodh, edhe nėse keni vetėm njė orė gjumė natėn e kaluar ju duhet tė zgjoheni.
Provo tė rrish vetėm me dy orė gjumė pėr pesė ditė me radhė e kthehu e mė thuaj se prapė nuk ishte i gatshėm tė hidhesh nė shtrat mė herėt se zakonisht. Kjo ėshtė mėnyra mė e mirė e risetimit (ricaktimit) tė orarit tė gjumit.

Por, mos harro se vėrtet kėrkon vet-disiplinė edhe atė mė shumė se sa kanė disa njerėz.

2. Lexo Materialin e Duhur

Duhet tė bėsh zgjedhjen e duhur e jo tė lexosh diēka qė tė bėnė tė mendosh pėr tė e tė mos mund tė flesh. Kėtė po e them se ekziston njė kohė gjatė ditės kur ju duhet tė fikni mendjen aktive dhe tė lėreni at pasive tė marr punėn pėrsipėr, e kjo kohė ndodhė vetėm njė orė para orarit kur shkoni nė shtrat apo kur ktheheni nė shtėpi nga puna.

Sido qė tė jetė puna, ju duhet tė zbuloni se sa kohė ju duhet qė tė kaloni nga ajo mendje aktive qė tė mban duke menduar dhe te zgjuar gjatė gjithė natės dhe qėndro larg atyre aktiviteteve qė ju bėjnė tė mendoni shumė gjatė asaj kohe.

Kėshtu qė zgjidhni me kujdes librin apo gjėrat qė bėni nė orėt kur trupi juaj futet nė orėn kritike e mė pas tė mos mund tė flini duke menduar pėr pėrmbajtjen e ati libri. Kjo tė ndihmon qė tė parandaloni pagjumėsinė e shkaktuar nga tė menduarit e pandėrprerė pėr shkak tė ndonjė storie qė lexon nė njė libėr.

3. Fik Tė Gjitha Dritat

Zgjedhja mė e mirė qė tė keni gjumė tė rehatshėm ėshtė qė dhomėn ku flini ta bėni terr. Kur mjafton? Mjafton atėherė kur thoni, “gishtin n’sy me ta shti se s’pashe”. Pak humor, ama seriozisht po them se edhe njė dritė sado e vogėl qė mund tė jetė mund tė pengoj qė tė bėni gjumė tė rehatshėm. Ēfarėdo drite, edhe ajo mė e vogla si drita e televizorit qė rrinė e ndezur edhe pas fikjes, mund tė ndikoj nė kualitetin e gjumit qė bėni. Kėshtu qė zgjidhja ideale ėshtė ta bėni terr dhomėn duke fikur tė gjitha dritat.

4. Shlyej Nga Mendja Mendimet e Shthurura

Shpesh na ndodhė qė tė mbahemi tė zgjuar nga brengat si: a i kam kryer tė gjitha detyrat qė kam pasur pėr sot? Ēka nėse harroj ta thėrras Mustafėn (bie fjala) nesėr? Au, mė duhet tė pėrgatitem pėr intervistėn qė kam ose nuk e marr punėn…

Ajo qė duhet tė bėsh, e qė ėshtė parė tė jetė shumė efektive, ėshtė tė ulesh me njė stilolaps dhe fletore dhe tė kryesh pastrimin e mendjes para se tė biesh nė shtrat. Nxjerr secilin mendim nga mendja dhe shėnoje e ktheje nė formė tė prekshme (mendimi= i paprekshėm; mendimi i shkruar= i prekshėm). Pas kėsaj thjesht ndiheni sikur ti kishit nxjerr brengat e ti kishit hedhur nė njė kovė kėshtu qė nuk do tė keni nevojė tė merreni me to deri sa te jeni gati, pėrveē tjerash ėshtė edhe ves i mirė nėse dėshiron tė bėhesh mė i organizuar.

Shkruaj punėt qė duhet ti kryesh, njerėzit qė duhet ti kontaktosh, idetė qė ke pas gjatė gjithė ditės por ke dėshtuar t’i nxėsh dhe sigurohu ta kesh tė shkruar gjithēka qė ke nė mendje – sado e padobishme qė mund tė ju duket.

5. Shmang Kompjuterin dhe Televizorin

Nė ditėt e sotme kjo na ndodhė tė gjithėve sepse pak ka nga ne qė ikim pėr tė fjetur para orės 12. Disa nga ne rrinė duke pėrdor kompjuterin pėr tė shfletuar internetin, pėr tė bėrė chat (tė rinjtė), ose edhe pėr ndonjė punė tjetėr, kurse tė tjerėt i ngulin sytė televizorit dhe sa qel e mbyll sytė ora bėhet 4 i mėngjesit! Nėse e lė internetin pas orės 2 tė mėngjesit dhe pyet pse nuk po mund tė flini kjo ndoshta ėshtė pėr shkak tė kohės sė tepėrt qė kaloni duke i ngulur sytė ekranit. Rri larg ekraneve (kompjuterit apo televizorit) para se tė shkoni pėr tė fjetur.

Kėto 5 nuk janė tė fundit dhe sigurisht ju qė keni zgjidhur problemin e gjumit keni diēka pėr tė shtuar pėr ta bėrė mė tė plotė kėtė artikull.
avatar
Elizza

1074


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kėshilla pėr gjumė tė mirė

Mesazh  yasmin prej 24.01.11 0:10

Ka gati nje vit qe me eshte prishur komplet sistemi/menyra e te fjeturit, si pasoje e faktit qe me duhej te studioja deri vone,por ky fakt me ka lene pasoja,sepse tani edhe pse i kam kryer studimet e kam tejet te veshtire te vendos nje regjim te ri gjumi. Me eshte bere e pamundur te fle para ores 1 te mengjesit,madje me shkon zgjuar deri ne tre edhe pse jam ne shtrat...

Te gjitha keto keshillat,dhe keshilla te tjera i kam praktikuar por nuk me japin me rezultat,sepse sado e lodhur te jem kur bie te fle,sapo ve koken mbi jastek,fillon dhe me bluan truri gjera nga me te ndryshmet dhe keshtu kam veshtiresi te me ze gjumi...
Keshtu i bie qe une te kem pagjumesi sui-gjeneris,sepse gjate kohes kur te gjithe flene si qingja, mua me s'me lene rehat mendimet, gjate dites jam si e pergjumuar ndersa gjate nates jam e kthjellet,komplet ndryshim zakonor gjumi.....Uroj qe te dalin keshilla te tjera,po aq te frytshme si ato lart,por ama te kene rezultat kesaj here, se vdiqa!!!
avatar
yasmin

277


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kėshilla pėr gjumė tė mirė

Mesazh  Elizza prej 24.01.11 0:49

Provo njė mėnyrė tjetėr:
- Para se tė shkosh nė gjumė, binde veten se je e lodhur dhe do tė flesh menjėherė. (Nėse ėshtė nevoja krijo njė fjali tė shkurtėr, tė cilėn do ta pėrserisėsh disa herė)
- Shtrihu nė pozitėn qė pėlqen.
- Ēliroje trupin
- Pėrpiqu tė mos iu kushtosh rėndėsi mendimeve
- Mund edhe tė dėgjosh muzikė pėr gjumė tė shpejt (Get to sleep fast)
Posa ēlirohemi, relaksohemi, pushojnė mendimet, valėt e trurit rrallohen dhe ne 'rrėshqasim' nė njė nivel mė tė thellė tė vetėdijes e na zė gjumi.


Edituar pėr herė tė fundit nga Elizza nė 10.04.11 10:40, edituar 1 herė gjithsej
avatar
Elizza

1074


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kėshilla pėr gjumė tė mirė

Mesazh  yasmin prej 24.01.11 1:05

Faleminderit per keshillat e vlefshme, fjala jote ne "vesh" te Perendise....
avatar
yasmin

277


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi