Keqpėrdorimi i shkencės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Keqpėrdorimi i shkencės

Mesazh  Jon prej 21.09.10 8:54

Keqpėrdorimi i shkencės dhe komploti i vaksinave



Shembujt e mundshėm janė tė shumtė: mohohet evolucioni, ngrohja globale, rezultatet e kėrkimeve mbi dėmet e duhanpirjes, AIDS, efikasiteti i vaksinave dhe tashmė edhe gripi.

Pėrse? Ēfarė i shtyn njerėzit tė mohojnė realitetin?

E dini mė tė fundit? Epidemia e Gripit A ishte njė mashtrim: shkencėtarėt, qeveritė dhe Organizata Botėrore e Shėndetėsisė e kanė sajuar pėr tė pasuruar kompanitė qė prodhojnė vaksina.

Dhe nuk ka rėndėsi qė gripi kishte tė gjithė karakteristikat e njė sėmundjeje epidemike, qė ka provokuar vdekjen e mijėra personave apo qė zakonisht lėshimi i alarmit pėr njė epidemi nuk ėshtė njė sistem i mirė pėr tė fituar para.

Njė grup eksponentėsh politikė europianė kanė mbėshtetur kėtė teori komploti, e cila qarkullon edhe nė ambiente tė tjerė. Ky ėshtė vetėm rasti mė i fundit i refuzimit sistematik tė shkencės pėr t'i lėnė vend iluzionit.

Shembujt e mundshėm janė tė shumtė: mohohet evolucioni, ngrohja globale, rezultatet e kėrkimeve mbi dėmet e duhanpirjes, AIDS, efikasiteti i vaksinave dhe tashmė edhe gripi.

Pėrse? Ēfarė i shtyn njerėzit tė mohojnė realitetin? Ja njė hipotezė: komploti ėshtė nė pjesėn mė tė madhe njė fryt i sensit tė pėrbashkėt dhe pothuajse tė gjithė komplotistėt janė persona normalė qė bėjnė thjeshtė atė qė u duket mė e drejtė.

Tė gjitha kėto lloj lėvizjesh kanė shumė gjėra tė pėrbashkėta. Pėrdorin tė njėjtat strategji.

Konsiderohen mbrojtės kurajozė tė tė shtypurve kundėr njė elite tė korruptuar, e cila komploton nė dėm tė qytetarėve pėr tė fshehur tė vėrtetėn apo pėr tė pėrhapur njė gėnjeshtėr.

Pėrgjithėsisht thonė se komploti i shėrben realizimit tė njė projekti tė fshehtė: qoftė kur bėhet fjalė pėr shtetin asistencial, pėr pushtimin e ekonomisė botėrore, pėrforcimin e pushtetit tė qeverive ndaj qytetarėve, tė fitimit apo tė ateizmit.

Kėto aspekte tė pėrbashkėta shpjegojnė shumė pėr shkaqet e fenomenit. Pikėsėpari, komploti gjen terren pjellor mbi tė gjitha nė sektorėt ku duhet qė tė besohet nė atė qė thonė shkencėtarėt.

Nuk mund tė mohohet efikasiteti i antibiotikėve, sepse ėshtė demonstruar qė funksionojnė.

Por mund tė mohohet efikasiteti i vaksinave, sepse na kanė thėnė qė parandalojnė sėmundje qė asnjė prej nesh nuk i ka parė, asnjėherė (pikėrisht sepse vaksinat funksionojnė).

Edhe nė rastin e ngrohjes globale, tė evolucionit dhe tė raportit mes duhanit dhe kancerit duhet qė tė besojmė fjalėn e shkencėtarėve, tė mjekėve dhe tė ekspertėve tė tjerė qė shpesh herė konsiderohen tė ftohtė dhe arrogantė. Shumė njerėz e pėrjetojnė kėtė fakt si njė kėrcėnim personal.

Vitin qė kaloi, nė Teksas, eksponenti i njė komisioni shtetėror qė kėrkon futjen e teorisė kreacioniste nė programet shkollorė ka thėnė: "Dikush duhet t'u kundėrvihet ekspertėve".

Pika kryesore ėshtė pikėrisht kjo ndjesi e humbjes sė kontrollit mbi jetėt tona. Janė tė shumtė ata qė hedhin poshtė provat e furnizuara nga ekspertėt dhe preferojnė shpjegimet qė, ndonėse nuk mbėshteten nga asnjė provė, tė paktėn nė dukje rivendosin njė lloj forme kontrolli.

Tė gjitha teoritė e komplotit duken si tentativa pėr tė rifituar njė minimum pushteti mbi njė natyrė tėrėsisht tė ndryshme.

Kjo shpjegon arsyen pėrse pėr autizmin u vihet faji vaksinave dhe jo njė shkaku natyror tė panjohur, dhe pėrse kėmbėngulet nė kreacionizmin apo pėrse refuzohet fakti qė sjellje qė njė herė e njė kohė konsideroheshin normale, si pėr shembull duhanpirja apo djegia e karbonit, janė nė tė vėrtetė tė rrezikshme.

Zakonisht personat qė besojnė nė kėto teori nuk janė as dashakeqė dhe as armiq tė shkencės. Pėrkundrazi, kanė prirjen qė t'i quajnė shkencore shpjegimet qė ata japin.

Nuk ėshtė e nevojshme tė jenė tė pandershėm pėr tė mohuar. Mjafton tė arsyetohet duke ndjekur logjikėn e zakonshme, pėrmes anektodave dhe shkurtimeve konjitivė.

Shpjegimet mund tė shprehen nė njė gjuhė shkencore, por bazohen nė prova anektodike dhe synojnė tėrheqjen emotive tė rifitimit tė kontrollit. Greg Poland, pėrgjegjės i repartit tė vaksinimeve nė klinikėn Mayo nė Minnesota, si dhe drejtor i revistės "Vaksina', kritikon ashpėr ata qė kritikojnė vlefshmėrinė e vaksinave.

I quan "shkencėrisht analfabetė", sepse nuk janė nė gjendje qė tė kuptojnė koncepte si ai i probabilitetit. I akuzon se arsyetojnė nė bazė tė emocioneve dhe anektodave. "Pėrdorin shkurtime mendore", thotė Poland. "Im bir u bė me autizėm pasi bėri vaksinėn, kėshtu qė duhet tė jetė faji i vaksinės".

Njė reagim emotiv ndaj atyre qė perceptohen si dėme tė shkaktuar prej vaksinės mposht tė gjithė statistikat. Seth Kalichman, njė sociopsikolog i Universitetit tė Ocnnecticut, ka mundur ta vėzhgojė fenomenin nga njė pozicion i privilegjuar: ėshtė infiltruar pėr njė vit nė grupet qė mohojnė AIDS-in.

Pothuajse tė gjithė personat qė ka njohur kanė qenė normalė dhe tė sinqertė. "Negacionizmi i pėrgjigjej njė nevoje", shpjegon ai. "Pėr personat e sėmurė me AIDS ėshtė njė strategji mbijetese, ndonėse ėshtė e gabuar".

Kalichman ėshtė i bindur qė negacionistėt nuk kufizohen qė tė arsyetojnė si njė njeri i rrugės. "Nė mėnyrėn e tyre tė tė menduarit ka njė brishtėsi qė i bėn tė besojnė tek persona dashakeqė.

Pjesa mė e madhe e jona nuk do tė arrinte, edhe po tė donte. Tė pėrpiqesh tė kuptosh pėrse dikush beson tek kėta tė paturpė mund tė na ndihmojė tė gjejmė njė zgjidhje".

Kalichman ėshtė i bindur qė nxitėsit e lėvizjeve negacioniste kanė probleme psikologjikė mė tė rėndė se sa ndjekėsit e tyre. "Demonstrojnė tė gjithė simptomat e paranojės", shpjegon Kalichman: zemėrimin, paaftėsinė pėr tė duruar kritikat si dhe atė qė psikiatrėt e quajnė njė sens tė ekzagjeruar tė rėndėsisė sė tyre

. "Nė fund tė fundit, ėshtė njė problem shėndeti mendor. Pėr kėtė arsye, lėvizjet negacioniste kanė aq shumė karakteristika tė pėrbashkėta, nė mėnyrė tė veēantė faktin qė kanė njė teori komploti".

Sipas Kalichman, negacionistėt nuk rrėfejnė gėnjeshtra, por janė tė mbėrthyer nė kurthin e atij qė studiuesit e neurozės e quajnė mendim mosbesues: "Stili konjitiv i negacionistėve nis nga njė ndjesi e realitetit tė deformuar. Ėshtė njė prej arsyeve pėrse tė diskutosh me ta ėshtė tėrėsisht e kotė. Tė gjithė ne e pėrshtasim botėn me sensin tonė tė realitetit, por kush ėshtė mosbesues e shtrembėron me njė instransigjencė krejt tė pazakontė".

Nuk janė vetėm strategjitė dhe psikologjia e pėrbashkėt qė mbajnė tė bashkuara format e ndryshme tė negacionizmit: ekzistojnė edhe lidhje formale mes grupeve.

Shumė lėvizje negacioniste lindin si tentativa tė sipėrmarrjeve pėr tė vėnė nė dyshim rezultatet e kėrkimeve qė rrezikojnė interesat e tyre. Industria e duhanit ka nisur tė ushqejė teoritė e komplotit nė vitet '70, duke rekrutuar shkencėtarė tė prirur pėr tė prodhuar tė dhėna tė shtrembėruara dhe duke financuar institute kėrkimorė nė dukje tė pavarur si dhe lėvizje false qytetarėsh.

Njė prej kėtyre qendrave kėrkimore ishte "l'Advancement of sound science coalition (Tassc)", i krijuar nė vitin 1993 nga Philip Morris. Tassc nuk merret vetėm me duhanin. Pasi siguroi fonde nga Exxon, filloi qė tė vėrė nė dyshim edhe teoritė shkencore mbi ndryshimet klimatike.

Kėto lidhje mes lėvizjeve negacioniste janė tė shpeshta. Institute tė ndryshėm kėrkimesh, jo vetėm nė Shtetet e Bashkuara janė tė financuar si nga industria e naftės, ashtu edhe nga ajo e duhanit dhe kanė marrė pozicione negacionistė ndaj duhanpirjes dhe ngrohjes globale.

Tassc u detyrua qė tė mbyllet pasi u zbulua identiteti i saj i vėrtetė, por u zėvendėsua nga JunkScience, qė pėrveēse sulmon kėrkimet dhe studimet mbi duhanin dhe klimėn bėn ftesa edhe qė tė mos besohen shkencėtarėt qė pėrdorin tė dhėna statistikore apo qė flasin pėr gjėra qė "mund tė jenė" tė vėrteta - pra, praktikisht, tė gjithė shkencėtarėt.

Nuk ėshtė habi qė disa industri janė tė gatshme tė shtrembėrojnė realitetin pėr tė mbrojtur interesat e tyre. Por, tentakulat e mohimit tė organizuar mbėrrijnė mė larg.

Shumė personazhe me ndikim qė mohojmė ndryshimet e klimės, pėr shembull, mohojnė edhe evolucionin. Kohėt e fundit, nė Shtetet e Bashkuara janė bėrė fushata pėr tė futur nė programet shkollore mėsimin jo vetėm tė kreacionizmit, por edhe tė ēėshtjes shumė tė debatuar tė ngrohjes globale.

Kėta pozicione janė pėrsosmėrisht nė njė linjė me preokupimet e tė djathtės politike dhe fetare nė Shtetet e Bashkuara, dhe mohimi i merr shpesh nxitjet nga njė program politik preciz.

Disa kreacionistė kanė pohuar nė mėnyrė eksplicite qė shkenca e klimės dhe teoria e evolucionit u referohen njė "ideologjie tė sė majtės e cila promovon statalizmin, moralizmin e shtetit asistencial dhe materializmin".

Personat qė mbėshtesin njė teori komploti kanė tendencėn qė tė mbėshtesin edhe tė tjera. Dan Kahan, i fakultetit juridik nė Yale, ka zbuluar se opinionet e qytetarėve pėr ēėshtjet si aborti si dhe martesa mes personave tė tė njėjtit seks bėjnė tė mundur qė tė parashikohet edhe mendimi i tyre pėr ēėshtje si shkenca dhe klima.

Kjo, sipas Kahan, vjen pėr shkak tė faktit qė konservatorėt kanė prirjen tė jenė nė favor tė kompanive private dhe nuk pranojnė idenė qė janė kėto qė e dėmtojnė planetin.

Por negacionizma tė tjerė tė bėjnė tė mendosh se psikologjia ka mė shumė rėndėsi se sa ideologjia. Pra, nuk ekziston asnjė lidhje e dukshme mes konservatorizmit dhe refuzimit tė vaksinave dhe AIDS-it, dhe mohimi i grupit tė ri A ka dalė nga njė grup i majtė qė ishte kundėr industrisė sė vaksinave.

Megjithatė, ekzistojnė disa lidhje qė tė bėjnė tė mendosh pėr njė projekt mė tė madh. John Moore, njė studiues i kolegjit mjekėsor Ėeill Cornell nė Nju Jork, i cili studion virusin HIV, shpjegon se ka njė mbivendosje tė fortė mes negacionistėve tė vaksinave dhe atyre tė AIDS. Tė dy lėvizjet marrin financime tė dyshimtė pėr tė cilėt nuk dihet asgjė.

Ėshtė edhe rasti i revistės sė Shoqatės sė Mjekėve dhe Kirurgėve Amerikanė, njė lob nė favor tė mjekėsisė private. Revista promovon pothuajse tė gjitha kauzat negacioniste.

Nė dy vitet e fundit ka botuar artikuj nė tė cilėt mbėshtetet ideja qė testet e HIV nuk pikasin virusin HIV, qė duhanpirja pasive nuk tė dėmton, qė ngrohja globale nuk pėrbėn njė rrezik dhe qė propozimi pėr njė regjistėr tė vaksinimeve nė Shtetet e Bashkuara "synon tė krijojė njė infrastrukturė kompjuterėsh qė nė tė ardhmen mund tė pėrdoret pėr qėllime tė tjerė".

Ka botuar edhe shumė artikuj nė tė cilėt thuhet se vaksinat shkaktojnė autizėm. Mbetet tė ngrihet pyetja nėse aktivistėt qė mohojnė ngrohjen globale dhe evolucionizmin po pėrpiqen tė diskreditojnė tė gjithė komitetin shkencor, duke pėrhapur skepticizėm kundrejt vaksinave dhe AIDS-it.

Karakteri konservator i mohimit mund tė shpjegojė edhe aftėsinė e tij pėr tė pushtuar zemrat dhe mendjet. Linguisti konjitiv George Lakof, i universitetit tė Californias nė Berkeley kėmbėngul se konservatorėt kanė qenė gjithmonė mė tė zotė se sa progresistėt nė shfrytėzimin e anektodave dhe emocioneve pėr tė bindur zgjedhėsit.

Progresistėt kanė prirjen tė mendojnė qė pėrballė tė dhėnave tė verifikuara dhe numrave tė sigurtė, njerėzit do tė nxjerrin pashmangshmėrisht konkluzionet e drejtė.

Veē kėsaj, besojnė se anektodat janė prova tė papranueshme dhe mendojnė se ėshtė imoral t'u bėsh apel emocioneve. Shkencėtarėt arsyetojnė si ata. Por kundėr emocioneve dhe anektodave, thjeshtė prezantimi i provave ka pak fuqi.

Dhe gjėrat i pėrkeqėson fakti qė zakonisht shkencėtarėt reagojnė ndaj negacionizmit me zemėrim dhe mospėrfillje, dhe kjo i bėn tė duken edhe mė arrogantė.

Edhe Greg Poland mbėrriti nė njė konkluzion tė ngjashėm. Disa herė ai ka provuar tė pėrdorė anektodat dhe emocionet duke folur me njė publik jo specialistėsh. "Marr pėrgjigje shumė pozitive, por jo nga njerėzit mė tė informuar, qė i shohin argumentet e mia si njė manipulim".

Shkencėtarėt qė luftojnė negacionizmin duhet tė nxjerrin mėsim: mund tė fitojnė vetėm pasi tė kenė kuptuar se si tė flasin me "analfabetėt shkencorė" qė janė pre tė lehta pėr negacionistėt. Nė lojė ėshtė shumė.

Ashtu si shumė krijues vaksinash, Poland ka marrė deri kėrcėnime me vdekje. "Mė vijnė telefonata anonime nga njerėz qė thonė: shpresoj qė t'i keni tė sigurtė fėmijėt".

Tė tilla ka marrė edhe Faye Flam, njė gazetare e "Philadelphia Inquierer", e cila merret me tema qė kanė tė bėjnė me ndryshimet klimatike.

Negacionizmi ka patur viktimat e tij. Mohimi i AIDS-it ka bėrė qė tė vdesin 330 mijė afrikano-jugorė. Mohimi i dėmeve tė duhanpirjes ka vonuar ndėrhyrjet pėr tė parandaluar vdekjen e shkaktuar nga pirja e duhanit.

Mohimi i vlefshmėrisė sė vaksinave u ka dhėnė jetė tė re sėmundjeve vdekjeprurėse si poliomeliti.

Dhe mohimi i ndryshimeve klimatike po vonon ndėrhyrjet pėr tė ndalur ngrohjen globale. Reagimi kundėr tentativave pėr tė luftuar epideminė e gripit mund tė dekurajojė pėrgatitjet pėr krijimin e virusit tė ardhshėm.

Shkenca ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė kuptuar botėn dhe rreziqet e saj, por pėr tė reaguar duhet mbėshtetja popullore. Pėr kėtė arsye, lėvizjet negacioniste janė njė rrezik.
KB
avatar
Jon

1315


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

mashtrimet e shkences

Mesazh  Erina Baēi prej 21.09.10 13:38

Ne fakt eshte shume e veshtire te besohet nje gje e tille kur gjithmone supozohet se shkenca ka ndihmuar ne zhvillimin e njerezimit, shume here ka shpetuar edhe jete njerezish.....

Por po te shohesh anen tjeter te fytyres se shkences, ate qe shume mire mund te quhet intrigat dhe mashtrimet duhen bere kerkime dhe analiza te bazuara ne fakte per te kuptuar nese me shume shkenca i perdor apo i ndihmon njerezit ne rastet e fatkeqesive te tyre.

Kam pare para nje muaji nje film i cili shpesh here me ben te mendoj se shume gjera perderisa arrihet te shfaqen ne ekran do te thote se njefare ekzistence reale e kane.....Filmi fliste per nje laborator te fshehte shkencor i krijuar mbi siperfaqen e tokes ne nje zone ku askush nuk shkelte....

Perse sherbente do te thoni ju....????? Shkencetare te nivelit te larte krijonin klone te njerezve me te pasur te botes....apo te njerezve te famshem te ekranit, me porosine e ketyre te fundit, duke qene se "pronaret e tyre" rrezikonin te vdisnin nga semundje te ndryshme.

Misioni ishte i thjeshte: krijohej kloni i nje individi i cili kishte paguar nje shume marramendese per kete. klonat mbaheshin te mbyllur aty brenda nen kushte te rrepta sigurie nen mashtrimin e drejtuesve se do te vinte nje moment i caktuar dhe ata do te dergoheshin ne ishullin e mrekullueshem (i cili normalisht nuk ishte vecse nje mashtrim sepse te gjithe ata qe pretendohej te fitonin rastin e jetes se tyre per te dale nga muret e atij laboratori, do te perfundonin te masakruar sepse kishte ardhur koha qe te realizohej nderrimi i pjeseve te klonit me pronarin).

Pra shkurt fare a mund te mendohet se keto gjera ndodhin ne realitet....a duhet te kemi besim tek shkenca nqs shume fakte tregojne te kunderten....????

Marrim rastin e vaksinave per gripin e pulave apo gripin e derrit....vaksinohuni per tu mbrojtur nga vdekja....kur ne anen tjeter shume mjeke thonin se efektet anesore ishin te rrezikshme.....si mund ta dime vertet nqs te gjithe ata njerez qe vdiqen gjoja nga gripi i pulave apo i derrit nuk i kane infektuar vete neper spitale duke bere "vaksina" apo ndonje mjekim tjeter....sepse ne fund te fundit asnje nuk e di se cfare injektohen neper serume etj etj....

Nje shprehje thote eshte mire te besosh po eshte akoma me mire te mos besosh....ne fund te fundit popullsia po shtohet me shume nga cmund te jete imagjinuar ndonjehere dhe pse jo te perhapesh nje semundje ne menyre te fshehte nuk eshte gje e veshtire....mund te thuhet se eshte me lehte sesa te gjesh kuren e duhur per nje semundje.... [b]
avatar
Erina Baēi

9


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Keqpėrdorimi i shkencės

Mesazh  Estilen prej 21.09.10 15:07

Nuk marre persiper te them se shkenca ka bere mrekullira,por them qe shkenca ka care ne shume labirinthe te erreta te zhvillimeve te historise njerzore,ashtu dhe ne ato transformime te cilat truri i vecante i nje njeriu,nuk do ja dilte kurre.

E them kete se te 'mbarsesh'trurin me mbrockula filmash,ose me ato keqperdorime te shkences nga kompani fitimprurese,ne dukje humane,por ne te vretete jane vene ne sherbim te klases se koracuar antinjerzore,do te thote qe shkences ne tersi te vesh nje 0 absolute.

Nuk jam pajtuar asnjehere me keto teori,as te kreacionizmit,as te mohimit te ngrohjes globale,as ato te deformimit dhe te mohimit te krijimit te rraceve dhe shtameve te semundjeve neper laboratore dhe as do te pajtohem ndonjehere me teorine e pergjitheshme dhe te vjetruar ..te fatalitetit.

Jo,per mua shkenca ka qene,eshte e do te jete i vetmi institucion legal,qe ka bere,qe ne momentet me te veshtira te zhvillimeve njerzore,hope cilsore ne dobi te vete shoqerise,megjithe keqperdorimin qe i eshte bere asaj,por qe edhe ne disa raste ky keqperdorim,ka pasur efekte pozitive indirekte mbi njerzimin.

Estilen

1022


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi