Astronomi551

Astronomi

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro prej 28.03.11 13:01

Tėrmetet e mėdha nuk nxisin dridhje tjera tė mėdha

[You must be registered and logged in to see this image.]

Pėrderisa Japonia po pėrballet me pasojat e tėrmetit dhe cunamit shkatėrrues, qė goditėn kėtė vend, shkencėtarėt sjellin lajme tė mira duke thėnė se tėrmetet e fuqishme nuk nxisin tėrmete tjera tė mėdha anekėnd planetit.

E vėrteta ėshtė se kėto tėrmete shkaktojnė dridhje shtesė lokale tė tokės (me tė cilėn Japonia dhe vendet pėrreth po pėrballen kėto ditė), mirėpo nuk ka shenja se mund tė ndodhė ndonjė tėrmet i madh nė njė tė ardhme tė afėrt.

Sipas revistės Nature Geoscience, shkencėtarėt nga Universiteti i Teksasit nė El Paso kanė analizuar tėrmetet pėr mė shumė se 30 vite (deri nė vitin 2009), ndėrsa kanė regjistruar 205 tėrmete tė mėdha me magnitudė mbi shtatė shkallė, pėrderisa 25.222 tėrmete tjera kanė qenė mė tė vegjėl me forcė prej pesė deri nė shtatė shkallė.

Duke vrojtuar kohėn kur kanė ndodhur, shkencėtarėt kanė ardhur nė pėrfundim se tėrmetet e mėdha i kanė nxitur vetėm ata tė vegjlit.

Llogaritet se mesatarisht nė vit ndodhin shtatė tėrmete me magnitudė mbi shtatė shkallė. Ndėrsa pas tėrmetit shkatėrrues nė Japoni, ėshtė shqyrtuar harta globale nė kėrkim tė tėrmeteve tė mėdha pasuese nė njė tė ardhme tė afėrt, mirėpo nuk ėshtė gjetur asnjė.

Fikrro

734


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro prej 30.03.11 21:01

NASA publikon fotografinė e parė tė Merkurit

[You must be registered and logged in to see this image.]

NASA ka publikuar fotografinė e parė tė sipėrfaqes sė Merkurit tė incizuar nga fluturakja Messenger e agjencisė amerikane tė gjithėsisė.

“Herėt nė mėngjes, nė orėn 9:20, sipas kohės euro-perėndimore, Messenger ka incizuar fotografi historike tė planetit Merkur. Kjo ėshtė fotografia e parė e planetit mė tė afėrt tė diellit e bėrė nga njė fluturake e gjithėsisė nė orbitėn e saj”, thuhet nė deklaratėn e lėshuar nga NASA.

Messenger ka bėrė gjithsej 363 fotografi pėr gjashtė orė, ndėrsa publikimi i pėrgjithshėm i tyre ėshtė caktuar pėr njė konferencė pėr gazetarė, nė tė cilėn shkencėtarėt do tė flasin nė lidhje me zbulimet e reja.

Pjesa e sipėrme e fotografisė tregon njė krater tė pazakontė tė quajtur Debussy, ndėrsa pjesa e poshtme, nė afėrsi tė polit tė Merkurit, nuk ėshtė fotografuar asnjėherė mė parė nga gjithėsia.

Messenger ėshtė fluturakja e parė e NASA-s nė orbitėn e Merkurit, nė tė cilėn ka hyrė mė 17 mars, ndėrsa nė mision ėshtė dėrguar qe gjashtė vite.

Fikrro

734


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro prej 14.04.11 23:54

Hapi i vogėl, gėnjeshtra e madhe? Apollo 11 kurrė nuk ka qenė nė Hėnė

[You must be registered and logged in to see this image.]

Ata qė besojnė teoritė e konspiracionit thonė se Armstrong kurrė nuk ka shkelur nė Hėnė. Thonė se SHBA-ve iu ėshtė dashur diēka pėr t’ia kaluar rusėve, ndėrsa aterrimi nė Hėnė ka qenė ideal. Gjatė shėtitjes sė parė nė Hėnė mė 16 shtator 1969 Neil Armstrong tha kėto fjalė: “Ky ėshtė njė hap i vogėl pėr njeriun, por njė hap gjigant pėr njerėzimin”.

Megjithatė teoricienėt e konspiracioneve vlerėsojnė se ai nuk ka shkelur kurrė nė Hėnė. Ata thonė se gjatė luftės sė ftohtė SHBA-ve u duhej diēka e madhe pėr t’ia kaluar rusėve dhe programin hapėsinor tė tyre, ndėrsa udhėtimi nė Hėnė ka qenė ideal. Joseph Skipper nga SHBA-tė merret me kėtė ēėshtje prej 11 vitesh.

Ai thotė se nė xhirimet nga Hėna ka gjetur disa pyetje pa pėrgjigje. Nė xhirimet nga sipėrfaqja e Hėnės shihet njė kabllo, e cila nuk e ka vendin aty dhe nuk ėshtė e qartė se cilave pajisje u pėrket. Duke parė hijen e trupave nė fotografitė, ai thotė se patjetėr ėshtė dashur tė jenė dy burime drite. Po ashtu ai thotė se nė fotografinė e cila paraqet astronautėt folija e artė e mbajtėses sė Apollo 11 duket shumė e pastėr. Nėse fluturakja ka aterruar vėrtetė nė Hėnė, sipas tij, kjo mbajtėse ėshtė dashur tė jetė me pluhur.

Ai ka dyshime edhe pėr sipėrfaqen gati krejtėsisht tė rrafshėt e tė paprekur nėn fluturaken. Arsyetimi i tij ėshtė se nėse Apollo vėrtetė ka aterruar, sipėrfaqja duhet tė jetė e valėzuar dhe duhet tė jetė hapur njė gropė si pasojė e forcės shtypėse.

Historia megjithatė shkruan se astronautėt Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin prekėn sipėrfaqen e Hėnės. Kolegu i tyre Michael Collins drejtonte modulin komandues nė orbitėn pėrreth Hėnės. Ata qė nuk i besojnė kėsaj historie thonė se astronautėt pėr kėtė mision janė pėrgatitur nė poligonet e posaēme tė NASA-s. Sipas tyre xhirimet e para tė aterrimit tė mundshėm nė Hėnė janė bėrė mu nė kėto poligone tė NASA-s.

Fikrro

734


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Astronomi

Mesazh  Ufo prej 15.08.11 8:38

[img][You must be registered and logged in to see this image.] [You must be registered and logged in to see this image.]

[/img]

Ufo

202


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Astronomi

Mesazh  Ufo prej 15.08.11 8:40

[/img][/URL] [You must be registered and logged in to see this image.]

[/img][/quote]

Ufo

202


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro prej 01.09.11 12:53

NASA financon 3 mln $ pėr projektet e tė ardhmes

[You must be registered and logged in to see this image.]

Agjencia amerikane e hapėsirės NASA, ka parashikuar njė buxhet prej 3 milion dollarėsh pėr 30 propozime qė kanė tė bėjnė me idetė e reja pėr programet e ardhshme programet amerikane tė eksplorimit tė hapsirės.
Propozimet, tė cilat kanė nė dispozicion nga 100 mijė dollarė secila pėr tė treguar nėse ia vlejnė ose jo, pasqyrojnė vizione largpamėse pėr projektimin e anijeve tė reja tė hapėsirės, sistemet e reja shtytėse si dhe zgjerimin e pranisė sė njeriut nė hapėsirė.Programi i NASA-s, i quajtur “Konceptet e Avancuara”, ka pranuar qindra projekte.

Drejtuesi ekzekutiv i programit Jay Falker thotė se ato pėrfaqėsojnė thuajse ēdo aspekt tė misionit tė Agjencisė: “Duke i parė propozimet sheh se disa janė tė lidhura me pėrpjekjet e njerėzve pėr tė eksploruar hapėsirėn, disa janė tė lidhura me pėrpjekjet e anijeve tė hapėsirės pėr tė vepruar nė mėnyrė tė sigurtė ose pėr tė mbrojtur njerzit nga rrezatimi, disa prej propozimeve janė pėr pėrmirėsimin e strukturave, etj”.

Njė koncept tjetėr vjen nga organizata me bazė nė Virxhinia, “Raytheon BBN”, e cila ka projektuar njė pajisje qė mund tė veprojė si njė pistoletė-me-ajėr nė lartėsi tė mėdha pėr t’i ndryshuar kursin e objekteve qė enden nė hapėsirė, siē janė pėr shembull satelitėt qė nuk funksionojnė mė.

Njė propozim tjetėr ėshtė ai pėr njė kostum hapsinor me sensorė dhe njė pajisje tė veēantė e cila mund tė krijojė stabilitet pėr astronautėt nė kushtet e mungesės sė forcės sė gravitetit, njė sistem shtytės i cili mbėshtet tek velat gjigande pėr tė kapur erėn diellore, si dhe pėrdorimin e njė stampuesi 3 dimensional pėr tė projektuar anije hapsinore tė vogla ose pėrbėrės pėr njė stacion hapsinor.

Shkencėtarėt do tė punojnė mbi kėto ide gjatė vitit tė ardhshėm, madje duke zhvilluar prova nė pajisjet elektronike qė kanė lidhje me projektet e tyre. Zoti Falker thotė se buxheti prej 3 milion dollarėsh i caktuar pėr kėto studime ėshtė jė pjesė shumė e vogėl e buxhetit 18 miliardė dollarėsh, tė propozuar pėr NASA-n pėr vitin 2012.

/VOA/

Fikrro

734


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Plerat hapėsinore mund tė dėmtojnė ekosistemin

Mesazh  Fikrro prej 03.09.11 11:49

Plerat hapėsinore mund tė dėmtojnė ekosistemin

[You must be registered and logged in to see this image.]

Shkencėtarėt nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kanė paralajmėruar NASA-n, se sasia e tė ashtėquajturave prlerat hapėsinore nė orbitėn e Tokės janė njė problem alarmant.

Lajmi ėshtė bėrė i ditur pas publikimit tė njė raporti tė Kėshillit Kombėtar tė Kėrkimeve, i cili thotė se kjo “re” plerash mund tė shkaktojė dėme fatale edhe pėr vetė ekosistemin.

Nė kėtė dokument bėhet thirrje urgjente pėr marrjen e masave pėr tė limituar dhe ulur sasinė e kėtyre mbetjeve hapėsinore tė cilat sillen rreth tokės.


[You must be registered and logged in to see this image.]

Ekzistojnė tė paktėn 22 mijė mbetje metalesh tė cilat sillen rreth orbitės. Ato janė shkaktuar nga shkatėrrimi i satelitėve. Kėto mbetje lėvizin me njė shpejtėsi 28 mijė kilometra nė orė.


Edituar pėr herė tė fundit nga Fikrro nė 03.09.11 11:58, edituar 1 herė gjithsej

Fikrro

734


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro prej 03.09.11 22:43

Zbulohet Ylli 13 miliardė vjet i vjetėr!

[You must be registered and logged in to see this image.]

Astronomėt kanė zbuluar njė yll tė vjetėr 13 miliardė vjet nė galaktikėn tonė (Rruga e Qumėshtit), i cili nuk do tė duhej tė ekzistonte sipas ligjeve tė fizikės qė i njohim.

Shkencėtarėt kanė thėnė se ky yll nė tėrėsi pėrbėhet nga heliumi dhe hidrogjeni dhe se gjendet nė “zonėn e ndaluar” tė formimit tė yjeve, shkruan revista Digital Journal.

Shkencėtarė francezė e gjermanė thonė se ėshtė e pashpjegueshme se si ka mundur tė mbijetojė ylli i quajtur SDSS J102915+172927, i cili ka masė 200 herė mė tė vogėl se sa Dielli ynė dhe gjendet nė nėngalaktikėn e Luanit.

Nėpėrmjet analizės sė karakteristikave tė tij ėshtė ardhur nė pėrfundim se ai pėrmban shumė pak litium, gjė qė ėshtė befasuese sepse ylli i njė vjetėrsie tė tillė do tė duhej tė pėrmbante 50 herė mė shumė litium, sikundėr qė do tė duhej tė pėrmbante edhe mė shumė metale tė ndryshme, thanė shkencėtarėt.

Sipas shkencėtarėve, ky yll i pazakonshėm nuk ėshtė i vetmi, pasi astronomėt kanė detektuar edhe disa yje qė nuk do tė duhej tė ekzistonin.

“Tashti planifikojmė t’i hulumtojmė dhe tė shohim se a bėhet fjalė pėr rast tė njėjtė”, thanė shkencėtarėt.

Fikrro

734


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro prej 04.09.11 13:18

Zbulohen 6 Yje Xhuxhe te klases Y, me teperatura nga 175 grade celcius te nxehtet, ne 25 grade celcius te ftohtet

[You must be registered and logged in to see this image.]

Me ndihmen e teleskopit hapesinor infra te kuq "WISE" (Wide-field Infrared Survey Explorer) Astronomet e NASA-ses zbuluan nje klase te re deri me tani te panjohut te yjeve. Fjala behet per nje formė tė shfaqur e yjėve tė ashtuquajturit Xhuxhat-Y, ku temperatura e disave prej tyre i eshte pothuajse njesoj sa e nje dhome.

Ka me shume se 10 vite qekur shkenctaret jane vene ne kerkim te ekzistences se Yjeve Xhuxhe te klases Y, qe jane pothuajse te padukshem nga spektri i drites se tyre. Keto dite astronomet nga selia kryesore e NASA`es arriten te zbulojne 6 prej ketyre yjeve shume te ftohte dhe madje relativisht jo shume larg Diellit. Kjo u arrit me ndihmen e teleskopit hapesinor infra te kuqe "WISE" (Wide-field Infrared Survey Explorer).

Behet fjale per Yjet Xhuxhe te kategorise Y, dhe me te ftohtet e perfaqesuesve te familjes se yjeve Xhuxhat kafe, te cilet gjenden vetem rreth 9-40 vite drite larg nga qendra e Diellit tone. Xhuxhet ngjyre kafe per shkake te mases se tyre relativisht te vogel, sa 13-75 masa te Jupiterit, zene nje position te veēante midis planeteve dhe yjeve. Keto yje jane shume te vegjel dhe nuk mund ta perkrahin dot fusionin berthamor ne berthamen e tyre.

Derisa temperatuara e siperfaqes se Diellit arrin rreth 5.000 grade celsius, temperatura e Xhuxhave kafe arrin perafersist ate te nje furre, dhe vertetohet se temperatura e atmosferes se 6 Yjeve Xhuxha te posazbuluar arrin prej rreth 175 grade celsius tek me i nxehti, dhe deri ne vetem 25 grade celsius tek me i ftohti.

Nepermjet studimit te Xhuxheve te ngjyres Kafe, astronomet shpresojne per te fituar sa me shume informatione mbi procesin e krijimit te Yjeve ne pergjithesi. Ngaqe atmosfera e ketyre yjeve eshte e ngjajshme me ate te planeteve te gazta si Jupiteri, shpresohet gjithashtu te kuptohet dhe se si eshte krijuar atmosfera e eksoplaneteve.

Fikrro

734


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

planet si Toka jonė

Mesazh  Nikolaos prej 04.09.11 20:02

Super-Toka e gjendur nė skaje tė zonės sė banuar
[You must be registered and logged in to see this image.]

Katalogu i Planeteve Extradiellor tani perfshin rreth 573 planete qe rrotullohen rreth yjeve te tyre

Ekipe ndėrkombėtare astronomesh po konkurrojnė tė gjejne planetin e parė te ngjashėm me Tokėn ,nje planet tė banueshėm,qe orbiton rreth njė ylli,ashtu si toka rreth diellit tonė.

Ekipi i drejtuar nga Lisa Kaltenegger i -Institutit Max-Planck per Astronominė ne nė Heidelberg te Gjermanisė , raporton njė planet 3.6 herė mė i madh sesa Toka,qe orbiton rreth yllit HD 85512.

Ylli HD 85512 ėshtė rreth 69% madhėsinė e Diellit dhe ėshtė rreth 36,23 vite drite larg (njė vit drite ėshtė ėshtė 5.9 trilion milje). Nė njė studim tė udhėhequr nga Francesco Pepe i Zvicrės ka dhene idene per yllin HD 85512 ,dhe thote se ėshtė njė yll nė mes tė atyre te njė botė tė vogėl nė "zonėn e banueshme", ku uji mbetet i lėngėt, nė vend te ujit te ngrire.

Orbita e ketij planeti (mė e vogel,dhe mė pak e nxehtė se Dielli) ėshtė njė herė nė ēdo 54 ditė nė njė orbitė me pak tė zgjatur nė njė rreze prej 24 milion milje. Planeti, HD 85512b, ėshtė gjykuar se gjendet nė buzėn e brendshme tė zonės sė banuar te yjesise, ku, "buzė e brendshme (zonė e banueshme) konsiderohet vendi ku tė gjitha rezervat e ujit mund tė avullojne nga kushtet serė,sic duket edhe nga foto -shkėputje e avujve e ujit dhe pas ikin sasi tė hidrogjenit tė lirė nė hapėsirė.

Kufiri i jashtem tregon distancėn nga ylli kur efekti maksimal serė nuke mban CO2 prej kondensimit te vvazhdueshem duke ēuar nė ngrirje ", thotė studimi Kaltenegger.


Njė model atmosfere e ketij planeti HD 85512,e tregon ate me njė atmosfere me mjaft re, rreth gjysma e tij mbėshtillet me re (duke i dhėnė asaj njė albedo 0,5,apo efekte reflektimi) pėr tė pasqyruar mjaft yje larg nga planeti,dhe pėr ta mbajtur atė potencialisht te banueshėm.

Toka ka njė albedo 0.3 dhe Venus matet me 0,75 albedo,thote studimi . Graviteti I siperfaqes tė planetit llogaritet tė jete rreth 1,4 herė mė i fortė sesa nė Tokė. Tė paktėn njė astronom perllogarit kete rezultat. "Unė jam i sigurt se kjo ėshtė nje shifer qė media do ta pėrmend, por pėr mua kjo nuk ėshtė asgjė e veēantė", thotė astronomi Paul Wilson i Universitetit Exeter tė Mbretėrisė sė Bashkuar, nė blogun e tij, ku ai vėren shumė supozime nė studim.

''Gjuetia'' e planeteve te banueshem,thote Wilson,njė koleg i ekipit te astronomėve Keplerit te NASAs, tė cilėt janė nė konkurrencė tė nxehtė me evropianėt pėr tė gjetur tė parėt Toka,eshte bere nje lloi lufte e ftohete midis tyre..

Evropianėt, veēanėrisht Pepe, ka kritikuar njė Universitet tė Kalifornisė,ate te Santa Cruz qė udhėheqin ekipin drejte njė planeti tė mundshme te banueshėm qe rrotullohet rreth yllit Gliese 581, ndėrsa vėnė nė dukje se jane keta,europianet qe kane studime te paret rreth ketij ylli.

[You must be registered and logged in to see this link.]

Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

649


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro prej 09.09.11 20:47

Do tė ndodhin Supernova!

[You must be registered and logged in to see this image.]

Kjo ngjarje ndodh njėherė nė jetė pasi e ardhshmja mund tė ndodh pas 100 viteve. Kėto ditė pritet qė jeta e ylli PTF-11kly tė marrė fund. Ylli ndodhet 21 milion vite dritė larg tokės tė shpėrthejė.

Ndriēimi i supernovės pritet tė shfaqet mes 9 dhe 12 shtatorit dhe do tė jetė mė e madhja qė prej vitit 1954. Nėse koha do tė jetė e mirė atėherė ajo do mund tė shikohet edhe me sy tė lirė pasi nė qiell do tė shfaqet njė dritė e zbehtė blu.

Shpėrthimi do jetė shumė i shndritshėm pėr shkak se ylli ėshtė shumė afėr Tokės, pasi shumica e supernovave ndodhin 1 miliard vite larg.

Supervona mund tė ndodhi edhe nė galaktikėn tonė por e fund ngjarja e tillė ėshtė shėnuar nė vitin 1572. Drita e sė cilės ėshtė parė me sy tė lirė pėr muaj me radhė.



Fikrro

734


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro prej 10.09.11 12:25

Ari “bie” nė Tokė sė bashku me meteorėt

[You must be registered and logged in to see this image.]

Ar dhe materiale tė tjerė tė ēmuar prezent nė Tokė kanė rėnė lehtė nga qielli me njė bombardim meteorėsh qė ka ndodhur 3.9 milionė vite mė parė.

Pėrfundimin e ka publikuar nė Nature njė studim britanik i koordinuar nga Matthias Willbold, i universitetit tė Bristol.

Kur Toka ishte ende e re, shpjegojnė kėrkuesit, hekuri i shkrirė ka rėnė nė qendėr dhe ka formuar bėrthamėn, dukė tėrhequr me vetė materiale tė ēmuara tė planetit si ar dhe platin.



Mbetjet e njė sateliti do godasin Tokėn

[You must be registered and logged in to see this image.]

Mbetjet e njė satelitit tė vjetėr, qė shkojnė deri nė 7 ton, pritet tė hyjnė nė atmoserė e tė bien nė tokė ditėt e fundit tė shtatorit, ose nė ditėt e para tė tetorit.

Sipas NASA-s bėhet fjalė pėr mbetjet e satelitit, Upper Atmosphere Research Satellite (UARS), hedhur nė orbitė nė vitin 1991 me mision studimin e dukurive mes atmosferės sė Tokės dhe Diellit. Falė UARS, u zbuluan pėr herė tė parė vrimat e ozonit nė skajet e atmosferės.

NASA thotė sateliti nuk do tė mund tė shkrijė plotėsisht nė atmosferė dhe njė pjesė e tij do tė bjerė nė tokė. Agjencia amerikanee hapėsirės, shton se pėr momentin nuk mund tė pėrcaktojė se nė cilėn pjesė tė globit do tė bien mbetjet e UARS.

Fikrro

734


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro prej 11.09.11 16:09

NASA dėrgon anije pėr tė matur gravitetin e Hėnės

[You must be registered and logged in to see this image.]

Agjencia amerikane e hapėsirės, NASA, ka nisur nė Hėnė dy anije “binjake” tė cilat do tė mbledhin informacione rreth gjithė pėrbėrjes sė saj.
Nisja e anijeve “Grail” ka ndodhur nė Florida, ndėrsa ato janė dėrguar pėr tė mėsuar nivelin e gravitetit nė gjithė satelitin e tokės. Gjithashtu do tė grumbullohen informacione pėr strukturėn e saj, qė do tė ndihjojė nė shpjegimin e shumė mistereve, njė ndėr tė cilėt ėshtė fakti qė cepi i largėt Hėnės duke ndryshe nga pjesa e dukshme e saj.

Satelitėt “Grail” nuk pritet tė kthehen nė Tokė, deri tė paktėn nė fund tė kėtij viti.

Fikrro

734


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro prej 12.09.11 23:27

Zbulohet njė planet i banueshėm

[You must be registered and logged in to see this image.]

Njė dritė shprese pėr gjeneratat e ardhshme. Disa zbulues hapėsinorė kanė zbuluar njė planet qė mund tė zėvendėsojė Tokėn.

Bėhet fjalė pėr planet tė banueshėm nga pikėpamja njerėzore. Ka vetėm njė problem, distanca ėshtė 36 mijė vjet dritė. Pėr momentin ėshtė shumė larg pėr t’u arritur me teknologjitė tona, transmeton TCH.

Planeti ėshtė 3.5 herė mė i madh se planeti ynė dhe gjendet nga ylli i vetė nė distancėn e duhur pėr tė bėrė tė mundur prezencėn e ujit nė gjendje tė lėngėt dhe si rrjedhojė edhe jetė. Lajmin e kanė bėrė tė ditur astronomė tė ESO qė e kanė zbuluar nė mes tė 50 planeteve tė tjera ekstradiellorė.

Imazhet janė bėrė nga bėrė nga High Accuracy Radial Velocity Planet Searcher, i njohur si HARPS, spektografi i pajisur me lente optike me diametėr 3,6 metra i observuesit La Silla nė Kili.

Planeti ėshė pagėzuar thjesht “B” dhe rrotullohet pėrreth yllit HD 85512, i magnitudės sė shtatė.

Fikrro

734


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro prej 14.09.11 23:46

Rishkruhet evolucioni i galaktikave

[You must be registered and logged in to see this image.]

Universi ėshtė shumė mė i qetė sesa mendohej. Pėrplasjet gjigande mes galaktikave nuk janė aspak motori i vetėm dhe i domosdoshėm i lindjes sė yjeve tė rinj.

Sasia e yjeve tė vegjėl ėshtė e lidhur nė mėnyrė esenciale me sasinė e gazit prezent nė secilėn prej galaktikave.

Evolucioni i yjeve ėshtė rishkruar nga tė dhėnat e reja tė mbledhura nga teleskopi Herschel, i Agjencisė Hapėsinore Evropiane.

Fikrro

734


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro prej 15.09.11 15:44

Nasa prezanton anijen e re kozmike SLS

[You must be registered and logged in to see this image.]

Nasa ka zbuluar dizajnin e anijes sė re kozmike, SLS, e cila do tė dėrgojė njėriun e parė nė planetin Mars.

Agjensia Hapėsinore Amerikane njofton se kjo ėshtė anija mė e fuqishme e krijuar ndonjėherė nga dora e njeriut, dhe mė e larta pėr nga gjatėsia. Ajo ka formėn e njė rrakete, dhe krahas tre motorrėve tė fuqishėm ka edhe dy tė tjerė tė mėdhej nga krahėt.


[You must be registered and logged in to see this image.]

“Kapitulli i ri i historisė sė eksplorimit tė hapėsirės pėr Amerikėn po shkruhet sot. Presidenti Obama na ka kėrkuar tė krijojmė ėndrrėn e re amerikan. dhe ne kėtė po bėjmė. Ėndėrra e re e jona ėshtė udhėtimi drejt Marsit”, - ka deklaruar zyrtari mė i lartė i NASA-s, Gjeneral Charles Bolden.

Kjo anije kozmike, e quajtur SLS, do tė nisė fluturimet e saj nė vitin 2017.


[You must be registered and logged in to see this image.]


Fikrro

734


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro prej 16.09.11 19:45

NASA: Zbulohet planeti qė ngrohet nga dy Diej

[You must be registered and logged in to see this image.]

Falė teleskopit tė saj tė fuqishėm, NASA ka zbuluar njė planet i cili ndodhet nė orbitėn e dy Diejve.
Bėhet fjalė pėr njė planet i cili quhet Kepler-16b dhe pavarėsisht se ngrohet nga dy Diej ėshtė i pabanueshėm, sepse ėshtė i ftohtė. Kjo pėr shkak se dy Diejtė janė shumė herė mė tė vegjėl sesa Dielli ynė. Temperatuara nė kėtė planet, sipas ekspertėve tė Nasa-s, arrin ga -73 nė -101 C

Kjo ėshtė hera e parė qė zbulohet njė planet i tillė. Ai ndodhet 200 vite dritė largė Tokės.

Fikrro

734


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro prej 17.09.11 14:00

Kujdes njė satelit po bie

[You must be registered and logged in to see this image.]

Njė satelit 20 vjeēar qė peshon pesė ton pritet qė tė pėrplaset diku nė Tokė me 24 shtator. NASA ka bėrė tė ditur se rreziku pėr jetėn nga rėnia e kėtij sateliti ėshtė 1 nė 3 200.

Ai mund tė bjerė nė ēdo vend tė populluar por gjithsesi njė pjesė e mirė e tij do tė digjet dhe do tė copėtohet para se tė pėrplaset nė Tokė. Shkencėtarėt po bėjnė pėrllogaritjet se ku mund tė bjerė satelit por ende nuk dihen koordinatat e sakta kėtė herė.

UARS u lėshua nė hapėsirė nė 1991 me anijen kozmike Discovery, dhe u nxjerrė jashtė pėrdorimit nė vitin 2005.

Ky satelit ėshtė shumė mė e vogėl se Skylab, njė satelit qė ri-hyri nė atmosferėn e tokės nė vitin 1979. Ai ishte rreth 15 herė mė i rėnda se UARS, dhe kur ai u rrėzua nė Australia, qeveria amerikane u gjobit me 400 dollarė pėr pastrimin e vendit nga qeveria australiane.



Fikrro

734


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro prej 18.09.11 15:17

Teoria e materies sė errėsirės

[You must be registered and logged in to see this image.]

Parashikimet e shkencėtarėve pėr materien misterioze tė errėsirės, qė pritet tė mbulojė pjesėn mė tė madhe tė universit, ndoshta duhet tė rishikohen.

Kėrkimet nė galaktikat e vogla sugjerojnė se ato nuk mund tė formohen nė formėn qė janė, nėse materia e errėsirės ekziston nė formėn qė shumica e modeleve tė zakonshme kėrkojnė.

Kjo ndoshta do tė thotė se Akseleratori i Madh i Grimcave nuk do tė jetė nė gjendje ta nxjerrė atė nė pah.

Kozmologu i njohur Carlos Frenk foli pėr zhvillimet “shqetėsuese” nė Festivalin Britanik tė Shkencės tė mbajtur nė Bredford.

Teoria aktuale vlerėson se rreth 4 pėr qind e universit pėrbėhet nga materie normale, pluhuri i yjeve, planetet dhe njerėzit, ndėrsa 21 pėr qind e tij nga materia e errėsirės.

Pjesa e mbetur pėrbėhet nga ajo qė njihet si energjia e errėt, njė pėrbėrės edhe mė pak i njohur i universit, qė do tė shpjegonte ekspansionin e pėrhershėm tė errėsirės.

Idetė mė tė mira tė shkencėtarėve pėr formimin dhe strukturėn e universit quhen “modeli standart kozmologjik”, ose lambda-CDM, qė parashikon grimcat elementare nė formėn e njė materieie tė ftohtė dhe tė errėt.

Fikrro

734


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro prej 19.09.11 15:33

Zbulim i ri pėr energjinė e errėt

[You must be registered and logged in to see this image.]

Energjia e errėt ekziston, madje ajo shkakton efekte tė dukshme.

Sateliti Chandra i NASA-s ėshtė pėrdorur nga disa pedagogė tė Universitetit tė Harvardit, tė cilėt kanė studiuar 86 galaktika tė largėta dhe nė njė prej tyre kanė zbuluar pikėrisht energjinė e errėt.

Nė galaktikėn Abel 85, rreth 740 milionė vjet drite larg nesh, ėshtė vėnė re prania e energjisė sė errėt, e cila quhet kėshtu pasi nuk dihet burimi i saj, por kjo nuk e pengon tė mbushė 73 % tė universit.

Ndėrkohė, 23 % e universit ėshtė e pėrbėrė nga materia e errėt, e cila ka ngelur ende pa u studiuar. 4 % qė ngelen janė yje, galaktika e planetė.

Zbulimi i energjisė sė errėt ėshtė bėrė 10 vjet mė parė, kur astronautėt thanė se ekziston njė forcė qė vepron nė kundėrshtim me gravitetin dhe dominon kozmosin. Diēka kishte kuptuar edhe Ajnshtajni, i cili shpiku konstantėn kozmike pėr tė llogaritur tė dhėnat rreth relativitetit tė pėrgjithshėm, nė mėnyrė qė tė kundėrshtonte efektet e gravitetit.

Por, edhe pse e konceptoi si ide, shkencėtari i njohur nuk e pranoi asnjėherė atė si tė vėrtetė. Ekzistenca e energjisė sė errėt u zbulua nė vitin 1998 nga Saul Perlmutter nga Universiteti Berkeley, por ai e cilėsonte kėtė energji si tė mistershme dhe tė ēuditshme.

Nėse kthehemi te zbulimi mė i fundit i bėrė nga shkencėtarėt e Harvardit, ata kanė vėnė re se nė galaktikėn Abel 85, gjatė 7 miliardė vjetėve tė fundit asgjė nuk ka ndryshuar, duke i bėrė tė mendojnė se diēka nuk po i lejon objektet tė rriten.

"Kjo mund tė shpjegohet edhe si ndalimi nė zhvillimin e universit", saktėson Alexey Vikhlinin, sipas tė cilit, zbulimi i energjisė sė errėt ėshtė njė prej zbulimeve mė tė mėdha tė bėra nga shkenca.

Fikrro

734


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Fjalor Astronomik

Mesazh  Bohan prej 29.03.12 14:55

Nga Erling Poulsen

Aberacion
Shtytja e vendit te vertete te nje ylli ne trupin qiellor, qe rezulton nga levizjet e Tokes dhe shpejtesise perfundimtare te drites.

Akse
Nje vije e imagjinuar rreth te ciles nje trup rrotullohet.

Albedo
Nje mase per sa sa drite reflekton nje trup jo ndricues.

Antoniadi-skala
Numer Romak qe jep kvalitetin observativ (veshtrues).
I. Perfekt, pa dridhje.
II. Veshtrime te qeta per disa sekonda, por me dridhje te dobeta here pas here.
III. Veshtrime mesatare, dridhje tejet te medha ne ajer.
IV. Veshtrime te motit te keq, dridhje te medha.
V. Veshtrime te motit shume te keq.
Apertur
Diametri i hapjes se nje instrumenti optik.

Apeks
Pika e gjithesise drejt se ciles leviz sistemi diellor. Gjendet ne foton qiellore te quajtur Herkules.

Aphelium
Pika ne rrugen e nje planete ku ajo eshte me larg Diellit.

Aurora (drita polare)
Shtresa ajrore afer poleve magnetike te nje planete, te jonizuara-prandaj ndricuese. Jonizimi behet nga qe mbushja e copezave elektrike prej Diellit shtangon ne atmosferen tutje.

Azimuth
Ana horizontale prej veriu i nje projektimi horizontal te nje trupi qiellor poshte horizontit.

Ångstrųm
Njesi matjeje rralle e perdorur per gjatesi valore te drites, 1Å=10-10m.


Bueminut
1° ndahet ne 60 bueminuta('), qe serish ndahen ne 60 buesekonda(").


Caldera
Krater vullkanik

Cephide
Yll ndryshues me nje periudhe shume te shkurter. Ka nje mvarshmeri ndermjet periudhes dhe dergimit te drites se yllit.


Deklinacion
Largesia e cepeve te nje ylli prej ekuatorit qiellor.

Drite Zodiaku
Drite ovale qe mund te shihet mbi horizont pak para lindjes dhe perendimit te diellit. Kjo vjen nga reflektimi i drites se Diellit ne pluhur qe ndodhet rreth Ekliptika-s.


Efekti Doppla
Ndryshimi i gjatesise valore qe veshtrohet kur valederguesi dhe valepritesi ndryshojne largesine prej njeri tjetrit. Kur nje burim drite afrohet, drita shihet ne te kaltert dhe kur ajo largohet shihet ne te kuqe.

Efemeride
Nje tabele qe tregon se ku ndodhet nje trup qiellor i levizshem ne nje pike kohore te dhene.

Ekliptika
Rruga ndermjet yjeve ndermjet te cileve Dielli leviz gjate vitit.

Ekstinkcion
Dobesimi i drites se trupit qiellor qe ndodh kur ai kalon neper atmosfere; Me dukshem kur trupi qiellor ndodhet poshte horizontit.

Elongacion
Largesia e nje planete nga Dielli.

Ekscentricitet
Nje mase se sa rruga e nje planete ndryshon prej nje rrethi.

Ere Dielli
Copeza te elktrizuara qe dalin jashte prej Diellit.

Erresire tejet e madhe
Ka tre lloje te kesaj erresire qe zgjasin ndryshe:
Qytetare - kur Dielli eshte ndermjet 0° dhe 6° nder horizontin.
Nautike - kur Dielli eshte ndermjet 6° dhe 12° nder horizontin.
Astronomike – kur Dielli eshte ndermjet 12° dhe 18° nder horizontin.


Ekuator
Projektimi i ekvatorit te Tokes ne topin qiellor.

Faklat (Faculae)
Planeta teper ndricuese ne siperfaqen diellore.

Fortesia e Drites
Masa e drites qe shendrit prej nje ylli.

Faza
Ndryshimi i formes se nje trupi qiellor si rezultat se ai nuk e kthen te gjithe anen ndricuese kah ne.

Flares
Shperthim ne Diell apo ne je yll tjeter.

Fotosfera
Siperfaqja ndricuese e dukshme e Diellit


Galakse
Nje permbledhje e miliarda yjesh ne gjithesi. Rruga e Qumeshtit eshte nje galakse.

Grupi Lokal
Nje grup prej rreth 30 galksash, ku Rruga e Qumeshtit gjithashtu eshte anetare e saj.

Galaksa Seyfert
Nje galakse me berthame me drite te forte. Shpesh me nje radio burim te forte.

Gjiganti i Kuq
Nje stadium i zhvillimit te nje ylli.

Halo
Nje rreth (unaze) ndricues qe here pas here mund te shihet rreth trupave qiellor te ndritshem dhe qe rezulton si nje lufte drite ne kristalet e akullta te atmosferes.

Konjunkcion
Kur nje planete shihet afer nje ylli thuhet qe ndodhet ne (k). Kur planetet e brendshme ndodhen ndermjet Diellit dhe Tokes thuhet qe ndodhen ne (k) te poshtme, kur jane ne anen tjeter te Diellit thuhet qe ndodhen ne (k) te siperme.

Konstellacion
Nje grup yjesh ne qiell, shpesh te nje kuptimi me foto yjesh.

Korona
Pjesa e jashtme e atmosferes se Diellit. Mund te shihet vetem gjate nje Eklipsi total.

Kozmologji
Mesimi mbi strukturn e madhe te Univerzit.

Kromosfera
Ajo pjese e atmosferes se Diellit qe ndodhet permbi siperfaqen e dukshme te tij.

Kulminacion
Kur nje trup qiellor e tejkalon meridianin. Kur kjo ndodh me afer zenitit thiret (k) e siperme dhe me larg zenitit thiret (k) e poshtme.

Levizja direkte
Levizja e nje trupi qiellor prej perendimi kah lindja ne qiell. E kunderta eshte Levizje Retro.

Levizje Retro
Levizja e nje trupi qiellor lindje – perendim.

Liberacion
Nje ndricim i Henes qe eshte rezultat i formes elipse te saj. Kjo ben qe nga Toka mund te shihet 59% e siperfaqes se saj, por vetem 1x 50%

Lunacion
Muaj sinodik, koha ndermjet dy Henave te reja, mesatarisht 29 dite, 12 ore, 44 minuta dhe 2,9 sekonda.

Bohan

LIGHTWORKER

218


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Astronomi

Mesazh  Bohan prej 29.03.12 14:56

Montimi-Altazimuth
Nje montim teleskopik qe ben te mundshem levizjen e teleskopi ne nje akse horizontale dhe vertikale.

Magnetosfera

Pjesa rreth nje planete ku fusha magnetike e saj mbisundon.

Magnitude
Masa per fortesine e drites se nje planete. Kemi (m) absolute dhe te perafert. E para eshte e matur direkt, a dyta e perafert, nese ylli ishte ne largesi prej 10 pc ose 32,26 vite drite, keshtu qe (m) absolute behet nje mase per dergimin e drites se yllit. Klasa e madhesise se perafert eshte e definuar me m=k-2,5*log(fluksi i drites se matur), ku (k) eshte zgjedhur ne ate menyre qe ylli qe shihet me sy ka m=6, keshtu qe fitohet klase madhesie e njete me kataloget e kohes se vjeter. Dallimi i nje klase madhesie prej 1 eshte i barabarte me nje dallim fluksi prej 2,512.

Meridian
Rreth i madh ne topin qiellor permes zenitit, nadir dhe poleve qiellore.

Meteor
Nje copez qe gjate dergimit te drites shtangon ne atmosferen e Tokes.

Meteorit
Nje trup qe deperton neper atmosferen e Tokes, prandaj i bie siperfaqes.

Mjegull Planetare
Nje levozhge prej nje gazi te harxhuar si nje shkurtabiq i bardhe. Ylli e ben mjegullen te shendrise.


Montimi Ekuatorial
Nje montim teleskkopik qe ben te mundshem drejtimin e teleskopit ne nje akse paralel me aksen e Tokes dhe nje akse drejt cepit te saj (ekuator).


Nadir
Pika ne topin qiellor qe gjendet vertikalisht gjate veshtrimeve.

Nebula
Mjegull prej materje dhe gazra ne hapesiren interstelare.

Neutron
Nje copez elementare neutrale. Gjendet ne berthamen atomike.

Nova
Nje yll qe papritur digjet.

Objektiv
Linsa perpara qe mbledh drite ne nje teleskop linse.

Okultacion
Kur nje trup qiellor leviz para nje trupi qiellor tjeter dhe e mbulon ate. Nje Eklipse eshte nje Okultacion.

Okular
Linsa qe eshte me afer syrit ne nje teleskop.

Opozicion
Vendosja e nje planete kur ajo, shikuar nga Toka, gjendet kundrejt Diellit.

Planetat e brendshme
Merkuri dhe Venera qe jane me afer Diellit se sa ne.

Pika grushtore
Pika ku rruga e nje planete-komete ose e Henes e pret Ekliptiken.

Paralaksa
Cepi shtytes i nje trupi kur veshtrohet nga dy vende te ndryshme

Perihelium
Pika ne rrugen e nje planete kur ajo ndodhet me afer Diellit.

Pole
Ato dy pika ne topin qiellor ku aksa rotulluese e Tokes e pret ate.

Protuberans
Gaz i ndritshem qe shtyhet larte mbi siperfaqen e Diellit.

Precesion
Levizjet e ngadalshme te poleve qiellore si rezultat i ndryshimeve te ngadalshme te drejtimit te akses se Tokes.

Planete te jashtme
Planete qe jane mel arg Diellit se sa Toka.


Quasar
Objekt i ngjajshem me yjet por por shume i larget. Nje parastadium i nje galakse.

Rrezatimi Kozmik
Copeza prej gjithesise se jashtme qe e prekin atmosferen. Copezat shperndahen kur bien dhe vetem disa pjese te mbetura arijne deri ne toke. Nuk dihet me siguri se nga vijne.

Radiant
Pika ne qiell ku shi meteoresh mendohet te ndaloje.

Rektascenzion
Koordinata qiellore. Per nje trup qiellor eshte ajo kohe qe kalon prej pikes pranverore kulminacion deri tek kulminacioni i trupit qiellor.

Roche - Kufiri
Largesia minimale qe nje trup qiellor mund te kete gjate qarkullimit rreth nje trupi tjeter pa u copetuar nga gravitacioni. Ajo eshte rreth 2,44 × radiusit qendrore te trupit qiellor

Spektri Absorpcionar
Nje spekter qe perbehet nga nje rresht vijash te erreta. Arsyeja eshte se materja ndermjet neve dhe dritedhenesit gelltit ngjyra perkatese gje qe mvaret nga perberja e materjes.

Spektri emisionar
Nje spekter qe perbehet prej vijave ndricuese dhe rypave. Vjen si zakonisht prej gazrave ndricues.

Sfera qiellore
Nje levozhge rreth i imagjinuar me Token ne qender. Pasi qe shumica e trupave qiellore ndodhen shume large, duket sikur ato ndodhen ne nje levozhge me ne ne qender.

Spektrum
Ridhenie e drites ose nje rrezatimi tjeter me gjatesite valore te thjeshta te ndara.

Super Gjigante
Yje te vecanta te renda arijne kete stadium ne fundin e jetes se tyre.

Supernova
Kur berthama e nje Super Gjiganti harxhon materjen djegese prandaj lirohet nje mase energjie gravitare qe ben yllin te shpertheje shume.


Shkurtabiqi i verdhe
Nje yll sikur Dielli.

Shkurtabiqi i bardhe
Nje yll i vogel qe ka perdorur ”gazrat djeges”.

Shpejtesia Radiale
Shpejtesia e nje trupi qiellor gjate vijes shikuese.

Shpeshtesia
Volum mase, p.sh. g/cm3.

Terminator
Vija ndarese ndermjet pjeses ndricuese dhe jo ndricuese te Henes apo te ndonje planete.

Tranzit
Pasazha kryq e nje trupi qiellor drejte nje veshtruesi meridian. Nje psazhe me e vogel e nje trupi qiellor drejte nje pjese te nje planete.

Vijat Frauenhofe
Vijat e erreta ne spektrin diellor.

Viti i Drites
Gjatesia e rruges qe ylli e kalon per nje vit, rreth 9,46 bilion km.

Vrima e Zeze
Ajo qe mbetet prej nje ylly te rende pas shperthimit perfundimtar.

Van Allen rrypi
Disa vende rreth Tokes ku copezat e elktrizuara kapen dhe akselerojne nga fusha magnetike e Tokes.

Yll Cirkumpolar
Nje yll qe eshte aq afer poleve te qiellit sa qe asnjehere nuk shuhet.

Yll i dyfishte
Dy ose me shume yje qe shihen shume afer njera tjetres. Mund te jene te nderlidhura fizikisht (afer njera tjetres ne gjithesi) ose thjeshte ndodhen afer ne te njejten vije shikuese.

Yll Flares
Si zakonisht yll i kuq qe ka shperthim tejet te forte.

Yje neutrone
Nje yll qe perbehet prej neutroneve. Ajo qe mbetet pas nje Supernove. Nese ai dergon radiopulse te shpejta me variacione-thiret pulsar.

Yll i dyfishte Spektroskopik
Nje yll i dyfishte qe nuk mund te dallohet ne teleskop, por qe tregon dyfishtesine gjate doppla-ve te rregullta ne vijat spektra.

Zodiaku
Nje brez rreth Ekliptikes, ku Dielli, Hena dhe te gjitha planetet (- Plutoni) gjithmone shihen. Shkaku eshte se te gjithe trupat e medhenj te sistemit Diellor shtrihen ne te njejjtin plan.

Zenit
Pika ne topin qiellor qe ndodhet vertikalisht ndaj veshtruesit.

Bohan

LIGHTWORKER

218


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Te gjitha misionet drejt Marsit

Mesazh  Bohan prej 29.03.12 15:12

[You must be registered and logged in to see this image.]

Bohan

LIGHTWORKER

218


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro prej 25.05.12 14:57

Sateliti rus kap procesin e kthimit tė ditės nė natė

[You must be registered and logged in to see this image.]

Njė satelit rus ka kapur njė video tė freskėt tė planetit tonė, me detaje tė paharrueshme, siē janė reflektimi i diellit nė det, apo dita qė kthehet nė natė. Bėhet e ditur se ky imazh ėshtė kapur nga “Electro-L”, sateliti i motit, qė ka njė rezolucion masiv prej 121 milionė megapixels.

Vėzhgimi ėshtė bėrė nga 36 mijė kilometra mbi sipėrfaqe, me ngjyrėn e kaltėr tė detit qė bėn kontrast me hijen e maleve, teksa retė e bardha rendin kėndshėm nėpėr qiell. Sateliti ka kapur kėtė imazh tė mahnitshėm ēdo gjysmė ore, gjatė procesit tė monitorimit tė motitdhe nėse dallohet ndonjė fenomen i ēuditshėm i kohės, atėherė operatorėt rusė mund tė komandojnė satelitin qė tė kapė imazhe ēdo 10 minuta.



Fikrro

734


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro prej 04.06.12 15:53

Planeti Venus do kaloje pergjatė faqes sė diellit

[You must be registered and logged in to see this image.]

5 dhe 6 qershori shėnojnė njė ngjarje tė rrallė astronomike

Tė martėn dhe tė mėrkurėn me 5 dhe 6 qershor, njerėzit nė mbarė botėn do tė kenė rastin tė shohin njė ngjarje tė rrallė astronomike, lėvizjen tranzite tė planetit Venus. Mesa duket do tė jetė hera e fundit qė ata qė jetojnė sot tė shikojnė njė ngjarje tė tillė. Materiali nė vazhdim na tregon se ēfarė mund tė presim.

Miliona njerėz dolėn nė vitin 2004 pėr tė parė Venusin ndėrkohė qė kaloi pėrballė diellit pėr herė tė parė qė nga viti 1882. Kalimi i Venusit ka ndodhur vetėm gjashtė herė qė nga vėzhgimi i kėtij fenomeni pėr herė tė parė me teleskop nė vitin 1639 dhe vetėm njė herė qė nga shpikja e televizionit.

Sikurse shihet nė kėtė video nga 2004, Venusi duket nė siluetė duke shkaktuar njė pikė tė vogėl tė zezė mbi diell. Ėshtė njė rast i pazakontė, por jo domosdoshmėrisht spektakolar. David DeVorkin ėshtė me Museumin Kombėtar Smithsonian tė Aeronautikės kėtu nė Uashington. “Pėr njerėzit e zakonshėm qė nuk e dinė, nuk po ndodh gjė. Nuk do tė ketė ndryshime nė shkėlqimin e qiellit apo zogjtė nuk kthehen nė fole apo ndonjė gjė si kėto. Por pėr atė qė e di, ėshtė diēka tejet interesante.”

Ky fenomen ndodh mjaft rrallė. Kalimi ndodh nė ēift dhe kėto kalime dyshe janė tė ndara me mė shumė se njė shekull. Kalimi i tanishėm pason atė tė vitit 2004, i cili i bėri kureshtarė njerėzit nė mbarė botėn, pėrfshi DeVorkin. “Nėse e shikon diellin, vėren formimin e njė pike tė errėt nė qoshe tė sipėrfaqes qė ėshtė sa 1 e 30-ta e madhėsisė sė diskut tė vetė diellit, dhe brenda disa orėsh do tė shtegtojė nė sipėrfaqen e diellit.”

Vėzhgimi duhet tė bėhet i kujdesshėm. Nuk duhet tė shikohet dielli direkt pa mbrojtje tė syve, por mund tė pėrdoren syzet dhe teleskopė me filtera mbrojtės. Ndėrsa njerėzimi nė shekullin tonė argėtohet nga spektakli, shkencėtarėt nė shekujt e kaluar e pėrdornin tranzitin pėr tė dhėnė pėrgjigje lidhur me sistemin diellor.

“Astronomėt e kuptuan qė nė shekullin e 17-tė se nėse mund tė parashikosh me saktėsi kalimin e Venusit pėrgjatė diellit, dhe ta parashikosh me saktėsi nga dy pjesėt gjerėsisht tė ndryshme tė tokės, mund tė pėrdorėsh kohėt e ndryshme pėr tė pėrllogaritur largėsinė nga dielli, qė ishte njė pyetje themelore. Kalimi tjetėr i Venusit para diellit ėshtė nė vitin 2117.


VOA

Fikrro

734


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro prej 26.06.12 13:42

Yjet mund tė krijohen edhe nė tokė

[You must be registered and logged in to see this image.]

Ndoshta njeriu nuk do tė arrijė kurrė t’i afrohet njė ylli dhe aq mė tepėr ta prekė atė, por shkenca po tregon qė ajo mund ta krijojė atė nė kushte laboratorike, me ndihmėn e njė makine tė fuqishme me rreze X.
Gjithēka mund tė realizohet falė njė makine, qė quhet “Linac Light Source”, e cila ėshtė makina mė e fuqishme me rreze X e krijuar nga njeriu.

Kjo shpikje bazohet nė intuitėn e disa shkencėtarėve kalifornianė, qė pėr tė krijuar njė shirit-laser nė gjendje pėr tė fotografuar bėrthamėn e proceseve molekulare, kanė krijuar njė makinė-laser me elektrone tė lira, nė gjendje pėr tė lėshuar rreze X. Kjo mrekulli mund tė kontribuojė pėr tė rikrijuar atė material tė pranishėm vetėm nė zemrėn e yjeve dhe tė planetėve gjigantė si Jupiteri.

Pėr tė dalė nė kėtė pėrfundim, shkencėtarėt e Departamentit Amerikan tė Energjisė kanė shndėrruar falė bombardimit me rreze X, njė kub alumini (anėt e tė cilit ishin tė gjatė 1/1000 e centimetrit), nė njė top plazmė me temperaturė prej dy milionė gradė celsius, apo 3.6 milionė gradė Fahrenheit, temperaturė mė e lartė se ajo e kurorės diellore.

E gjitha ndodhi brenda njė trilion tė mijtave tė sekondės. Sigurisht jemi ende larg arritjes sė temperaturės sė bėrthamės diellore, qė ėshtė 13,9 milionė gradė celsius, por kjo procedurė, siē siguron shefi i ekipit kėrkues Sam Vinko, do tė ndihmojė shkencėtarėt pėr tė kuptuar sesi punojnė yjet.

Pėr mė tepėr mund tė ndihmojė nė perspektivė nė prodhimin mbi tokė tė fuzionit bėrthamor, qė pėr momentin ėshtė thuajse i papėrsėritshėm me makineritė dhe teknologjinė nė dispozicion.

Fikrro

734


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro prej 01.07.12 22:06

Shpikjet e NASA-s qė s’do t’i besonit

[You must be registered and logged in to see this image.]

Qė nė fillimet e saja nė vitin 1958, Agjencisė Amerikane pėr Kėrkime Hapėsinore (NASA) i ėshtė dashur tė shpikė ēdo gjė qė i duhej pėr tė bėrė misionet hapėsinore tė mundura, qė nga kostumet e astronautėve deri te pasqyrat dhe programet e pėrdorura nė teleskopin ‘Hubble’.
NASA ishte mjaft e zgjuar tė dinte dhe tė bėnte ēdo gjė vetė. Ata janė mbi tė gjitha, “shkencėtarėt raketa”. Ėshtė partnere me shumė biznesmenė dhe shkencėtarė rreth botės pėr tė krijuar shpikje tė mrekullueshme qė planeti ka parė ndonjėherė.

Ja se cilat janė pesė shpikjet:

1. Kura Nanoqeramikė pėr kancerin, bėn flokun tė shndrisė. Duke punuar si njė shkencėtar i NASA-s i specializuar nė nanomateriale (tė cilat janė 10 mijė herė mė e vogėl se njė fije floku tė njeriut), Dr Denis Morrison merret me nanoqeramikė tė zhvilluar, e cila mund tė formohet nė balona tė vogla tė quajtura mikrokapsula. Kėto balona mund tė jenė tė mbushura me kancer qė lufton kundėr drogės dhe injektohet nė tumoret solide.

2. Shtresat reflektuese shpėtojnė laboratorėt e qiellit. Nė vitin 1973, NASA kishte njė laborator nė qiell, por pati disa probleme, i ra njė panel diellor dhe NASA-s iu desh ta zėvendėsonte shpejt, dhe kėshtu qė shpiku Shtresat reflektuese.

3. Pasqyra tė deformueshme, jo pėr shtėpi qejfi. “Hubble” dhe fletėt e saj tė mahnitshme tė qelqit optik hapi rrugėn pėr Gjetėsin e Planetėve Tokėsore dhe pasqyrat e saj tė shtrembėruara, tė cilat do tė kenė 100 herė fuqinė e imazhit tė paraardhėsit tė tij, kur NASA nis atė nė tė ardhmen e afėrt.

4. ‘Nanotubes’ qė shikojnė pėr jetė nė Mars. ‘Nanotubes’ ėshtė njė robot i ndėrtuar posaēėrisht nga NASA nė mėnyrė qė tė gjenin forma jete nė Mars.

5. Misionet nė Mars bėjnė qė NASA tė krijojė “Tought Armor”. Njė robot me strukturė shumė tė fortė qė ti pėrballojė ēdo gjendjeje, i pajisur me airbeg dhe me njė peshė shumė tė lehtė qė tė ketė mundėsi tė lėvize shpejt.

Fikrro

734


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro prej 24.07.12 20:20

Astronautėt: Nė gjithėsi vjen erė e metalit tė nxehtė

[You must be registered and logged in to see this image.]

Astronautėt, qė kanė dalė pėr “shėtitje” jashtė stacionit kozmik ndėrkombėtar, vazhdimisht flasin pėr njė erė specifike nė gjithėsi, tė cilėn e ndiejnė nė rrobat dhe pajisjet e tyre.

Astronautėt pohojnė se ndiejnė “erė tė thekshme tė mishit tė pjekur, tė metalit tė ngrohtė dhe tė saldimit”. Ėshtė njė erė deri atėherė e papėrjetuar. “Kurr s’do ta harroj atė erė”, kishte deklaruar nga gjithėsia mė 2009 Kevin Ford, astronaut i agjencisė kozmike amerikane NASA.

Kolegu i tij, Don Peti, deklaronte pas misionit mė 2003 se ishte e vėshtirė tė pėrshkruhej ajo erė, porse mė sė afėrmi i shkon ajo e metaltė.

“Bėhet fjalė pėr aromė goxha tė kėndshme, tė ėmbėl, metalike. Mė kujton verėn studentore kur punoja shumė orė, duke riparuar pajimet me vegla pėr saldim. Me kujton erėn e kėndshme, tė ėmbėl tė saldimit. Kjo ėshtė aroma e gjithėsisė”, deklaronte ai.

Kimisti i agjencisė kozmike amerikane NASA, Stiven Pirs, konsideron se aroma metalike ndoshta vjen nga vibrimi i joneve.

Brendia e stacionit kozmik ndėrkombėtar ka njė erė mė shumė “tokėsore”. Peti, i cili kohė mė parė ėshtė kthyer nga njė mision gjashtėmujor nė gjithėsi, tha se stacioni ka njė erė ndėrmjet ofiēinės e laboratorit, ndėrkaq kur pėrgatiten gjellėza ndihet edhe aroma e mishit tė pjekur tė lopės.

Fikrro

734


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro prej 25.07.12 15:25

Ende vibrojmė nga goditja e para 100 milionė vjetėve

[You must be registered and logged in to see this image.]

Astronomėt kanė ardhur deri te zbulimi, sipas tė cilit pėrmes galaktikės sonė para 100 milionė vitesh ka fėrfėlluar njė galaksi tjetėr ose masa e materies sė errėt.

Rruga e qumėshtit ende kėndellet nga pėrplasja kozmike me njė galaksi mė tė vogėl e cila ka ndodhur vetėm para 100 milionė vitesh. Themi vetėm, sepse, sipas kritereve kozmologjike, kjo ėshtė relativisht frik.

Kjo pėrplasje ka shkaktuar shpėrndarjen jo tė njėjtė tė yjeve nė galaksinė tonė, sikur vala tė ketė kaluar nėpėr tė. Astronomėt pohojnė se si nuk ėshtė e domosdoshme qė pėrmes Rrugės sė Qumėshtit tė ketė kaluar ndonjė galaksi tjetėr, mė e vogėl, por qė ka mundur tė jetė edhe njė sferė e furishme e materies sė zezė.

“Kemi gjetur dėshmitė pėr takimin e afėrt tė Rrugės sė Qumėshtit me ndonjė galaksi mė tė vogėl ose strukturė masive tė materies sė zezė qė ka ndodhur pėrafėrsisht para 100 milionė vitesh”, ka thėnė Larry Widrow, profesor nė Universitetin kanadez Queen's University.

Zbulimi bazohet nė vėzhgimin e 300.000 yjeve pranė rrugės sė qumėshtit.

“Pjesa jonė e Rrugės sė Qumėshtit ende vibron sikurse kambana pasi qė e goditni”, ka thėnė Brian Yanny, i cili ėshtė njė ndėr ata qė kanė merita pėr zbulimin, por ka shtuar se si nuk munden me siguri tė thonė se me ēka ėshtė pėrplasur galaksia jonė.

Fikrro

734


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi