Astronomi551

Astronomi

Faqja 1 e 24 1, 2, 3 ... 12 ... 24  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Astronomi

Mesazh  mistrecja prej 11.08.10 20:15

Astronomi



NE HAPESIRE KA SHUME PLANETE , POR DERI SOT NJIHEN NENTE TE CILET RROTULLOHEN RRETH YLLIT ME TE RENDESISHEM PER TOKEN .

MENDOHET SE EDHE NE GALAKTIKA TE TJERA KA PLANETE TE NGJASHEM ME ATE TE SISTEMIT DIELLOR. TE GJITHE PLANETET QE RROTULLOHEN RRETH DIELLIT RROTULLOHEN EDHE RRETH VETES GJITHASHTU.

JA NENTE PLANETET:

MERKURI-----PLANETI ME AFER DIELLIT
VENUSI----PLANETI ME ATMOSFEREN ME TE DENDUR
TOKA----PLANETI KU KA JETE
MARSI---PLANETI I KUQ
JUPITERI-----PLANETI ME I MADH
SATURNI----PLANETI ME UNAZA
URANI---RROTULLOHET NE MENYRE TE KUNDERT ME TE TJERET.
NEPTUNI ---PLANETI ME TETE SATELITE
PLUTONI---PLANETI ME LARG DIELLIT

MERKURI
-DISTANCA NGA DIELLI : 57910000 KM
-DENDESIA:0.45 G/CM3
-NR SATELITEVE : 0
MASA (KRAHASUAR ME TE TOKES) : 0.05
DIAMETRI . 4870 KM
KOHA E RROTULLIMIT RRETH VETES :58.7 DITE TOKESORE
KOHA E RROTULLIMIT RRETH DIELLIT : 87.9 DITE TOKESORE
VENUSI
DISTANCA NGA DIELLI : 108210000 KM
KOHA E RROTULLIMIT RRETH VETES : 243 DITE TOKESORE
KOHA E RROTULLIMIT RRETH DIELLIT:. 224.7 DITE TOKESORE
DIAMETRI :12100 KM
MASA : 0.81
VOLUMI : 0.85
DENDESIA:5.24 G/CM3
NR SAQTELIT : 0
TOKA
DISTANCA NGA DIELLI : 149000000 KM
KOHA E RROTULLIMIT RRETH VETES : 23.9 ORE
KOHA E RROTUULLIMIT RRETH DIELLIT : 365.2 DITE
DIAMETRI : 12756 KM
MASA :1
VOLUMI :1
DENDESIA :5.52 G/CM3
NR SATELITEVE : 1
MARSI
DISTANCA NGA DIELLI : 227940000 KM
KOHA E RROTULLIMIT RRETH DIELLIT : 686.9 DITE
KOHA E RROTULLIMIT RRETH VETES :24.6 ORE TOKESORE
DIAMETRI :6786 KM
MASA : 0.11
VOLUMI:0.15
DENDESIA : 3.92G/CM3
NR SATELITEVE :2
JUPITERI
DISTANCA NGA DIELLI :778340000 KM
KOHA E RROTULLIMIT RRETH DIELLIT .11.8 VJET TOKESORE
KOHA E RROTULLIMIT RRETH VETES :9.8 ORE TOKESORE
DIAMETRI : 142800
MASA : 317.89
VOLUMI : 1043
DENDESIA : 1.33 G/CM 3
NR SATELITEVE : E PAKTA 17
SATURNI
DISTANCA NGA DIELLI :1427010000 KM
KOHA E RROTULLIMIT RRETH DIELLIT :29.4 VJET TOKESORE
KOHA E RROTULLIMIT RRETH VETES : 10.2 ORE TOKESORE
DIAMETRI :120000 KM
MASA 95.16
VOLUMI : 8.32
DENDESIA : 0.7 G/CM3
NR SATELITEVE : E PAKTA 22
URANI
DISTANCA NGA DIELLI : 2869600000 KM
KOHA E RROTULLIMIT RRETH DIELLIT: 84 VJET TOKESORE
KOHA E RROTULLIMIT RRETH VETES :17.2 ORE TOKESORE
DIAMETRI :51100 KM
MASA:14.52
VOLUMI : 63
DENDESIA ;1.27G/CM3
NR SATELITEVE : TE PAKTEN 15 NEPTUNI
DISTANCA NGA DIELLI :4496700000 KM
KOHA E RROTULLIMIT RRETH DIELLIT : 164 VJET TOKESORE
KOHA E RROTULLIMIT RRETH VETES : 18.2 ORE TOKESORE
DIAMETRI : 48600 KM
MASA 17.25
VOLUMI :55
DENDESIA : 1.71 G/CM3
NR SATELITEVE ; E PAKTA 8
PLUTONI
DISTANCA NGA DIELLI :5898400000 KM
KOHA E RROTULLIMIT RRETH VETES : 6.3 DITE TOKESORE
KOHA E RROTUULLIMIT RRETH DIELLIT :248.8 VJET TOKESORE
DIAMETRI : 2200 KM
MASA : 0.02
VOLUMI : 0.001
DENDESIA : 2.1 G/CM3
NR SATELITEVE : 1

Informacion i sakte i perkthyer nga enciklopedi italiane e vitit 1972.

mistrecja

8


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Zbulohet njė sistem i ri planetar

Mesazh  agro1 prej 27.08.10 22:46

Astronomėt evropianė zbulojnė sistem tė ri planetar

Astronomėt evropianė thonė se kanė zbuluar njė sistem tė ri planetar me tė paktėn pesė planetė qė sillen nė orbitėn e njė ylli tė ngjashėm me diellin.

Shkencėtarėt qė studiojnė planetet jashtė sistemit tonė diellor nė Obzervatorin Jugor Evropian e bėnė njoftimin tė martėn. Ata thanė se planetet sillen nė orbitė pėrqark yllit tė quajtur HD10180, i cili gjendet nė plejadėn Hydrus, rreth 127 vite dritė larg tokės.

Shkencėtarėt thonė se pesė planetet e zbuluara kanė madhėsinė e planetit Neptun. Ata gjithashtu thonė se edhe dy planete tė tjera mund tė jenė nė atė plejadė dhe se njėri mund tė ketė madhėsinė e Saturnit nderkohė qė tjetri mund tė jetė 1.4 herė sa masa e tokės, duke e bėrė atė planetin mė tė vogėl tė zbuluar deri tani.

Planeti i vogėl po ashtu mendohet tė jetė mė pranė yllit, ku njė vit atje mendohet se ka 1.18 ditė nė tokė.

Shefi i kėrkimeve Christophe Lovis tha se zbulimi sinjalizon njė epokė tė re nė kėrkimet komplekse planetare dhe jo vetėm tė planeteve individuale.

agro1

26


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Astronomi!

Mesazh  Fikrro prej 19.09.10 13:20

Astronomi


Foto Astronomike



Fotot qe shihni ne vijim jane te verteta dhe te bera nga disa Astrologet boteror.


Amerikani Tom Lowe ka bere qindra foto Astronomike nga e gjith bota per te fituar titullin si Astromoni me fotografite me te mira te vitit 2010.Poashtu edhe per nje ngritje te madhe te cmimit te tij per nje sigurim te mire ekonomik.

Druri i paraqitur ne fotografin aty larte mendohet qe eshte pema me e vjeter ne bote rreth 4000 vjet e vjeter qe ende qendron ne kembe ne Sierra Nevada,perveq drurit ne fotografi shihet edhe qielli i cili eshte fotografuar ne menyre te mrekullueshme dhe te pa pare ndonjehere.






Kjo foto eshte bere me 3 prill 2010 ne territorin Northwest te Kanadas.Kjo shfaqja e lehte apo ky lloj tymi i gjelber eshte shkaktuar aspi qe grimcat e rrezeve te diellin kane ndervepruar me token.




Kjo foto u be nga Fredrik Broms me 22 tetor 2009,ne Norvegjin e veriut.Ku eshte marr nga thellsia e pyjeve dhe lart ne qiell shihen ku Dritat e Veriut jane pare ne mes te pemeve dhe yjeve.




Ketu shihet Hena e plote e cila eshte fotografuar ne jugun e graqis perkatesisht ne nje tempull (450-440) p.e.s. me 26 qershor 2010.



Kjo foto u be nga Larry Andreasen.Nje pamje e nje zjarri ne pyll ne malin Adams te Washingtonit.




Kjo foto u be nga Bernal Andreo me 10 qershor 2010.Njė panoramė e njė seksioni tė plejadės se Orionit, duke pėrfshirė edhe 3 yje tė famshme tė brezit, Nebula Horsehead dhe Orion Nebula




Kjo foto u be nga Martin Pugh duke fotografuar keshtu Veil Nebula.Veil Nebula eshte mbeturin e nje shperthimi supernova qe ka ndodhur mijera vjet me pare.Gazi i tij me ngjyre eshte i shperndare por nese ky gaze nuk do te shperndahej atehere nga doke do te dukej si nje Hene me ngjyre.


Edituar pėr herė tė fundit nga Fikrro nė 20.03.11 15:48, edituar 1 herė gjithsej

Fikrro

734


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Zbulohet njė planet identik me Tokėn

Mesazh  Elizza prej 02.10.10 12:57

Zbulohet njė planet identik me Tokėn, 20 vite larg botės tonė

Shansa qė njė ditė brezat e ardhshėm tė kolonizojnė yjet sa vjen e rritet.




Mbrėmjen e sė mėrkurės astronomėt njoftuan zbulimin e njė planeti tė ngjashėm me Tokėn, njė botė shkėmbore tre herė mė tė madhe se bota jonė. Bėhet fjalė pėr njė yll 20 vjet dritė larg.

Planeti ndodhet nė yjėsinė e quajtur si “Goldilocks zone”, njė rajon hapėsire ku kushtet nuk janė as shumė ftohtė dhe as shumė ngrohtė, tė duhurat pėr tė krijuar ujė qė formojnė oqeane, liqene, dete dhe lumenj. Shkencėtarėt mendojnė se planeti mund tė ketė dhe atmosferė, gjė qė rrit mundėsitė pėr jetė nė kėtė planet.

Zbulimi i kėtij ylli, vjen tre vjet pasi astronomėt gjetėn njė planet tė ngjashėm, me mundėsi banimi rreth tė njėjtit yll, qė shkėncėtarėt e cilėsuan si “oborrin e shtėpisė pėr Rrugėn e Qumshtit .

Me kėto dy gjetje, studiuesit shprehen se po vėrtetohen mundėsitė se Universi ėshtė i mbushur sė tepėrmi me Botė si e jona. “Nėse kėto botė janė tė rralla atėherė ne do ti kishim gjetur me vėshtirėsi dhe jo kaq shpejt sa i gjetėm”, shprehet pėr kėtė pikė, Dr Steven Vogt, i cili udhėhoqi studimet nė Universitetin e Kalifornisė, Santa Cruz.
“Numri i sistemeve me planete potencialisht tė banueshėm ėshtė ndoshta nė masėn e 10 apo 20 pėr qind. Mund tė ketė dhjetra miliarda tė kėtyre sistemeve nė Galaktikėn tonė”., shton Vogt.
Ai tha pėr Discoveri News se “shanset pėr jetė janė 100%”.

Orbita e planeteve, njė yll i kuq i quajtur Gliese 581 ndodhet nė konstelacion me Libra. Orbitat e planeteve nė sistemin Gliese 581 janė krahasuar me ato tė sistemit tonė diellor. Ylli Gliese 581 ėshtė sa 30% e masės sė diellit tonė, dhe planetet e tij janė afėr me yllin e tyre sa jemi ne afėr diellit tonė. Planeti katėrt, G, ėshtė njė planet i kėsaj orbite nė tė cilin mund tė ketė jetė.

Mga matjet mėsohet se Planeti i quajtur Glieseg 118,000,000,000,000 kilometra larg, ose ndryshe aq sa dritės sė tij i duhen 20 vjet qė tė arrijė Tokėn.

Planetit i duhen vetėm 37 ditė tė rrotullohet rreth diellit, gjė qė tregon edhe njė risi tjetėr pėr planetin, se stinėt e tij mbarojnė pėr pak ditė.
Shkencėtarėt kanė arritur gjithashtu nė pėrfundimin se njėra faqe e planetit i tregohet gjithmonė dritės sė diellit, kurse ana tjetėr qėndron nė errėsirė tė pėrhershme.

Astronomėt kanė qėnė gjithmonė nė kėrkim tė risive pėrtej Galaktikės sonė dhe gjatė kėtyre viteve kanė gjetur gati 500 eksoplanetė – ose tė quajtur ndryshe planete jashtė sistemit tonė diellor.
Megjithatė, pothuajse tė gjitha janė shumė tė mėdha, shkėmborė, masa gazi, shumė tė nxehtė ose shumė tė ftohtė, dmth me kushte tė pafavorshme pėr jetėn.
//BW//

Elizza

"Komplimenti mė i madh ėshtė tė tė quajnė Qenie Njerezore"

1083


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro prej 04.11.10 20:36

Pamje e mahnitshme e hapėsirės nga inēizime amatore

New York – Babė e birė nga Bruklini vendosėn qė tė kėnaqen me anėn zbavitėse tė shkencės dhe bėnė njė eksperiment tė vogėl, pėr tė cilin ishin tė mjaftueshėm iPhone 4 dhe balona qė shėrbejnė pėr parashikimin e motit, transmeton Shqipmedia.

Ata bėnė njė kuti ku vėndosėn iPhone 4 dhe e kishin lėshuar kamerėn tė inēizon. Kutinė e kanė lidhur me ballonat dhe e kanė lėshuar nė atmosferė.

Tullumbacja arriti lartėsinė deri mė 30 km, lartėsi kjo e mjaftueshme pėr tė parė sipėrfaqen e tokės dhe qiellin e zi qė gjendet mbi atmosferė.

Pėrshkak tė presionit tullumbacja plasi ,ashtu qė kutia dhe celulari ranė 5 milje larg New Yorkut. Shkenctarėt amatorė pėrdorėn pajisje GSP pėr tė gjetur vendin e mobilit.

Rezultati i eksperimentit ėshtė nje video mahnitėse qė zgjatė minuta.


Homemade Spacecraft from Luke Geissbuhler on Vimeo.



Edituar pėr herė tė fundit nga Fikrro nė 04.11.10 21:20, edituar 1 herė gjithsej

Fikrro

734


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 1 e 24 1, 2, 3 ... 12 ... 24  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi