Gjuha e Zemres

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Gjuha e Zemres

Mesazh  Xhemajl prej 18.09.10 8:20

QETĖSIA

Ėshtė gjuha e zemrės. Nuk i nevojitet asnjė pėrkthim.
A ka nevojė tė flitet ?

• Nė tė vėrtet, zemrės nuk i nevojitėt tė flas. Vetė trokitjet e saja tė bashkojnė me gjithė kreacionin.

• Kur mendja llomotit, zemra s’ėshtė plotėsisht e hapur.
Mendja fajson vetė neve apo dikend tjetėr, apo ankohet “s’vlej asgja”.

Apo thotė se dikush tjetėr nuk vlen. A po e shihni kėtė ?
Mendja gjithnjė oscilon:E hidhėruar ėshtė pėr shkak tė dikujt tjetėr apo pėr shkak tė vetit, e hidhėruar pėr shkak tė kaluarės, duke vuajtur pėr tė kaluarėn apo ėshtė e shqetėsuar pėr tė ardhmen.

Mendjes nuk I pėlqejnė gjėrat e thjeshta. Ajo dėshiron tė gjitha ti komplikojė. Dhe duke vepruar kėshtu, mendja nuk e lejon zemrėn tė jet e pastėr, e thjeshtė dhe natyrale.

Egoja ka si natyrė qė gjithmon dėshiron dicka tė vėshtirė dhe tė komplikuar. Mirėpo zemra ėshtė e kundėrt me egon; ajo ėshtė e thjeshtė, e pastėr dhe natyrale.

Zemra yte nuk mund tė gjejė asnjė gabim te askush. Nuk mund tė fajsoj ty, sepse kur hapet zemra, hapet pafundėsia, Perėndia.

Nėse je zemėr-hapur, atėher askend s’mund ta fajsosh, sepse gjithkend e sheh si pjesė tė vetvetes. Atėherė kur nuk e shfrytėzojmė aftėsinė tonė tė jemi nė veti, kur nuk vetėdijsohemi, atėher mendja gjithnjė ankohet (shetitė).

Ekzistojnė vetėm dy zgjidhje: Mund tė jemi falenderues apo tė vazhdojmė me ankesa. S’ka asgja nė mes tė kėtyre dyjave. Duhet tė zgjedhim njėrėn apo tjetrėn.

Kur jemi falenderues, nuk mund tė ankohemi.
Kur ankohemi, sigurisht qė s’mund tė falenderojmė.
Mendja ankohet pėr atė qė e ka dhe atė qė se ka.

Shumė tė vetmuar ankohen (ju vjen keq) qė s’kanė mundur tė gjejne partner tė pėrshtatshėm.

Mirėpo, poashtu shumė njerz tė martuar ankohen se e kanė pasur shumė mė mirė kur kanė qenė tė vetėm.

I punėsuari ankohet sepse i duket puna qė kryen e vėshtirė (shumė e rėndė) dhe me shumė strese.

I papunėsuari ankohet qė s’ka punė.
A po e shihni kėtė ?

Nėse bėnė vapė e madhe, mendja ankohet duke thėnė: ’Oh, ėshtė tepėr nxehtė’

Nėse bie shi, mendja ankohet poashtu, duke thėnė: ‘U po bjen shi’
Personi i cili ka dėshirė tė ankohet, mund tė ankohet (lirisht) nė cfardo situate.

Kur ZOTI krijoi njeriun, njeriu i ankohej pėr cdo ditė pėr cfardo imtėsie, duke u ankuar pėr gjithėcka. I lutej zotit tė vinte, mirėpo kur ai vinte, njeriu i thoshte: ‘Ēka erdhe tani, eja mė vonė. Ke ardhur shumė herėt’.

Nėse ZOTI nuk vinte, njeriu ankohej pėrsėri duke thėnė: ‘Sa herė tė kam thirrė, ti je vonuar’.

ZOTI me tė vėrtet u lodh nga kėto ankesa dhe vendosi tė ik dhe tė fshihet, gjė qė nuk ishte aq e lehtė. E dinte se njeriu do tė shkonte edhe nė Hėnė pėr ta gjetur.

Kėshtu duke ikur takoj njė tė menCur, i menquri i pėshpėriti zotit nė vesh: ‘Fshehu nė zemrėn e njeriut. Njeriu kurrė nuk shkon atje’.
Qė nga ajo dite, ZOTI, fshihet ne zemrat e njerzve. Kushdo qe shkon atje s’do te ankohet mė! Do ti ndalen ankesat.

Atje-kėtu njė prej njė million njerzve shkon nė zemrėn e vet dhe e gjenė ZOTIN. E kur njeriu e takon ZOTIN nė zemrėn e vet, ankesat marrin fund.

Ne e adhurojmė tė kaluarėn. Gjithnjė e falenderojmė tė kaluarėn dhe e ngrisim lart nė qiell. Ose e zmadhojmė dicka qė ėshtė larg e qė s’mund tė arrijmė. Mendja ndihet mirė me ideale dhe sende tė larta.
A po ju duket interesant, apo jo ?

Kur njeriu shikon larg nė tė ardhmen apo nė tė kaluarėn, ai nė atė moment nuk e dallon ZOTIN kėtu, tani, nė tė tashmen, nė zemrėn e vet.

Ne mendojmė qė nė tė ardhmen, kur tė shkojmė, kur tė vdesim do tė takojmė ZOTIN. JO! ZOTIN duhet gjetur nė zemrėn tonė, e pėr kėtė nevojitet tė dihet gjuha e zemrės.

GJITHCKA ėshtė ZOT-i. Nė botė nuk ekziston asgja, pėrvec Zotit. Nėse nuk dėshironi tė pėrdorni fjalėn Zot, mund tė thoni Energjia ose inteligjenca.

Baza e Kreacionit gjendet nė ēdo gjė (nė krejt) ēka ekziston. E ajo ėshtė vetėm njė, njė diell, i cili mund tė shifet prej qfardo dritareje.
Shum profet kan ardh dhe shkue nga kjo botė. Tė gjithė ata kanė qenė si dritare. Nė kėtė dhomė shihni katėr dritare. Nga secila dritare mund tė shifet dielli i njejtė, qielli i njejtė. Ai diell pas murit ėshtė i njejt si ai i pari pas dritares.

Zoti ėshtė nė tė gjitha, poashtu edhe ne qen, mace, drunjė, fletė, bubreca – nė gjithcka tė krijuar. Edhe nė derra. Nė gjithcka.

Pėrmes dritares nuk mund qė tė mos shohesh sepse dritarja ėshtė aq e tejdukshme. Atė dashuri – atė dashuri dhe atė qetėsi atje s’ka mundesi mos ta shijosh. Nuk mundesh mos ta shohesh fuqine e ekzistencės. Krejt ėshtė njė.

QETESIJA

Qėllimi i fjalėve, i tė gjitha fjalėve qė i pėrdorim, i gjithė asaj qė flasim, ėshtė tė arrijmė qetėsinė dhe dashurinė nė zemrat tona.

QETESIJA

Nėse fjalėt tona sjellin joqetėsi nė mendjet e njerzve, atėhere ato se kane arrit qėllimin. Ato nuk janė me vend.

Pyetje: Si mund ta arrijm kėtė qetėsi tė zemrės ?

Pėrgjigje: FALENDEROHUNI (bėhuni tė falenderueshėm)!
Nėse kjo ėshtė vėshtirė, atėherė bėni (ushtroni) ca teknika – si meditimin, ushtrimin e frymarrjes, ushtrime trupore dhe kjo mund t’ju ndihmoj qė mendja tė qetėsohet.

Kur kundėrshtoni, kur jeni tė shqetėsuar pėr diēka, nuk mund tė jeni tė falenderueshėm, apo jo ?
JO. Mirėpo mund tė jeni tė vetėdijshėm pėr situatėn nė tė cilėn gjendeni – e kjo ėshtė hapi i parė.

Kur mendja kundėrshton (pėrfol) ajo nuk ėshtė e vetėdijshme se kundėrshton (pėrfol). Hapi i parė ėshtė tė vetėdiesoheni (tė kthjelleni).

Dhe atėherė, pasi tė vetėdijėsoheni pėr ate ēka keni, zemra do t’ju mbushet me falenderime. Atėherė do tė zhduken tė gjitha pėrfoljet. Do tė bėheni shumė tė thjeshtė, shumė natyral, plot dashuri dhe tė lirė.

Pyetje: Besoj se Zoti ėshtė plot dashuri dhe i mėshirshėm. Dhe ti tani tha se Zoti ėshtė nė tė gjitha krijesat, nė cdo gjė.

Pse atėherė ekziston aq shum e keqja (veprimet e kqija) ? E shoh kėtė edhe nė vetveti, pėrpos nė tė tjerėt. Prej nga vjen e keqja (veprat e kqija) ???.

Pėrgjigje: Kjo ėshtė e keqja (duke e mbajt nji nyje tė lidhur nė petkat e tija).
Kjo ėshtė e mira (e zgjidh nyjen).

E keqja nuk ėshtė asgja tjetėr vecse njė nyje. Kjo s’ėshtė ndonjė materie. Ajo nuk ėshtė natyra juaj. Ajo ėshtė vetėm stres dhe presion. Nėse njė person i mirė ėshtė nėnpresion (shtypje) tė pėrhershme nėse nuk e lejoni tė flejė dhe me qėllim e nėnshtroni presioneve tė ndryshme, do tė bėhet AGRESIV, pėrveq nėse ėshtė plotsisht i shenjtėruar (apo i pėrndritur). Apo e shihni (dalloni) kėtė ?

Gjėrat e kqija apo Veprimet e Kqija s’janė asgjė tjetėr pėrvec mungesė e dashurisė, mungesė e dijes, mungesė e fatit. Sikurse terri.
Cka ėshtė terri ? A ėshtė materie ? JO.
Kjo ėshtė vetėm munges e dritės (ndriqimit).
A ėshtė pra stresi materie ? JO (nuk ėshtė).

Nuk ekziston askush i keq nė kėtė planet. Pėr atė Jezusi tha:”Duaje tė afėrmin tėndė sikurse vetėveten”. Secilin sikurse veten. Edhe atėherė kur e gozhduan tha:”Falju. Nuk din ēka bėjnė”. Nuk i mallkojė duke thėnė:”Ata janė njerz tė kqinj”, Jo, sepse ata jetonin nė mosdije. Nuk ishin tė dijshėm.

Kur Jezusi ishte gjallė, Njerzit besonin nė [e festonin] MOJSIUN dhe tė tjerėt qė ishin para tij.
Nuk mundnin me e pa VEPRĖN E PERENDISE (me e besu) nė JEZUSIN, para vetit, sepse mendja ėshtė e gėzuar kur sheh veprat e Perendise nė tė kaluarėn apo diku nė ardhmėri, larg, e asnjiherė afėr.

Cili ėshtė DEFINICIONI I ZOTIT ? Zot domethėnė GJITHPĖRFSHIRJE, Ai I cili ėshtė krejtpėrfshirės.

Cdo tė thotė krejtpėrfshirės ? D.m.th qė ėshtė kudo, si nė mua, si nė ty dhe nė tė gjithė njerzit tjerė. Mirėpo Zotin s’mund ta shohim (ndiejmė) kur mendja ėshtė nėn stres. Diellin nuk mund ta shohim nėse qelqi nuk ėshtė i tejdukshėm, apo dritarja e hapur.

Gjendja e falenderimit ju ndihmon pėr fshirjen e dritareve tuaja. Ushtrimet, meditimi, frymarrja, pranajama, gjithashtu ju ndihmojin pėr fshirjen e dritareve, largimin e gjitha streseve, dhe ju bėjnė tė ndiheni bukur pėrmbrenda vetit dhe plot falenderim.

Do tju tregoj njė tregim: mėsuesi me nxėnėsin udhėtuan prej fshatit nė fshat duke mėsue dhe ndihmuar njerzit. Kur erdhėn ditėt me shi, u vėshtirėsua udhėtimi dhe vendosen tė kthehen nė koliben e tyre nė maje tė bjeshkės.

Kur arritėn atje panė se fėrfllaza e madhe ju kishte shkatrruar gjysmėn e kolibės.

Nxėnėsi u nevrikos. I tha Zotit:”A s’munde me na ruajt kėtė kolibė tė vogėl ? Mėsuesi im dhe unė pa kursim po bėjmė punėn tėnde, po shkojm pėrqark dhe po i ndihmojmė njerzit, e ti smunde tė jesh I mėshirshėm ?
Njerzit po thonė se je shumė i mėshirshėm, e ti nuk e mbrojte as kėtė kolibė tonėn tė vogėl, vendstrehimin tonė!” Ashtu e pėrfolke.

Por, a e dini ēka tha Mėsuesi ? Mėsuesi e shikoi kolibėn dhe ishte shumė i gėzuar. Ai tha:”Na ruajte vendin pėr fjetje. Fėrfllaza ka mundur tė e bart tėrė kolibėn, e ti ishe aq i mėshirshėm, aq i mirė ndaj nesh ashtu qė na ruajte vendin ku mund tė qėndrojmė”.

Zemra ju mbush me gėzim dhe filloi tė kėndoj, vallėzoj dhe meditoj.

A po e shihni qė nė situatėn e njėjtė, mendja e PAFALENDERUESHME thotė:”U, e bėre kėtė, e bėre atė, ma bėre tė padrejtė”.

Mendja e falenderueshme thotė:”Sa bukur. Faleminderit. Je I mrekullueshėm”.

Gjuha e Mėsuesit ėshtė Gjuha e Zemrės.

Mėsuesi gjithnjė flet me Gjuhėn e Zemrės. Me kėtė gjuhė, Ai mund tė komunikoi me drunj, me shtazė, me krejt kreacionin. Nė tė kundėrtėn, ai nuk ėshtė Mėsues. Fjalėt pėrdoren vetėm se jemi mėsuar (na ėshtė bėrė shprehi) ti pėrdorim, mendja jonė ėshtė mėsuar me to. Edhe pse, ato (fjalėt) asapk nuk nevojiten.

Cfarėdo qė bėni me dashuri (vullnet), ju duket qė skeni bėrė mjaft. A po e kuptoni kėtė ?

Nėse keni pėr tė festuar ditėlindjen e nipit, djalit apo vajzės tjuaj do tė keni shumė punė gjatė pergatitjes dhe rregullimit. Mirėpo, sado qė mundoheni, ju duket se mundeni tė e bėni mė mirė, sepse kėtė punė e bėni me dashuri (me vullnet).

Nėse punoni pa vullnet (dashuri) atėherė sapo pak qė punoni (bėni) do tė thoni:”Oh, sa shumė kam bėrė”. Kjo ėshtė pika e kthesės. Kur mendja thotė:”Aq shumė kam bėrė”, atėherė ajo fillon tė pėrflet (Ankohet).

Pyetje: Mistikėt krishterė thonė se Zotin duhet kėrkuar nė vetėvete. Gjersa nė Lindje thonė se deri te Zoti mund tė arijmė pėrmes mėsuesit. A mund tė na thoni, ku ėshtė kėtu e vėrteta ?

Pėrgjigje: Mėsues ėshtė ai qė tė vetėdijėson, i cili tė (mėson) jep dije se kush je ti nė tė vėrtet. Kur je me mėsuesin, atėherė kupton ēka mund tė bėhesh, si mund plotėsisht tė lulėzosh nė dashuri gjatė jetės sate.

Mėsues nuk ėshtė ai, i cili thotė: “Pėrcjellėm, dhe ndoshta pas dhjetė ose 15 vjetve do tė dish dicka”. JO. Nevojitet kohė e shkurt, disa muaj.

Si sythi i lules, i cili celet pėr cdo ditė, cdo moment poashtu edhe ti celesh (hapesh) shumė e mė shumė.

Pyetje: Thonėse vetėm Mėsuesi mund ta njoh Mėsuesin tjetėr. Si munden ata qė skan fare intuitė ta dinė se kush ėshtė Mėsues ?

Pėrgjigje: Tė gjithė kanė intuitė, mirėpo nėse mendja jote ėshtė e mbushur me dyshim, nėse shumė mendon, atėherė intuita nuk pranon (reagon). S’ke nevoj nė fillim ta zgjedhish Mėsuesin. Vetėm ushtro disa teknika. Lėre qė mendja tė qetėsohet dhe zemra tė filloj tė hapet. Atėherė do ti kuptosh tė gjitha.

Mendja gjithnjė ka tendencė tė dyshoj. Dyshimi ėshtė pika fillestare. Prej kėtu, thoni: “Nuk munden tė gjithė tė jenė tė mirė”. Dyshimi ėshtė gjithnjė i lidhur pėr tė mirė.

A e keni vrejt kėtė gjatė jetės tuaj ? Asnjėherė nuk dyshoni se jeni tė padisponuar. A e pyetni vetin ndonjiherė: “A jam nė tė vėrtet i padisponuar ?” Nė kėtė nuk dyshoni.

Mirėpo, nėse jeni tė gėzuar (I disponuar), atėherė dyshoni: “A jam me tė vėrtet i lumtur? A ėshtė kjo ėndėrr, A ėshtė ky iluzión i imi apo ndonji fantazi ?”

A po e vreni kėtė ? Nuk dyshoim kur jemi jo tė lumtur. Nuk dyshojmė se a ėshtė dikush i inatorsur (hidhėruar) nė ne.
Nuk pyesim a ėshtė me tė vėrtet i hidhėruar; A ėshtė me tė vėrtet ai njeri i keq ?”
Nė kėtė nuk dyshojmė. Mirėpo, dyshojmė nė mirėsinė e dikujt. Nėse ėshtė dikush i hidhėruar, negativ apo i padisponuar nė kėtė nuk dyshoni. Kėtė e merrni si punė e kryer.[d.m.th pa paramendim] se ėshtė njeri i keq.

Nėse dikush ju ka ofendu, nuk thoni: “A e ka pas qėllim tė ma bėjė kėtė ?
Nuk besoj. Ai e bėri ate pėr shkak tė streseve tė tija, por nė mbrendi dhe ai duhet tė jetė I mirė. Ai ėshtė me tė vėrtet njeri shum I mirė.”.

Ne, ngjarjet nuk i shikojmė nė kėtė mėnyrė. Ne e marrim si punė e kryer, se tė gjithė janė tė kqijė. Atėherė ne dyshojmė nė mirėsinė e njerėzve.

Nėse e ndryshoni qėndrimin – dmth – nėse dyshoni nė tė kqijat e njerzve, atėherė do tė besoni nė mirėsinė e kėsaj bote.

Kjo ėshtė ndrrim i madh. Mirė ėshtė tė dyshohet. Dyshimi dhe Besimi janė dy anėt e kundėrta tė paras sė njėjtė, mirėpo duhet ti vendosni nė vendin e vetė (qė ju pėrket). Dyshoni nė vetit e kqija tė njerzve. Askush nuk ėshtė i keq nė tė vėrtet. Kjo ėshtė gjuha e zemrės.

***

TITULLI I ORIGJINALIT - “ The Language of the Heart ”
Pėrkthimi dhe pėrshtatja:
Fatmir Rexhep Puka – Prishtinė, prill/2003
Pjesė nga fjalimi spontan, tė cilin e mbajti:
SRI SRI RAVI SHANKAR
Nė LűBECK (GJERMANI) mė ………. tė vitit 1992
avatar
Xhemajl

312


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi