Lidhja mes masonerisė dhe fashizmit

Shko poshtė

Lidhja mes masonerisė dhe fashizmit

Mesazh  Jon prej 11.09.10 10:14

Lidhja e ngushtė mes masonerisė dhe fashizmit

Fuqizimi i fashizmit nė kurriz tė popullit

Gramsci flet nė Dhomė pėr ligjin lidhur me shoqatat sekrete (Legjislatura XXVII - sesioni i parė - diskutime tė 16 majit 1925).

Botojmė tė zgjeruar transkriptimet e ndėrhyrjes sė Antonio Gramsci nė Dhomė lidhur me shoqatat sekrete, pasi bėhet fjalė pėr njė dokument historik tė jashtėzakonshėm: jo vetėm pse tregon intelektualin e madh marksist nė pėrplasje tė hapur me Mussolinin nė atė qė do tė mbesė diskutimi i vetėm i tij nė Parlament.

Por edhe pse analizat e Gramsci, nga ana e tyre janė shumė interesante: pasi ka bėrė mė dije se praktikisht nė projektligj nuk pėrmendet nė mėnyrė eksplicite masoneria, ai kalon nė analizimin e pozicionit historik tė masonėve nė shoqėrinė italiane.

Masoneria ėshtė "partia e borgjezisė" italiane e vetme dhe mė e fuqishme. Fashizmi e sulmon masonerinė pėr tė zėvendėsuar borgjezinė nė drejtimin e shtetit.

Gramsci

Projektligji kundėr shoqėrive sekrete ėshtė paraqitur nė Dhomė si njė projektligj kundėr masonerisė: ai ėshtė akti i parė real i fashizmit pėr tė afirmuar atė qė Partia Fashiste e quan revolucioni i saj.

Si Parti Komuniste, ne duam tė kėrkojmė jo vetėm pse-nė e paraqitjes sė projektligjit kundėr organizatave nė pėrgjithėsi, por edhe domethėnien e faktit se pse Partia Fashiste e ka paraqitur kėtė ligj si njė ligj tė drejtuar kryesisht kundėr masonerisė.

Ne jemi ndėr tė paktėt qė e kemi marrė seriozisht fashizmin, edhe kur fashizmi dukej se ishte vetėm njė farsė e pėrgjakshme, kur rreth fashizmit pėrsėriteshin vetėm klishetė lidhur me "psikozėn e luftės", kur tė gjitha partitė kėrkonin qė ta vinin nė gjumė popullsinė punėtore duke e paraqitur fashizmin si njė fenomen sipėrfaqėsor, me jetėgjatėsi tė shkurtėr.

Nė nėntor tė 1920 kemi parashikuar se fashizmi do tė ngjitej nė pushtet - gjė nė atė kohė e pakonceptueshme pėr vetė fashistėt - nėqoftėse klasa punėtore nuk do t'ia arrinte nė kohė qė ta frenonte me armė avancimin e tij gjakatar. Kėshtu, fashizmi pohon sot se praktikisht do tė "pushtojė shtetin".

Ēfarė nėnkupton kjo shprehje tashmė e shndėrruar nė klishe? E ēfarė domethėnieje ka nė kėtė kuptim lufta kundėr masonerisė?

Pasi ne mendojmė se kjo fazė e "pushtimit fashist" ėshtė njė prej mė tė rėndėsishmeve tė pėrshkuara nga shteti italian dhe pėr atė qė i pėrket borgjezisė dhe pėr atė qė na pėrket ne qė dimė tė pėrfaqėsojmė interesat e shumicės dėrrmuese tė popullit italian, punėtorėve dhe fshatarėve, besojmė kėshtu tė nevojshme njė analizė, edhe pse tė ngutur, tė ēėshtjes.

Ēfarė ėshtė masoneria? Ju keni thėnė shumė fjalė lidhur me domethėnien shpirtėrore tė saj, mbi korrentet ideologjike qė ajo pėrfaqėson, etj.; por tė gjitha kėto janė forma shprehjeje tė cilat ju pėrdorni vetėm pėr ta gėnjyer reciprokisht, duke e ditur se po e bėni.

Masoneria, duke pasur parasysh mėnyrėn me tė cilėn ėshtė ndėrtuar Italia e bashkuar, duke pasur parasysh dobėsinė fillestare tė borgjezisė kapitaliste italiane, ka qenė partia e vetme reale dhe efikase qė klasa borgjeze ka pasur prej njė kohe tė gjatė.

Nuk duhet harruar se mė pak se 20 vjet pas hyrjes nė Romė tė piemontezėve, Parlamenti ėshtė shpėrndarė dhe trupa elektorale prej rreth 3 milionė zgjedhėsve ėshtė reduktuar nė 800 mijė.

Ka qenė ky rrėfimi eksplicit nga ana e borgjezisė pėr tė qenė njė pakicė e papėrfillshme e popullsisė, nėqoftėse pas 20 vitesh bashkimi ajo ėshtė detyruar qė t'u drejtohet mjeteve mė ekstreme tė diktaturės pėr tė ruajtur pushtetin, pėr tė shtypur armiqtė e klasės tė saj, qė qenė armiqtė e shtetit unitar.

Cilėt qenė kėta armiq? Kryesisht qe Vatikani, qenė jezuitėt dhe i duhet kujtuar tė nderuarit Martire sesi pėrkrah jezuitėve qė veshin rroben e klerit ekzistojnė jezuitėt laikė, tė cilėt nuk kanė asnjė shenjė speciale qė tė tregojė rendin e tyre fetar.

Nė vitet e para tė themelimit tė Mbretėrisė jezuitėt kanė deklaruar shprehimisht nė njė seri tė tėrė artikujsh tė botuar nga "Civiltą Cattolica" se cili ishte programi politik i Vatikanit dhe i klasave qė atėherė qenė pėrfaqėsues tė Vatikanit, domethėnė tė klasave tė vjetra gjysmėfeudale tendencialisht burbonike nė jug apo tendencialisht austriake nė Lombardo - Veneto, forca sociale tė shumta nė numėr qė borgjezia kapitaliste nuk ka arritur asnjėherė t'i pėrmbajė, megjithėse nė periudhėn e Rilindjes ajo pėrfaqėsonte njė progres dhe njė parim revolucionar.

Jezuitėt e "Civiltą Cattolica" dhe, pėr pasojė, Vatikani vinin nė qėllimin e politikės sė tyre si pikė tė parė sabotimin e shtetit unitar, nėpėrmjet abstenimit parlamentar, frenimin e shtetit liberal pėr tė gjitha ato aktivitete tė tij qė mund tė korruptonin dhe shkatėrronin rendin e vjetėr; si pikė e dytė, krijimi i njė arme rurale rezervė pėr t'u vendosur kundėr avancimit tė proletariatit, pasi qysh nga 71 jezuitėt parashikonin se nė terrenin e demokracisė liberale do tė lindte lėvizja proletare, e cila do tė zhvillohej njė lėvizje revolucionare.

I nderuari Martire ka deklaruar sot qė mė sė fundi, nė kurriz tė masonerisė, ėshtė arritur uniteti shpirtėror i kombit italian.

Pasi qė masoneria nė Itali ka pėrfaqėsuar ideologjinė dhe organizimin real tė klasės borgjeze kapitaliste, kush ėshtė kundėr masonerisė ėshtė kundėr liberalizmit, ėshtė kundėr traditės politike tė borgjezisė italiane.

Klasat rurale qė pėrfaqėsoheshin nė tė kaluarėn nga Vatikani, pėrfaqėsohen sot kryesisht nga fashizmi: kėshtu qė ėshtė logjike qė fashizmi tė ketė zėvendėsuar Vatikanin dhe jezuitėt nė detyrėn historike, sipas sė cilės klasat mė tė prapambetura tė popullsisė vėnė nėn kontroll klasėn qė ka qenė progresive nė zhvillimin e qytetėrimit: ja domethėnia e unitetit shpirtėror tė arritur tė kombit italian, qė do tė kish qenė njė fenomen progresi 50 vjet mė parė… [Ndėrprerje].

Borgjezia industriale nuk ka qenė e aftė tė frenojė lėvizjen punėtore, nuk ka qenė as e aftė tė kontrollojė as lėvizjen punėtore, as atė rurale revolucionare.

Lejtomotivi i parė instiktiv dhe spontan i fashizmit, pas pushtimit tė fabrikave ka qenė ky: "Ruralėt do tė kontrollojnė borgjezinė urbane, qė nuk di tė jetė e fortė kundėr punėtorėve". Nėqoftėse nuk gabohem, i nderuari Mussolini, atėherė nuk ishte kjo teza juaj dhe midis fashizmit rural dhe fashizmit urban thoshit se pretendonit fashizmin urban…

Musssolini

Mė duhet t'iu ndėrpres pėr t'iu kujtuar njė artikullin tim me elozhe tė larta pėr fashizmin rural tė periudhės 1921-1922.

Gramsci

Por ky nuk ėshtė njė fenomen pastėrtisht italian, edhe pse nė Itali, prej dobėsisė mė tė madhe tė kapitalizmit, ka pasur maksimumin e zhvillimit: ėshtė njė fenomen europian dhe botėror, me rėndėsi ekstreme pėr tė kuptuar krizėn e pėrgjithshme tė pasluftės, si nė dominimin e aktivitetit praktik, ashtu dhe nė dominimin e ideve dhe tė kulturės.

Leksioni i Hindenburgut nė Gjermani, fitorja e konservatorėve nė Angli, me likuidimin e partive liberale demokrate respektive, janė korresponduesi i lėvizjes fashiste italiane: forcat e vjetra sociale, fillimisht antikapitaliste, tė koordinuara me kapitalizmin, por jo tė thithura krejtėsisht prej tij, kanė fituar avantazh nė organizimin e shteteve, duke sjellė nė aktivitetin reaksionar tė gjithė fondin e mizorisė dhe tė vendimit tė pamėshirshėm qė ka qenė gjithmonė i tyre; por nė thelb ne kemi njė fenomen regresioni historik qė nuk ėshtė dhe nuk do tė jetė pa efekt pėr zhvillimin e revolucionit proletar.

I shqyrtuar nė kėtė terren, ligji aktual kundėr shoqatave do tė jetė njė forcė apo nė fakt ėshtė e destinuar qė tė jetė krejtėsisht e irrituar dhe e kotė?

Do t'i korrespondojė ajo realitetit, do tė mund tė jetė mjeti pėr njė stabilizim tė regjimit kapitalist apo do tė jetė njė instrument i ri i pėrkryer i dhėnė policisė pėr tė arrestuar iksin apo ypsilonin?

Pėr pasojė, problemi ėshtė ky: situata e kapitalizmit nė Itali ėshtė forcuar apo ėshtė dobėsuar pas luftės me fenomenin fashist?

Cilat qenė dobėsitė e borgjezisė kapitaliste italiane pėrpara luftės, dobėsi qė kanė ēuar nė krijimin e kėtij sistemi politik masonik tė caktuar qė ekzistonte nė Itali, qė e ka pasur zhvillimin e tij maksimal tek xholitizmi?

Dobėsitė maksimale tė jetės kombėtare italiane qenė nė radhė tė parė mungesa e lėndėve tė para, domethėnė pamundėsia pėr borgjezinė pėr tė krijuar nė Itali njė industri qė tė kishte njė rrėnjė tė thellė nė vend dhe qė tė mund tė zhvillohej nė mėnyrė progresive, duke thithur krahun e punės tė bollshėm.

Nė radhė tė dytė mungesa e kolonive e lidhur me atdheun, domethėnė pamundėsia pėr borgjezinė pėr tė krijuar njė aristokraci punėtore qė nė mėnyrė tė pėrjetshme tė mund tė jetė aleate me vetė borgjezinė.

E treta, ēėshtja jugore, domethėnė ēėshtja e fshatarėve, e lidhur ngushtėsisht me problemin e emigracionit, qė ėshtė prova e paaftėsisė sė borgjezisė italiane pėr tė mbajtur… [Ndėrprerje].

Musssolini

Edhe gjermanėt kanė emigruar me miliona.

Gramsci

Domethėnia e emigrimit masiv tė punėtorėve ėshtė kjo: sistemi kapitalist, qė ėshtė sistem predominues, nuk ėshtė nė gjendje qė t'i japė jetesėn, banimin dhe veshjet popullsisė dhe njė pjesė jo e vogėl e kėsaj popullsie ėshtė e detyruar tė emigrojė…

Rossoni

Kėshtu, kombi duhet tė zgjerohet nė interesin e proletariatit.

Gramsci

Ne kemi konceptimin tonė tė imperializmit dhe tė fenomenit kolonial, sipas tė cilit ata janė parasėgjithash njė eksportim i kapitalit financiar.

Deri mė tani "imperializmi" italian konsiston vetėm nė atė qė punėtori italian emigrant punon pėr fitimin e kapitalistėve tė vendeve tė tjera, domethėnė deri mė tani Italia ka qenė vetėm njė mjet i ekspansionit tė kapitalit financiar joitalian.

Ju e lani gjithmonė gojėn me pohime mė fėminore se njė superioritet demografik i supozuar i Italisė ndaj vendeve tė tjera, ju thoni gjithmonė, pėr shembull, se Italia demografikisht ėshtė superiore ndaj Francės.

Ėshtė njė ēėshtje kjo qė vetėm statistikat mund ta zgjidhin me vrull dhe unė nganjėherė merrem me statistika; tani njė statistikė e botuar pasluftės, asnjėherė e kundėrshtuar, pohon se Italia e pėrpara luftės, nga pikėpamja demografike, ndodhet nė tė njėjtėn situatė si Franca pas lufte; kjo pėrcaktohet nga fakti qė emigracioni largon nga territori kombėtar njė masė tė tillė popullsie mashkullore, aktive nga pikėpamja prodhuese, qė raportet demografike tė bėhen katastrofike.

Nė territorin kombėtar qėndrojnė pleq, gra, fėmijė, invalidė, domethėnė pjesa e popullsisė pasive, e cila rėndon mbi popullsinė punuese nė njė masė superiore ndaj ēdo vendi tjetėr, edhe ndaj Francės.

Ėshtė kjo dobėsia thelbėsore e sistemit kapitalist italian, sipas sė cilės ky i fundit ėshtė i destinuar qė tė zhduket mė me shpejtėsi, aq mė shumė qė sistemi kapitalist botėror nuk funksionon mė pėr ta thithur emigracionin italian, pėr tė shfrytėzuar punėn italiane, qė kapitalizmi ynė ėshtė i pafuqishėm ta inkuadrojė.

Partitė borgjeze, masoneria, si kanė kėrkuar t'i zgjidhin kėto probleme?

Dallojmė nė historinė italiane tė kohėve tė fundit dy planet politike tė borgjezisė pėr tė zgjidhur ēėshtjen e qeverisjes sė popullit italian.

Kemi pasur praktikėn xholitiane, bashkėpunimin e socializmit italian me xholitizimin, domethėnė tentativėn pėr tė vendosur njė aleancė tė borgjezisė industriale me njė aristokraci punėtore veriore tė caktuar, pėr t'i nėnshtruar kėtij formacioni borgjezo-industrial, masėn e fshatarėve italianė, sidomos tė jugut.

Programi nuk ka pasur sukses. Nė Italinė veriore ndėrtohet nė fakt njė koalicion borgjezo-proletar nėpėrmjet bashkėpunimit parlamentar dhe politikės sė punėve publike pėr kooperativat: nė Italinė jugore korruptohet shtresa drejtuese dhe dominohet masat me "gangot"… [Ndėrprerje e deputetit Greco].

Ju fashistėt keni qenė mbėshtetėsit mė tė mėdhenj tė kėtij plani politik, pasi keni niveluar nė tė njėjtėn mizerje artistokracinė punėtore dhe tė fshatarėve tė varfėr tė tė gjithė Italisė.

Kemi pasur programin qė mund ta quajmė tė "Corriere della Sera", gazetė qė pėrfaqėson njė forcė joindiferente tė politikės kombėtare: 800000 lexues janė edhe ata njė parti. [Zėra]. Mė pak…

Musssolini

Gjysma! Pastaj gazetat nuk numėrohen. Nuk kanė bėrė asnjėherė revolucion. Lexuesit e gazetave rregullisht e kanė gabim!

Gramsci

"Corriere della Sera" nuk do tė bėjė revolucion.

Farinacci

As "Unitą"!

Gramsci

"Corriere della Sera" i ka mbėshtetur nė mėnyurė sistematike tė gjithė politikanėt e jugut, nga Salandra, tek Orlando, tek Nitti dhe Amendola: pėrballė zgjidhjes xholitiane, shtypėse jo vetėm e klasave, por edhe e territoreve tė tėra, si jugu dhe ishujt, dhe pėr pasojė po aq e rrezikshme sa fashizmi pėr vetėm unitetin material tė shtetit italian, "Corriere della Sera" ka mbėshtetur gjithmonė njė aleancė midis industrialistėve tė veriut dhe njė demokracie tė caktuar tė vagullt rurale kryesisht jugore nė territorin e shkėmbimit tė lirė.

Njėra zgjidhje dhe tjetra tentonin thelbėsisht qė t'i jepnin shtetit italian njė bazė mė tė gjerė se ajo fillestare, tentonin tė zhvillonin "arritjet" e Rilindjes.

Ēfarė u kundėrvėnė fashistėt kėtyre zgjidhjeve? Ata kundėrvėnė sot ligjin e ashtuquajtur kundėr masonerisė; ata thonė se duan tė pushtojnė kėshtu shtetin.

Nė realitet fashizmi lufton kundėr forcės sė vetme tė organizuar nė mėnyrė efikase qė borgjezia kapitaliste kishte nė Itali, pėr ta zėvendėsuar nė pushtimin e vendeve qė shteti u jep funksionarėve tė tij.

Revolucioni fashist ėshtė vetėm zėvendėsimi i personelit administrativ me njė personel tjetėr.

Musssolini

Tė njė klase me njė tjetėr, siē ka ndodhur nė Rusi, siē ndodh normalisht nė tė gjitha revolucionet, siē do tė bėjmė nė mėnyrė metodike! [Miratime].

Gramsci

Ėshtė revolucion vetėm ai qė bazohet mbi njė klasė tė re. Fashizmi nuk bazohet mbi asnjė klasė qė tė mos ishte tashmė nė pushtet…

Musssolini

Por nėqoftėse pjesa mė e madhe e kapitalistėve na janė kundėr, po nėqoftėse ju pėrmend kapitalistė shumė tė mėdhenj qė na votojnė kundėr, qė janė nė opozitė: familjet Motta, Conti…

Farinacci

Dhe subvencionojnė gazetat subversive!

Musssolini

Banka e Lartė nuk ėshtė fashiste, ju e dini! [Komente].

Gramsci

Kėshtu realiteti ėshtė se ligji kundėr masonerisė nuk ėshtė kryesisht kundėr masonerisė: me masonėt fashizmi do tė arrijė lehtėsisht njė kompromis.

Musssolini

Fashistėt i kanė djegur lozhat e masonėve pėrpara se tė bėjnė ligjin! Kėshtu qė nuk ka nevojė pėr axhustime.

Gramsci

Ndaj masonerisė fashizmi zbaton, duke e intensifikuar, tė njėjtėn taktikė qė ka zbatuar ndaj tė gjitha partive borgjeze jofashiste: fillimisht ka krijuar njė bėrthamė fashiste nė kėto parti; mė pas ka kėrkuar qė tė shprehen nga partitė e tjera forcat mė tė mira qė i vinin pėr mbarė, duke mos arritur atė qė zotėronte monopolin siē propozohej …

Farinacci

Dhe na quani budallenj?

Gramsci

Nuk do tė ishit budallenj vetėm nėqoftėse do tė ishit tė aftė tė zgjidhnit problemet e situatės italiane…

Musssolini

Do t'i zgjidhim. Kemi zgjidhur tashmė shumė prej tyre.

Gramsci

Fashizmi nuk ka arritur krejtėsisht qė ta zbatojė thithjen e tė gjitha partive nė organizatėn e tij.

Me masonerinė ka pėrdorur taktikėn e politikės noyautage, pastaj sistemin e djegies sė lozhave dhe, sė fundmi, pėrdor aksionin legjislativ, sipas tė cilit, personalitete tė caktuara tė Bankės sė Lartė apo tė burokracisė tė lartė do tė pėrfundojnė pėr tė rėnė dakord me dominuesit pėr tė mos e humbur vendin e tyre, por me masonerinė qeveria fashiste do tė duhet tė bjerė nė njė kompromis.

Si i bėhet kur njė armik ėshtė i fortė? Fillimisht i thyhen kėmbėt, pastaj bėhet kompromisi nė kushte superioriteti tė dukshėm.

Musssolini

Mė parė i thyhen brinjėt, pastaj burgoset, siē keni bėrė ju nė Rusi! Ju keni bėrė tė burgosurit tuaj, i mbani dhe ju hyjnė nė punė! [Komente].

Gramsci

Tė fusėsh nė burg do tė thotė pikėrisht tė bėsh kompromisin: kėshtu qė ne themi se nė realitet ligji ėshtė bėrė veēanėrisht kundėr organizatave punėtore.

Pyesim se pse prej disa muajsh e kėtej pa qenė Partia Komuniste e deklaruar organizatė kriminale, karabinierėt arrestojnė shokėt tanė ēdo herė qė ndodhen sė bashku me tė paktėn tri…

Musssolini

Bėjmė atė qė bėni nė Rusi…

Gramsci

Nė Rusi ka ligje qė ruhen: ju keni ligjet tuaja…

Musssolini

Ju krijoni rrjete tė mrekulluesheme. Bėni shumė mirė! [Qesh].

Gramsci

Nė realitet aparati policor i shtetit e konsideron tashmė Partinė Komuniste si njė organizatė sekrete.

Musssolini

Nuk ėshtė e vėrtetė!

Gramsci

Ndėrkohė arrestohet pa ndonjė akuzė specifike kushdo qė gjendet nė njė mbledhje tri personash, vetėm pse komunist, dhe plaset nė burg.

Musssolini

Ama shpejt nxirren nga burgu. Sa janė nė burg? I peshkojmė thjesht pėr t'i njohur!

Gramsci

Ėshtė njė formė persekutimi sistemik qė i paraprin dhe do tė justifikojė zbatimin e ligjit tė ri. Fashizmi adopton tė njėjtat sisteme tė qeverisė Xholiti.

Bėni siē bėnin nė jug "gangot" xholitianė qė arrestonin votuesit e opozitės... pėr t'i njohur.

Njė zė

Ka pasur njė rast tė vetėm. Ju nuk e njihni jugorin.

Gramsci

Jam jugor!

Mussolini, Kryeministėr

Lidhur me dhunat elektorale, ju kujtoj njė artikull tė Bordiga qė iu justifikon plotėsisht!

Paolo Greco

I nderuar Gramsci, ju nuk e keni lexuar atė artikull.

Gramsci

Jo dhunat fashiste, tonat. [Zhurma - ndėrprerje]. Ne jemi tė sigurtė se pėrfaqėsojmė shumicėn e popullsisė, se pėrfaqėsojmė interesat mė thelbėsore tė shumicės sė popullit italian; pėr pasojė, dhuna proletare ėshtė progresive dhe nuk mund tė jetė sistematike.

Dhuna juaj ėshtė sistematike dhe sistematikisht arbitrare pasi ju pėrfaqėsoni njė pakicė tė destinuar qė tė zhduket. [Ndėrprerje].

Ne duhet t'i themi popullsisė punėtore se ēfarė ėshtė qeveria juaj, si sillet qeveria juaj, pėr ta organizuar kundėr jush, pėr ta vėnė nė kushtet qė t'iu mundė.

Ka shumė gjasa qė edhe ne do tė detyrohemi qė tė pėrdorim tė njėjtat sisteme tuaja, ama si tranzicion, nė mėnyrė shėndetėsore. [Zhurmė - ndėrprerje].

E sigurtė: duke adoptuar tė njėjtat metoda tuaja, me diferencėn qė ju pėrfaqėsoni pakicėn e popullsisė, kurse ne shumicėn. [Zhurmė - Ndėrprerje].

Farinacci


Po atėherė pse nuk e bėni revolucionin? Ju jeni i destinuar qė tė keni fundin e Bombacci! Do t'iu pėrzėnė nga partia!

Gramsci

Borgjezia italiane kur ka bėrė bashkimin ishte njė pakicė e popullsisė, por pėrderisa pėrfaqėsonte interencat e shumicės edhe pse kjo nuk e ndiqte, ka mundur kėshtu tė qėndrojė nė pushtet.

Ju keni fituar me armė, por nuk keni asnjė program, nuk pėrfaqėsoni asgjė tė re dhe progresive.

Vetėm i keni mėsuar pararojės revolucionare se si vetėm armėt, nė analizė tė fundit, pėrcaktojnė suksesin e programeve dhe tė jo programeve… [Ndėrprerje - Komente].

Kryetari i Parlamentit

Mos ndėrprisni!

Gramsci

Ky ligj nuk do ta frenojė aspak lėvizjen qė vetė ju keni pėrgatitur nė vend. Pasi masoneria do tė kalojė nė masė nė Partinė Fashiste dhe do tė pėrbėjė njė tendencė, ėshtė e qartė se me kėtė ligj ju doni tė pengoni zhvillimin e organizatave tė mėdha punėtore dhe fshatare. Kjo ėshtė vlera reale, domethėnia e vėrtetė e ligjit.

Ndonjė fashist i kujton akoma nė mėnyrė tė mjegullt mėsimet e mėsuesve tuaj tė vjetėr kur qenė revolucionarė e socialistė dhe besonin se njė klasė nuk mund tė qėndrojė e tillė nė mėnyrė tė pėrhershme dhe tė zhvillohet deri nė marrjen e pushtetit pa pasur njė parti dhe njė organizatė qė i pėrmbledh anėn mė tė mirė dhe mė tė vetėdijshme.

Ka diēka tė vėrtetė nė kėtė perversion reaksionar tė mėsimeve marksiste.

Sigurisht ėshtė shumė e vėshtirė qė njė klasė tė mund tė arrijė nė zgjidhjen e problemeve tė saj dhe nė arritjen e kėtyre qėllimeve qė janė tė ngulitura nė ekzistencėn e saj dhe nė forcėn e pėrgjithshme tė shoqėrisė, pa njė pararojė qė tė krijohet dhe ta drejtojė kėtė klasė deri nė arritjen e qėllimeve tė tilla.

Por nuk ėshtė e thėnė qė ky formulim tė jetė gjithmonė i vėrtetė, nė mekanicitetin e jashtėm tė tij nė pėrdorimin e reaksionit!

Ky ėshtė njė ligj qė shėrben pėr Italinė, qė duhet tė zbatohet nė Itali, ku borgjezia nuk ka arritur nė asnjė mėnyrė dhe nuk do tė arrijė kurrė ta zgjidhė nė radhė tė parė ēėshtjen e fshatarėve italianė, tė zgjidhė ēėshtjen e Italisė jugore.

Jo mė kot ky ligj paraqitet njėkohėsisht me disa projekte qė kanė tė bėjnė me shėndoshjen e jugut.

Njė zė

Flit pėr masonerinė!

Gramsci

Doni qė unė tė flas pėr masonerinė, por nė titullin e ligjit nuk pėrmendet as masoneria, flitet vetėm pėr organizatat nė pėrgjithėsi.

Nė Itali kapitalizmi ka mundur tė zhvillohet pėr sa shteti ka shtrydhur masat fshatare, veēanėrisht nė jug.

Ju e ndjeni sot urgjencėn e problemeve tė tilla, kėshtu qė premtoni 1 miliard pėr Sardenjėn, premtime punė publike dhe qindra miliona pėr tė gjithė jugun; por pėr tė bėrė punė serioze dhe konkrete duhet tė filloni pėr t'i kthyer Sardenjės 100, 150 milionėt nė taksa qė i zhvasni ēdo vit popullsisė sarde!

Duhet t'i ktheni jugut qindra milionėt nė taksa qė i zhvasni nė vit popullsisė jugore.

Musssolini

Ju nuk i paguani taksat nė Rusi!

Njė zė

Vjedhin nė Rusi, nuk i paguajnė taksat!

Gramsci

Nuk ėshtė ky problemi, i nderuari koleg, se duhet tė dish tė paktėn relacionet parlamentare qė mbi ēėshtje tė tilla ekzistojnė nė biblioteka.

Nuk bėhet fjalė pėr mekanizmin normal tė tatimeve: bėhet fjalė pėr faktin qė ēdo vit shteti u zhvat rajoneve jugore njė shumė qė nuk ia kthen nė asnjė mėnyrė, as me shėrbime tė asnjė lloji…

Musssolini

Nuk ėshtė e vėrtetė!

Gramsci

…Shuma qė shteti ua nxjerr popullsive fshatare jugore pėr t'i dhėnė njė bazė kapitalizmit tė Italisė veriore. [Ndėrprerje - Komente].

Mbi kėtė terren tė kontradiktave tė sistemit kapitalist italian do tė formohet domosdoshmėrisht, pavarėsisht tė gjitha ligjeve represive, pavarėsisht vėshtirėsisė pėr tė ndėrtuar organizata tė mėdha, bashkimi i punėtorėve dhe i fshatarėve kundėr armikut tė pėrbashkėt.

Ju fashistė, ju qeveri fashiste, pavarėsisht demagogjisė tė diskutimeve tuaja, nuk e keni tejkaluar kėtė kontradiktė qė ishte pothuajse radikale; bile ju e keni bėrė tė ndjehet mė ashpėr pėr klasat dhe masat popullore.

Ju keni operuar nė kėtė situatė, prej nevojės sė kėsaj situate. Ju i keni shtuar pluhur tė ri atyre tashmė tė akumuluara nga zhvillimi i qytetėrimit kapitalist dhe besoni qė tė shtypni me njė ligj kundėr organizatave efektet mė vdekjeprurėse tė vetė aktivitetit tuaj. [Ndėrprerje].

Kjo ėshtė ēėshtja e rėndėsishme nė diskutimin e kėtij ligji!

Ju mund ta "pushtoni shtetin", mund tė modifikoni kodet, ju mund tė kėrkoni tė pengoni organizatat tė ekzistojnė nė formėn nė tė cilat kanė ekzistuar deri mė tani; nuk mund tė mbizotėroni mbi kushtet objektive nė tė cilat jeni shtrėnguar tė lėvizni.

Ju nuk bėni gjė tjetėr veēse ta shtrėngoni proletariatin pėr tė kėrkuar njė adresė tė ndryshme nga ajo deri mė sot mė e pėrhapur nė krye tė organizimit masiv.

Ajo qė duam t'u themi tani proletariatit dhe masave fshatare italiane nga kjo tribunė: se forcat revolucionare italiane nuk do ta lėnė veten tė shtypen, se ėndėrra juaj e trazuar nuk do tė arrijė tė realizohet. [Ndėrprerje].

Ėshtė shumė e vėshtirė t'i zbatohen njė popullsie prej 40 milionė banorėsh sistemet e qeverisė Zankof.

Nė Bullgari ka pak milionė banorė dhe megjithatė, pavarėsisht ndihmave nga jashtė, qeveria nuk arrin tė mbizotėrojė mbi koalicionin e Partisė Komuniste dhe tė forcave fshatare revolucionare dhe nė Itali ka 40 milionė banorė!

Musssolini

Partia Komuniste ka mė pak anėtarė nga sa ka pasur Partia Fashiste italiane!

Gramsci

Ama pėrfaqėson klasėn punėtore!

Musssolini

Nuk e pėrfaqėson!

Farinacci


E tradhton, nuk e pėrfaqėson.

Gramsci

I juaji ėshtė njė konsensus i siguruar me kėrbaē.

Farinacci


Fol pėr Miglioli!

Gramsci

Tamam. Fenomeni Miglioli ka njė rėndėsi tė madhe pikėrisht nė kuptimin e asaj qė thashė mė parė: se masat fshatare edhe katolike drejtohen pėr nga lufta revolucionare.

As gazetat fashiste nuk do tė kishin protestuar nė mėnyrėn me tė cilėn kanė protestuar kundėr Miglioli nėqoftėse fenomeni Miglioli nuk do tė kishte kėtė rėndėsi tė madhe nė varėsi tė presionit tuaj ndaj klasės punėtore.

Duke pėrfunduar: Masoneria ėshtė flamuri i vogėl qė shėrben pėr tė kaluar mallin reaksionar antiproletar! Nuk ėshtė masoneria ajo qė ka rėndėsi!

Masoneria do tė bėhet njė krah i fashizmit! Ligji duhet tė shėrbejė pėr punėtorėt dhe fshatarėt tė cilėt e kuptojnė kėtė shumė mirė nga zbatimi qė do t'i bėhet.

Kėtyre masave ne duam t'iu themi se ju nuk do tė arrisni t'i mbysni manifestimet organizative tė jetės sė tyre klasore pasi kundėr jush qėndron i gjithė zhvillimi i shoqėrisė italiane. [Ndėrprerje].

Kryetari i Parlamentit

Mos ndėrprisni! Lejoni tė flasin. Ama ju i nderuari Gramsci nuk kini folur pėr ligjin!

Rossoni

Ligji nuk ėshtė kundėr organizatave!

Gramsci

Punėtorėt dhe fshatarėt duhet ta dinė se ju nuk do tė arrini qė ta pengoni lėvizjen revolucionare qė tė forcohet dhe tė radikalizohet [Ndėrprerje - zhurma] pasi ajo pėrfaqėson sot situatėn e vendit tonė… [Ndėrprerje].

Kryesuesi i Parlamentit

I nderuari Gramsci, kėtė koncept e keni pėrsėritur tri apo katėr herė! Nuk jemi anėtarė jurie, tė cilėve u pėrsėritet shumė herė e njėjta gjė!

Gramsci

Nė tė vėrtetė duhet pėrsėritur; duhet qė ta dėgjoni deri sa t'iu vijė pėr tė vjellė. [Ndėrpreje - zhurma]… dhe do ta mundė fashizmin.

Kapitull i marė nga libri "Massoneria e Fascismo" nga Fabio Venzi
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi