Bota nė vitin 2025

Shko poshtė

Bota nė vitin 2025

Mesazh  Elizza prej 06.09.10 23:20

Bota nė vitin 2025




Mapo Sistemi ndėrkombėtar – siē ėshtė ndėrtuar pas Luftės sė Dytė Botėrore – do tė jetė thuajse krejt tjetėr aty nga viti 2025. Nė fakt, “sistem ndėrkombėtar” ėshtė njė term i gabuar, duke qenė se ka mė shumė tė ngjarė tė jetė tėrėsisht i ērregullt sesa i organizuar; pėrbėrja e tij hibride dhe heterogjene, siē i shkon njė tranzicioni, i cili do tė jetė njė proces nė punė e sipėr nė 2025-n. Ky transformim po ushqehet nga njė ekonomi globalizuese, e orientuar nga njė zhvendosje historike e pasurisė relative nga Perėndimi drejt Lindjes, si dhe pėrmes rritjes sė epėrsisė sė lojtarėve tė rinj, veēanėrisht Kinės dhe Indisė. SHBA-ja do tė mbetet aktori i vetėm mė i rėndėsishėm, por do tė jetė mė pak influent. Ashtu siē ndodhte me Shtetet e Bashkuara nė shekujt e 19-tė dhe e 20-tė, Kina dhe India do tė jenė, sipas rastit, hezituese ose tė paduruara pėr tė pretenduar role mė tė rėndėsishme nė skenėn botėrore. Nė 2025-n, qė tė dyja do tė jenė mė shumė tė interesuara qė tė zgjidhin problemet e brendshme, sesa pėr ndryshimin e sistemit ndėrkombėtar.

Krah pėr krah me zhvendosjen e pushtetit mes vendeve-kombe, pushteti relativ i aktorėve joshtetėrorė – pėrfshi biznese, fise, organizata fetare, madje edhe kriminale – do tė vazhdojė tė rritet. Njė sėrė vendesh, ka gjasa qė edhe tė kapen dhe tė drejtohen nga organizata kriminale. Nė zonat e Afrikės ose Azisė Jugore, shtetet ashtu siē i njohim, mund tė shuhen, si pasojė e paaftėsisė sė qeverive pėr tė siguruar nevojat bazė, pėrfshi sigurinė.

Rreth kėtyre viteve, komuniteti ndėrkombėtar do tė pėrbėhet nga njė sėrė aktorėsh, pėrveē “joshtetėrorėve” dhe do t’i mungojė njė qasje pėrshtatėse ndaj qeverisjes botėrore. “Sistemi” do tė jetė multipolar me shumė parcela aktorėsh shtetėrorė dhe joshtetėrorė. Sistemet ndėrkombėtare multipolare – si Koncerti i Europės – kanė ekzistuar edhe nė tė shkuarėn, por ai qė po lind ėshtė i paprecedentė, sepse ėshtė global dhe pėrfshin njė pėrzierje aktorėsh shtetėrorė dhe joshtetėrorė, tė cilėt nuk grupohen nė kampe rivale me epėrsi pak a shumė tė njėjtė.

Karakteristikat mė tė spikatura tė “rendit tė ri” do tė jenė spostimet nga njė botė unipolare, e mbizotėruar nga Shtetet e Bashkuara nė njė hierarki deri diku e pastrukturuar e fuqive tė vjetra dhe kombeve nė ngjitje, si dhe njė shpėrndarje e pushtetit nga aktorėt shtetėrorė te ata joshtetėrorė.

“…ne nuk besojmė se po shkojmė drejt njė shkatėrrimi tė plotė [tė sistemit ndėrkombėtar]… megjithatė, 20 vjetėt e tranzicionit drejt njė sistemi tė ri ndėrkombėtar janė tė mbushura me rreziqe…”

Historia na tregon se ndryshimi i shpejtė sjell shumė rreziqe. Pavarėsisht paqėndrueshmėrisė sė fundit financiare, si rezultat i sė cilės do tė pėrshpejtohen shumė prirje ekzistuese, ne nuk besojmė se po shkojmė drejt njė rrėnimi tė plotė – siē ndodhi nė vitet 1914-1918, kur njė fazė mė e herėt e globalizimit u bllokua tėrėsisht. Megjithatė, nė 20 vjetėt e tranzicionit drejt njė sistemi tė ri ndėrkombėtar, janė tė ngarkuara me rreziqe shumė mė tepėr nga ē’menduam kur publikuam “Mapping the Global Future”, nė vitin 2004. Kėto rreziqe pėrfshijnė pėrshkallėzimin e garės bėrthamore nė Lindjen e Mesme dhe konflikte tė mundshme ndėrshtetėrore pėr burimet. Diapazoni i ēėshtjeve “transnacionale” qė kėrkojnė vėmendje, vjen nė rritje, duke pėrfshirė probleme qė lidhen me kufizime tė burimeve nė energji, ushqim e ujė, si dhe shqetėsime pėr ndryshimin klimatik. Institucionet botėrore qė mund ta ndihmonin botėn nė pėrballjen me kėto probleme dhe, mė pėrgjithėsisht, tė zbusnin rreziqet e ndryshimit tė shpejtė, aktualisht shfaqen tė pazotėt pėr t’u ngritur nė nivelin e sfidave, pa pėrpjekjet e pėrbashkėta tė liderėve tė tyre.

Mė shumė ndryshim sesa vazhdimėsi

Ndryshimi i shpejtė i rendit ndėrkombėtar, nė njė kohė sfidash gjeopolitike tė pėrshkallėzuara, rrit gjasat e ndalesave tė menjėhershme, tronditjeve dhe tė papriturave. As edhe njė rezultat nuk ngjan i parapėrgatitur: modeli perėndimor i liberalizmit ekonomik, demokracisė dhe sekularizmit, pėr shembull, tė cilin shumė e supozuan tė ishte i paevitueshėm, mund tė humbasė shkėlqimin e tij – tė paktėn nė periudhėn afatmesme.

Nė disa raste, elementi surprizė ėshtė thjesht ēėshtje tempizmi: njė tranzicion i energjisė, pėr shembull, ėshtė i paevitueshėm: pyetjet e vetme janė kur dhe sa vrazhdė ose butė do tė ndodhė ky tranzicion. Goditjet e tjera janė mė pak tė parashikueshme. Duke marrė parasysh se ēfarė ngjan e pagjasė sot mund tė bėhet e realizueshme apo dhe tė ndodhė nė 2025-n, ne kemi marrė parasysh njė sėrė “tronditjesh” tė mėvetėsishme tė zhvillimit. Shembujt pėrfshijnė impaktin botėror tė shkėmbimit tė armėve bėrthamore, njė zėvendėsim tė shpejtė tė karburanteve fosile (d.m.th.: nafta, gazi dhe nėnproduktet – shėnim i pėrkthyesit) dhe njė Kinė “demokratike”.

Teknologjitė e reja mund tė prodhojnė zgjidhje, siē mund tė jenė alternativat e zbatueshme pėrkundrejt karburanteve fosile apo mėnyra pėr tė kapėrcyer kufizimet e ushqimit dhe ujit. Njė pasiguri kritike ėshtė nėse teknologjitė e reja do tė zhvillohen dhe komercializohen nė kohė pėr tė evituar njė ngadalėsim tė rritjes ekonomike, qė vjen si pasojė e kufizimit tė burimeve. Ky ngadalėsim do tė sabotonte ngritjen e fuqive tė reja dhe do t’u jepte njė goditje serioze aspiratave tė atyre vendeve qė ende nuk janė tėrėsisht brenda lojės sė globalizimit. Nė njė botė ku mbizotėrojnė kufizimet, mund tė shkrepin sjellje tė ndryshme nga ato, kur mungesat tejkalohen nga teknologjia apo mjete tė tjera.

Tė ardhmet alternative

Ashtu si nė punimet tona tė mėparshme, do tė shpjegojmė tė ardhme alternative qė ka gjasa tė materializohen nga prirjet qė diskutohen. Ne i shohim 15-20 vjetėt qė vijnė si njė nga ato pika kthese tė mėdha nė histori ku, ku faktorė tė shumėllojshėm, ka gjasa qė tė ndikojnė. Mėnyra sesi kėta faktorė ndėrveprojnė mes tyre dhe roli i udhėheqjes do tė jenė vendimtar mbi rezultatin.

Nė ndėrtimin e kėtyre skenarėve, ne u fokusuam mbi pasiguri kritike, pėrsa i pėrket rėndėsisė relative tė kombit-shtet, krahasuar me aktorėt joshtetėrorė, si dhe mbi nivelin e bashkėpunimit ndėrkombėtar. Nė disa prej kėtyre skenarėve, shtetet janė mbizotėruese dhe drejtojnė dinamikat globale; nė tė tjera, aktorė joshtetėrorė, duke pėrfshirė lėvizje fetare, OJF-tė dhe individė jashtėzakonisht tė fuqishėm, luajnė role mė tė rėndėsishme. Nė disa prej skenarėve, aktorėt kryesorė bashkėveprojnė nė grupe konkurruese, pėrmes partneritetit dhe lidhjeve ndėrkufitare. Skenarė tė tjerė parashikojnė edhe mė shumė bashkėveprim, ndėrsa aktorė autonomė operojnė tė pavarur dhe nė disa raste pėrplasen mes tyre.

Nė tė gjithė skenarėt fiktivė, ne nėnvizojmė sfidat qė mund tė lindin si rezultat i transformimeve aktuale globale. Skenarėt paraqesin situata tė reja, dilema apo parashikime qė do tė shkaktojnė pėrmbysje nė skenėn globale, duke krijuar botė tė reja shumė tė ndryshme. Asnjė prej kėtyre skenarėve nuk ėshtė i pashmangshėm, apo edhe domosdoshmėrisht me gjasa qė tė ndodhė, por ashtu si me shumė pasiguri tė tjera, kėta janė lojtarė tė rėndėsishėm.

- Njė botė pa Perėndimin

Nė kėtė botė, tė pėrshkruar nė njė letėr imagjinare nga njė drejtues i sė ardhmes nė Organizatėn e Bashkėpunimit tė Shangait (OBS – “SCO”), fuqi tė reja zėvendėsojnė Perėndimin, si krerė tė skenės botėrore. SHBA-ja ndihet e mbingarkuar dhe tėrhiqet nga Azia Qendrore, duke pėrfshirė Afganistanin, ndėrsa Europa nuk hyn nė lojė qė tė marrė stafetėn e udhėheqjes. Rusia, Kina dhe tė tjerė detyrohen tė pėrballen me rrezikun e rrėmujės dhe paqėndrueshmėrisė nė Azinė Qendrore. OBS-ja fiton epėrsi, ndėrsa statusi i NATO-s dobėsohet. Antagonizmi ndaj Kinės nė SHBA dhe Europė arrin njė kreshendo dhe barriera kundėr tregtisė vihen nė fuqi. Rusia dhe Kina bashkohen nė njė martesė interesi; vende tė tjera – India dhe Irani – tubohen rreth tyre. Mungesa e njė blloku tė qėndrueshėm – qoftė ky nė Perėndim apo nė botėn joperėndimore – i shtohet paqėndrueshmėrisė dhe trazirave nė rritje, duke rrezikuar globalizimin.
avatar
Elizza

223


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Bota nė vitin 2025

Mesazh  Elizza prej 06.09.10 23:22

Surpriza e tetorit

Nė kėtė botė, tė pėrshkruar nė ditarin e njė presidenti tė ardhshėm tė SHBA, shumė vende janė angazhuar nė nxitjen e rritjes ekonomike nė kurriz tė ruajtjes sė mjedisit. Komuniteti shkencor nuk ka qenė nė gjendje tė lėshojė paralajmėrime tė posaēme, por shqetėsimet rriten se njė pikė kulmore ėshtė arritur dhe se pasojat e mundshme do tė jenė shumė shkatėrrimtare. Qyteti i Nju Jorkut goditet nga njė uragan vigan qė vjen si pasojė e ndryshimit klimatik, NY Stock Exchange (Bursa e Nju Jorkut) dėmtohet rėndė dhe, pėrballė kėtij shkatėrrimi, udhėheqėsve botėrorė u duhet tė fillojnė tė mendojnė pėr tė marrė masa drastike, si zhvendosja e pjesėve tė qyteteve bregdetare.

- Shkatėrrimi i BRIC-it

Nė kėtė botė, shpėrthen njė konflikt mes Kinės dhe Indisė mbi aksesin nė burime jetike. Fuqitė e jashtme ndėrhyjnė para se konflikti tė pėrshkallėzohet dhe t’i vėrė zjarrin botės. Pėrplasja vjen si pasojė e dyshimit tė kinezėve se tė tjerėt po pėrpiqen tė rrezikojnė furnizimin me energji tė Pekinit zyrtar. Keqkuptimet dhe llogaritjet e gabuara sjellin konfliktin. Ky skenar nėnvizon rėndėsinė e energjisė dhe tė burimeve tė tjera, si njė pushtet i madh pėrballė rritjes dhe zhvillimit tė vazhdueshėm. Gjithashtu, tregon hapėsirat pėr konfliktin nė njė botė multipolare, qė ka po aq gjasa tė ndodhė pėrmes shteteve nė ngjitje sa ēka edhe ndėrmjet fuqive tė vjetra e tė reja.

- Politika nuk ėshtė gjithnjė lokale

Nė kėtė botė, tė konturuar nė njė artikull nga njė reporter fiktiv i Financial Times, rrjete tė ndryshme joshtetėrore – OJF, grupime fetare, udhėheqės biznesi dhe aktivistė lokalė – bashkojnė forcat pėr tė vendosur axhendėn ndėrkombėtare mbi mjedisin dhe pėrdorin pushtetin e tyre pėr tė zgjedhur Sekretarin e ri tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė. Koalicioni politik i aktorėve joshtetėrorė luan njė rol vendimtar nė vendosjen e njė marrėveshje tė re botėrore mbi ndryshimin klimatik. Nė kėtė botė tė re tė lidhur pėrmes komunikimeve dixhitale, njė klase tė mesme nė rritje dhe grupe interesi tranzitore, politika nuk ėshtė mė lokale dhe e brendshme, ndėrsa axhendat ndėrkombėtare bėhen gjithnjė e mė tė kėmbyeshme.

Projektimet afatgjata: Njė rrėfenjė paralajmėruese

Nė shekullin XX, ekspertėt qė bėnė parashikime pėr 20 vjetėt qė vijnė – pak a shumė periudha qė mbulon ky studim – shpesh nuk i parashikuan ndodhitė madhore gjeopolitike, duke i bazuar parashikimet e tyre nė projeksione lineare, pa eksploruar mundėsitė qė mund tė shkaktonin pėrmbysje. Para Luftės sė Parė Botėrore, ndėrsa tensionet ndėrmjet “fuqive tė mėdha” europiane ishin nė rritje, pak kishin qoftė dhe njė ide tė vagullt mbi trazimet e mėdha qė po vinin, qė nga niveli i masakrės sė pėrbashkėt e deri te gremisja e perandorive shekullore. Nė fillim tė viteve 1920, pak e imagjinuan situatėn vdekjeprurėse qė po gatuhej, tė ndjekur nga Depresioni i Madh, gulagėt e Stalinit dhe njė luftė botėrore edhe mė tė pėrgjakshme, qė numėroi gjenocide tė shumta. Periudha e pasluftės pa themelimin e njė sistemi tė ri ndėrkombėtar – shumė institucione tė tė cilit, si Kombet e Bashkuara apo Breton Ėoods – janė ende mes nesh. Edhe pse epokės bipolare dhe bėrthamore nuk i munguan lufta dhe konfliktet, ajo siguroi njė kornizė tė qėndrueshme deri nė rėnien e bashkimit Sovjetik. Zhvillimi i njė ekonomie tė globalizuar, nė tė cilėn Kina dhe India luajnė role madhore, ka hapur njė epokė tė re pa rezultate tė qarta.
Leksionet nga shekulli i shkuar, megjithatė, duket se sugjerojnė:

Udhėheqėsit dhe idetė e tyre kanė peshė

Asnjė histori e njėqind vjetėve fundit nuk mund tė rrėfehet pa rrėmuar nė rolet dhe mendimin e udhėheqėsve tė tillė si Vladimir Lenin, Josif Stalin, Adolf Hitler dhe Mao Ce Dun. Veprimet e udhėheqėsve dominues janė elementi mė i vėshtirė pėr t’u paraprirė. Nė disa rrethana tė shekullit tė XX, ekspertėt perėndimorė menduan se idetė liberale dhe ato tė tregut kishin triumfuar. Siē rezultoi nga impaktet e Ēėrēillit, Ruzveltit dhe Trumanit, udhėheqėsia ėshtė faktor kyē edhe nė ato shoqėri ku institucionet janė tė forta dhe hapėsira e manovrimit pėr tė pėrdorur pushtetin personal ėshtė mė e ndrydhur.

Paqėndrueshmėria ekonomike pėrfaqėson njė faktor rreziku madhor
Historianėt dhe shkencėtarėt socialė kanė zbuluar njė marrėdhėnie tė fortė ndėrmjet ndryshimeve tė shpejta ekonomike – pozitive dhe negative – dhe paqėndrueshmėrisė politike. Pėrmbysja masive dhe paqėndrueshmėria ekonomike qė u shfaqėn nga fundi i globalizimit “tė parė” nė 1914-1918 dhe ngritja e barrierave proteksioniste nė vitet 1920 dhe 1930, kombinuar me inatet kėmbėngulėse mbi traktatin e paqes sė Versajės, krijuan themelet pėr Luftėn e Dytė Botėrore. Rėnia e perandorive multietnike dhe kombėtare – qė kish nisur pas pėrfundimit tė Luftės sė Parė Botėrore, duke vazhduar me fundin e perandorive koloniale nė periudhėn e pas Luftės sė Dytė Botėrore – gjithashtu, ndėrseu njė radhė tė gjatė konfliktesh kombėtare dhe etnike, qė i pėrngjason tė tashmes. Globalizimi i sotėm, gjithashtu, ka shpėrhapur lėvizjen e njerėzve, duke pėrēarė kufijtė tradicionalė, socialė dhe gjeografikė.

Rivalitetet gjeopolitike provokojnė pėrmbysje mė shumė nga ē’bėn ndryshimi teknologjik
Shumė theksojnė rolin e teknologjisė nė sjelljen e ndryshimeve radikale dhe nuk ka dyshim se ka qenė njė vozitės kryesor. Ne, si tė tjerėt, kemi nėnvlerėsuar shpesh impaktin e saj. Megjithatė, gjatė shekullit tė fundit, rivalitetet gjeopolitike dhe pasojat e tyre kanė qenė shkaqe shumė mė thelbėsore tė luftėrave tė shumta, gremisjes sė perandorive dhe lindjes sė fuqive tė reja, sesa vetė teknologjia.
//ShqipMedia//
avatar
Elizza

223


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Bota nė vitin 2025

Mesazh  Elizza prej 11.09.10 21:12

(...)
SHBA dhe rėnia e mitit tė superfuqisė sė vetme

Qė nga viti 2025, Shtetet e Bashkuara do ta gjejnė veten e tyre jo mė si fuqia e vetme e padiskutueshme, por me njė numėr tė tjerė aktorėsh nė skenėn botėrore.
Nga viti 2025 e mbrapa, do jetė ēėshtje vitesh kalimi nga njė botė njėpolare nė njė botė multipolare, tė cilat, siē e ka dėshmuar historia, janė mė tė paqėndrueshme; tė pakontrollueshme; jo kohezive dhe tė paparashikueshme. Kjo ėshtė e pritshme, pasi fuqitė e mėdhaja tradicionale nė politikbėrjen botėrore si Europa dhe Japonia, do jenė nė rėnie ekonomike dhe demografike, krahasuar me fuqitė nė rritje si Kina dhe India, ēka do tė sjellė qė, rolin rregullator tė sistemit ndėrkombėtar, nuk do ta bėjnė fuqi me eksperienca qindravjeēare nė rendin global, por fuqi pa traditė nė kėtė fushė.
Megjithatė, edhe pas vitit 2025, Shtetet e Bashkuara do tė mbeten fuqia mė e madhe ekonomike e planetit, tė paktėn deri nė vitin 2035, nėse kushtet janė kėto tė ditėve tė sorme.
Sa mė poshtė janė skenarėt pėr trendin e disa prej fuqive tė sė ardhmes dhe perspektivės sė tyre.


K I N A

Shfaqja e konkurrentit potencial nė rrugėn e sė ardhmes.
Pak vende do kenė mundėsinė tė bėjnė bujė nė botė, sa ēdo bėjė Kina nė 15-20 vjetėt e ardhshėm.

Nėse rrjedha e ngjarjeve do tė ketė drejtimin qė ka pasur deri tani, Kina do jetė nė vitin 2025 ekonomia e dytė mė e madhe nė botė, por edhe njė fuqi ushtarake. Do jetė importuesi mė i madh i lėndėve tė para, siē do vazhdojė tė jetė edhe ndotėsi mė i madh i ambjentit nė rang botėror.

Rritmi i rritjes ekonomike tė Kinės nė tė ardhmen, me njė siguri gati absolute, do jetė mė i ngadaltė se ēka qenė deri mė tani dhe ndoshta mund tė shfaqen edhe fenomene recensioni, tė shkaktuara nga rritja e presionit shoqėror dhe trazirave sociale, me shkak rritjen e pabarazisė shoqėrore nė tė ardhurat nga pasuria kombėtare; nga dobėsia e rrjetit tė sigurimit shėndetėsor dhe social; ligjet e pakta qė vendosin rregulla nė biznes; uria pėr energji; rendimi i fenomenit tė korrupsionit dhe shkatėrrimi i ambjentit. Secili nga kėto probleme, ėshtė i zgjidhshėm nė kushtet e izolimit politik tė vendit, por vendi mund tė bjerė nė njė vorbull shkatėrruese nėse disa nga kėto probleme kėrkojnė zgjdhje nė tė njėjtėn kohė. Dhe, edhe nė rastin qė qeveria kineze mund ta zgjidhė buqetėn e problemeve tė njėkohėshme, kjo do bėhet me koston e ngadalėsimit tė rritmit tė rritjes ekonomike.

Pjesa mė e madhe nė rritjen ekonomike tė Kinės, do tė vazhdojė tė jetė e diktuar dhe e drejtuar nga tregu dhe pėr tregun e brendshėm, por sektorėt kyē tė saj, do jenė tė lidur ngushtėsisht me tregjet e huaja, rezervat dhe teknologjitė e njė rrjeti tregtar tashmė tė globalizuar. Rrjedhimisht, shėndeti ekonomik i Kinės do jetė i varur nga shėndeti i ekonomive tė tjera tė planetit, veēanėrisht ato tė SHBA-sė dhe tė BE-sė.
Pėr tė drejtuar kėto ndryshime, udhėheqja kineze duhet tė balancojė hapjen e nevojshme pėr tė mbėshtetut rritjen ekonomike dhe shtrėngimeve tė nevojshme, esenciale kėto qė tė sigurojė durimin e publikut pėr monopolin e pushtetit politik tė Partisė Komuniste.

Pėrballė kėtyre sfidave sociale dhe ndryshimeve ekonomike, Partia Komuniste ka mundėsi tė pranojė transformime tė tjera politike. Vetė udhėheqėsit e Partisė Komuniste, flasin haptas pėr nevojėn e gjetjes sė rrugėve tė reja, pėr tė siguruar pėlqimin e publikut pėr rolin dominues tė partisė. Por sado tė hapura dhe largpamėse tė jenė kėto ide tė udhėheqjes kineze, ato nuk pėrfshijnė hapjen e sistemit pėr zgjedhje pluraliste dhe shtyp tė lirė.

Edhe nė kushtet e daljes sė shumė problemeve nė tė njėjtėn kohė, siē supozuam mė lart, nė Kinė nuk ka pėr tė pasur presion social tė mjaftueshėm qė tė sjellė nevojėn e demokracisė deri nė vitin 2025. Thėnė kjo, megjithatė vendi do lėvizė drejt njė pluralizmi nė tė ardhmen dhe njė qeverie tė pėrgjegjshme pėrpara zgjedhėsve.
Liderėt kinezė, megjithatė, do tė munden qė t’i menaxhojnė tensionet sociale, me arritjen e njė rritje tė konsiderueshme ekonomike, sikurse kanė bėrė nė tre dekadat e kaluara, pa rrezikuar monopolin e partisė. Megjithatė, njė krizė e zgjatur, mund tė paraqesė njė kėrcėnim serioz pėr udhėheqjen aktuale politike, e cila do pėrpiqet ta drejtojė zemėrimin dhe kritikėn e publikut drejt faktorit tė huaj, duke forcuar dhe gjallėruar mė tepėr format e ksenofobisė dhe tė nacionalizmit kinez.
Po ashtu, ka edhe shkaqe psikologjike qė mund tė shkaktojnė njė reagim negativ tė kinezėve nė tė ardhmen.

Kėshtu, historikisht, popujt qė janė mėsuar tė rrisin vazhdimisht nivelin e tyre tė jetesės, reagojnė me nervozizėm, kur pikėsynimet e tyre nuk i arrijnė. Dhe pak popuj kanė pasur objektiva kaq tė paarritshme sa i kanė vėnė vetes kinezėt.
Po ashtu, pozicioni ndėrkombėtar i Kinės, ėshtė i bazuar nė kalkulimet e tė huajve qė e paraqesin si “vendi i sė ardhmes”. Por nėse tė huajt e trajtojnė Kinėn ndryshe nga ēfarė e kanė pėrshkruar, nacionalizmi kinez do reagojė me nervozizėm.
Nė kėtė perspektivė, interesat ekonomike dhe ushtarake tė Shteteve tė Bashkuara duhet tė ridimensionohen me shfaqjen e Kinės si njė garues i ri, ushtarakisht i fortė dhe ekonomikisht dinamik, pėr tė konkurruar me Shtetet e Bashkuara.


I N D I A

Njė rritje e vėshtirė.
Vetėm pėrtej 15-20 vjetėve tė ardhshėm, udhėheqėsit indianė do tė luftojnė pėr njė sistem ndėrkombėtar multipolar, me Nju Dehlin si njė nga polet, i cili do shėrbejė edhe si urė politike dhe kulturore midis njė Kine nė rritje dhe Shteteve tė Bashkuara.
Besimi i Indisė nė rritjen e rolit tė saj politik nė skenėn ndėrkombėtare, buron, sė pari; nga rritja e saj ekonomike dhe nga arritjet e suksesshme nė fushėn e demokracisė, ēka e bėn Nju Dehlin partner tė besueshėm me shumė vende.

Megjithatė, ky partnership ka pėr qėllim tė maksimizojė autonominė dhe ta bėjė tė dallueshėm zėrin indian nė korin botėror dhe jo ta rreshtojė pjesėtar me tė drejta tė barabarta nė koalicionet e sė ardhmes.

Ka shumė mundėsi qė, edhe nė tė ardhmen, India tė provojė rritje ekonomike tė shpejtė. Megjithėse, ky vend shfaq mangėsi tė vazhdueshme nė infrastrukturėn rrugore, mungesė nė krahun e punės sė kualifikuar dhe prodhimin e energjisė, ne mendojmė se zgjerimi i shpejtė i klasės sė mesme, mosha e re e popullsisė, zvogėlimi i peshės sė agrikulturės, niveli i lartė i kursimeve qė drejtohen nė investime, janė shtytje e vazhdueshme pėr rritjen ekonomike.

Rritja impresionuese ekonomike e Indisė, nė kėto 15 vjetėt e fundit, ka reduktuar numrin e popullsisė qė jeton nė nivelin absolut tė varfėrisė, por zgjerimi i hendekut midis tė pasurve dhe tė varfėrve do tė bėhet gjithmonė e mė tepėr njė problem politik qė do tė kėrkojė zgjidhje nė tė ardhmen.

Ne besojmė se indianėt do vazhdojnė tė qėndrojnė tė lidhur fortėsisht me demokracinė, por shteti dhe politika mund tė bėhen mė tė fragmentuara dhe grindavece dhe pushteti politik do tė ndahet midis koalicioneve politike.
Zgjedhjet nė tė ardhmen, ėshtė e pritshme tė prodhojnė koalicione tė brishta me mandat tė paqartė politik. Ndėrsa drejtimi i pėrgjithshėm i politikbėrjes ekonomike tė Indisė ėshtė e pamundur tė ndryshojė, ritmi dhe shkalla e reformave do jetė e ndryshueshme.

Kryengritjet rajonale dhe etnike qė kanė torturuar Indinė qė nga pavarėsia e saj, premtojnė tė vazhdojnė, por nuk do mund tė kėrcėnojnė unitetin e vendit.
Ne vlerėsojmė se tek Nju Dehli mund tė kihet besim se do jetė nė gjendje tė pėrmbajė tentativėn pėr shkėputje tė lėvizjes pėr separatizėm tė Kashmirit. Megjithatė, nė Indi pritet shtimi i dhunės nė pjesė tė ndryshme tė vendit, pėr shkak tė rritjes sė ndikimit tė lėvizjes maoiste tė Naxalitėve.

Udhėheqėsit indianė nuk e shohin Uashingtonin si njė padron ushtarak dhe ekonomik dhe besojnė se tashmė ėshtė njė faktor ndėrkombėtar i panevojshėm tė ekzistojė. Por Nju Dehli dėshiron, megjithatė, tė vazhdojė tė pėrfitojė tė mirat dhe favoret e lidhjes me Shtetet e Bashkuara, si dhe, gjithashtu, kjo lidhje tė jetė njė mbrojtje kundėr ēdo zhvillimi armiqėsor tė Kinės kundėr tij.
Politikbėrėsit indianė janė tė bindur qė kapitalet, teknologjia dhe dashamirėsia e Shteteve tė Bashkuara, janė thelbėsore pėr njė vazhdim tė rritjes sė Indisė si fuqi globale.

Po ashtu, Shtetet e Bashkuara do tė vazhdojnė tė jenė njė nga tregjet mė tė mėdhaja tė eksporteve indiane; ēelės i institucioneve financiare si bankat botėrore qė japin hua pėr kreditė tregėtare, si dhe njė burim i gjerė nga vinė remitancat. Diaspora indiane, e pėrbėrė gjerėsisht nga profesionistė shumė tė kualifikuar, do tė vazhdojė tė jetė elementi kyē i lidhjes SHBA – Indi.

Po ashtu, tregu indian pėr produktet amerikane do tė rritet nė mėnyrė substanciale me reduktimin e shtrėngesave ndaj tregtisė dhe investimeve tė huaja.
Ushtarakėt indianė, gjithashtu, do tė jenė mė tė etshėm tė pėrfitojnė nga zgjerimi i aleancės me Uashingtonin. Por, udhėheqėsit politikė indianė do tė pėrpiqen qė kjo marrėdhėnie, mos tė jetė njė lidhje, por njė aleancė partneriteti.
(...)
avatar
Elizza

223


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Bota nė vitin 2025

Mesazh  Elizza prej 11.09.10 21:16

R U S I A

Rruga ruse: Sukses ose dėshtim.
Rusia, ka potencialin tė bėhet mė e pasur, mė e fuqishme dhe mė e vetėsiguruar ekonomikisht nė 2025-ėn, nėse ajo investon nė burimet njerėzore, zgjeron dhe diversifikon ekonominė e saj dhe integrohet me tregjet globale. Por, nga ana tjetėr, faktorė tė shumtė mund tė kufizojnė aftėsinė ruse qė tė arrijė fuqinė e saj tė plotė ekonomike.

Kryesoret ndėrmjet shumė tė tjerash janė mungesa e investimeve nė energji, amortizimi i infrastrukturave, degradimi i arsimit publik dhe I sektorit shtetėror tė shėndetit, si dhe sistemi i pazhvilluar bankar, sikurse krimi dhe korrupsioni.

Njė konvertim, sikurse pritet sė shpejti, drejt energjive alternative ose njė rėnie e gjatė nė rang global e ēmimeve tė energjisė, pėrpara se Rusia tė ketė shansin tė zhvillojė ose diversifikojė ekonominė, ka shumė mundėsi tė pengojė rritjen ekonomike.
Rėnia e numrit tė popullsisė ruse, nga 2025-a, do t’i ngushtojė dukshėm mundėsitė e politikės pėr tė zgjedhur mjetet dhe rrugėt e zhvillimit.

Pėr shembull, qė nga viti 2017, Rusia do ketė vetėm 650.000 meshkuj tė moshės 18-vjeēare, ndėrkohė qė pėr tė mbajtur nivelin e sotėm tė mobilizimit nė forcat e armatosura, i duhen 750.000 meshkuj.

Rėnia e numrit ė popullsisė, do jetė edhe njė faturė e rėndė ekonomike, veēanėrisht nėse Rusia nuk investon mė shumė nė kapitalin ekzistues intelektual, rindėrtimin e qendrave kėrkimore dhe punėsimin e emigrantėve tė huaj. Nėse Rusia e diversifikon ekonominė e saj, ajo mund tė zhvillojė njė system, ndonėse jo demokratik, por mė pluralist, si dhe tė konsolidojė institucionet dhe tė rrisė klasėn e mesme.

Njė politikė e jashtme mė aktive dhe influente, duket se reflekton ridaljen rishtas tė Moskės si lojtar i madh nė skenėn botėrore; njė partner i rėndėsishėm pėr kapitalet perėndimore, aziatike dhe ato tė Lindjes sė Mesme; si dhe njė forcė udhėheqėse opozitare ndaj dominimit botėror tė SHBA-sė.

Duke kontrolluar nyjet dhe linjat mė tė rėndėsishme energjitike tė Kaukazit dhe Azisė Qendrore, jetike pėr ambicjet e saj si superfuqi ekonomike, do tė insistojė fort tė rivendosė sferėn e saj tė influencės nė zonėn rreth kufijve.
Duke pasur tė njėjtin koncept dhe perceptim pėrkundrejt kėrcėnimit tė terrorizmit dhe islamit radikal, mund tė bashkėpunojė mė ngushtė me politikat perėndimore tė sigurisė, por pa ndarė pėlqimin e saj pėr ēėshtje tė tjera dhe duke vėnė nė dukje “hendekun e vlerave” ndėrmjet saj dhe perėndimit.

Skenarėt e mundshėm pėr tė ardhmen e Rusisė janė tė shumtė, pėr shkak tė dy forcave me drejtime krejtėsisht tė kundėrta: rrjedha liberale ekonomike dhe drejtimi joliberal politik.

Tensioni midis dy rrjedhave, sė bashku me brishtėsinė ruse ndaj instabilitetit politik, ose krizave me prejardhje nga jashtė, ose karta tė tjera tė kėqija nė tavolinėn e kumarit botėror, e bėjnė tė pamundur tė pėrjashtojmė tė ardhmen alternative si, pėr shembull, ajo nacionaliste; njė petro-shtet autoritar ose njė diktaturė tė plotė, e cila ėshtė e padėshiruar, por megjithatė, njė e ardhshme e mundshme..
Por duke pėrjashtuar mė tė keqen, Rusia mund tė jetė njė vend ndjeshėm mė i hapur dhe progresiv nė vitin 2025.


E U R O P A

Shansi i humbur nė 2025-n.
Ne besojmė se Europa nė 2025-n do tė ketė bėrė progres tė pakėt drejt arritjes sė pikėsynimit tė udhėheqėsve dhe elitave aktuale tė saj, pėr tė qenė njė aktor bashkėkohor, i aftė dhe me influencė globale, i aftė tė zėrė njė vend tė rėndėsishėm dhe tė pavarur dhe tė pėrdorė mjetet nė dispozicion tė mbėshtetjeve tė ideaeve dhe interesave politike, ushtarake dhe ekonomike tė Perėndimit dhe tė Europės.

Bashkimi Europian duhet tė sqarojė perceptimin e mosfunksionimit tė demokracisė qė kanė votuesit europianė midis votės sė tyre dhe pėrfaqėsimit tė tyre nė Bruksel. Dhe pastaj tė shkurtojė debatet e pėrzgjatura rreth strukturės sė tij institucionale.
BE-ja do tė jetė nė gjendje tė pėrkrahė stabilitetin politik dhe demokratizimin e periferisė sė Europės, duke futur nė gjirin e saj anėtarė nga Ballkani dhe, ndoshta, edhe Ukrainėn dhe Turqinė.

Megjithatė, vazhdon tė jetė pėrpjekje e falimentuar pėr tė bindur publikun, i cili ėshtė skeptik pėr pėrfitimet ekonomike, politike dhe sociale, si dhe t’i shpjegojė njė popullsie tė plakur dhe tė nervozuar vėnien nė jetė tė reformave tė dhimbshme, pa tė cilat BE-ja do jetė njė gjigand i ēalė, i ēorientuar nga grindjet e brendshme dhe agjendat kombėtare, si dhe i paaftė tė pėrkthejė fuqinė e tij ekonomike nė influencė globale.
Zvogėlimi i popullsisė sė aftė pėr punė, do tė jetė preludi i njė testi tė ashpėr tė sistemit europian tė pėrkujdesjes sociale, njė nga gurėt themeltar tė kohezionit politik e social tė Europės Perėndimore qė nga Lufta e Dytė Botėrore.

Progresi nė liberalizimin e ekonomisė ėshtė i mundshėm tė vazhdojė vetėm me hapa gradualė, derisa plakja e popullsisė ose stanjacioni i tejzgjatur ekonomik ta detyrojė pėr ndryshime tė tjera mė dramatike.

Tė gjitha kėto, nuk janė tė lehta pėr t’u zgjidhur, sidomos me deficitin demografik qė ka Europa, vetėm nėse nuk bėn shkurtime nė shėndetėsi ose pensione, tė cilat shumė shtete nuk janė tė gatshme, jo t’i implementojnė, por as t’i mendojnė.
Shpenzimet pėr mbrojtjen, ka mundėsi tė shkurtohen akoma, pėr tė plotėsuar kėrkesat e ristrukturimit tė programeve tė ndihmės sociale.

Sfida e integrimit tė emigrantėve, veēanėrisht atyre myslimanė, do tė bėhet mė e vėshtirė nėse komunitetet do tė pėrballen me rėnien e shpresės pėr prosperitet dhe si rrjedhojė forcimin e nacionalizmit dhe interesave tė ngushta, siē ka ndodhur nė tė kaluarėn.

Perspektiva e Europės, ka gjasa tė jetė mė e zbehtė sesa ajo e Uashingtonit, vetėm nėse BE-ja ka sukses nė bėrjen e reformave si ajo e krijimit tė njė “Presidenti Europian” dhe “Ministri tė Jashtėm Europian”, si dhe tė zhvillojė mė shumė aftėsitė insitucionale nė menaxhimin e krizave.

Divergjencat kėrcėnojnė nga brenda Europėn dhe mosmarėveshjet pėr shpenzimet pėr mbrojtjen, nuk do ta lejojnė qė tė jetė njė fuqi e madhe ushtarake deri nė 2025-n. Po ashtu, interesat kombėtare tė fuqive mė tė mėdha ushtarake tė kontinentit do tė vazhdojnė ta komplikojnė vendimmarrjen nė politikėn e jashtme dhe politikėn e mbrojtjes, ēka mund tė sjellė rėnien e mbėshtetjes pėr NATO-n.
Ēėshtja e anėtarėsimit tė Turqisė nė BE ėshtė njė provė pėr Europėn nė periudhėn prej tani deri nė 2025-ėn.

Dyshimet nė rritje pėr shanset e anėtarėsimit tė Turqisė, ka gjasa tė ngadalėsojnė implementimin nė kėtė vėnd tė politikave dhe reformave qė kanė lidhje me tė drejtat e njeriut.

Ēdo mospranim i hapur i saj, rrezikon pasoja tė forta, duke riforcuar argumentet nė botėn myslimane, pėrfshirė edhe minoritete myslimane nė Europė, rreth papėrshtatshmėrisė tė perėndimit me islamin.

Krimi mund tė jetė njė kėrcėnim i madh brenda Europės, si dhe organizatave transnacionale euroaziatike. I fuqizuar nga pjesėmarrja e tij nė bizneset e energjisė dhe mineraleve, do tė bėhet mė i fuqishėm dhe do tė zgjerojė synimet e tij.
Njė ose mė shumė qeveri tė Europės Lindore ose Qendrore mund tė bien viktimė e dominimit nga krimi i organizuar.

Europa do mbesė rėndshėm e varur pėr energji nga Rusia nė vitin 2025, pavarėsisht pėrpjekjeve qė tė promovojė energji tė rinovueshme dhe qė nuk ndotin ambjentin. Shkalla e varėsisė do jetė e lidhur me perspektivėn e pjekurisė demokratike tė Rusisė dhe synimet ekonomike tė saj. Edhe dėshtimi pėr tė arritur konsensusin midis anėtarėve pėr rolin e Brukselit do frenojnė pėrpjekjet nė lindje pėr tė zhvilluar njė politikė tė pėrbashkėt nė diversitetin e burimeve tė energjisė dhe tė sigurisė energjitike.
Nė mungesė tė njė pėrafėrie kolektive, me qėllim qė tė ulet mundėsia e Rusisė pėr tė futur shkopinj nė rrota, kjo varėsi do tė rrisė njė kujdes konstant tė disa vendeve kyēe tė BE-sė, si Italia dhe Gjermania, ndaj kėrkesave tė Moskės, tė cilėn do ta shohin si furnizuesin e besueshėm.

Europa do tė paguajė me njė ēmim tė lartė kėtė varėsi tė sajėn, veēanėrisht nėse firmat ruse janė tė pazonjat tė plotėsojnė kontratat pėr shkak tė investimeve tė pakta nė fushat e gazit natyror; pėr shkak tė korrupsionit nė rritje ose pėr shkak tė pėrzierjes sė krimit tė organizuar nė sektorin euroaziatik tė energjisė qė mund tė pėrhapet deri sa tė infektojė edhe interesat financiare tė Perėndimit.
(...)
avatar
Elizza

223


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Bota nė vitin 2025

Mesazh  Elizza prej 11.09.10 21:22

J A P O N I A

Nė ēark midis SHBA-sė dhe Kinės.
Japonia do tė prezantojė njė riorientim mė tė madh tė politikės sė saj tė brendshme dhe tė jashtme deri nė vitin 2025, duke u pėrpjekur tė mbrojė pozicionin e saj si njė fuqi e nivelit mbi mesatar.

Politikat e brendshme, ajo sociale dhe ekonomike, do tė ristrukturohen pėr t’iu pėrgjigjur rėnies sė numrit tė popullsisė, plakjes sė klasės puntore dhe situatave politike tė paqėndrueshme. Kjo ulje e numrit tė popullsisė japoneze do tė detyrojė autoritetet tė shqyrtojnė njė politikė tė re mbi emigracionin, sikurse dhėnia e vizave afatgjata pėr punėtorėt e huaj.

Megjithatė, Japonia do ketė vėshtirėsi tė kapėrcejė mosdashjen e saj pėr natyralizimin e tė huajve.
Plakja e popullsisė, gjithashtu, do ta detyrojė sistemin shėndetsor dhe social japonez, ta shtyjė pėr njė moshė mė tė vjetėr daljen nė pension tė punonjėsve.
Tkurja e forcės punėtore dhe refraktarizmi tradicional japonez pėr tė pranuar punėn e emigrantėve do tė evidentojė rėnie mė tė madhe tė shėrbimeve sociale dhe tė ardhurave nga taksat, duke shkaktuar rrjedhimisht rritjen e taksave dhe kėrkesėn mė tė madhe pėr njė industri mė kompetitive dhe me ēmime tė ulėta pėr mallrat e konsumit.

Ne paralajmėrojmė se do tė vazhdojė ristrukturimi i industrive japoneze tė destinuara pėr eksportin, me rritjen e peshės sė teknologjive tė larta, mallrave me ēmim tė lartė dhe teknologjive tė informacionit, nė totalin e volumit tė eksportit.
Edhe sektori i agrokulturės do vazhdojė tė tkurret, ndoshta poshtė 2 % tė forcės punėtore qė punėson, duke sjellė rritjen e pagesave pėr importin e produkteve ushqimore.

Numri i popullsisė sė aftė pėr punė do tė vazhdojė tė bjerė nė numėr absolut, pėrfshirė edhe njė numėr tė madh tė tė papunėve dhe qytetarėve tė pakualifikuar pėr punė tė moshės 18 deri 20 vjeē, ēka do sjellė njė rėnie tė numrit tė punonjėsve tė kualifikuar.
Me rritjen e garės elektorale, sistemi elektoral japonez do tė pjellė njė numėr tė madh partish dhe nė njė shpėrndarje tė votės, e cila do tė ēojė nė ndarje dhe bashkime partish, tė cilat si rezultat mund tė prodhojnė njė paralizim tė sistemit politik.
Nė frontin e jashtėm, politika japoneze do tė influencohet mė shumė nga politikat e Kinės dhe tė Shteteve tė Bashkuara, ku katėr skenarė janė tė mundshėm:
1-Japonia forcon bashkėpunimin ekonomik me Kinėn, por mban bashkėpunim tė ngushtė ushtarak me SHBA-nė dhe mbrojtjen e tyre nėn ombrellėn amerikane tė raketave.
2-Bashkėpunimi ekonomik i Kinės ėshtė armiqėsor dhe nė kėtė rast Japonia forcon ushtrinė dhe aleancat e saj nė Juglindjen aziatike, dhe bashkėpunon me SHBA-nė tė limitojė influencėn kineze.

3-Siguria qė i ofron SHBA-ja, Japonisė i duket e pamjaftueshme dhe, nė kėtė rast, afrohet me Pekinin, duke i dhėnė de facto njė rol sundues Kinės nė oqeanet pėrreth Japonisė.
4-Shtetet e Bashkuara dhe Kina afrohen dukshėm me njėra-tjetrėn, duke e detyruar Japoninė dhe si rrjedhojė edhe shtetet e tjera nė rajon vihen nė njė linjė me dy aktorėt kryesorė.


B R A Z I L I

Themele tė forta pėr njė
rritje tė rolit udhėheqės
Deri nė vitin 2025, Brazili do tė ushtrojė njė rol tė rėndėsishėm nė rajonin e Amerikės Latine, por me pėrjashtim tė rritjes si fuqi energjitike dhe tregtare do jetė i limituar qė ta projektojė fuqinė e tij pėrtej kontinentit, si njė lojtar i madh. Vetė konsolidimi i tij si demokraci funksionale dhe diversifikimi i ekonomisė ėshtė njė shembull pėr rajonin. Pjekuria e vendit dhe angazhimi ndaj demokracisė ėshtė njė ecje e sigurtė drejt rotacionit tė butė tė pushtetit.

Presidenti Lula da Silva, me tendenca tė forta socialiste, ka ndjekur njė politikė tė moderuar brenda dhe jashtė vendit, duke dhėnė shėmbullin e njė precedenti pozitiv pėr pasardhėsin e tij.

Ekonomikisht, Brazili ka hedhur bazat pėr njė ekonomi tė diversifikuar dhe rritje ritmike tė shoqėruar me stabilitet politik.
Gjithashtu, zbulimi i platformės naftėmbajtėse nė Santos, e cila potencialisht mban 10 miliard barila rezervė, do sjellė ardhjen e investimeve tė huaja nė fushėn e naftėnxjerrjes, duke sjellė qė ky zė tė kapė 15% tė GDP-sė sė vendit nė vitin 2025, por edhe duke i dhėnė shtysė zhvillimit tė ekonomisė.

Por, duhet bėrė progres nė fushat sociale; me reduktimin e varfėrisė dhe pėrfshirjen e popullsisė nė ekonominė formale, arritja e tė cilave do ta vendosė Brazilin nė rolin e njė pozicioni lidership nė botė.


I N D O N E Z I A, T U R Q I A dhe I R A N I

Fuqitė rajonale
Kėto janė vende kryesisht myslimane, por qė ndodhen jashtė lėvozhgės arabe dhe janė tė pozicionuara mirė pėr tė pasur njė rol ndėrkombėtar nė rritje. Njė politikė miqėsore pėr rritjen ekonomike, do t’i lejojė rezervat e tyre tė lulėzojnė.

Nė rastin e Iranit, qė tė realizohet kjo, ėshtė e domosdoshme edhe njė reformė politike radikale. I pasur me naftė e gaz, me resurse njerėzore tė nivelit tė lartė, krijimi i njė klime miqėsore investimesh do sillte lulėzimin e njė klase tė mesme tė mirėedukuar dhe kozmopolite, e cila do ta ēonte vendin nė zhvillim ekonomik dhe larg konfliktit arab, ku ėshtė pėrzierė prej dekadash.

Indonezia ėshtė vendi mė i madh mysliman, i katėrti pėr nga numri i popullsisė nė botė, dhe me rezerva tė konsiderueshme lėndėsh tė para. Ndėrsa lėvizjet separatiste po shuhen dhe terrorizmi nuk ka gjetur mbėshtetjen e publikut. Por vendi do ketė zhvillim, nėse pėrmirėson klimėn e biznesit; rregullon legjislacionin; reformon sektorin financiar; redukton subvencionet pėr lėndėt djegėse dhe ushqimet, dhe nė pėrgjithėsi ul kostot e tė bėrit biznes.

Turqia, me arritjet e saj tė fundit ekonomike; vitalitetin e klasės sė mesme nė lindje e sipėr, dhe pozicionin e saj gjeostrategjik, ka perspektivėn e njė fuqie nė rritje nė rajonin e Lindjes sė Mesme. Mungesa e burimeve energjitike mund ta shtyjė nė kooperim me Iranin dhe Rusinė, si dhe tė bėhet nyjė kalimi e linjave tė energjisė. Ka shumė mundėsi qė, zhvillimi ekonomik dhe mishela e islamizmit dhe nacionalizmit qė karakterizon Turqinė, ta bėjnė njė shembull pėr modernizimin e vendeve tė Lindjes sė Mesme.
//Map//
avatar
Elizza

223


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Bota nė vitin 2025

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi