C'ti them Vdekjes!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

C'ti them Vdekjes!

Mesazh  Fikrro prej 06.09.10 0:56

C'ti them Vdekjes



-Cili eshte fillimi im.
-A ka per mua gjithqka apo asgje.
-A ekziston deshira ime.

Sa e sa here i kam pare e stershikuar keta syte e mie,sa e sa here kam qene i mbusgur e sa here bosh.

A ajo hija ime qe po me percjell ende kurr s'ma tha rolin tim,ah tash po e di qe ajo ka rolin e vet qe te me percjell mua,po roli im cili eshte.


Te jetosh...

Po te jetosh eshte rol apo perjetim,te jetosh do te thote te vdesesh por cila eshte deshmia se une kam pasur nje rol ne jete kur te vdes.



C'ti them vdekjes kur te me pyet -Cili ka qene roli yt ne Jete


Jepja veprat

Cilat vepra ato veprat qe i kam bere apo ato qe i kam menduar,ato vepra qe ende se di pse dhe si i kam punuar,bile tashme ua kam harruar edhe ngjyren se si e kane pasur.

A ti them vdekjes nje te vertet apo duhet ti them diqka me komplekse,a mos duhet ti tregoj rrugen e kot qe e bera per ta gjetur rolin tim.

C'ti them vdekjes kur te me pyet-Ku eshte mundi yt.


Jepja Lotin

Po cilin lot,ate lotin qe jete ma dha per gezim apo per trshtim,ate lotin qe me vriste apo ate lotin qe me ringjallte.

Mos vdekja do ma kerkoj edhe ate qe kurr se kam bere por qe duart e mia e kane punuar.




C'ti them vdekje kur te me pyet-Ku ishe

Jepja arsyen

Po cilen arsye ate qe ma beri fati apo jeta,ate fatin e zi apo ate fatin qe kurr se pash.

A thua pse fati im nuk deshi te me takoj,mos jam im shemtuar e u frikesua te me shohe apo ai ka vlera me shum se une e duhet te rrije me nivelin e klases se pare.

C'ti them vdekjes kur te me pyes-Ps erdhe


Jepja deshiren

Po cilen deshire,kur asnje deshire e imja nuk u plotesua e tash po mundohem ta mashtroj vetveten time qe deshirat i kam Plotboshe.



C'ti them vdekjes kur te me pyes-Ku e ke zemren


Jepja dashurin

Po cilen dashuri ate dashurin qe e ndjeva apo ate dashurin qe ma dhane,si ta mbush kete zemer me mallin e dashuris ate mallin qe te futet si zjarr e te bene hi e ai hi te jete deshmi se une dashurova.

C'ti them vdekjes kur te me pyes-Ku i ke ndjenjat


Jepja gjakun

Po cilin gjak tash qe ky gjaku im u ftohe ka humbur rendesin per jeten time,tash qe ky gjak nuk rrjedh mė ai ka humbur mrekullin qe beri si ta nxeje te gjak qe te jete deshmi e ndjenjave te mia.

A mos duhet qe ai te nxehet vet,por si te nxehet vet kur ky varri i ftohte me ngriu ne kete vape te veres.

C'ti them vdekjes kur te me pyet-Ku e ke fillimin


Jepja fundin

Po cilin fund kur ku fund me zuri te papergaditur,vdekja qenka fundi im,a mos duhet ta bind vdekjen se fundi im eshte varri,cila eshte deshmia qe fundi im eshte varri.

Dheu

Po cili dhe ky dhe qe me ka mbuluar apo qe e shkela me kembe aq shum vite e kurr nuk ia dita rendesin qe ai eshte deshmia ime qe mund te me shpetoj nga kjo vdekje ogurzi.

C'ti them vdekjes kur te me pyet-Ku e ke erresiren


Jepja driten

Po cilen drite ate driten e diellit apo ate driten e shpirtit,a mos vdekjes i duhet drita qe ta sho erresiren time,a duhet ti them vdekjes qe une vete jam erresira po ajo do te me zbuloj vete.

Po sikur drita e shpirtit tim eshte ajo qe cdo dite me percolli e qe cdo dite me tha degjoje zerin qe kurr nuk foli se ai qe nuk flet me ze mengjesi e gjen zgjuar.

C'ti them vdekjes kur te me pyet-Ku e ke kengen


Jepja tingujt

Cilet tinguj ata qe kur me kalonin para meje me falnin vemendjen apo ata tinguj qe ma falen kenaqesin e djallit qe pas tyre u hutova.

U hutova aq shum sa qe ata tinguj ende me sillen neper koke e po me thone
''prite prite zjarrin se ai eshte per ty,e kur ta takosh zjarrin thuaj qe te me pres edhe mua se une nga zjarri jam dhe ne zjarr do te perfundoj''.

C'ti them vdekjes kur te me pyet-Ku e ke punen

Jepja duart

Po cilat duar ato duart qe sa shum me ledhatuan apo ato duar qe sa shum here me kishin ndalur frymen teksa fleja me to,ato duar qe ende jane te lodhura nga une,e ato duart e mia jane aq te lodhura sa qe nuk do te pranojne te me deshmojn ne favor timin tek vdekja.

E c'ti them vdekjes nese me thote-Ma jep mjaltin


Jepja bleten

Po cilen blete,ku ta gjej.A mos duhet tia jap ate bleten qe sa shum here me thumboi duke menduar qe jam lule,apo kjo blete me thumboi per te me treguar qe ta marr me vete se me duhet si deshmi ne vdekje.

Aq i rende qenka fundi im,po ku eshte ai a eshte pran meje apo po e pret fillimin tim.





avatar
Fikrro

616


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi