Kriptozoologji

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kriptozoologji

Mesazh  FM prej 21.05.08 18:53

Kriptozoologjia

Kriptozoologjia rrjedhė nga fjala greke κρυπτός « fshehtėsi », ζῷον « shtazė» et λόγος « studim »,do tė thotė « studimi shtazėve tė fshehura » paraqet studimin e shtazėve nė tė cilėn ekzistenca e tyre ėshtė e supozuar, bie fjala si Jeti,Bigfoot,pėrbindshi i Loch Ness,pėrbindsha detar,pra, qenje shtazore qė supozohet se janė zhdukur.

Sipas Fjalori Terminologjik ėshtė : « njė shkencė qė tenton tė studjoj objektivisht vetėm rastet tė njohura nga dėshmitė ,pjesė anatomike apo fotografi me vlera tė kontestueshme. »

Kriptozoologjia posaēėrisht ėshtė e kritikuar nga skeptikėt.

Si krijues i Kriptozoologjisė merret zoologu belgė Bernard Heuvelmans me librin e tij « Nė gjurmė tė shtazėve tė panjohura »(1955).
avatar
FM

1190


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kriptozoologji

Mesazh  FM prej 21.05.08 18:55

Jeti

Jeti (tibetisht, gJa’ dred) apo njeriu i dėborės, edhe Ēemo, ėshtė njė majmun, apo njė qenie nė trajtė ariu i Himalajave dhe Everestit, ekzistenca e tė cilit nuk ėshtė dėshmuar.

Kjo qenie pėrrallore njihet edhe nė vise tė tjera tė botės, me emrin Kėmbėmadhi (Bigfoot) nė Amerikėn e Veriut, apo Orang Pendeku nė Indonezi.

Njihet edhe si njeriu i neveritshėm i borės, nga njė pėrkthim i gabuar gazetaresk i shprehjes nė gjuhėn nepaleze Metoh Kangmi. Emri "Jeti" rrjedh nga fjalėt jeh-teh, qė do tė thotė "ajo gjė", njė shprehje sherpa (popullatė Nepaleze) qė tregon kėtė krijesė mitologjike.

Kjo qenie pėrshkruhet zakonisht me njė shtat dy deri tre metra, dhe 200 kg i rėndė, me njė gjurmė kėmbe deri 43 cm, me njė gėzof ngjyrė gėshtenje tė errėt, tė zezė ose tė kuqėrremė. Thuhet se ka qime e krahė tė gjatė, qė i arrijnė deri nė gjunj. Banorėt e Tibetit hamendėsojnė se ka dy lloje Jeti: Xu-teh (Gjėja e madhe), i cili ėshtė i gjatė, dhe Meh-teh, pak mė i shkurtėr se i pari.

Disa zoologė, si edhe alpinisti Reinhold Messner, janė tė mendimit, se Jeti ėshtė qenie e njėjtė me ariun bojėkaf tibetian, apo "ariun tibetian" (Ursus arctos pruinosus). Kėshtu pėr shembull, nė disa gjuhė tė himalajave "Jeti" do tė thotė ari.

Shumica e shkencėtarėve e mohojnė ekzitencėn e njė krijese tė tillė mitologjike, pėr shkak tė dėshmive tė mangėta. Ndėrsa, disa kriptozoologė mendojnė, se Jeti mund tė jetė qenia e shuar gigantopitekus, i cili mendohet tė ketė jetuar para njė milion vjetėsh nė Indinė e veriut, dhe Kinėn e jugut.
avatar
FM

1190


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kriptozoologji

Mesazh  Neo prej 16.04.10 13:03

Yeti Oriental



Me njė trup ariu, por me njė madhėsi kanguri, me njė zė mace dhe pa asnjė flokė ... ėshtė quajtur "Yeti Oriental" , kjo krijesė e ēuditshme u gjet nga gjahtarėt nė provincėn Sichuan, ku legjendat lokale flasim pėr njė ari i cili mė parė ishte njeri. ...dhe banorėt e kėsaj ane mendojnė qė mund tė jetė ky lloj ariu.

Ekspertė lokalė dhe shkencėtarė do tė bėjnė njė test nė tė ardhmen pėr pėrcaktuar llojin e kafshės.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1473


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kriptozoologji

Mesazh  Estilen prej 19.04.10 11:12

Ngelet nje mistere...Alien apo nje kafshe si rezultat i shpethimeve gjenetike (mutacion), asnje shpjegim...
Te gjithe kafshojne 'gjuhen' perpara kesaj krijese te gjetur.


Estilen

1022


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kriptozoologji

Mesazh  Jon prej 22.04.10 8:13

Kapet Jeti nė Kinė?

Kohėt e fundit ėshtė kapur njė kafshė misterioze nga disa gjahtarė nė provincėn Siēuan tė Kinės. Ai u identifikua si njė Jeti, versioni oriental i Kėmbėmadhit.

Fillimisht kafsha u pėrshkrua nė pamje tė parė se kishte tipare tė njė ariu ose kanguri. Zbulimi ėshtė pjesė e njė numri nė rritje tė krijesave tė zbuluara kohėve tė fundit. Por mund tė bėhet dhe mė keq.

I ashtuquajturi Jeti ėshtė transportuar nė njė anije nė Pekin pėr njė testim tė ADN-sė sė tij, por njė fotografi e kafshės tregon qartazi njė krijesė tė vogėl me katėr kėmbė dhe njė bisht.

Loren Koleman, autor i librave tė ndryshėm pėr Kėmbėmadhin, beson se “kjo lloj kafshe i ngjan njė civeti, njė lloj maceje nė atė zonė. Ēfarėdo qė tė jetė, nuk ėshtė njė ari, nuk ėshtė njė kangur apo dragua dhe pa dyshim qė nuk ėshtė njė Jeti”.

Jeti?

Nė mendjen e publikut bishat tė tilla si Jeti dhe Kėmbėmadhi janė kafshė me pėrmasa shumė tė mėdha dhe shumė tė fuqishme dhe jo si krijesat misterioze, tė frikshme, tė neveritshme, patetike, tė vogla qė janė gjetur. Pothuajse tė gjithė gjitarėt kanė qime dhe kur ata shihen, provokojnė kuriozitet dhe sigurisht spekulime tė egra.

Ajo qė civet dhe kafshė tė tjera kanė tė pėrbashkėt ėshtė njė rast i rėndė mungesė qimesh, qė ėshtė njė infeksion ngjitės parazitar i lėkurės. Kjo sėmundje ėshtė njė formė ngjitėse e sėmundjes qė mund tė shkaktojė humbjen e qimeve dhe irritime tė lėkurės dhe kafshėt qė kanė kėtė sėmundje mund tė jenė shumė tė vėshtira pėr t’u identifikuar nga njerėzit.

Nė Amerikėn Veriore ka njė rritje dramatike tė numrit tė kėtyre kafshėve, tė cilat janė gjetur tė gjalla apo tė ngordhura gjatė pesė viteve tė fundit.

“Pėrbindėshi i Montakut” ishte njė nga kėto kafshė, qė nė fillim identifikohej si bisha vampire latino-amerikane ose “ēupakabra”, e shumė kafshė tė tilla janė gjetur nė Teksas ku janė identifikuar pėrmes testit tė tyre tė ADN-sė dhe i pėrkasin familjes kanidae – qen dhe kojota.
Tani ky tė jetė njė Jeti, ēfarė po ndodh?

A duhet fajėsuar ngrohja globale?

Nė qoftė se raportimi i kėtyre kafshėve tė ēuditshme me kėtė sėmundje po bėhet i zakonshėm nė kėto vitet e fundit ka vetėm njė arsye ekologjike, qė ėshtė ngrohja globale.

Mike Boudenchack, drejtor i Shėrbimeve tė Jetės sė Egėr pėr Teksasin, ka shpjeguar se pse kėto kafshe janė mė tė zakonshme nė Teksas sesa nė zona tė tjera.

“Nė kėtė vend kafshėt nuk vdesin nga kjo sėmundje, sepse temperaturat janė tė ngrohta mjaftueshėm dhe ato mund tė jetojnė me kėtė sėmundje. Kjo sėmundje mund tė jetė e zakonshme edhe nė zonat e ftohta dhe nė fakt ujqėrit nė Montana e kanė marrė tashmė, ndėrsa nė Dakotėn Veriore janė duke e marrė. Kėtu lart gjendja ėshtė fatale, sepse nuk sheh raste tė tilla si nė klimat e ngrohta ato nuk jetojnė aq gjatė sa pėr tė pasur njė gjendje aq tė rėndė tė rėnies sė qimeve, sepse vdesin nga hipotermia nė fillim”.

Pra mund tė arrijmė nė pėrfundimin se raste tė kėtyre kafshėve do tė bėhen edhe mė tė zakonshme nė vendet me klime tė ngrohtė.
avatar
Jon

1315


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Misteri ose perbindeshi Montauk

Mesazh  Estilen prej 06.06.10 18:28

Misteri ose perbindeshi Montauk.

Banorėt nė njė qytet tė vogėl kanadez janė habitur me pamjen e njė krijesė te ēuditshėme, i cili doli nga njė liqen prane tij



Kafsha, e cila ka njė trup tė gjatė me flokė,por tullac mbi kokėn e tij,kėmbėt dhe fytyrėn, ka bėrė qė te kete shume spekulime ne faqet e internetit.Disa thone se ėshtė njė version mė i evoluar i pėrbindėshit te famshem 'Montauk'.

Krijesa u zbulua nga dy infermiere nė qytetin e Kitchenuhmaykoosib nė Ontario, Kanada, ndėrsa benin njė shėtitje me qenin e tyre.

Kur qeni filloi te leh nė buze te liqenit, tė dy gratė filluan hetimin,kur pane se qeni u terhoq i tmerruar nga nje kafshė e ngordhur.Ne ate cast ato bene fotot e rastit

Fotografite tani janė postuar nė njė faqe interneti lokal, me njė shpjegim i cili thotė: "Kjo krijesė u zbulua sė pari nga qeni Sam, njė qen lokal.

'Krijesa misterioze u zbulua javėn e parė tė majit nė pjesėn e periferike tė qytetit,ku disa varketare vunė re Samin qe nuhaste diēka nė ujė dhe i afrohen pėr tė parė se ēfarė Sam kishte zbuluar dhe vėnė re nje krijesė me fytyrė poshtė ne uje.



Qeni kėrcen nė liqen dhe e terheq krijesėn deri tek shkėmbinjt duke e terhequr zvarr dhe lene atje qe ta shohin te gjithe kureshtaret,duke e fotografuar ne pozicione te ndryshme.

Shumė njerėz kanė sugjeruar se kafsha mund tė jetė njė 'pėrbindėsh i ri Montauk' - pėr shkak tė ngjashmėritė midis kėtyre fotografive dhe ato tė njė krijesė tė ngjashme tė cilat lahen deri ne Montauk, New York, nė 2008.

Kafsha, i cili shpejt fitoi pseudonimin "pėrbindėsh Montauk ', nė sajė tė lokacionit nė plazh nuk ka qenė kurrė i identifikuar zyrtarisht - edhe me gjithe konsensusin e pėrgjithshėm se ėshtė njė lloj rekun.

Megjithatė, bloggerė tė tjera kanė spekuluar se krijesa e re e zbuluar ėshtė njė lloj i chupacabras, ose 'goatsucker'.

Por pavarėsisht nga kėto hamendesime, shumica e biologėve dhe ekspertė te kfsheve te egra, besojnė se chupacabra ėshtė njė legjendė bashkėkohore.

Estilen

1022


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

A ekziston 'Njeriu i Bores'

Mesazh  Estilen prej 09.06.10 17:56

A ekziston 'Njeriu i Bores' ?

Keto dite po jepet ne ambjente shkencore nje vidio e realizuar me kamer termike(FLIR) nga Michael Greene, nė Pyjeve Kombėtare
Uwharrie, NC. te Karolines se Veriut.


Michael Greene

Ky filmin realizohet po thuaj 40 vjet mbas pamjeve te para te realizuara nga
Paterson Gimlin,per njeriun e bores ose ndryshe Bigfoto.

T
e gjithe kureshtaret e BIGFOT.it ose njeriut te bores,kane qene te inetersuar ralisht ne se kjo krijese me trup te madh afersish 7 kembe e gjysem i larte,ekziston apo eshte nje truk i filmave dhe i fotove te realizuar nga mashtrues.

Filmimi i ri qe eshte bere me 29 prill nga kjo kamer termike,na shuan disi kureshtjen,por asnjehere misterin,se si ka mundesi qe nje krijese e tille te qendroj kaq gjate pa u shfaqur para syve te njerzeve..

Kamera termike eshte e ndertuar qe te kapi e filmoi objekte qe kane temperature trupore.Kjo ndodhi dhe me BigFotin tone ne fjale ,ku ai shfaqet me levizje te ngadalta dhe dyshuese duke u fshehur pas pemve e pastaj ne levizje.


Filmimi po analizohet dhe rezulton shume real dhe jo truk.
Atehere shtrohet pyetja,pse njeriu i bores i fshihet kaq shume njeriut,kur trupi i tij eshte nje gjigand....?

Pse ka kaq pak foto e vidio per njeriun e bores..? A fshihet ndonje mister pas njeriut te bores..?
Keto e pyetje te tjera ngelen pa pergjigje,deri ne sqarimin perfundimtar te ketyre krijesave.

Estilen

1022


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kriptozoologji

Mesazh  Jon prej 29.07.10 12:00

Nė Gjeorgji macja lind qenush

Tbilisi, 28 korrik

Njė grua nė njė fshat tė Gjeorgjisė pretendon se macja e saj ka lindur para disa ditesh njė qenush.



Sipas mediave lokale macja ka lindur njė kėlysh me veshėt dhe bishtin si mace, por pjesėt e tjera tė trupit i ngjajnė njė qeni. Kėlyshi ka dhe mustaqe.

Mediat lokale kanė arritur ta filmojnė kėtė krijesė tė ēuditshme, ndėrsa ai strukej dhe pinte gji te e ėma.

Shkencėtarėt thonė se mund tė jetė i mundur njė mutacion gjenetik i shkaktuar nga rrezatimi, pasi kryqėzimi i dy racave ėshtė praktikisht i pamundur.
avatar
Jon

1315


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PRETENDON

Mesazh  agro1 prej 29.07.10 23:54

Mbase ajo pretendon, ateher as ajo nuk eshte e sigurt. Por sigurisht se iu kan perzier aty klyshit me mace
avatar
agro1

26


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kriptozoologji

Mesazh  Luli prej 18.08.10 10:45

Fotografohet mostra e re e Loch Ness



Mediat britanike e kanė mbiquajtur tashmė “mostra e re e Loch Ness”. Bėhet fjalė pėr njė kafshė tė parė nė brigjet e Devonit, nė Saltern Cove, Paignton (Angli).

Dy foto tė botuara nė faqet e gazetave britanike e tregojnė si njė "gjarpėr te madh" qė i bie rrotull ujėrave tė kėsaj zone. Gill Pearce, i cili ka bėrė foton mė 27 korrik 2010, e ka dėrguar menjėherė nė MCS (Marine Conservation Society¬) pėr t'u shqyrtuar nga ekspertėt.

Pritet qė ekspertėt tė japin mė shumė informacion rreth kėsaj kafshe tė ēuditshme.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

984


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kriptozoologji

Mesazh  Jon prej 07.10.10 18:12

Zbulohen gjallesa tė reja



Shkencėtarėt e kanė kompletuar njė studim 10-vjeēar tė oqeaneve botėrore, ndėrsa tė gjeturat ofrojnė detaje tė paprecedentė lidhur me bollėkun e jetės nėnujore.

“The Census of Marine Life” (Regjistrimi i krijesave tė gjalla nėnujore) ėshtė hulumtimi i parė i kėtij lloji, i cili ka zbuluar mbi 6 mijė gjallesa qė ka shumė mundėsi tė jenė specie tė panjohura deri mė tash. Biologėt e detit thonė se ky studim do tė jetė vlerė e paēmueshme pėr trajtimin e rreziqeve pėr oqeanin, siē ėshtė ngrohja globale dhe rrjedhjet e naftės.

Pas njė dekade kėrkimesh, qindra ekspedita nė oqean, mijėra orė pune tė shkencėtarėve qė vijnė nga 80 shtete, projekti nė fjalė ka bėrė shikimin mė gjithėpėrfshirės tė bėrė ndonjėherė pėr jetėn nėn sipėrfaqe tė ujit.

Njėri nga pjesėtarėt e projektit, specialisti i oqeaneve, James Baker, njėjtė sikurse plot shkencėtarė tė tjerė, ėshtė entuziast qė ky projekt do tė ndihmojė pėr tė parė edhe dėmet qė i ka shkaktuar njeriu nė jetėn nėn sipėrfaqen e ujit.

“Komuniteti i shkencėtarėve ishte shumė i interesuar qė tė kuptojė ēka ka nė oqeane, ēka nuk dimė, ēka do tė zbulojmė dhe cila ėshtė shpėrndarja e specieve. Megjithatė, ne kurrė nuk e kishim mundėsinė, as tė mbledhim njerėzit e duhur pėr njė projekt tė tillė, e as tė mbledhim fondet e mjaftueshme”, vlerėson shkencėtari Baker.
avatar
Jon

1315


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kriptozoologji

Mesazh  Luli prej 08.01.11 1:45

10 pėrbindėshat qė tmerrojnė botėn


Nuk ėshtė sekret pėr askėnd qė fauna e planetit nuk ėshtė zbuluar plotėsisht dhe se ka ende specie tė panjohura pėr njeriun. Midis tyre, mbase edhe monstra tė fshehur. Kjo ėshtė njė listė e dhjetė pėrbindshave tė fantazuar apo realė, qė prej dekadash apo shekujsh frikėsojnė specien njerėzore.

Krimbi Gjigant i Mėndafshit
– Nė gusht 2009, dy neozelandezė fotografuan njė krimb mėndafshi me pėrmasa gjigante, i cili qėndronte brenda nė rėrė. Legjenda ka fill nė Mongoli, ku qėnia njihet me emrin Allgoi Khorkoi dhe ėshtė tepėr i njohur nė mbarė vendin.

Kėmbėmbadhi – Ekzistojnė shumė dokumentarė mbi njė gjigant qė lė gjurmė kėmbe shumė tė mėdha nė tokė, por asnjėherė kėrkimet pėr tė nuk kanė qenė mė tė ethshme se sa nė Kaliforni nė vitin 1967, kur pas njė filmi me njė personazh gjigant tė quajtur Jeti, me mijėra njerėz dyndėn pyjet nė kėrkim tė Kėmbėmadhit.

Monstra e Loknesit – Pa dyshim, pėrmbindėshi mė i famshėm nga tė gjithė. Pėr herė tė parė, ai pėrmendet shumė kohė mė parė, nė shekullin e shtatė. Nė liqenet skocezė ėshtė kėrkuar edhe me pajisjet mė moderne pėr prezencėn e tij, por monstra e Loknesit nuk ėshtė gjendur ende.

Majmuni gjigant – Nė vitin 2001, nė kryeqytetin e Indisė u regjistruan disa sulme nga njė krijesė qė i ngjante majmunit, vetėm se ishte shumė mė i madh se njė majmun normal. Aq shumė u frikėsuan banorėt nga kjo kafshė, sa njė grua shtatzanė dhe dy persona tė tjerė u hodhėn nga ballkani pasi banė njė majmun tė zakonshėm qė kishte hyrė nė banesėn e tyre.

Pirėsi i lumenjve – Nė basenin e Kongos ekziston njė legjendė pėr njė specie tepėr tė madhe qė shuan etjen duke pirė lumenjtė. Edhe pse nuk ka pėrshkrim pėr bishėn, banorėt u rikthyen tė besojnė pas thatėsirave tė kohėve tė fundit.

Pėrbindėshi indian – Nė vitin 1832, James Prinsep, njėri prej shkencėtarėve mė tė njohur Indisė koloniale ra nė kontakt me njė krijesė me dy kėmbė, e gjatė dhe leshatore, e cila sapo u pa prej Prinsep-it, u largua menjėherė.

Pterodaktili – Zogu gjigant i periudhės sė dinosaurėve mund tė jetojė ende. Tė paktėn disa banorė tė ishujve tė Papuas dhe Guinesė sė Re, tė cilėt pretendojnė se pėr pak u ra infakt kur panė predatorin mishngrėnės duke fluturuar.

Anakonda barkėngrėnėse – Midis rreziqeve tė pyjeve tė Amazonės fshihet sipas banorėve vendas edhe njė Anakondė mė e madhe se 30 metra, e cila ėshtė nė gjendje tė kullufisė njė barkė druri me tė gjithė njerėzit qė ndodhen brenda. Edhe presidenti amerikan Roosvelt besonte tek kjo legjendė dhe pagoi nė kohėn e tij 50 dollarė, njė shumė tepėr e madhe pėr kohėn, pėr tė gjetur dhe mė pas sjellė kėtė krijesė nė njė kopėsht zoologjik nė SHBA.

Ēupakabra – I quajtur kėshtu nė spanjisht, Ēupakabra ėshtė njė monstėr qė tmerron banorėt e Puerto Rikos. Njė shartim i gjarpėrit me kangurėt, sipas vendasve ka qenė fajtor pėr zhdukjen e shumė kopeve me bagėti, madje njė herė hėngri brenda pak ēastesh njė tufė me 150 lopė.

Drakula – Pėrmbindėshi mė i suksesshėm nė kinematografi, Drakula ėshtė njė vampir i famshėm, i cili ushqehet me gjakun e vajzave tė reja. Sot nėpėr botė janė tė shumė ata qė besojnė nė ekzistencėn e vampirėve.

avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

984


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kriptozoologji

Mesazh  Fikrro prej 22.02.11 11:29

Ne Angli shfaqet nje tjeter perbindesh uji




Nje cift i ri anglez, ndersa ishte duke vozitur me barken e tyre ne liqenin e Windermere ne ,malet e Cumbri-s, ne Angline veri-perendimore, ka mbetur e shtangur, kur ne ujrat e liqenit kane mundur te shohin kurrizin e nje kafshe te gjate rreth 15 metra qe notonte me shpejtesi rreth 6km/ore.
Cifti Tom Pickles e Sarah Harrington, thote qe e kane pare krijesen misterioze per se paku 20 sek, kohe kjo e mjaftueshme per te bere edhe nje foto me celularin e tyre.

Kjo eshte e teta here qe paralajmerohet per egzistencen e nje krijese te tille misterioze ne ujrat e liqenit te mesiperm, i cili eshte edhe liqeni me i madh i Anglise me gjatesi 14 km dhe thellesi 70m. Sidoqofte, prova e ciftit te mesiperm, perben proven me te pakundershtueshme per egzistencen e perbindeshit misterioz.
avatar
Fikrro

734


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Yeti-it ne Himalaja

Mesazh  Fikrro prej 01.04.11 12:07

Zbulohen gjurmet e Yeti-it ne Himalaja?




Yeti

Eksploratore japoneze, nen drejtimin e Yoshiteru Tahahashi, kane zbuluar gjurme, qe sipas tyre nuk ngjasojne as me gjurme njeriu, as me gjurme, ujku, dreri, leopardi, apo te ndonje kafshe tjeter qe jeton ne zonat e Himalajave.

Yoshiteru Tahahashi eshte i bindur qe ato i takojne Yeti-t, kesaj qenieje misterioze, e cila, sipas te dhenave nga banore te ndryshem te zonave te Nepalit, eshte gjysem njeri dhe gjysem majmun, dhe i mbuluar nga nje gezof i erret dhe i leshte.

Ne fakt, konstatimet e para per pranine e Yeti-t jane bere qe ne vitin 1832, keshtu qe edhe nese ai jeton ende, i bie qe te jete shume i vjeter, ose mbase jane disa dhe kane mundesi te riprodhohen.
Gjithsesi, vete Yoshiteru Tahahashi, mesohet se eshte hera e dyte qe denoncon prezencen e Yeti-t, hera e pare ka qene viti 2003.




avatar
Fikrro

734


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kriptozoologji

Mesazh  Odin prej 22.07.11 19:56

Krijesa e ēuditshme



Njė pėrdorues i faqes ‘Youtube’ para pak kohėsh kishte shfaqur disa pamje tė tij me krijesa interesante nė afėrsi t shtėpisė sė tij. Edhe pse nuk ėshtė i sigurt se pėr ēfarė krijesa bėhet fjalė, ato shfaqje e kishin tmerruar.

Pėr momentin krijesa e panjohur kishte lėshuar zėra tė jashtėzakonshėm, kishte lėvizur rreth shtėpisė dhe ishte fshehur nė malin qė rrethon shtėpinė e tij. Autori thotė se kishte vėrejtur edhe njė gropė, por se nuk e kishte hulumtuar pasi aty kishte gjetur macen e tij tė ngordhur.

Autenticiteti i videos edhe mė tutje nuk ėshtė vėrtetuar, por se po hulumtohet se ēfarė mund tė jetė krijesa nė video.
avatar
Odin

614


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kriptozoologji

Mesazh  Jetmira prej 26.07.13 9:29

avatar
Jetmira

898


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kriptozoologji

Mesazh  Jetmira prej 26.07.13 9:30

avatar
Jetmira

898


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kriptozoologji

Mesazh  Jetmira prej 26.07.13 9:31

avatar
Jetmira

898


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi