Degjoje Zemren time!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Degjoje Zemren time!

Mesazh  Fikrro prej 03.09.10 18:53

Letra ne vazhdim eshte teresisht e imagjinuar.S'ka te beje asgje me jeten time personale as te dikujt tjeter.

E dashura ime...

Kurr se kisha marr me mend se ti do te jesh gjaku qe me rrjedh neper vena,kurr se kisha paramenduar se zemraa ime do te rrah sa here qe ti te me shikoje.

Por tash qe ti shkove dhe vdekja te mbeshtolli me batanijen e saj te ftohte kjo zemra ime ende po rrah,por cdo rrahje e saj nuk bene me si me pare ajo si duket rrah duke e thirrur emrin tende e te thote keto fjale qe dalin nga thellesia e saj,e te thote:eja ngushelloje kete shpirt te vdekur por qe ende frymon,eja se sa keq eshte tet vdes shpirti por trupi tet jetoj,eshte sikur te jetosh ne nje humnere qe sa hidhesh e bie nga ajo lartesi e madhe ajo perseri te kthen ne majen e saj.

Te kthen ne ate lartesi qe nuk sheh asgje,vetem shikon poshte si te gjesh nje rruge dalje qe kjo humnere tet mos kthej me ne lartesi.

E di ti e dashur qe cdo minute,cdo ore dhe cdo dite per mua eshte nje denim me shum,e di ti qe sa here qe shtrihem ne shtratin tim imazhi yt me del perpara,me parafytyrohen ata syte tu te perlotur qe shum here me shikuan.E tash ata sy u mbyllen pergjithmone e kurr nuk do te hapen me.




Te kujtohet kur me thoje''a thua sa do te na zgjase kjo lumturi bashke''por jo nuk na zgjati fare,zgjati vetem ky mall pervelues qe kam kam per ty,zgjati kjo dhembje e pasheruar qe po ndjej tani.

Ah...,po ta dish se sa fajtore qe ndihem,ah po ta dish se sa shum e urrej veten,dhe po ta dish se sa te dua.

Ndihem fajtore sepse me duket qe kurr nuk ta dhashe ate qe ke merituar,me duket se kurr nuk te kam qendruar prane edhe pse sa ishe gjalle na ndanin vetem disa centimetra,ato centimetra qe tash na u shendrruan ne dhe.

Me dhemb,me dhemb cdo kujtim i imi me ty,dhemb edhe syri qe te pa,ky syri im i mallkuar qe ende sheh buzeqeshjen tende,ende sheh fytyren tende te bardhe.

Ende dhem kjo zemre e cila.........,Te kujtohet qe me thoje se zemra ime dhe e jotja eshte nje,por jo nuk ishte ashtu ishte kjo zemra ime qe te takoj vetem ty e sot nga lar e ndjej te ftohtin ne gjoksin tend qe ta kaplon trupin e po te merdhine.




A po te isha afer teje qe tet perqafoja aq fort e te shtrengoja derisa trupi yt te ngrohej.

Por...,por...,por...,nuk po mundem te ta prek ate lekuren tende te bute qe cdo mengjes me ledhatonte me embelsi e ate embelsi kurr se ndejeva me.

E di qe ne keto momente po qaj,po qaj dhe kam njollosur gjith kete letren qe po ta shkruaj me keta lote te njelmet te njelmet e te idhet qe po ma heqin kete idhesi qe nga brenda poe ndjej.

Po qaj e nuk po mund te ndalem,po qaj po ende kam shum per tet thene edhe pse nuk e di nese do mundem te ti them te gjitha.

Te ti them te gjith kujtimet qe kane mbetur ne kete koken time te humbur,e qe keto kujtime nuk po fshihen aq lehte.

Nuk po fshihen e e vetmja gje qe me mbetet eshte ti kujtoj,ti kujtoj e ta freskoj mendimin tim per ty.

E di ti qe une ende kam mesazhet qe mi dergoje ne celular,ende kam ato fjalet e dashurise,ato fjale te dashurise qe me bene te ndihem me vlere.

He,vlere thash...............,cfare vlere kur ky trupi im nuk permban asgje,kujtimi yt eshte ai qe e mban gjalle.

Te kujtohet nje mesazh qe ma pate derguar ne celular
''ej loqk dil te lokali jam po te pres''ende gjendet tek une,ende e lexoj kete mesazh,sa qe nje nate teksa e lexoja mu duk se ishe gjalle e po me prisje tek lokali qe aq shum ndenjem aty bashke.

U zgjova ate nate me shpresen se do tet shoh tek lokali por...........,shkova e nuk te pashe...ishte ore 3:27 i mengjesit une te prisja tek lokali derisa me kapi realiteti e me shtriu pertoke,ne mes te rruges,derisa nje njeri me kishte gjetur te shtrirer e pertoke me kishte derguar ne shtepi.

E di qe ende kam fotografin tende,ate fotografin qe nganjehere nuk kam guxim as ta shikoj se me duket se sic te mori vdekja,me duket se do ma marr edhe fotografin tende.Por jo ate fotografi vdekja nuk e merr por me lene mua si dhembjen e shpirtit,po ma lene kete fytyren tende qe te me shpoje sa here qe e shikoj.

Nganjehere mendoj e them a thua ku je ti si ndihesh a te ka marr malli per mua,a te kujtohem a po vuan ti ne vdekje apo vetem mua po me denon kjo Jete..

Pse mori jete na ndave,pse ma more frymen time,ne vetem deshem te jemi bashke e te lumtur,a mos te kerkuam shum.
A mos te kerkuan pasuri,a mos te kerkuam shtepi te madhe.

Jo...Ne deshem nje jete te lumtur bashke,a mos kjo kushton,sa duhet te paguaj qe te ma kthesh lumturin time apo mos duhej ta paguaja nje mujore sa ajo ishte gjalle,a mos duhej tet paguaja si qirane per muaj qe te mos ma merrje lumturin e qe te jetoja i gezur..

E ti vdekje s'te vjen keq qe ma more,ma more me te shtrenjeten time ajo qe per mua ishte e gjith bota.Te vjen mire qe une po lotoj,e ti e ke ate prane.

A mos me xhelozove qe isha i lumtur me gruan me te bukur te botes e ma more,a nuk pate gra tjera te bukura por ti zgjodhe timen,ma more qe ta kesh afer.Ah sikur te ishe nje qenie e gjalle do ti laja hesapet me ty si burri me burrin.

E ty drita ime kurr nuk do te harroj por po te pres minutin qe kjo vdekje te me marr,thone qe dy shpirtera qe duhen vdekja i bashkon e jetojne te lumtur ne amshim.

Une jam personi i vetem ne bote qe mezi pres qe vdekja te me marr,e ti zemer mos me harro se sa heret a vone tek ti do te vij.

E gjersa vdekja te na bashkoj une cdo dite do te zgjohem mbi varrin tende.

Shihemi ne vdekje.


Te dua



O,ju te dashuruar qe jeni jetojeni cdo minut te jetes bashke se jetes kurr si dihet,mos prisini ti vajtoni vdekjes.
avatar
Fikrro

616


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

??

Mesazh  mehanja prej 10.08.11 15:57

??????????//


Edituar pėr herė tė fundit nga mehanja nė 19.08.11 14:22, edituar 1 herė gjithsej
avatar
mehanja

46


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Degjoje Zemren time!

Mesazh  TIRAMISU99 prej 10.08.11 16:27

O ZOT I MADH NUK KAM FJALE....VETEM SDI SI TE THEM...POR ME KE BER TE LOTOJ.....SHPRESOJ MOS TE JET EVER8 KJO HISTORI.....
avatar
TIRAMISU99

26


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Degjoje Zemren time!

Mesazh  kimelab prej 11.08.11 10:14

tiramisu kjo nuk eshte e ver8....kjo letra duket shume reale dhe eshte shume e bukur..urime !..
avatar
kimelab

4


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi