Gjeometri dhe Krijim: Njeriu si masė e krijimit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Gjeometri dhe Krijim: Njeriu si masė e krijimit

Mesazh  Admin prej 02.09.10 16:04

Ēfarė lidhjesh mund tė gėrshetohen mes gjeometrisė dhe krijimit?

Fraza mitike si, “Nė fillim ishte fjala”, ose aksioma tė pazbėrthyeshme si “Gjeometria ėshtė muzikė e ngrirė” (Goethe) ose akoma mė mirė e edhe mė pėrpara “Gjeometria ėshtė muzikė e ngurtėsuar” (Pitagora), nė dukje nuk mund tė lidhen. Krahasimi mbetet thuajse njė paradoks, duke patur parasysh ngjyrimet e ndryshme tė kėtyre mesazheve.

Nėse mes gjithė krijimit njeriu rezulton tė jetė produkti mė i arrirė i bėmave Hyjnore (duke ditur se ėshtė krijuar si imazh a ngjashmėri), ēfarė roli luan Gjeometria nė krijim, apo mos ndoshta mund tė jetė vetė njeriu hallka e lidhjes? Ėshtė shumė tėrheqėse tė dihet se shumė prej njerėzve tė mėdhenj tė sė shkuarės e kanė ndėrmarrė kėtė rrugė kah mendimi fillimor, pra kah Thelbi, nėpėrmjet tė cilit mund tė lidhet gjithēka, ku gjithēka mund tė bashkohet nė njė sinkretizėm idealist, diktuar nga i vetmi synim pėr tė zbuluar tė vėrteta tė mėdha qė e mundojnė njeriun nė kėrkimin e dėshpėruar tė realitetit tė tij autentik. Qėllimi pėr tė kuptuar tė vėrtetėn, ėshtė diēka qė mund tė arrihet vetėm nėpėrmjet sintezės.

Sepse sintezat janė nė tė vėrtetė konstruksione tė Shenjta tė tė gjitha kohėrave e tė ēdo vendi ku vepron Krishterimi si Katedralet e mėdha apo kulturat dukshmėrisht tė ndryshme prej tonės, si ato parakolombiane, Hindu, Egjiptiane, Greke, etj…

Vėndet ishin tė ndryshme, kohėrat tė ndryshme, por qėllimi, pra rezultati i Harmonisė, ka qenė gjithmonė i pandryshueshėm; sepse figura njerėzore, qė nė njė farė periudhe tė historisė ėshtė sintetizuar me urti nga Leonardo Da Vinci (i cili ndjek me pėrsosmėri tė dhėnat e Vitruvio-s), nuk shprehin tjetėr veē se koceptin se, Njeriu ėshtė masa qė duhet ndjekur pėr tė shqyrtuar nė trajtė tė zvogėluar Krijimin Hyjnor, e pėr rrjedhojė edhe imazhin e Zotit.

Rezultati ėshtė Njeriu Vitruvian, i cili pėrfaqėson Mikrokozmosin qė ndryshon simbas Makrokozmosit. Njė konkluzion mė i denjė na ofrohet nga Johan Kepler, i cili, nė njė nga traktatet e tij mė tė famshėm, “Harmonices Mundi”, shkruan:

“Gjeometria i paraprin krijimit tė gjėrave, tė pėrjetshme si Shpirti i Zotit, madje, gjeometria ėshtė vetė Zoti, dhe na ka ofruar arketipėt pėr krijimin e Botės.”

Cosimo Orlando

Pėrktheu: Shpėtim Kelmendi


Edituar pėr herė tė fundit nga Explorer nė 20.08.12 21:42, edituar 2 herė gjithsej

Admin

1184


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi