Vetja e kujt jam

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Vetja e kujt jam

Mesazh  Fikrro prej 25.08.10 21:48

Vetja e kujt jam


Po sikur dikush i padukshem te jete me ty.

Po sikur ju te imagjinoni se dikush qe ju do eshte gjithmone afer jush.

Isha fjetur dhe diēka sec mi mbuloi syte, ishte ky dielli i cili leshoi rrezet e arta mbi mua.Ngrita koken dhe shikova diellin i neverikosur, ai ndriēonte dhe duke e shikuar me vemendje filloi te dridhej dukej sikur me thoshte "zgjohu ore pertac, si nuk te vjen turp ke bere gjithe ato vite dhe ende je fjetur, s'te vjen keq te lind une e ti gjithnje te flesh'', ja u zgjova thoja ne vete.

Tek sa po laja fytyren diēka sec ma rrenqethi trupin, ishte sikur nje neuron te bartej qe nga thembra e kembes gjere ne majen e trurit.

C'eshte kjo qe po ndjej thoja, mos jam i semure, por askund s'me dhemb, i shokuar ecja dhe fillova ta ndjej Vetmin.

Pse jam kaq vetem i thoja vetevetes time, une kam familje, ata si gjithnje me flisnin e me donin me jepnin dashurine duhur.Dikur verejta se ndjeja qe dikush duhet te qendroj afer meje, dikush qe me do sic dua qe dikush te me doje dhe dikush qe e dua une.

Ula koken dhe thashe:pse nuk shfaqesh dua nje fytyre njeriu dua dikush te me doje, ngrita koken te shikoj por pashe vetem nje hapesire boshe qe qendronte afer meje.

Ula koken perseri dhe aty filloj imagjinata ime e cila i krijoi dy sy njeriu, nje hunde, nje goje, dy duar, dy kembe, nje njeri komplet.

Ja erdhe perpshperiti dikush ne koken time.

Aq shume kohe u desh qe te me vish thash kokeulur, nuk kisha guxim te ngritja koken frikesohesha mos imagjinata do te me tradhetoj e do ta shoh vetem ate hapesire boshe perseri.

Nese do shkoj tha njeriu i imagjinates time.Jo mos shko i thash se me duhesh.




Kalonin ditet une me njeriun imagjinitativ kaloja tere diten, shetisnim me kilometra bashke, hanim bashke, qeshnim dhe qanim bashke.

Si duket jeta ma kishte dhene ate qe kisha kerkuar, por nuk zgjati shume.

Gjersa ditet kalonin dikush nga familjaret e mi degjoi nje bisede timen kur isha vetem.Aty filluan pyetjet, pse, qysh, si...te gjitha i mohova derisa familjaret e mi filluan edhe te me percjellnin dhe e pane gjendjen time te arritur.

Nje dite pashe ne oborrin tim disa mjeke, e verejta se per cka kishin ardhe, u tmerrova dhe vrapova shpejt deri ne ballkonin e katit te trete.

Hipa ne maje dhe zgjata duart nuk dua te behem i cmendur i thashe vetes, me mire i vdekur sesa i cmendur.Ne ato momente e kisha harruar njeriun imagjinitativ.

Zbrit me luteshin e perluteshin familjaret e mi, une ende qendroja ne majen e majes e nuk levizja duar hapur.E dija qe nuk kam guxim te bije poshte e te vetevritem, ajo qe e bere u be dhe u pendova, kjo beri qe familjaret e mi te jene me te bindur per cmendurin time.

Nuk kaluan minuta dhe une si adoleshent u mashtrova e zbrita une i ziu, me binden posa zbrita e thashe te vrapoj ne perqafim te prinderve qe ne ato momente aq shum kisha nevoje per dashurin e tyre, dikush befas me kapi me lidhi me diēka dhe me injektoi.

Se di sa dite kaluan por nje dite hapa syte, kisha duart e lidhura me nje jelek te bute isha ne nje cmendine, kete e kuptova.

Dielli ende nuk kishte leshuar rrezet e veta, pas disa minutash ai filloi te linde e te mi leshoje ato rreze te bezdisshme per mua.

Hė...,tash u zgjove i thash diellit me vete, a nuk te vjen turp te zgjohesh pas meje te kujtohen kritikat qe mi bere mua tash erdhi rradha ime.Dhe i thash me buzen ne gaz ty duhet tet vije turp nje gjigand si ti te zgjohet pas meje,e une nje therrmi e vogel te kritikoj ty.

Dielli vetem ndriēonte dhe me dukej sikur edhe ai kishte ulur koken, pas pak rete e zeza e mbuluan diellin e filloj te bjere nje shi i qete dhe i bute, si duket dielli nuk pati me guxim te me qendroj me perpara.




E une ktheva shpinen nga dritarja e me dukej sikur qendroja perpara nje te kaluare qe me lendoi aq shume e kjo e kaluar u provokua nga vet une.Njeriu i imagjinuar me s'me shfaqet mu ne keto momente qe kisha nevoj per te, koka me dhimbste e isha i lodhur.

A mos kam kerkuar shume, kerkova dike qe me do dhe e dua e jeta me dha tradhetin.

A mos ishte e pamundur, ku kam gabuar thoja me vete.

Por une ende pres, une ende sjam dorezuar dhe jam ne pritje te njeriut te jetes time, jam ne pritje te dikujt ky motiv ma vazhdoi jeten.

Mbeshteta koken ne mur e thoja:kujt i perkas, kush me perket, VETJA E KUJT JAM.





Kjo semundje quhet VETMI, e ilaqi i saj i vetem quhet SHOQERI.



Shkrimi i paraqitur nuk ka te beje me jeten time private as me jeten e ndokujt tjeter ai eshte teresisht i imagjinuar nga une.

avatar
Fikrro

616


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faleminderit.

Mesazh  agro1 prej 25.08.10 22:30

Si do qe t'jet shkrimi. Mua me pelqeu kjo "imagjinate". Faleminderit
avatar
agro1

23


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi