"Edhe Vdekja qan"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

"Edhe Vdekja qan"

Mesazh  Fikrro prej 24.08.10 21:52

Edhe Vdekja qan

Po sikur vdekja te mos jete aq e keqe se mendojme.

Po sikur vdekja te jete realiteti i vetem qe do ta perjetojme.

E dini qe:
Vdekja e ka te miren me te vlefshme sesa qe e jeta i ka te mirat e veta.

Vdekja eshte realitet misterioz, jeta mund te jete edhe jo realitet.


A thua jeta dhe vdekja jane reale apo perjetime.

A thua a jane vdekja dhe jeta rivale apo aleate.


Keni favorizuar ndonjehere vdekjen.

Une po ja disa arsye:

Eshte e vertet qe jeta te ofron shum kenaqesi, te ofron gjithēka, por edhe eshte e vertet qe per nje sekond jeta mund te ti marr te gjitha, dikush thote jo vdekja ti merr te gjitha por jo nese jeta eshte aq e mire pse nuk na jep kenaqesit edhe ne vdekje.





Po kur une te vdes ku do mbeten gjurmet e mia, ku do te mbetet familja ime, ku do me mbetet shoqeria, po ku pasuria...askund ti merr Jeta.

Shpesh e kam menduar vdekjen si te keqe, a thua a vuan ajo vdekja qe ne aq shum e shajme, a qan ndonjehere vdekja apo din vetem dike te bene te qaj.

E dini qe me e mire eshte e verteta qe dhemb sesa ajo genjeshtra qe te kenaq.

Ceshtja e vdekjes dhe jetes me ka munduar shume, sa qe edhe ne nje nga shkrimet e mia ky lloj obsesioni me ka prekur.



Kjo eshte nje copez storie e cuditshme qe flet per jeten dhe vdekjen.

Shkrimi ne vijim eshte produkt i imi.


Ishin dy vajza njera quhej Jeta ndersa tjetra quhej Vdekje.

Vdekja ishte vajze e urte dhe e vetmuar, kurse Jeta e bukur sharmante, komunikuese dhe aktive.

Kalonin vitet dhe dy vajzat rriteshin, Vdekja duke e mallkuar cdo dite qe kalonte per emrin e saj te shemtuar e Jeta duke kaluar vitet me te mira te jetes se saj.

Jeta kishte filluar nje konflikt duke e provokuar vdekjen.

JETA:O njerez duajeni jeten se vdekja ogur zi do t'ju marr.

Vdekja u ofendua nga thenia e jetes

VDEKJA:O njerez mos i besoni jetes se ajo te mashtron.

JETA:jeta nuk mashtron eshte i vetmi realitet qe ke pas.

VDEKJA:po ku mbetet realiteti pasi qe ti te vdesesh.

JETA:vdekja eshte ajo qe ta merr realitetin tend.

VDEKJA:realiteti nuk ndryshon kudo qe te jesh, realitet i jetes eshte i perkoheshem.

JETA:vdekja shuan cdo enderr tek njerezit.

VDEKJA:endrra enderrohet nuk shuhet asnjehere.

JETA:vdekja ti merr prinderit te le jetim.

VDEKJA:ti merr nga felliqesirat qe jeta ka krijuar si p.sh, semundje, vrasje dhe mendje te prishura, kujto vrasja per here te pare eshte realizuar ne jete jo ne vdekje, (vajzes iu mbushen syte me lote sa qe dukeshin si disa kristale binin e rridhnin si lumi).

JETA:vdekja eshte misterioze kujtoje ferrin.

VDEKJA:njeriu ferrin e kerkon ne jete e ne vdekje e gjen, e di qe thone se cfare kerkon e gjen.

JETA:Nese je aq perfekte si thua pse nuk ua fal parajsen te gjithe njerezimit.

VDEKJA:parajsa fitohet nuk falet.

JETA:po dheu i ftohte qe mbart vdekja me vete, cka do ti beje njeriut te shkret ku do te ngrohet ai.

VDEJA:njeriu pasi qe vdes ftohet e te ftohte ma sjell jeta ne varr e dheu im mundohet qe ta ngrohe.

JETA:po cfare do ti beje vdekja njeriut ne varr do ta perbije.

VDEKJA:njeriu sa eshte gjalle kujtohet e kur vdes harrohet, vdekja eshte ajo qe e mban ne gjirin e saj dhe pas mijera shekujsh nese do ta gjesh personi ne vdekur ai do ti kete gjurmet ne dheun tim, jane eshterat e tij qe mbesin gjithmone ne mua.Vdekja nuk harron njeri.

JETA:vdekja eshte e zeze askush se do.

VDEKJA:vdekja nuk eshte e zeze,e zeze quhet nje ngjyre.

JETA:jeta ka pasuri, vdekja ka vetem dheun.

VDEKJA:jeta ka pasuri qe eshte vetem e vetja dhe kurr njerezimit s'do to takoje e vdekja ka dheun qe perhere do te jete i njerezimit, thone "buk e kryp e zemer".

JETA:o njerez jeta po ju pret me kenaqesit e saj.

VDEKJA:o njerez vdekja po ju pret me misterin e saj te verteten, ate qe kurre nuk e keni pare dhe perjetuar, ate qe se keni ndjere dhe degjuar, mos u mashtroni nga jeta genjeshtare.


"Jetojeni jeten por mos u jepni pas saj."

Kuptoje realitetin

Ky shkrim eshte edhe per ata qe kane frike nga vdekja, jam munduar qe ta paraqes vdekjen sa me mire edhe pse dialogu mes vdekjes dhe jetes eshte standart i paanshem.

Nese ka diēka jo produktive atehere ky eshte vetem shkrimi imi dhe mendimi im, mendimi juaj per veten tuaj vlen me shume.


Edituar pėr herė tė fundit nga Fikrro nė 10.12.10 23:58, edituar 1 herė gjithsej
avatar
Fikrro

616


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

E mire

Mesazh  agro1 prej 25.08.10 0:11

Mua me pelqeu!
avatar
agro1

23


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "Edhe Vdekja qan"

Mesazh  Fikrro prej 25.08.10 22:17

Thenie per Jeten dhe Vdekjen



Ne jete ti je mysafir, vdekja eshte shtepia jote e vertete.

Jeta te jep shoqeri e cila te largohet sikur kur era i fryen gjethet pertoke, vdekja do te jete shoku yt i vetem.

Mos lejo qe vdekja te tregohet e ashper me ty, kufizoj kenaqesit.
Kujto frymen e fundit.

Jeta eshte puna, e ne Vdekje eshte rezultati i punes tende.

Mos e kerko vdekjen i pari, vdekja te merr vet jo ti vetveten.

Mos ki frike nga varri edhe pse eshte i shemtuar, po sikur nentoka te jete me e mire se siperfaqja e saj.

Jeta te mbush me mekate, Vdekja ti pastron nga to.Po nuk e lejove jeten te te mashtroj vdekja ty do te shperblen.

Vdekja eshte tjeter, te vdesesh eshte tjeter.

Mos e harro zotin qe edhe vdekjen e sundon.

Edhe Jeta dhe Vdekja do te vdesin, Zoti eshte ai qe i merr.

Zoti ne Kur'anin famelart thote:"gjithēka cfare ka ne kete toke do te shkaterrohet, do te mbetet vetem sunduesi yt".



Nese ka diēka jo produktive atehere ky eshte vetem shkrimi imi dhe mendimi im, mendimi juaj per veten tuaj vlen me shume.
avatar
Fikrro

616


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "Edhe Vdekja qan"

Mesazh  gentjan kaloshi prej 26.08.10 14:05

Vdekja eshte nje gjendje te cilen do ta perjetojne te gjithe
pa perjashtim,ajo ka punen e saj.E rendesishme eshte punet
qe veprojme derisa jemi gjalle se kur vjen vdekja nuk mund
te kthehemi pas qe ti permisojme veprat.Njeriu kur eshte i vdekur
eshte pasiv dhe nuk mund te veproje,thone qe gjumi eshte vellai
i vdekjes
avatar
gentjan kaloshi

21


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "Edhe Vdekja qan"

Mesazh  Fikrro prej 27.08.10 13:19

gentjan kaloshi shkruajti:Vdekja eshte nje gjendje te cilen do ta perjetojne te gjithe
pa perjashtim,ajo ka punen e saj.E rendesishme eshte punet
qe veprojme derisa jemi gjalle se kur vjen vdekja nuk mund
te kthehemi pas qe ti permisojme veprat.Njeriu kur eshte i vdekur
eshte pasiv dhe nuk mund te veproje,thone qe gjumi eshte vellai
i vdekjes

Ke te drejt njeriu ne gjum mund te jete edhe pasiv por kujto qe ne gjum njeriu mund te beje diqka qe nuk e pret p.sh endrrat,per derisa ne gjum jan endrrat qe e aktivizojn njeriun atehere kush eshte ne vdekje...
avatar
Fikrro

616


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi