Misteri i fosileve tė gjalla

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Misteri i fosileve tė gjalla

Mesazh  Zattoo prej 21.08.10 18:29

Misteri i fosileve tė gjalla

Inxhinierėt qė hapnin tunelin e madh hekurudhor nėpėr malet midis Saint Dizier dhe Nancy nė Francėn veri-lindore nė 1856 pėrdornin eksplozivė. Ata ndeshėn njė shkėmb tė madh gėlqeror tė Jurasikut, hapėn vrimat nė kėtė shkėmb, vendosėn eksplozivin, plasėsit dhe u larguan.

Ideja ishte qė ta ndanin shkėmbin mė dysh. Ata bėnė shpėrthimin dhe pritėn deri sa tė largohej reja e pluhurit. Punėtorėt pastaj u afruan me kazma dhe lopata nė duar.

Shkėmbi ishte ndarė mė dysh ashtu siē ishte planifikuar. Punėtorėt u afruan dhe pėrdorėn qysqit pėr t'i larguar copat e shkėmbit dhe pėr t'i ngarkuar nė vagona pėr t'i hedhur mė tutje. Ata nuk kishin filluar mirė punėn kur u tėrhoqėn papritur tė tmerruar.

Nga e ēara e shkėmbit po dilte njė zog i zi. Zogu ishte sa njė patė, por kishte njė sqep tė gjatė egėrsire me dhėmbė mjaft tė mprehtė. Katėr kėmbėt e gjatė tė zogut pėrfundonin me kthetra tė mprehta, tė cilat lidheshin me njė cipė tė trashė lėkure qė ndriēonte prej njė shtrese vaji tė trashė.

Zogu, dalėngadalė, filloi tė fėrgėllonte, zgjati krahėt dhe me sqepin qė i cicėronte filloi tė pėrpėlitej i dėshpėruar pėr shkak tė ajrit tėrė pluhur. Bėri njė pėrpjekje tė dobėt qė tė fluturonte, por mundi tė bėnte vetėm rreth dy metra dhe ra pėrtokė i ngordhur nga mbytja.

Punėtorėt e morėn trupin e zogut tė ngordhur nė qytetin mė tė afėrt, Grei, dhe e ēuan nė muzeumin e historisė njerėzore, ku njė ekspert i shtangur deklaroi menjėherė se ai ishte njė pterodaktyl parahistorik.

Shtresat shkėmbore ku u gjet ky fosil i gjallė ishin emėrtuar sipas Maleve Jura nė kufi me Francėn dhe Zvicrėn. Kėto janė disa zhveshje shumė tė larta gėlqerorėsh formuar rreth 150 milionė vjet mė parė, nga mesi i Epokės sė Mesozoikut, shumė herėt nė historinė e Tokės, kur dinosaurėt sundonin mbi planet dhe reptilėt pterodaktyle, disa prej tė cilėve me krahė qė tė hapur arrinin 15 metra, fluturonin mbi oqeane dhe kėneta tė lashta.

Sipas raporteve nė gazetėn "Illustrated London News", pterodaktyli ishte strehuar kaq mirė nė shkėmb sa qė forma e trupit tė tij ishte stampuar mbi faqen e shkėmbit nė mėnyrė tė pėrkryer, fakt qė dėshmon se zogu do tė jetė thithur nga balta e ndonjė kėnete, qė me kalimin e miliona vjetėve u ngurtėsua nė shkėmb.

Por si ka mbijetuar njė reptil frymėmarrės, pėr njė kohė kaq tė gjatė, pa oksigjen ose ushqim, nėn atė trystni kolosale qė ktheu baltėn nė shkėmb?

Rasti i pterodaktylit francez ka qenė gjetja mė spektakolare nė listėn e gjatė tė gjetjes sė fosileve dhe reptileve tė gjalla nė gjendje jete tė pezulluar zbuluar gjatė shekujve nga punėtorėt qė merren me gurėt dhe shkėmbinjtė.

Regjistri Vjetor, njė revistė shkencore botuar nė Paris, nė 1761 i kushtoi shumė faqe krijesave tė ngurtėsuara qė kishin dhėnė shenja jete kur ishin liruar nga dhomat e ngurta qė i kishin mbajtur trupat e tyre pėr njė kohė shumė tė gjatė edhe pas zhdukjes sė specieve tė tyre.

Regjistri raportonte se blloqet prej shkėmbi gėlqeror qė u pėrdorėn si pllaka shtrimi pėr portin e Tulonit, nė bregdetin Mesdhetar tė Francės, shpesh kishin brenda midhje tė gjalla me njė aromė dhe shije mrekullisht delikate.

Po aty janė botuar shėnimet e Ambroise Pare, kirurgu kryesor i shekullit XVI i Mbretit tė Francės, Henri III. Pare kishte pėrshkruar se si ai kishte mbikėqyrur punėtorė qė thyenin gurė tė mėdhenj nė kopshtin e shtėpisė sė tij nė Meudon, jashtė Parisit. Nė mes tė njė guri ata kishin gjetur njė bretkosė gjigante, plot gjallėri. Guri nuk kishte patur asnjė vrimė apo tė ēarė nga ku mund tė kishte hyrė bretkosa.

Njė histori e ngjashme ėshtė treguar nga shkencėtari i respektuar Dr. Klarke i Kolegjit Caius, Kembrixh, i cili ka pėrshkruar eksperiencėn e tij lidhur me njė ekspeditė pėr gjetje fosilesh nė njė gropė shkumėsore angleze.

Nė njė thellėsi 81 metra, Dr. Klark dhe ekipi i tij, zbuluan njė shtresė iriqash deti tė fosilizuara dhe tė vdekura si edhe trupat e tre salamandrave tė vogla. Meqenėse salamandrat dukeshin tė ruajtura mirė nė gėlqerorin e lagėsht, Klarke i vendosi me kujdes mbi njė fletė letėr pėr t'i tharrė nėn rrezet e diellit.

Pėr habinė e tij, pas pak minutash ata filluan tė lėvizin. Dy prej tyre ngordhėn pas pak, por i treti rrėshqiste dhe pėrdridhej sikur tė mos kishte qenė kurrė "i fjetur". Duke qenė kurioz se si do tė reagonte salamandra nė ujė, Klarke e futi atė ngadalė nė njė pellg me ujė. Sa pa apo ndjeu ujin, salamandra rrėshqiti menjėherė mes gishtave tė tij dhe u fut nė ujė ku u zhduk dhe nuk u gjet mė.

Klarke mė vonė grumbulloi kampione nga tė gjitha speciet e salamandrave qė ndodheshin nė pellgjet lokale me shpresė se do tė gjente tė ngjashme me dy trupat luspore tė dy salamandrave tė ngordhura, por tė gjitha speciet e gjetura nga ai ishin krejtėsisht tė ndryshme nga fosilet e tij tė gjalla.

Biologu amator, Reverendi Riēard Kobold, i Kembrixhit, i cili ka ndjekur leksionet e Klarke dhe ka parė salamandrat fosile, ka konfirmuar me krenari: "Salamandrat i pėrkasin njė specieje krejtėsisht tė zhdukur, krejt tė panjohur mė parė".

Shumė shpejt, Anglia Viktoriane u intrigua nga raportet lidhur me bretkosat dhe zhabat tė gjetura tė mbyllura thellė nėpėr shkėmbinj dhe qė jepnin shenja jete.

Nė tetor 1862, gazetat lokale nė Linkolshajėr raportonin gjetjen e njė zhabe tė gjallė brenda njė guri qė u nxorr nga rreth dy metra nga nėntoka gjatė gėrmimit tė njė qilari nė Spitlegate, Stamford.

Tre vjet mė vonė, Leeds Merkuri pėrshkruante me hollėsi gjetjen e njė zhabe tė gjallė nė njė bllok guri gėlqeroro-magneziumi 200 milionė vjeēar, 7.5 metra thellė, nga Xhejms Yeal gjatė disa ndėrtimeve.

Zhaba, ngjyra e lėkurės tė sė cilės ishte e njėllojtė me tė shkėmbit, pati vėshtirėsi nė frymėmarrje kur varri i saj parahistorik u hap, por shumė shpejt zhaba rifitoi ngjyrėn e saj natyrale. Fatkeqėsisht, ndonėse kishte mbijetur miliona vjet nėn tokė, ngordhi pas dy ditėsh nė botėn moderne.

Pas gjetjes sė shumė fosileve tė tilla tė gjalla, u bėnė eksperimente pėr tė provuar pėr tė krijuar vetė shkencėtarėt kushte tė ngjashme. Nė 1825, Dr. Frank Bukland, Dekan i Uestminsterit, provoi tė varroste njė duzinė zhabash tė pafata nė varrezat e krijuara pėr kėtė qėllim nė oborrin e tij.

Bukland krijoi dy shpella tė vogla nė dy blloqe ranorėsh dhe gėlqerorėsh dhe i mbylli zhabat me xham pėrpara se t'i varroste rreth 1 metėr thellė. Njė vit mė vonė ai nxorri blloqet e gurėve nga toka. Zhabat e varrosura nė gurin prej ranori kishin ngordhur tė gjitha, kurse ato tė futura nė shkėmb gėlqeror dhe izoluar me xham ishin jo vetėm tė gjalla, por edhe gjithė shėndet.

Megjithatė u pa se metoda e Buklandit ishte e gabuar. Mbulesa prej xhami ishte kėrcur dhe kishte mundėsi qė insekte tė vogla tė hynin duke ushqyer zhabat. Kur Bukland e pėrsėriti eksperimentin dhe i izoloi mirė zhabat, ato ngordhėn tė tėra.

Sidoqoftė eksperimentet vazhduan. Sipas gazetės "The Times" e 23 shtatorit 1862, njė eksperimentues francez, qė groposi 20 zhaba thellė nėntokė duke i futur nė kallėpe asfiksuese llaēi, u shpėrblye kur pas 12 vjetėsh i nxorri zhabat dhe gjeti katėr prej tyre tė gjalla dhe tė shėndetshme.

Fosili francez shtron pyetjen intriguese: Ēfarė do tė ndodhte po tė ishte diku njė shkėmb gjigant qė tė kishte brenda njė reptil parahistorik ose njė dinosaur nė gjendje jete tė pezulluar? Dhe po sikur ky shkėmb tė ndodhej diku mbi njė terren ku do tė zbatohet njė projekt ndėrtimi i shekujve pasues?
avatar
Zattoo

704


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi