Me frymėmarrje deri nė shėrim

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Me frymėmarrje deri nė shėrim

Mesazh  Xhemajl prej 20.08.10 11:40

Me frymėmarrje deri nė shėrim

Tė gjithė e dimė se sa gjatė mund tė qėndrohet pa ujė, sa pa ushqim, dhe sa pa oksigjen. Andaj, nė rangun e artikujve mė tė domosdoshėm ekzistencial, pa dyshim se vendin e parė do ta zėrė furnizimi i rregullt dhe i pandėrprerė i trupit me oksigjen, aktivitet ky vital, qė funksionon instinktivisht - pa vullnetin tonė tė kontrolluar dhe ne e quajmė si frymėmarrje.

▪ Energjia "PRANA" ėshtė njė energji speciale jetėsore dhe ndryshe quhet si energji e shpirtit. Njeriu, sipas "PRANAJAMA-URTėSIE", njė sasi tė konsiderueshme tė saj, e merr gjatė ushqimit tė pėrditshėm, por pėrmbushja e 96 pėr qind tė nevojave tona me "Prana energji", bėhet pėrmes frymėmarrjes nga ajri.

Derisa merrni frymė, a keni menduar ndonjėherė se sa ėshtė adekuate frymėmarrja juaj dhe sa ju me kėtė mėnyrė, futni nė organizėm energji tė mjaftueshme (vitale) jetėsore?

Jam tejet i bindur se pėrgjigja duhet tė jetė negative, sepse, shumica prej nesh, ka shprehi tė gabuara nė mėnyrėn e marrjes frymė, andaj, nė kėto raste, nuk janė tė rralla paraqitjet e shumė sėmundjeve tė ndryshme fizike, e mos t'i pėrmendim ato tė natyrės psikike.

Duke e njohur rėndėsinė e madhe qė ka mėnyra adekuate e frymėmarrjes, dhe me qėllim tė futjes sa mė tė madhe tė sasisė sė energjisė vitale nė organizėm, shumė shkolla tradicionale, praktikojnė teknike tė ndryshme tė ushtrimeve pėr pėrsosjen e frymėmarrjes.

Kėto ushtrime zakonisht nė Lindje quhen si "JOGA USHTRIME".
Pėrmes kėtij artikulli, nė pika tė shkurta, edhene do tė njihemi me disa prej tyre:

Frymėmarrja e drejtė diafragmatike

Ndaluni pėr njė moment dhe koncentrohuni nė frymėmarrjen tuaj. Ju do tė vėreni se merrni frymė kryesisht me kapacitetin e mushkėrive, pėrkatėsisht merrni frymė me gjoks, e qė ėshtė njė mėnyrė plotėsisht e gabuar. Frymėmarrja e shėndoshė ėshtė frymėmarrje me diafragmė.

Pėr ta ushtruar kėtė mėnyrė tė frymėmarrjes, duhet tė uleni nė njė vend tė qetė, ta relaksoni tėrė trupin dhe tė filloni tė merrni frymė thellė. Ajrin qė e futni nė organizėm nga kjo pozitė, nuk do ta ndaloni vetėm nė pjesėn e mushkėrive, por, ashtu tė koncentruar, pėrcilleni deri nė thellėsinė e lukthit ku ėshtė organi i diafragmės.

Lėshojeni menjėherė frymėn, jo pėrmes mushkėrive, por pėrmes diafragmės. Bėjeni kėtė ushtrim disa herė nė ditė dhe tentoni qė frymėmarrja e juaj e deritashme me gjoks, tė zėvendėsohet me frymėmarrje pėrmes diafragmės.

Frymėmarrja ritmike


Uluni nė njė vend tė qetė dhe me pozitė tė pėrshtatshme vertikale tė kurrizit. Relaksoni tėrė trupin dhe filloni tė koncentroheni nė frymėmarrjen tuaj.

Merrni frymė lehtė duke numėruar deri nė pesė, mbani frymėn nė vete, sėrish duke numėruar deri nė pesė, pastaj lėshon frymėn, por kėtė herė, duke numėruar deri nė shtatė. Dhe, sė fundi, mbajini mushkėritė tė zbrazėta pa frymė duke numėruar pėrsėri deri nė pesė. E vėreni ritmin 5 x 5 x 7 x 5.

Frymėmarrjen si nė kėtė ushtrim zbatojeni disa herė nė ditė, duke rritur permanent ritmin nga 5 x 5 x 7 x 5, nė 7 x 7 x 9 x 7.. e kėshtu me radhė. Vlerėsoni ju vetė sa do tė jetė durimi dhe kapaciteti i juaj i qėndrueshmėrisė.

Ky ushtrim ju mundėson qė ta ushtroni koncentrimin, nė rend tė parė; dhe sė dyti, qė nė organizėm tė futet sa mė shumė energji vitale pėrmes marrjes sė oksigjenit.

Menjėherė pas ushtrimit, posa tė bėni disa kure tė kėsaj frymėmarrjeje, analizoni se si do ta ndjeni veten fizikisht dhe psikikisht?!

Frymėmarrja e eshtrave

Edhe ky ushtrim i frymėmarrjes ju mundėson qė ta pėrmirėsoni dhe automatizoni thellėsinė e marrjes frymė dhe ta aplikoni sa mė drejt gjithmonė pėrmes diafragmės.

Uluni sėrish nė njė vend tė qetė duke e relaksuar trupin tėrėsisht. Pastaj merrni frymė ngadalė dhe thellė, sė pari duke e mbushur me ajėr pjesėn e mushkėrive tė anės sė majtė tė gjoksit, dhe mė pas bėjeni tė njėjtėn edhe me anėn e djathtė.

Mbushni me ajėr tė mjaftueshme tė dyja anėt e mushkėrive, duke filluar sė pari nga pjesa e sipėrme, dhe ngadalė, gjithnjė duke vazhduar kah pjesa e poshtme.

Kur vėreni se gjoksi i juaj ėshtė tėrėsisht i ngopur me frymė, atėherė shpejtė barteni tėrė frymėn nga mushkėritė nė diafragmė, nė drejtim kah pjesa e lukthit. Pa e ndalur nė diafragmė, sėrish tėrė frymėn, me tė shpejtė, barteni nė mushkėri, dhe kėtė veprim, bėjeni me ritėm tė shpejtė disa herė.

Nė fillim, kjo metodė do t'ju duket paksa e vėshtirė dhe do t'jua shkaktojė marramendje, por me ushtrime tė rregullta dhe tė disiplinuara, marramendja do tė largohet shpejtė. Me aplikimin e shpeshtė tė kėtij ushtrimi, ju, jo vetėm se do tė furnizoheni me oksigjen tė mjaftueshėm si njė substancė-materie e domosdoshme pėr organizmin, por, sė bashku me ajrin, nė organizėm do tė futni edhe PRANA energji tė mjaftueshme vitale.

Pranajama mbretėrore

Gjithmonė, kur keni bėrė ndonjė aktivitet me njė ngarkesė mė tė madhe fizike, menjėherė do tė regjistroni se ritmi i juaj i frymėmarrjes ka ndryshuar. Saktėsisht, ajo ka filluar tė funksionojė si mė e shpejtuar. Ndodh kėshtu, sepse organizmi ynė, nė mėnyrė automatike, ka sinjalizuar qendrėn e caktuar nervore, pėr njė nevojė mė tė madhe pėr oksigjen.

Nėse, mė tej e ngarkoni kėtė aktivitet fizik deri nė shkallėn mė ekstreme, atėherė, edhe frymėmarrja ėshtė edhe mė e thellė dhe ju do tė ndjeni se mė nuk mund tė ngopeni ajėr. I tėrė ky proces i cekur ėshtė i natyrshėm dhe besoj se nuk parashtron asgjė tė re pėr ju.

Por, a keni menduar ndonjėherė se ēdo individ ka ritmin e vet tė caktuar tė frymėmarrjes dhe se ky ritėm ėshtė tėrėsisht personal nė kuadrin e individualitetit tė tij si mėvetėsi?
Sigurisht se jo!

Aspak nuk duhet tė ketė dyshim se ēdonjėri prej nesh ka ritmin e tij personal tė frymėmarrjes, por, si mund ta zbulojmė dhe ndjejmė atė ritėm?

Ne nė vazhdim do t'ju shpalosim njė testim se si ta bėni kėtė identifikim. Uluni nė njė vend tė qetė me pozitė vertikale tė kurrizit dhe paraprakisht bėni njė aktivitet tė rėndė fizik. Ta zėmė vraponi 5 minuta rreth oborrit, ose, nėse keni shkallė nė shtėpi, hipni dhe zbritni me vrap nėpėr to disa herė.

Pasi vėreni se jeni tė lodhur mjaft, uluni nė pozitėn e zakonshme dhe koncentrohuni me vėmendje tė pėqendruar nė frymėmarrjen e juaj. Le tė rrjedhė ajo nė mėnyrė natyrale pa ndikim e vullnetit tonė. Nė fillim do tė vėreni se kjo frymėmarrje ėshtė e shpejtuar.

Mė tej, pas disa frymėmarrjeve tė shpejtuara tė ngropjes me ajėr, do tė ndjeni njė marrje-dhėnie frymė tė thellė, por diē sa mė tė ngadalsuar. Koncentrohuni nė kėtė ritėm dhe tentoni ta mbani mirė nė mend atė. Qė ta keni mė lehtė tė rrėnjosur nė kujtesėn tuaj, si ndihmesė, mund ta aplikoni njė teknikė tė parafytyrimit tė lavjerrėsit qė lėviz djathtas-majtas.

Ja pra! Jemi nė cak!

Ky ėshtė ritmi i juaj personal magjik dhe mu pėr kėtė edhe quhet "frymėmarrje mbretėrore".

Dijeni mirė se ai ritėm ėshtė personal i juaji dhe atė nuk e ka askush tjetėr nė botė.

Kur tanimė, kėtė ritėm spontan, e keni mbajtur nė mend dhe regjistruar mirė, sė paku njė herė nė ditė, uluni nė pozitėn relaksuese dhe aplikojeni atė pėrmes frymėmarrjes.

Merrni me mend, tani trupi i juaj nuk ka ngarkesė fizike dhe furnizohet me tė madhe me oksigjen, pėrkatėsisht me energji vitale-jetėsore?

Ky ėshtė, pra, edhe qėllimi i "frymėmarrjes mbretėrore".

Kur ēdo ditė ta praktikoni, sė paku njė herė, kėtė ushtrim dhe ta mbushni trupin tuaj me kėtė energji, pas njė jave do tė vėreni nė vete disa ndryshime fizike dhe psikike, si p.sh.: teni i lėkurės bėhet mė i njomė, jeni shpirtėrisht mė tė qetė, prezenca e jauj tek tė tjerėt rrezaton vetėbesim dhe ka forcė magnetike tė tėrheqjes, erėrat e pakėndshme tė trupit largohen tėrėsisht... etj.

Thjesht, trupi dhe organizmi i juaj pastrohet nga toksine tė ndryshme tė tajimit tė panevojshėm tė hormoneve nė trup, nga njėra anė, dhe nga ana tjetėr, shpirti si vrojtues dhe qenie jona e vėrtetė, komunikon shumė mė lirshėm me pjesėt tjera tė ndėrtimit tonė struktural.

Kjo ėshtė mė se e kuptueshme, sepse, nėse ju jeni tė mbushur me energji jetėsore nga Universi, atėherė ju atė energji edhe e pėrcillni te tė tjerėt pėrmes bisedės ose, thjesht, vetėm pėrmes prezencės suaj nė afėrsi.

Ata qė janė tė sėmurė, ose kanė ēfarėdo forme tė ndonjė ērregullimi psikik, ju kisha preferuar patjetėr ta aplikojnė "frymėmarrjen mbretėrore" sė bashku me ushtrimet tjera tė cekura.

Pėr fund, do ta zbulojmė edhe njė sekret tė vogėl tė frymėmarrjes?!

Gjendja emocionale e ēdo njeriu, gjithnjė pėrcillet me njė ritėm specifik tė frymėmarrjes. Nėse njė emocion shkakton njė ritėm tė caktuar tė frymėmarrjes, atėherė, nė mėnyrė tė kundėrt, edhe aplikimi i vetėdijshėm i kėtij ritmi shkakton emocionin e caktuar.

Pse e them kėtė?

Kur tė jeni tė padisponuar, tė dėshpėruar, tė nevrikosur, ose keni tremė, apo ndonjė emocion tjetėr negativ, menjėherė ndryshojeni ritmin tuaj tė frymėmarrjes dhe do tė vėreni se emocioni i caktuar si ndjenjė negative ėshtė mėnjanuar nė tėrėsi.

Adnan Abrashi

Xhemajl

380


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Me frymėmarrje deri nė shėrim

Mesazh  Idlir prej 26.11.10 13:09

Faleminderit Adnan

Idlir

156


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

re

Mesazh  sergio13 prej 27.11.10 22:51

FLM per informacionin qe na keni dhen sepse kam disa dite qe e praktikoj kete lloj frymemarje perpara se te fle dhe jam ndjere vertet mire sepse kam pare dhe nje emision ku flisnin per jogen,por per dicka nuk jam e qarte frymemarja si behet merret me hunde ajri dhe nxirret me goje apo ne te njejten menyre merret ajeri me hunde dhe nxirret prape me hunde,apo jane procese te ndryshme ku mund ti perdoresh te dyja menyrat respekte.

sergio13

37


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Me frymėmarrje deri nė shėrim

Mesazh  Xhemajl prej 28.11.10 9:28

sergio13 shkruajti:FLM per informacionin qe na keni dhen sepse kam disa dite qe e praktikoj kete lloj frymemarje perpara se te fle dhe jam ndjere vertet mire sepse kam pare dhe nje emision ku flisnin per jogen,por per dicka nuk jam e qarte frymemarja si behet merret me hunde ajri dhe nxirret me goje apo ne te njejten menyre merret ajeri me hunde dhe nxirret prape me hunde,apo jane procese te ndryshme ku mund ti perdoresh te dyja menyrat respekte.

Mund te merrni si te doni, vetem ka rendesi te ushtrosh frymarjen me diafragme, dhe tė marresh gjithmon frymarje me diafragme.
Kurse frymarja ritmike mund te permirsoj koncetrimin e njeriut dhe organizmin e tij.

Kurse me se miri ėshte te bejme frymarjen Pranajama mbretėrore
e cila sjell shum dobi.

Mund te merresh frym me hunde dhe ta lirosh me hunde, por edhe te merresh frym me hunde dhe ta lirosh me goje.

Te pershendes.

Xhemajl

380


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Me frymėmarrje deri nė shėrim

Mesazh  yasmin prej 28.11.10 11:47

Kam qene gjithmone e mendimt qe mjeku me i mire per ne, ne rradhe te pare eshte vetja jone,vullneti,kembengulja dhe deshira jone qe te ndihemi gjithmone mire dhe te shendetshem....mendja e njeriut eshte aq brilante dhe vullneti i tij kaq i mrekullueshem sa ty dyja se bashku ndihmojne ne zbulimin e kapaciteteve tona ende te panjohura.....

yasmin

350


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shėrimi sipas dėgjimit tė muzikės

Mesazh  Xhemajl prej 04.01.11 20:20

Me plotė gojė mund tė konstatojmė se pak kush nga lexuesit ka dėgjuar pėr kėtė terapi medicinale, pasi qė, ajo tek ne nė Kosovė, por nga informatat e sigurta qė kam, edhe nė Shqipėri, nuk ėshtė e njohur fare si metodė shėruese. Zyrtarisht, muzikoterapia nė kėto vise ballkanike, pėr herė tė parė nė mėnyrė institucionale, ka filluar tė zbatohet mė vitin 1993, nė Qendrėn Klinike Psikiatrike nė Beograd, si njė sektor i veēantė eksperimental nė kuadrin e saj. Ndėrsa, nė medicinėn e zhvilluar bashkėkohore tė shumė shteteve tė perėndimit, kjo metodė shėruese jo vetėm se ėshtė tejet e aplikueshme, por ajo dita ditės pėrsoset me eksperiencė tė re tė fituar dhe pajiset me mjete teknike mė tė sofistikuara si fjala e fundit e teknikės digjitale bashkėkohore.

Muzikoterapia ėshtė njė metodė psikiatrike shėruese dhe ajo dallon mjaft nga dėgjimi i zakonshėm i muzikės. Krahasuar me dėgjimin e muzikės qė ne e preferojmė zakonisht nė shtėpi apo gjetiu, kjo metodė specifike shėruese, kėrkon plotėsimin edhe tė disa parakushteve standarde, sikurse janė: paraprakisht diagnoza e parashtruar qartė e sėmundjes nga mjeku, prezenca e pėrhershme e psiko-terapeutit tė kualifikuar gjatė tėrė kohės sa zgjat seanca, ambienti i caktuar relaksuaes, mjetet e pėrsosura tė teknikės audio digjitale, shtrati adekuat nė formė tė vaske, pėrzgjedhja e toneve dhe ritmit tė caktuar sipas frekuencės dedikuese tė veprimit, etj.

Muzika nė psikiatri praktikohet si njė terapi e suksesshme shėruese pėr kėto sėmundje: neurozat, fobitė (frikėt), psikozat, format e ndryshme tė ērregullimet tė personalitetit, disa sėmundje organike me prejardhje psiko-somatike (qė kanė bazėn psikike) etj.

Tė arriturat e fundit hulumtuese shkencore nga muzikoterapia, dėshmojnė se kjo metodė tregohet tejet efikase, edhe me fėmijėt qė kanė paralizė cerebrale duke zhvilluar rritjen e aftėsive psikomotorike tė tyre, pėrmirėsimin e koncentrimit, senzitivitetin e tė dėgjuarit, si dhe ngritjen e shkathtėsive tė ndryshme tė adaptimeve sociale.

Tek disa eksperienca mė tė pėrparuare, ka informata inkurajuese se me kėtė metodė terapeutike shėrohet me sukses edhe kanceri.

Si vepron kjo terapi?
Ēdo individ, pa marrė parasysh gjininė dhe moshėn, nga natyra dhe nė mėnyrė tė lindur, disponon me identitetin e vetė specifik zanor, ndėrsa, suksesi i vet terapisė, nėnkupton harmonizimin e ritmit mental tė pacientit me ritmin e muzikės qė duhet aplikuar.
Pėr tė pasur sukses muzikoterapia nė shėrim, duet qė ritmet e muzikės sė pėrzgjedhur nė tėrėsi tė pėrputhen me ritmin tonė tė lindur individual.

Ky ritėm individual, formohet qysh sa jemi nė mitrėn e nėnės, dhe mbėshtetet nė tonet e zemrės, zėrat e thella qė krijon qarkullimi i gjakut, tinguj e zorrėve, ritmit tė frymėmarrjes etj. Kėto tone tė ndėrtuara nė mėnyrė natyrale, zakonisht me gjuhėn e muzikės cilėsohen si "skalla penta-tonike", gjegjėsisht, ritme qė pėrbėhen prej pesė toneve.

Nė kėtė kontest, do tė jetė interesante tė theksojmė se, tė gjitha ninullat kudo nė botė (kėngė gjumi) ndėrtohen nga ky ritėm muzikor - "penta-tonik" Ky fakt dėshmon se, kėto kėngė, jo rastėsisht, kanė ritme qetėsuese dhe relaksuese, ashtu qė, me kėndimin apo intonimin e tyre, stimulohet atmosfera e pėrshtatshme pėr gjumė.

Njėra ndėr metodat tjera gjatė aplikimit tė muzikoterapisė ėshtė metoda paralele e "nxitjes sė fantazisė". Duke e dėgjuar muzikėn, nga pacienti kėrkohet tė tregoj se cilės periodė tė moshės sė tij i pėrket ajo muzikė. Me kėtė metodė tė nxitjes sė fantazisė, nga bota mentale e pacientit, me kohė bėhet shkarkimi i ngarkesave tė ndryshme emocionale dhe agresiviteti. Kjo teknikė ka dhėnė rezultate tė shkėlqyeshme nė vėnien e kontaktit me ata persona, tek tė cilėt komunikimi verbal ėshtė i vėshtirėsuar, ose fare i pamundshėm.

Por, muzika nuk ka ndikim vetėm tek shėrimi i tė sėmurėve, ajo vepron pozitivisht edhe nė stimimulimin e funksioneve mbrojtėse imuno-biologjike tek tė shėndoshit. Dihet se sasia e tepruar e hormoneve nė gjak shkakton stresin dhe kjo tajitje hormonale mund tė balancohet pėrmes dėgjimit tė muzikės.
Pėrveē efekteve pozitive, muzika e ērregulluar mund tė ndikoj edhe negativisht nė gjendjen emocionale dhe nė pėrgjithėsi psiken e njeriut. Merrni si shembull zhurmėn e madhe dhe sa ajo krijon efekte negative nė gjendjen tonė tė disponimit.

Muzikoterapia ėshtė metodė e lashtė shėruese?!

Edhe pse kėtė prezantim tonė pėr muzikoterapinė e filluam nga aplikimi i saj bashkėkohor, realisht ndikimi i zėrave dhe toneve tė ndryshme nė psiken e njeriut si dhe mėnyrat e aplikimit tė tyre praktik, pėr stėrgjyshėrit tanė, kanė qenė tė njohura me mira vite mė parė. Civilizimet e lashta tė shumė popujve, me tė madhe e kanė praktikuar metoda tė ndryshme zanore tė shėrimit, sikurse ėshtė muzika dhe ritmet nga instrumentet e caktuara tradicionale, artikulimet individuale pėrmes pėrsėritjes (autosugjestionit), meditimin pėrmes vibracionit tė formulave tė ndryshme (pėrsėritja e fjalės sė caktuar-MANTRA), lutjet dhe kėngėt fetare, etj.

Sipas psikologjisė bashkėkohore, sensacionet e tė dėgjuarit ndahen nė dy grupe tė mėdha: nė TOINE dhe nė SHUSHURIMA. Tonet i pėrjetojmė nė tė dėgjuarit e muzikės, ndėrsa shushurimat, siē janė krismat, fėrshėllima etj. ose i pėrjetojmė krahas me tone ose pavarėsisht prej tyre. Tė gjitha tonet dhe shushurimat qė njeriu mund ti ndjej nė realitetin objektiv klasifikohen sipas pragut minimal/maksima tė dėgjimit prej 16-20.000 valėsh nė sec. Mbi kėtė maksimum, janė vdekjeprurėse, ndėrsa nėn kėtė minimum, nuk regjistrohen fare nga shqisa e jon e tė dėgjuarit.

Sipas mėsimeve tė kėtyre urtėsive tė lashta, terapia e shėrimit me zėre dhe tinguj, nuk konsiderohet vetėm si efekt fizik qė ndjehet si sensacion pėrmes shqisės sė tė dėgjuarit, por disa tinguj qė kanė intensitete dhe frekuenca mė tė ulėta tė valėzimit, regjistrohen edhe pėrmes shqisave tona tė brendshėm (nėn 16 valė nė sec) .

Sikur pjesa e jonė e vetėdijshme, ashtu edhe ndėrvetėdija, disponon me shqisat e veta tė caktuara, tė cilat, nė krahasim me shqisat fizike, edhe kėto regjistrojnė ngacmime nga rrethi i jashtėm qė kanė kualitete tė frekuencave mė tė ulėta.
Ēdo gjė nė natyrė ėshtė harmoni. Simfoni e pėrsosur, qė vepron sipas ritmit tė caktuar. Ky ritėm quhet - ritmi hyjnor apo universal. Pėrveē ritmit universal, ēdo individ dhe gjallesė tjetėr nė natyrė, e ka edhe ritmin e vetė specifik individual, qė do ta quajmė ndryshe si, "ritėm mikrokozmik".

Vėnia e kėsaj baraspeshe hyjnore duhet tė jetė qėllimi i pėrhershėm i ekzistimit tonė si tėrėsi e pa ndarė e raportit individ-natyrė.

Ēdo ērregullim i kėsaj baraspeshe shkakton sėmundjen.
Andaj, prej shumė terapive tė mundshme, si atyre bashkėkohore, ashtu edhe tradicionale, qė nė esencė, e kanė si synim rivėnien e kėsaj baraspeshe tė humbur, ėshtė edhe MUZIKOTERAPIA..

Nga: Adnan Abrashi

Xhemajl

380


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Me frymėmarrje deri nė shėrim

Mesazh  Idlir prej 05.01.11 10:51

Pershendetje Andantit, per kontributin e tij special, qe shpresoj te jete me i shpeshte. Gropat psiko-kulturore e shpirterore jane mjaft te medha, ndaj eshte fat i mire kur gjenden njerez me kualitet e disponim per ceshtje madhore sic eshte ekuilibri i njeriut, si nje mmikrokozmos i zhytur ne makrokozmos (vetja ne vete)

Idlir

156


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi