Kujto keto te verteta kur mendon se shterroi drita...

Shko poshtė

Kujto keto te verteta kur mendon se shterroi drita...

Mesazh  Arfegjo prej 19.08.10 19:08

KUJTOJ KETO TE VERTETA KUR GABIMISHT TE PUSHTON MENDIMI SE SHTERROI DRITA...

Uiliam Xhems babai i Psikologjisė thoshte se jeta e njeriut ėshtė ashtu siē i ka mendimet, ajo qė beson se do ti ngjaj edhe do ti ngjaj.

,,Mendo mirė dhe do tė gjesh mire,, - Muhamedi.

,,Ēdo gjė qė e kėrkoni me urat, besoni se e morėt dhe do ta keni,, -J ezusi,

Prandaj beso fuqishėm se jeta e mrekullueshme ashtu siē ta do zemra, tė pret ty dhe vėrtet ashtu do tė tė vij e ardhmja’’.

Jeta ėshtė e bukur, mos harro ta jetosh, por jetoje vetėm me nder.

Njeriu nuk dėshton
Nėse thellė mendon
Pse ka lindur
Pse jeton
Pse do tė ngjallėt sėrish...

Bindu pėr kėtė tė vėrtetė, njė zgjidhje e mire gjithmonė ekziston; pėr atė qė di ta zbulojė dhe do ta zbulojė secili qė kėrkon kėshillė, kėshilla e duhur dhe perfektė do t’i vije. Pra nuk ekzistojnė situate tė dėshpėruara.

Ki besim nė vetėn tėnde, shumė,shumė. Mos harro ti brenda vetės ke fuqi nga fuqia e pafund e Zotit, ajo fuqi qė ta mban nė gjendje pune tė pandėrprerė dhe pa u lodhur fare, zemrėn tėnde, veshkat, mushkėritė dhe ēdo organ tjetėr tė trupit tėnd, ajo ėshtė brenda teje natėn dhe ditėn, zgjuar dhe nė gjumė kurdoherė. Besimi nė lumturinė do tė t`a sjell Lumturinė.

Nėse tė shkon mendja ndonjėherė te vdekja, mos harro se nuk ke kohė tė vdesėsh. Ta dish vetėm tė mjerėt bėjnė vetėvrasje, vdesin tė vetmuar me litar nė fyt apo me gotėn e helmit nė dorė, tė fortėt e jetojnė jetėn dhe shkojnė pranė Zotit vetėm kur Ai I thėrret, duke vdekur si zotėrinjtė e zonja plaka nė krevatin e tyre tė rrethuar nga njerėzit e dashur.

Ti duhet tė jetosh, tė pret jeta,rinia dashuria,ti duhet tė bėhesh dikush dhe tė jesh e zonja ,pėr mirėqenien tėnde dhe tė tė tjerėve. Pa i arritur kėto nuk guxon qė vdekja tė tė sillet nė mendje. AJO Ėshtė shumė larg,prandaj sa mė shumė punė pėr suksesin tėnd .

Vdekjen mendoje vetėm kur tė shkon mendja pėr tė bėrė keq, kujtoje se do tė dalėsh para Zotit dhe mos bėj kurrė keq dhe fali tė gjithė, edhe ata qė tė kanė bėrė keq,e mos ki gajle se tė kėqinjėt do dėnohen nga vetvetja sa ty do tė tė dhimbsen.

Kurrė,as edhe njė herė nė jetėn tėnde mos thuaj “kurrė”. As edhe njė herė nė jetėn tėnde mos thuaj “nuk mundem”.Kėto dy fjalė shlyeji nga fjalori yt. Pėr atė qė beson Zotin asgjė s’ėshtė e pamundur.

Edhe po tė duhet dikė ta dėnosh fizikisht, nė shpirt mos e mbajė,fale me zemėr dhe lutu Zotit pėr tė.

Mos harxho asnjė minutė kohė duke menduar pėr armiq, armiqtė e tu nuk e meritojnė qė ti tė mendosh pėr ta

Asnjėherė as edhe pėr asnjė ēast tė vetėm nuk guxon tė mbetesh nervoz me shumė se pesė minuta. Me nervoz, urrejtje dhe zili vetėm sa e sėmur vetveten.

Edhe kur mendon se tė ka mbuluar terri, ti duhet tė jesh nė kėrkim tė dritės…….

Ai qė lufton pėr synimet e veta, ndonjėherė rrallė ka mundėsi edhe tė humbas,por ai qė nuk lufton fare, ai veē e ka pranuar humbjen...

Jeta jote duhet tė paraqes njė betejė fitimtare…

Fati ynė nuk ėshtė jashtė nesh por brenda nesh: tek vullneti ynė

Edhe nata mė e errėt fundin tė ndritshėm e ka...

Edhe nėse rrėzohemi 99 herė pėrsėri duhet pėrpiqemi tė ngrihemi nė kėmbė...

avatar
Arfegjo

7


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi