7 mrekullitė e botės antike

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

7 mrekullitė e botės antike

Mesazh  Neo prej 19.08.10 14:49

7 Mrekullitė e mahnitshme tė botės antike



Piramida e Madhe e Gizės

Ėshtė e vetmja mrekulli, qė nuk ka nevojė pėr pėrshkrim prej poetėve apo historianėve tė hershėm. Ėshtė e vetmja mrekulli qė nuk ka nevojė pėr spekulime pėr sa i pėrket pamjes, madhėshtisė dhe formės sė saj. Ėshtė mė e vjetra dhe e vetmja akoma "gjallė" midis tė gjitha mrekullive tė antikitetit. Nė kundėrshtim me besimin e zakonshėm, vetėm Piramida e Madhe e Khufu (Keops), jo tė 3 Piramidat e Mėdha, ėshtė nė majė tė listės sė mrekullive.

Monumenti u ndėrtua prej faraonit egjiptian Khufu i Dinastisė sė Katėrt rreth vitit 2.560 p.e.s pėr tė shėrbyer si njė varr, kur ai vetė tė vdiste. Tradita e ndėrtimit tė piramidave filloi nė Egjiptin antik si njė sofistikim i idesė sė njė platforme qė mbulonte varrin mbretėror. Mendohet tė jetė ndėrtuar pėr njė periudhė 20-vjeēare. Megjithėse nuk dihet se si blloqet pėrbėrėse janė sistemuar.

Kur u ndėrtua Piramida e Madhe ishte 145.75 m e lartė. Me kalimin e viteve, humbi 10 m prej majės sė saj. Renditej si struktura mė e lartė nė Tokė pėr 43 shekuj, e mposhtur pėr lartėsi nė shek XIX. Ēdo faqe ėshtė pėrpikmėrisht e orientuar sipas pikave tė horizontit, veri, lindje, jug, perėndim.

Struktura pėrmban rreth 2 milionė blloqe guri, secili peshon mė shumė se 2 ton. Thuhet se janė mjaftueshėm gurė nė 3 piramida, pėr tė ndėrtuar njė mur 3 m tė lartė, 0.3 m tė gjerė qė tė rrethojė Francėn.



Statuja e Zeusit

Nė tempullin kushtuar zotėrve nė qytetin grek tė Olimpit, u bė nė vitin 462 para Krishtit nga skulptori mė i mirė i Greqisė Fidis, nė fildish dhe ar, skulptura e Zeusit, e punuar me teknikėn krisoelefantine. Zeusi paraqitej i ulur nė njė fron tė bėrė me tė njėjtėt materiale si dhe statuja qė paraqiste perėndeshėn Viktoria tė lidhur nė krahun e djathtė dhe nė tė majtėn skeptri, rreth tij ishin skulptura tė ndryshme tė heronjve mitologjikė.

Skulptura kishte lartėsi prej 14 m. Sipas historianėve tė autorizuar, ishte mė e bukura skulpturė dhe riprodhimi i saj njihet vetėm nė monedha tė shekullit XIX. Jetoi rreth 1.000 vjet (mė shumė nga tė gjitha mrekullitė e tjera) derisa disa fanatikė kristianė tė mbretėrisė sė Teodosit II e dogjėn, por nuk u shkatėrrua totalisht. Zhdukja totale e saj ndodhi nė shekullin VI dhe nuk ngeli asnjė gjurmė e saj si pasojė e tėrmeteve.

Statuja ka shėrbyer pėr shumė vjet pėr tė kurorėzuar fituesit e olimpiadave greke.



Kolosi i Rodit

Vendndodhja gjeografike e Rodit ishte e privilegjuar pėr tė tregtuar me Greqinė, Azinė dhe Egjiptin dhe falė kėsaj e shndėrruan nė qendrėn tregtare mė tė madhe tė Mesdheut Oriental.

Mbreti Demetri I Poliarcetes, i njohur pėr eksperiencėn ushtarake sidomos nėpėr rrethinat, aq sa nė tė ardhmen ushtarakėt do t'i referoheshin teknikės sė tij duke e emėrtuar "Poliarcetica" vendosi tė sulmoi Rodin.

Qyteti i rezistoi dhe Demetri u detyrua tė tėrhiqej. Pėr tė festuar kėtė triumf qyteti vendosi tė ndėrtonte njė monument pėr kujtim tė Helios, zoti i diellit, nė port. Punimet i udhėhoqi Cares Lindos. Nė fillim statujėn e veshėn me hekur dhe sipėr me pllaka bronxi.

Mė nė fund kur statuja pėrfundoi ishte jo mė pak se 32 m e gjatė. Fama e saj solli udhėtarė nga e gjithė bota antike pėr ta parė. Me Kolosin e Rodit nė atė kohė ishin 5 mrekullitė e botės qė ishin ngritur mbi faqen e Tokės, numėr qė erdhi duke u rritur. 56 vjet mė vonė se ndėrtimi i tij nė 223 para e.s njė tėrmet e shėmbi Kolosin.

Banorėt e Rodit ndoqėn kėshillat e njė orakulli, vendosėn t'i lėnė pjesėt e tij atje ku ranė nga tėrmeti. Dhe kėshtu u bė gjatė 90 viteve deri nė 654 p.e.s kur myslimanėt morėn copat e bronxit si plaēkė lufte. Madhėsia e statujės ishte e tillė saqė anijet kalonin mes kėmbėve tė tij. Kolosi i Rodit nuk ka nevojė pėr mitifikim, sepse u deshėn jo pak por mė shumė se 2.000 vjet kur njeriu arriti tė bėnte diēka mė madhėshtore.



Kopshti i Babilonisė

Amytis, gruaja e Nabucodonosorit ishte njė princeshė qė kishte jetuar nėpėr male dhe ky qytet e trishtonte. Ky trishtim e mėrziste mbretin. Ai nuk mund t'ia lejonte vetes qė tė arrinte tė fitonte beteja tė bėnte ndėrtime madhėshtore dhe tė mos arrinte tė bėnte tė lumtur gruan e tij.

Princesha ndiente mungesėn e maleve dhe kodrave e nuk mbetej gjė tjetėr vetėm se t'i ndėrtonte ato. Ai zgjodhi ndėrtuesin mė tė madh Acaso. U zgjodhėn gurė tė mėdhenj, sepse tullat e zakonshme nuk do t'i qėndronin dot lagėshtirės.

Kėshtu filluan tė ndėrtohen terraca tė shkallėzuara nė tė cilat depozitohej tokė e domosdoshme pėr t'u mbjellė pemė, lule, shkurre etj. Ndėrtuan gjithashtu dhe njė makinė qė transportonte ujė nga njė pus deri nė kopshtet qė t'i ujisnin. Nė pak kohė, filluan tė rriten dhe madje disa prej tyre kaluan dy herė muret e qytetit. Nabucodonosor arriti tė krijonte njė mal tė mbuluar me gjelbėrim. Mbi kopshtet ekziston gjithashtu njė legjendė, qė pėrcakton datėn e ndėrtimit, nė fund tė shekullit XI para Krishtit.

Sipas kėsaj legjende, ėshtė mbretėresha Shammuramat, e quajtura Semiramida nga grekėt, e cila ndėrtoi kopshtet. Semiramida qeverisi mbretėrinė asiriane si trashėgimtare e djalit tė saj Adadnirari III, qė nga vdekja e mbretit Shamsidad V dhe pėr mė shumė kur ndėrton kopshtet pushtoi Indinė dhe Egjiptin. Pėrfundon jetėn e saj duke u vetvrarė nga dhimbja kur zbulon njė komplot kundėr saj nga i biri. Nė vitin 539 para Krishtit persianėt pushtuan Babiloninė dhe kjo provokoi rėnien.

Popullsia filloi tė pakėsohej dhe kur Aleksandri i Madh viztoi qytetin (rreth 320 p.e.s) pjesa mė madhe e Babilonisė ishte rrėnuar. Shkatėrrimi pėrfundimtar ėshtė nė vitin 126-125 p.e.s. Datė nė tė cilėn Satrapi Evemero pushton qytetin dhe e dogji. Qė nga ajo kohė nuk ngelet gjė pėrveēse rrėnojat nė brigjet e Eufratit.



Tempulli i Afėrditės

Qyteti i Efesit, nė breg tė detit Jon si dhe nė grykėderdhjen e lumit tė vogėl Meandro. Nė shekullin VI p.e.s ky qytet ka qenė gjithmonė qendra e kultit tė Afėrditės e quajtur mė vonė Diana nga romanet. Flitet pėr perėndeshėn e natyrės dhe kafshėve tė egra dhe paraqitet e shoqėruar nga njė sorkadhe e armatosur me hark dhe shigjeta.

Nga antikiteti ekziton njė tempull i dedikuar perėndeshės. Por nė shekullin VII p.e.s, qyteti pėsoi njė sulm nga Cimeret. Edhe pse qyteti rezistoi, nuk mundi tė evitojė qė tempulli tė digjej dhe tė shkatėrrohej.

Gjithēka ishte nė duart e mbretit tė Lidias, Kreso. Po, ėshtė i njėjti qė ka shpikur disqet prej metali tė quajtur "kreseidas". Asnjė nuk e di se ku do ndalojnė kėto shpikje moderne... Por, Kreso ishte njė mbrojtės i shenjtėve dhe artistave.

Ai propozoi tė ngrihej njė tempull i ri i Artemisės, mė i mirė se i pari. Pėr kėtė u bė njė thirrje publike ku iu kėrkohej tė gjithė qytetarėve qė tė dhuronin para pėr tempullin e ri. Mė nė fund tempulli u ngrit. Llogariteshin 127 kolona tė mrekullueshme nga 20 m lartėsi, diēka e jashtėzakonshme pėr kohėn. Gjithashtu pėrmbante dhe skulptura tė Eskopės. Ky tempull shkėlqeu qytetin e Efesit gjatė dy shekujve.

Pa dyshim vjen tragjedia: Nė vitin 356 p.e.s, bariu Erostrato shkatėrroi tempullin duke e ndezur thjesht pėr famė. Pa dyshim qė ky pionier i famės e arriti atė qė kėrkonte. Por nė tė njėjtėn kohė arriti diēka mė shumė se fama: duke iu treguar tė gjithė njerėzve qė pėr ēdo Escopa ka njė Erostrato dhe qė mrekullitė e ndėrtuara nga njerėzit duhet tė jenė tė mbrojtura nga vetė njerėzit.

Kjo histori ka njė epilog: Kur rreth 20 vjet mė vonė, Aleksandri i Madh pushtoi qytetin e Efesit, dėgjoi historinė e tempullit dhe zbuloi qė tempulli ishte shkatėrruar nė tė njėjtėn ditė qė kishte lindur ai. Kjo koinēidencė e bėri qė ta rindėrtonte tempullin gjatė kohės qė ishte nė Efes duke u pėrpjekur tė krijonte njė qeveri demokratike. Edhe pse mbaroi, tempulli nuk e rimori kurrė tė shkuarėn e tij tė shkėlqyer.



Fari i Aleksandrisė

Qė kur Aleksandri i madh i liroi egjiptianėt nga dominimi persian, lidhjet mes grekėve dhe egjiptianėve u forcuan aq shumė sa edhe mbreti i tyre Ptolomeu II ishte me origjinė greke. Ky bashkėpunim i grekėve dhe egjiptianėve ishte mė i dukshėm nė kryeqytet, Aleksandi.

Themeluar prej Aleksandrit tė Madh, nė vitin 332 p.e.s, ky qytet i zhvilluar u bė vatra mė e rėndėsishme e kulturės helene. Por kėtė herė mrekullia nuk do tė ishte njė tempull, as ndonjė lloj tjetėr monumenti a ndėrtese, por pikėrisht njė kullė. Kjo kullė do tė shėrbente pėr tė udhėhequr anijet e shumta qė mbėrrinin nė brigjet e Aleksandrisė.

Mbreti vendosi tė ndėrtojė njė kullė qė tė identifikonte vendin dhe qytetin nga shumė larg. Pėr kėtė pėrdorėn ishullin e vogėl tė Faros, pėrballė portit. Arkitekti Sastro drejtoi punimet, qė sa mė shumė ecnin, jepnin njė pamje tė mrekullueshme. Kur pėrfundoi kulla ishte mė shumė se 120 m. Nė majė tė saj kishte pasqyra metalike pėr tė treguar pozicionin e saj, ditėn duke reflektuar dritėn e Diellit dhe natėn pėr mungesė tė dritės ndizej zjarr.

Kjo mrekulli do tė rezistonte shumė: rreth 1.600 vjet deri nė shekullin XIV kur tėrmetet do ta shembnin. Emri i mrekullisė ishte "Kulla e Farit" - dhe i linte mbrapa tė gjitha ndėrtimet e bėra deri nė atė kohė qė kishin pėr qėllim tė udhėhiqnin anijet.



Taxh Mahal

Pak kohė pasi kishte fituar luftėn shumėvjeēare, Mbreti Shah Jahan do tė pėrjetonte humbjen e Mbretereshės se tij, Mumtaz Mahal. Gjatė gjithė natės, ai i mbante dorėn dhe fliste me tė, derisa ajo mbylli sytė nė agim pėr tė mos i hapur mė. Pasi qėndroi pėr disa orė afėr trupit tė pajetė tė gruas sė tij, ai u ngrys nė njė nga dhomat e pallatit pėr 8 ditė e netė, duke mos ngrėnė e pirė gjatė kėsaj kohe.

Zėri i tij i ējerrur depėrtonte nėpėr muret e gurta dhe nė ditėn e 9, djemtė e tij e nxorrėn atė jashtė. I rraskapitur dhe i humbur nė mendime, pamja e tij fizike kishte ndryshuar pa masė. Thonė se flokėt e tij ishin kthyer nga tė zeza nė gri. Dhoma e fronit tashmė ishte gjysėm bosh. Mėkėmbėsit e tij kishin pėrhapur lajmin dhe e gjithė mbretėria ishte veshur me tė zeza dhe muzika, parfumi e bizhuteritė ishin tė ndaluara.

Nė vitin 1631, gjashtė muaj pas vdekjes sė Mbretėreshės Mumtaz Mahal, trupi i saj u zhvendos nga Burhanpuri nė qytetin e Agras (nė veri tė Dehli) pėr t'u varrosur nė njė kopsht tė qetė afėr lumit Jamuna, ku mė vonė do ndėrtohej dhe Maozoleu. Shenja e dashurisė e Mbretit ndaj gruas sė tij, do tė pėrfundohej pas 22 viteve falė punės sė 20.000 punėtorėve.
KB

Neo

"Hyjnorja - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1431


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 7 mrekullitė e botės antike

Mesazh  Niko_ prej 05.02.11 20:45

Neo shkruajti:Tempulli i Afėrditės
Qyteti i Efesit, nė breg tė detit Jon si dhe nė grykėderdhjen e lumit tė vogėl Meandro. Nė shekullin VI p.e.s ky qytet ka qenė gjithmonė qendra e kultit tė Afėrditės e quajtur mė vonė Diana nga romanet. Flitet pėr perėndeshėn e natyrės dhe kafshėve tė egra dhe paraqitet e shoqėruar nga njė sorkadhe e armatosur me hark dhe shigjeta.

Doja tė bėja njė korigjim pėr njėrėn nga mrekullitė qė pėrshkruhen mė sipėr, pasi mė duket se ėshtė pėrshkruar gabim. Bėhet fjalė pėr TEMPULLIN E PERĖNDESHĖS ARTEMIS. Tempulli i Artemisės ndodhej nė Efetst, nė brigjet e detit Egje, nė Turqinė e sotme. Tempulli quhej Artemisio dhe pėrfundoi sė ndėrtuari nė vitet 440 para Krishtit. Konsiderohet si njė nga 7 mrekullitė e botės antike. Ėshtė pėr tu veēuar fakti se u deshėn 120 vjet qė tė pėrfundohej ndėrtimi i tij, ndėrsa punimet kishin filluar nga mbreti i Lidias, Kroisos.

Niko_

142


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

pergjigje

Mesazh  Nikolaos prej 06.02.11 16:30

Po eshte e vertet se eshte bere gabim sepse nuk ishte Aferdita perendesha e natyres dhe kafsheve te egra, por Artemisa (Diana tek romaket). Aferdita ishte perendesha e bukurise dhe dashurise. Prandaj duhet te fshihet "Tempulli i Aferdites" dhe te vendoset "Tempulli i Artemises". Mendoj se Neo mund ta kete bere kete gabim pa dashje.

Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

649


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 7 mrekullitė e botės antike

Mesazh  Nikolaos prej 23.08.11 23:54

21 Mrekullite E Botes

7 MREKULLITE E BOTES ANTIKE
1-Piramida e madhe e Keopsit,Egjypt
2-Statuja e Zeusit ne Olimp te Greqise
3-Tempulli i Dianes ne Efes,Greqi
4-Varri i Mausoleus ne Halikarnas,Greqi
5-Fari i Aleksndrise,Egjypt
6-Kopshtete e Varura te Babilonise,Irak
7-Kolloseu i Rodit,Greqi.

7 MREKULLITE MESJETARE
1-Koloseum i Romes,Itali
2-Katakombat e Aleksandrise,Egjypt
3-Muri i madh i Kines,Kine
4-Stonehenge i Anglise,Angli
5-Kulla e Pizes,Itali
6-Pagoda Porcelani,Kine
7-Kisha Shen Sofia e Kostandinopojes,Turqi

7 MREKULLITE E BOTES MODERNE
1-Ura e Bruklinit,USA
2-Empire State Building,USA
3-Statuja e Lirise,USA
4-Kulla Ejfel,France
5-Muzeu Luver,France
6-Taxh Mahall,Indi
7-Tuneli La Mash,France-Angli

Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

649


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 7 mrekullitė e botės antike

Mesazh  TIRAMISU99 prej 24.08.11 0:08


1 pramida chichen-ITZA-UXMAL [ MEXICO ]
2 MACHU PICHU [ PERU ]
A MUND TE FUTEN DHE KTO ,SI MREKULLI TE BOTES MESJETARE..???

TIRAMISU99

51


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 7 mrekullitė e botės antike

Mesazh  Nikolaos prej 24.08.11 0:15

TIRAMISU99 shkruajti:
1 pramida chichen-ITZA-UXMAL [ MEXICO ]
2 MACHU PICHU [ PERU ]
A MUND TE FUTEN DHE KTO ,SI MREKULLI TE BOTES MESJETARE..???
Mbase hyjne edhe keto, por edhe sot ka plot mrekulli te reja si kulla e Dubait, Statuja e Jezusit ne Brazil etj.

Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

649


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 7 mrekullitė e botės antike

Mesazh  TIRAMISU99 prej 24.08.11 0:17

NE BOTEN MODERNE BESOJ SE KA SHUME MREKULLI,VET DUBAI ESHTE NJE MREKULLI NE NDERTIM ESIPER....

TIRAMISU99

51


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 7 mrekullitė e botės antike

Mesazh  maqomaqo3 prej 24.08.11 0:30

sado njeriu te ndertoje po nuk pati qene vendi i bukur nga natyra kure nuk do jete i tille . vendi me i bukur i kohes moderne jane kopja e qyteteve ne kine dhe gjigandi New york . por new york ne krahasim me dubain ka bukurite natyrore ,ujin ,gjelberimin ,lumenjte ,ishujt .ndersa dubai ska as uje te pishem as gjelberim pervecse nafte dhe ata sheiket me fustane qe sjane vesce tjeter mumje te pasura qe skane cti bejn parate dhe meren me ishuj artificjale ,me debore artificjale me gjera super lluksi qe ne shume vende te tjera te botes jane aq me teprice dhe aq shume sa njerezit mund te bejne pushime shume me te lira se ne dubai dhe me pamje perallore qe zoti i ka dhuruar njeriut .

maqomaqo3

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 7 mrekullitė e botės antike

Mesazh  Nikolaos prej 24.08.11 0:35

Bukur ke folur ti Maqo, se mė mrekulli se vet natyra nuk eshte asgje. Sidomos ujevarat e kanadase.

Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

649


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 7 mrekullitė e botės antike

Mesazh  maqomaqo3 prej 24.08.11 0:37


e kush mund ta mohoje kete vend perallor , ky eshte zoti yne qe na ka dhuruar dhe ka krijuar cdo gje ne perfeksjon ,flm jezus per gjithcka ,per kte bote fantastike [url= ][URL=

maqomaqo3

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 7 mrekullitė e botės antike

Mesazh  maqomaqo3 prej 24.08.11 0:38

[url= ][URL=

maqomaqo3

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 7 mrekullitė e botės antike

Mesazh  Cimi Elezi prej 24.08.11 0:57

Vertet vend perrallor qe ne emer te zotit u kthyen me dhun ne te krishtere

Cimi Elezi

358


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 7 mrekullitė e botės antike

Mesazh  TIRAMISU99 prej 24.08.11 11:08

shikoni pak plazhin e '' ipanema'' dhe ''kopa kabana'' ,brazili eshte nje mrekulli....jo me kot une e vura ne vend te pare , ne temen qe kisha para dy ditesh ,por qe u fshi...[ 10 vendet me te bukura te botes ]

TIRAMISU99

51


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi