11 Ligjet e harruara

Shko poshtė

11 Ligjet e harruara

Mesazh  Xhemajl prej 17.08.10 16:41

LIGJI I TĖ MENDUARIT
Bob Proctor

Nėse nuk i pėrcjell edhe 10 ligjet e tjera, duke e pėrfshirė edhe Ligjin e tė Menduarit, vetėm Ligji i Tėrheqjes nuk do tė funksionojė pėr ty.

"Ashtu si mendon njeriu, i tillė ėshtė," ėshtė njė proverb i vjetėr qė ėshtė pėrdorur pjesėrisht pėr titullin e njė libri para Sekretit pėr vetė-ndihmė dhe sukses, qė ėshtė shkruar nė shekullin e 19-tė.

Tash, ēka domethėnė kjo pėr ty? Shumė njerėz nuk e kuptojnė plotėsisht kėtė ligj kozmik; ose janė tė pavetėdijshėm pėr tė, ose e marrin pėr diēka tjetėr.

Ti i ke mendimet e tua tė vetėdijshme, dhe pastaj, nėn to, si lumė, i ke mendimet tua tė rrjedhės sė vetėdijes, qė janė pjesė e nėnvetėdijes.

Tė menduarit tėnd i vetėdijshėm mund tė pėrdoret -- dhe, nė fakt, pėrdoret edhe nėse ti nuk e di kėtė -- pėr ta programuar gjatė kohės atė rrjedhė tė vetėdijes.

Dhe ėshtė ajo rrjedhė e cila, bashkė me 10 Ligjet tjera, e pėrcakton se si formėsohet jeta jote nė kuptimin e plotė tė fjalės.

Pra, Ligji i tė Menduarit nuk domethėnė se ti e refuzon realitetin. Ligji i tė Menduarit nuk ka tė bėjė me gėnjimin e vetes apo tė tjerėve, dhe absolutisht nuk ka tė bėjė me "besimin". Ligjet e natyrės nuk kėrkojnė besim - ato punojnė gjithkund, tėrė kohėn.

Ky Ligj Universal ėshtė duke punuar pikėrisht tash pėr ty, pa marrė parasysh se a e ke besuar ndonjėherė atė - por, ēėshtja ėshtė, a je i vetėdijshėm pėr tė dhe a je i aftė ta pėrdorėsh pėr ta krijuar jetėn qė e dėshiron?

Ligji i tė Menduarit po ashtu nuk domethėnė se duhet tė frikėsohesh qė ndonjėherė ta kesh ndonjė tė ashtuquajtur mendim negativ.

Ka shumė gjėra negative nė jetė: njerėz injorantė, tė ligė; sėmundja; tragjedia; humbja e personave tė dashur; katastrofat natyrore; dhe tjera. Nėse je pa para, nuk i thua vetes "Jam i pasur", sepse tash je vetėm njė gėnjeshtar pa para!

Nėse je i sėmurė dhe nuk po duket se po tė kalon, nuk thua "Jam shėndosh nė mėnyrė tė pėrsosur", duke vepruar si ata Shkencėtarėt e Krishterė qė nuk besojnė nė mjekė apo nė barna.

Por, Ligji i tė Menduarit ju thotė se duke i ndryshuar modelet (mostrat, paternat) e tė menduarit, atė rrjedhė tė tė menduarit tė nėnvetėdijshėm dhe qėndrimin tėnd, ti mund ta ndryshosh realitetin tėnd ashtu si dėshiron apo si tė nevojitet.

Nėse je i sėmurė dhe e aplikon kėtė Ligj, do tė inspirohesh ta gjesh zgjidhjen qė vėrtet do tė tė shėrojė.

Do ta kėrkosh dhe do ta gjesh. Nėse i thua vetes, "Zgjedh ta bėj veten tė shėndetshėm", shėndeti yt do tė rikthehet, dhe do tė shėrohesh nga gjėrat qė kurrė nuk ke menduar se mund t’i heqėsh qafe.

Po ashtu do ta zbulosh se do tė bėhesh shumė mė i mirė nė radhė tė parė nė mos-sėmurje. 11 ligjet e harruara 4 E njėjta gjė vlen edhe pėr ēėshtje tė parave.

Nėse je pa para por fillon tė mendosh, "Tash po zgjedh t’i vendos edhe 10,000 Euro tė tjera nė llogarinė time tė bankės," nėnvetėdija jote do tė arrijė nė Univers dhe do t'i gjejė mėnyrat dhe materialet pėr ty qė ta arrish kėtė qėllim financiar.

Derisa e praktikon Ligjin, do tė jesh i aftė tė arrish qėllime gjithnjė e mė tė mėdha. Vėreje se nuk e ke refuzuar se je i sėmurė apo pa para.

Por po ashtu ke vendosur tė mos lejosh qė ajo gjendje tė bėhet gjendja jote e pėrhershme. Ke vendosur ta ndryshosh atė pėrmes mendimeve tė reja. Ne mund t’i kontrollojmė mendimet tona.

Nuk jemi tė obliguar t'i pranojmė modelet e tė menduarit tė mjerimit, tė disfatės dhe tė mungesės. Nėse jemi duke i mbajtur kėto modele tė tė menduarit, ne mundemi dhe duhet t’i ndryshojmė ato.

Ky ėshtė Ligji i tė Menduarit.

LIGJI I FURNIZIMIT

Bob Proctor ėshtė i shqetėsuar se ka shumė mė shumė nė pėrjetimin e jetės sė plotė tė ėndrrave tuaja se sa vetėm Ligji i Tėrheqjes qė ėshtė ligjėruar nė film.

Pra, ai e ka bėrė mision tė vetin qė ta vetėdijėsojė botėn me grupin e plotė tė 11 Ligjeve tė Harruara. Dhe ndėr to ėshtė edhe Ligji i Furnizimit.

Ai thotė, "Disa mund ta mendojnė atė si Ligji i Nevojės-Kėrkesės. Domethėnė, ne gjithmonė duam mė shumė, jemi gjithmonė duke u zgjeruar. Si njė farė qė ka nevojė tė rritet, ne evoluojmė vazhdimisht dhe duam gjithnjė e mė shumė."

Pra, ndoshta ky ėshtė Ligji i vėrtetė i Furnizimit dhe i Kėrkesės-Nevojės! Nė fakt, ky ėshtė ligji i "lakmisė" (dėshirės sė madhe e tė etur pėr diēka). Shumė njerėz nė kulturėn tonė e dėgjojnė fjalėn "lakmi" dhe menjėherė imagjinojnė emocione tė kėqija dhe veprime tė kėqija.

Por kjo ėshtė sepse e kaluara jonė kulturore na ka shkaktuar ta pėrziejmė lakminė me diēka tjetėr – zilinė dhe koprracinė (dėshirėn dorėshtrėnguar pėr tė grumbulluar pasuri). Zilia vėrtet ėshtė e keqe.

Zilia domethėnė se ti me vetėdije po kėrkon, po dėshiron, apo po thur komplote pėr tė marrė diēka nga dikush qė e posedon apo e pronėson me tė drejtė. Por, kėshtu nuk ėshtė fare situata me lakminė.

Lakmia thjesht domethėnė se di do diēka gjithnjė e mė shumė pėr vete. Nuk ka tė bėjė asgjė me marrjen e diēkaje nga dikush tjetėr.

Ti thjesht po dėshiron ta rritėsh hisen tėnde tė diēkaje nga furnizimi praktikisht i pafundmė i Universit. Mund tė kesh lakmi pėr ushqim, para, verė apo seks. Por mund tė jenė edhe arritjet e larta, shėndeti, dhe gjėrat e mira pėr familjen tėnde.

Asnjėra nga kėto gjėra qė i pėrmenda nuk janė 11 ligjet e harruara 5 tė kėqija nė vete. Por vėreje se sa njerėz bėjnė asociacione negative me lakminė - me Ligjin e Furnizimit - nė mendjet e veta.

Kjo i shkėput ata nga Burimi. Ata janė tė paaftė tė veprojnė nė harmoni me Ligjin e Furnizimit sepse ata nė tė vėrtetė frikėsohen tė kenė shumė mė shumė se sa qė kanė tash! Ata mendojnė se kjo do t'i kalbė ata shpirtėrisht apo do t'i shndėrrojė nė njerėz tė kėqij, koprracė, ziliqarė.

Ėshtė dėm qė ata ndihen kėshtu, sepse ata ndoshta nė fakt janė duke e nxjerrė nė shesh se si janė vėrtet brenda. Nėse ata nuk janė tė tillė, atėherė ėshtė dėm qė janė duke i rezistuar njėrit nga 11 Ligjet e Harruara qė mund t’iu ndihmojė ta jetojnė jetėn e ėndrrave tė veta.

Fara nė tokė nuk ėshtė "e keqe" sepse "dėshiron" gjithnjė e mė shumė dritė tė diellit, lėndė ushqyese, dhe ujė, apo jo? Ajo ka "dėshirė" natyrore tė rritet dhe tė evoluojė.

Edhe ti e ke kėtė. Kur e kupton se ti meriton gjithnjė e mė shumė, se nuk ka asgjė fisnike nė tė qenit i varfėr, dhe se nuk je duke e dėmtuar askėnd tjetėr duke e ndihmuar veten, atėherė do tė fillosh tė punosh me Ligjin e Furnizimit dhe do tė fillosh tė jesh dritė nė botė.

LIGJI I TĖRHEQJES

Bob Proctor thotė pėr Ligjin e Tėrheqjes, "Mendoj se ky ligj nuk ka nevojė pėr shumė shpjegime. Sa mė shumė qė ke, aq mė shumė merr. Sa mė shumė qė tėrheq, aq mė i madh ėshtė numri i gjėrave qė mund t’i tėrheqėsh kah vetja."

Ky ėshtė miratimi i tė vėrtetės ungjillore tė krishterė, "Sa mė shumė qė ke, aq mė shumė do tė shtohet. Por pėr atė qė nuk ka, edhe ajo pėr tė cilėn mendon se e ka - do t'i merret."

Shumė njerėz e kanė ndryshuar kuptimin e kėsaj tė vėrtete. Ata kanė besuar se kjo ishte mėnyra e Krishtit pėr t’i kritikuar njerėzit e pasur tė botės, dhe e kanė kthyer nė njė lloj beteje tė klasave, "ata qė kanė" kundėr "atyre qė nuk kanė".

E vėrteta ėshtė shumė larg nga kjo gjė joproduktive e betejės sė klasave. Ajo ēka mendohet ėshtė se kur e mbush me energji magnetin tėnd pėr tė tėrhequr kah vetja atė qė e dėshiron nė jetėn tėnde, derisa vazhdon ta bėsh kėtė, fillon tė mbledhėsh mė shumė materiale.

Kjo po ashtu domethėnė se sa mė shumė vazhdon tė ushtrosh me Ligjin e Tėrheqjes, aq mė i aftė bėhesh, dhe aq mė i avancuar bėhesh me fuqitė e tua tė tėrheqjes. Pra ajo qė tashmė e ke bėrė, shtohet.

Nuk je duke marrė nga tė tjerėt, por je duke shtuar nė jetėn tėnde nga furnizimi praktikisht i pafundmė Universal qė ėshtė nė dispozicion tė tė gjithė njerėzve. E ēka pėr "atė tė mjerin qė nuk ka"?

Epo, ai djalė i mjerė "nuk ka" sepse, pėr njė arsye apo njė tjetėr, ai nuk ka zgjedhė tė punojė me Ligjin universal tė Tėrheqjes nė jetėn e tij. Ai ose e ka injoruar ekzistencėn e tij ose i ka rezistuar atij.

Ai po e paguan ēmimin pėr "mėkatet" e tij tė 11 ligjet e harruara 6 veta. Shihni, thėnia e ungjillit nuk ishte thėnie e idealizmit apo e masakrės politike. Ajo thjesht ishte deklarim i ligjit natyror, kozmik. Ishte sikur tė thuhet, "Dielli lind nė lindje dhe perėndon nė perėndim."

Ishte vėzhgim objektiv (megjithėse shumė i rėndėsishėm), asgjė mė shumė. Askush nuk po e ul "atė qė nuk ka". Askush pos ai vetė. Po, mund tė ketė shumė punė pėr tė bėrė. Po, njerėzit e tjerė mund tė jenė tė ashpėr ndaj tij. Po, ai ndoshta do tė duhet t’i luftojė forcat e liga qeveritare qė, nė fakt, po tentojnė ta marrin nga ai "edhe atė qė ai mendon se e ka".

Por kjo nuk ėshtė ajo tė cilės i referohet ajo deklaratė. Ajo i referohet faktit se ai nuk e ka ndėrtuar jetėn e tij dhe forcėn e jetės nė mėnyra qė ia mundėsojnė ta tėrheqė atė qė i nevojitet dhe qė e dėshiron.

Prandaj ai vetėm MENDON se i ka disa gjėra - ato i humbin apo i merren kaq lehtė saqė ai nuk mund tė jetė i sigurt as me to, meqė ai nuk ka bėrė asgjė pėr ta pėrdorur Ligjin e Tėrheqjes qė t’i sigurojė ato apo qė tė sigurojė mė shumė si ato. Bėhuni si ata qė mbledhin gjithnjė e mė shumė pėr vete. Mos jini tip i personit "i varfėr, pėr gjynah".

LIGJI I MARRJES-PRANIMIT

Duhet tė jetohet nė harmoni me Ligjin e Marrjes-Pranimit, pėrndryshe Ligji i Tėrheqjes dhe ligjet e tjera nuk do tė punojnė si duhet pėr ty, dhe do tė frustrohesh nė dėshtimin tėnd.

Do tė pyesėsh se a mos janė gėnjeshtra kėto Ligje Kozmike. Ligji i Marrjes-Pranimit domethėnė se kur punon me Ligjet pėr t’i tėrhequr gjėrat, materialet, ngjarjet dhe njerėzit qė tė nevojiten dhe qė i dėshiron nė jetė, fuqia jote e vėrtetė qėndron nė atė se ēka lejon tė vijė tek ti.

Duhet tė jesh si qark pėrēues i ngarkuar me rrymė qė i lejon energjitė e tėrheqjes tė rrjedhin nėpėr ty, dhe si njė fushė magnetike qė i afron gjėrat e duhura pėr vetveten. Dhe, vėreje se kur je duke i tėrhequr nevojat dhe dėshirat kah ti, duhet tė jesh i gatshėm pėr disa befasi.

Nganjėherė, shumė befasi. Ēka janė kėto befasi? Epo, tė themi se njė mėnyrė e befasisė ėshtė duke i pranuar disa "mirėsi shtesė" bashkė me ato qė je duke tentuar t’i tėrheqėsh.

Pėr shembull, mbase je njeri qė po tenton tė tėrheqėsh para dhe ta ekzekutosh njė biznes sipėrmarrės, dhe pėr kėtė qėllim ndihesh i udhėzuar tė pėrfshihesh nė njė rrjetė tė investuesve engjėllorė (angel investors, investues joformalė).

Pėrmes pėrfshirjes tėnde, e zbulon njė investuese joformale qė ėshtė e interesuar tė investojė nė biznesin tėnd. Ti pajtohesh tė takohesh me tė. Dhe kur takohesh 11 ligjet e harruara 7 me tė, ajo del se ėshtė mahnitėse, inteligjente dhe zbavitėse.

Ti fillon tė takohesh me tė dhe pėrfundimisht martohesh me tė. Pra... me vetėdije ishe vetėm duke tentuar t’i tėrheqėsh paratė pėr biznesin tėnd. I more ato para - por more edhe shumė mė shumė.

Duke pranuar se e ke tėrhequr kėtė femėr tė bukur, tash gruan tėnde, nė jetėn tėnde, ti ke vepruar nė harmoni me Ligjin e Pranimit.

Vėreje, po ashtu, pjesėn e dhėnies sė atij Ligji, me tė cilin ke vepruar nė harmoni. Biznesi yt tash ndihmon shumė njerėz pėrmes tė mirave dhe shėrbimeve qė i ofron.

Ndoshta edhe ke pasur mundėsi t’iu japėsh punė disa njerėzve. Ishe duke dhėnė shumė, prandaj ke marrė shumė si kompensim-kthim. Por, ēka nėse do tė mbylleshe ndaj Ligjit tė Marrjes-Pranimit?

Ēka nėse kur do ta shihje femrėn mahnitėse do t’i thoshe vetes, "Unė jam kėtu vetėm pėr paratė"?

Apo, ēka nėse nuk do t’i bashkoheshe asaj rrjete sepse e ke imagjinuar, nė vend tė kėsaj, se paratė po vijnė te ti nė ndonjė mėnyrė tjetėr. Lėre Universin tė t’i plotėsojė nevojat dhe dėshirat nė mėnyrėn e vet dhe nė kohėn e tij tė mirė.

Mos prit qė dėshirat tua tė plotėsohen nė kėtė apo atė mėnyrė precize. Hape veten ndaj rezultateve tė pėrpjekjeve tė tėrheqjes.

LIGJI I RRITJES

Bob Proctor thotė pėr Ligjin e Rritjes: "Kur dikush ta jep njė kompliment, si ndihesh?

Nėse dikush vazhdon tė japė komplimente pėr punėn tėnde, a ndihesh i shtyrė ta pėrsėritėsh edhe mė mirė?

Ky ėshtė Ligji i Rritjes. Dhėnia mė e madhe do tė tė lejojė tė pranosh mė shumė." Tash, kjo ėshtė e vėshtirė pėr shumė njerėz ta kuptojnė apo ta pranojnė. Shumė njerėz shkojnė pėrreth tė zhgėnjyer pėr dhėnien dhe marrjen.

Ata janė mėsuar tė besojnė nė zhgėnjime dhe gėnjeshtra pėr kėto gjėra nga mediat dhe, shpesh, nga prindėrit e vet, qė ua thonė tė gjitha llojet e falsiteteve pėr ekonominė.

Ata besojnė se ēmimet rriten sepse korporatat e liga duan t’i vjedhin tė gjitha paratė e tyre, dhe gjėra tė tjera tė tilla pa vlerė. Mund tė pyesėsh se ēka ka tė bėjė ekonomia me Ligjin e Rritjes. Epo, ėshtė mė tepėr si ato ligjet ekonomike "kundėr-intuitive".

Shumica e njerėzve janė bindur tė besojnė se nėse ata japin mė shumė, mbetet mė pak pėr ta; ata nuk e kuptojnė se tė japėsh mė shumė domethėnė se pranon mė shumė.

Dhe gjithkah pėrreth tyre, ata e shohin kėtė gėnjeshtėr tė pėrsėritur pa pushim. Pra le tė themi se Ligji i Rritjes ėshtė kėshtu: sa mė shumė qė investon nė biznesin tėnd, aq mė shumė rritet biznesi yt, dhe aq mė tė mėdha bėhen profitet totale.

Ėshtė e vėrtetė se 11 ligjet e harruara 8 duhet tė investosh nė tė nė mėnyrė tė menēur dhe tė matur pėrndryshe do tė jesh jashtė biznesit. Por nuk humb nė biznes duke investuar nė biznesin tėnd. Sa mė shumė qė jep pėr tė, aq mė shumė para bėn.

Por Ligji i Rritjes ėshtė mė shumė se sa vetėm pėr para apo pėr biznes. Ai funksionon nė gjithēka, nė ēdo aspekt tė jetės tėnde.

Sa mė shumė kohė investon nė kopshtin tėnd nė shkuljen e barėrave tė kėqija dhe nė kujdes, nė tokė cilėsore, nė ujė dhe nė lėndė ushqyese, aq mė i madh dhe mė i bukur bėhet ai.

Ti nuk thua, "E kam humbur kohėn, baltėn, dhe ujin nė ato bimė!" Ti me menēuri i ke investuar kohėn dhe pėrpjekjet nė to, dhe je shpėrblyer me mė shumė bukuri dhe/ose prodhim se sa nėse nuk do t’i investoje pėrpjekjet tua siē ke bėrė.

Nėse je nė martesė dhe ia jep partnerit tėnd kohėn dhe ndjenjat e dashjes, ty fillon tė tė kthehet mė shumė nga kjo (nėse nuk ndodh kjo, ndahesh dhe e gjen dikė qė t'i kthen kėto gjėra).

Ti nuk "humb" diēka duke ia dhėnė gruas/burrit tėnd. Ti fiton diēka duke dhėnė. Ēkado qė jep vetėm duhet tė bėhet me menēuri, nė gjithēka. Ekziston koha dhe vendi pėr bamirėsi, por Ligji i Rritjes nuk ka tė bėjė me rastet e bamirėsisė.

Ai nuk ka tė bėjė me dhėnien e lėmoshave: ai ka tė bėjė me dhėnien e mėsimeve, tė eurove tė investimit, tė komplimenteve, tė kohės sė dėgjimit, tė shoqėrimit, dhe tė gjėrave tė tilla.

Sa mė shumė qė jep gjėra tė tilla, aq mė shumė tė tilla do tė tė kthehen.

LIGJI I KOMPENSIMIT

Bob Proctor e formulon Ligjin e Kompensimit kėshtu: "Ajo qė po e merr ėshtė rezultat i pėrpjekjeve qė je duke i shpėrndarė. Nėse dėshiron tė kesh rezultate mė tė mira, duhet ta mendosh njė mėnyrė tė re apo mė tė mirė qė ta furnizosh atė vlerė.

Duhet TĖ BĖHESH personi i vlerės pėr tė pranuar diēka me vlerė." Pra, ky Ligj na tregon se nuk mundemi thjesht t’i bėjmė lėvizjet dhe tė presim tė na realizohen dėshirat dhe ėndrrat tona. Nuk ka dobi tė adoptohet njė metodė e caktuar pa e pasur edhe motivimin e duhur.

Kurrė nuk duhet ta ngatėrrojmė lėvizjen me aksionin. Siē ka shkruar poeti T. S. Eliot nė dramėn e tij "Vrasja nė Katedrale", "Joshja e fundit ėshtė tradhtia mė e madhe; Ta bėsh gjėnė e duhur pėr arsyen e gabuar." Prandaj Proctor insiston qė ti nė fakt duhet TĖ BĖHESH personi i vlerės.

Mos i imito aksionet e jashtme tė tė tjerėve. Duhet tė jesh i sinqertė nė ēkado qė je duke e bėrė pėr t’i realizuar paratė e tua, marrėdhėniet e tua, shėndetin tėnd, apo suksesin qė e ėndėrron.

Krejt 11 ligjet e harruara 9 ajo qė je duke e bėrė duhet tė bėhet me pasion dhe pėrzemėrsisht. Duhet tė kesh bindje tė fortė nė mendjen tėnde se kjo ėshtė ajo qė mė sė shumti dėshiron ta bėsh, se ėshtė ajo qė do tė funksionojė, dhe se do tė jetė nė pėrfitim tė tė gjithė personave qė kanė lidhje me kėtė.

Pra, nėse nė jetėn tėnde nuk je duke i marrė rezultatet qė i dėshiron, kjo ėshtė tė paktėn pjesėrisht sepse nuk je duke e dhėnė vlerėn qė duhet nė botė. Ligjet kozmike nuk tė lejojnė tė marrėsh diēka pėr asgjė.

Ti mund t’i kesh tė gjitha ato qė i dėshiron, por duhet tė kesh vullnet t’i investosh pėrpjekjet (dhe ndoshta paratė) dhe ta bėsh punėn e nevojshme pėr t’i marrė ato. Ligjet Kozmike punojnė pėr tė tė udhėzuar nė atė se ēka tė bėsh, dhe ato punojnė pėr t’i zmadhuar dhe pėr t’i avancuar rezultatet e pėrpjekjeve tė tua.

Nėse punon me Ligjet, ato praktikisht e garantojnė suksesin tėnd. Por kjo nuk domethėnė se duhet ta lėsh punėn tėnde (tė paktėn ende jo), dhe tė ulesh pėrreth duke pirė birrė dhe duke luajtur video-lojėra derisa paratė derdhen nėpėr gypat e tu tė ngrohjes dhe tė flladitjes.

Kjo nuk domethėnė se vetėm sepse punon me Ligjet, ti mund tė bėhesh pėrēmues naiv qė ėshtė i lig ndaj tė tjerėve, apo qė e izolon vetveten dhe nuk i intereson pėr tė tjerėt. Ligji i Kompensimit tė kompenson pėr atė qė bėhesh, atė qė e arrin, pėr atė se sa cilėsi vendos nė pėrpjekjet e tua.

Ai nuk tė garanton se do t'i realizosh dėshirat e tua thjesht sepse ti mediton mbi 11 Ligjet e Harruara. Kėto ligje duhet t’i vendosėsh nė aksion.

LIGJI I JO-REZISTENCĖS

Bob Proctor e formulon Ligjin e Jo-Rezistencės kėshtu: "Nėse reziston pėr hir tė sigurisė tėnde, kurrė nuk do tė kesh siguri. Paqja, harmonia, dhe gėzimi kėrkojnė qė ti TĖ JESH paqe, harmoni dhe gėzim. Tė luftosh pėr paqe nuk e krijon paqen.

Ajo krijon mė shumė pėrleshje. E vetmja mėnyrė qė tė mos ketė konflikt ėshtė 'tė shkosh me rrjedhėn' dhe tė mos rezistosh.

Kjo nuk domethėnė tė dorėzohesh, por domethėnė tė mos sikletohesh (tė mos “e hash veten”). Ligji i Jo-Rezistencės tingėllon disi si diēka qė e ka shkruar Benjamin Franklin: "Ata qė do tė jepnin pak liri pėr tė pasur mė shumė siguri nuk e meritojnė as lirinė as sigurinė."

Nėse dėshiron tė punosh me Ligjet duhet tė jetosh nė shpirt tė lirisė dhe tė pavarėsisė. Nuk mund "tė luash sigurt" tėrė kohėn me kėto Ligje, sepse nėse je duke punuar me to ato nganjėherė do tė tė udhėzojnė tė bėsh gjėra qė janė jashtė zonės tėnde komforte.

Kėto nuk do tė jenė gjėra tė pandershme apo tė pashėndetshme; por do ta gjesh veten duke i ndryshuar disa shprehi, apo duke i parė gjėrat nga njė perspektivė krejtėsisht e re qė shkon kundėr sistemit 11 ligjet e harruara 10 tėnd aktual tė besimeve, apo duke pasur nevojė tė mėsosh se si tė bėsh diēka qė gjithmonė ke qenė i trembur ta mėsosh apo ta bėsh.

Si mund ta ndryshosh jetėn tėnde nėse nuk je i vullnetshėm ta mėsosh dhe ta ndryshosh vetveten? Ligji i Jo-Rezistencės ma kujton njė tregim interesant qė e kam dėgjuar njė herė.

Njė njeri e ka parė njė ėndėrr, dhe nė ėndėrr ai po ecte nėpėr njė trotuar nė njė qytezė dhe erdhi te njė shitore e quajtur Shitorja e Tė Vėrtetės!

Ai u emocionua shumė nga kjo shenjė - nė fund tė fundit, kush nuk dėshiron tė jetė i aftė ta marrė tė vėrtetėn?

Tash, nė ėndėrr, ai ishte shumė i pasur, dhe kur hyri brenda t’i kontrollojė pjesėt e Tė Vėrtetės nė Shitoren e Tė Vėrtetės e vėrejti se ato nuk kishin ēmime.

"Duhet tė jenė tė shtrenjta, por kjo ėshtė nė rregull, unė jam i pasur dhe mund ta paguaj ēfarėdo ēmimi qė e kėrkojnė," i tha ai vetes.

E zgjodhi njė artikull qė ishte vėrtet atraktiv, dhe e ēoi te shitėsi ta shohė se a mund ta blejė. "Kam frikė se ēmimi i kėtij artikulli ėshtė jashtėzakonisht i lartė, zotėri", tha shitėsi.

"Unė jam njeri i pasur", u pėrgjigj njeriu. "Tregoma ēmimin." "Ēmimi ėshtė siguria jote, zotėri", u pėrgjigj shitėsi. Njeriu e ktheu artikullin nė raft dhe e la shitoren me zemėr tė dėshpėruar dhe me sy tė pikėlluar.

Ai nuk ishte i gatshėm t’i japė besimet e tij shumė tė dashura pėr hir tė Tė Vėrtetės. Nėse ai njeri do ta pėrcillte Ligjin e Jo-Rezistencės, ai do ta blinte artikullin.

LIGJI I FALJES

Bob Proctor thotė, "Shpesh nė kohė tė vėshtira ėshtė lehtė t’i fajėsosh tė tjerėt. Edhe kur ėshtė faji yt, ėshtė lehtė ta fajėsosh vetveten.

Por njė qėndrim qė ta merr vitalitetin dhe energjinė nuk shėrben kurrė. Mėso tė falėsh. Lėshoje situatėn emocionalisht dhe vepro vetėm pėr ta korrigjuar atė. Kjo ėshtė e vetmja mėnyrė qė tė lėvizet pėrpara." Tash, pėr ēka po flet Proctor me kėtė farė Ligji tė Faljes?

A po thotė se njerėzit nuk duhet ta mbrojnė vetveten ndaj dėmtimit apo lėndimit nga tė tjerėt?

A po thotė se duhet tė jesh i sjellshėm tėrė kohėn, dhe se nėse njerėzit tė shfrytėzojnė, tė vjedhin, tė abuzojnė, apo ecin 11 ligjet e harruara 11 krejt mbi ty, ti duhet thjesht tė shikosh nė anėn tjetėr? Jo, nuk po thotė ashtu. Kjo ėshtė e pashėndetshme dhe robotike.

Ti je qenie njerėzore me emocione, dhe nganjėherė ato emocione tregojnė se je dėmtuar apo je keqtrajtuar nga dikush tjetėr.

Ndoshta ata thjesht kanė qenė tė pandjeshėm apo nuk kanė menduar mjaft para se tė veprojnė, apo ndoshta ata kanė menduar tė tė sulmojnė pėr ndonjė lloj tė dėmtimit. Me siguri nuk mund tė ketė asgjė tė mirė nga injoranca apo ligėsia qė tė dėmton.

Ēka duhet tė bėjmė pėr ta ndjekė kėtė Ligj tė Faljes? Epo, pėr shkak tė frazės "Fal dhe Harro", ne kemi konfuzion pėr faljen nė kulturėn tonė.

Nėse dikush e bėn njė gabim tė sinqertė, dhe ky gabim i sinqertė tė lėndon disi, ti me siguri tė plotė mund ta harrosh fyerjen e tij dhe ta falėsh derisa e bėn kėtė, sepse mund tė jesh i sigurt se ai nuk do ta pėrsėrisė kėtė siē edhe kurrė nuk e ka pasur ndėrmend.

Nė fakt, ai me gjasė do tė ofrojė ndihmė qė ta ndreqė gabimin e tij apo nė ndonjė mėnyrė tjetėr tė tė kompensojė pėr kėtė, meqė kurrė nuk ka pasur ndėrmend ta bėjė atė me qėllim.

Por, ēka tė bėhet me njerėzit qė vazhdojnė tė na lėndojnė pa pushim, apo njerėzit qė pėr kėtė apo atė arsye qė e dimė po veprojnė me qėllim tė keq kundėr nesh? Epo, prapė mund t’i falim - nė kuptimin e drejtė tė faljes.

Mund ta braktisim tė menduarit se ēka na kanė bėrė; me fjalė tė tjera, nuk ia lejojmė vetvetes tė zhytemi nė atė gjė apo tė obsesionohemi me mėnyrat e tyre tė ndyra.

Nuk i krijojmė vetes probleme "pėr t’ia kthyer ". POR - ti as nuk harron se ēka kanė bėrė.

E mban tė ruajtur nė bankat e memories - dhe rri larg na ai person, apo e mbron veten ndaj aksioneve tė tij tė mundshme para kohe. Sigurisht qė nuk ėshtė "nė rregull" qė tė kanė trajtuar ashtu si tė kanė trajtuar, dhe nėse e harron kėtė prapė do ta vendosėsh veten nė situatėn e njėjtė lėnduese!

Ligji i Faljes po ashtu domethėnė t’i thuhet lamtumirė tė kaluarės. I mban nė mend mėsimet nga ajo, i mban nė mend pėrjetimet-pėrvojat tuaja tė kaluara (nėse janė tė mira i imagjinon ashtu qė mund tė buzėqeshėsh; nėse janė tė kėqija, mėson nga to) - por nuk jeton atje.

Nėse babai tė ka abuzuar kur ke qenė fėmijė i vogėl, ti e kupton se tash nuk je mė ai fėmija i vogėl. Ti nuk vazhdon ta jetosh jetėn qė i shpreh kėto shenja tė plagėve emocionale.

Ti i thua lamtumirė tė kaluarės - dhe mbase babait tėnd. Por jeta jote ėshtė kėtu dhe tash, e jo dikur atėherė. Falja vetes gabimet e tua tė sinqerta, dhe mos u zhyt nė personin e keq qė ke qenė dikur, nėse dikur ke qenė i tillė. Nėse ke ndryshuar, harroje atė person tė huaj.

LIGJI I SAKRIFICĖS

Ligji i Sakrificės pėrshkruhet kėshtu nga Bob Proctor: "Ligji i Sakrificės ka tė bėjė me disiplinėn. Ēdo gjė e ka njė ēmim. A je i gatshėm tė paguash pėr ta marrė atė qė e do? Shumica nuk do tė jenė tė gatshėm." Po, kjo ėshtė e vėrtetė - shumica nuk do tė jenė tė gatshėm.

Disa njerėz janė thjesht tepėr pėrtacė pėr ta bėrė punėn qė duhet pėr tė shkuar pas asaj qė e duan.

Shumė tė tjerė frikėsohen se mos po dėshtojnė. Pastaj tė tjerė, nėse diēka nuk vjen te ta brenda natės, thjesht nuk e kanė vullnetin qė tė kėmbėngulin.

Kėta njerėz duan qė Ligjet Universale ta kenė kuptimin qė ata nuk duhet tė punojnė kurrė mė pėr asgjė; apo ata mendojnė se Ligjet Universale punojnė si njė mrekulli biblike apo ilaē magjik.

Ata qė frikėsohen tė punojnė me Ligjin Universal tė Sakrificės sepse mendojnė se mund tė dėshtojnė, thjesht nė radhė tė parė nuk e pranojnė vlefshmėrinė e Ligjeve.

Ligjet Universale janė duke punuar pėr njerėzit tėrė kohėn - ose nė mėnyra qė atyre iu pėlqejnė ose mėnyra qė atyre nuk iu pėlqejnė, varėsisht se sa tė ndėrgjegjshėm, tė vetėdijshėm, dhe tė respektueshėm janė ata pėr Ligjet.

Por njė gjė e shohim gjithkah: shumica e njerėzve nuk janė tė gatshėm ta paguajnė ēmimin e nevojshėm pėr t’i jetuar fantazitė e veta dhe pėr t’i arritur ėndrrat e veta, pa marrė parasysh se a janė tė vetėdijshėm pėr Ligjet apo jo.

Nėse dėshiron tė kesh shumė para dhe vendos ta pėrdorėsh Ligjin e Tėrheqjes dhe Ligjet e tjera pėr t'i sjellė ato nė jetėn tėnde, a mendon se krejt ēka duhet tė bėsh ėshtė t’i mbyllėsh sytė dhe ta kalosh gjysmė ore nė ditė duke fantazuar pėr posedimin e kovave plot me monedha 100-Euro-she?

Ti mund t’i tėrheqėsh kėto para - por do tė duhet tė punosh pėr to. Ligjet nuk tė lejojnė ta kesh atė qė nuk e meriton. Tash, ėshtė e vėrtetė se ndoshta mėnyra qė Universi t'i jep ato para ėshtė pėrmes njė rastėsie apo dhurate qė duket "e pamundimshme".

Ndoshta do tė kuptoni se xhaxhai juaj ishte i sėmurė dhe vdiq, por t'i ka lėnė 500,000 Euro nė tė ardhura tė sigurimit jetėsor pa taksa sepse i ke pėlqyer. Por, nėse kjo ėshtė mėnyra nė tė cilėn vijnė paratė te ti, ta garantoj kėtė: puna jote fillon tash.

Duhet t’i vėsh ato para qė tė punojnė nė mėnyrė inteligjente, apo do tė avullohen si tym pothuajse menjėherė. Me siguri nuk do ta kesh as edhe njė monedhė 10- centėshe tė mbetur nga to brenda njė viti, dhe pastaj ku do tė jesh?

Nuk ka qenė asgjė mė shumė se njė mirėqenie Universale dhe pėrfundoi - dhe mirėqenia nuk ėshtė mėnyrė pėr t’u bėrė i begatė, sepse e mbyt gjallėrinė. 11 ligjet e harruara 13 Nėse do ta pėrdorje drejt Ligjin e Sakrificės pėr t'i pasur paratė qė ėndėrron t’i kesh, do tė ishe qenė i gatshėm tė bėsh pothuajse gjithēka nė botė pėr t’i marrė paratė.

Do tė shmangie vetėm: ēkado qė do tė tė jepte shėndet tė keq; humbjen e marrėdhėnieve tua tė afėrta; dhe ēkado qė do ta rrezikonte integritetin apo ndershmėrinė tėnde. Jashtė kėsaj, do ta dėgjoje Universin se ēka po tė thotė tė bėsh.

Do tė mėsoje ēkado qė duhet pėr ta sjellė pasurinė nė jetėn tėnde. Dhe ajo do tė vinte te ti, sepse ti do tė punoje me, e jo kundėr, Ligjeve Universale. LIGJI I BINDJES Sipas Proctorit, ky ėshtė Ligji i Bindjes "Nė shumė mėnyra, bindja e pėrfshin respektin.

Aftėsia qė ta ndalėsh gjuhėn apo aksionin tėnd nė mėnyrėn e duhur pėr ta mbajtur paqen dhe harmoninė ėshtė gjithmonė mė pėrfituese se sa pėrēarja. Kjo po ashtu domethėnė t’i bindesh Ligjeve Universale. Puno ME ligjet dhe ato do tė tė shpėrblejnė.

Puno kundėr tyre dhe do ta paguash ēmimin." Pėr tė punuar kėto Ligje Universale pėr ty, dije se ato janė duke punuar gjithmonė. Ato nuk e kėrkojnė besimin tėnd apo pranimin tėnd apo vetėdijen tėnde. Nėse e gjuan njė gur lart nė ajėr, ai do tė bjerė poshtė brenda disa sekondave pėr shkak tė ligjeve tė natyrės.

Tash, ēka nėse disi do tė ishe i bindur se do tė mund ta gjuash njė gur pėrpjetė dhe ai nuk do tė binte poshtė? Do tė frustroheshe shumė pas njė kohe, sepse natyrisht ai gur do tė vazhdojė tė kthehet teposhtė pa marrė parasysh se sa fort e gjuan.

Ligjet Universale qė e qeverisin atė fakt nuk kėrkojnė qė ti t'i pranosh apo t’i dish ato - ato thjesht punojnė.

Por, kur i di Ligjet, atėherė mund tė veprosh nė mėnyra qė janė harmonike me to. Mund tė jesh i bindur ndaj - domethėnė respektues ndaj - atij Ligji tė Bindjes dhe 10 Ligjeve tjera tė Harruara dhe duke e bėrė kėtė i tėrheq gjėrat qė i dėshiron dhe qė tė nevojiten nė jetėn tėnde.

Ligji i Bindjes domethėnė: Mos tento t’i rishkruash Ligjet Universale. Ato nuk janė krijime tė njerėzimit. Mund t’i riformulosh pėr t'i shprehur ato, por nuk mund t’i ndryshosh apo t’i bėsh ato tė veprojnė nė mėnyra nė tė cilat thjesht nuk veprojnė.

Mohimi i Ligjeve Universale do tė tė ēojė shpejt nė askund. Vetėm sepse nuk tė pėlqejnė Ligjet Universale kjo nuk tė bėn pėrjashtim tė funksionimit tė tyre. Tė jesh injorant pėr Ligjet Universale nuk do tė tė sigurojė biletė apo vozitje falas.

Varet nga ti t’i mėsosh dhe tė veprosh nė harmoni me Ligjet Universale - apo ta paguash ēmimin e tmerrshėm nėse dėshton ta bėsh kėtė. Nėse ke besime qė tė bėjnė tė paaftė tė punosh me 11 ligjet e harruara 14 cilindo nga ligjet, duhet t’i kontrollosh ato besime dhe me gjasė t’i ndryshosh apo t’i flakėsh.

Ligjet janė, nė kuptimin e plotė tė fjalės, pėrtej besimit. Kurrė mos tento t’i detyrosh Ligjet tė punojnė. Ato punojnė, pikėrisht tash. Nėse nuk je duke i marrė rezultatet qė i dėshiron, ti, dhe jo Ligjet, je ai qė duhet tė ndryshojė.

LIGJI I SUKSESIT

Bob Proctor thotė pėr Ligjin e Suksesit, "Pa marrė parasysh se ēka bėn, ajo ėshtė sukses. Ti e merr njė rezultat. Mund tė tė mos pėlqejė rezultati por megjithatė ai ėshtė rezultat.

Tė punosh me Ligjin e Suksesit domethėnė tė veprosh nė njė mėnyrė tė caktuar ashtu qė suksesi ėshtė i destinuar tė ndodhė.

Nėse jo pėrmes edukimit, atėherė pėrmes pėrjetimit-pėrvojės dhe tė kėmbėnguljes. Ti mund tė arrish mė shumė sepse je lindur tė arrish mė shumė. Bėj mė shumė gjėra tė duhura sesa gjėra tė gabuara dhe suksesi ėshtė i pashmangshėm."

Pra, nėse synon nė asgjė, do ta goditėsh - me sukses. Nėse dėshiron ta arrish injorancėn, do ta bėsh me sukses kėtė. Gjithmonė do t'i huqėsh 100% tė gjuajtjeve qė nuk i bėn nė njė lojė tė hokejit - dhe nė jetė. Ligji i Suksesit thotė se ēkado qė bėn do tė funksionojė.

Tash, a i bėn apo jo gjėrat mirė apo dobėt, a bėn gjėra tė shėndetshme apo tė pashėndetshme, a i bėn gjėrat me cilėsi apo me mungesė tė cilėsisė, a i bėn gjėrat pėr tė tė bėrė atraktiv apo jo-atraktiv, a i bėn gjėrat pėr tė tė bėrė tė pasur apo tė varfėr, krejt varet nga ti.

Por ēkado qė bėn, do tė funksionojė. Pra zgjedh me menēuri se ēka po bėn, dhe zgjedhe me menēuri se si po e bėn atė. Mund ta kesh dėgjuar thėnien, "Kujdes pėr ēka lutesh, sepse do ta kesh." Kjo ka tė bėjė krejtėsisht me Ligjin e Suksesit.

Me sukses do tė tėrheqėsh ēkado qė ia cakton vetvetes pėr ta tėrhequr. Nėse nuk tė pėlqen mėnyra se si ėshtė jeta jote, thjesht kujtohu se e ke bėrė nė mėnyrė tė suksesshme ashtu.

Mos e luaj lojėn e fajėsimit. Mos u kthe kah qeveria pėr lėmoshė pėr ushqim. Ti i ke bėrė zgjedhjet dhe i je pėrgjigjur gjėrave tė caktuara qė tė kanė ndodhė nė asi mėnyre qė e kanė krijuar jetėn tėnde aktuale. Ti nuk je ēka tė kanė bėrė njerėzit tjerė apo rrethanat e jashtme, nė fund tė fundit. Ti je ēka ke zgjedhė tė bėhesh.

Pra, a dėshiron tė jesh i suksesshėm si humbės, apo si fitues? Si person i varfėr, apo si person i pasur? Si person dashės dhe i dashur, apo si personalitet i lig dhe tiranik?

Ligji i Suksesit thotė se do tė jesh i suksesshėm nė cilėndo nga kėto gjėra, varėsisht se si mendon pėrbrenda dhe nga zgjedhjet e aksionit qė i bėn. Ki kujdes se pėr ēka lutesh - sepse do ta marrėsh.
avatar
Xhemajl

259


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi