Ē'ėshtė meditimi?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ē'ėshtė meditimi?

Mesazh  Xhemajl prej 16.08.10 15:23

Ē'ėshtė meditimi?

Meditimi ėshtė gjendje e jo-mendjes.

Meditimi ėshtė gjendje e vetėdijes sė pastėr, pa kurrfarė pėrmbajtjeje. Vetėdija juaj rėndom ėshtė pėrplot lėmishte, posi pasqyra e mbuluar me pluhur. Mendja ėshtė komunikacion i pandėrprerė: mendimet janė nė lėvizje, dėshirat janė nė lėvizje, ndjenjat janė nė lėvizje, ambiciet janė nė lėvizje - ėshtė ky njė komunikacion i pandėrprerė!

▪ Nga dita nė ditė, mendja madje funksionon edhe kur flini, ajo ėndėrron. Ajo edhe mė tej mendon, ende e mbysin brengat e mundimet. Pėrgatitet pėr ditėn tjetėr, nė vazhdim ėshtė pėrgatitja e fshehtė.
Kjo nuk ėshtė gjendje meditimi. Meditimi ėshtė pikėrisht e kundėrta e kėsaj. Kur nuk ka komunikacion dhe kur tė menduarit ka pushuar, mendimet nuk lėvizin, dėshirat nuk zgjohen, krejtėsisht jeni tė qetė - ky qetim ėshtė meditimi.

Sė pari duhet ditur ē' ėshtė meditimi.
ēdo gjė tjetėr vjen vetė.

Unė nuk mund tė ju them se duhet tė meditoni, mundem vetėm tė ju sqaroj se ē' ėshtė meditimi. Po mė kuptuat, do tė jeni nė meditim. Nė meditim s'ka "duhet". Po nuk mė kuptuat, nuk do tė jeni nė meditim.

E nė atė qetim njihet e vėrteta, assesi ndryshe. Meditimi ėshtė gjendje e jo-mendjes.
Nuk mund ta gjeni meditimin me anė tė mendjes, pasi qė mendja pandėrprerė e pėrsėrit vetveten. Meditimin mund ta gjeni vetėm duke mėnjanuar mendjen, ashtu qė tė jeni tė qetė, indiferentė, tė mos identifikoheni me mendjen; ashtu qė ta shikoni sesi mendja rrjedh, e tė mos mendoni se jeni ju ajo mendje.

Meditimi ėshtė vetėdija pėr atė se unė nuk jam mendja. Kur vetėdija depėrton gjithnjė e mė thellė e mė thellė nė ju, dalėngadalė, vijnė disa ēaste - ēaste qetimi, ēaste tė hapėsirės sė pastėr, ēaste tejdukshmėrie, ēaste kur nė ju asgjė nuk pipėtin dhe kur ēdo gjė ėshtė e qetuar. Nė kėto ēaste qetimi do tė njihni se kush jeni (ju) dhe do tė njihni misterin e kėsaj ekzistence.

Vjen dita, dita e bekimit tė madh, kur meditimi bėhet gjendje juaja e natyrshme.

Mendja ėshtė diēka jo e natyrshme, ajo kurrė nuk bėhet gjendje juaja natyrore. Sakaq, meditimi ėshtė gjendje e natyrshme - tė cilėn e kemi humbur. Kjo ėshtė parajsa e humbur, por parajsa mund tė gjendet pėrsėri. Shikoni nė sytė e fėmijės dhe keni pėr tė parė qetimin e madh, miturinė.

Secili fėmijė nė botė vjen me gjendje meditimi, por ai do tė jetė i udhėzuar nėpėr rrugėt e shoqėrisė - do tė jetė i udhėzuar sesi tė mendojė, sesi tė llogarisė, sesi tė gjykojė, sesi tė argumentojė, duhet t'i mėsojė fjalėt, gjuhėn, kuptimet.

Dhe, pak nga pak, ai e humb kontaktin me miturinė e vet. Bėhet i helmuar, i ndotur me shoqėrinė. Bėhet mekanizėm i dobishėm, por pushon sė qeni njeri.

E nevojshme ėshtė vetėm qė tė rifitohet ajo hapėsirė. E keni njohur mė parė, dhe kur tė parėn herė njoftoheni me meditimin, do tė jeni tė befasuar - pasi qė nė ju ka pėr t'u zgjuar ndjenja e mrekullueshme si ta kishit njohur qė mė parė. Dhe, kjo ndjenjė ėshtė e vėrtetė: me tė vėrtetė e njihni qė mė parė. E keni harruar. Diamanti ka humbur nė morinė e plehut. Por, po qe se atė mund ta zbuloni, pėrsėri keni pėr ta gjetur diamantin - juaji ėshtė.

Ai nė tė vėrtetė nuk mund tė humbasė: vetėm mund tė jetė i harruar. Tė lindur jemi si meditantė, mė pastaj e mėsojmė veprimtarinė e mendjes. Por, natyra jonė e vėrtetė mbetet diku thellėsisht e fshehur, si rrymė nėntokėsore. Njė ditė, me pak mihje, keni pėr tė zbuluar se burimi nuk ka shterur, burimi i ujit freskues. Dhe gėzimi mė i madh nė jetė ėshtė ta gjesh burimin.

MEDITIMI NUK ėSHTė KONCENTRIM

Meditimi nuk ėshtė koncentrim. Nė koncentrim ekziston subjekti i cili koncentrohet si edhe objekti nė tė cilin koncentrohet. Kjo ėshtė dualitet. Nė meditim nuk ėshtė askush pėrbrenda dhe asgjė pėrjashta. E brendshmja rrjedh nė tė jashtmen, e jashtmja rrjedh nė tė brendshmen.

Mė nuk ekziston kufizimi, s'ka kufi. E brendshmja ėshtė pėrjashta, e jashtmja ėshtė pėrbrenda, kjo ėshtė vetėdijėshmėria jo-duale.

Koncentrimi ėshtė vetėdijėshmėri duale: prandaj koncentrimi tė lodhė, prandaj ndiheni tė rraskapitur derisa jeni tė koncentruar. Nuk mund tė jeni tė koncentruar njėzet e katėr orė, patjetėr do tė merrnit leje pėr tė pushuar. Koncentrimi kurrė nuk mund tė jetė gjendje e lartė natyrore. Meditimi nuk ju lodhė, meditimi nuk ju molisė. Tė meditoni mundeni njėzet e katėr orė - nga dita nė ditė, nga viti nė vit. Meditimi mund tė zgjasė pėrjetėsisht.

Koncentrimi ėshtė akt, akt i vullnetshėm. Meditimi ėshtė gjendje e jo-vullnetit, gjendje e jo-aksionit. Ai vetvetiu ėshtė relaksim. Individi thjesht ka hyrė nė qenien e vet individuale, e ajo ėshtė si edhe qenia e ēdo gjėje. Nė koncentrim mendja funksionon nė bazė tė vendimit: ju diēka bėni.

Koncentrimi rezulton nga e kaluara. Nė meditim nuk ka vendim. Ju asgjė posaēėrisht nuk bėni, thjeshtė jeni. Nuk ka nė tė tė kaluar, ėshtė i pandotur me tė kaluarėn. Nuk ka nė tė tė ardhme, i pastėr ėshtė nga ēfarėdo ardhmėrie. Kjo ėshtė ajo qė Lao Ce e quajti wei-wu-wei, veprim pėrmes joveprimit.

Kjo ėshtė ajo qė mėsuesit e Zenit kanė rrėfyer: Tė rrish qetė, tė mos bėsh asgjė, pranvera vjen dhe bari rritet nga vetvetja. Mbajeni nė mend: nga vetvetja - asgjė nuk keni bėrė. Ju nuk e ngrehni barin pėrpjetė; pranvera vjen, dhe bari rritet nga vetvetja.

Kjo gjendje - kur jetės i lejoni qė tė shkojė rrjedhės sė vet, kur nuk dėshironi qė ta udhėhiqi atė, kur nuk dėshironi ta kontrolloni, kur nuk manipuloni me tė e kur nuk i impononi kurrfarė disipline - kjo gjendje e pafrenuar e spontanitetit tė pastėr - kjo ėshtė meditimi.

Meditimi ėshtė nė tė tashmen, tashmėri e pastėr. Meditimi ėshtė drejtpėrdrejtshmėri. Nuk mund tė meditoni, mund tė jeni nė meditim. Nuk mund tė jeni nė koncentrim, ndaj mund tė koncentroheni. Koncentrimi ėshtė njerėzor, e meditimi ėshtė hyjnor.

ZGJEDHJA E MEDITIMIT

Qė nė fillim, gjeni diēka qė ju pėrgjigjet. Meditimi nuk guxon tė jetė angazhim i detyrueshėm. Nėse imponohet, i gjykuar do tė jetė qė nga vetė fillimi. Gjėja e imponuar kurrė nuk do tė ju bėjė tė natyrshėm. Nuk ka nevojė tė krijoni konflikt tė tepėrt. Kėtė duhet ta kuptoni, sepse mendja e posedon aftėsinė natyrore tė meditimit, nėse ia ofroni atė qė i pėrgjigjet.

Nėse orientoheni me trup, ekziston mėnyra me anė tė sė cilės mund tė ngjiteni deri tek Perėndia me ndihmėn e trupit, pasi qė ai po ashtu i takon Perėndisė. Nėse e ndieni se po orientoheni me zemėr, atėherė ajo mėnyrė ėshtė lutja. Po qe se ndieni se po orientoheni pėrmes intelektit, atėherė ajo mėnyrė ėshtė meditimi.

Por meditimet e mia nė njėfarė mėnyre janė ndryshe. Jam pėrpjekur t'i gjej metodat tė cilat do tė mund t'i pėrdornin qė tė tre tipat e pėrmendur.

Nė to ka shumė trupėsi, shumė zemėr dhe shumė inteligjencė. E tėrė kjo trini qė ndodhet nė to ėshtė e lidhur sė bashku dhe ndikon ndrysh nė tipa tė ndryshėm.

Trupi, zemra, mendja - tė gjitha meditimet e mia rrjedhin nė tė njėjtėn mėnyrė. Fillojnė nga trupi, e pėrshkojnė zemrėn, depėrtojnė deri tek mendja dhe e mbikalojnė atė.

Gjithmonė pėrkujtojeni: ajo nė tė cilėn kėnaqeni, mund tė hyjė thellė nė ju; vetėm ajo mund tė hyjė thellė nė ju. Kėnaqėsia nė diēka thjesht do tė thotė se ajo po ju pėrgjigjet. Ritmi i kėnaqėsisė harmonizohet me ju: ekziston harmonizimi subtil ndėrmjet jush dhe asaj metode.

Kur njėherė kėnaqeni nė ndonjėrėn metodė, mos u bėni tė pangopshėm; hyni nė tė aq sa mundeni. Mund tė merreni me tė njė herė apo, nėse ėshtė e mundur, dy herė nė ditė. Sa mė tepėr merreni me tė, aq mė tepėr do tė kėnaqeni nė tė. Hidheni atė metodė vetėm nėse ju zhduket gėzimi, se atėherė mė nuk ėshtė efektive. Kėrkojeni metodėn tjetėr.

Asnjėra metodė nuk mund tė ju sjell gjer tek vetė fundi. Gjatė udhėtimit shpesh do tė jeni tė detyruar t'i ndėrroni trenat. Metoda e caktuar ju sjell gjer tek gjendja e caktuar. Pėrmbi atė, mė tej, nuk ėshtė efektive, e keni shterur.

Pėr kėtė duhet t'i mbani nė mend dy gjėra: kur kėnaqeni nė ndonjėrėn metodė, hyni nė tė sa mė thellė qė mundeni, por kurrė mos u bėni tė varur prej saj, pasi qė njė ditė edhe atė duhet ta hidhni. Po u bėtė tepėr tė varur prej saj, kjo ėshtė si droga; nuk mund ta lini. Mė nuk kėnaqeni nė tė - mė asgjė nuk ju ofron - por ju ėshtė bėrė shprehi. Mundeni edhe tė vazhdoni, por silleni nė qark; nuk mund tė ju dėrgojė mė lart.

Prandaj, kijeni si kriter gėzimin. Nėse gėzimi ėshtė i pranishėm, vazhdoni, vazhdoni, gjer nė ēastin e fundit tė gėzimit. Duhet ta shterni plotėsisht. Nuk guxon tė mbetet asnjė pikė e vetme lėngu. Por atėherė duhet tė jeni tė aftė ta lini. Zgjidheni ndonjė metodė tjetėr e cila pėrsėri ju sjell gėzim. Njeriu duhet t'i ndėrrojė shpesh. Kjo ndryshon tek njerėzit e ndryshėm, por njė metodė e vetme shumė rrallė ėshtė e mjaftueshme pėr krejt udhėtimin.

Nuk ka nevojė tė bėni shumė meditime njėkohėsisht, se mund tė bėni gjėra qė ju hutojnė, kontradiktore, e kjo atėherė do tė ishte dhembshme.

Zgjidhini dy meditime dhe mbani ato. Nė tė vėrtetė, unė do tė kisha dėshiruar ta zgjidhni njė, kjo do tė ishte mė sė miri. Mė mirė ėshtė qė mė shpesh ta pėrsėritni njėrėn qė ju pėrgjigjet. Nė atė rast, ajo ka pėr tė depėrtuar gjithnjė e mė thellė e mė thellė. Ju i provoni shumė gjėra - njė ditė njėrėn, ditėn tjetėr tjetrėn. I trilloni edhe tuajat, e kėsisoji mund tė krijoni shumė pėshtjellim.

Nė librin mbi Tantrėn ka mbi njėqind e dymbėdhjetė lloje meditimesh. Mund tė ēmendeni. Edhe ashtu veēse jeni ēmendur!

Meditimet s' janė naivitet. Ndonjėherė mund tė jenė edhe tė rrezikshme. Luani me mekanizmin subtil, tepėr subtil tė mendjes. Herė-herė ndonjė gjė e vogėl, pėr tė cilėn as nuk keni qenė tė vetėdijshėm se po e bėni, mund tė bėhet e rrezikshme. Prandaj, kurrė mos provoni tė trilloni dhe mos i krijoni "mish-mash"-metodat personale tė meditimit. Zgjidhni dy dhe thjesht provojini pėr disa javė.

KRIJIMI I HAPėSIRėS

PėR MEDITIM


Mund tė krijoni hapėsirė tė veēantė - njė tempull tė vogėl apo njė kthinė ku mund tė meditoni pėr ēdo ditė - nuk e pėrdorni atė kthinė pėr kurrfarė qėllimi tjetėr, sepse ēdo qėllim ka vibracionin e vet tė veēantė. Atė kthinė e pėrdorni vetėm pėr meditim dhe pėr asgjė tjetėr.

Atėherė ajo do tė jetė e mbushur dhe ju do tė ju presė pėr ēdo ditė. Vendi do tė ju ndihmojė; vetėm vendi do tė krijojė vibrim tė veēantė, atmosferė tė veēantė nė tė cilėn do tė mund tė shkoni gjithnjė e mė thellė e mė thellė, gjithnjė e mė lehtė. Pėr kėtė arsye janė krijuar tempujt, kishat e xhamitė - thjesht qė tė fitohet hapėsirė e cila shėrben vetėm pėr lutje dhe meditim.

Mund ta zgjidhni edhe kohėn e pėrhershme pėr meditim e, edhe kjo ka pėr tė ndihmuar shumė, sepse trupi juaj dhe mendja juaj janė mekanizėm. Po qe se ēdo ditė drekoni nė kohė tė caktuar, trupi juaj nė atė orė do ta kėrkojė ushqimin.

Kur them tė meditoni, e di se pėrmes meditimit askush s'arrin; por me meditim arrini deri tek pika
nė tė cilėn jo-meditimi bėhet i mundshėm.


Nganjėherė madje edhe mund tė lozni me kėtė. Nėse zakonisht drekoni nė ora njė, dhe sahati tregon se pikėrisht ėshtė ora njė, do tė ndieni uri - bile edhe po qe se sahati nuk ėshtė mirė dhe ora ėshtė njėmbėdhjetė apo dymbėdhjetė. E shikoni sahatin, kurse ai shėnon orėn njė, dhe pėrnjėherė do ta ndieni urinė. Trupi juaj ėshtė mekanizėm.

Mendja juaj po ashtu ėshtė mekanizėm. Meditoni ēdo ditė nė tė njėjtin vend, nė tė njėjtėn kohė, dhe do tė krijoni uri pėr meditimin nė trupin dhe mendjen tuaj. Trupi dhe mendja juaj pėr ēdo ditė, nė kohė tė caktuar, do tė kėrkojnė prej jush qė tė meditoni. Kjo ka pėr tė ndihmuar. Nė ju ėshtė krijuar hapėsira e cila do tė bėhet etje dhe uri.

Kjo ėshtė tepėr mirė nė fillim.

Derisa nuk vini gjer aty qė meditimi tė bėhet i natyrshėm dhe tė mund tė meditoni kudo qoftė, nė cilindo vend dhe nė cilėndo kohė - deri nė atė moment pėrdorini kėto burime mekanike tė trupit e mendjes si ndihmesė.

Kur e fikni dritėn, kur e ndizni nė dhomė shkopin e caktuar aromatik, kur keni petkun e caktuar, kur arrini disponimin e caktuar, butėsinė e caktuar, kur keni llojin e caktuar tė shtrojės, kur zini pozicionin e caktuar tė trupit - keni krijuar atmosferė tė caktuar.

Krejt kjo ndihmon, por nuk ju sjell gjer tek meditimi. Tek ndonjė njeri tjetėr krejt kjo mund tė bėhet edhe pengesė. Njeriu duhet ta gjejė ritualin e vet, i cili ėshtė aty thjesht qė t' ju ndihmojė qė tė ndiheni mirė dhe tė pritni. E kur ndiheni mirė dhe kur pritni, ndodh meditimi; Perėndia ju vjen si ėndrra, Perėndia ju vjen si dashuria. Vetėm kėto nuk mundeni as t'i ftoni as t'i merrni me pėrdhunė.

Meditimi ėshtė ēelės pėr hapjen e dyerve tė ekzistencės.

JINI Tė ēLIRUAR DHE Tė NATYRSHėM

Njeriu mund magjepset me meditimin. Por, tė magjepsurit ėshtė problem: keni qenė tė magjepsur me paranė, tash jeni tė magjepsur me meditimin. Nuk ėshtė problem paraja, magjepsja ėshtė problemi. Keni qenė tė magjepsur me tregtinė, tash jeni tė magjepsur me Perėndinė.

Nuk ėshtė problem tregtia, porse magjepsja. Njeriu duhet tė jetė i ēliruar dhe i natyrshėm, dhe jo i magjepsur me ēfarėdo qoftė: as me mendjen, as me meditimin. Vetėm atėherė, kur nuk jeni tė preokupuar, kur nuk jeni tė magjepsur, kur thjesht rrymoni, ju ndodh ajo mė e rėndėsishmja.


OSHO
avatar
Xhemajl

312


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ē'ėshtė meditimi?

Mesazh  Zattoo prej 15.09.10 10:47

RRĖFIMI I VETVETES-MEDITIM

Tė qėnurit pjesė e njė shoqėrie plot paragjykime, shpeshherė nuk kemi kurajėn tė zbulojmė para tė tjerėve, qoftė edhe ndaj nėnės, tė ashtuquajturėn anė tė errėt.

Me ritmin e ditėve ecėn edhe njė dėshirė qė tė ēon drejt njė vetėrrėfimi. Shoqėri tė ndryshme e kanė zgjidhur nė njė mėnyre tjetėr, sa religjioze aq edhe njerėzore, ku njė grup njerėzish, tėrėsisht tė panjohur me njėri-tjetrin, rrėfejnė historitė e tyre, sa tė ngjashme aq edhe tė ndryshme, si vetė karakteret njerėzore.

Brenda njė dhome tė errėt, ku fytyrat marrin pamjen e siluetave gri, historitė njerėzore gdhenden njėra pas tjetrės, nė muret rrethues tė "odeonit" rrėfimtar. Kėshtu njeriu ndjen ēlirim, aq mė tepėr kur dėgjon histori tė ngjashme me tėnden, beson se nuk je i vetėm.

Duke pėrqafuar qė nė vogėli idenė e pavarėsisė, shpeshherė nė udhėkryqe zgjedhim shtegun e gabuar dhe ashtu tė verbėr rendim drejt njė "lirie", pa ia ditur as kuptimin termit.

Rrėzohemi dhe nga ndrojtja e ndonjė qortimi tė mundshėm ngrihemi tė heshtur, me plagėn qė pikon dhe pėrpiqemi tė fshijmė ēdo shenjė gjaku tė mbetur.

Vraga tė tilla kristalizohen me shpejtėsinė e erės nė memorien trunore dhe marrin formėn e mjegullnajės me konturet e njė pikėpyetjeje. Sa mė shumė rendim drejt ideve tona, aq mė shumė rritet kurba e rėnieve dhe nė pėrpjesėtim tė drejtė me tė edhe humnera qė krijojmė me njerėzit mė tė afėrt.

Derisa vjen njė ditė dhe dialogu prindėr-fėmijė ngushtohet nė dy fraza, pėrshėndetje dhe mirupafshim. Refreni i ngjarjeve "tė pahijshme" nė sytė e nėnės, ligjėrohet nė heshtje, nė mbrėmjen e vonė, teksa flasim me hėnėn. Nė monologun e gjatė sa vetė ditėt e jetės, zgjohen odat e errėta dhe na duket se jeta ėshtė e mbushur me dėshtime dhe pesimizmi njom qepallat e rėnduara.

Kjo jo pėr faktin se nė jetė nuk ndodhin gjėra qė tė bėjnė tė lumtur. Madje besimi se jeta ėshtė e mbushur mė shumė me ndodhi tė bukura, sesa me ato tė hidhurat, kalon ēdo kufi njerėzor, por se gjėrat qė na dhembin lenė gjurmė dhe zvarriten rreth nesh si anakondė.

Ka njė ndryshim mes ēasteve tė kėndshme dhe atyre tė dhimbshme. Pėrjetimi dhe memorizimi. Tė bukurat pėrjetohen nė shpirt e zemėr, ndėrsa, ato tė hidhurat si shtresė lymore zėnė hapėsirėn e rrudhave tė trurit, pėr tė ngelur aty, tė patrazuara.

Kjo ėshtė dhe arsyeja pse e njėjta lėngesė na vret me qindra herė, ēdo moment kur hedhim vėshtrimin drejt vetvetes.

Skutat e errėta tė ditėve qė marrin kohėn e shkuar, vegjetojnė nė pritje tė njė shtytėsi qė tė dalin nga guaska ku qėndrojnė prej kohėsh. Sa mė shumė kalon koha aq mė tepėr vėshtirėsohet rrėfimi. Kthehet nė njė film qė shfaqet vetėm nė ekranin e vetvetes, pa mė tė voglin shikues.

Duke e brumosur, qė kėrthi, me frikėn e gabimit dhe praninė e "mos-it", padashur, indirekt ushqehet dhe ndrojtja e tė shprehurit tė tė ashtuquajturave "zgjedhje jo tė dobishme nė jetė".

Kėshtu ushqehet heshtja, nga e cila vėshtirė tė dalėsh dhe vjen njė moment qė bota duket tėrėsisht e huaj dhe papritur e ndjen veten tė vetmuar, mes njerėzve.

Argentina Tanushi
avatar
Zattoo

674


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Meditimi - vetedijesimi!

Mesazh  Xhemajl prej 02.12.10 18:52

Ruajtja e energjisė, shija e jetės, bukuria mahnitėse e qenėsisė – pėrjetohet VETĖM kur tė krijohet QENDRA E DĖSHMITARIT. Kjo ėshtė pika mė e lartė e ngritjės shpirtėrore, kur njeriu jeton nė tash, nė sot e nė kėtu, madje plotėsisht i tėrėsishėm.

Pse na duhet kjo arritje? Sepse: ne e harxhojmė energjinė kot. Duke menduar pėr dje, duke shpresuar pėr nesėr, energjia jonė shkon nė pakthim pa asnjė pėrfitim.
Qysh humbė energjia?

Ta provojmė me njė shembull tė thjeshtė: uluni nė njė fotele tė mirė, qė iu pėrgjigjet anatomikisht, kur tėrė trupi ju pushon mirė e kėndshėm, dhe: mendoni njė orė tė plotė pėr dhjetė probleme tė rėnda: familjare, politike, ekonomike... Pas njė ore do tė jeni tė lodhur sa tė kishit punuar 8 orė nė minierė. Pse? Sepse energjia i ndjek mendimet dhe harxhohet. Nė kėtė situatė arrihet apatia, jetės i humbė kuptimi, sepse mendja pa energji ėshtė e topitur, kufomė e gjallė.
Kur tė ndėrpriten tė gjitha mendimet, kur ulesh nė qetėsi PA ASNJĖ MENDIM, kur dėgjohet vetėm pulsimi i jetės, kur VETĖM JE, dhe tė gjitha mendimet vijnė e shkojnė, kur ti nuk merr pjesė dhe vetėm i vrojton, pra, kur arrinė tė bėhesh DĖSHMITAR, atėherė pikėtakohesh me qenėsinė tėnde tė vėrtetė.

Tė gjitha qė ndodhin nė sipėrfaqe tė trupit – janė reaksione. Ato qė ndodhin nė thellėsinė tėnde, nė qenėsinė tėnde – janė aksione pasive. Janė tė tėrėsishme dhe tė vėrteta. Reaksionet janė gjithnjė tė pjesėshme, sepse sipėrfaqėja, jashtėsia kurrė nuk e pėrbėnė tėrėsinė. Qenėsia gjithnjė ta dhuron qenėsinė!

Tė pėrpiqemi ta kuptojmė thellėsisht kėtė gjendje: ti dashuron, por nė qoftė se dashuron nga reaksionet e jashtėsisė, kjo dashuri gjithnjė do tė jetė parciale, e pjesėrishme, fragmentare. E kjo do tė thotė shumė, sepse kur dashuria nuk ėshtė e tėrėsishme, hapėsirėn tjetėr tė zbrazėt do ta plotėsojė urrejtja. Nė qoftė se mirėsia jote ėshtė e pjesėrishme, hapėsirėn e zbrazėt do ta plotėsojė shėmtia... Pėr kėtė shkak ēdo akt i pjesėrishėm, patjetėr se do tė jetė kundėrthėnės dhe nė armiqsėi me qenėsinė. Ēdo akt do tė jetė i tėrėsishėm vetėm nėse buron nga qendra!

Praktikisht e konkretisht si duket postulati mė i lartė, qendra e dėshmitarit?
Shumė thjeshtė: kur ha bukė – vetėm ha dhe asnjė mendim dhe asnjė veprim tjetėr! Kur pi ujė, pi ujė dhe – asnjė mendim. Kur je nė shėtitje – vetėm shėtit, thjeshtė: shėtit, asgjė tjetėr. Bėhu dėshmitar i vetvetes: vėshtrojė mendimet tua, por mos u bė pjesė e tyre; shihe veten duke shėtitur, por pa fjalė, pa mendime...

Ky ėshtė MEDITIM. Qendra e dėshmitarit ėshtė edhe qendra e qenėsisė tėnde.
Kjo je ti. Tė tjerat janė reaksione nė raportet e jetės lineare, pra janė: shoqėria, egoja, lineariteti sipėrfaqėsor, fragmentarizmi jetėsor... prandaj mbetesh pa kreativitet, pa sukses, pa shėndet tė mirė e me shumė e shumė DĖSHTIME.

Vetėdijsohu! Bėhu qendėr e dėshmitarit. Vėreje me kujdes secilin veprim (nėse mund tė largohesh nga veprimet robotike!), mos racionalizo, por vėshtro! Pėrkujtoja vetvetes se ti nuk je jashtėsia, ambalazhi, por je QENĖSIA!
Ky hap i vogėl, fare i vogėl, secilit njeri ia mundėson arritjet mė tė mėdha nė jetė, si: nė dashuri, nė mėsim, nė kreativitet, nė qetėsi e harmoni shpirtėrore, nė lumturinė e pėrgjithshme.

Njėri prej ligjeve tė universit thotė: bėn pak e arrijė shumė! Pra: fillo me pak, por fillo. Rezultatet nuk do tė mungojnė. Por fillo mė tė vėrtetė! Mos aktro. Mos fantazo, por bėje!

Nga Daut Demaku.
avatar
Xhemajl

312


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi