Gjėrat e mallkuara

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Gjėrat e mallkuara

Mesazh  Zattoo prej 06.08.10 12:42

Fuqia e sendeve tė mallkuara

Nė shumė e shumė raporte policore, janė regjistruar dėshmi tė pabesueshme nga ritualet e fshehta tė Aborixhinėve tė Australisė (njė nga ata, sa pėr ilustrim, quhet "Kori i vdekjes"), tė cilėt ndėshkojnė nė atė mėnyrė, ata tė cilėt i zemėrojnė, sa qė, as me ndihmėn e obduksionit, mjekėt nuk patėn sukses asnjėherė tė gjenin shkakun e vėrtetė tė vdekjes sė viktimave...

Njohuritė e deritanishme pėr fatin e njerėzve qė kanė shfrytėzuar shtėpitė e "prapta (terse)", qė kanė udhėtuar me anije tė "prapta" e aeroplanė ose edhe qė i kanė pėrdorur vetėm disa pjesė tė tyre etj., pa dyshim, na tregojnė se vėrtetė ka sende qė sjellin fatkeqėsi.

Rasti i ēiftit Lambert


Pėr shembull, ėshtė i njohur rasti i ēiftit bashkėshortor Lambert, tė cilit fatkeqėsi tė mėdha i shkaktoi njė figurė e vogėl (statujė e Perėndisė japoneze), tė cilėn e blenė gjatė kohės sė qėndrimit nė Japoni. Me fjalė tė tjera, sapo e blenė atė figurėz nga fildishi, filluan tė ndjenjė vėshtirėsi shėndetėsore.

Kur figurėza ishte nė mesin e sendeve tė zonjės Lambert, ajo kishte dhimbje tė tmerrshme tė dhėmbit, e kur u gjet nė valixhen e zotėrisė Lambert - dhimbja e dhėmbit u "zhvendos" tek ai. Me ardhjen nė Amerikė, figurzėn ia falin nėnės sė zotėrisė Lambert, e atėherė ajo, vetėm disa orė mė vonė, filloi tė ndjejė dhimbje tė padurueshme tė dhėmbit. Ishte mėse e qartė, dhimbja e dhėmbit nxitej nga figura. Pėr kėtė arsye, Lambertėt e strehuan nė njė vend tė vogėl tė shenjtė dhe qė nga ajo ditė arritėn tė gjejnė pak paqe. Si ėshtė e mundur qė njė statujė e vogėl nga fildishi tė shkaktoj dhimbje tė tmerrshme te secili qė ėshtė nė kontakt me tė?

Ėshtė i mundur supozimi qė nė atė statujė, shumė e shumė kohė mė parė ka zėnė vend ndonjė "shpirt i keq". Megjithatė, po ashtu ėshtė e mundur qė ajo figurėz nė vete tė mbartte gjurmėt e agonisė sė vdekjes sė elefantit nga dhėmbi, i tė cilit ėshtė ndėrtuar ajo, derisa elefanti ende ishte gjallė kur ia kanė hequr dhėmbin.

Dhimbjet e tij tė tmerrshme qė i ka ndjerė janė "bartur" dhe absorbuar nė dhėmb (bri) gjegjėsisht nė figurzėn, e pastaj nga ajo janė transmetuar nė pronarėt e saj. Shembuj tė panumėrta tė shtėpive "tė mallkuara", po ashtu flasin pėr mundėsinė qė mjedisi i caktuar ose gjėrat nga ky mjedis "mbajnė mend", ose mbartin me vete tė kaluarėn dhe e shfaqin atė nė tė ardhmen tek ata qė janė nė kontakt me to.

Automobili fatkeq i F. Ferdinandit dhe aktorit Xh. Dini

Janė interesante edhe shembujt e automobilave "fatkeq". Pėr shembull, automobili nė tė cilin janė vrarė F. Ferdinand dhe bashkėshortja e tij (tė vrarė nė atentat nė Sarajevė, i cili shėrbeu edhe si shkas pėr fillimin e Luftės sė Parė Botėrore) vazhdoi t'u sillte fatkeqėsi ose vdekje pronarėve tė mėvonshėm, deri nė ditėn kur u vendos nė muze.

Po ashtu, edhe "porshi", nė tė cilin humbi jetėn aktori i filmave, Xhejms Din i sillte pafundėsisht fatkeqėsi shfrytėzuesve tė tjerė madje edhe kur ishte i zbėrthyer nė pjesė. Mekanikut, tė pronarit tė garazhit qė e bleu, ia theu te dy kėmbėt kur gjatė shkarkimit iu kėput mbajtėsja.

Pasi automobili u nda nė pjesė, motori iu shit njė mjeku. Mjeku sė shpejti humbi jetėn nė njė garė me veturėn, nė tė cilėn ishte vendosur motori i "porshit". Nė garime tė njėjta automobilistike u pėrmbys edhe vetura ku ishte montuar ndėrruesi i shpejtėsive nga "porshi" i Dinit dhe shoferi i saj ishte dėmtuar shumė rėndė. Por, fatkeqėsitė nuk pėrfundojnė kėtu.

Njė shofer pėr pak nuk humbi jetėn kur menjėherė shėrthyen te dy gomat e automobilit tė tij qė ishin marrė nga po i njėjti "porsh" i mallkuar. Edhe karroceria e veturės sė tij, shkaktoi fatkeqėsi me rastin e rėnies nga piedestali, duke i thyer ashtin e kofshės njė djaloshi qė ishte duke e parė atė. Pėrse ndodhėn tė gjitha kėto?

Ėshtė e mundur qė, automobili i trashėgimtarit tė fronit austriak (Fredinandit) e ka "thithur" nė vete energjinė nga tragjedia e parė. Efektet e energjisė sė akumuluar nga ajo tragjedi e tmerrshme, e kanė mbushur materialin e automobilit, i cili, duke vazhduar "jetėgjatėsinė", edhe mė tutje ka prodhuar eko-efekte, gjegjėsisht u ka sjellė fatkeqėsi shfrytėzuesve tė tij tė ardhshėm.

Automobili i Xhemjs Dinit ishte aq shumė "mbushur" me ngarkesė tė energjisė negative nga ngjarja tragjike, sa qė reflektoi pastaj pandėrprerė energji tė tillė, gjatė njė periudhe tė gjatė. Kėshtu, kjo energji, ndikoi tek shfrytėzuesit e ardhshėm tė pjesėve tė atij automobili, duke shkaktuar impulse negative, tė cilėt, nė fund i ēoi edhe nė vdekje.

Figura vdekjeprurėse e "Perėndeshės nga Lembi"

E quanin "Perėndesha nga Lembi", sipas vendit, ku para njė shekulli ėshtė nxjerrė (nė Qipro). Vjetėrsia e kėsaj figure nga guri gėlqeror u vlerėsua nė rreth pesė mijėvjeēarė e gjysmė. Shumica ndėrkaq, konsiderojnė se do tė ishte mė mirė qė arkeologėt mos ta kishin gjetur fare. Pse?

Figura, fillimisht i takonte lordit Elfon, i cili mund t'i lejonte vetes luksin qė ta blinte atė.

Ndodhi qė gjatė pesė viteve tė ardhshme vdiqėn tė gjithė shtatė anėtarėt e familjes Elfont! Figurėn pastaj e bleu ser Ajvor, por edhe familja e tij vdiq pėr pak mė shumė se tre vjet. As pronari i ardhshėm i "Perėndeshės nga Lembi" nuk kishte fat me atė figurė tė vjetėr enigmatike. Katėr vite e gjysmė, pasi e bleu lordi Tomson Noel, vdesin tė gjithė anėtarėt e familjes sė tij.

Nė vitin 1987, figura nga Qipro bėhet pronė e ser Aslen Biverbrukut. Pas kėsaj vdiqėn ai, gruaja e tij dhe dy vajzat e tyre!

Tė tmerruar nga kjo tragjedi qė i solli kjo figurė edhe kėsaj familje, si dhe nėn ndikimin e rrėfimeve pėr fatin e kobshėm qė sillte ajo, bijtė e Biverbrukut, "Perėndeshėn nga Lembi" ia dorėzuan Muzeut Skocez nė Edinburg, ku nxituan tė kundėrshtojnė ēfarėdo hipoteze pėr ekspeditėn e saj vdekjeprurėse.

E gjithė historia do tė ishte dukur absurde dhe e trilluar, po tė mos kishte qenė pėr lajmėrimin e shtypit anglez ku thuhej se pak kohė pas kėsaj dhurate, shefi i seksionit nė tė cilin ishte vendosur kjo figurė, papritur u sėmur dhe vdiq.

Rastėsi apo diēka mė shumė?


Mendimet janė si zakonisht, tė ndara. Ata qė besojnė nė mallkime dhe fuqi magjike tė relikteve, janė bindur qė rrėfimet reale vetėm nuk bėjnė gjė tjetėr veēse plotėsojnė dosjen e madhe tė rasteve, tė cilat shkojnė nė favor tė teorive tė tyre. Pikėrisht kėto raste tė jashtėzakonshme nga kjo dosje janė tė njohura mjaft mirė opinionit nė mbarė rruzullin tokėsor.

Mjafton vetėm tė kujtohet rasti, gati i pabesueshėm me egjiptologėt, tė cilėt nė mėnyrė tė pashpjegueshme vdiqėn pas hapjes sė varrezės sė Tuatankamonit, ose gjithė viktimat e "Diamantit tė shpresės" tė hequr nga koka e njė idhulli nė njė tempull indian. Raste autentike janė shėnuar edhe nė Afrikė, nė Amerikėn Jugore, nė Australi, ku ardhėsit, tė cilėt i bėnin dėm falltarit lokal, pėsonin fatkeqėsisht ose sėmureshin fatalisht.

Vazoja e mallkuar nga Basano

Nė dhjetėra raporte policore, janė regjistruar dėshmi tė pabesueshme nga ritualet e fshehta tė Aborixhinėve tė Australisė (njė nga ata, sa pėr ilustrim, quhet "Kori i vdekjes"), tė cilėt ndėshkojnė nė atė mėnyrė, ata tė cilėt i zemėrojnė, sa qė, as me ndihmėn e obduksionit, mjekėt nuk patėn sukses asnjėherė tė gjenin shkakun e vėrtetė tė vdekjes sė viktimave... Rastin tjetėr e ka pėrshkruar detajisht shtypi italian.

Nė rrethinėn e qytetit Basano ėshtė gjetur njė vazo (saksi) e argjendtė dhe e vjetėr rreth pesė shekuj - e rėndė rreth dy kilogram. Nė vazon e zbuluar nė murin e njė shtėpie tė madhe tė braktisur, u gjet edhe kjo porosi: "Kjo vazo nė vete mban vdekjen".

Nė ankand vazon e argjendtė e bleu farmacisti i Basanos. Por nuk shkuan as tre muaj nga ky investim i tij, dhe farmacisti, pavarėsisht se deri atėherė gėzonte njė shėndet tė mrekullueshėm, vdiq! Vazon pastaj e bleu kirurgu i spitalit tė qytetit, por edhe atė sė shpejti, vetėm pas dy muajsh, e gjeti i njėjti fat i zi. Ishte vetėm 37 vjeē! Mė pas, vazon e bleu njė arkeolog... dhe pas tre muajsh, edhe ai, vdiq nė mėnyrė shumė misterioze! Pronari i ardhshėm i saksisė vdekjeprurėse, njė muaj pas sjelljes sė saj nė shtėpinė e tij - vdes edhe ai!

E tmerruar nga kjo tragjedi, familja e tij e hedh vazon nga dritarja e shtėpisė nė rrugė, pėr ēka edhe dėnohet nga policia lokale. Vazon, sipas shkrimeve nė shtypin italian, pas kėtyre ndodhive tė tmerrshme, askush nuk dėshironte ta blinte, madje nuk dėshironte ta merrte as muzeu, kėshtu qė policia e futi nėn dhe.

Ēdo send nė dukje i vdekur, duhet t'i nėnshtrohet ndikimit tė madh ose tė vogėl tė energjisė me tė cilėn vjen nė kontakt. Sendi nė fjalė, mbushet, ngarkohet me sasi tė caktuar tė asaj energjie, ndikimit tė sė cilės i ėshtė ekspozuar. Kjo energji mund tė mbetet e fshehur, por mund edhe nė kushte tė volitshme tė transformohet dhe tė bėhet aktive.

Shtėpitė e mallkuara

Ka shumė rrėfime pėr shtėpi tė mallkuara. Pėr shembull, sipas "El Ahramit" egjiptas, u publikua se nė Kajro ekzistojnė 18 shtėpi tė mallkuara! Njerėzit i qėndrojnė sa mė larg, duke u sjellė rrotull nė hark tė madh kur u duhet tė kalojnė afėr tyre dhe duke mos menduar qė tė hedhin as edhe njė vėshtrim brenda, edhe pse nė Kajro ka njė numėr tė madh tė tė pastrehėve, disa prej tė cilėve disa jetojnė edhe nė varreza tė braktisura.

Tė gjitha kėto janė ndėrtesa tė mėdha edhe me nga tridhjetė dhoma, ndėrsa shtėpia e mallkuar mė e njohur ėshtė pronė e banorit belg, Empenit. Nė shtėpi deri tani, vėrtet kanė ndodhur njė seri vdekjesh, tė cilat as policia egjiptiane nuk ka mundur t'i sqarojė (i pari, e pėsoi vetė banori dhe pronari Empen, e pastaj biri i tij Eduardi, pas kėsaj edhe tė gjithė pronarėt pasardhės), kėshtu qė, sot nė tė jetojnė vetėm lakuriqėt e natės dhe qentė e braktisur.

Nė Kajro qarkullojnė rrėfime, se shtėpitė e mallkuara sigurisht janė ngritur nė vende tė preferuara nga xhindet (qeniet jo materiale), tė cilėt sipas besimit tė muhamedanėve kanė fuqi mbinjerėzore, e mund tė vendosen dhe plotėsisht tė marrin tėrė banesat dhe shtėpitė (po kėshtu edhe njerėzit)...

Gazeta "Post" e Hjustonit, po ashtu ka paraqitur rrėfimin nga Krozbi nė Teksas, ku banorėve tė disa ndėrtesave iu ndodhin gjėra ta pazakonshme: televizorėt shkėlqejnė edhe kur janė tė fikur, rubinetet e ujit hapen vetvetiu, filxhanėt nė rafte thyhen papritur, disa sende zhduken nė mėnyrė enigmatike etj. Pas publikimit tė tekstit nė gazetė, u konstatua se kėto ndėrtesa banimi ishin tė ngritura nė vendndodhjen e njė varreze nga shekulli i kaluar...

Plumbi hakmarrės


Rrėfimi tjetėr nė lidhje me kėto fenomene ėshtė edhe ai pėr misionin e pazakontė tė njė plumbi, tė kryer saktė me 20 vjet vonesė. Kjo ngjarje u evidentua edhe nė koleksionin e njohur tė Librit tė ēudive mė tė mėdha.

Henri Ziglendi nga Teksasi e tradhtoi tė fejuarėn e vet deri nė atė masė, sa qė kjo e tronditur thellė kreu vetėvrasje. Vėllai i saj, nė shenjė hakmarrjeje, qėlloi mbi Henrin, por plumbi arriti vetėm ta gėrvishte atė nė fytyrė dhe u ngul nė drurin pas tij. Vėllai i trembur nga gjaku dhe i bindur se e kishte vrarė tė pabesin, kreu gjithashtu vetvrasje nė vend.

Saktėsisht 20 vjet mė vonė, dikush e luti Ziglendinin qė tė printe njė dru. Ky i fundit e kuptoi se bėhej fjalė pėr tė njėjtin dru nė tė cilin kishte pėrfunduar plumbi qė kohė mė parė ishte shkrepur pėr tė marrė jetėn e tij. Kjo punė pėr tė ishte mjaft e rėndė, kėshtu Ziglendi vendosi tė pėrdorė dinamitin. Shpėrthimi i fuqishėm bėri qė plumbi i vjetėr tė shkrepej dhe nė mes tė pesė vetėve tė tjerė qė gjendeshin tė pranishėm aty, shkon e pėrfundon drejt e nė kokėn e Ziglendit, i cili nė sytė e tė gjithėve, mbeti nė vend i vdekur.

A ka shpjegim racional pėr tė gjitha kėto?

Tė gjitha nė fund tė fundit, mund tė futen nė rastėsi tė famshme, tė cilat matematikani i njohur John Von Neuman i quajti "magji e zezė". Por prapė, faktet nė lidhje, rastet e varrezave tė Tutankomanit ose Diamantit tė shpresės, ose varrezės sė Rendit tė Pendestanėve tė Bardhė nė Monpele, janė tė rėndėsishme edhe kur shikohen statistikisht, sepse pėrqindja e individėve, tė cilėt kanė vdekur nė afat tė shkurtėr kohor, ėshtė shumė i madh se sa nė rrethana tė rėndomta qė mund tė pritej.

Pėr kėtė arsye, njerėzit kanė tendencėn ti drejtohen tė ashtuquajturave shpjegime individuale. Pėr shembull, Filip Vanderbergu, me vite tė tėra studioi legjendėn e mallkimit tė Tutankamonit dhe arriti nė pėrfundimin qė vdekjet e shumė egjiptologėve kishin tri shkaqe kryesore:

-paraqitja e papritur e tumoreve qė shpien nė vdekje tė shpejtė;

-ethet me halucinacione dhe

-sulme nė zemėr pėr shkak tė kolapsit qarkullues.

Vanderbergu nė bazė tė rezultateve qė pėrftoi nga studimet e tij, griti disa pyetje interesante: a kanė pasur egjiptasit e vjetėr dituri tė fshehta, tė cilat iu kanė mundėsuar qė reliktet e tyre t'i pajisin edhe me kėso fuqi? Ai pohon se, varrezat nė piramida janė bazė ideale pėr baktere, tė cilat relativisht lehtė mund tė mbijetojnė edhe shumė shekuj, madje ka edhe tė tilla, qė kur ngordhin pėrhapin helme vdekjeprurėse.

Vanderbergu (kėtė teori e mbėshteti edhe Dr. Ezadin Taha, i cili i ka studiuar gjatė papiruset egjiptas) tregon edhe atė se egjiptasit ishin ekspertė pėr helme dhe se materie tė caktuara helmuese i kanė pėrdorur pėr vizatime nėpėr muret e varrezave, tė cilat pastaj janė vulosur. Vetė, Dr. Taha, menjėherė pasi publikoi kėtė zbulim tė tij, humbi jetėn nė sajė tė njė fatkeqėsie.

Mė nė fund ka edhe shpjegime, qė shkaku i rasteve tė vdekjes ėshtė rrezatimi, duke marrė parasysh se egjiptasit sigurisht kanė patur njohuri pėr Uranin, pasi qė para 3000 vjetėsh, nė minierat nga tė cilat kanė nxjerrė ar, ishte i pranishėm edhe ky element.

Ekziston, pra, mundėsia qė egjiptasit ta kenė shfrytėzuar rrezatimin atomik qė nė atė mėnyrė tė mbronin edhe vendet e tyre tė shenjta.

Rastet e vdekjeve nė mesin e atyre qė qenė prezent nė hapjen e varrezave tė vjetra, si pėr shembull ato nė Monpele ose Nant, shpjegohen mjaft thjeshtė me ekzistencėn e "xhepave tė avullit" nė kufoma, tė cilat, ose shpėrthejnė nėn presion, ose lėshojnė "avull tė infektuar" qė pėrhap sėmundje tė ndryshme ngjitėse, karakterin e vėrtetė tė tė cilave, sot njeriu vėshtirė mund ta kuptojė.

Nė ēėshtjen e shtėpive tė mallkuara shpesh tentohet me shpjegime radiesteziologjike me lloje tė ndryshme tė rrezatimeve tė dėmshme, qė mund tė arrijnė format e tyre eksplicite.

Por, megjithatė, nuk ėshtė numėr i vogėl i atyre, tė cilėt, thjesht, nuk heqin dorė nga fuqia e mallkimit dhe njė lloji tė fuqisė eterike tė "programuar", e cila nė mėnyrė magjike u sjell shkatėrrim atyre qė nė ēfarėdo mėnyre e pengojnė rrjedhėn e tyre.

Sipas kėtyre besimeve kjo fuqi enigmatike (nė tė cilėn kanė besuar egjiptasit dhe babilonasit, duke e futur nė bazat e magjisė sė tyre) mund tė shkaktojė ērregullime mentale, tė cilat pastaj lehtė mund tė sjellin deri te fatkeqėsitė e ndryshme fatale, dobėsimin e forcave mbrojtėse tė organizmit dhe nxitjen e sėmundjeve tė caktuara, pėlcitje e enėve tė gjakut nė tru etj.

Energjia e gjithanshme natyrore pėrshkon nė masė mė tė madhe ose mė tė vogėl ēdo gjė qė gjendet nė natyrė, pa marrė parasysh a janė kėto qenie tė gjalla ose, tė ashtuquajtura, gjėra tė vdekura... Ēdo ngjarje, ēdo proces natyror ėshtė i lidhur nė mėnyrė tė pashmangshme me lėvizjen, pranimin dhe emetimin e ndryshėm tė energjisė.

Ēdo send nė dukje i vdekur, duhet t'i nėnshtrohet ndikimit tė madh ose tė vogėl tė energjisė me tė cilėn vije nė kontakt. Sendi nė fjalė, tė shprehemi ashtu, mbushet, ngarkohet me sasi tė caktuar tė asaj energjie, ndikimit tė sė cilės i ėshtė ekspozuar. Kjo energji mund tė mbetet e fshehur, por mund edhe nė kushte tė volitshme tė transformohet dhe tė bėhet aktive, sikur ėshtė rasti te operacionet e ndryshme magjike.

Fundosja e Titanikut

Nė fund edhe njė rast nė lidhje me kėtė ēėshtje. Njė anije e quajtur "E pafundosshme", lundron mė 1912 nė Atlantikun e Veriut me njė barrė tė ēmueshme - mumien e profeteshės, e cila ka jetuar gjatė kohės sė sundimit tė vjehrrit tė Tutankamonit. Pėr shkak tė ekskluzivitetit tė saj, mumia egjiptase ruhej nė njė pjesė tė posaēme prapa urės komanduese tė rezervuarit pėr kapitenin.

Ishte ky Ernest Smit, komandant i anijes sė kompanisė "White Star", i cili ishte nė ushtrimin e parė tė tij. Anija goditi bregun e akullit dhe u fundos me 1517 udhėtarė. Quhej, pėrndryshe, "Titanik"...
avatar
Zattoo

667


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gjėrat e mallkuara

Mesazh  Jetmira prej 19.09.13 16:09

Nje shfaqje shqetesuese e fantazmes se te gjallit

Nje shfaqje shqetesuese e fantazmes se te gjallit

Emilie Sagee nuk e pa asnjehere ‘fantazmen e saj’ (doppelganger- ketu mund te gjeni shpjegimin ne shqip). Por gjithe te tjeter e kane pare fantazmen e saj nderkohe qe ajo ishte ishte gjalle.

Sagee punonte ne nje shkolle te vecante vajzash. Ishte nje mesuese shume e mire, por per disa arsye te panjohura, ajo vazhdonte te punonte sa ne nje vend ne tjetrin, dhe te ndryshonte vendn e punes vazhdimisht. Ne 16 vjet pune, ajo ka arritur te nderroje 19 here vendin e punes.

Vetem ne vitin 1854, shkolla arriti te zbulonte ‘pse-ne’.

Sagee dyshohej se ishte ne qender te nje aktiviteti doppelganger vertet te cuditshem. Binjakja e saj e projektuar ne kete forme fantazme u pa per here te pare gjate nje ore mesimi, ndersa 13 studentet ishin deshmitare te fantazmes binjake me te, qe qendronte krah mesuese dhe imitonte si ne pasqyre levizjet e saj.

Vete Sagee ishte teresisht e pavemendshme ne kete shfaqje, pavaresisht faktit se te gjithe te tjeret mund ta shihnin qartesisht. Megjithate, kjo ndodhte sepse ajo behej papritur e pafuqishme dhe e shperqendruar ne boten e saj ne momentin qe doppelgangeri i saj shfaqej. Fantazma kryesisht bente gjera per te cilat Sagee thoshte me vone se i kishte menduar ne ato moment, gje qe sugjeron se ajo mund te kete patur njefare kontrolli dhe subkoshience mbi kete shpirt te shfaqur.

Shume shpejt, doppelgangeri filloi te shfaqej pertej afersise se Sagee-ne. Fillimisht u shfaq ne nje klase plot me studente, duke u ulur qetesisht ne tryezen e saj, nderkohe qe vete Sagee-ja ndodhej ne kopsht, duke punuar. Disa studente guximtare arriten t’i afrohen dopplegangerit, dhe vune re se mund te kalonin permes, edhe pse lenda nga e cila perbehej, dukej nje material shume i holle e i fabrikuar.
Koha kalonte dhe shfaqja e ketij fenomeni u be teper aktual per jeten shkollore, duke frikesuar tej mase shume njerez qe paten probleme me te pranuarit te kesaj ekzistence edhe pasi e kishin pare te shfaqej. Prinderit e vajzave te shqetesuara filluan t’i largonin nga shkolla femijet. Edhe pse Sagge ishte nje punonjese-model ne te gjitha aspektet jo-paranormale, drejtoresha nuk kishte asnje mundesi tjeter, vecse ta pushonte nga puna ate dhe fantazmen e saj
avatar
Jetmira

624


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi