Sekretet e Vullnetit

Shko poshtė

Sekretet e Vullnetit

Mesazh  Xhemajl prej 06.08.10 12:28

SEKRETET E VULLNETIT
Nga Harry Box


Ajo qė ju e quani enigma e madhe, faktori X, mister (kujdes se enigmat e vėrteta, nė botė, numėrohen me gishtat e njė dore). Unė nuk besoj tjetėr tek fjala "mister"; ajo qė i zmadhon nė njė pikė tė tillė kufijtė e energjisė njerėzore: ajo qė ka fuqinė pėr tė realizuar absurden ka njė emėr tė shkurtėr, qė tė gjithė e njohin e pothuajse tė gjithė e keqkuptojnė: vullnet.


LINJA E VULLNETIT

Kur Andre Maurois ishte akoma student, shkoi njė ditė i joshur nga disa miq nė studion e njė falltari me popullaritet, qė t'i parashikonte tė ardhmen.

Falltari e ftoi t'i tregonte pėllėmbėn e dorės e, nėpėrmjet njė lenteje, filloi tė shqyrtojė ndėrlikimet e vizave pak a shumė tė gjata, pak a shumė tė thella.

- E ēuditshme! - tha nė njė moment, duke ngritur sytė. - Ju mungon plotėsisht vija e vullnetit.
Miqtė qeshėn.
Pėr ata, ky fakt nuk kishte ndonjė rėndėsi.

Por Maurois u trishtua shumė. La dhjetė franga mbi tavolinėn e falltarit, nxitoi pėr nė shtėpi e, me njė brisk roje krijoi mbi pėllėmbėn e dorės sė djathtė, pa iu dridhur syri, vijėn e vullnetit.

Mos u mungon edhe juve i nderuar lexues nė karakterin tuaj, jo nė dorėn tuaj - vija e vullnetit? Ky libėr do tu rnėsojė si ta krijoni.

Fatkeqėsisht, tė krijosh vullnetin nė veten tėnde nuk ėshtė kaq e lehtė sa tė bėsh njė prerje tė vogėl nė pėllėmbėn e dorės me njė brisk ēfarėdo. Megjithatė nuk ėshtė njė punė pėr t'u dėshpėruar. Kushdo mund t'a ēojė deri nė fund. Edhe ju.

FAKTORI X

PROBLEMI:

"Tė besosh ėshtė fugia e dytė: e para ėshtė tė duash. Proverbat e shumta se besimi tė vė nė lėvizje nuk janė asgjė, nė krahasim me atė qė mund tė bėjė vullneti"
V.Hygo

Nė periudhėn e olimpiadave amerikane, pata rast tė takohem me njė njeri tė veēantė: Mr. Buck, mjek dhe masazhator. Njė njeri qė ka hequr dorė prej shkencės nga dashuria pėr sportin e qė rron me kampionėt e pistės e tė ringut qysh prej 30 vjetėsh. Ai i njihte, secilit prej tyre, jo vetėm strukturėn muskulore e stilin luftarak, por edhe shpirtin e temperamentin.

Mbasi kishim parė garat e vrapimit e kur turma ishte duke u shpėrndarė, Mr. Buck mė ftoi tė mė prezantonte fitimtarėt e pėr tė vizituar palestrat.

-Ekziston njė enigmė... - filloi nė njė farė pike, duke ndjekur fillin e mendimeve tė tija tė brendshme. - Thuhet: "Bien rekordet sepse ka nė dispozicion metoda mė tė mira pėr t'u stėrvitur, pista mė elastike, instrumente kontrolli mė tė sakta, aftėsi mė tė gjerė pėr frymėmarrje,..". Dakord. Por tė tėra kėto pretendime nuk janė asgjė. Duhet shumė pėr t'u bėrė mė kompetent, tė diktosh norma, tė thuash se kjo bėhet mė mirė nė njė mėnyrė e ajo nė njė tjetėr: por nė momentin e fundit do tė dalė njė njeri nė ēakordim tė madh me rregullat tuaja, njė njeri qė mund tė duket se nuk mund tė qėndrojė nė kėmbė... e do tė fitojė garėn.

Ē'E BĖN QĖ TĖ FITOJĖ?

Kam dėgjuar radiologė, mjekė, specialistė nė kėtė fushė. Mė kanė folur pėr ritmin e pulsit, pėr ushqimin, pėr mėlēinė, pėr gjėndrat endokrine, pėr temperaturėn, pėr njėqind faktorė tė tjerė pak a shumė tė pranueshėm.

Shume mirė! —iu jam - pėrgjigjur. - Marrim njė atlet, duke e trajtuar sipas kėtyre kritereve, duke e vendosur nė kushtet mė tė mira tė mundshme. Kur ta kemi bėrė kėtė, nuk do tė kemi bėrė asgjė. Atėherė duhet parė thelbėsorja: enigma e fuqishme, e fshehta, faktori X.

- Kam parė - vazhdoi Mr. Buck duke u frymėzuar - kampionė tė bien pa frymė njė metėr pėrtej parashikimit. Ē'i ka bėrė qė tė rezistojnė deri aty? Fiziologjikisht - duhej tė kishin rėnė shumė kohė mė parė - kanė bėrė njė pėrpjekje "ēnjerėzore".

Mė kujtohet njė vrapues, nė njė pistė tė Parisit. Ėshtė vėrtitur e vėrtitur... Nė mėnyrė tė papritur, pasi njė nga shokėt e garės e preku shkarazi, ra pėrtokė. Nxituam pėr tek ai. Asfiksi. Gjaku i ishte mpiksur i ishte bėrė i zi, nuk i qarkullonte mė. E megjithatė ky njeri vėrtitej, pėrpiqej...

Nė luftė, kam parė fakte tė shumtė tė kėtij lloji. Njė herė, na ēuan nė njė vend tė izoluar. Ishim njė grup njerėzish tė papėrgatitur, tė pastėrvitur: duhej tė mbėshtetnim njė kompani pushkatarėsh me dy mitraliatriēe. E kishin kaluar tashmė shtatėmbėdhjetė ditė. Uji na arrinte deri sipėr gjunjėve. Furnizimet tona ushqimore kufizoheshin deri nė njė kuti sardele pėr secilin ēdo ditė. Do tė thoshte: o tė rezistoje, o tė vdisje. E kemi rezistuar. Bile edhe pa marrė ndonjė tė ftohtė.

E keni lexuar, nė gazetė, atė fatkeqėsinė nė mal? Ka rrėshqitur njė njeri. Drejtuesi qė printe grupin i lidhur me litar u rrėzua, duke mos e lėshuar litarin nga dora, njėzetė metra poshtė duke mbetur i varur nė ajėr. Litari sharronte ngadalė - ngadalė shpatullėn e tij. E megjithatė, ai nuk e lėshonte. Priste ta ndihmonin. Ka rezistuar dy orė! Kur i kanė zbuluar shpatullėn e kanė gjetur tė prerė deri nė kockė.

Ju Lutem tė mė dėgjoni akoma edhe pėr njė fakt tjetėr, harakirin. Njeriu qė i hyn kėsaj gjėje nuk ėshtė nėn ndikimin e alkoolit, as tė ndonjė eksitusi tjetėr: ka agjėruar tėrė ditėn e mėparshme. Vesh rrobat mė tė mira, gjunjėzohet merr shpatėn, e fut mė parė lehtė, nė mėnyrė tė butė, nė drejtim vertikal, nė bark. Do tė duhej pra tė vdiste menjėherė sepse zorrėt dhe peritoni kanė mbetur tė shpuar... por nuk vdes: duhet tė thotė akoma tre vargje me lutje. Vetėm atėherė, lėshohet mbi shpatė duke ēarė lehrė gjoksin, nga poshtė - lart... E vetėm atėherė, pranon tė vdesė...

- Tani - vazhdon Mr. Buck - dy gjėra janė evidente, nė kėto fakte misterioze e nė njėqind tė tjera qė nuk mund t'i rreshtoj:

1. Se njė pėrpjekje e kėtij lloji nuk ėshtė thjesht njė pėrpjekje fizike, por mė shumė njė pėrpjekje psikike.

2. Qė pėrpjekja psikike mund tė japė rezultate pa kufi.
Nėse pikėsynimi do tė ishte pėrcaktuar njėqind metra mė tutje, vrapuesi pėr tė cilin kam folur do ta kishte arritur finishin e, vetėm pastaj do tė kishte rėnė.


ENERGJIA NJERĖZORE NUK NJEH KUFI

E ne, pėr fat tė keq, nuk dimė asgjė. Do tė ishte e nevojshme tė shkosh tutje nė lindje pėr tė zbuluar sekretet: tė mėsosh si mbetet nė mėnyrė celebrale (me anė tė trurit) njė hemorragji, si vetmitarėt rrojnė 90 vjet duke u ushqyer vetėm me qumėsht, tė njohėsh ata njerėz tė imėt e jo tė ushqyer mirė, qė pėrshkojnė 17 kilometra nė orė duke mbajtur pesha tė rėnda, duke kėnduar psalme...

NDIKIM NERVOR, MISTICIZEM?!

Nuk e di. Ku e marrin forcėn, banorėt e Polinezisė, pėr t'u futur 25 metra nėn ujė duke qėndruar 3 minuta? Si mundet njė kapiten marine tė qėndrojė nė vendin e komandimit 15 ditė e 15 net pa fjetur e duke mos ndjerė gjumė? Si shpjegohet rasti i njė kalorėsi qė bie, thyen tre brinjė, hipėn pėrsėri mbi kalė, kapėrcen pengesat e arrin nė pikėsynim? Nga shpėrthejnė kėto burime misterioze tė energjisė njerėzore?

Zgjidhja:

Mr. Buck mė vėshtronte ngultas, duke pritur njė pėrgjigje.
-Pėr mua - fillova t'i shpjegoj - ēėshtja nuk ėshtė kaq misterioze sa e gjykoni ju. Ajo qė ju e quani enigma e madhe, faktori X, mister (kujdes se enigmat e vėrteta, nė botė, numėrohen me gishtat e njė dore). Unė nuk besoj tjetėr tek fjala "mister"; ajo qė i zmadhon nė njė pikė tė tillė kufijtė e energjisė njerėzore: ajo qė ka fuqinė pėr tė realizuar absurden ka njė emėr tė shkurtėr, qė tė gjithė e njohin e pothuajse tė gjithė e keqkuptojnė: vullnet.

Shembujt, qė mė keni treguar, me habisin, por nuk mė lėnė nė mėdyshje. Nė fushėn morale e nė aktivitetin intelektual, kam parė fakte tė tilla e shembuj shumė tė veēantė, qė do t'ju mahnitnin... Pėr mua s'ka asgjė nė botė, qė vullneti tė mos mund ta kryej. Ku hyn vullneti, fjala "mrekulli" nuk ka mė arsye tė ekzistojė. Kujtoni batutėn e Napolonit: "E pamundura gjendet nė fjalorin e teveqelėve..."

Vazhdon...
avatar
Xhemajl

259


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sekretet e Vullnetit

Mesazh  Xhemajl prej 09.08.10 9:50

SEKRETET E VULLNETIT (2)

"Tė gjithė duan tė jenė padronė - ka thėnė W. Gėte - e asnjė s'ėshtė padron i vetvetes... Kush argėtohet me jetėn, nuk arrin kurrė sukses; kush nuk komandon vetveten, mbetet gjithmonė njė shėrbėtor".


QĖ TĖ MOS JESH NJĖ SHĖRBĖTOR

Tė vijmė tek ty, lexues. Ta zėmė - pėrkohėsisht - se ti je njė nga mijėra tė njerėzve qė kanė kaluar, e kalojnė pėrmes jetės time: njė nga ata njerėz qė hyjnė njė ditė tė bukur nė studion time e jetojnė pėr gjysmė ore nė kontakt me mua, nėn ndikimin e vullnetit tim, nė rrethin e drejtpėrdrejtė tė pushtetit tim.

Pėrshtypja qė ti do tė provoje do tė ishte ajo e njė inferioriteti tė qartė e tė padiskutueshėm mo ral. Njė njeri i ulur nė vendin e tij tė komandimit, i rrethuar nga njė personel (i shkallėzuar nė mėnyrė hierarkike, i disiplinuar, vigjilent) nėpunėsish e agjentėsh gati pėr tė kapur shenjėn mė tė vogėl tė padronit; njė njeri qė ka nė dorė tė gjitha instrumentet materiale tė sundimit tė tij, qė me njė firmė mund tė realizojė shifra absurde e me njė telefonatė vendos pėr fatin e qindra individėve, tė ngjall nėnshtrim, e ti vetė duhet ta pranosh: "Unė s'jam asgjė, pėrballė kėtij njeriu".

Tani, unė tė them: Ti vetė, ti qė je pėrpara meje, i hutuar nga ndikimi i pushtetit tim, i dobėt, i druajtur, i pasigurt, i zhvullnetur, mundesh, pėr disa vite, tė bėhesh njė "forcė" qė tė peshojė nė shoqėri, njė "pushtet" qė tė ngjall respekt e frikė, njė "dominues" i admiruar.

Nuk po bėj retorikė, as optimizėm me ēdo kusht. Vitet dhe eksperienca mė kanė mėsuar tė shqyrtoj me saktėsi mundėsitė e individėve e tė nxjerr pastaj argumente tė pėrpikta.

Sekreti i kėtij transformimi ėshtė tek ty, pak a shumė i zhvilluar, o ndoshta vetėm nė embrion, mbytur nga dembelizmi e nga indiferenca: njė embrion qė nuk ke bėrė pėrpjekje ta zhvillosh e ta pėrforcosh, o qė ndoshta ke tentuar ta rritėsh, por pa ia dalė mbanė.

TĖ DISH TĖ ZGJEDHĖSH:

"Tė gjithė duan tė jenė padronė - ka thėnė W. Gėte - e asnjė s'ėshtė padron i vetvetes... Kush argėtohet me jetėn, nuk arrin kurrė sukses; kush nuk komandon vetveten, mbetet gjithmonė njė shėrbėtor".

Qė tė mund tė dominosh tė tjerėt, ėshtė kusht i domosdoshėm tė dish tė dominosh vetveten. E pėr tė dominuar vetveten ėshtė e nevojshme tė kesh njė vullnet tė qartė, tė gatshmi, tė paepur. Duhet tė arrish nė atė pikė qė tė mund tė marrėsh nga vetvetja, nga burimet morale vetjake, fizike, intelektuale, tėre atė qė do tė doje pa pėrpjekjen mė tė vogėl.

Vetėm nė njė periudhė tė dytė, do tė mundesh tė ushtrosh mbi tė tjerėt atė dominim qė ėshtė zbatuar para sė gjithash me seriozitet, nė mėnyrė tė pamėshirshme mbi vetveten.

Energjia, kjo dhunti e lartė, qė ti shumė herė e ke admiruar tek njė tjetėr e nuk ke ditur kurrė ta ngjallėsh ne mėnyrė tė mjaftueshme tek vetja jote, ėshtė rezultati i njė fitoreje mbi elementet inferiore tė temperamentit. Nuk ėshtė njė veti e lindur dhe natyrore: ėshtė epilogu i njė pėrpjekje.

Energjia e dalė nga vullneti, e plotėson dhe e zgjat nė pambarim, duke transformuar pėrpjekjen fillestare nė zakon duke i dhėnė fuqi dhe zgjatje. Energjia ėshtė, me fjalė tė tjera, njė gjendje e vazhdueshme, e pandryshueshme, e zakonshme, e vullnetit, drejtuar ndaj njė qėllimi tė saktė e koshient.

Me anėn e vullnetit, do tė mbijnė e zhvillohen fort tek ty ambicia, vendosmėria, forca e durimit dhe e rezistencės, kruajua: tė gjithė elementėt e domosdoshėm pėr atė qė do, nė jetė, tė sundojė, e jo tė shėrbejė.
Bota, sot, i pėrket njeriut tė fortė. Tė jesh i fortė, do tė thotė tė dish tė dėshirosh. Tė dėshirosh do tė thotė tė dish tė realizosh. Ja leksioni i madh qė i jep jeta atij qė di ta kuptojė.

Nė punė, nė dashuri, nė lojė, njeriu me vullnet do tė ketė nė mėnyrė tė pashmangshme epėrsinė.
Nė punė, vullneti ngjall energji, e bashkė rendit, e drejton, e mbėshtet, e udhėheq drejt qėllimit, duke pėrmbysur nė mėnyrė tė pamėshir shme kundėrshtarėt e vėshtirėsitė materiale.

Nė dashuri, tė dobėtit ,janė nė mėnyrė siste matike tė eliminuar. Gratė, tė interesuara nga njėra anė tė zgjedhin burrin qė vlen mė shumė, qė fiton mė shumė, qė u garanton jetėn mė tė mirė ekonomike e shoqėrore e prej instinktit, nga ana tjetėr, pėr t'i dhėnė mė tė fortit, mė mashkullit, atij qė e sundon nė mėnyrė tė pashmangshme, kanė njė tmerr tė vėrtetė fizik, pėr tė dobėtit, pėr tė pazotėt, pėr tė zhvullneturit!.

Gruaja shumė rrallė e kupton atė qė pėrfshihet nė fushėn e idealit tė shpirtėrores, tė "ėndrrės": ėshtė tmerrėsisht kon krete dhe materialiste. Njė "kafshė ekonomike" e pėrkryer. Prandaj, mos jep asnjė shenjė mbi dhuntitė e tua sentimentale - nėse nuk ke tė tjera - e kujdesu tė jesh e tė dukesh i fortė.

Nė lojė kam vėnė re se individi mė i vullnetshėm, individi moralisht superior, ėshtė, nė 90% tė rasteve, ai qė fiton. Nė kushte tė barabarta, gjithmonė mė i forti ėshtė ai qė imponon lojėn e tij kundėrshtarėve.

DUKE BĖRĖ NJĖ PĖRMBLEDHJE:

Jeta i pėrket njerėzve tė vullnetshėm, tė tjerėt janė tė dėnuar tė veprojnė si shėrbėtorė mbi skenėn e shoqėrisė e tė shuajnė urinė me mbeturinat e banketeve tė padronėve. Njė burrė duhet tė pretendojė diēka mė shumė.

Ja dy vėrejtje, tė rėndėsishme:
1. Mos e gjyko veten nė mėnyrė tepėr optimiste.

Mos beso se ke arritur majėn e zhvillimit moral. Pėrsa i pėrket energjisė e vullnetit, kurrė nuk fitohet etapa e fundit. Gjithmonė mund tė shkohet mė tej. Ēdo hapi pėrpara i pėrgjigjen rezultate tė pabesueshme, qė ti tani i parandjen.

Njerėzve me vullnet, jeta u jep mė shumė sesa ata shpresojnė.

2. Mos e gjyko veten nė mėnyrė tepėr pesimiste.

Edhe nėse ti je infektuar nga sėmundjet mė tė rėnda, mė shkurajuese, mė poshtėruese tė vullnetit: nėse je i zhvullnetur, i pavendosur, i paqėndrueshėm, hipokondriak, dembel, kapriēioz, i turbulluar nga manira, i mbėrthyer nga njė ndjenjė inferioriteti e pafuqie, mundesh ta zhvillosh jashtėzakonisht shumė kėtė embrion, qė ti pra e zotėron, si ēdo individ tjetėr, por qė dergjet brenda teje nė gjendje latente (tė fshehtė) o embrionalet: vullnetin.

Edhe ti mund tė bėhesh pėr njė kohė tė shkurtėr njė njeri energjik. i vendosur, ngulmues, i sigurte, aktiv, i fortė. Ky libėr ėshtė bėrė pėr ty posaēėrisht pėr ty. Lexoje, studioje, zbatoje: do shėrohesh. Sė bashku me fjalėn e pamundur, duhet tė heqėsh nga fjalori yt edhe mbiemrin "i pashėrueshėm". Kush dėshiron tė shėrohet, shėrohet.

Thuaj vetes tėnde:

"Nė botė ekzistojnė padronė (pronarė, etj.) dhe shėrbėtorė, sundon o sundohesh. Ky ėshtė klasifikimi suprem shoqėror i individėve. Dy fate. I pari i pėrket individėve qė duan; i dyti atyre qė nuk dinė tė duan. Rruge tė mesme nuk ekzistojnė pėr kėtė. " Zgjidh!"

Vazhdon...
avatar
Xhemajl

259


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ēka nė tė vėrtetė ėshtė - VULLNETI

Mesazh  elco prej 09.08.10 15:04

Ēka nė tė vėrtėtė ėshtė VULLNETI


"Energjia, kjo dhunti e lartė, qė ti shumė herė e ke admiruar tek njė tjetėr e nuk ke ditur kurrė ta ngjallėsh nė mėnyrė tė mjaftueshme tek vetja jote, ėshtė rezultati i njė fitoreje mbi elementet inferiore tė temperamentit. Nuk ėshtė njė veti e lindur dhe natyrore: ėshtė epilogu i njė pėrpjekje."

Shkrimi, vecanarisht ky citat i marrė nga Xhemajl-i mė dha vullnet qė tė shkruaj pėr pikpamjet e mia mbi vullnetin.

Nė tė vėrtetė njerėzit posedojnė vullnet, ashtu si dhe tė gjitha qeniet e gjalla. Askush nuk ka arritur qė vullnetin ta prekė me dore, as ta shijoje, as ti marrė ere, as tia ndėgjoje zėrin e as ta shohė se ēfarė forme ka. Por ja qė tė gjithė e kemi dhe nė njė mėnyre e ndjejmė qė e kemi (sipas tė gjitha gjasave kjo shqisė qė na bėn ta ndjejmė do tė ishte shqisa e gjashtė).

"Vullneti" pra ėshtė njė emėrim (nocion) filozofik e qė ėshtė i lidhur ngushtė me lartesinė e vetėdijes sonė.

Vullneti tek njerėzit ēfaqet nė forma tė ndryshme, pėrderisa dikush ka vullnet pėr tė krijuar diēka, njė tjetėr ka vullnet pėr tė shkatėrruar diēka. Ose pėrderisa i njejti njeri nė njė moment ka vullnet pėr tė krijuar diēka, nė njė moment tjetėr ka vullnet pėr tė shkatėrruar. Me siguri qė ēdo njeri i vetėdijshėm i cili posedon vullnetin pėr tė jetuar, nė pėrpjekjet e tij pėr tė krijuar rrethanat jetėsore ashtu siē ai dėshiron, i ka ndodhur qė ti mėrzitet jeta. etj.

Kėto shembuj i morra pėr tė qenė mė i qartė pėrfundimi se VULLNETI ēfaqet nė forma tė ndryshme dhe se ēdo formė e vullnetit ka tė kundėrtėn e vet. Plotėsisht i vetėdijshėm, duke u bazuar nga prononcime tė shumė njerėzve, se shumė njerėz e quajnė vullnet vetėm atė formė tė vullnetit e cila sipas tyre ėshtė pozitive, kurse tė kundėrtėn - mungesė vullneti. p.sh.

1. Vullneti pėr jetė - Vullneti pėr vdekje
2. Vullneti pėr kenaqėsi - Vullneti pėr vuajtje
3. Vullneti pėr pushtet - Vullneti pėr nėnshtrim
4. Vullneti pėr dashuri - Vullneti pėr urrejtje
5. Vullneti pėr tė krijuar - Vullneti pėr shkatėrim
6. Vullneti pėr tė parashikuar - Vullneti pėr indiferencė
7. Vullneti pėr paqė - Vullneti pėr luftė
avatar
elco

2


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sekretet e Vullnetit

Mesazh  Xhemajl prej 13.08.10 12:37

SEKRETET E VULLNETIT (3)

Pėrsėritja e thjeshtė e njė fraze, e njė ideje, e njė. fakti, mund tė krijojė efekte tė pallogaritshme. Kujtoni imazhin e vjetėr tė pikės sė ujit e cila me durim, vazhdimisht gėrryen shkėmbin. Fuqia e errėt qė pėrfshihet nė kėtė formė sugjestioni, ėshtė mjaft e njohur nė Amerikė, e pėrbėn, nė fund tė fundit, sekretin e publicitetit.


AMLETI I PĖRJETSHĖM

"Energjia: virtuti i parė dhe i vetėm njerėzor"
W. Von Humboldt

Shekspiri na ka lėnė trashė gim, nė njė nga tragjeditė qė tė gjithė e njohim, Amletin, figurėn e njė njeriu tė pavendosur pėrjetės isht, i lėkundur ndėrmjet dėshirave dhe qėllimeve tė papajtueshme, i luhatur ndėrmjet plogėshtisė dhe veprimit, apatisė dhe vullnetit, hipokondrisė dhe eksitimit patologjik, dorėheqjes dhe ambicionit.

Kjo figurė, e pranuar, e vlerėsuar dhe e kthyer nė modė nga romanticizmi, ėshtė bėrė simbol i njė kategorie, pėr fat tė keq e pėrhapur, njerėzish qė rrojnė njė gjendje somnambulizmi, tė pafuqishėm pėr tė realizuar veprimin mė tė vogėl me njė farė rėndėsie e pėr tė ndjekur njė qėllim me njė farė vėshtirėsie, tė gatshėm pėr tė dramatizuar ndodhitė mė tė pakuptimta tė jetės sė tyre tė pėrditshme.

Mundet qė njė pjesė e lexuesve mi tė jetė infektuar tashmė nga amletizmi.

Kam njohur persona qė ndjenin kėnaqėsi nėse i ngjasonin moralisht dhe intelektualisht Amletit e qė mbanin vazhdimisht nė jetė maskėn e trishtimit tė ngrirė e tė mbyllur me njė rėndesė tė kobshme e moralizuese, e qė do ta ndjenin veten rehat vetėm poshtė njė manteli tė zi e me njė kafkė nė duar.

Pėrveē kėtyre teprimeve groteske, amletizmi mbijeton pėr fat tė keq nė njė numėr jo tė paket personash. Karakteret me vullnet serioz e tė vendosur janė tė paktė.
Njė firmė nė Londėr qė kėrkonte njė shitės endacak, mbasi vendosi tė merrte njėrin nga kandidatėt, shefi i personelit e vuri kėtė tė fundit nė njė provė.

- Nesėr nė orėn gjashtė e dyzetė - i tha - ju do tė niseni nė X vend. Mbasi tė keni arritur nė orėn njėmbėdhjetė do tė bleni dy sandwichs, sepse sigurisht do t`ju ketė marrė uria, pastaj do tė shkoni tė vizitoni klientėt, do tė rregulloni llogaritė e ndėrprera e do tė mė njoftoni telegrafisht ēfarė keni kryer.

Pas dy ditėsh, shefi i personelit morri njė telegram ku shkruhej:
"Kėtu nuk ka sandwichs. Jam i pavendosur. Mė telegrafoni ēfarė duhet tė bėj".
Sigurisht kjo ėshtė njė anekdotė. Por ekzistojnė, nė botė, individė amletjanė jo mė pak tė ngathėt e tė lėkundshėm se ai shitėsi endacak, tė hutuar pėrballė vendimeve mė fėmijėrore e situatave mė tė thjeshta e tė zakonshme.

Tani, tė gjithė ata qė janė tė infektuar nga kjo sėmundje e aq mė keq qė vazhdojnė tė kėnaqen me qėndrime tė zbrazėta, tė padobishme, anakronike tė njė trishtimi tė pakurueshėm e tė njė plogėshtie tė pėrjetshme, duhet tė mbajnė parasysh se tipi qė ata mishėrojnė i ka kaluar tashmė koha pėrfundimisht: mund tu dukej interesant vajzave dhe estetėve tė shekullit tė kaluar; por sot nė epokėn tonė, nė kėtė epokė tė ethshme e tė ashpėr, tė sunduar nga ankthi i shpejtėsisė, i veprimit e nė afrimin sa mė tė mundshėm me realitetin, nuk vlen mė.

Me romanet e 1830-ės, ėshtė zhdukur mania e fytyrave tė hequra, tė mekura e tė zbehta si tuberkulozė. Vajzat nuk qajnė mė pranė njė djaloshi tė ligėshtuar, me sy fatal, me qafėn tė rrethuar nga njė kravatė e zezė.

Kohėt kanė pėrmbysur pėrgjithmonė kėto manifestime te rėnies fizike e morale. Vajtimet pėr djaloshin e mjerė, tė ligėshtuar, nuk vlerėsohen mė; vajzat sot e ngulin shikimin mbi djemtė e fortė, me shpatulla tė fuqishme, qė flasin pėr makina e pėr rekorde; njerėzit e sotshėm i japin mė shumė rėndėsi energjisė, vullnetit, aktivitetit.

Kushdo e kėrkon fatin. Na i kanė thėnė qė kur ishim fėmijė. Gjithēka na bėn tė kujtojmė, deri edhe kinemaja, spektaklet e luftėrave qė kėrkuesit e parė tė arit bėnin mė shumė me rivalėt se me forcat e natyrės.

Popujt - qė manifestojnė nė shkallė mė tė gjerė e tė dukshme prirjet e individėve - ndjekin, sot, tė gjithė tė njėjtin qėllim: tė bėhen tė fortė. Shkolla, familja, institucionet shoqėrore pėrpiqen vetėm tė edukojnė individėt e masėn me kultin e njė virtyti qė po bėhet gjithmonė e mė i domosdoshėm: forcėn.

Shikoni Japoninė, njė nga kombet mė modernė shpirtėrisht. Qysh nė fėmijėrinė e parė, japonezėt shkathtėsohen, me forma nga mė tė ndryshmet, me praktikėn e vullnetit e tė energjisė. Rezultatet, janė nė rend tė ditės: tė gjithė i njohin.

- Parimet qė ne kėrkojmė, nėpėrmjet ēdo lėnde mėsimi, pėr tė futur nė trurin e studentėve - mė thoshte Rektori i Universitetit tė Tokios, nė njė udhėtim nė Japoni - janė kėto: "Qėllimi thelbėsor i jetės ėshtė tė dominosh. Virtyti mė i lartė njerėzor ėshtė vullneti. Me vullnet dominohen njerėzit dhe gjėrat".

Duke kėmbėngulur mbi kėto parime, pėr 100 vjet do tė kemi krijuar njė popull fitimtar, realizues, dominues: njerėz, me tėrė kuptimin e fjalės.

S'tė ngelet gjė tjetėr, veē tė konsultohesh me kujtimet e tua, pėr tė konstatuar se ēdo herė qė ke arritur tė fitosh njė rezultat tė rėndėsishėm, tė ēosh deri nė fund me fitore njė punė, tė realizosh diēka, ia ke dalė sepse ke dashur t'ia dalėsh.

E kur nuk ke arritur rezultatin qė i ke propozuar vetes, kur ke dėshtuar nė njė punė o nė njė pėrpjekje, shkaku kryesor ka qenė mungesa apo pamjaftueshmėria e vullnetit: Shkruajini, mėdyshje, pėrtaci, mosbesim, frikė.

Do tė diagnostikojmė thellėsisht krizat, sėmundjet e anomalitė e vullnetit e ndikimin e tyre ogurzi nė rrjedhjen e jetės sė pėrditshme. Do tė zbulojmė ilaēet e mėnyrėn si t'i pėrdorim. Ne vazhdim, do te shikojmė si forcohet vullneti, derisa t'i japim njė intensitet tė provuar, njė fortėsi diamanti, njė shtytje tė pa rezistueshme.

Secili nga lexuesit e mi qė dėshiron tė jetė i sinqertė me vetveten do t'i njohė me lehtėsi, nė inventarin qė unė do tė bėjė pėr tė metat e vullnetit tė tij. Duke zbatuar rregullat qė unė do tė sugjeroj, do te arrijė tė shpengohet plotėsisht. Etapa e pare do jete kryer. E dyta fuqizimi i vullnetit - nuk do tė paraqesė mė veē njė pasojė, e lehte dhe e thjeshtė pėr t`u realizuar.

PĖRGATITJE PĖR ZHVILLIMIN E VULLNETIT

Zhvillimi i vullnetit presupozon njė bazė thelbėsore: aftėsinė e interesimit dhe tė vėmendjes. D.m.th. aftėsinė pėr tė fiksuar - nė mėnyre spontane apo pėr shkak tė detyrimit - shpirtin mbi njė gjė, mbi njė person, mbi njė ide, mbi njė fakt, e pėr tė fituar pėr to interesimin.

Ata qe stėrviten, nė shoqėri, pėr te dėgjuar me vėmendje tė gjitha diskutimet qė u drejtohen atyre, fitojnė nė pak kohe njė intuite tė shpejtė, vigjilentė, tė sigurt. Shembulli me karakteristik vihet re tek diplomatėt.

Pėr ne, kjo zotėsi vėmendje e interesimi ka rendėsi kur lidhet me problemin e vullnetit. Nuk mund tė duash njė gjė qė tė mos ketė nxitur, qysh nė fillim, imagjinatėn tonė e tė ketė thithur vėmendjen tone, e pastaj, tė ketė ngjallur interesin tonė me te madh e me tė thellė.

SI ZGJEROHET VĖMENDJA?

Secili nga ju ka qenė, ndonjėherė, i mbėrthyer nga imazhe, idera, nė atė pike qė tė mos ketė mundur tė ēlirohet mė. Secilit nga ju i ka ndodhur gjatė njė dite tė tėrė, tė mendojė me ngulm pėr njė gjė, tė bluaj me mend njė frazė apo tė ketė pėrpara syve linjat e njė fytyre apo veēantitė e njė skene, e tė mos mundet mė, me gjithė pėrpjekjet e shumta, tė mendojė pėr njė gjė tjetėr, tė harrojė atė frazė, tė mos shohė atė fytyrė o atė skenė.

Kėto fiksime, kėto pėrsėritje tė papėlqyeshme, kėto ankthe, mund tė marrin njė ndryshim tė madh nė formė e tė hyjnė nė jetėn tonė nėpėrmjet shumė rrugėve. Janė fenomene tė monomanisė: forma tė vėmendjes sė ekzagjeruar, tė ushqyera nga kujtesa. Sa mė shumė tė pėrpiqeni t'i dominoni e t'i eliminoni aq mė shumė i imponohen shpirtit tuaj.

Pėrsėritja e thjeshtė e njė fraze, e njė ideje, e njė. fakti, mund tė krijojė efekte tė pallogaritshme. Kujtoni imazhin e vjetėr tė pikės sė ujit e cila me durim, vazhdimisht gėrryen shkėmbin. Fuqia e errėt qė pėrfshihet nė kėtė formė sugjestioni, ėshtė mjaft e njohur nė Amerikė, e pėrbėn, nė fund tė fundit, sekretin e publicitetit.

Njerėzit tėrhiqen nga pėrsėritja e vazhdue shme, si e kur duhet.

Kohėt e fundit, njė studiues amerikan u desh tė bėnte njė eksperiment pėr tė kuptuar, pėrafėrsisht, rėndėsinė e sugjestionimit tė njeriut nėpėrmjet pėrsėritjes sė thjeshtė.

Zgjodhi njė mjedis qė tė mos haste as faktorin mė tė vogėl tė favorshėm: qė tė mos joshte sedrėn e askujt, qė tė mos nxiste as lakminė, as kuriozitetin, as simpatinė, qė tė mos kishte as lidhjen mė tė vogėl me bindjet fetare apo morale tė personave mbi tė cilėt mendonte tė kryente eksperimentin.

Zgjodhi, bile, njė zgjidhje qė tė ngacmonte njė element me rėndėsi primare: interesin e tyre.

Lėshoi njė frazė: "Mė dėrgoni njė dollar!" , pasuar nga adresa e tij. Pėr njėzet ditė, gazetat, stacionet e radios, reklamat me drita pėrhapėn nga njėri skaj i Shteteve tė Bashkuar nė tjetrin kėtė slogan tė shkurtėr e urdhėrues: "Mė dėrgoni njė dollar!".

Qė nga ajo kohė e mė pas, njoftimi bėhej ēdo ditė mė kategorik e kėmbėngulės: "Ju kam thėnė tė mė dėrgoni njė dollar!... Nxitoni tė mė dėrgoni njė dollar!... Nuk ju mbeten mė, veē tri ditė pėr tė mė dėrguar njė dollar!... Ekziston akoma dikush qė duhet tė mė dėrgojė dollarin!... Para mbrėmjes sė nesėrme, duhet tė mė dėrgoni dollarin tuaj!... Mė dėrgoni dollarin tuaj brenda mesnatės".

Kėrkesa ishte absurde, e pakuptueshme, e pajustifikueshme. Megjithatė, nė krye tė 25 ditėve, dollarėt e ardhur nga ēdo cep i Amerikės arrinin nė 3 milion e 700 mijė. Eksperimenti e kishte arritur qėllimin plotėsisht e studiuesi, i kėnaqur, u kthente dėrguesve dollarin e tyre.

Vėmendja, pra, mund tė provokohet nė njė mėnyrė mjaft tė thjeshtė, tė pranueshme pėr tė gjithė: nėpėrmjet pėrsėritjes. E zėmė se njė ide o njė frazė tė mund tė jetė pėrsėritur l00 herė ndaj njė individi tė shkujdesur e tė paaftė pėr tė menduar, pa ngjallur tek ai vėmendjen mė tė vogėl.

Por, do t'i mjaftojė tė formulojė mendimin mė tė vogėl pėr atė qė i paraqitet e i pėrsėritet, qė tė krijohet tek ai njė farė vėmendje qė do tė jetė e prirur tė zmadhohet, tė zhvillohet, tė marrė pėrmasa tė mėdha. Pjesa mė e madhe e besėtytnive, e traditave, tė zakoneve e tė besimeve e kanė origjinėn tek pėrsėritja. Vetė zakoni, s'ėshtė tjetėr veē rezultati i njė pėrsėritje tė gjesteve, tė fjalėve, tė bindjeve.

Mbasi ke ngjallur njėherė vėmendjen, ėshtė e lehtė pastaj tė krijosh interesin. Kur ėshtė fjala pėr letėrsinė, shkencėn, artin, aktivitetin industrial, pėr problemet tregtare, mjeti mė i mirė pėr tė krijuar interesin qėndron nė okupimin e fuqishėm, pa ndėrprerje.

Pėr njė argument letrar, pėr shembull, do tė mjaftonte tė fillohej studimi duke akumuluar njė seri njohurish, tė ngulitet aktivisht nė kėrkime e nė lexime, duke mbajtur parasysh se pesė volume tė lexuara njėri mbas tjetrit pėr njė ēėshtje tė dhėnė, japin pėrfitimin mė tė madh se 50 volume tė lexuara nė njė distancė mujore ose vjetore. Ajo qė vlen ėshtė intensiteti dhe vazhdimėsia e pėrpjekjeve...

Tre tė katėrtat e njerėzve qė nė njė farė pike tė jetės sė tyre pushojnė ēdo aktivitet praktik e tėrhiqen nė ndonjė pronė tė tyre duke vendosur tė "pushojnė", shfaqin njė spektakėl tė trishtueshėm: harxhojnė ditėt njė pas njė pėr gjėra tė kota, e mėrziten tmerrėsisht, sepse nuk dinė tė interesohen pėr asgjė, as pėr libra, as pėr tablo, as pėr probleme shkencore o shoqėrore.

Megjithėse, mund t'i kalonin nė mėnyrė shumė mė tė kėnaqshme e mė tė dobishme pėr vete e pėr tė tjerėt vitet e tyre tė "pushimit", nėse do tė dinin tė interesoheshin pėr diēka. Kam vėnė re shpesh herė se, nė shoqėri, personat e aftė pėr t'iu kushtuar kohės nė dispozicion me okupime tė tjera qė nuk pėrbėjnė muhabete, kotėsira o kalime kohe me budallallėqe, janė fare tė paktė, paraqesin njė pėrjashtim.

Njė ditė, njė intervistues gjerman mė pyeti cili ishte, pėr mua, spektakli mė i trishtueshėm i shoqėrisė kontemporane

- Mėrzia - i jam pėrgjigjur, pa hezitim. Individit qė i hapet goja mė shkakton njė ndjenjė vuajtje. Ėshtė njė njeri qė nuk di tė jetojė. Tė jetosh, do tė thotė tė interesohesh, tė apasionohesh, tė mendosh pa ndėrprerje pėr diēka. Pa interesa jeta ėshtė njė nonsens (absurditet), njė budallallėk. Mėrzia rrjedh nga mungesa e interesave...

Binde veten pėr kėtė tė vėrtetė: nuk ėshtė e mundur tė duash, ose tė vendosėsh arritjen e njė qėllimi e ta ndjekėsh me kėmbėngulje, me metodė e durim, nėse ky qėllim nuk na intereson, ose, nėse s'kemi ditur, mė pėrpara, ta marrim kėtė qėllim nė konsiderate e tė krijojmė nė veten tonė njė pasion tė fortė tė pa shkatėrrueshėm pėr vazhdimin e tij.

Duhet sė pari, qė secili tė dijė me saktėsi ē'mendon tė bėjė me pėrkushtim e me vėmendje; duhet, sė dyti, qė tė vėrtetojė nėse aktiviteti i pėrcaktuar e intereson realisht; nė kėtė rast, suksesi ėshtė i sigurt. Vullneti nuk do tė bėjė tjetėr veē do tė ndihmojė kėtė nxitje tė krijuar mė pėrpara e do tė forcohet vazhdimisht nėpėrmjet pengesave e vėshtirėsive qė do t'i duhet tė hasė.

Duhet tit ngulitėsh, njėherė e pėrgjithmonė, dy parimet qė pėrbėjnė bazėn pėr zhvillimin e vullnetit: vėmendjen dhe interesimin.

Vazhdon...
avatar
Xhemajl

259


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

E MREKULLUESHME

Mesazh  agro1 prej 14.08.10 14:47

Te faleminderit shum, shum, shum. E mrekullueshme !
avatar
agro1

20


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sekretet e Vullnetit

Mesazh  Xhemajl prej 14.08.10 14:54

.


Edituar pėr herė tė fundit nga xhemajl nė 10.04.12 16:47, edituar 1 herė gjithsej
avatar
Xhemajl

259


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sekretet e Vullnetit

Mesazh  Xhemajl prej 16.08.10 20:04

SEKRETET E VULLNETIT (4)

Autosugjestioni qėndron pikėrisht nė ndikimin e vetėdijes mbi pavetėdijen (me terma mė tė sakta: tė njė njeri mbi vetveten), me qėllim pėr tė krijuar njė bindje, njė veprim, njė qėndrim tė paravendosur.

Ne mund te autosugjestionohemi, nė mėnyrė qė tė marrim nga vetja jonė rezultatet qė duam. Autosugjestioni vihet pėrmes pėrsėritjes me durim tė njė vendimi o tė njė propozimi, nė tė cilin duhet tė hyjė gjithashtu "maksimumi" bindjes, por nga i cili pėrjashtohen nė mėnyrė absolute sforcimi dhe kokėfortėsia.


ZHVILLIMI I VULLNETIT

Shqyrtoni me vėmendje kėtė fakt. Ekzistojnė nė botė miliona individė, qė vuajnė nga gjaknxehtėsia, nga mungesa e kontrollit mbi vetveten, nga manira, nga tė meta shumė tė ndryshme qė hyjnė nė kategorinė e madhe tė fenomeneve nervozė, e qė nuk do tė kėrkonin mė tepėr veē tė dinin tė dominonin e tė pėrmbanin vetveten.

Neurologėt pohojnė se nė kėto raste mjafton tė veprohet mbi trurin e tė sėmurit, mbi inteligjencėn e tij, mbi idetė e tij. E metoda tregohet, nė shumė raste, plotėsisht e paefektshme. Njė individ mund ta dijė shumė mirė se ėshtė i keq e megjithatė tė jetė i pazoti tė korrigjohet.

Ē'mund tė bėjė, ky individ, pėr t'u shėruar? Vetėm njė gjė: tė pėrqendrojė vėmendjen e tij, pėr njė farė kohe, mbi zakonet e reja, derisa tė harrojė plotėsisht tė parat. Duke gjetur metodėn pėr tė arritur kėtė qėllim (pėr tė eliminuar zakonet e vjetra e pėr tė fituar tė rejat), shėrimi do tė jetė fare i lehtė. Por si do tė mundet, ky individ tė fitojė zakone tė reja?

Duke ndėrmarrė njė pėrsėritje sistematike, tė rregullt e graduale tė gjesteve tė kundėrta me zakonet nga tė cilat do tė ēlirohet, e njėkohėsisht, duke pėrcaktuar nė vetvete - me njė seri auto-sugjestionesh qė do tė analizojnė - njė gjendje tė zakonshme qetėsie e gjakftohtėsie. Shėrimi do tė vijė nga vetvetja.

Po kėshtu edhe pėr sėmundjet e vullnetit. Zhvillimi i vullnetit ėshtė njė problem i thjeshtė zhdymėzimi e autosugjestioni.

ĒFARĖ ĖSHTĖ AUTOSUGJESTIONI?

Tė gjithė lexuesit e mi e njohin nėpėrmjet romanit tė Stevensonit o pėrmes interpretimit kinematografik tė Frederik March, ndodhinė e doktor Jeckyll: njeriun qė kishte arritur, nėpėrmjet njė proēesi kimik, tė zhdymėzonte vetveten e tė luante, herė pjesėn mė tė mirė e tė vetėdijshme tė personalitetit tė tij, herė pjesėn mė tė keqe, pjesėn e shėmtuar.

Ideja themelore e kėtij romani nuk ėshtė e re. Stevensoni nuk ka bėrė tjetėr veē ta dramatizojė. Prej kohėsh dihet se tek ēdo njeri gjendet njė element i dyfishtė, njė shtytje e dyfishtė, njė personalitet i dyfishtė: vetėdija dhe pavetėdija, prej nga rrjedh, nė jetėn morale, njė renditje e dyfishtė faktesh! Frojdi e ka kapur dhe e ka ngritur nė shkencė kėtė teori shumė tė vjetėr, tė vėrtetuar nga fenomene tė shumta, si delirium tremens e somnambulizmi.

Autosugjestioni qėndron pikėrisht nė ndikimin e vetėdijes mbi pavetėdijen (me terma mė tė sakta: tė njė njeri mbi vetveten), me qėllim pėr tė krijuar njė bindje, njė veprim, njė qėndrim tė paravendosur. Ne mund te autosugjestionohemi, nė mėnyrė qė tė marrim nga vetja jonė rezultatet qė duam.

Autosugjestioni vihet pėrmes pėrsėritjes me durim tė njė vendimi o tė njė propozimi, nė tė cilin duhet tė hyjė gjithashtu "maksimumi" bindjes, por nga i cili pėrjashtohen nė mėnyrė absolute sforcimi dhe kokėfortėsia. Nėse ti, natėn (supozojmė se ti vuan nga pagjumėsia) pėrqendrohesh, mbyll sytė, e duke qėndruar i qetė brenda jorganit, i pėrsėrit vetvetes, nėn zė, me bindje: "Ja, tani po fle, tani po mė zė gjumi..." ėshtė fare e qartė qė do tė flesh pėr pak minuta; nėse pėrkundrazi, irritohesh, e vendos me veten tėnde: "Dua tė fle, dua absolutisht tė fle... nuk do tė flesh kurrė".

Autosugjestioni duhet tė jetė i efektshėm nė gjendje shpirtėrore fare tė qetė, nė njė ambient pa zhurmė, nė orė tė pėrshtatshme. Efekti i kėtij procedimi psikologjik ėshtė shumė i madh. Doktor Cone, nė Francė ka krijuar njė sistem tė tėrė terapie nė bazė tė sugjestionit, duke mundur tė shėrojė nevrasteni (dobėsi nervore), fobi (ankth), marrje goje, paralize, nevralgji (dhimbje nervi). Metoda e tij ėshtė bazuar mbi kėtė "Nėse arrini tė bindni njė tė sėmurė se mund tė shėrohet, do tė shėrohet".

Nė fushėn e vullnetit, autosugjestioni pėrbėn faktorin vendimtar, sekretin, bazėn, kyēin e kthesės. Zbatimi i tij, do tė jetė pėr ty njė punė interesante, tėrheqėse. Do tė vesh re zgjimin e vullnetit tėnd me njė kėnaqėsi nė rritje, si njė aventurė plot joshje o me shfaqje sugjestive (tėrheqėse).

Nė pėrputhje me atė qė thotė doktor Cone, duke iu referuar kurės sė sėmundjeve, mund tė pohohet, nė fushėn e vullnetit: "Nėse ti arrin tė bindėsh veten se mund tė duash e tė arrish atė qė ke pėr zemėr, do ta arrish". Kur njė ide ėshtė transformuar, nė mendjen tonė, nė sugjestion, ēdo pėrpjekje e kryer pėr ta eliminuar nuk bėn tjetėr veē do t'i jepte fuqi mė tė madhe e fortėsi mė tė madhe.

Autosugjestioni bėn pjesė nė forcat e mėdha qė flenė tek ne: duhet ditur ta dominosh e ta shfrytėzosh. Ėshtė njė armė e fuqishme, qė pak e njohin dhe e vlerėsojnė. Jemi ashtu siē duam tė jemi: kushdo qė ecėn nė jetė me idenė pėr tė arritur diēka, nė mėnyrė tė pashmangshme do ta arrijė.
Pėr arsye eksperimentimi e stėrvitje, bėj kėto ushtrime elementare. Do tė shėrbejnė si parapėrgatitje pėr ato qė do tė tė sugjeroj mė tutje. Mos i nėnvleftėso: janė tė domosdoshme pėr ty.

USHTRIME PARAPĖRGATITORE

Mbyllu nė dhomėn tėnde, o nė njė dhomė ēfarėdo, ku tė jesh vetėm tė kesh mundėsi tė vendosėsh njė farė qetėsie e njė farė pėrqendrimi. Pakėsoje dritėn, nė mėnyrė qė tė krijohet njė gjysmė hije e lehtė. Ulu, vendose veten nė njė pozicion tė rehatshėm, qė tė mos tė tė shqetėsojė o tė tė hutojė asnjė pėrshtypje me karakter fizik. Nė fillim, imponoi vetes njė qėndrim absolutisht tė palėvizshėm pėr pesė minuta, mė pas do tė arrish, shkallė - shkallė, deri nė 15 minuta.

Ky ushtrim i thjeshtė kėrkon tashmė njė farė pėrpjekje tė vullnetit, siē do ta vėresh edhe ti vetė. Pėrsėrite shpesh, derisa ti tė kesh arritur tė ruash palėvizshmėrinė, pa pėrpjekjen mė tė vogėl, pa lodhje, pa tension nervor.

Atėherė, e vetėm atėherė, do t'i imponosh vetes njė argument meditues, mbi tė cilin do tė pėrqendrosh, nė mėnyrė tė thellė, tė vendosur, tėrė vėmendjen tėnde e inteligjencėn tėnde. Do duhet tė arrish, duke e pėrsėritur tetė o dhjetė herė ushtrimin, qė tė mund tė mendosh pėr njė ēerek ore pėr njė argument ēfarėdo, me njė intensitet tė tillė, qė tė mos biesh mė nė hutimin mė tė vogėl as tė mos ndikohesh nga zhurma mė e vogėl rreth e rrotull.

Nė vėshtrim tė parė, ky do tė duket ndoshta njė ushtrim fėminor o punė pėr murgjit. Nė fakt ėshtė njė sport i vėrtetė pėr vullnetin: njė gjimnastikė e vullnetit, e aftė pėr tė zhvilluar vetitė e tua tė pėrqendrimit e tė dominimit mbi vetveten. Dhjetė, pesėmbėdhjetė minuta nė palėvizshmėri, pėrbėjnė njė pėrpjekje tė vullnetit, qė fare pak dinė ta kryejnė: 10, 15 minuta meditim mbi tė njėjtin objekt, pa shqetėsime tė asnjė lloji, zbulojnė njė fuqi energjie jo indiferente, tė pranueshme vetėm pėr ata qė, nga eksperiencat e mėparshme, janė stėrvitur tashmė nė pėrqendrim e nė izolim mendor.

Sa herė, nė fakt, do tė kesh vėnė re, me njė ndjenjė inati e zemėrimi qė, pavarėsisht se tė ėshtė imponuar nė mėnyrėn mė absolute pėr tė thelluar njė ēėshtje tė dhėnė, shpirti yt fillonte automatikisht tė endej e tė tėrhiqej, pėrmes njė bashkėlidhje idesh tė vėshtira pėr t'u rindėrtuar, shumė larg nga pikėnisja! E duke u shkundur pėrnjėherėsh nga ėndėrrimi yt i kotė, do tė ēuditesh qė e ke lėnė veten tė shtyhet kaq lehtė nga imagjinimi, nė njė fushė krejt tė ndryshme nga argumenti meditues qė tė ishte imponuar.

Askush nuk mund tė nisė njė veprim pėr fitoren e energjisė e pėr zhvillimin e vullnetit, nėse nuk arrin mė parė tė dominojė fantazinė e vet.

Ushtrime tė tjera, tė ngjashėm me tė mėparshmin, por shumė mė tė lehta, janė kėto: tė shtrish dorėn mbi gju e tė pėrpiqesh tė numėrosh ngadalė, pa menduar pėr asgjė tjetėr, duke pėrkulur herė pas here gishtėrinjtė, sė pari deri nė tre, pastaj deri nė pesė, pastaj deri nė dhjetė, deri nė njėzetė. Ose: tė numėrosh me vėmendje hapat e tua, duke ecur rrugės, nė mes tė turmės.

Ose: tė shqyrtosh thellėsisht e tė ndash nė linja tė veēanta njė vizatim tė komplikuar gjeometrik. Do tė gjesh shumė prej kėtyre mėnyrave praktike qė - nėse ndryshojnė nė mėnyrė tė vazhdueshme - nuk do tė tė lodhin tepėr e do tė tė ndihmojnė tė arrish njė rezultat tė rėndėsishėm: forcėn e pėrqendrimit, tė vėmendjes, e tė menduarit. Do tė stėrvitesh kėshtu me anė tė autosugjestionit, i cili siē e kemi parė, ėshtė krejt njė ēėshtje pėrqendrimi e kėmbėngulje ndaj njė qėllimi tė pėrcaktuar.

Ja, tani, disa ushtrime autosugjestioni, si parapėrgatitje pėr zhvillimin e vullnetit. Nėse do tė kesh njė ide tė qartė pėr fuqinė e autosugjestionit qė ushtron mbi individėt, shqyrto kėto dy raste:

I pari i referohet akrobacisė. Nėse ti vendos gjysmė metri nga toka njė dėrrasė tė gjerė 20 centimetra, do ta pėrshkosh me lehtėsi tė madhe; por nėse ti e vendos nė 100 metra lartėsi e do pėrpiqesh tė kalosh mbi tė, do tė biesh. Kjo, sipas logjikės, nuk do tė duhej tė ndodhte absolutisht.

Por ėshtė ēėshtje autosugjestioni. Ti nuk bie nga gjysmė metri lartėsi, sepse je i bindur se nuk do tė biesh: bie nga 100 metra, sepse je bindur se do tė biesh. Akrobati nuk bie nga 100 metra lartėsi, sepse ka arritur, duke autosugjestionuar e duke ia treguar vetes me njė fare numri provash, pėr t'u bindur se nuk do tė bjerė.

Njė fakt tjetėr. Ta zėmė se ti hyn nė oborrin e njė shtėpie fshati e qė njė qen tė sulet duke lehur. Nėse ti i kthen shpatullat e ikėn, qeni do tė tė kafshojė; nėse nuk lėviz e i ngul sytė, nuk do tė tė sulmojė. Do ta shpjegosh faktin, duke thėnė se nė rastin e dytė qeni ka pasur frikė nga ty, ėshtė tėrhequr nga shikimi yt e nuk ka guxuar tė tė sulmojė.

Ėshtė njė shpjegim i pamjaftueshėm: shpjegon vetėm qėndrimin e qenit, e nuk shpjegon tėndin. Nė rastin e parė, ti i je nėnshtruar vrullit e ke ikur, i bindur se qeni do tė kishte kafshuar nė mėnyrė tė pashmangshme: e nė fakt ka ndodhur pikėrisht kėshtu. Nė rastin e dytė, pėrkundrazi, ti i ke thėnė vetes tėnde se qeni nuk do tė tė kishte sulmuar, e prandaj nuk ke lėvizur: nė fakt qeni nuk tė ka sulmuar.


USHTRIME ELEMENTARE AUTOSUGJESTIONUESE

1. Ti duhet tė ndėrmarrėsh njė punė, tė nisėsh njė kėrkim, tė kapesh pas njė pune ēfarėdo. Para se te vihesh nė veprim, pėrqendrohu e mendo mirė disa minuta pėr atė qė do tė tė duhet tė bėsh, pėr tė vendosur si ta kryesh e pėr ta ēuar deri nė fund, pėr tė mos hequr dorė para se ta kesh kryer plotėsisht. Megjithėse mund tė tė dukej e ēuditshme, do tė kuptosh se realizimi i punės do tė jetė fare i lehtė e qė do tė arrish realisht ta ēosh deri nė fund, me njė rezultat tė plotė, tė pėrkryer.

Mos i jep kėtij ushtrimi njė vlerė thjesht si eksperiment me hope, i mirė pėr t'u realizuar nganjėherė. Pėrshtate si sistem. Asgjė nuk provizohet nė jetė: njė pėrgatitje serioze dhe e thellė morale ushtron, mbi ēdo gjest tėndin e mbi ēdo aktivitet tėndin, njė ndikim vendimtar.

Pėrdore mbi tė gjitha kėtė sistem kur ėshtė fjala pėr vendime tė rėndėsishme. Do tė kishte, nė bote, shumė mė pak tė falimentuar shumė mė pak tė spostuar, shumė pak "tė dėshtuar", nėse para se tė formulohet njė vendim qė mund tė ndikojė pėr pjesėn mė tė madhe tė tė ardhmes, secili do tė bėnte ato qė unė tė kam sugjeruar.

Nėntėdhjetė pėrqind e vėshtirėsive, tė druajtjeve, tė ndjenjave shqetėsuese, qė fillestarėt provojnė nė ēdo ndėrmarrje tė re, e qė shpesh bėn tė tėrhiqen, rrjedhin nga mungesa e ēfarėdo lloj parapėrgatitje morale.

2. Mbrėmjeve, nė krevat, para se tė flesh, thuaj vetvetes nė mėnyrė tė qetė por tė vendosur: "Nesėr, gjatė gjithė ditės, dua tė jem ēliruar nga ēdo torturė morale o nervoze, dua tė mbetem i qetė e alegro, dua tė jem i respektuar me tė gjithė" Ditėn tjetėr, do tė vėsh re se dėshira e shprehur vetvetes nė formė kaq kategorike, ushtron mbi ty e mbi gjendjen tėnde shpirtėrore njė ndikim tė pamohueshėm, tė dukshėm: mė i dobėt nė ditėt e para, mė fortė nė ditėt e mė pasme, nėse do tė jesh kėmbėngulės pėr njė farė kohe nė kėtė ushtrim.

Do tė kesh natyrisht momente dobėsie: nuk mund tė merret pėr 15 ditė, njė pėrmbysje tėrėsore e temperamentit tuaj. Edhe njeriu mė i urtė i botės mund t'ia presė fytin njė tjetri, nėse do tė jetė provokuar forcėrisht. Por dobia e kėsaj forme elementare tė autosugjestionit do tė shfaqet nė mėnyrė tė pamohueshme. Disa profesorė kanė arritur, me kėtė sistem, tė shėrojnė pasionin pėr opium e pėr vese tė tjerė tė gjykuara pėrgjithėsisht tė pashėrueshme.

3. Ti e di se duhet, nesėr, tė kryhet njė veprim qė kėrkon vullnet e vendosmėri; se duhet tė ndėrmerret njė punė e vėshtirė, e mėrzitshme, antipatike; se duhet tė kryhet njė detyrė; se duhet tė paraqitesh tek njė person qė e urren; se duhet tė mbash njė diskutim; se duhet t'i thuash jo dikujt. E di se duhet tė zotėrosh, se duhet tė bėsh, nė fund tė fundit njė pėrpjekje tė madhe mbi vetveten.

Formulo para se tė flesh, njė vendim tė kėtij lloji: "Dua, nesėr, tė kryej me shumė qetėsi e me shumė indiferencė, atė diēka tė pėrcaktuar qė mė ngacmon". Mos iu impono tepėr dhunshėm, as me ndjenjė hidhėrimi; por me thjeshtėsi, me gjakftohtėsi, pothuajse pa e pėrfillur shumė. Do tė arrish, pa dyshim, tė kryesh atė qė duhet, nė mėnyrėn qė ti e ke paracaktuar.

E duke vazhduar me kėmbėngulje nė kėtė qėllim tė pandėrprerė pėr ta bėrė natyrė tė dytė nė veten tėnde, do tė marrėsh efektet me tė mrekullueshme. Duke pėrsėritur shpesh kėto lloj ushtrimesh, do tė mundesh tė vėsh re nė mėnyrė tė pagabueshme njė pėrmirėsim tė madh nė gjendjen tėnde shpirtėrore tė zakonshme.

Prandaj mos u shkurajo, nėse eksperimentet e para do tė duken jo shumė tė kėnaqshme. Kėmbėngul, pėrsėrit me durim eksperimentet, zhvilloi me bindje: rezultatet nuk do tė vonojnė tė shfaqen. Atėherė, sapo tė kesh filluar tė kuptosh se ke fituar njė farė dominimi mbi vetveten, mos harro se ky ėshtė momenti i ēmueshėm qė tė shumėfishosh aktivisht pėrpjekjet e tua. Rezultati i kėsaj disipline tė fortė e tė durueshme morale do tė kalojė parashikimet e tua.

Fund i kapitullit tė parė
avatar
Xhemajl

259


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faleminderit.

Mesazh  agro1 prej 17.08.10 22:55

Faleminderit shume!
avatar
agro1

20


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

SEKRETET E VULLNETIT (1) (Kapitulli i dytė)

Mesazh  Xhemajl prej 23.01.11 12:11

KRIZA E VULLNETIT

SHKURAJIMI

"Fati ynė nuk ėshtė jashtė nesh, por brenda nesh: tek vullneti ynė"
Confucio


Dua - duke folur pėr kėtė krizė tė vullnetit - tė vė nė dukje njė fenomen tė cilin tė gjithė, pak a shumė, e takojnė nė jetėn e tyre: njė fenomen depresioni qė ushtron nė disa periudha tė ekzistencės, ndonjėherė tepėr tė gjata, njė ndikim shkatėrrues.

Edhe ti do tė kesh kaluar tė paktėn njė nga kėto periudha tė errėta, tė zymta, tė tmerrshme, gjatė sė cilės duket se njė ankth torturon trurin, paralizon vullnetin, ashpėrson shumė nervat. Vetėm ata qė nuk kanė bėrė kurrė asgjė, qė nuk kanė ndėr­marrė kurrė asgjė, qė kanė ndjekur me pasivitet rutinėn e jetės sė tyre monotone, tė zakonshme, tė lehtė, nuk e njohin shkurajimin.

Ata qė, si ty, pėrpiqen tė shmangen nga automatizimi i karrierės sė tyre tė vogėl, pėr tė krijuar njė jetė mė tė denjė, janė vazhdimisht tė ekspozuar ndaj kėtyre periudhave tė zymta tė depresionit moral, sepse, jo tė gjitha pėrpjekjet janė tė prirura tė realizohen pa kontraste tė rėnda; e ēdo vėshtirėsi me njė farė mase, ēdo mossukses, ēdo rezultat negativ, krijon nė vetvete njė reagim shkurajimi, qė nėse nuk pėrballohet e mbytet para se tė jetė thelluar e zhvilluar - mund tė paragjykojė fatkeqėsisht tėrė tė ardhmen.

Njė nga karakteret mė tė dėmshme e tė rrezikshme tė shkurajimit qėndron pikėrisht nė kėtė prirje tė tij pėr t'u zmadhuar, pėr t'u intensifikuar, pėr t'u thelluar e pėr tė pėrmbysur me njė goditje tė vetme - tėrė energjitė e njė njeriu: kurajėn, vullnetin, shpirtin e besimin nė vetvete, besimin nė sistemin e vetė nervor.

Pėrplasjet e jetės krijojnė me mijėra nga kėto "kufoma tė gjalla". Klinikat janė mbushur me persona tė infektuar nga kjo sėmundje, pėr tė cilėn janė gjetur - pėr tė pakėsuar shqetėsimet e tė vuajtu­rve - emrat mė tė ndryshėm: nevralgji, ipokondri, depresion psikik: por nė realitet ėshtė gjithmonė e njėjta dhe e vetmja sėmundje: shkurajimi!

E jo vetėm klinikat: por bota ėshtė plot me fatkeq qė zvarriten si nėn peshėn e njė dėnimi tė pariparueshėm, tė njė sėmundje tė pashėrueshme, njė fati tė keq: me individė qė ecin nė jetė si hije: tė pakėnaqur, tė nervozuar, gati pėr t'u nxehur, shkėputur nga realiteti: me njė fjalė, tė mundur.

Ēdo riparim fizik, ēdo kurė dietike, ēdo terapi mjekėsore tregohet absolutisht e paefektshme, mbi kėta tė sėmurė nga nervat. Ilaēin, secili e ka brenda vetes; por tė pakėt, shumė tė pakėt, janė ata qė dinė tė arrijnė kėtė zbulim e tė ndėrmarrin kurėn qė do tė mund shėronte; njė kurė; me karakter thelbsisht moral.

Flas me bindje tė thellė pėr kėtė: unė vet kam pėsuar - si tė gjithė ata qė bėjnė njė jetė tė ethshme e ripėrtėrijnė, si mund ta themi ēdo ditė, njė pėrpjekje qė mund tė ketė sukses o mund tė dėshtojė - goditje shkurajimi. Por, ndryshe nga pjesa mė e madhe e personave qė bien nė mossukses, nuk i kam lėnė kurrė kohė goditjes e mundėsisė pėr tė pėrfunduar nė krizė.

Shkurajimi, siē kam thėnė, ėshtė njė sėmundje progresive: fillon tė shfaqet si njė fenomen i izoluar i jetės tonė e arrin, nėse nuk mbytet nė kohė, tė thithė tėrė personalitetin tonė, mendimet tona, botėn tonė tė brendshme. Sekreti i kurės qėndron nė vetėdijen pėr ta kapur nė kohė.

"Unė nuk e kam lejuar kurrė shkurajimin tė mė sundojė mė shumė se njė ēerek ore - mė thoshte njė ditė Rockfelleri - Ja pėrse kam arritur tė ēaj nė situata qė kushdo do t'i kishte pėrcaktuar tė dėshpėruara, absurde, tė patolerueshme.

Nėse i nisur nga asgjė, kam arritur tė realizoj punėra qė kanė ēuditur Amerikėn, nuk ka ndodhur vetėm sepse unė jam njė punėtor i madh, njė inteligjent i madh, o njė fatlum: ia dedikoj suksesin tim, mbi tė gjitha, se kam pasur besim: se nuk e kam lėnė kurrė veten gjatė nė krizė shkurajimi, se kam transformuar, me kėmbėngulje e optimizėm, njė dėshtim nė njė sukses, se kam besuar atje ku tė tjerėt do tė ishin tė dėshpėruar.

Ky besim nė tė ardhmen, tek fati nė dobinė e pėrpjekjeve tė mija, ka ngulitur nė tėrė qenien time atė gjurmė dinamizmi, qė e ka bėrė tė pėlqyeshme e interesante pėr mua, tė admirueshme pėr tė tjerėt".


MOS BESO NĖ PARIPARUESHMĖRI

Lumturia ėshtė "vullnet i kėnaqur". Ai qė nuk ka arritur, nė ndonjė rrethanė tė jetės, tė realizojė vullnetin e tij e nuk ka ditur tė fshijė pėrshtypjen e pafuqisė qė i ėshtė krijuar prej kėsaj, ai qė nuk ka ditur tė frenojė nė kohė ndjenjėn e shkurajimit, ėshtė i prirur tė mbajė nė jetė njė peshė qė do t'i prishte ēdo gėzim.

Mjafton njė mossukses pėr tė krijuar njė "tė falimentuar": kur kėtij mossuksesi i ngjitet njė krizė e papėrcaktuar shkurajimi. Ja, pėr ty, metoda qė duhet tė pėrdorėsh nė momentet e rėnda e tė vėshtira tė jetės.

Kur ndjehesh i goditur nga njė fatkeqėsi, nga njė padrejtėsi, nga njė mossukses, mos krijo nė veten tėnde atė paragjykim tė tmerrshėm qė quhet: pariparueshmeri. Asgjė nuk ėshtė e pariparueshme nė botė. Mos i thuaj vetvetes: jeta ime ka mbaruar. Jeta gjithmonė mund tė rifilloje. Mos mendo: unė nuk jam i prirur pėr tė pasur sukses. Tė gjithė janė tė prirur pėr tė arritur sukses.

Kam parė individė, qė kanė ēuar me kurajo deri nė fund punėra nė tė cilat kanė qenė penguar nga njė kompleks kundėrshtimesh tė mėdha. Kam njohur njerėz qė kanė pasur kurajon tė rindėrtojnė njė jetė tė re mbi rrėnojat e shkatėrrimit moral financiar: njerėz qė njė ditė kanė vėnė re shembjen e tėrė fatit tė krijuar me durim nė dhjetėra vjet sakrificė e punė, e qė mėngjesin tjetėr kanė ditur tė gjejnė nė veten e tyre forcėn pėr tė rifilluar nga e para: njerėz qė dhjetė herė kanė falimentuar nė njė pėrpjekje, e nė tė njėmbėdhjetėn kanė arritur suksesin: njerėz qė dukeshin tė humbur, qė nė gjykimin e njerėzve tė zakonshėm quheshin tė dėshtuar, e qė kanė ditur tė pėrmbysin situatėn e dėshpėruar.

Mos u shkurajo kurrė. Sado tė rėnda tė jenė rrethanat nė tė cilat ti pėrplasesh, sado kritike tė jenė kushtet e tua, gjejė nė veten tėnde forcėn pėr tė mos u rrėzuar kurrė. Mbi tė gjitha mos u dėshpėro kur je i detyruar tė luftosh kundėr vėshtirėsive me karakter financiar. Pesėdhjetė pėrqind e njerėzve aktualisht mė tė pasur tė botės kanė vuajtur nė rini - e shpesh edhe nė vitet e pjekurisė - nga uria.

E nė ēdo kohė, nė ēdo vend, ka qenė gjithmonė kėshtu. Tė gjithė ata qė ia kanė dalė tė bėjnė diēka tė madhe nė botė e qė kanė pretenduar tė ngrihen mbi masėn, kanė luftuar ashpėr kundėr varfėrisė e mjerimit.

Karli i VII, mbret i Francės, para se tė dilte fitimtar nga lufta kundėr kundėrshtarėve tė tij, ndodhej nė njė gjendje tė keqe. Po kėshtu edhe Luigji i XII.

Aleksandėr Dumas ishte vazhdimisht i ndjekur nga ftuesit e gjykatės. Kjo kategori nėpunėsish pėr­bėnte pėr tė njė ankth tė vėrtetė. Njė ditė qe ftuar pėr tė dhėnė njė kartėmonedhė njėzet frangash pėr varrosjen e njė ftuesi tė vdekur nė mjerim. Dumas dha dyzet, duke thėnė: Ja 40 franga: varrosni dy.

Gjėja e parė, pra, ruaje nga gjykimi "i paripa­rueshėm" veten tėnde. Nuk them se ti duhet t'i du­rosh me indiferencė tė plotė provat e hidhėrimet e jetės: stoicizmi absolut nuk ekziston veē nė teori, nė realitet ėshtė i parealizueshėm.

Por ekziston njė gjendje e zakonshme shpirtėrore, pikėrisht pėr njeriun qė, duke marrė parasysh humbjen e pėsuar, di ta durojė mė mirė se njė tjetėr: ėshtė kalitja morale, qė mund tė arrihet e forcohet duke e ushtruar pėrditė nė rastet mė me pak rėndėsi.

Kush ushtrohet te notojė nė njė pėrrua, do tė dijė nesėr, tė notojė edhe nė oqean; ai qė di tė dėgjojė pa u tronditur zhurmėn e njė porte tė pėrplasur natėn, do tė mundet, nesėr, tė dėgjojė pa frikė buēi­mėn e njė topi.

Kushdo mund, duke u stėrvitur, tė durojė me indiferencė goditjet e jetės sė pėrditshme, do tė arrijė ta sundojė veten e tė ruaj njė humor tė tillė tė pandryshueshėm, njė qetėsi tė tillė, njė gjendje tė tillė sigurie e superioriteti, sa tė mund tė pėrballojė pa frikė edhe kundėrtitė mė tė rėnda e mė tė papritura tė jetės.

Njėherė, dy minj ranė nė njė enė plot me qumėsht.
I pari, qė ishte pesimist e i prirur lehtė nga shkurajimi, rėnkoi:
- Jam i humbur, addio!..
- E la veten tė fundosej e u mbyt.
Por i dyti, qė ishte optimist e nuk humbte kurrė gjakftohtėsinė e tij, i tha vetes:
- Nuk dua tė vdes; jeta ėshtė tepėr e bukur.
E filloi tė lėvizte kėmbėt me tėrė forcėn, saqė qumėshti u ngurtėsua, duke u kthyer nė gjalpė. Miu u ngjit sipėr, qė aty u hodh nė tavolinė, e nga tavolina nė strofkėn e tij tė vogėl.
"Jeta ėshtė tepėr e bukur"! Kujtojeni, edhe nė rrethanat mė tė kėqija tė jetės. Ėshtė fjala vetėm pėr tė thyer rrethin e dėshpėrimit, pėr tė hequr nga sytė pėlhurėn e zezė tė shkurajimit, pėr t'i bėrė apel, me tėrė energjitė e brendshme, vullnetit instiktiv pėr tė rrojtur, qė nuk e braktis individin as edhe nė momentet e agonisė.

Vazhdon...
avatar
Xhemajl

259


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sekretet e Vullnetit

Mesazh  Uliks prej 24.01.11 22:31

Te lumt Xhemajl vertet nje shkrim me vlera te larta kogja nje kohe te gjat kesi lloj shkrimi nuk kam lexuar ne explorer me ka pelqyer per se tepermi besoj se per kesi tema kemi nevoje te gjithe respekt.
avatar
Uliks

42


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

SEKRETET E VULLNETIT (2)

Mesazh  Xhemajl prej 30.01.11 10:37

Bindu mirė pėr kėtė tė vėrtetė: nuk ekzistojnė situata tė dėshpėruara: Njė zgjidhje gjithmonė ekziston: pėr atė qė di ta zbulojė. Ndonjėherė, ilaēi shfaqet atje ku se pret: nga ndonjė rrethanė me fat, nga ndonjė koinēidenė rastėsore, nga ndonjė fakt i harruar e i largėt. Jeta ėshtė shumė kapriēoze!




GJAKFTOHTĖSIA

Tristan Bernard shėtiste njė ditė nėpėr Paris me karrocė. Sapo karrocieri i ra kalit me kamxhik, kafsha e mjerė e trembur nga befasia e goditjes dhe filloi tė hidhej pėrpjetė, tė turfullonte e tė bėnte rrėshqitje, derisa, papritur, u lėshua pėrtokė e nuk lėvizi mė. Atėherė, Tristan Bernard duke zbritur gjakftohtė nga karroca, pyeti me qetėsi karrocierin, si tė gjendej nė njė rreth kalorsiak: Vetėm kėtė di tė bėsh?

Pak njerėz dinė tė ruajnė, pėrballė kundėrtive tė vogla tė jetės sė pėrditshme, njė kthjelltėsi tė tillė tė shpirtit. Nga 10 persona qė do tė gjendeshin nė njė rast tė ngjashėm me atė tė Tristan Bernardit, tė paktėn 8 persona do tė ishin nxehur, do tė kishin humbur plotėsisht kontrollin e vetvetes, do tė kishin bėrtitur, do tė vėrsuleshin kundėr karrocierit o do tė shfrenin dufin kundėr kafshės. Ē'dobi ka?

Ta zėmė se njė fatkeqėsi e njėjtė, njė mossukses i njėjtė bie mbi katėr individė tė ndryshėm.
I pari ėshtė njė " maniak depresiv ": njė nga ata njerėz qė ligėshtohen pėr hiēgjė, qajnė lehtė, rrojnė nė njė gjendje tė vazhdueshme ankthi, frike e shqetėsimi.
I dyti ėshtė njė tip thellėsisht i ndryshėm nga i pari. Violent, zemėrak, i pacipė nė fatmirėsi, i dėshpėruar nė fatkeqėsi, kalon nė ēast nga ekzaltime tė verbėta nė trishtime tė zymta e tė thella.

I treti ėshtė njė individ moskokėēarės. Nėse shkon mirė, aq mė mirė; nėse shkon keq, pak rėndėsi ka. Ē'tė bėjmė?
I katėrti ėshtė njė njeri i arsyeshėm, padron i vetvetes, i ndjenjave tė tij, i nervave tė tij.

Si do tė reagojnė nė disfatėn o nė fatkeqėsinė qė do t'u ndodhė papritur?
Maniaku depresiv: do tė lėshohet mbi njė kolltuk. Nuk do tė mund dot tė fshehė ngashėri­min qė e bėn t'i dridhet buza, do tė shkulė flokėt me dorė. Herė pas here, do tė nxjerrė nga xhepi shaminė pėr tė fshirė djersėn qė i rrjedh nga balli. Nuk do tė pushojė sė ankuari.

"Paskam qenė budalla, i paaftė, i mirė pėr asgjė! I kisha tėrė mundėsitė pėr t'ia dalė mbanė, e i vetmi rast i favorshėm i tėrė jetės time. Nuk do tė kisha mundur tė gjeja njė kombinim mė tė sigurt: e megjithatė... bram; Duhej pikėrisht tė bėja budallallėk nė momentin e fundit! Njė rast i tillė nuk ka pėr t'u paraqitur kurrė mė. Jam njė njeri i shkatėrruar. Ėshtė shkatėrrimi, falimentimi me afat tė shkurtėr. Aq mė keq pėr mua. Vetė e desha! "

Zemėraku: Do tė pėrshkojė me nervozizėm dhomėn e tij nga njė qoshe tek tjetra. Sytė e tija shkėlqejnė nga njė dritė armiqėsore, njė ngėrdhesh­je e tmerrshme i shtrembėron gojėn. Gjestet e tij janė tė vrazhda e tė ērregullta. Mė nė fund, ndalon para tavolinės, e duke goditur fort me grusht, i mban vetvetes kėtė diskutim:

"Fatkeq! Ėshtė e treta herė qė gabon kėshtu. Ėshtė faji yt? Jo. Fati tė ra nė qafė. Nuk arrin tė bėsh as pėrpjekjen mė tė vogėl, se tė mashtrojnė menjėherė rrethanat. E kur nuk ka rrethana, janė njerėzit! S'ia vlen tė luftosh, tashmė! Mjaft!....Mė mirė jo. Do tė ishte budallallėk tė pėrpiqesh pėr njė idiotizėm tė tillė. Durim! Do tė marrė hak. E atėherė..."

Moskokėēarėsi: Edhe ky do tė ecė gjerė e gjatė nėpėr dhomė, por hapi i tij do tė jetė luftarak, pothuaj alegro. Me gishtat e dorės tė futur nėn jelek, poshtė sqetullave, me njė buzėqeshje tallėse mbi buzė, do tė masė me qetėsi shkallėn e dėmit. Ėshtė plot respekt pėr vetveten:

"Sigurisht, tani nuk mbetet gjė pėr tė bėrė. Pėr mendimin tim, nuk do tė kisha mundur tė veproja mė mirė. Ah! Kėshtu e ka jeta. Fati dhe shkatėrrimi na prekin pa na kujtuar. Unė nuk kam asgjė qortuese ndaj vetes time: ishte e pamundur tė shmangej shkatėrrimi. Oh, mos mendo mė pėr tė! Gjithēka do tė rregullohet. Atje lart, qėndron gjithmonė ylli i fatit. E shikon? Jo, po fillon tė zbardhet... S' ka rėndėsi, ėshtė gjithmonė aty, jam i sigurt pėr kėtė..."

Njeriu padron i vetvetes: I ulur pėrpara njė tavoline plot me libra e letra, mendon thellė. Pa nervozizėm, pa u turbulluar. Me qetėsi, gjykon pro dhe kundra. Herė pas here, ngrihet, bėn ndonjė hap tė lehtė me duart mbrapa kurrizit, kokėn pak tė pėrkulur pėrpara. Nxjerr konkluzione:

"Po tė ishte vepruar ndryshe, do tė kisha mundur padyshim ta evitoja kėtė dėshtim qė pengon jo pak realizimin e projekteve tė mia. Por jo pėr fajin tim, duhet pranuar se ishte shumė e vėshtirė ta parashikoja se do tė kishte shkuar kėshtu. Kur jam futur kėsaj pune, nuk mundja absolutisht ta llogarisja kėtė tė papritur. Nga ana tjetėr, fjala e fundit akoma nuk ėshtė thėnė. Ndoshta unė mund t'ia nis nga e para pėrsėri e ta riparoj dėshtimin. Megjithatė, ishte njė leksion i mirė pėr tė ardhmen. Qė kėtej e tutje, do tė jem mė i matur e mė i kujdesshėm".


NJĖ RRUGĖDALJE KA GJITHMONĖ

Tė jesh i bindur se ekziston njė ilaē, cilado qoftė fatkeqėsia o mossuksesi qė na ka goditur, e qė ilaēi ėshtė nė dorėn tonė, ėshtė tashmė njė pritė kundėr rrezikut tė shkurajimit.

Por nuk mjafton. Mbasi tė kesh fituar kėtė rezultat tė parė, do tė duhet tė kryesh njė pėrpjekje tjetėr. Do tė duhet, pra, tė kalosh nė shqyrtimin e situatės, pėr tė gjetur njė rrugėdalje. Shqyrtimi qė do t'i bėsh situatės duhet tė jetė i ftohtė, objektiv, pa pasione. Do tė duhet ta gjykosh rastin tėnd, si tė ishe thirrur pėr tė gjykuar njė rast qė nuk tė pėrket, si tė ishte fjala pėr tė dhėnė njė sugjerim njė tė huaji qė gjendet nė ato rrethana tė caktuara.

Gjakftohtėsia ėshtė njė ndėr vetitė mė tė rėndėsishme e tė nevojshme tė njė njeriu superior. Historianėt e Napolonit na kanė dhėnė shembuj tė shumtė. Mbrėmjen e njė beteje tė humbur, nė njoftimin e njė pėrmbysje ushtarake o tė njė dėshtimi diplomatik, perandori i madh pėrqendrohej nė studion e tij e me gjakftohtėsi, qetėsisht, shqyrtonte tė dhėnat e situatės e pėrgatiste planin e njė kundėrsulmi stra­tegjik o tė njė kundėrofensive diplomatike.

Deri edhe nė rrėmujė e nė eksitim tė ndonjė luftimi vendimtar, nė tė cilin ishin nė lojė fatet e tija e tė Francės. Napoleoni ishte i vetmi qė e ruante qetėsinė nė mėnyrė tė pėrkryer e qė organizonte me vetėpėrmbajtje tė shkėlqyer pėshtjellimin e njė situate qė dukej shkatėrruese. Ishte kjo pikėrisht forca e tij e madhe.

Tė arrish tė mbetesh i qetė nė disa fatkeqėsi, tė arrish tė ballafaqosh me gjakftohtėsi shqyrtimin e disa situatave dėshpėruese nė mėnyrė tė dukshme, ėshtė njė gjė mė e vėshtirė sesa duket. Nuk ėshtė e lehtė tė eliminosh tronditjen, trishtimin, neverinė, qė paraqesin pasojat e natyrshme tė njė pėrmbysje financiare o ndonjė fatkeqėsi sentimentale.

Megjith­atė, duhet t'ia dalim mbanė: e kush pėrpiqet, ia del. I vetmi preokupim qė duhet ndėrmarrė ėshtė qė tė mos ta lejojmė atė ndjenjė qė quhet shkurajim tė veprojė nė thellėsi tė shpirtit tuaj. Janė brejtės tė tmerrshėm. Prekin vullnetin, depėrtojnė nė thellėsi. dobėsojnė tėrė burimet e brendshme.

Sapo tė shohėsh se po fillon tė pėsosh njė krizė shkurajimi, ndaloje menjėherė, nxito ta riparosh, fillo tė reagosh nė bazė tė besimit nė vetvete e nė tė ardhmen. Pėrsėriti vetes tėnde, pa pushim, vazhdi­misht, dhjetėra herė nė ditė: "S'ka gjė. Dua tė jem alegro. Do tė dalė shpejt nga kjo situatė".

Pėrpiqu ta harrosh dėmin e pėsuar, me anė tė autosugjestio­nit. Mbasi ta kalosh njėherė depresionin fillestar, do tė jetė e lehtė pastaj tė vazhdosh me shqyrtimin e rastit e tė dalėsh nė fund me idenė e njė ilaēi. Do tė formulosh pra planin tėnd, do ta pėrgatisėsh hollės­isht e do tė kalosh me energji tė shpejtė, nė veprim.

Bindu mirė pėr kėtė tė vėrtetė: nuk ekzistojnė situata tė dėshpėruara: Njė zgjidhje gjithmonė ekziston: pėr atė qė di ta zbulojė. Ndonjėherė, ilaēi shfaqet atje ku se pret: nga ndonjė rrethanė me fat, nga ndonjė koinēidenė rastėsore, nga ndonjė fakt i harruar e i largėt. Jeta ėshtė shumė kapriēoze! Shembuj tė pėrmbysjeve tė situatave shkaktuar shpesh nga fakte tė pamenduara, incidente tė paparashikuara, faktorė pa peshė, nga njė lojė me elemente fare mospėrfillės, ka me bollėk nė historinė e popujve e nė jetėn e individėve.

Juria e njė gjykate ishte duke gjykuar rastin e njė tė akuzuari J. Hans, se kishte vrarė mikun e tij mė tė mirė, pėr vjedhje. Krimi paraqitej qartė nėn formėn e vrasjes me paramendim. Kjo do tė thoshte, praktikisht, dėnim mė karrigen elektrike. Kėshtu qė tashmė s'kishte mė asnjė shpresė. Por avokati mbrojtės nuk u shkurajua edhe pse mbrojtja e tij deri nė atė kohė ishte absolutisht negative: dėnimi ishte gati pėr t'u shpallur.

Megjithatė, ai u ngrit dhe mbajti kėtė diskutim para jurisė: "Klienti im dhe gruaja e tij janė shumė tė varfėr. Ju lutem ta merrni nė konsideratė kėtė fakt. Njė mbrėmje, J. Hans kur kthehej nga puna i lodhur e i uritur, takoi njė qen, qė filloi t'i lėpinte kėpucėt. J. Hans e kuptoi se qeni po vdiste nga uria. E mori nė krahė dhe hyri nė njė dyqan. I bleu bukė, duke harxhuar ato pak para qė kishte nė xhep. Nuk kam gjė tjetėr pėr tė thėnė".

Si juria dhe publiku, mbetėn thellėsisht tė pre­kur nga ky gjest njerėzor. Prokurori u ngrit e tha: "Pas kėsaj qė na tregoi avokati mbrojtės, gjyqi nuk e mendon mė tė drejtė ta dėnojė tė pandehurin nė karrigen elektrike. Askush, nė kėtė kohė kaq tė mjerė qė po jetojmė, nuk do tė shpenzonte lekėt e fundit pėr tė ushqyer njė qen tė uritur endacak. Sjellja e J. Hans ėshtė nė fund tė fundit e lavdėrueshme. Gjyqi e ndėrron pra dėnimin nga karrigia elektrike nė 20 vjet burgim".

Sapo tė gjesh njė rrugėdalje, sapo tė kesh zbuluar njė pikėmbėshtetje, sapo tė kesh formuluar njė plan veprimi, mos humb mė kohė: provo. E nėse pėrpjekja nuk tė ecėn, reago pėrsėri: mos u shkura­jo, mos u pėrul, mos u ligėshto. Provo pėrsėri. Disa punėra, duhet tė provohen dhjetė herė, derisa tė arrijmė sukses.

Kjo ėshtė bindja ime dhe e tė gjithė atyre qė, si unė, e kanė krijuar fatin me pėrpjekje e kėmbėngulje. Viktor Hygo ka thėnė: " Kokėfortėt janė tė madhėrishėm". Nėntėdhjetė pėrqind e njerėzve qė dominojnė botėn, janė tė pėrbėrė nga kokėfortė: kokėfortė inteligjent, kuptohet. Fatmirėsitė e mėdha, karrierat madhėshtore, zbulimet e rėndėsishme realizohen duke provuar, duke riprovuar e duke provuar nga e para.

Edhe miku im Zaharoff (tregtar i famshėm armėsh) mė ka treguar njė herė se kishte pėsuar, nė karrierėn e tij tė mrekullueshme, goditje tė vazhdueshme shkurajimi: por gjithmonė i kalonte, sepse dinte tė provonte nė stil tė gjerė.

- Kam pasur shumė kundėrshtarė - mė thoshte njė ditė Zaharoff - mė ėshtė dashur tė matem, sidomo­s nė fillimet e afirmimit tim nė botė, me armiq tė kalitur, me pėrvojė tė organizuar. Konkurrenca tė zanatit... Njėherė m'u desh tė luftoja me pėrfaqė­suesit e Skodės. Ishte fjala pėr furnizimin me armė tė ushtrisė ruse, disa vite para shpėrthimit tė luftės botėrore.

Pengesa e pakapėrcyeshme ishte njė gjeneral i caktuar nė Ministrinė e Luftės qė - me sa duket i joshur nga agjentėt e Skodės - ngulmonte vazhdimisht tė mos pranonte ofertat e mia. Po ju them se shkurajimi qė kam provuar nė ato rrethana qe fatal, saqė mendova shumė herė se mos ishte rasti qė duhej tė tėrhiqesha.

Por unė nuk jam nga ata qė nėnshtrohem lehtė. I vendosur ta kryeja kėtė punė nė njė mėnyrė o nė njė tjetėr, tė provoja akoma derisa tė merrja njė rezultat. Ėshtė mėnyra qė kam ndjekur gjithmonė nė momentet e vėshtira. Shkova nė Ministri dhjetėra herė, por gjithmonė dilja me pėrfundim negativ. E mė nė fund mė lindi ideja gjeniale.


E ftova gjeneralin pėr drekė, nė hotelin tim. Nė njė farė momenti e luta tė pranonte njė cigare, e i af­rova kutinė, nga e cila dukej, e rrumbullakosur shumė mirė, njė kartėmonedhė njėmijė rublash. Pastaj u largo­va pėr njė ēast, duke i kėrkuar falje pėr kėtė. Kur u ktheva dhe hapa kutinė pėr tė marr pėr vete njė cigare, kartėmonedha nuk ishte mė. Prova eci. U zhyta nė kolltukun tim e vazhdova tė pi cigaren me qetėsi.

Atėherė, gjenerali hodhi tutje cigaren me njė ngėrdheshje e murmuriti:
E kotė: unė dua puro, jo cigare!"
- Prisni - i thashė - Po shkoj ta marrė!!!...
E u ktheva pas pak me njė kuti ku kisha futur nja dhjetė kartėmonedha si ajo e para. Prova doli me sukses. Tė nesėrmen nė mėngjes, nė njė nga zyrat e Ministrisė, vura firmėn time, pranė asaj tė gjeneralit qė i pėlqente shumė cigaret e trasha, nė fund tė njė kontrate furnizimi pėr qindra mijėra rublash..."

E vetė Zaharoff, i intervistuar nga njė gazetar amerikan mbi metodėn e tij tė punės, u kufizua me kėtė deklaratė:
-Nuk kam sekrete. Kur mbyllet njė portė, trokas nė portėn tjetėr. Nuk shkurajohem kurrė. Prandaj, gjithmonė ia dal".

Fund i kapitullit te dytė
Nga : Harry box.
avatar
Xhemajl

259


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sekretet e Vullnetit

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi