Kodet shqiptare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kodet shqiptare

Mesazh  Jon prej 02.08.10 23:09

KODE SHQIPTARE



Ditėt e javės janė emėrtuar sipas emrave tė trupave qiellorė ose planetėve. Tė gjitha kėto emėrtime janė me prejardhje nga gjuha latine.

Dita e parė, e Diel, ėshtė emėrtuar pėr nder tė Diellit, i cili adhurohej nga romakėt paganė si hyu i pamposhtur. Dielli, gjithashtu, adhurohej edhe prej grekėve, egjiptasve persianėve, sumerėve paganė, me emrat: Helios, Ra, Apollo, Ogmios, Mithra. Dita e dytė, e Hėnė, emėrtohet sipas Hėnės, hyjneshė e adhuruar edhe me emrat: Selene, Luna, Mani.

III Ditėt e Ja(h)vės

Shtatė ditėt e javės tė gjuhės shqipe paraqesin njė fushė jo sa duhet tė gjurmuar nga aspekti gjuhėsor por edhe fetar, historik e dokesor.

Ditėt e Javės, lidhen ne gjenezėn dhe krijimin e tokės e tė gjithėsisė nga Hyji, “Allahu”, “JAHVE”.

Gjashtė ditėt, duke filluar nga dita e diel, janė ditėt e krijimit, ndėrsa dita e shtatė ėshtė dita e pushimit, dita kur HYJI kishte krijuar tokėn, yjtė, gjithėsinė pėrgjithėsisht, ndėrsa ditėn e shtatė, kishte pushuar. Dita e shtatė te hebrenjtė ėshtė ditė e pushimit rigoroz. Dita e diel, u bė ditė pushimi nga krishterimi, duke i ikur me qėllim ditės sė pushimit tė traditės hebraike.

Gjuha shqipe ka ruajtur emėrtimin mė autentik tė mundshėm pėr ditėt e Javės. Nė shumė gjuhė tė botės, kuptimi i ditėve tė javės ėshtė reduktuar nė kuptimin matematikor, numėror si” “shtatėshi” apo “shtatėshja” madje edhe nė hebraishten, e cila identifikohet me “besėlidhjen e Vjetėr”.

Hebraisht, Java, quhet Sheva, nė kuptimin shtatėshi.

Italisht, “Settimana”, frėngjisht “Semaine”, sllavisht “Sedmica”, tė gjitha kėto nė kuptimin, shtatė ditė, shtata apo shtatėshja.

Vetėm gjuha shqipe, me sa dimė ne, ka ruajtur kodin e vjetėr tė kalendarit javor nė trajtėn krejtėsisht autentike si “Ditėt e Ja(h)vės” apo shkurtimisht “Java”.

Ky kod nuk mund tė lidhet vetėm me “Dies jovis” tė latinishtes, meqė emri Jov, mė vonė Jovan, emėr i gjinisė mashkullore, sipas fonetikės sė gjuhės shqipe nuk mund tė shqiptohet Java, qė ėshtė emėr i gjinisė femėrore, ndėrsa tė gjitha ditėt e javės nė gjuhėn shqipe i pėrkasin gjinisė femėrore. JAVA, ėshtė shkurtesa e koduar pėr mėvetėsinė absolute tė krijuesit.

Tetragrami hebraisht JHVH, sipas mendimit tim mund tė zbėrthehet vetėm me gjuhėn shqipe dhe me asnjė gjuhė tjetėr tė botės. Sepse kodi pėrmban esencėn e besimit nė njė hyj, nė kuptimin: Je Hy i Vetmi Hy.

Formula e besimit hebraik pėrmblidhet nė kėto fjalė:

Ishmea Jishrail adonaj (JHVH) ellohenu adonaj (JHVH) ehod.

Nė kuptimin shqip do tė thotė:

“Dėgjo (popull) i Izraelit, Zotynė ( JHVH) ėshtė Njė”. (Enciklopedia e religjioneve tė gjalla”, Beograd, 1992, f. 705.).

Edhe nė gjuhėn arabe, formula e besimit islam pėrmblidhet me fjalinė e ngjashme pėr nga kuptimi, “Esh-shhedu en la ilahe il-lallah, Muhamedun resulu-llah” qė do tė thotė, “Dėshmoj se nuk ka tjetėr (hy) veē Allahut... dhe Muhamedi ėshtė i dėrguari i tij”.

Kodi JHVH nuk mund tė jetė i rastėsishėm, sepse pėrmban nė vetvete formulėn e besimit monoteist, krejtėsisht identike si nė besimin hebre ashtu edhe nė atė islam. Tetragrami (JHVH) lidhet pikėrisht me ditėt e krijimit, sipas “gjenezės”. Ditėt e Javės, janė ditėt e Hyjit, JHVH, i shqiptuar hebraisht si Jehova, meqė nė gjuhė hebraike dhe nė atė arabe, zakonisht nuk shkruhen tri zanoret: a,i,u.

Kodi i zbėrthyer nė shqip:

J - Je

H- Hy

V- Vetmi

H- Hy.

Nė cilėn gjuhė tė botės do tė gjendet njė shpjegim i tillė fenomenal gjuhėsor, pėrderisa njė shpjegim i tillė i pėrkryer nuk gjendet nė vetė gjuhėn hebraike? Rastėsinė me kėtė rast e pėrjashton vetė fenomeni i Ditėve tė Javės, gjashtė ditėve tė krijimit tė botės sipas Biblės dhe Kur’anit.

Nė traditėn e hershme hebraike ka qenė e ndaluar tė pėrmendet emri i plotė i Krijuesit. Katėr shkronjat e koduara hebraike: Jod-Hi-Vav-Het, kanė qenė dhe kanė mbetur njė kod specifik i besimin nė njė Krijues, nė njė Hy tė Vetmin Hy, si krijues i pėrgjithshėm dhe i vetėm, i tokės i gjallesave dhe i gjithėsisė.

Studiuesi i religjioneve, Mexhid Yvjesi nė njė shkrim tė tij nė formė reagimi rreth studimit “Ditėt e javės nė gjuhėn shqipe”, shkruar nga akademik Besim Bokshi, shkruan se Ditėt e javės, sė pari u pėrvetėsua nė Romė nė shekullin e katėrt, prej nga mė vonė u pėrhapėn nė Evropė.

Me urdhėr tė perandorit romak, Konstantini i Madh, nė vitin 321, u vendos qė dita e parė e javės tė caktohet dita e diel.

Dita e diel u caktua si ditė e parė e javės pėr nder tė Diellit, sepse prej kohėsh, prej romakėve paganė, adhurohej kulti i Diellit, me emrin: Sol Invictus (Dielli i pathyeshėm, i pamposhtur).
Por, nuk duhet harruar se ditėt e javės qenė pėrvetėsuar nga romakėt prej egjiptianėve. Prej tyre i pėrvetėsuan popujt tjerė pėr rreth Detit Mesdhe.

Egjiptasit i kanė pėrvetėsuar ditėt e javės prej persianėve, tė cilėt i kanė pėrvetėsuar prej babilonasėve, tė cilėt i pėrvetėsuan prej sumerėve.

Java prej shtatė ditėsh ėshtė pėrcaktuar sipas katėr fazave tė Hėnės, qė e plotėsojnė muajin. Hėna e Re ėshtė faza e parė, gjysma e parė ėshtė faza e dytė, Hėna e Plotė dhe gjysma e fundit.

Ditėt e javės janė emėrtuar sipas emrave tė trupave qiellorė ose planetėve. Tė gjitha kėto emėrtime janė me prejardhje nga gjuha latine. Dita e parė, e Diel, ėshtė emėrtuar pėr nder tė Diellit, i cili adhurohej nga romakėt paganė si hyu i pamposhtur. Dielli, gjithashtu, adhurohej edhe prej grekėve, egjiptasve persianėve, sumerėve paganė, me emrat: Helios, Ra, Apollo, Ogmios, Mithra. Dita e dytė, e Hėnė, emėrtohet sipas Hėnės, hyjneshė e adhuruar edhe me emrat: Selene, Luna, Mani.

Dita e tretė, e Martė, sipas Marsit, i cili te romakėt paganė adhurohej si hyjni i luftės me emrin Martius.

Dita e katėrt, e Mėrkurė, sipas Merkurit, i cili ishte hy pagan te romakėt, kurse te grekėt adhurohej me emrin Hermes.

Dita e pestė, e Enjte, adhurohej si hyjneshė e fuqisė.

Dita e gjashtė, e Premte, sipas Afėrditės (Venerės,) dita kushtuar Venerės, hyjneshė e dashurisė. Tė gjitha planetėt rrotullohen rreth Diellit nė drejtim tė kundėrt me akrepat e orės, pėrveē Venerės, hyjnesha e dashurisė, qė sillet nė drejtim tė akrepave tė orės.
Dita e shtatė, e Shtunė, sipas Saturnit, i cili adhurohej prej romakėve paganė si hyu i bujqėsisė.

Prej shtatė ditėve tė javės, nė gjuhėn shqipe pesė ditė janė pėrkthime nga latinishtja, e cila i ka pėrvetėsuar nga greqishtja, kurse vetėm dy emėrtime, e enjte dhe e premte, janė nė gjuhėn shqipe.” ( Mexhid Yvjesi: Ditėt e Javės nė gjuhėn shqipe.)

Njė mendim tė tillė pėr ditėt e Javės ka shprehur edhe albanologu mė i njohur shqiptar, Eqrem Ēabej.

Me kėtė rast do tė bėjmė pėrpjekje pėr tė zbėrthyer kuptimin primat tė kėtyre ditėve, duke u mbėshtetur nė pėrmbajtjet, tė cilat na ofron nė formė shpjegimesh “Besėlidhja e Vjetėr- Libri i Gjenezės.

Dita e diel, ose dita e Diellit, dita e parė e krijimit

Sipas librit tė “Gjenezės” Hyji tha: “Le tė bėhet dritė dhe u bė dritė”. Dhe Perėndia ditėn filloi ta quante ditė, ndėrsa errėsirėn e quajti natė.” ( Jeta, si erdhi ajo kėtu, botimi shqip i vitit 1995, f. 27.) interpretuar nga “Besėlidhja e Vjetėr, Zanafilla.).

Nė shumė gjuhė tė botės, dita e diel, quhet dita e parė.

Arab. “javmul ehad”, dita e parė,

Hebraisht, “jom ehod”, dita e parė,

Sllavisht, “nedelja”, vjen nga “njet delat”, ( jo punė) dita e pushimit, ėshtė ngatėrruar me kalendarin e krishterė. Nė gjuhėt sllave Ditėt e Jahvės kanė kuptim pagan, tokėsor.

Nedela, dita e papunė,

Po-nedelnik, pas ditės sė papunė,

Utorak ose vtornik, e dyta ditė pasuese,

Sreda, dita e mesme,

Cetvertak, dita e katėrt,

Petak, dita e pestė,

subota, dita e gjashtė.

Emrat e ditėve tė javės nė gjuhės sllave nuk kanė kuptim tė mirėfilltėt pėrveē njė ngjashmėrie mbase edhe tė rastit me fjalėn hebraike Shabat- subota.

Nė radhitjen e ditėve, nė gjuhėt sllave, vėrehen gabimet e interpretimit tė ditėve. Dita e parė ėshtė dita e hėnė, ditė kjo, e cila vjen pas ditės sė pushimit, ndėrsa sipas kėsaj radhitjeje, dita e mesme ėshtė Sreda, nė kuptimin mesi.

Por dita vijuese e pesta me radhė sipas kodit biblik ėshtė e katėrta, cetvertak, pastaj petak, e pesta. Emėrtimet e ditėve tė javės nė gjuhėt sllave janė emėrtime popullore, pagane dhe nuk kanė tė bėjnė fare me besimin monoteist apo me krishterim, sepse sllavėt ishin tė fundit nė Evropė dhe Azi qė e pranuan kėtė fe. Disa fise sllave nė Sibir, deri nė ditėt tona kanė mbetur paganė.

Nė gjuhėn angleze, ditės sė diel i thuhet “Sunday”, nė kuptimin “Dita e Diellit”, po ashtu sikur nė gjuhėn shqipe.

Nė gjuhėn italiane, “domenica”, po kėshtu ditė pushimi.

Nė gjuhėn frėnge, “dimanche”.

Nė gjuhėn magjare, vasarnap, dita e tregut, qė lidhet po kėshtu me ditėn e pushimit etj.

Nė gjuhėn turke, dita e diel shėnohet “Pazar” ditė e tregut.

Kuptimi autentik sipas kuptimit tė Biblės mendojmė se ėshtė restauruar nė gjuhėn shqipe nė gjuhėn angleze dhe nė disa gjuhė indo-evropiane.

Nė gjuhėn shqipe fjala Diell nėnkupton ditėn dhe dritėn.

Dita e hėnė ( Dita e dytė e vazhdimit tė krijimit tė botės dhe gjithėsisė)

Dita e hėnė, ėshtė dita e dytė e Javės, sipas kalendarit tė vjetėr. Nė librin e Gjenezės shkruan tekstualisht: “ Le tė bėhet njė shtrirje midis ujėrave e le tė ndodh njė ndarje midis ujėrave. Pastaj hyji vazhdoi njė ndarje midis ujėrave, poshtė dhe lartė. Kėtė ndarje Hyji e quajti “Qiell”.

Edhe kuptimi i krijimit tė botės dhe gjithėsisė mbase lidhet deri diku me satelitin e tokės, tė quajtur, Hėnė. Hėna, ėshtė njė satelit qė sillet rreth tokės dhe qė ka shumė ndikim ekuilibrues nė planetin tonė.

Dita e dytė nė gjuhėn angleze quhet Munday, po kėshtu nė kuptimin dita e hėnės, apo dita e hėnė.

Nė gjuhėn italiane Lunedi, qė do tė thotė, Hėna, po kėshtu edhe nė gjuhėt romane. Nė shumė gjuhė tė tjera, e hėna quhet: dita e dytė. Nė gjuhėt sllave, “po nedelnik” qė tekstualisht do tė thotė, dita pas ditės sė pushimit.
avatar
Jon

1235


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kodet shqiptare

Mesazh  Jon prej 02.08.10 23:11

KODE SHQIPTARE (2)

Shtunak, i thuhet personit i cili kthehej vonė nga dita e tregut. Nga ky fakt mund tė pėrfundojmė se dikur moti tregu ėshtė bėrė vetėm ditėn e shtunė, ditėn e pushimit, dita e shtatė tė javės, sipas kalendarit tė moēėm dhe jo nė ditėn e diel. Pėrbetimi shqiptar pėr kėtė ditė, doemos se kishte kuptimin e ditės sė veēantė, meqė ėshtė e vetmja ditė nė tė cilėn ata betoheshin.

Dita e martė ( Dita e tretė e krijimit...)

Nė vazhdim tė punės sė Krijuesit pėr tė pėrmbaruar gjithėsinė, Ai nė ditėn e tretė urdhėroi: “ Le tė mblidhen sė bashku me njė vend ujėrat, qė janė nėn qiejt dhe le tė shfaqet dheu i thatė!” Dhe, ashtu u bė! Hyji filloi ta quante dheun e thatė tokė, ndėrsa ujėrat e bashkuar i quajti Det.

Po nė kėtė ditė Hyji urdhėroi krijimin e tė gjitha bimėve, farėrave dhe pemėve frutore. ( Po aty... Zanafilla). Kemi prirje tė besojmė se kjo ėshtė dita e mbarė, dita kur Hyji kishte krijuar parakushtet e ushqimit tė qenieve tė gjalla, tė cilat do t’ i krijonte ndėrkohė. Nė gjuhėn shqipe ekziston edhe emri popullor i gjinisė femėrore, Martė-a.

Ka gjasa qė kjo ditė tė lidhet edhe me emrin e planetit mars apo mund tė lidhet me perėndinė pagane, tė quajtur Mars. Mirėpo shqipja i njeh tė dyja trajtat, si Martė-a, po ashtu edhe Mars, muaji i tretė i vitit, sipas kalendarit. Fare lehtė akordon edhe krijimi i kėtij planeti nė ditėn e tretė, duke filluar nga Dielli hėna, marsi.

Dita e mėrkurė (Dita e katėrt e krijimit...)

Gjithnjė duke urdhėruar zhvillimin dhe rregullimin e tokės dhe tė gjithėsisė, Hyji tha: Le tė bėhen trupa ndriēues nė shtrirjen e qiejve, qė tė bėjnė njė ndarje midis ditės dhe natės, dhe ata duhet tė shėrbejnė si shenja edhe pėr stinėt, edhe pėr ditėt edhe pėr vitet.

Dhe ata duhet tė shėrbejnė si trupa ndriēues nė shtrirjen e qiejve, pėr tė shkėlqyer mbi tokė. Dhe ashtu u bė... Dhe Hyji vazhdoi tė bėnte dy trupat e mėdhenj ndriēues, trupin mė tė madh ndriēues pėr ta sunduar ditėn( diellin) dhe trupin mė tė vogėl ndriēues, pėr ta sunduar natėn,(hėnėn) gjithashtu edhe yjet. (Zanafilla, 1: 14 – 16. Psalmi 133: 7-9.).

Nė ditėn e katėrt tė krijimit tė tokės dhe gjithėsisė janė dalluar” Dielli, Hėna dhe yjet...(Po aty...). Dita e katėrt fare lehtė mund tė lidhet edhe me krijimin e planetit ndriēues, tė quajtur Merkur, ose Dita e Merkurit, dita kur u rregulluan yjet ndriēues. Nė gjuhėn italiane, ditės sė mėrkurė i thuhet “mercoledi”, nė gjuhėn hungareze Szerda, (mbase nga sllavishtja, nė gjuhėn turke “Ēarshamba”, nė gjuhėn frėnge, “mercredi”, nė gjuhėn angleze, Wendesday, e kėshtu me radhė.

Dita e enjte (Dita e pestė e krijimit)

Dhe Hyji tha: “Le tė gėlojnė ujėrat nga njė gėlim me shpirtra tė gjallė dhe pėrmbi tokė tė fluturojnė krijesa fluturuese, nė faqen e shtrirjes sė qiejve. Dhe Hyji vazhdoi tė krijonte pėrbindėshat e mėdhenj tė detit dhe ēdo shpirt tė gjallė qė lėviz pėrreth.( Zanafilla, 1:20, 21). Dita e enjte nė gjuhėn shqipe nėnkupton ditėn e “ėnjtur”, ditėn e mbarsur.

Ėshtė kjo dita e krijimit tė gjithė qenieve tė gjalla, pėrveē njeriut. Nė kohėt e moēme “dita e enjte” ishte dita mė e preferuar pėr lidhjet martesore. Nė traditėn popullore shqiptare ditėn e enjte, gatuheshin “tė trejtet”, ushqime speciale, si flija apo pite tė ndryshme me barėra tė veēanta.

Po kėshtu, nė folklorin shqiptar ėshtė e njohur edhe frazeologjia e njė kėnge humoristike popullore tė dasmave, “e hane e marte, e lumja moj e enjte” – (o po ket’ t’ merkurėn, nanė e kam harrue...”) Kuptimi i kėsaj dite lidhet nė mėnyrė tė mirėfilltė me kuptimin biblik tė gėlimit, apo shumėzimit enorm tė qenieve tė gjalla. Nė njė vėshtrim pėrmbledhės tė emrave tė Ditėve tė Javės nė gjuhėn shqipe, Thumbi, (Indogerm, Anzeiger 13, 119), emrat e sė enjtes, tė premtes dhe tė shtunės i quan emra enigmatikė, shpjegon Ēabej nė (“Studime gjuhėsore, vepra I, Prishtinė 1976, f. 162.)

Gjuhėtari Treimeri mendonte se emri i kėsaj dite tė javės lidhet me zotin e zjarrit tek ilirėt, duke e afruar me fjalėn “Agnih” te indasit e vjetėr. Emri Agni del mjaft i pėrhapur ndėr shqiptarė. Dijetarėt kanė bėrė pėrpjekje qė kėtė fjalė ta lidhin edhe me fjalėn analoge etruske, “Visar”, qė do tė thotė, Zot, Perėndi etj. ( Po aty...)

Te Pjetėr Budi e hasim nė kuptimin e “Enjte e Madhe”. ( Po aty...)

Studiuesit e ditėve tė javės nė gjuhėn shqipe nuk e kanė vėrejtur ose e kanė flakur si tė padobishme pėrmbajtjen dhe ngjashmėrinė kuptimore qė kanė kėto ditė me ditėt e krijimit sipas “Zanafillės”. Mendoj se asnjėra nga ditėt e javės, nuk mund tė shkėputet nga Zanafilla, sado qė shumėkujt i duket i kotė besimi se Hyji ka krijuar botėn dhe gjithėsinė pėr gjashtė ditė, ndėrsa ditėn e shtatė ka pushuar.

Me kėtė rast ne nuk po merremi me besimin, por me qasjen autentike shqiptare rreth krijimit sipas besimit monoteist. Tradita moniste fetare shqiptare ka qenė e determinuar nga ky besim dhe doemos se e ka pėrfillur pėrmbajtjen e ditėve tė krijimit. Jo rastėsisht, Java ka shtatė ditė dhe krejt kjo qoftė sipas kalendarit tė traditės sė hershme fetare, qoftė sipas Biblės lidhet me “librin e Zanafillės” dhe kurrsesi me festat apo perėnditė pagane.

Ditės sė enjte nė gjuhėn angleze i thuhet Thursday, italisht: Giovedi, frėngjisht: Juedi, sllavisht Cervertak, qė do tė thotė dita e katėrt, nga ēetiri, katėr, hungarisht po ashtu ngjashėm me sllavishtėn “Csutortek”, turqisht Pershembe, etj

Dita e premte ( Dita e gjashtė e krijimit...)

Dhe Hyji tha: “Le tė nxjerrė toka shpirtra tė gjallė sipas llojeve tė tyre, kafshė shtėpiake dhe kafshė tė egra, sipas llojit tė tyre dhe ashtu u bė... Dhe Hyji vazhdoi tė thoshte “Le ta bėjmė njeriun sipas shėmbėlltyrės sonė, sipas ngjashmėrisė sonė dhe ata le t’ i kenė nė nėnshtrim peshqit e detit dhe krijesat fluturuese, kafshėt shtėpiake dhe gjithė tokėn dhe ēdo kafshė qė lėviz dhe bredh mbi tokė. Perėndia vazhdoi ta krijonte njeriun sipas shėmbėlltyrės sė vet, mashkull e femėr i krijoi... (Zanafilla, 1;26, 27.).

Ēabej, nė studimet e tij etimologjike tė fjalėve tė gjuhės shqipe, nuk e ka trajtuar ditėn e premte, por ka mbėshtetur mendimin e albanistėve, tė cilėt nuk kishin dhėnė shpjegime lidhur me ditėt: e enjte, e premte dhe e shtune, tė tria kėto, tė margjinalizuara si ditė me etimologji tė errėt (!).

Emri i kėsaj dite, emri mė i rėndėsishėm i krejt ditėve tė javės lidhet pikėrisht me kėtė ditė, sepse nė kėtė ditė Hyji e krijoi njeriun sipas “shėmbėllesės” sė vet.

Nė fjalorin e gjuhės shqipe kjo ditė ėshtė shpjeguar si dita e pestė e javės, qė realisht ėshtė dita e gjashtė e krijimit, dita e “premtimit” dhe jo dita e pestė. Nė asnjėrėn nga gjuhėt indo-evropiane, as nė gjuhėt Hamito-semite nuk kemi shpjegim mė domethėnės dhe me pėrmbajte mė fetare sesa me rastin e emėrtimit tė ditės sė gjashtė tė Krijimit.

Hyji gjithēka kishte krijuar kishte krijuar pėr njeriun. Ai e kishte mbajtur premtimin. Meqė njeriun e kishte krijuar sipas shėmbėllesės sė vet. Kjo fjalė e gjuhės shqipe lidhet me mbajtjen e premtimit, mbajtjen e besės, qė nė traditėn shqiptare ėshtė njė kult i shenjtė.

Kjo ditė, nė traditėn e lashtė tė krishterė, por edhe te shqiptarėt shėnonte edhe ditėn kur ishte varrosur Krishti. Ajo ditė ėshtė quajtur edhe E premtja e Zezė apo e Premtja e madhe. Nė fjalorin e Gjuhės sė Sotme Shqipe, fjala premtim shpjegohet si fjalė qė jep dikush, ose zotimi qė merr pėr tė bėrė diēka.

( FGJSH, Prishtinė 1981, f. 1539 .).

Nė gjuhėn arabe kjo ditė quhet “Javmul xhum-ati”. Ėshtė dita mė e dalluar e javės, kur myslimanėt e tėrė botės falin namazin e kėsaj dite, tė bashkuar nėpėr xhami. Ėshtė i vetmi namaz qė nuk mund tė falet individualisht, por vetėm me “xhematė”, me besimtarė dhe nė mėnyrė kolektive.

Nė shumicėn e gjuhėve indoevropiane dhe ugro-fine e tė tjera kjo ėshtė dita nė kuptimin e numrit pesė, duke filluar nga dita e hėnė, sipas kalendarit tė ri i formuluar nga Konstantini i Madh, nė vitin 321 pas Krishtit.

Sllavisht “petak”, hung, pentek, turq. Cuma nga arabishtja, xhum’atun, ang. Friday, frėngjisht, Vendredi, italisht Venerdi, ndėrsa greqisht “parasqevi”.

Dita e shtunė ( Dita e shtatė, dita e pushimit)

Pėrderisa nė gjashtė ditėt e para, Hyji JAHV krijoi tokėn dhe gjithėsinė, ditėn e shtunė, e shpalli ditė tė pushimit. Kjo ditė, nė traditėn hebraike konsiderohet si ditė e shenjtė, dita e pushimit tė mirėfilltė dhe tė domosdoshėm.

“Tė shtatėn ditė hyji e kreu punėn e vet qė kishte bėrė. Tė shtatėn ditė pushoi nga ēdo punė qė kishte bėrė. Hyji e bekoi tė shtatėn ditė dhe e shenjtėroi, sepse atė ditė kishte pushuar prej ēdo pune, qė Hyji kishte bėrė duke krijuar... (Don Simon Filipaj, Bibla, Shkrimi Shenjt, Ferizaj 1994, f. 20 ). “Zoti e bekoi ditėn e shtatė. Qė atėherė, Ai vendosi qė tė gjithė njerėzit duhet tė pushojnė nė “shabat”, tė shtunėn. Kjo ditė duhej tė ishte dita e Perėndisė”. ( Anne de Vries, Libėr i Madh me tregime pėr Historinė e Biblės, Stichting Antwoord, 1992. f. 3.).

Tradita krishtere, madje edhe vetė Jezusi kishte thyer shenjtėrinė e kėsaj dite. Pėr kėtė ai kishte acaruar edhe mė tej moskuptimet me interpretuesit e Besėlidhjes sė Vjetėr. Dhe pikėrisht pėr kėtė kalendari i krishterė ndėrroi edhe radhėn e kėtyre ditėve, duke marrė pikėnisje ditėn e hėnė si ditė tė parė tė krijimit, ndėrsa si ditė pushimi, ditėn e diel.

Besimi hebraik, domosdoshmėrinė e shenjtėrimit tė kėsaj dite e ka kthyer nė kult. Fjala “e shtunė” nė gjuhėn shqipe ėshtė cilėsuar me etimologji tė errėt nga Eqrem Ēabej. Nė fjalorin e gjuhės shqipe, faqe 1943, thuhet e shtuna ėshtė dita e gjashtė e javės. Nuk ėshtė bėrė asnjė pėrpjekje pėr ta zbėrthyer etimologjinė e kėsaj fjale, madje nuk janė shpjeguar as derivatet e saj, si shtunak, shtunor, etj.

Nė traditėn popullore shqiptare ekziston shprehja frazeologjike pėrbetuese: “Pėr tė shtunė e shtatėqind vjet”. Ėshtė njė betim i llojit tė veēantė, i cili flet pėr njė traditė tė moēme tė shenjtėrisė sė kėsaj dite, tė cilėn tashmė nuk e njohim. Krishterimi dhe Islami nuk e kanė pėrfillur shenjtėrinė e kėsaj dite, tė cilėn tradita hebraike e ka emėruar si “Shabat”. Nuk jemi nė gjendje tė shpjegojmė ndonjė analogji tjetėr, por mjafton edhe fakti deri diku i pėrngjasimit gjuhėsor nė gjuhėn shqipe “e shtuna”, ndėrsa nė gjuhėn hebraike“shabat”.

Shtunak, i thuhet personit i cili kthehej vonė nga dita e tregut. Nga ky fakt mund tė pėrfundojmė se dikur moti tregu ėshtė bėrė vetėm ditėn e shtunė, ditėn e pushimit, dita e shtatė tė javės, sipas kalendarit tė moēėm dhe jo nė ditėn e diel. Pėrbetimi shqiptar pėr kėtė ditė, doemos se kishte kuptimin e ditės sė veēantė, meqė ėshtė e vetmja ditė nė tė cilėn ata betoheshin.

Tė gjitha kėto fakte e argumente lidhur me ditėt e javės nė gjuhėn shqipe, zbėrthehen pėrmes shpjegimit biblik tė zanafillės sė botės dhe tė gjithėsisė. Kuptimi dhe pėrmbajtja ėshtė shumė mė tė thellė se nė vetė gjuhėt e “Shkrimit Shenjt”. Gjuha shqipe, edhe pse e shkruar vonė, shpjegon disa fenomene fetare dokesore e shoqėrore mė mirė se asnjė gjuhė tjetėr nė botė. Shembulli mė tipik i kėtij shpjegimi lidhet me autenticitetin e Ditėve tė Javės.

“Shabat i thuhet ditės sė fundit tė javės te hebrenjtė, e identifikuar si dita e shtatė e javės” (Enciklopedija zivih religija, Nolit, Beograd, 1992, faqe 694).

Dita e shtunė, si duket ėshtė dita mė e ngjashme pėr nga shqiptimi dhe pėrmbajtja nė tė gjitha gjuhet ku ka dominuar feja monoteiste, sipas kuptimit tė kjo fjalė ka nė gjuhėn hebraike. Mund tė konstatohet se emėrtimi i kėsaj dite ėshtė zgjeruar nga monoteizmi i vjetėr hebre dhe ėshtė ngulitur madje edhe nė gjuhės sllave dhe nė shumė gjuhė tė tjera tė botės.

Heb. Shabat,

Shqip E shtune,

Slavisht, Subota,

Italisht, sabato,

Frengj. Samedi,

Hungarisht Szombat,

Greqisht, Savato, etj.

Ditėt e javės nė disa gjuhė indoevropiane, hamito semite dhe ugro-fine


Latinisht Anglisht Shqip Greqisht Italisht

Dies solis, Sunday, E diel Qiriaki, Lunedi,

Dies Lunae, Monday, E hėnė, Enea Martedi,

Dies martis, Tuesday E martė, Dies, Mercoledi,

Dies mercuris, Wendesday, E mėrkurė, Tres, Giovedi,

Dies lovis, Thursday, E enjte, Tetares Venerdi,

Dies veneris dhe Friday E premte, Parasqevi, Sabato,

Dies saturni Saturday E shtunė, Savvato Domenica





Frengjisht Sllavisht Hungarisht Turqisht Hebraisht

Lundi, Ponedelnik Hetfo, Pazar, Jom ehod

Mardi, Ftornik, Kedd, Pazartesi, Jom shani

Mercredi, Sreda, Szerda, Sali Jom shelesh

Jeudi, Ēetvertak, Csutortek, Qarshamba, Jom arbaa

Vendredi, Petak, Pentek, Pershembe, Jom hamesh

Samedi, Subota, Szombot, Cuma, Jom shev

Dimanche Nedelja Vasarnap Cumartesi Shabat
avatar
Jon

1235


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kodet shqiptare

Mesazh  Jon prej 02.08.10 23:15

KODE SHQIPTARE (3)

Gjuhėtari erudit shqiptar, Eqrem Ēabej, nė shpjegimin e tij lidhur me prejardhjen e gjuhės shqipe ka saktėsuar se kjo gjuhė “ka tė bėjė me tė gjitha gjuhėt e grupit indo-evropian” ( E. Ēabej, Studime gjuhėsore, Prishtinė, 1976,f. 13). Edhe gjuhėtari i madh gjerman August Shlajher, nė “Drurin” e tij gjenealogjik”, e kishte pėrfshirė gjuhėn shqipe nė mesin e gjuhėve indo-evropiane si degė tė veēantė. Ngjashėm kanė konstatuar edhe shumė gjuhėtarė evropianė, si Franc Bopp, Gustav Mayer, Johannes Schmidt, e tė tjerė. Po kėta gjuhėtarė qysh moti kanė hetuar elementet arkaike gjuhėsore ilire dhe trakase nė gjuhėn tonė.

Disa nga kodet fetare gjuhėsore dhe dokesore tė shqipes

Qė gjuha shqipe ėshtė njėra ndėr gjuhėt mė tė vjetra tė qytetėrimit, kjo tashmė nuk mund tė mohohet, ashtu sikurse nuk mund tė mohohet fonetika e pasur, e pėrkryer e kėsaj gjuhe, e cila pėrmbledh nė vetvete tė gjithė tingujt zanorė dhe bashkėtingėllorė tė gjuhėve indoevropiane.

Gjuha shqipe ka 36 tinguj zanorė dhe bashkėtingėllorė.

Numri 36 ėshtė njė numėr shumė i preferuar i sė kaluarės.

4 herė 9 = 36

6 herė 6 = 36

Ylli i Davidit me gjashtė cepa, gjashtė herė gjashtė jep numrin 36

Numri gjashtė lidhet me gjashtė ditėt e krijimit tė botės dhe gjithėsisė nga Hyji JAHVEH

Numri bazik gjashtė, ėshtė shumė i njohur edhe nė traditėn e lashtė zaroastreje tė Iranit. “Poeti i madh persian, Firdusi, i cili jetoi nė shekullin e dytė tė epokės sonė, nė poemėn e vet monumentale tė quajtur “Shahname” sundimin e mbretit, Xhamshid, e quan “shekull tė artė”. Sundimi i tij zgjati 6 qind vjet e 6 muaj e 6 ditė dhe gjatė gjithė asaj kohe njerėzit nuk dinin ē’ishin sėmundjet, vdekjet, hallet dhe vuajtjet....” (Tatjana D, Elena R. Zarathustra, Tiranė, 2002, f. 33.)

Baza e kėsaj harmonie numerike ėshtė numri gjashtė, qė hetohet edhe nė traditat e popujve tė tjerė tė lashtė.

Sistemi fonetik i gjuhės shqipe pėrbėhet nga 29 tinguj zanorė dhe 7 tinguj bashkėtingėllorė. Njė sistem tė tillė, tė kompletuar sa u pėrket tingujve, nuk e gjejmė nė asnjėrėn prej gjuhėve indoevropiane.

Nuk e themi se gjuha shqipe ėshtė gjuha mė e begatshme sa i pėrket leksikut, apo frazeologjisė, mirėpo kjo gjuhė ka ruajtur dhe ka restauruar tė gjithė tingujt e para gjuhės indoevropiane dhe nė kėtė aspekt paraqet njė rezervat tė vėrtetė fonologjik, gjithsesi rezervatin mė autentik dhe mė unik tė tingujve nė njė gjuhė tė vetme.

Nė gjuhėn shqipe janė tė pranishėm tingujt hundorė, ashtu sikur i ka gjuha frėnge, polake e spanjolle, por nuk i kanė shumė gjuhė tė tjera.

Shqipja disponon bashkėtingėlloret “th” e “dh”, tė cilat i kanė disa gjuhė hamito-semite, gjuha greke dhe ajo angleze, por nuk i disponojnė gjuhėt romane, as sllave.

Gjuha jonė ka bashkėtingėlloret “ē” dhe “xh” tė cilat janė tė pranishme nė gjuhėt sllave, por nuk janė tė pranishme nė gjuhėn frėnge, gjermane etj.

Zanoret “ė” dhe “y” janė po kėshtu heterogjene nė pikėpamje tė pranisė nė gjuhėt indoevropiane. Ato nuk ekzistojnė as nė gjuhėt hamito-semite.

Gjuhėtari erudit shqiptar, Eqrem Ēabej, nė shpjegimin e tij lidhur me prejardhjen e gjuhės shqipe ka saktėsuar se kjo gjuhė “ka tė bėjė me tė gjitha gjuhėt e grupit indo-evropian” ( E. Ēabej, Studime gjuhėsore, Prishtinė, 1976,f. 13).

Edhe gjuhėtari i madh gjerman August Shlajher, nė “Drurin” e tij gjenealogjik”, e kishte pėrfshirė gjuhėn shqipe nė mesin e gjuhėve indo-evropiane si degė tė veēantė. Ngjashėm kanė konstatuar edhe shumė gjuhėtarė evropianė, si Franc Bopp, Gustav Mayer, Johannes Schmidt, e tė tjerė. Po kėta gjuhėtarė qysh moti kanė hetuar elementet arkaike gjuhėsore ilire dhe trakase nė gjuhėn tonė.

Edhe pse gjuha shqipe ėshtė definuar si gjuhė, qė i pėrket pranisė sė elementeve gjuhėsore “Centum” dhe “Satem” mendoj se nuk ėshtė hulumtuar sa duhet lidhja e shqipes me gjuhėt hamito-semite, me tė cilat ka shumė fjalė tė pėrbashkėta dhe kėto nuk erdhėn pėrmes gjuhės turke, por shumė kohė mė parė.

Interesimi, pėr ta parė gjuhėn shqipe nė njė shtrirje mė tė thellė, me shumė elemente arkaike, madje duke shpjeguar prej saj edhe disa kode tė rėndėsishme tė qytetėrimit, gjithsesi se kėrkon punė e mund. Para sė gjithash do tė duhej tė aplikohej njė metodologji e re, mė e pėrparuar sesa ato qė kanė ndjekur pionierėt dhe baballarėt e albanologjisė.

Nuk duhet tė mjaftohemi me faktin se gjuha shqipe ėshtė vetėm njė gjuhė indo-evropiane, e cila ėshtė folur shumė herėt, ndėrsa ėshtė shkruar shumė vonė. Ky pėrkufizim sikur paraqet edhe kufirin ku ka ngelur shkenca e historisė sė albanologjisė.

Nuk janė bėrė deri sot pėrpjekje pėr tė hulumtuar lidhjet gjuhėsore tė shqipes me shumė gjuhė botėrore, siē janė lidhjet leksikore me gjuhėt hamito-semite, posaēėrisht hebraike dhe arabe, lidhjet leksikore me gjuhėn magjare dhe me sanskritishten. Studimet e pakta nė kėtė drejtim janė parė me skepticizėm dhe pėrgjithėsisht janė injoruar, por pa reflektuar kundėr-argumente.

Shqipja ėshtė njė gjuhė e veēantė nė shumė pikėpamje. Ajo ka njė sistem tė pėrkryer fonematik. Nuk mund tė mohohen huazimet qė ka pėsuar kjo gjuhė, por mendoj se ėshtė e papranueshme, qė shumė fjalė origjinale tė shqipes tė konsiderohen si fjalė me prejardhje turke, sllave, greke apo latine. Si mund tė ndodh pranimi i kėsaj teorie, kur tashmė dihet dhe sa e sa herė ėshtė vėrtetuar edhe shkencėrisht, se gjuha shqipe nė Ballkan ėshtė mė e vjetra, dhe si e tillė ajo u dha shumė fjalė e shprehje sidomos gjuhėve sllave dhe greke.

( Kodi i emrave hyjnorė)

Gjuha shqipe ėshtė shumė e pasur jo vetėm me emra tė origjinės “hyjnore” por edhe me njė dyzinė fjalėsh, shprehjesh e frazeologji tė ndryshme, tė cilat pėr nga kuptimi dhe pėrmbajtja janė emra tė tri besimeve monoteiste.

Emri i krijuesit tė tokės dhe gjithėsisė nė gjuhėn shqipe shpaloset me disa emra tė ndryshėm pėr nga shqiptimi, por tė njėjtė nga kuptimi. Besimi monoteist shqiptar njeh katėr emra esencialė pėr krijuesin:

Hyj, At, Zot, Perėndi.

Katėr kėta emra pėr krijuesin e gjithėsisė i disponon gjuha shqipe, emra lidhen me periudha tė caktuara tė zhvillimit tė qytetėrimit, ilir, arbėr dhe shqiptar.

Duke marrė pėr bazė kuptimin esencial tė emrit “Hyji”, mund tė arrijmė nė pėrfundim se kjo ėshtė fjala mė autentike dhe fjala mė e vjetėr e gjuhės shqipe qė pėrcakton krijuesin, dhe si e tillė nuk ka tė bėjė asfare me paganizmin. Fjala “Hyj” e zgjeruar nga Hyll ėshtė e barasvlershme pėr nga kuptimi me fjalėn arabe “Allah”, fjalėn hebraike “Eloh” dhe me atė armene, “Elaha” tri gjuhėt mė tė vjetra tė traditės fetare monoteiste.

Ngjashmėria qė ka kjo fjalė me gjuhėt Hamito-semite, pėrforcon edhe mė tej teorinė e njė lidhjeje shumė tė thellė tė shqipes me kėto gjuhė dhe me traditėn e hershme tė besimit monoteist.

Eloh-elohim, hebraisht nė kuptimin Hyll, apo Hyji im

Fjala Allah, ėshtė e pėrbėrė nga El-ilah, qė ėshtė po kėshtu fjalė e njėjtė pėr nga kuptimi, e cila ka tė bėjė me krijuesin suprem tė gjithėsisė, sipas traditės islame.

Elaha, e njėjta trajtė pėr nga shqiptimi dhe kuptimi nė gjuhėn armene.

(Enciklopedija zivih religija, Beograd, Nolit 1992, f. 20)

Hyji, apo Hylli, nė kuptimin krijuesi i pėrgjithshėm, Zoti

Eloh, Hylli, Allah, Elaha

Nė gjuhėn shqipe fjala “Hyj” mund tė duket e pėrafėrt ne emrin “Yll”, qė shėnon njė trup astronomik, por gjithsesi pėr nga kuptimi lidhet me njė mori kuptimesh tė tjera jashtėzakonisht tė shumta nė pėrdorim si “Hyji”, “hyjnesha”, “hyjnizim”, “hyjnor” e tė tjera, qė kanė tė bėjnė me shenjtėrinė dhe dukuritė e tjera fetare monoteiste dhe kurrsesi pagane.

Nuk njihet besimi shqiptar nė “yll” apo nė “idhuj”. Janė shumė tė paqėndrueshme hipotezat se ilirėt paskan pasur panteonin e zotave tė tyre. Mund tė ketė pasur interpretime tė tilla, por nė fakt nuk i qėndrojnė tė vėrtetės shkencore, sepse as ilirėt e dikurshėm as shqiptarėt e hershėm nuk dihet se kanė pasur zotin e detit, tė shiut, tė dashurisė, tė luftės, tė plleshmėrisė etj. Ka qenė vetėm analogjia me perėnditė greke ajo, qė i ka nxitur mendjet e hulumtuesve tė fushave tė ndryshme tė shkencės pėr tė bėrė krahasime me “zotat” grekė, latinė, etj.

“Hyj” i gjuhės shqipe ka kuptimin e entitetit krijues, nė kuptimin e sotėm “Zot”

Fjala “Yll” e gjuhės shqipe shėnon njė trup tė madh qiellor nė kuptimin astronomik. Nė gjuhėn greke dielli quhet “helios”, shqip “diell”, por nė kuptimin astronomik dielli ėshtė, po ashtu vetėm njė yll. Nga ky kuptim u zgjerua edhe fjala greke “helen”, qė do tė thotė popull i Diellit, ose diellor, formulė tipike e idolatrise greke, pagane.

Zoti nga Zeus, apo Deus...

Fjala Zot e gjuhės shqipe edhe pse e pėrdorur nė kuptim pėr Hyjin, nuk duket se ėshtė e mirėfilltė, meqė kjo fjalė lidhet me kuptimin e foljes “zotėroj”, “kam”, “disponoj”.

Formulimet si “zot shtėpie”, “zot i pasurisė”, “zot i konakut” etj, nuk kanė tė bėjnė fare me kuptimin hyjnor tė kėsaj fjale. Nga fjala “zotėri” kemi pėrfituar nė tė folmen e pėrditshme edhe fjalė “zoti”, qė ėshtė krejtėsisht e papėrshtatshme pėr nga kuptimi, edhe pse mjerisht kjo fjalė tashmė ėshtė futur nė pėrdorim tė pėrditshėm.

Kuptimi esencial i fjalės “Zot” nė gjuhėn shqipe nuk pėrcakton esencėn e kuptimit hyjnor pėr krijuesin sipas traditės fetare monoteiste. Etimologjikisht kjo fjalė lidhet me Zeusin, “zotin grek tė luftės”, dhe si e tillė ėshtė pėrdorur nė kuptimin tokėsor, pagan dhe jo hyjnor.

Ėshtė ende e pastudiuar si ndodhi qė kjo fjalė ngeli me kuptimin hyjnor tė gjuhės shqipe, ndėrsa helenėt e identifikuan vetėm me Zeusin. Nga kjo trajtė e gjuhės greke doli fjala latine Deus-i, greqisht “Theos”, etj.

Nė traditėn e hershme tė shkrimit shqip nuk duket tė ketė pasur ndonjė pėrdorim emri “Zot”, nė kuptimin fetar. Te Buzuku dhe tė gjithė shkrimtarėt tanė tė vjetėr, dominon emri “Hyj”, ashtu sikur me shumė tė drejtė u interpretua edhe nga pėrkthyesi, Dom Simon Filipaj, nė “Besėlidhjen e Vjetėr”.

Ati ynė... nga Pater noster apo nga ATON ( Ati jonė)

Shqipja njeh edhe njė emėr tjetėr hyjnor dhe tokėsor nė tė njėjtėn kohė. Kuptimi i hershėm i kėsaj fjale doemos se lidhej me krijuesin e botės, sipas traditės monoteiste. Tė shtojmė me kėtė rast se besimin monist ėshtė shumė mė i vjetėr se besimi i krishterė etj.

Fjala “At” e gjuhės shqipe mund tė pėrafrohet me fjalėn “Avot” tė gjuhės hebraike, e cila shėnon tė njėjtėn pėrmbajtje.

Kjo fjalė korrespondon edhe me emrin ATON, i cili te egjiptianėt e kohės sė faraonit Ekhnaton shėnonte krijuesin suprem, diellin, si tė vetmin burim tė jetės. Ngjashmėria qė ka emri At, eten, etėr, ėshtė shumė e pėrafėrt me fjalėn Aton, nė kuptimin “ati ynė”, apo “ati jonė, etj.

Dhe pikėrisht me kėtė fjalė lidhet edhe pėrpjekja e parė qė kishte bėrė faraoni Ekhnaton pėr tė krijuar besimin nė njė hyj tė vetėm, besimin nė rrezet e diellit. “700 vjet para profetit “Isai” faraoni Ekhnaton kishte projektuar besimin monoteist, besimin nė njė hyj krijues. (Alan e Sally Landsberg, “Nė gjurmim tė lashtėsisė antike, Zagreb, 1974, f. 117).

O Aton jetėdhėnės,

Krijues i farės sė shtimit,

Qė i jep ngrohtėsi jetės,

Ti, Rrezaton, shkėlqen,

Aq larg shkon dhe kthehesh,

Nė mijėra trajta tė mahnitshme,

Dhe gjithmonė

Njė mbetesh.

(Fragment nga kėnga kushtuar Hyjit Aton, shkruar nė hieroglife nga faraoni Ekhnaton. Vepra e cituar.).

Kodet e emrave hyjnorė nė gjuhėn shqipe kanė ēelės universal. Nė asnjė gjuhė indo-evropiane apo hamito-semite nuk ka njė fjalor tė tillė tė begatshėm dhe tė shumėllojshėm nė pėrdorimin e emrave hyjnorė sikur ekzistojnė nė gjuhėn shqipe.

Pėr mendimin tim, kjo tregon se monoteizmi ndėr ilirėt, e mė vonė ndėr shqiptarėt, ishte feja e vetme, shumė e vjetėr dhe pikėrisht pėr kėtė, shqiptarėt pranuan nė parim ēdo besim monoteist, duke u bėrė kėshtu populli mė tolerant nė botė, sa i pėrket besimeve fetare. Pikėrisht falė kėsaj tradite, e cila lidhet edhe me praninė e shumė emrave hyjnorė, shqiptarėt janė i vetmi popull nė botė, pluralist nė kuptimin fetar tė fjalės...

Ahmet Qeriqi
avatar
Jon

1235


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kodet shqiptare

Mesazh  Jon prej 16.08.10 10:11

KODE SHQIPTARE (4)



Nuk janė shqiptarėt i vetmi popull qė kanė emėr shpendi apo kafshe. Emri i romakėve tė hershėm vjen nga Romuli e Remi, tė cilėt, sipas legjendės kishin mbijetuar duke u ushqyer me qumėshtin e Ulkonjės dhe qė kishin formuar Romėn. Kemi njė ngjashmėri tjetėr pėr nga formulimi edhe me emrin e grekėve, tė cilėt vetėn e quajnė helenė, nga helios, qė do tė thotė diell, pra bijtė e dritės, apo tė diellit.

Disa fjalė tė veēanta, arkaike, tė gjuhės shqipes

USHTĖ-A HESHTĖ-A, SHTIZĖ-A

Gjuha shqipe ka ruajtur nė fondin e vet leksikor shumė fjalė, tė cilat pėr nga kuptimi, mėnyra e ndėrtimit dhe emėrtimit kanė tė bėjnė me periudhat shumė tė hershme tė pėrdorimit tė fjalėve, tė cilat, nė fazėn fillestare tė zhvillimit tė gjuhės kanė qenė fjalė me njė, apo dy rrokje. Ky fenomen haset edhe nė gjuhet e popujve tė tjerė.

Duke u nisur nga periudha historike e pėrpunimit tė hekurit, pėrveē emrit tė kėtij metali, kemi tė bėjmė edhe me derivatet e tij.

Fjala Ushtė e gjuhės shqipe, tregon njė armė dore tė njeriut primitiv. Ushtė-a, armė sulmi e kohėve tė lashta, me njė bisht tė gjatė, dhe me maje tė mprehtė hekuri, e cila mbahej nė dorė. Heshtė, shtizė, E shpoi me ushtė ( FGJSH, f 2098)

Maja e ushtės, fillimisht mund tė ketė qenė e sajuar edhe nga guri i mprehtė, ose nga njė dru i fortė, qė shėrbente pėr tė sulmuar kafshėt e egra me qėllim pėr tė siguruar ushqimin.

Mė vonė nė periudhėn e pėrpunimit tė hekurit, maja e ushtės sajohet nga derivatet e kėtij metali dhe nė kėtė mėnyrė ishte pėrfituar njė armė e pėrdorshme e cila shėrbente pėr sulm nga afėr, duke e mbajtur nė distancė prenė, apo viktimėn.

Nga emri ushtė-a, gj.f. u pėrfitua edhe emri ushtar, njeri qė mban nė dorė armėn, ushtėn. Bashkimi i dy tre apo mė shumė njerėzve me ushta nė dorė, pėrbente grupin e parė e gjahtarėve, qė sulmonin kafshėt e egra bashkėrisht dhe tė cilėt po ashtu edhe prenė e ndanin bashkėrisht.

Disa grupe njerėzish tė armatosur me ushta pėrbėnin edhe njėsitet e para tė asaj force, qė mė vonė do tė emėrtohet si ushtri dhe, qė padyshim vjen nga fjala ushtė.

Ushtria e Lekės sė Madh, shquhej nė radhė tė parė pėr ushtat e gjata, tė rregulluara nga njė lloj druri i lehtė por elastik, nė gjatėsi deri nė katėr metra, i cili rritej nė pyjet me vegjetacion te pasur tė Ilirisė dhe Greqisė, armė kjo me tė cilėn goditej kundėrshtari nga njė distancė e mjaftueshme pėr ta paralizuar qysh nė ndeshjen e parė.

Pikėrisht nga kjo shpikje e kėsaj ushte tė gjatė me maje tė mprehtė prej hekuri, ushtria e Lekės sė Madh kishte pushtuar katėr anėt e rruzullit. Historianėt dhe gjurmuesit e kohės sė lashtė kanė konstatuar se shpikja e kėsaj ushte ishte epėrsia qė pėrdorėn ushtarėt e Lekės nė rrugėtimin e tyre pushtuese deri nė Indi nė Lindje dhe deri nė Magreb nė perėndim.

Leka i Madh, ushta, ushtria e Lekės

Nga emri “ushtė” janė sajuar derivatet gjuhėsore: ushtar, ushtri, ushtroj, (ushtė, heshtė, shtizė, janė armėt e para tė dorės tė punuara me maje metali, hekuri)

Ushtė-a, armė sulmi e kohėve tė lashta, me njė bisht tė gjatė, dhe me maje tė mprehtė hekuri, e cila mbahej nė dorė. Heshtė, shtizė, E shpoi me ushtė ( FGJSH, f 2098)

Ushtor- rojtar i arave ose i vreshtave (FGJSH f 2099).

Usht-i , ushtėr- ushtra, ushti i gurit, kėput ushtin. Po aty, f. 2098 Prishtinė, 1981

Analoge pėr nga kuptimi ėshtė edhe fjala: Heshtė-a, armė e sajuar nga njė dru i gjatė, me maje tė hekurt, qė pėrdorej pėr sulm apo pėr tė shpuar. Shtizė, heshtė, etj (FGJSH... f 673), Heshta, ishte njė armė mė e vogėl se ushta dhe pėrdorej pėr tė goditur prenė apo kundėrshtarin nga distanca nė hedhje nga larg.

Shtizė, nė analogji me heshtė ? por edhe si vegėl e sajuar me njė pjesė tė telit, me maje tė mprehtė nga njėra anė, nė formė grepi qė pėrdorėt pėr tė tjerrė, pėr tė thur ēorapė apo veshje tė tjera prej leshi etj ( FGJSH, faqe, 1930)

Shqipe, shqiponjė, shquaj, shqiptoj, shqiptar, Shqypni, Shqipėri,

Ēuditėrisht, albanologu ynė i madh Ēabej e la hapur temėn rreth etimologjisė sė emrave: “Shqiptar”, “Shqipe”, “Shqiponjė”. Nuk i trajtoi fare nė “Fjalorin etimologjik”, ndėrsa nė “Studime gjuhėsore” V ai bėn fjalė pėr emrat nacionalė tė shqiptarėve, duke e lėnė hapur problemin, por duke pėrjashtuar lidhjet mes emrit shqipe dhe shqiptar.(!).

Ėshtė vėshtirė tė pėrjashtohet mundėsia dhe ngjashmėria pėr tė mos thėnė dhe absolute e lidhjeve tė emrit Shqiptar me prejardhje pikėrisht nga emri i shpendit grabitēar, “Shqiponjė”. Nuk janė shqiptarėt i vetmi popull qė kanė emėr shpendi apo kafshe. Emri i romakėve tė hershėm vjen nga Romuli e Remi, tė cilėt, sipas legjendės kishin mbijetuar duke u ushqyer me qumėshtin e Ulkonjės dhe qė kishin formuar Romėn.

Kemi njė ngjashmėri tjetėr pėr nga formulimi edhe me emrin e grekėve, tė cilėt vetėn e quajnė helenė, nga helios, qė do tė thotė diell, pra bijtė e dritės, apo tė diellit. Krejt kjo ka tė bėjė me legjendėn, sepse popujt e vjetėr disponojnė mite dhe legjenda tė tilla, nė tė cilat manifestohet pėrkatėsia e tyre etnike, gjuhėsore, historike e mė vonė edhe kombėtare

Madje nuk qėndron as konstatimi se ne jemi i vetmi popull, qė quhemi shqiptarė, por krejt tė tjerėt na thėrrasin: alban, arbėreshė, Alvanitas, arnaut e tė tjerė. Kėshtu ka ndodh edhe me grekėt. Bota i njeh me kėtė emėr, por ata e quajnė veten helenė dhe shtetin e tyre Hellada. Kėshtu ndodh edhe me magjarėt, tė cilėt krejt bota i quan hungarezė, ndėrsa ata njohin emrin magyar, Magyarorszag (Hungari) Emri hungarez nuk pėrdoret askund nė historinė as letėrsinė e kėtij populli.

Mendoj se fjala Shqiptar, e shėnuar pėr herė tė parė te Buzuku nė vitin 1555 pastaj te Budi 1621, u fut nė pėrdorim si shembull metaforik i bijve te rezistencės sė kohės sė Gjergj Kastriotit. “Luftuan si shqipet”, qė ka njė analogji me luftėtarėt e “Pirros”, po ashtu epirotėt, shqiptarėt e kohės sė Skėnderbeut.

Barleti shkruan pėr Gjergj Kastriotin, prijėsin e epirotėve. Me kėtė rast nuk kemi tė bėjmė me mite e legjenda, pėrderisa kėtė faktografi e mbėshtesim nė Librin: Histoia de Vitae et Gestis, Georgius Castriotis, Sceanderbegi, priceps Epirotarum” ( Historia e jetės dhe e bėmave tė Gjergj Kastriotit, Skėnderbeu, prijėsi i Epirotėve), edhe pse studiuesit tanė i kanė borxh kėtij shkrimtari dhe humanisti, meqė thonė se ai paska ekzagjeruar numra tė luftėtarėve, tė cilėt ekzagjerohen edhe sot e kėsaj dite kudo nė botė. Asokohe, kur Marin Barleti shkroi, shqiptarėt quheshin epirotė.

Duket se mė vonė, nė kujtim pėr Motin e Madh, pėr rezistencėn 25 vjeēare tė shqiptarėve, kundėr pushtimit turk, emri i shqiponjės me dy krerė, filloi tė pėrmendet si bijtė e shqipes.

Ėshtė e ditur se nuk kemi dokumente shkrimore qė mbėshtesin kėtė konstatim, por fakti se disa vite mė vonė, pikėrisht nė vitin 1555, Gjon Buzuku na sjell emrin shqiptar, do tė thotė se ai emėr tashmė ekzistonte, e mbase mund tė ketė ekzistuar edhe mė herėt.

Fjala, shqipe-shqipja, kuptimi primar i sė cilės lidhet me emrin e pėrveēėm, Shqiponjė, ėshtė fjalė e gurrės tonė autentike dhe nuk kemi tė bėjmė me qasje romantike, tė kohės sė vonė, por me njė sajim metaforik, tė njė populli luftarak, qė kishte shkėlqyer nė luftėra, qysh nga koha e Lekės sė Madh, Pirros, Agronit e Teutės, Gjergj Kastriotit, Halil Patronės, Ali Tepelenasit, e shumė tė tjerėve, deri nė kohėn tonė, deri te Adem Jashari dhe trimat e trimėreshat e tij.

Duke folur lidhur me studimin e Bardhyl Demirajt “Si u bėnė albanėt shqiptarė”, studiuesi i mirėnjohur nga Shqipėria, Shaban Sinani sjellė disa pėrfundime, tė cilat bien ndesh me konstatimet e mėsipėrme. Ai thotė:

Pikėrisht pamjaftueshmėria gjuhėsore pėr t’iu pėrgjigjur pamjes sė re tė identitetit tė shqiptarėve, tė krijuar prej veprimit konvergjues dhe divergjues tė faktorėve tė brendshėm e tė jashtėm, me sa duket nxiti ndėrgjegjen gjuhėsore, dhe jo vetėm gjuhėsore, por pėrgjithėsisht instinktin e vetėruajtjes tė bashkėsisė, tė kėrkonte, tė njėsonte kuptimisht, tė pėrhapte dhe pėrfundimisht tė pėrgjithėsonte njė etnonim tė ri.

Ėshtė shprehje e njė shpirti tė shkėlqyer mbijetese qė shqiptarėt, nė kėtė kapėrcyell tė vėshtirė, zgjodhėn tė riidentifikohen sėrish duke iu referuar tiparit mė homogjenizues tė tyre, gjuhės. Studiuesi, Bardhyl Demiraj me tė drejtė u largohet formave romantike dhe madhėshtuese tė shpjegimit tė emrit etnonimik tė shqiptarėve pėrmes njė shenje, qė nuk ka qenė ndonjė herė totem i shqiptarėve, shqiponjės apo formės sė shkurtėr, shqipes.

Por, gjithashtu, ėshtė njė shprehje gjithaq e shkėlqyer e vetėdijes pėrbashkuese kombėtare, qė nuk e pėrjetoi kalimin prej arbėrve tek shqiptarėt si njė ndryshim opozicional, si njė alternim tė sforcuar, si njė sakrificė nė dėm tė njė pjese a nė dobi tė njė pjese tjetėr. (Shaban Sinani: Si u bėnė “Albanėt-Shqiptarė”)

Pamjaftueshmėria gjuhėsore, nxiti ndėrgjegjen gjuhėsore dhe jo vetėm gjuhėsore pėr tė pėrgjithėsuar njė etnonim tė ri...

Shtohet pyetja, pėrse shqiptarėt nuk paskan pasur ndonjėherė njė totem, apo nuk duam ta pranojmė se kemi pasur dhe aktualisht kemi njė totem, sikur ėshtė simboli i shqiponjės, totem, tė cilin tė parėt tanė e kanė vendosur edhe nė flamur dhe e kanė bėrė shenjė identifikuese pėr kombin, gjuhėn, etninė, racėn, por jo pėr fenė, sikur e kanė kryqin popujt me besim krishterė, ose yllin me hėnė turqit dhe bota islame.

Duket sikur pikėrisht “shqiponja” mund tė ketė qenė totemi i lashtė i shqiptarėve, ose pretendimi i tyre pėr t’u njėsuar me atė totem, kur dihet se simboli i shqiponjės ėshtė shumė i hershėm dhe i trajtuar pikėrisht si totem te shumė popuj jo vetėm tė Evropės, por edhe mė gjerė.

Nė Fjalorin e Gjuhės Shqipe, fjala shqipe lidhet me shqiponjė, si “shqipja arbėrore”, “shqipja dykrenore” shqiponja dykrenore etj (FGJSH, Prishtinė 1981. f. 1915)

Fjala Shqiponjė ka tė bėjė me njė shpend tė madh grabitqarė, me sqep tė kthyer, me kthetra tė gjata dhe me sy tė mprehtė qė rron nė male dhe qė mbahet nga shqiptarėt si simbol i lirisė... (FGJSH, Prishtinė 1981. f. 1916).

Tė gjitha derivatet e tjera gjuhėsore tė kėsaj fjale, qoftė si fjalėformime apo frazeologji lidhen me emrin e shqipes, tė shqiponjės, pavarėsisht se ka qenė apo nuk ka qenė totem i shqiptarėve ky shpend.

Shqiptarėt nė Ballkan, nuk kanė as kanė pėrdorur tjetėr emėr pėr tė pėrcaktuar etninė, gjuhėn, racėn etj, pavarėsisht se popujt e tjerė asnjėherė nuk na kanė njohur as e kanė nė pėrdorim kėtė emėr, pėrveē nė rastin pezhorativ dhe pėrēmues te disa popuj sllavė tė Ballkanit, me tendencė pėr tė bėrė dallime mes shqiptarėve tė Kosovės dhe tė trevave tė tjera tė pushtuara nga sllavet, qė trajtoheshin si “shqiptari” dhe atyre tė tjerėve qė jetonin nė Shqipėri dhe qė nė gjuhėn e sllavė-folėsve quheshin “albanci”.

Nė tė mirė tė kėtij konstatimi kemi edhe neologjizmin e foljes shqiptoj, apo shqipėroj, tė cilat po ashtu lidhen me rrėnjėn “shqipe,shqipja”.

Ahmet Qeriqi

avatar
Jon

1235


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi