Histori e shkruar me gjakun e syve..

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Histori e shkruar me gjakun e syve..

Mesazh  Estilen prej 26.07.10 8:36

Histori e tmershme e shkruar me gjakun e syve

Rreth 15 mijė burra, shqiptarė dhe vllehė, me sy tė nxjerrė, krejtėsisht tė verbėr, me gjakun qė u rridhte nėpėr fytyrė, tė sakatosur dhe gjithė plagė, pėrpiqeshin tė gjenin rrugėn, pėr tė shkuar te mbreti i tyre, Samueli, dhe ti tregonin atij gjithēka qė u kishte ndodhur, por duket se gjithēka ishte e pamundur.

Tė kapur dorė-pėr-dore nga dikush qė i kishte mbetur njė shenjėz drite te syri (dhe ata ishin vetėm pak) pėrpiqeshin tė kalonin nėpėr grykat e errėta si nata… nėpėr pėrrenjtė qė gurgullonin vajtueshėm e qė nuk dukeshin ku ishin…, nėpėr shpatet qė ngriheshin tė mprehtė si thika, e nuk i tregonin dot ku i kishin pasur rrugėt dhe shtigjet…

15 mijė burra tė verbėr, shqiptarė dhe vllehė, binin dhe ngriheshin, kalonin rrugė e pa rrugė. Ndaleshin dhe hapnin varre me duart e tyre pėr shokėt qė u vdisnin rrugės. Nuk kishin asnjė ide se ku po i varrosnin shokėt: anės pėrroit, buzė njė shkėmbi, pėrbri njė pylli... Grykat e Cimba-longut dhe tė Klides, jo shumė larg qytetit tė Seresit, nė verilindje tė Selanikut, po ktheheshin nė njė varrezė gjigante. Pastaj, ata qė mbeteshin gjallė, niseshin prapė pėr udhė.

Kėrkonin burimet pėr njė pikė ujė qė tė zbutnin ethet e tė plagosurve dhe nuk i gjenin dot, kėrkonin ti ndalonin shokut rrjedhėn e gjakut dhe nuk i gjenin dot plagėn; pėrpiqeshin tė ishin tė fortė, tė mbėrrinin te mbreti Samuel dhe ti tregonin atij se si perandori Bazil nė krye tė ushtrisė greke kishte dhėnė urdhėr qė 15 mijė burrave, shqiptarė dhe vllehė, tu nxirreshin sytė. Le tė mbeten disa mes tyre, me njė shikim tė mangėt, kishte thėnė perandori Bazil, qė ata tė ēojnė shokėt e tyre te mbreti Samuel…
Le ti shikojė ai me sytė e tij ushtarėt e tij, kishte thėnė Bazili

Mbreti Samuel



Ata qė mbetėn gjallė u gjendėn pranė mbretit tė tyre, Samuelit. I dėgjonin vetėm zėrin, vetėm fjalėt, por nuk ia shikonin dot vėshtrimin qė atė ēast i kishte pėrhumbur, nuk ia pikasnin dot lotėt qė mbretit Samuel i shkisnin poshtė faqeve e qė bėnte ēmos ti fshihte edhe para tė verbėrve, nuk ia shquanin dot lėvizjet, qė atė moment ai po bėnte para e tyre, e qė mė sė shumti i ngjanin ece-jakeve tė njė njeriu tė dėshpėruar. “Si ėshtė e mundur”?! pyeti mbreti Samuel.

Nuk u kuptua nėse pyeste veten, nėse pyeti ushtarėt e verbėr, shqiptarėt dhe vllehėt, apo, nėse pyetjen ia kishte drejtuar perandorit Bazil nė krye tė ushtrisė greke. “Kjo ėshtė ēmenduri”, tha mbreti Samuel. Nė zėrin e mbretit kishte dėshpėrim dhe dhimbje. Ushtarėt e verbėr, shqiptarė dhe vllehė, qė nuk mundeshin tė shikon asnjė rreze drite, dalluan dhimbjen e mbretit tė tyre.

Ai nuk po e mbante dot veten. Nga gropėzat e syve tė nxjerrė nisėn tu rridhnin lot. Qanin ushtarėt dhe mbreti. “A kishin fytyrė njeriu ata njerėz?”, pyeti sėrish Samueli. “Kjo ėshtė ēnjerėzore”, tha ai, duke u pėrpjekur tė gėlltiste dhimbjen e tė mos shtonte lotėt e ushtarėve nė gropėzat e gjakosura tė syve, e tė mos lėndonte mė tepėr ushtarėt qė kishin udhėtuar bashkė me vdekjen pėr tė mbėrritur deri te ai dhe qė tashmė shumė prej tyre po jepnin shpirt. Disa tė tjerė kishin rėnė tė vdekur para kėmbėve tė tij.

“Pėrse duhej tė ndodhte kėshtu”?
Pyetja e mbretit Samuel mbeti pa pėrgjigje. Ajo pėrgjigje mungon edhe sot e kėsaj dite…

“Pėrse kėshtu?”, pyeti sėrish Samueli. Pak kohė mė parė, mbreti Samuel kishte marrė lajmin se perandori Bazil do tė nisej drejt Shqipėrisė dhe siē kishte bėrė gjithnjė ai, sė bashku me ushtrinė greke, do tė shkretonte fshatra dhe qytete, shtetet e mbretėrisė sė tij.

Pėr kėtė arsye mbreti Samuel u kishte dhėnė urdhėr ushtarėve qė ushtrisė greke tia prisnin udhėn te grykat e Cimba-longut dhe tė Klides, nė verilindje tė Selanikut, por kėsaj radhe nuk e ndihmoi fati. Ushtarėt e tij mbetėn tė rrethuar. Njė pjesė e grekėve u kishte dalė pas shpine, gjė qė shqiptarėt dhe vllehėt nuk e kishin llogaritur. Pas kėtij ēasti nisi masakra. Njė pjesė e ushtarėve, shqiptarė dhe vllehė, u therėn, mė pas u dha urdhri tu nxirreshin sytė… Po ndodhte ajo qė nuk do tė harrohej kurrė…

Po pėrse kėshtu?
Shqiptarėt dhe vllehėt nuk ishin nisur pėr tė pushtuar Athinėn, as pėr tė grabitur thesaret e tyre, por vetėm pėr tė ndalur pushtimin grek. Vetėm kaq. Mbretit Samuel qė vazhdonte tė qėndronte para 15 mijė burrave tė verbėr e tė masakruar po i kujtoheshin tė gjitha.

Grekėt tė ndihmuar edhe nga rusėt, pasi shkatėrruan mbretėrinė e Preslavės, (bullgarėt) deshėn tė shtinin nė dorė edhe trojet shqiptare, por pikėrisht nė kėtė kohė doli nė skenė konti Samuel, tė cilin shqiptarėt dhe vllehėt e zgjodhėn mbret tė tyre, tė Prespės.

(Nė tė vėrtetė edhe pse nuk e patėn tė lehtė, grekėt mbeten edhe shkatėrruesit e mbretėrisė sė Prespės). Matieu i Edesės thotė se Samueli ishte me origjinė armene. Familja e tij kishte braktisur Armeninė kur pranė saj kishte mbėrritur ushtria arabe, pėr tu vendosur nė Maqedoninė e Epėrme. Nė vitin 976 mbreti Samuel nisi luftėn dhe e vazhdoi atė deri ditėn e vdekjes sė tij, mė 1014.

Fillimet e luftės sė tij, madje pėr shumė vite me radhė kishin qenė tė mbara, por erdhi njė ditė qė ai po merrte vetėm humbje. Kjo ndodhi, pėr herė tė parė, kur po kthehej nga Peloponezi, nė vitin 995. Nė kėtė kthim Samueli u sulmua nga njė ushtri greke nė shtegun e lumit Sperkios tė Thesalisė ku ai humbi ushtrinė e tij.

Grykat e lumit Sperkios u mbushėn me kufomat e shqiptarėve dhe vllehėve, u njomėn nga gjaku i tyre. Grekėt tė ngazėllyer nga fitorja nuk morėn mundimin tė hapnin qoftė edhe njė varr tė vetėm pėr ta. Ikėn dhe i lanė atje. Ato eshtra u tretėn mes erėrave dhe shiut nė grykat e Sperkios, nė Thesali, ndėrsa nėnat dhe gratė e tyre prisnin qė tu ktheheshin njė ditė nė shtėpi.

Ishte njė ushtri e tėrė. Por e keqja nuk do tė mbaronte kėtu. Perandori Bazil i ndihmuar edhe nga ushtarė rus dėrgoi ushtrinė e tij drejt Pelagonisė (Manastirit) qė tu nxirrte sytė tė gjithė banorėve tė saj. Ata qė mbeten (robėrit) i ndau nė tre pjesė: pėr vete, pėr ushtrinė e tij dhe pėr ushtrinė ruse.

Ēmenduria e perandorit Bazil nuk kishte kufi. Jo mė kot ky njeri, perandor i Lindjes (976-1025), do tė mbiquhej bullgarokton pėr mizoritė e tij ndaj bullgarėve, por edhe ndaj shqiptarėve dhe vllehėve.

Urrejtja
Mbretin Samuel po nuk po e merrte dot veten nga ajo qė kishte parė. Ushtarėt e tij, shqiptarė dhe vllehė, ishin aty, tė mbetur pa sy dhe tė gjakosur, por ai nuk ishte i zoti tu thoshte njė fjalė.

Tė jepte pėrshtypjen se edhe ai nga ēasti nė ēast do tė binte mes ushtarėve tė masakruar dhe do tė mbetej i vdekur. Ētė ishte gjithė kjo urrejtje e perandorit Bazil?! Shqiptarėt gjithnjė kishin qenė nė trojet e tyre.

Edhe 2000 vjet p.e.s, ata kishin qenė aty. Vazhdonin tė jetonin nė hapėsirat e pafund qė nga Orno deri nė Bosfor. Shqiptarėt ishin miti dhe legjenda, bijtė e titanėve, tė cilėt ishin bij tė tokės dhe tė qiellit, tė ciklopėve qė prodhonin rrufe pėr Zeusin, tė Polifemit, tė Atlasit dhe Prometeut, i cili u vodhi zjarrin perėndive dhe ua dhuroi njerėzve. Ata kishin pasur perėnditė e tyre: Dodonėn nė Epir, Kabiret nė Samotrakė, nė verilindje tė detit Egje, Eleuzian nė Atikė, qė pėr kryeqendėr kishte Athinėn etj.

Historiani Kantu (vėll. 1, fq. 544).do tė thoshte: “Nė pėrgjithėsi ėshtė pranuar se Shqiptarėt i pėrkasin racės pellazgjike… Faktet dėshmojnė se Pellazgėt sollėn nė Greqi, jo vetėm disa arte, por njė sistem tė tėrė besimi, artesh dhe germash. Ajo ishte njė racė po aq sa bujare, edhe e pafat.

Gjuha e tyre, mė e ngjashme me latinishten se sa me greqishten, u ruajt nė dialektin eolian dhe nė atė epirot, qė helenėt i cilėsonin si barbare”.

Ndėrsa Straboni thotė se, edhe nė kohėn e tij, shumė njerėz i thėrrisnin Epirit me emrin Pellazgji. Pėrse atėherė gjithė kjo urrejtje? Shqiptarėt nuk po pushtonin tokat e tė tjerėve, ishin nė trojet e veta. Gjithēka nisi tė shkonte mbrapsht me ardhjen e helenėve. Ata nisėn luftėn kundėr shqiptarėve dhe arritėn ti dėbojnė edhe nga Thesalia.

Tė detyruar nga lufta, shqiptarėt u shpėrngulėn nė Arkadi, nė Kretė, nė Epir, nė Itali dhe Sicili. Ata qė mbetėn u kthyen nė skllevėr dhe shėrbėtorė.

Qė nga kjo kohė Ilirėt nisėn tė ishin armiq tė tė gjithė Greqisė. Kėtė gjė na e thotė edhe Polibi, historiani nga Arkadia (rreth 200-120 p.e.s): “Ilirėt ishin armiq tė tė gjithė Greqisė”. Kishte filluar tė ndodhte kėshtu, sepse grekėt i kishin dėbuar nga trojet e tyre, u kishin vjedhur e grabitur pasurinė, i kishin vrarė dhe masakruar.

Vllehėt
Samueli, mbreti i Prespės, nuk po e duronte dot dhimbjen. I la ushtarėt e tij dhe hyri brenda. Dėshironte tė gjente njė ēast prehje, njė ēast qetėsie, tė ishte vetėm dhe tė mendonte edhe njė herė pėr atė qė kishte ndodhur me ushtarėt e tij, vllehė dhe shqiptarė. Pallati i tij mbretėror ngrihej mbi ishullin e Prespės.

Ai ishte edhe kryeqytet i mbretėrisė sė tij, por atė ditė ndodhej nė Prilep. Nė gjithė mbretėrinė e Prespės ishte pėrhapur lajmi i zi. Vajtonte gjithēka. Samueli doli nė dritare dhe vėshtroi sėrish ushtarėt. Shqiptarėt dhe vllehėt ishin aty.

Vllehėt ishin bėrė bashkė me shqiptarėt qė nga koha e pushtimit romak, veēanėrisht kur romakėt pushtuan Epirin. Qytetet epirote po binin njėri pas tjetrit. Nė fillim kishte rėnė Pasaroni, Tekmoni, Falasi dhe Horeumi, ndėrsa mė pas perandori Pal-Emil do tė shkretonte edhe 70 qytete tė tjera, pjesa mė e madhe e tė cilėve u pėrkiste molosėve. Pas kėsaj, 150 mijė banorė i shpėrngulėn nė Itali.

Nė vend tė tyre sollėn nga Italia kolonė tė tjerė dhe kėta ishin vllehėt ose romanėt e ditėve tona, nė veēanti Zagoritėt. E njėjta gjė ndodhi edhe me thesalianėt e masakruar apo tė shndėrruar nė skllevėr prej grekėve. Edhe ata u zėvendėsuan me vllehė tė dėrguar nga Italia dhe tė organizuar nėpėr duumvire.

Dhe ishte kjo arsyeja pse vllehėt kishin ndihmuar Cezarin tė fitonte luftėn kundėr Pompeut. Ata qė i vinin nė ndihmė ishin nga Epiri dhe Thesalia. Beteja e parė midis tyre, Cezarit dhe Pompeut, nisi pėrreth Durrėsit, ndėrsa do tė pėrfundonte pas 10 vjetėsh nė Farsala tė Thesalisė mė 9 gusht 48 p.e.s. me fitoren e Cezarit. Qė nga ajo kohė shqiptarėt dhe vllehėt kishin luftuar bashkė.

Maqedonasit
Befas nga brendėsia e pallatit mbretėror doli njė lajm: “Mbreti nuk ishte mirė me shėndet”. Ky lajm do tė mbėrrinte edhe mes ushtarėve, shqiptarėve dhe vllehėve. Ēpo ndodhte kėshtu? Pėr shqiptarėt gjithēka po shkonte keq.

Tė gjithė turreshin drejt Ilirisė: keltėt, gotėt, avarėt grekėt, romakėt e gjithkush tjetėr qė mundej. Tė gjithė e donin, qoftė edhe njė copė tė vogėl. Qė tė gjithė e dėshironin Ilirinė, kėtė pjesė tė botės, por nuk dėshironin njerėzit e saj.

Iliria kishte filluar tė rrudhej… Por grekėt nuk i donin as maqedonasit, sepse siē thotė Justini, “maqedonasit ishin Pellazgė”, ndėrsa sipas Strabonit, maqedonasit dhe shqiptarėt e Epirit, pėrbėnin njė popull tė vetėm.

Nė tė vėrtetė, thotė Straboni i Sinopit, shqiptarėt dhe maqedonasit flisnin tė njėjtėn gjuhė, kishin tė njėjtat sjellje nė zakonet e tyre, i prisnin flokėt nė tė njėjtėn mėnyrė, dhe se ata kishin mjaft gjėra tė tjera tė pėrbashkėta, deri nė atė masė, sa janė tė shumtė ata qė e kuptojnė Maqedoninė deri nė Korkyrė (Korfuz)....

Maqedonasit nuk flisnin greqisht dhe se, pėr tu marrė vesh, ishte i nevojshėm njė pėrkthyes”. Demosteni edhe maqedonasit i quante barbarė, ndėrsa pėr sytė e grekėve tė lashtė, maqedonasit ishin njė racė e huaj.

Jo rastėsisht, Neoptolemi mbret i mollosėve e martoi vajzėn e tij, Olimpian, me mbretin maqedonas, Filipin II. Nga kjo martesė erdhi nė jetė Aleksandri i Madh. Babai i tij, Filipi II kėmbėngulte tu rimerrte grekėve Amfipojėn, Potidėn, dhe brigjet qė ata ia kishin rrėmbyer Maqedonisė, dhe nė vitin 338 Filipi II e pa veten zot tė Greqisė. Edhe me vdekjen e Filipit II mė kot shpresuan grekėt, vendin e tij do ta zinte Aleksandri i Madh.

Grekėt shpresuan sėrish me vdekjen e Aleksandrit tė Madh, por ata sėrish u thyen nga Antipatri nė Kranon (v. 322). Nė kohėn kur nė Maqedoni sundonte Aleksandri i Madh, nė Epir sundonte daja i tij, Aleksandėr Mollosi, ose vėllai i Olimpias. Mė pas do tė vinte Pirroja i Epirit, i cili u rrit nga kushėriri i tij, mbreti Glauk, i Taulantias. Pas vrasjes sė Olimpias, Pirroja do tė sundonte edhe Maqedoninė.

Nė tė vėrtetė tė gjithė mbretėrit e Epirit: Admeti, Terruta, Alkesti, Neoptolemi, Arriba, Aleksandri I, Eakidi, Alkesti II, Pirro II, Neoptolemi II, Aleksandri II, Ptolemeu, Pirro III, Leodamia, e cila ishte motra e Pirros II, do ta mbanin Epirin gjallė. Pėr grekėt, si ilirėt dhe maqedonasit, ishin popuj barbarė.

Vdekja e Samuelit
Mbreti Samuel kishte bėrė gjithēka qė tė pėrmbante dėshpėrimin, por nuk kishte mundur. Shėndeti i tij kishte filluar tė pėrkeqėsohej. Diēka qė kishte zėnė vend brenda tij po e rrėnonte minutė pas minute.

Njerėzit pranė tij kishin shpresuar se e nesėrmja do tė ishte njė ditė mė e mirė pėr tė, por edhe kjo nuk ndodhi. Ditėn e dytė ai zuri shtratin dhe nuk ngrihej dot nga vendi. Doktorėt, qė hynin dhe dilnin, nuk jepnin shumė shpresa.

Ditėn e tretė, mbreti Samuel vdiq. Pas vdekjes sė tij shqiptarėt dhe vllehėt do tė merrnin humbje tė tjera. Tė gjithė ishin kundėr Ilirisė, ndėrsa ilirėt ishin vetėm. Por pėrse ndodhte kėshtu? Kėtė shpjegim, shumė vite mė vonė do ta jepte historiani Zhan-Klod Faverial, i cili pasi studimit tė tė gjitha ngjarjeve nė trojet shqiptare del nė konkluzionin se,

“Nuk ėshtė e pavlerė tė theksojmė, gjithashtu, se peng i grindjeve fetare, tė dhunshme e shekullore, midis Romės e Bizantit, ka qenė Iliria. Ka qenė kjo nė Bizant, si rrallė diku tjetėr ku ndodhnin grindjet fetare, por shkaku pėr tė cilin ėshtė debatuar gjithherė ishte pėr zotėrimin e Ilirisė dhe tė Ohrit, metropolit tė tij.

Pra, ēėshtja kryesore e Bizantit ishte qė tė mbeste zotėruese e Ohrit, dhe tė mos lejonte Ilirėt tė krijonin njė shtet mė vete, siē u formuan nė vende tė tjera, si dhe tė kthente nė bizantinizėm atė qė Roma e kishte romanizuar, e mė tej, tė zėvendėsonte me tė folmen greke, nė fillim latinishten, e mė pas edhe gjuhėt vendase…”

. Pėrballė planeve tė tilla u sakrifikuan shqiptarėt, maqedonasit dhe vllehėt, tė cilėt nuk gjenin dot asnjė ngjashmėri me grekėt.

(Ky shkrim i referohet “Historia e Shqipėrisė” e Jean-Claude Faveyrial)


Harta e territoreve te mbreterise se mbretit te Prespes, Samuel

Estilen

974


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi