Amerika top-secret

Shko poshtė

Amerika top-secret

Mesazh  Neo prej 25.07.10 11:01

Amerika top-secret



Bota e fshehtė e krijuar nga qeveria e Shteteve tė Bashkuara pas atentateve terroristė tė 11 shtatorit 2001 ėshtė bėrė kaq e madhe dhe kaq top secret, saqė askush nuk e di sa kushton, sa vetė punojnė dhe cilėt janė detyrat dhe pėrgjegjėsitė e tyre.

Hetimi i "The Washington Post" ka zbuluar njė gjeografi tė vėrtetė alternative tė Shteteve tė Bashkuara, njė Amerikė tė fshehur nga sytė e opinionit publik. Pas nėntė vitesh rritje tė paprecedentė, sistemi i krijuar pėr tė garantuar sigurinė e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės ėshtė kaq kolosal, saqė ėshtė e pamundur tė thuash nėse funksionon apo jo.

Bėhet fjalė pėr 1271 organizata qeveritare dhe 1931 kompani private qė punojnė me detyra kundėr terrorizmit, sigurisė sė brendshme nė pothuajse dhjetė mijė zyra nė tė gjithė SHBA. Pėrllogaritet qė janė 854 mijė persona, pothuajse njė herė e gjysmė sa popullsia e Uashingtonit.

Nė Uashington dhe nė zonėn pėrreth tij, pas shtatorit tė vitit 2001 janė ndėrtuar 33 komplekse ndėrtesash pėr veprimtarinė e shėrbimeve top secret.

Tė marrė sė bashku zėnė njė hapėsirė sa trefishi i sipėrfaqes sė Pentagonit, pra afro 158 mijė hektarė. Shumė agjenci tė sigurisė dhe shėrbimit tė fshehtė bėjnė tė njėjtėn punė, duke shkaktuar dublime dhe shpėrdorime. Pėr shembull, 51 organizata federale dhe komanda ushtarake qė operojnė nė 15 qytete tė SHBA ndjekin fluksin e parasė qė vijnė e shkojnė drejt organizatave terroriste.

Analistėt qė interpretojnė bisedat dhe dokumentet e siguruar falė veprimtarisė sė spiunazhit kombėtar dhe ndėrkombėtar, i ndajnė vlerėsimet e tyre duke publikuar 50 mijė raporte tė shėrbimeve tė fshehtė nė vit: njė numėr kaq i madh saqė shumė raporte injorohen nė mėnyrė sistematike.

Nuk bėhet fjalė pėr ēėshtje akademike. Ėshtė mungesa e vėmendjes dhe jo mungesa e burimeve, qė shpjegojnė masakrėn e Fort Hood apo atentatin terrorist tė Krishtlindjeve 2009.

Janė ēėshtje qė shqetėsojnė shumė edhe disa pėrgjegjės pėr sigurinė e vendit. "Pas 11 shtatorit, gjithēka ėshtė rritur kaq shumė, saqė tė arrish tė orientohesh ėshtė njė sfidė e vėrtetė", ka deklaruar sekretari i Mbrojtjes, Bob Gates.

Nė Departamentin e Mbrojtjes, ku janė tė pėrqendruar mė shumė se dy tė tretat e programeve tė shėrbimeve tė fshehtė, vetėm njė grup i vogėl zyrtarėsh tė lartė, tė quajtur Superuser, janė nė dijeni tė tė gjithė veprimtarisė sė departamentit.

Por, siē kanė lėnė tė kuptohet nė intervista tė ndryshme dy prej tyre, ėshtė praktikisht e pamundur tė mbetesh i informuar pėr punėn mė delikate tė vendit. "Nuk do tė jetoj aq gjatė sa duhet pėr t'u informuar pėr gjithēka", ka thėnė njėri prej dy Superuser-ave.

Tjetri ka treguar qė pėr pėrmbledhjen e parė informative e ēuan nė njė dhomė tė vogėl tė errėt, ku e ulėn nė njė tavolinė dhe i thanė se nuk mund tė kishte takime. Nė njė ekran filluan tė tregojnė emrat e programeve antiterrorizėm, njėri pas tjetrit, deri kur ai, i dėshpėruar thirri: "Stop!": "Nuk arrija tė memorizoja asgjė". Pėr tė theksuar seriozitetin e situatės janė konkluzionet e gjeneralit nė pension, John r. Vines, i cili vitin qė kaloi u ngarkua tė rishikonte metodėn pėr ndjekjen e programeve mė delikatė tė Departamentit tė Mbrojtjes.

Vines qė ka komanduar 145 mijė vetė nė Irak dhe di si tė pėrballojė problemet, ka mbetur i tronditur nga ajo qė ka zbuluar: "Nuk njoh asnjė agjenci qė tė ketė autoritetin, pėrgjegjėsinė apo njė program pėr koordinimin e tė gjithė kėtyre aktiviteteve", tha ai. "Kompleksiteti i sistemit ėshtė i papėrshkrueshėm". Rezultati, ka shtuar ai, ėshtė se ėshtė e pamundur tė thuash nėse falė tė gjithė kėtyre shpenzimeve dhe aktiviteteve vendi ėshtė sot mė i sigurtė. "Duke qenė se mungon njė proces koordinimi, gjithēka zgjidhet me mesazhe jo nė harmoni, efikasitet tė vogėl dhe shpėrdorime. Pėr kėtė arsye nuk mund tė vlerėsojmė realisht nėse e gjithė kjo na bėn mė tė sigurtė".

Investigimi ynė bazohet nė dokumente publikė dhe kontrata, pėrshkrime pune, pirgje aktesh, faqe interneti dhe rrjetesh socialė si dhe qindra intervista me funksionarė dhe ish-funksionarė tė shėrbimeve tė fshehtė, forcave tė armatosura dhe kompanive tė ndryshme. Shumica e tyre kanė kėrkuar tė ruhet anonimati, sepse nuk janė tė autorizuar tė lėshojnė deklarata apo sepse tremben pėr pasoja ndaj punės sė tyre.

Baza e tė dhėnave e organizatave qeveritare dhe kompanive private tė hedhur online nga "Washington Post" ėshtė realizuar ekskluzivisht me dokumente publikė. Investigimi ėshtė pėrqendruar tek aktivitetet top-secret, sepse ata tė klasifikuar si mė pak sekretė janė thjeshtė shumė pėr t'u studiuar nė detaje.

Ofensiva globale

Pėrpara njė distrikti tė mbyllur nė McLean, nė Virginia, njė kolonė automjetesh ecėn pėrpara pothuajse me hap njeriu ashtu si ēdo mėngjes, ndėrkohė qė nė Amerikėn top-secret nis njė ditė e re pune. Makinat presin me durim pėr t'u kthyer djathtas, mė pas ngjiten nė njė kodėr dhe kthehen sėrish pėr tė mbėrritur nė njė destinacion, i cili nuk ndodhet nė asnjė hartė rrugore dhe nuk ka asnjė lloj sinjalistike. Liberty Crossing bėn tė pamundurėn pėr t'u fshehur.

Por nė dimėr, pemėt e zhveshura nuk munden tė fshehin malin e betonit dhe dritaret, i madh sa pesė supermarkete Wal-Mart, qė fshihet prapa njė argjinature. Njė hap mė shumė po tė bėsh pa fletėhyrjen e duhur dhe ja tek shfaqen disa burra tė veshur me tė zeza qė tė drejtojnė tytėn e pistoletave.

Po tė kalosh rojet e armatosur dhe rrethimin, tė paktėn 1700 vartės federalė dhe 1200 kontraktorė punojnė nė Liberty Crossing, emri i koduar qė tregon zyrat qendrore tė drejtorit tė shėrbimit tė fshehtė kombėtar si dhe qendrės kombėtare antiterrorizėm.

Tė dy zyrat ndajnė njė forcė policore dhe mijėra vendparkime. Liberty Crossing ėshtė qendra e kompleksit tė agjencive qeveritare dhe kompanive private qė kanė mbirė si kėrpudha pas shtatorit 2001. Por nuk ėshtė pjesa kryesore, mė e kushtueshme apo mė e fshehtė e industrisė sė madhe tė 11 shtatorit.

Mes tabelave tė vendosura nė hollin e njė pallati tė madh nė Arlington County nuk ėshtė ajo e njė njėsie tė Air Force, e quajtur Xoiws. E megjithatė, zyrat e saj janė nė katin e tretė tė ndėrtesės. Nė Elkridge, Maryland, njė strukturė klandestine fshihet nė njė tjetėr ndėrtesė betoni, e cila ka dritare false pėr t'u dukur si njė ndėrtesė normale zyrash. Nė Arnold, nė Missouri, ndėrtesa ndodhet pėrballė dy dyqaneve tė mėdhenj Target dhe Home Depot. Nė St Petersburg, nė Florida, ndodhet nė njė ndėrrtesė modeste me tulla nė njė lagje biznesi.

Ēdo ditė, kudo nė Shtetet e Bashkuara, 854 mijė punonjės publikė, ushtarakė dhe kontraktorė privatė kontrollohen dhe pranohen nė zyra tė mbrojtura nga kyēe elektromagnetikė, telekamera pėr njohjen e retinės sė syrit dhe mure tė fortifikuar pėr tė mos u depėrtuar prej aparaturave pėr interceptime mjedisore.

Nuk ėshtė ekzaktėsisht "kompleksi ushtarako-industrial" i Presidentit Eisenhower, i lindur me luftėn e ftohtė dhe i destinuar pėr tė ndėrtuar armė bėrthamore me funksione penguese kundrejt Bashkimit Sovjetik. Kjo ėshtė njė industri sigurie kombėtare me njė mision mė tė pėrgjithshėm: tė mposhten terroristėt kudo nė botė.

Shumė prej informacioneve pėr kėtė mision janė sekretė. Pėr kėtė arsye, ėshtė kaq e vėshtirė pėr tė vlerėsuar sukseset dhe pikasur problemet e America top-secret, si pėr shembull pėr tė kuptuar nėse paratė shpenzohen nė mėnyrė tė arsyeshme. Bilanci i shėrbimeve tė fshehtė amerikanė ėshtė shumė i madh.

Vitin e kaluar janė deklaruar 75 miliardė dollarė, 21.5 herė mė shumė krahasuar me 10 shtatorin 2001. Por kjo shifėr nuk pėrfshin shumė aktivitete ushtarake dhe programe tė brendshėm antiterrorizėm. Tė paktėn 20 pėrqind e organizatave qeveritare tė thirrura pėr t'iu kundėrvėnė rrezikut tė terrorizmit janė krijuar ose ristrukturuar menjėherė pas 11 shtatorit.

Tė tjera, qė ekzistonin edhe mė parė, janė rritur nė mėnyrė jo tė pėrpjesshme pėr arsye se administrata "Bush" dhe Kongresi donin qė t'u jepnin agjencive mė shumė para nga sa mund tė menaxhonin. Nėntė ditė pas atentateve, kongresi dha 40 miliardė dollarė, pėrveē parave tė parashikuara tashmė nė buxhetin federal, pėr tė forcuar mbrojtjen e brendshme dhe pėr tė nisur njė ofensivė globale kundėr al Kaedės. Mė pas u shtuan 36.5 miliardė dollarė tė tjerė nė vitin 2002 dhe 44 miliardė dollarė nė 2003. Ishte vetėm fillimi.

Agjencitė ushtarake dhe tė shėrbimit tė fshehtė janė shumėfishuar falė kėtyre parave. Nė fund tė vitit 2001 ishin krijuar tashmė 24 organizata, mes tė cilave zyra pėr sigurinė kombėtare dhe task forcat pėr gjurmimin e pasurive tė terroristėve jashtė vendit. Nė vitin 2002 u krijuan 37 tė tjera pėr tė gjetur armė tė shkatėrrimit nė masė, pėr mbledhjen e tė dhėnave pėr rreziqe tė mundshėm si dhe pėr koordinimin e nismave tė reja antiterrorizėm.

Vitin tjetėr u shfaqėn 36 organizata tė reja, tė ndjekura nga 26, mė pas 31, pastaj 32 dhe nė fund, tė paktėn 20 organizata nė vit, nė vitet 2008, 2009 dhe 2010. Nė tėrėsi, si reagim pas 11 shtatorit janė krijuar apo ristrukturuar tė paktėn 263 organizata.

Secila ka kėrkuar personel tė ri dhe ka kėrkuar gjithashtu mbėshtetje administrative dhe logjistike: centralistė, sekretari, arkivistė, arkitektė, marangozė, teknikė tė ajrit tė kondicionuar dhe pastrues, tė gjithė me leje maksimale sigurie pėr tė hyrė e pėr tė dalė nga ndėrtesat.

Me kaq shumė vartės, njėsi dhe organizata tė reja, linjat e ndarjes mes pėrgjegjėsive tė ndryshme janė bėrė mė konfuze dhe tė padukshme. Pėr kėtė arsye, me rekomandim tė komisionit bipartizan tė 11 shtatorit, nė vitin 2004 administrata "Bush" dhe Kongresi vendosėn qė tė ngrejnė njė agjenci mbikėqyrjeje, zyrėn e drejtorit tė shėrbimeve tė fshehtė kombėtarė (Odni), i ngarkuar pėr tė mbajtur nėn kontroll kėtė pėrpjekje kolosale.

Kur u inaugurua, nė pranverėn e vitit 2005, zyra e John d. Negropontes pėrbėhej nga 11 persona tė vendosur nė njė lloj bunkeri pranė Shtėpisė sė Bardhė. Njė vit mė vonė, agjencia u transferua nė dy kate tė njė ndėrtese tjetėr. Nė prill 2008 u instalua nė zyrat e saj tė pėrhershme, nė Liberty Crossing.

Sot, shumė funksionarė qė punojnė nė agjencitė e shėrbimit tė fshehtė thonė se nuk i kanė tė qarta idetė se cilat janė pėrgjegjėsitė e Odni. Drejtori i fundit, Dennis C. Blair ka punuar fort pėr ēėshtje dhe probleme shumė konkretė si pėr shembull reforma e prokurimeve, rrjetet e pajtueshėm informatikė dhe standardet analitiko-bashkėpunues.

Por Odni ka patur mė shumė sasi se sa cilėsi, pasi fluksi nė rritje i tė dhėnave tė shėrbimit tė fshehtė asgjėson kapacitetin e sistemit pėr t'i analizuar dhe pėrdorur. Ēdo ditė, sistemet e mbledhjes sė inforacionit tė agjencisė pėr sigurinė kombėtare interceptojnė dhe memorizojnė 1.7 miliardė e-maile, telefonata dhe lloje tė tjerė komunikimi.

Por agjencia analizon vetėm njė pjesė tė kėtij materiali, i cili shpėrndahet nė 70 baza tė ndryshme tė dhėnash. I njėjti problem u pėrket tė gjithė agjencive tė tjera tė shėrbimit tė fshehtė, pasi asnjėra prej tyre nuk ka numėr tė mjaftueshėm analistėsh dhe pėrkthyesish pėr kėtė mal me punė.

Efekti praktik i kėtij sistemi gjigant ėshtė i dukshėm, nė shkallė shumė tė reduktuar, nė zyrėn e Michael Leiter, drejtori i qendrės kombėtare antiterrorizėm. Leiter e kalon njė pjesė tė madhe tė ditės sė tij pėrpara katėr ekraneve tė kompjuterėve tė reshtuar nė tryezėn e tij tė punės. Nė kėmbėt e tij ndodhen gjashtė hard disk-ė. Fluksi i tė dhėnave ėshtė kolosal dhe dhjetėra baza tė dhėnash ushqejnė rrjete tė ndryshėm informatikė qė nuk mund tė ndėrveprojnė mes tyre.

Populli i SCIF

Pėr tė krijuar njė tjetėr ide se sa e shtrirė ėshtė America top secret, mjafton tė drejtohesh pėr nė perėndim pėrgjatė autostradės qė tė ēon nė aeroportin ndėrkombėtar Dulles nė Uashington. Aty ku qendra e vetėshėrbimit Michaels dhe libraria Books-a-million ia lėnė vendin gjigantėve tė industrisė ushtarake Northrop Grumman dhe Lockheed Martin, merrni korsinė e daljes dhe kthehuni majtas.

Kėta dy kuba me pesė kate e me ngjyrė tė kaltėr i pėrkasin agjencisė kombėtare tė inteligjencės gjeohapėsinore, qė analizon pamjet dhe tė dhėnat e hartave tė gjeografisė sė Tokės. Kėshtu thuhet nė njė tabelė tė vogėl tė fshehur prapa njė kutie tė drunjtė.

Nė anėn tjetėr tė rrugės, nė zyra me ngjyrė ēokollatė ndodhet Carahsoft, njė kontraktor i agjencive tė inteligjencės i specializuar nė hartografi, analizė interceptimesh dhe grumbullim tė dhėnash. Pak mė tutje ėshtė njė qendėr qeveritare e specializuar nė analizėn e strukturave nėntokėsore.

Ka pėr detyrė tė pikasė qendrat nėntokėsore tė komandės jashtė vendit qė lidhen me armėn e shkatėrrimit nė masė dhe grupet terroristė, si dhe furnizon me konsulencė ushtarakėt pėr mėnyrėn e shkatėrrimit tė tyre. Nė tė gjithė vendin ekzistojnė qendra veprimtarie shumė tė fshehtė, por kryeqyteti i Amerikės top secret ėshtė rajoni i Uashingtonit.

Pothuajse gjysma e industrisė sė 11 shtatorit ėshtė e shpėrndarė nė njė zonė qė shtrihet nga Leesburg nė drejtim tė jugut deri nė Quantico pėr t'u ngjitur drejt Uashingtonit dhe kthyer nė verilindje drejt Linthicum, mė pas pak mė nė veri nė aeroportin ndėrkombėtar Marshal tė Baltimora-Washington.

Shumė zyra ndodhen brenda komplekseve tė paarritshėm apo brenda bazave ushtarake. Tė tjera ndodhen nė lagje biznesi apo edhe pėrzihen nė shkolla dhe qendra tregtare dhe kalojnė pa u vėnė re nga sytė e banorėve.

Jo shumė larg nga autostrada qė tė ēon nė Dulles CIA ka zėnė dy ndėrtesa. Mė nė jug, Springfield pėrgatitet pėr tė pritur qendrėn e re 1.8 miliardė dollarėshe tė agjencisė kombėtare pėr inteligjencėn gjeohapėsinore, qė do tė bėhet e katėrta ndėrtesė federale mė e madhe nė zonė dhe do tė punėsojė 8500 vetė. Stimujt pėr ekonominė janė duke financuar me qindra milionė dollarė kėto lloje ndėrtimesh federale nė tė gjithė rajonin.

Nuk ėshtė vetėm numri i zyrave qė tregon diimensionet dhe kostot e njė ekspansioni tė tillė, por edhe ajo ēfarė mbajnė brenda: monitorė, badge ku shkruhet "kėrkohet shoqėrim", makineri pėr rreze X, sirtarė ku duhet tė lėsh celularin dhe beeper-in, kyēe me tastierė qė hapin salla speciale me mure metalikė, tė papenetrueshėm nga instrumentet pėr interceptime telefonike dhe tė mbrojtura nga alarme dhe forca tė sigurisė nė gjendje tė reagojnė brenda ēerek ore.

Ēdo ndėrtesė ka tė paktėn njė nga kėto salla tė njohura si SCIF (Sensitive Compartmented Information Facility). Disa janė tė vogla, tė tjera tė mėdha sa katėr fusha futbolli. Nė SCIF punojnė njerėz tė paguar jo mirė qė marrin me vete drekėn nga shtėpia pėr tė kursyer. Janė analistė nga 20 nė 30 vjeē qė fitoijnė nga 41 mijė nė 65 mijė dollarė nė vit.

Nė rastin mė tė mirė, analizat e tyre miksojnė interpretimin kulturor dhe fragmentet e bashkėbisedimeve, dialogėt e koduar, zėrat anonimė, pėr t'i transformuar nė tregues qė tė ēojnė drejt grupeve tė dyshuar qė dėshirojnė tė dėmtojnė SHBA. Kjo punė lehtėsohet prej kompjuterėve qė pėrzgjedhin dhe klasifikojnė tė dhėnat. Megjithatė, nė fund analiza kėrkon gjykimin njerėzor dhe gjysma e analistėve janė relativisht joekspertė. Shpesh herė, analistėt me kontratė sapo kanė dalė nga universiteti dhe janė tė formuar nė zyrat qendrore.

Nigeriani i pashqetėsuar

Problemi i shumė raporteve tė shėrbimit tė fshehtė, shpjegon kush i lexon, ėshtė se kufizohen tė pėrsėrisin fakte qė tashmė dihen. Deri edhe raportet e analistėve tė qendrės kombėtare antiterrorizėm, ku duhet tė hidhen informacionet sensibėl mė tė vėshtirė pėr t'u gjurmuar, gjykohen si tė pamjaftueshėm nga zyrtarėt e shėrbimit tė fshehtė, sepse nuk prodhojnė informacione origjinalė, apo, mė tė mirė se sa ata tė CIA-s, FBI, tė agjencisė pėr sigurinė kombėtare apo pėr agjencinė e shėrbimit tė fshehtė tė mbrojtjes.

Duke qenė se shumė informacione gjykohen tė rezervuar, mund tė jetė e vėshtirė tė kesh njė kuadėr tė pėrgjithshėm tė asaj qė ndodh ēdo ditė nė Amerikėn top secret. Megjithatė, herė pas here del nė pah njė shembull. Njė i kohėve tė fundit nxjerr sistemin e pas 11 shtatorit nė anėt e tij mė tė mira dhe mė tė kėqia njėkohėsisht. Nė vjeshtėn e vitit 2009 doli lajmi se kishte diēka tė ēuditshme nė Jemen.

Presidenti Obama firmosi njė urdhėr me anė tė tė cilit dėrgonte disa reparte specialė tė fshehtė pėr tė gjetur dhe vrarė liderėt e njė grupi tė lidhur me al Kaedėn. Nė Jemen, repartet specialė organizuan njė qendėr operacionesh tė mbushur me kompjutera, pajisje hetues dhe aparatura komunikimi. U shkėmbyen mijėra interceptime, raporte, prova fotografike dhe filmime me dhjetėra organizata top secret nė Shtetet e Bashkuara.

Por kur informacionet mbėrritėn nė qendrėn kombėtare antiterrorizėm nė Uashington pėr t'u analizuar, pėrfunduan tė varrosura nga pesė mijė dokumente me tė dhėna tė pėrgjithshme mbi terrorizmin qė monitorohen pėrditė. Analistėve iu desh tė kalojnė nga njė bazė tė dhėnash nė tjetrėn, nga njė monitor nė tjetrin vetėm pėr tė kuptuar se ēfarė mund tė ishte interesante.

Ndėrkohė qė operacionet ushtarakė nė Jemen intensifikoheshin dhe zėrat pėr njė sulm tė mundshėm terrorist sa vinin e shtoheshin, agjencitė e zbulimit i kishin hyrė punės. Fluksi i informacioneve qė mbėrrinin nė qendrėn kombėtare antiterrorizėm ishte shumė i madh.

Aty nė mes kishte tė dhėna jetėsore. Emri i njė burri nė Jemen. Pėrmendja e njė ekstremisti nigerian. Raporti i njė babai nigerian i shqetėsuar pėr tė birin qė ishte zhdukur nė jemen. Ishin tė gjithė tregues pėr atė qė do tė ndodhte kur njė nigerian me emrin Umar Farouk Abdulmutallab kishte lėnė Jemenin dhe nė Amsterdam kishte hipur nė njė avion qė nisej pėr nė Detroit.

Megjithatė, askush nuk i bėri bashkė. Sepse, siē do tė dėshmonin mė vonė vetė zyrtarėt, sistemi ishte bėrė kaq i madh saqė kufijtė e pėrgjegjėsisė ishin shuar. Abdulmutallab kishte arritur tė hipte nė bordin e 253 Northwest Airlines. Donte tė ndizte eksplozivėt qė kishte fshehur nė mbathje, ndėrkohė qė avioni ulej drejt Detroitit. Nuk ishte industria e madhe e 11 shtatorit qė shmangu fatkeqėsinė, por njė pasagjer qė e pa nigerianin dhe e ndaloi.

Ndėrtimi dhe zgjerimi i zyrave vazhdon nė tė gjithė vendin. Shumė shpejt do tė nisin punimet pėr njė qendėr tė pėrpunimit tė tė dhėnave me vlerė 1.7 miliardė dollarė e agjencisė pėr sigurinė kombėtare, pranė Salt Lake City. Vitin qė vjen, nė Tampa, zyra e re 25 mijė metra katrorė pėr zbulimin e komandės qendrore tė forcave tė armatosura do tė ketė nė krahė zyra tė reja me tė njėjtat dimensione dhe njė vit mė vonė do tė ngrihen zyrat nė njė ndėrtesė 5 mijė metra katrorė vetėm pėr departamentin e operacioneve specialė.

Ndėrkohė, tetė kilometra nė juglindje tė Shtėpisė sė Bardhė, departamenti pėr sigurinė e brendshme ka hapur kantierin e qendrės sė re, qė do ta ndajė me rojėn bregdetare. Departamenti, qė ekziston prej vetėm 7 vitesh, ka tashmė programet e tij sekretė, njėsitė e kėrkimit, qendrėn e komandės, parkun e mjeteve tė blinduar si dhe stafin prej 230 mijė punonjėsish.

Nė truallin ku dikur ngrihej spitali psikiatrik St elizabeths nė Anacostia, do tė ngrihet njė ndėrtesė prej 3.4 miliardė dollarėsh. Do tė jetė kompleksi mė i madh qeveritar qė ėshtė ndėrtuar qė nga koha e Pentagonit. Njė gur ushtarak i gjeografisė alternative tė Amerikės top secret, i madh katėr herė sa Liberty Crossing.

Njė rast "dėshtimi"

Fluksi i informacioneve qė mbėrrinin nė qendrėn kombėtare antiterrorizėm ishte shumė i madh. Aty nė mes kishte tė dhėna jetėsore. Emri i njė burri nė Jemen. Pėrmendja e njė ekstremisti nigerian. Raporti i njė babai nigerian i shqetėsuar pėr tė birin qė ishte zhdukur nė jemen. Ishin tė gjithė tregues pėr atė qė do tė ndodhte kur njė nigerian me emrin Umar Farouk Abdulmutallab kishte lėnė Jemenin dhe nė Amsterdam kishte hipur nė njė avion qė nisej pėr nė Detroit.

Megjithatė, askush nuk i bėri bashkė. Sepse, siē do tė dėshmonin mė vonė vetė zyrtarėt, sistemi ishte bėrė kaq i madh saqė kufijtė e pėrgjegjėsisė ishin shuar. Abdulmutallab kish arritur tė hipte nė bordin e 253 Northwest Airlines. Donte tė ndizte eksplozivėt qė kishte fshehur nė mbathje, ndėrkohė qė avioni ulej drejt Detroitit. Nuk ishte industria e madhe e 11 shtatorit qė shmangu fatkeqėsinė, por njė pasagjer qė e pa nigerianin dhe e ndaloi.

Spiuni tek dera pėrballė

Depozita e dyshekėve nuk ėshtė thjesht njė depozitė. Nėse kalon kangjellat dhe zhvendosesh tek xhami do tė zbulosh eskortėn e njė personazhi tė rėndėsishėm: njė varg SUV-ėsh tė zinj tė blinduar pėr t'u rezistuar shpėrthimeve dhe sulmeve me armė.

Pėrgjatė rrugės kryesore, kartelat publicitare nuk kėrkojnė tė shesin shtėpi, por ftojnė ata qė mendojnė se kanė tė dhėna pėr kėsi punėsh qė tė vijnė nė njė panair pune pranė "Cafe Joe", qė nuk ėshtė njė bar dosido. Pallati i ri i zyrave ngjyrė gri tė errėt ėshtė nė tė vėrtetė njė lloj hoteli nė tė cilin mund tė jepen me qira dhoma qė u rezistojnė interceptimeve.

Madje, edhe kapanxha qė duket nga dy ndėrtesat e ulėta dhe tė zgjatura nuk ėshtė njė kapanxhė e thjeshtė. Rrethuar nga cilindra betoni, ėshtė njė pikė aksesi pėr njė central pėr transmetimet kabllorė. "Fshehtėsi maksimale", pėshpėrit njė funksionar, qė do tė thotė se shumė pak personave u lejohet tė dinė se ēfarė transmeton.

Vende tė tillė ndodhen nė rrethinat e Uashingtonit, nė atė qė ėshtė shndėrruar nė njė kryeqytet tė njė gjeografie alternative tė Shteteve tė Bashkuara, pėr shkak tė pėrqendrimit tė organizatave qeveritare sekrete dhe sipėrmarrjeve private qė punojnė pėr to.

Fort Meade ėshtė mė i madhi i njė sėrė kompleksesh tė ngjashėm tė ngritur nė tė gjithė vendin, qė pėrbėjnė qendrat nevralgjike tė Amerikės top secret dhe 854 mijė punonjėsve tė saj. Zyra tė tjera tė ngjashme ndodhen nė Dulles-chantilly, nė Virginia, nė Denver-Aurora, nė Colorado dhe nė Tampa, nė Florida. Tė gjithė financohen nga qeveria federale.

Nė komplekset e Amerikės top secret askush nuk flet pėr punė. As pėr operacione. Pėr rolin e zbulimit nė mbrojtjen e vendit diskutohet vetėm kur diēka shkon keq apo kur qeveria ėshtė e detyruar tė hetojė, apo kur njė lajm i rezervuar pėrfundon nė gazeta.

Ekzistenca e kėtyre komplekseve vihet kaq pak re saqė shumica e njerėzve as nuk e kuptojnė qė po afrohen nė epiqendrėn e Fort Meade, as edhe kur navigatori i makinės fillon papritur tė japė tė dhėna tė gabuara. Kur ndodh njė gjė e tillė, do tė thotė qė agjencia pėr sigurnė kombėtare ėshtė pranė.

Por nuk ėshtė e lehtė tė dish ku ndodhet me saktėsi. Pemė, gardhe me tela dhe skarpata fshehin ndėrtesat nga pothuajse tė gjithė kėndet. Pengesa betoni, vende roje dhe sinjale rreziku nuk u lejojnė personave tė paautorizuar qė tė hyjnė nė zyrat e agjencisė mė tė madhe tė zbulimit tė Shteteve tė Bashkuara.

Prapa tė gjithė kėtyre pengesave shfaqen ndėrtesa tė mėdha kanosėse me radhė tė tėra dritaresh me xhama antiplumb e antibombė. Dhe prapa xhamave janė rreth 30 mijė vetė, shumė prej tė cilėve janė duke lexuar, dėgjuar apo analizuar njė fluks tė pafundėm bashkėbisedimesh tė interceptuar 24 orė nė 24, shtatė ditė nė javė.

Shkolla ekskluzive

Nga rruga ėshtė e pamundur tė kuptosh se sa e madhe ėshtė qendra e NSA, edhe pse zyrat e saj zėnė 2 milionė kilometra katrorė, pak a shumė sa Pentagoni, dhe janė tė rrethuar nga 30 hektarė parkime. Dhe do tė vazhdojnė tė rriten: nė 15 vitet e ardhshėm janė parashikuar 10 mijė pranime tė reja. Faza e parė e ekspansionit do tė kushtojė 2 miliardė dollarė dhe do ta ēojė hapėsirėn qė zė Fort Meade nė mė shumė se 4 milionė kilometra katrorė.

Zyrat qendrore tė NSA ndodhen nė brendėsi tė bazės ushtarake tė Fort Meade, qė pėrmbledh 80 organizata qeveritare, mes tė cilave shumė kompani tė zbulimit. Nė tėrėsi injektojnė ēdo vit dhjetė miliardė dollarė paga dhe kontrata nė ekonominė e rajonit, njė shifėr qė shpjegon dimensionet e kompleksit, qė shtrihet 15 kilometra nė ēdo drejtim.

Pėrjashtė perimetrit tė NSA fillojnė tė duken zyrat e agjencive dhe kompanive qė punojnė pėr kėtė agjenci dhe pėr organizatat e tjera tė lidhura me tė. Nė disa zona zėnė lagje tė tėra. Nė tė tjera janė qendra tė mėdha tė lidhura me kampusin e NSA nga rrugė private qė kanė nė hyrje tė tyre tabela kėrcėnuese pėr moslejim hyrjeje.

Mė i madhi i kėtyre komplekseve ėshtė National Business Park, 70 hektarė pallate xhami tė fshehur mirė. Kėtu qėndrojnė kompani tė kontraktuara dhe nė vendet ku tė gjithė dinė pėr praninė e tyre pėrpiqen qė tė shfaqen sa mė pak tė jetė e mundur.

Por nė National Business Park, ku mund tė vijnė vėrdallė vetėm punonjės tė agjencive tė tjera tė ngjashme, shenjat e tyre janė shumė tė mėdha dhe natėn ndizen me drita tė kuqe, tė verdha e tė kaltra: Booz Allen Hamilton, L-3 Communications, Csc, Northrop Grumman, General Dynamics, Saic.

Nė kompleksin e Fort Meade janė tė pranishėm mė shumė se 250 kompani, 13 pėrqind e tė gjithė atyre qė janė pjesė e Amerikės top secret. Punonjėsist iu nėnshtrohen vazhdimisht testeve tė makinės sė tė vėrtetės, firmosin pėr detyra tė rezervuara dhe ēdo herė qė dalin jashtė vendit hartojnė raporte tė gjatė. Janė tė stėrvitur pėr marrėdhėniet me fqinjėt e zhurmshėm dhe miqtė kuriozė. Disa marrin edhe identitete falsė.

Nėse pijnė shumė, marrin shumė borxhe apo bėjnė miqėsi me njerėz tė nėnshtetėsive tė caktuara, mund tė humbasin pasaportėn qė u mundėson tė punojnė pėr NSA dhe agjencitė e tjera tė zbulimit. Zakonisht janė tė zotė nė matematikė: NSA ka tė punėsuar numrin mė tė madh tė matematicienėve nė botė. Ka gjithashtu nevojė pėr ekspertė nė gjuhė tė huaja dhe teknologji, dhe natyrisht edhe pėr kriptologė.

Shumė quhej Istj, qė do tė thotė "introverted for sensing, thinking and judging", domethėnė sipas testit tė Myers-Briggs, janė persona qė kanė prirjen tė jenė introversė sa i pėrket ndjeshmėrisė, mėnyrės sė tė menduarit dhe tė gjykuarit. Kėto janė tiparet mbizotėruese tė atyre qė punojnė nė Fort Meade. Njė batutė e vjetėr qė qarkullon nė atė ambient ėshtė: "Si mund tė njohėsh njė ekstorvers nė NSA? Eshtė ai qė sheh kėpucėt e tjetrit".

"Janė ndėr personat mė inteligjentė nė botė", thotė Ken Ulman, njė drejtues i Hoėard County, njė prej gjashtė konteve qė hyjnė nė sferėn e influencės gjeografike tė NSA. "Kėrkojnė shkolla tė mira dhe njė cilėsi tė mirė jetese". Shkollat janė padyshim ndėr mė tė mirat dhe vitin tjetėr disa prej tyre do tė pėrshtasin njė program studimesh qė parashikon t'u mėsojė fėmijėve 10-vjeēarė se cilin stil jetese duhet tė ndjekin pėr tė qenė tė pėrshtatshėm pėr kėto lloje pune.

Jashtė njėrės prej shkollave ka njė radhė me autobusė tė verdhė. Ata shoqėrojnė fėmijėt nė disa prej lagjeve mė tė pasura tė vendit. Mirėqenia ekonomike ėshtė njė tjetėr tipar i Amerikės top secret. Sipas institutit tė statistikės, kompleksi i NSA pėrfshin gjashtė nga dhjetė kontetė mė tė pasura tė Shteteve tė Bashkuara.

Nė tė gjithė zonėn gjen shembuj se si bota top secret ndėrthuret me atė publike. Kėtu njė restorant Quiznos i ngjan ēfarėdolloj lokali tjetėr tė zinxhirit, me pėrjashtim tė radhės qė nis tė krijohet nė 11 tė paradites. Shumė persona nė pritje mbajnė syze dielli "Oakley", marka e preferuar e atyre qė kanė punuar nė Afganistan apo nė Irak. Dhe mbajnė veshje me ngjyrėn e rėrės sė shkretėtirės. 40 pėrqind e personelit tė NSA pėrbėhet nga ushtarakė nė shėrbim aktiv.

Nė njė tjetėr zonė, njė prej banorėve, Jerome Jones flet pėr pallatin qė sapo ėshtė ngritur prapa shtėpisė sė tij. "Njė herė e njė kohė ishte kudo fshat, mė pas nisėn tė gėrmojnė", thotė. "Nuk di ēfarė po ndėrtojnė, por nuk mė shqetėson". Pallati, i fshehur prapa njė gardhi ėshtė mė i madh se njė fushė futbolli. Nuk ka asnjė tabelė. Ka njė adresė, por Google Maps nuk e njeh. Nėse provoni ta kėrkoni, shfaqet gjithmonė si "6700". Asnjė emėr rruge. Vetėm 6700.

Njerėz misteriozė

Sipas kompanisė qė merret me bonifikime mjedisore "Walsh", nė zonėn e Uashingtonit janė 4 miijė zyra qė merren me informacione tė rezervuar, 25% mė shumė se vitin qė kaloi. Ēdo ditė, personeli i "Walsh" ka 220 zyra pėr t'u kujdesur. Nė tė gjithė pallatet ka diēka pėr tė kontrolluar.

Pas pak, nė kompleksin e Fort Meade do tė ketė njė tė ri: njė pallat me katėr kate qė po ngrihet pėrbri njė ndėrtese private luksi. Sipas ndėrtuesit, ėshtė nė gjendje t'i rezistojė edhe njė autobombe. Dennis Lane thotė se punėtorėt e tij kanė futur mė shumė shufra se normalja nė tė gjithė kolonat e hekurit pėr ta bėrė mė solide strukturėn.

Lane ėshtė zėvendėspresident i Ryan Commercial Real Estate. Sot ėshtė 55 vjeē dhe ka punuar dhe jetuar nėn hijen e NSA pėrgjatė tė gjithė jetės dhe ka mėsuar tė mbajė parasysh faktin qė agjencia ka njė prani gjithnjė e mė tė madhe nė komunitet. Mbledh informacione tė fshehtė duke pėrdorur rrjetin e tij tė informatorėve privatė, drejtues si ai qė shpresojnė tė pasurohen me njė organizatė tė cilėn fqinjėt e tij as nuk e dinė qė ekziston.

Tashmė ka kuptuar qė ēdo herė qė NSA apo njė tjetėr organizatė e fshehtė e qeverisė merr me qira njė ndėrtesė tė re, do tė thotė se do tė pranojė kontraktorė tė rinj dhe do tė zgjerojė kontaktet me kompanitė lokale. Ndjek prej kohėsh projektet e ndėrtimit, transferimit tė vendeve tė punės, vendimet e kompanive.

E di qė me zgjerimin e NSA, urbanistėt e zonės parashikojnė krijimin e dhjetė mijė vendeve tė reja tė punės, tė cilėve do t'u shtohen 52 mijė tė tjerė me mbėrritjen e njėsive tė reja tė zbulimit qė do tė transferohen nė Fort Meade.

Lane ishte informuar tashmė pėr gjithēka muaj pėrpara lajmėrimit zyrtar qė komanda e radhės gjigante ushtarake, US Cyber Command do tė drejtohej nga i njėjti gjeneral me katėr yje qė drejton NSA-nė. "Do tė jetė diēka e madhe", thotė. "Njė komandė kibernetike mund tė zėrė tė gjithė zyrat qė ndodhen kėtu".

Lane e di sepse ka asistuar nė zhvillimin e NSA pas 11 shtatorit. Tashmė, agjencia trajton 1.7 miliardė komunikime tė interceptuar ēdo 24 orė: email, chat, postė, adresa interneti, telefonata nga numra fiksė apo celularė.

Nė mėnyrėn e saj, edhe Jeani Burns ka parė se si ka ndodhur e gjithė kjo. Burns, njė biznesmene nė kompleksin e Fort Meade ėshtė duke pirė diēka pas pune dhe tregon me gisht disa burra qė rrijnė nė kėmbė nė njė qoshe tjetėr tė barit. "I njoh me njė tė parė", thotė. "Veshja. Prerja e flokėve. Qėndrimi. Kanė pamje dyshuese, sikur tė kenė frikė se mos dikush i pyet se kush janė". Edhe agjentėt e fshehtė vijnė kėtu, pėr t'i kontrolluar "pėr t'u siguruar qė ndokush nuk flet shumė".

Burns e di mirė: jeton me njė prej atyre njerėzve misteriozė prej njėzetė vitesh. Mė parė ishte njė agjent i NSA. Tani punon me kontratė pėr agjencinė. Ka qenė nė luftė. Nuk e di se ku. Bėn diēka tė rėndėsishme. Nuk e di ēfarė. Eshtė dashuruar me tė njėzetė vite mė parė dhe qė atėherė i ėshtė dashur tė pėrshtatet. Kur dalin me njerėz tė tjerė, ajo i paralajmėron: "Mos e pyesni pėr asgjė". Ndonjėherė kuptojnė, por kur nuk kuptojnė "ėshtė telash. Nuk i takojmė mė".

E quan njė "vėzhgues. Jam unė e ndėrfutura", thotė. "Mė vjen keq qė nuk mė ēon asnjėherė nė njė udhėtim, qė nuk mendon asnjėherė pėr diēka interesante pėr tė bėrė sė bashku... Ndihem pak e gėnjyer". Por shton: "E respektoj seriozisht pėr atė qė bėn. Ia ka dedikuar tė gjithė jetėn e tij punės pėr tė siguruar qė tė ruajmė stilin tonė tė jetesės dhe nuk ka marrė asnjėherė njė falėnderim publik".

Jashtė barit, kompleksi ėshtė nė aktivitet tė plotė. Natėn, nė kufijtė e National Business Park dritat e shumė ndėrtesave qėndrojnė tė ndezura. 140 dhomat e Marriot Courtyard janė tė gjitha tė zėna, si ndodh zakonisht, nga klientė si ky burrė qė vjen dhe thotė vetėm: "Jam nga ushtria".

Matematicienėt, ekspertėt e gjuhėve, teknikėt dhe kriptologėt hyjnė dhe dalin nga NSA. Ata qė largohen zbresin me ashensorė nė katin pėrdhes dhe secili ka nė dorė njė kuti tė vogėl plastike me kode. Nė brendėsi ėshtė njė ēelės qė tingėllon teksa ecin. Pėr ata qė punojnė kėtu, ėshtė sinjali i ndėrrimit tė turnit.

Ndėrkohė qė ata qė vijnė shtyjnė dyert e rrotullueshme, ata qė largohen fusin badge-n e tyre nė njė makinė. Hapet njė derėz. Lėnė tė bjerė ēelėsi dhe dalin mė pas nga dyert e rrotullueshme. Makinat e tyre kalojnė me ngadalė dyert qė mbrojnė NSA-nė, duke sfiluar pėrkrah njė fluksi tė vazhdueshėm automjetesh qė janė duke hyrė. Nė kompleksin e Fort Meade, kryeqytet i Amerikės top secret qė nuk fle kurrė dhe qė sa vjen e zmadhohet, tashmė ėshtė pothuajse mesnatė.

"Siguria kombėtare shpk"

Nė qershor, njė gdhendės nė Manassas gdhendi njė tjetėr yll nė njė mur tė mermertė nė zyrat qendrore tė CIA-s. Ka nga njė pėr ēdo punonjės tė agjencisė qė ka mbetur i vrarė nė luftėn globale qė nisi pas atentateve tė 2001.

Memoriali shėrben pėr tė nderuar kurajėn e punonjėsve tė vrarė gjatė ushtrimit tė detyrės, por fsheh edhe njė prej sekreteve tė pas 11 shtatorit: tetė nga 22 njerėzit e vrarė nuk ishin funksionarė tė CIA-s. Ishin kontraktorė, agjentė privatė tė pajtuar me kontratė.

Pėr tė garantuar qė misionet mė delikatė kryhen prej personave besnikė ndaj interesave tė vendit, normat federale parashikojnė qė kontraktorėt nuk mund tė kryejnė asnjėherė "funksione qė i pėrkasin autoriteteve qeveritare".

Nė realitet, nė agjencitė e shėrbimeve tė fshehtė dhe tė antiterrorizmit kjo ndodh vazhdimisht. Duhej tė ishte njė zgjidhje e pėrkohshme, por ėshtė shndėrruar nė njė formė varėsie. Nga 854 mijė persona qė kryejnė veprimtari top secret, 265 mijė janė me kontratė.

Shembulli mė i mirė i varėsisė sė Uashingtonit nga kontraktorėt ėshtė CIA, e cila mund tė kryejė veprimtari jashtė vendit qė nuk i lejohet asnjė agjencie tjetėr qeveritare. Privatėt qė punojnė pėr CIA-n rekrutojnė spiunė nė Irak, japin ryshfete pėr tė siguruar informacione nė Afganistan dhe mbrojnė drejtuesit e agjencisė nė vizitat nė kryeqytetet e huaja.

Kanė kontribuar nė arrestimin e njė tė dyshuari pėr terrorizėm nė Itali, kanė marrė nė pyetje persona tė mbajtur nė burgje tė fshehtė jashtė vendit dhe kanė survejuar dezertorėt e fshehur nė periferi tė Uashingtonit. Nė zyrat qendrore nė Langley analizojnė rrjetet e terrorizmit. Nė kampin e stėrvitjes nė Virginia formojnė njė brez tė ri spiunėsh amerikanė.

Afro 30 pėrqind e personelit tė angazhuar nga shėrbimet e fshehtė ėshtė me kontratė. Privatėt mund tė ofrojnė njė pagė mė tė lartė, shpesh herė madje dyfishin e asaj qė mund tė paguajė shteti. Dhe duke qenė se konkurrenca ėshtė e pamėshirshme, disa ofrojnė si bonus njė BMW apo njė ēek 15 mijė dollarėsh, siē bėri pėr shembull nė qershor Raytheon pėr tė siguruar disa programues kompjuterikė.

Tashmė, shoqėritė me kontratė shkėpusin talente prej agjencive qeveritare. I ka ndodhur edhe CIA-s, ku punonjėsit e 114 agjencive private pėrbėjnė njė tė tretėn e personelit dhe zėnė pothuajse dhjetė mijė vende pune.

Shumė janė pranuar me kohė tė caktuar. Shpesh herė janė ish-ushtarakė apo agjentė qė janė larguar pėr tė punuar mė pak dhe pėr tė fituar mė shumė duke vazhduar njėkohėsisht tė marrin edhe pensionin federal. Kontraktorėt vrasin armiqtė, spiunojnė qeveritė e huaja dhe organizatat terroriste, marrin pjesė nė formulimin e planeve tė veprimit.

Nė zonat e luftės grumbullojnė informacione mbi fraksionet vendės. Janė historianėt, arkitektėt, rekrutuesit e agjencive mė tė fshehta tė vendit. Janė konsulentėt mė tė besuar tė gjeneralėve me katėr yje. Qeveria ka aq shumė nevojė pėr kėta privatė nė gjendje tė garantojnė sigurinė saqė tashmė ekzistojnė mė shumė se 300 shoqėri, tė mbiquajtura body shop, tė specializuara nė kėrkimin e personelit.

Kemi pėrllogaritur qė kontraktorėt qė kanė detyra tė njė fshehtėsie maksimale janė 265 mijė. Shifra ėshtė konfirmuar nga zyrtarė tė ndryshėm tė lartė tė shėrbimeve tė fshehtė. Nė bazėn e tė dhėnave tė Amerikės top-secret shfaqen 1931 shoqėri qė kryejnė veprimtari nė nivele maksimalė fshehtėsie.

Mė shumė se njė e katėrta, 553, kanė lindur nė vitin 2001, ndėrkohė qė tė tjera qė ekzistonin tashmė janė rritur shumė. Pothuajse tė gjitha kanė njė biznes tė artė, ndėrkohė qė pjesa tjetėr e vendit ėshtė goditur nga kriza. Industria e sigurisė kombėtare nuk i shet ushtrisė dhe shėrbimeve tė fshehtė vetėm avionė, anije dhe tanke.

Shet edhe ekspertė, qė kėshillojnė, stėrvisin dhe punojnė kudo, edhe nė bunkerė tetė metra poshtė Pentagonit, ku qėndrojnė krah ushtarėve me veshje luftimi, tė angazhuar nė survejimin e pikave tė nxehta pėrreth botės. Sipėrmarrjet private janė tashmė kaq shumė tė pėrfshira nė operacionet mė delikate, saqė pa to disa misione tė ushtrisė dhe tė shėrbimeve tė fshehtė ose do tė ndėrpriteshin, ose do tė ishin nė vėshtirėsi.

Nė Departamentin pėr Sigurinė e Brendshme, numri i privatėve ėshtė i njėjtė me atė tė agjentėve federalė. Pėr personelin dhe shėrbimet thelbėsorė, departamenti varet nga 318 shoqėri, duke pėrfshirė 19 agjenci qė e ndihmojnė pėr tė gjetur dhe rekrutuar personel tė ri.

Nė zyrėn qė merret me informacionet e fshehtė, gjashtė nė dhjetė punonjės janė privatė. Agjencia pėr Sigurinė Kombėtare qė kryen operacione survejimi elektronik nė tė gjithė botėn, pranon kompani private qė sjellin risitė mė tė fundit teknologjike. Sot bashkėpunon me tė paktėn 4483 shoqėri tė huaja.

Zyra kombėtare e rikonjicionit, zyra e departamentit tė mbrojtjes qė ndėrton, lanēon dhe menaxhon satelitėt spiunė me tė cilėt fotografon vende si Kina, Korea e Veriut dhe Irani, nuk mund tė bėnte asgjė pa ndihmėn e katėr shoqėrive private me tė cilat bashkėpunon.

Tė gjithė organizatat ushtarake dhe shėrbimet e fshehtė varen nga pėrkthyes me kontratė qė komunikojnė me jashtė, pėrkthejnė dokumente dhe deshifrojnė interceptimet elektronike. Kėrkesa pėr gjuhėn mėmė tė tė huajve ėshtė kaq e madhe dhe shifrat qė qeveria ėshtė gati tė paguajė janė kaq tė mėdha, saqė nė kėtė sektor janė 56 kompani nė konkurrencė mes tyre.

Secila prej 16 agjencive tė shėrbimit tė fshehtė qė pėrgatisin rrjete kompjuterikė, komunikojnė me rrjete tė agjencive tė tjera dhe qė merren me nxjerrjen e informacioneve qė mund tė shfaqin zbuluar njė komplot terrorist. Vetėm nė kėtė sektor punojnė mė shumė se 400 shoqėri.

Duke shkuar tek privati, shteti do tė duhej tė kursente, por nė tė vėrtetė nuk ndodhi kėshtu. Nga njė studim i botuar nė vitin 2008 nga zyra e drejtorit tė shėrbimeve tė fshehtė kombėtar, doli qė privatėt pėrbėjnė 29 pėrqind tė stafit tė agjencive tė zbulimit, por kushtojnė sa 49% e buxhetit tė destinuar pėr personelin.

Korridorėt e pushtetit nė Uashington shtrihen nė vijė thuajse tė drejtė nga Gjykata e Lartė, nė Kongres dhe nė Shtėpinė e Bardhė. Duke vazhduar mė nė perėndim, pėrtej lumit Potomac, duken qartė mbi tė gjitha natėn zyrat e pushtetit jozyrtar. Nė periferitė rezidenciale tė Virginias shfaqen shenjat e ndriēuara tė Amerikės top secret: Northrop Grumman, Saic, general Dynamics.

Nga 1931 shoqėritė e pėrzgjedhura nga investigimi ynė qė kanė kontrata top secret, 110 prej tyre kryejnė pak a shumė 90 pėrqind tė punės private nė fushėn e mbrojtjes. Pėr tė kuptuar se si kėto shoqėri kanė mbėrritur tė dominojnė epokėn e pas 11 shtatorit, nuk ka vend mė tė mirė se sa qendra e General Dynamics nė Herndon.

Disa ditė mė parė, nė atė zyrė, Ken Pohill po ekzaminonte filmime nė kompjuter. Nė tė parin dukej njė kamion i bardhė nė Afganistan: njė videokamera e vendosur nė bishtin e njė avioni rikonjicioni amerikan ishte duke e ndjekur.

Pohill kishte nė dispozicion dhjetėra pamje tė tjera nė gjendje tė ndihmonin njė analist tė shėrbimeve tė fshehtė pėr tė kuptuar nėse shoferi bėnte pjesė nė njė organizatė, e cila depoziton bomba pėrgjatė rrugėve pėr tė vrarė ushtarė amerikanė.

Pohill klikon mausin dhe shfaqet menjėherė njė foto e shtėpisė sė shoferit me disa tė dhėna se kush e frekuenton. Mė pas shfaqet njė filmim me rreze infra tė kuqe e mjetit. Njė tjetėr klikim dhe ja ku shfaqet plani i parė i njė objekti qė shoferi e kishte hedhur nga dritarja. Klik: pamja e njė avioni spiun. Klik: rindėrtimi i lėvizjeve tė kamionit. Klik: dritarja e njė chat-i online me tė gjithė ata qė po ndjekin kamionin.

Dhjetė vjet mė parė, po tė kishte qenė njė punonjės i General Dynamics, ndoshta Pohill do tė kishte punuar hekur. Nė atė kohė, qendra kryesore e veprimtarisė sė kompanisė ishte porti industrial i Groton, nė Connecticut, atje ku burra dhe gra me ēizme gome ēmontonin nėndetėse. Sot, kompania krijon instrumente pėr mbledhjen e tė dhėnave si pėr shembull biblioteka e imazheve dixhitalė tė Herndon dhe Blackberry special i Presidentit Obama.

Evolucioni i General Dynamics ka ndjekur njė parim unik: shko ku janė paratė. Kompania ka pėrqafuar mėnyrėn e re amerikane tė tė bėrit luftė tė menaxhuar nga shėrbimet e fshehtė. Ka krijuar sisteme pėr pikasjen e armiqve tė vegjėl si dhe pajisje pėr interceptimin e komunikimit pėrmes celularit si dhe kompjuterėt e terroristėve.

Ka gjetur mėnyrėn pėr tė organizuar miliardat e tė dhėnave tė grumbulluara nga agjencitė e zbulimit nė paketa informacioni qė mund tė analizoheshin nga njė person i vetėm. Ka filluar tė pėrthithė kompani mė tė vogla qė mund ta ndihmonin tė dominonte botėn e re tė shėrbimeve tė fshehtė.

Nga 2001 deri nė 2010 ka blerė 11 agjenci tė specializuara nė pėrdorimin e satelitėve, sinjalizimet e zbulimit gjeohapėsinor, survejimin, rikonjicionin, integrimin teknologjik dhe imazhet. Nė 11 shtator 2001, General Dynamics punonte me organizata tė reja zbulimi, sot ka kontrata me tė 16-ta.

Vartėsit e saj mbushin zyrat e agjencisė pėr sigurinė kombėtare dhe departamentit pėr sigurinė e brendshme. Nė vitin 2003 ka inkasuar qindra milionė dollarė pėr tė pėrgatitur dhe menaxhuar qendrėn e re tė departamentit, duke pėrfshirė qendrėn operative kombėtare, zyrėn e zbulimit dhe analizės si dhe zyrėn e sigurisė.

Bilanci i General Dynamics pasqyron suksesin e transformimit tė saj. Pasqyron edhe atė se sa shumė Shtetet e Bashkuara, qė janė klienti kryesor i saj, janė tė gatshme tė paguajnė pėrtej kostos sė punės sė saj. Nė vitin 2009 kompania deklaroi 31.9 miliardė dollarė tė ardhura, krahasuar me 10.4 nė vitin 2000. Ndėrkohė, personeli ėshtė mė shumė se dyfishuar: nga 43300 nė 91700.

Nė tremujorin e dytė tė 2009, fitimet e divizioneve tė saj tė lidhur me operacionet e zbulimit dhe mbledhjen e informacioneve janė rritur nė dhjetė miliardė, krahasuar me 2.4 miliardė nė vitin 2000 dhe vitin qė kaloi zinin 34 pėrqind tė tė ardhurave nė tėrėsi.

Mjafton tė shohėsh qendrėn e kompanisė nė Falls Church pėr tė kuptuar qė biznesi ecėn mirė. Ndėrtesa e madhe ėshtė e mbushur me vepra arti, nė mensė makaronat shėrbehen nė pjata porcelani me stemėn e General Dynamics dhe ka njė auditorium me shtatė radhė poltronash tė veshura me lėkurė tė bardhė, secila me nga njė mikrofon dhe kompjuter. Tashmė, General Dynamics operon nė ēdo sektor tė zbulimit. Ndihmon operatorėt e kundėrspiunazhit dhe formon analistė tė rinj.

Ka njė kontratė prej 600 milionė dollarėsh me aeronautikėn pėr tė interceptuar komunikimet. Fiton njė miliard dollarė nė vit pėr tė mbajtur larg hacker-at nga rrjetet kompjuterikė tė qeverisė dhe pėr tė koduar komunikimet e qeverisė.

Nė shtator tė vitit 2009, General Dynamics siguroi njė kontratė prej dhjetė milionė dollarėsh nga njėsia psikologjike e komandės sė operacioneve specialė tė ushtrisė, pėr tė krijuar faqe interneti qė tė ndikojnė nė opinionet e tė huajve pėr politikėn e Shteteve tė Bashkuara.

Pėr ta bėrė kėtė, ka pajtuar gazetarė dhe programues nė gjendje tė krijojnė dhe menaxhojnė faqe interneti lajmesh tė pėrshtatura pėr pesė rajone tė ndryshėm tė botės. Duken si faqe normale informacioni, me emra tė tillė si Setimes.com, "Lajme dhe opinione nga Europa Juglindore".

I vetmi tregues i faktit qė menaxhohen pėr llogari tė qeverisė ėshtė nė fund tė faqes kryesore, tek disclaimer-i. Kėtė vit, tė ardhurat nė tėrėsi pėr General Dynamics kanė qenė 7.8 miliardė dollarė vetėm nė tremujorin e parė. Gjatė njė mbledhjeje tė kėshillit administrativ nė prill, administratori i deleguar dhe presidenti Jay L. Johnson deklaroi: "Nė tremujorin e parė kemi thyer ēdo rekord. Dhe po pėrgatitemi pėr njė tjetėr vit suksesesh tė mėdha".

Dana Priest & William M. Arkin
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Amerika top-secret

Mesazh  Uliks prej 25.07.10 23:21

Qenka vertet nje shkrim interesant dhe me vlera shume te larta.
Amerika qe nga koha e zhvillimit e deri ne ditet e sotme ka qene dhe mbetet nje nder shtet me top sekrete te globit.Por pa e zgjatur shume dua qe te inkuadrohem ne teme.Eshte me se e vertet qe mbas 11 shtatorit SHBA-t kane ndermarre masa per rimobilizimin dhe rifuqizimin e te gjitha sherbimeve sekrete qe i disponon ky shtet.
Jo vetem per faktin e kanosjes se ndonje rreziku nga terrorizmi por per shume arsye.Zhvillimi i hovshem i ekonomise kineze si dhe asaj ruse e iraniane ne ditet e sotme eshte problemi primar i saj qe per mendimin e shume analisteve amerikanet do te kene kogja pune per te bere dhe rishikuar politikat e saja ne te gjitha aspektet neqoftse deshirojne te mbesin superfuqi nr nje
avatar
Uliks

42


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Amerika top-secret

Mesazh  gjilanasi prej 12.05.14 10:08

Amerika dhe sekretet e saj



Zgjedhja e Shteteve tė Bashkuara pėr tė mos thėnė mė asgjė nė lidhje me fundin e Bin Ladenit ėshtė simbol i raportit shumė tė ashpėr qė ka pasur gjithmonė nė kėtė vend transparenca me sekretet.

A mundet vallė njė demokraci nė epokėn e “Wikileaks” tė zgjedhė heshtjen, siē ka bėrė shpesh nė tė shkuarėn, nė rastet e Vietnamit dhe Iranit?

Mjaft mė me detaje pėr vrasėsit e Bin Ladenit apo sulmin e njėsisė speciale amerikane nė qytetin e Pakistanit me emrin “Abbottabad”. Dhe nuk bėhet mė fjalė vetėm pėr fotot, por tani nga Shtėpia e Bardhė del urdhri edhe pėr njė heshtje-shtypi pėr gjithė kėtė histori. Gjatė ditėve tė fundit dolėn shumė versione pėr operacionin nė fjalė, shumė kontradikta dhe dyshime. Nė kėto rrethana “arsyeja shtetėrore” ndėrhyn dhe kėrkon heshtje. Nė epokėn e “Wikileaks”, ky ndryshim i menjėhershėm i linjės sė Shtėpisė sė Bardhė duket paksa antihistorik, irreal.

Por Amerika e Amendamentit tė Parė, demokracia teorikisht mė transparente e historisė, vėrtitet nė mėnyrė tė vazhdueshme nė ciklet e saj historike tė hapjes dhe mbylljes, me beteja tė fituara dhe tė humbura nė luftėn mes demokracisė dhe sekreteve.

Ndėrsa dy ditė mė parė, Obama mbante nė duar njė kurorė me lule, ndėrsa ndodhet nė “Ground Zero”, ishte e pamundur qė tė mos ēoje nėpėr mend atė qė mendon 42% e amerikanėve: qė komisioni i hetimit tė ngjarjeve tė 11 shtatorit “ka fshehur ose ka refuzuar qė tė hetojė nė lidhje me provat kyēe qė bien nė kontradiktė me versionin zyrtar tė sulmit famėkeq”.

Dhe kėtu nuk flasim pėr amerikanė qė janė tė pasionuar pas teorive tė komplotit. Njė nga juristėt me mė shumė autoritet, i cili ėshtė pėrfshirė nė punėt e komisionit, John Farmer, deklaroi se nuk dėshironte qė tė vinte firmėn nė pėrfundimet e punimeve dhe kėtė e bėri me njė deklaratė qė tė fut drithėrimėn: “Ajo qė qeveria dhe ushtria i kanė thėnė Kongresit, mediave dhe opinionit publik pėr atė qė dinin pėr ngjarjet e 11 shtatorit ėshtė thuajse e gjitha njė gėnjeshtėr”.

Konflikti mes demokracisė dhe sekreteve ėshtė i vjetėr sa edhe vetė shteti modern. Max Weber shkruan: “Ēdo burokraci do tė veprojė nė mėnyrė tė vazhdueshme pėr tė forcuar superioritetin e pozicionit tė saj, duke mbajtur tė fshehta informacionet dhe qėllimet. Shteti kėrkon qė t’i vidhet syrit tė qytetarit, sepse kjo ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė vepruar sipas planeve dhe pa u ndjerė”. Por nė historinė amerikane, tensioni mes sė drejtės pėr informim qė e kanė qytetarėt dhe dėshirės qė ka qeveria pėr tė mbajtur gjithēka pas tė fshehtė, ka pasur pėrplasje tė mėdha.

Dy luftėrat botėrore nxorėn dy presidentė demokratė dhe progresistė, e megjithatė tė ndryshėm mes tyre, pėr sa i pėrket ēėshtjes nė fjalė. Woodrow Wilson nėnshkroi njė ligj shumė tė rreptė censure, famėkeqin “Ligji i Spiunazhit”, i vitit 1918, qė ka qenė nė mėnyrė tė vazhdueshme burim i abuzimeve tė rėnda (qindra socialistė dhe pacifistė janė hedhur burgjeve me arsyen e vetme se kanė kundėrshtuar Presidentin dhe sigurisht jo, siē pretendohej, publikuan sekrete shtetėrore).

Franklin Delano Roosevelt e trashėgoi kėtė instrument ligjor, por i bėri njė pėrdorim mė tė moderuar. Nė vitin 1942, i besoi Zyrėn e Censurės gazetarit Byron Price, ish-drejtori i “Associated Press”, qė ishte pėr njė autocensurė vullnetare qė do tė lihej thuajse tėrėsisht nė dorėn e mediave.

Kjo nuk e ndalon faktin qė i dyshuari pėr nxjerrje sekretesh tė mos dėnohej edhe gjatė periudhės sė Luftės sė Dytė Botėrore. Luftėrat janė preteksti mė i mirė pėr tė sulmuar transparencėn dhe pėr tė mbjellė nė vend tė saj mjegull dhe errėsirė dhe Amerika, pėr hir tė sė vėrtetės ka kaluar nga njė konflikt nė tjetrin, nga njė luftė nė tjetrėn: ato qė mund t’i cilėsojmė si “tė nxehta”, janė luftėrat e Koresė, Vietnamit,

Afganistanit dhe Irakut dhe luftėrat e “ftohta” me Bashkimin Sovjetik, si dhe vitet e “luftės kundėr terrorizmit” sipas etiketės qė i vuri Bush. Periudha e pėrplasjes botėrore me bllokun komunist ishte ideale pėr lulėzimin e sekreteve: ėshtė epoka e grushteve tė shteteve e tė mbėshtetur nga CIA (ndėr tė shumtėt ishte edhe ai i vitit 1973, kur qeveria e Salvador Alendes u rrėzua nga militantėt nė Kili).

Eliminimi i Mosadeq nė Iran qė u zėvendėsua nga shiitėt nė vitin 1953, Gjiri i Derrave nė Kubė nė vitin 1961 e tė tjerė janė vetėm episodet e para tė njė serie tė gjatė “sulmesh” kundėr transparencės dhe triumfit tė errėsirės informative dhe fshehtėsisė.

Dhe nuk bėhet fjalė vetėm pėr sferėn e politikės sė jashtme, apo atė tė mbrojtjes amerikane, por edhe njė tragjedi kombėtare, siē ishte vrasja e Presidentit amerikan, Kenedi, nė vitin 1963 nė Dallas. Thuajse gjysmė shekulli mė pas, amerikanėt vazhdojnė qė tė jenė tė bindur qė komisioni hetimor i drejtuar nga gjykatėsi Earl Warren ka fshehur tė vėrtetėn pėr Kenedin, pra atė qė ka tė bėjė me ekzistencėn e njė pėrbetimi tė brendshėm kundėr Presidentit.

Por penduli lėviz nė drejtim tė kundėrt nė vitet ‘70. Transparenca arrin njė fitore nė vitin 1971 kur gazeta “New York Times” publikon tė ashtuquajturat “Letra tė Pentagonit”, duke kryqėzuar Shtėpinė e Bardhė pėr zhvillimet dhe prapaskenat sekrete tė Luftės nė Vietnam: “Presidenti Lyndon Jonson ka gėnjyer nė mėnyrė tė vazhdueshme para opinionit publik nė Kongres pėr njė temė tė rėndėsisė kombėtare”.

“Letrat e Pentagonit” janė njėherazi edhe sinjali i njė metastaze tė fshehtėsisė, por edhe rasti pėr tė mobilizuar antitrupat. Gjykata e Lartė mbron tė drejtėn e publikimit tė kėtyre materialeve dhe kėshtu tentativa pėr njė censurė tė tyre ėshtė shpartalluar.

Mė pas kemi dhe publikimet e skandalit tė “Watergate”, qė ēoi nė rėnien nga Niksonit nė vitin 1974. Mė pas kemi edhe njė tjetėr skandal, atė “Iran-kontrast”, tė furnizimit me armė tė Teheranit pėr tė paguar terroristėt e sė djathtės nė Nikaragua qė rrezikoi ta ēonte Reganin nė gjyq dhe nė vitin 1986, Charles Krauthammer nė revistėn “Time” shkruan: “Demokracia amerikane ka alergji nga sekretet. Vetė ideja e sekretit ēon nė njė dėnim etik. Premtimi demokratik i hapjes nuk pėrputhet me mėnyrėn okulte tė funksionimit tė diplomacisė dhe intrigave ushtarake”.

Por beteja pėr transparencėn nuk ėshtė fituar ende njėherė e mirė. Nė vitin 1994, njė hetim bipartizan i Kongresit Amerikan, i drejtuar nga Komisioni Moynihan, nė lidhje me fshehtėsinė qeveritare jep tė dhėna me tė vėrtetė befasuese: “Ēdo vit gjenerohen rreth 400,000 sekrete tė reja, transparenca e tė cilėve pėrbėn rrezik shumė tė madh pėr sigurinė kombėtare. Kjo teorikisht”.

Por ėshtė njė gjė shumė e vogėl po tė krahasohet me numrin e madh tė sekreteve tė Amerikės, pas tronditjes sė 11 shtatorit tė vitit 2001. Thuajse dhjetė vjet mė pas, njė hetim madhėshtor i gazetės “Washington Post” i titulluar “Amerika Top Secret” denoncoi “njė univers tė tėrė tė fshehur qė rritet dhe zmadhohet jashtė ēdo kontrolli”.

Ja disa elementė tė kėtij hetimi gazetaresk: 1271 – numri i organizatave shtetėrore dhe 1931 numri i shoqėrive private qė punojnė nė programe tė lidhura me antiterrorizmin; 854,000 persona qė “lėvizin” nė sferėn e botės sė fshehtė. Pėrfundimi i kėtij hetimi gazetaresk ishte shumė i prerė: “Bota okulte qė ka krijuar qeveria, nė kundėrpėrgjigje tė sulmeve tė 11 shtatorit, ėshtė bėrė kaq e madhe dhe e fshehtė sa askush nuk di mė se cila ėshtė kostoja e kėtij ‘universi’, sa janė njerėzit qė punojnė, sa aktivitete zhvillohen”.

Njė episod thelbėsor i pėrshkallėzimit tė fshehtėsisė mbetet lufta nė Irak “e legjitimuar” nga sekretari i Shtetit Colin Powell nė Kombet e Bashkuara nė shkurt tė vitit 2003, me fjalimin e famshėm pėr armėt e dėmtimit nė masė tė Sadam Huseinit”. Bėhet fjalė edhe nė kėtė rast pėr prova false, tė cilat nuk dolėn nė dritė, sepse u mbuluan nga fshehtėsia.

Obama shkoi nė Shtėpinė e Bardhė, me premtimin se do tė hidhte dritė mbi kėtė botė fshehtėsie, duke pretenduar se ishte mbartės i njė kulture transparence. Por lėvizja e mbarė e Pendulit kėtė radhė ishte e shkurtėr, zgjati fare pak muaj. Nė prill tė vitit 2009, Obama publikon hetimet e CIA-s qė konfirmonin pėrdorimin e torturės nga administrata e Bushit. Por nė majin e tė njėjtit vit, nė prag tė publikimit tė fotove qė dokumentonin dhunėn e ushtarėve amerikanė nė Irak dhe nė Afganistan ai “rimendohet”.

Nėn presion nga Pentagoni “pėr tė mos vėnė nė rrezik jetėt e ushtarėve amerikanė nė front”, Obama shmangu publikimin e fotove. Nė lidhje me hetimin e torturave, Obama tha se kishte ardhur momenti pėr tė pranuar gabimet, pėr tė kthyer faqe dhe pėr tė ecur pėrpara. Por edhe kėtė herė, fiton “arsyeja shtetėrore”.

Sot, sėrish pėrballė kundėrshtive nė lidhje me vrasjen e Bin Ladenit, tingėllojnė mė tė forta se kurrė fjalėt e Jonathan Schell tė publikuara nė vitin 1971 nė “New Yorker” pas fitores sė transparencės me rastin e “Pentagon Papers”: Ēėshtja ėshtė: kush ka tė drejtė qė tė pėrcaktojė atė qė quhet ‘interesi i vendit’? Nė njė demokraci kjo i takon qytetarėve”
avatar
gjilanasi

381


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Amerika top-secret

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi