Cenzura

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Cenzura

Mesazh  Jon prej 17.07.10 10:56

Cenzura



Censura ėshtė shqyrtimi dhe kontrollimi i pėrmbajtjes sė veprave tė ndryshme para se tė botohen apo tė shfaqen.

Censurė ėshtė dhe kontrollimi i letrave, telegrameve, etj. para se ato tė dorėzohen, punė kjo qė bėhet nga njė organ zyrtar ose nga njė i ngarkuar.

Nė kuptimin e zakonshėm deshifrohet me kufizimin, ndalimin dhe ndėshkimin e medias, tė gazetarit apo tė ndonjė elementi strukturor medial pėr "publikimin e tė palejueshmės".

Kjo qasje mbulon aspektin referencial tė censures nė media, por censura nuk mbetet vetėm nė fushėn mediale, ajo shtrihet edhe nė fusha tjera publike, madje edhe nė grupe ende mė tė vogla apo institucione te ēfarėdo lloji. Si njė institucion censura edhe nė tė kaluarėn kishte dimensione shumė me komplekse administrative.

Do pėrkujtuar se censori ėshtė administratori nė Romėn e vjetėr, i cili qytetarėve ua vlerėson pasurinė pėr t'ua caktuar tatimet. Mė vonė ai ishte administratori qė ua kontrollonte letrat, librat, revistat dhe tėrė shtypin, filmat, etj. pėr tė pėrcaktuar nėse ishin apo jo kundėr rendit, gjendjes shoqėror dhe moralit publik.

Censura, qė kur njihet, kishte pėr qėllim kufizimin e mendimit dhe lirinė e shprehjes. Ky kufizim zakonisht diktohet nga vetė sistemi shoqėror dhe politik dhe jo rrallė bėhet edhe nė emėr tė mbrojtjes sė "publikut" nga dėmtimet shpirtėrore dhe intelektuale.

Censura identifikohet mė shumė me me shoqėritė autoritare. Nė sistemet autoritare praktokohet censura preventive, e cila ka pėr detyrė, qė, pėrmes administratorėve tė caktuar, tė pėrcjellė gjithė atė ēfarė duhet tė pėrcillet, duke u nisur nga prodhimet mediale, pastraj tė vlerėsoj botimet apo publikimet nė dorėshkrim, pėrpara se tė botohen, tė dalin nė treg dhe tė shpėrndaheshin.

Krahas kėsaj forme tė censurės, zbatohet edhe ajo qė bėhet gjatė procesit tė pėrgatitjes sė ndonjė publikimi, qė konsiderohet se "ėshtė i rrėzikshėm tė jetė nė duar tė publikut".

Pos kėsaj, zbatohet edhe e ashtuquajtura censura e pastajme. Kjo censurė ka tė bėjė me konfiskimin e publikimeve apo tė gazetave, revistave, programeve qė kanė dalė nga shtypi apo janė emetuar.
avatar
Jon

1315


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Censura e Kremlinit

Mesazh  Jon prej 06.10.10 18:15

Censura e Kremlinit

Para katėr vjetėsh, gazetarja investigative, Ana Politkovskaja, u ekzekutua nė ashensorin e ndėrtesės ku jetonte, nė kryeqytetin rus Moskė. E vėrteta ėshtė njė komoditet i pakėt nė Rusinė e Vladimir Putinit, ndėrsa vrasja e Politkovskajės tregon se pasojat pėr ata qė e vazhdojnė punėn e tyre hulumtuese, mund tė jenė vdekjeprurėse.

Ky mėsim ėshtė pėrforcuar disa herė, duke pėrfshirė kėtu edhe vrasjen e Natalia Estemirovas nė vitin 2009, njė aktiviste qė kishte punuar me Politkovskajėn pėr tė dokumentuar shkeljen e tė drejtave tė njeriut nė Ēeēeni dhe rajonet e tjera ruse. Tani, fushata e autoriteteve ruse pėr tė heshtur kritikėt ėshtė shtyrė tutje edhe me Oleg Orlovin, udhėheqėsin e grupit pėr tė drejtat e njeriut "Memorial", pėr tė cilin ka punuar Estemirova.

Orlov pėrballet me akuzat pėr krime serioze, si shpifje dhe ekziston rreziku i burgosjes sė tij pėr 3 vjet, nėse shpallet fajtor. Akuzat kanė tė bėjnė me deklarimet e Orlovit se, presidenti lojal ndaj Moskės i Republikės sė Ēeēenisė, Ramzan Kadirov, ėshtė i pėrfshirė nė vrasjen e Estemirovės.

Pėr kėtė deklaratė, Orlov tashmė ka paguar njė dėnim me para pas gjykimit nė njė gjykatė civile. Kėto raste qė lidhen me njėra-tjetrėn janė emblematike pėr Rusinė e Putinit, ku liderėt e Kremlinit dhe aleatėt e tyre kanė zhvilluar metoda brutalisht efektive, qė tė mbajnė larg opinionit informata qė mund tė kenė pasoja pėr ta. Tė kontrollohet televizioni ėshtė pjesė integrale e strategjisė sė Kremlinit. Tre rrjetet kryesore televizive ruse, Kanali 1, Rusia dhe NTV, koordinojnė ngjarjet qė raportojnė me Kremlinin, ndėrsa pėrjashtojnė ato ngjarje qė vlerėsohen politikisht tė padėshirueshme.

Pėr kėtė arsye, Oleg Orlov thotė se, shumica e rusėve arrijnė tė shohin lajme qė "pėrkojnė pak me realitetin nė Rusi dhe nė botė." Autoritetet ruse kanė fuqi qė, persona tė caktuar t'i bėjnė tė padukshėm pėr audiencat e televizioneve kombėtare. Nė vend tė pėrfaqėsuesve tė opozitės, aktivistėve dhe kritikėve socialė, programet qė trajtojnė ēėshtjet publike, kanė si personazhe parashikuesit qė aprovohen fillimisht nga qeveria.

Disa aktivistė, siē janė: udhėheqėsit e opozitės, Boris Nemtsov dhe Ludmilla Aleksejeva, disidentė tė kohės sė Bashkimit Sovjetik, ende protestojnė pėr tė drejtat e njeriut. Megjithatė, ata janė deri diku tė njohur, pėr shkak se ishin aktivė para se tė vinte nė pushtet Putini, nė vitin 2000.

Mirėpo, disa vjet pasi nuk u ėshtė ofruar mė hapėsirė nė televizione, kėto personalitete tė njohura ndėrkombėtarisht tani kanė pak qasje te opinioni publik. Nė anėn tjetėr, aktivistėt e rinj kanė pasur shumė pak mundėsi qė tė dėgjohen pėr shkak tė pamundėsisė qė tė kenė qasje nė emisionet mė tė shikuara ruse.

Liderėt e Kremlinit fokusohen shumė nė televizion, pasi nga ky lloj i mediave, rusėt mė sė shumti i marrin informatat pėr ēka ndodh. Ajo qė dikur ishte gazetė shumė e njohur, si p.sh. "Komersant", tashmė e ka humbur kurajėn, pasi u ble nga milionerė qė janė tė afėrt me Kremlinin.

Ndėrsa, gazeta "Novaja Gazeta", pėr tė cilėn punonte Politkovskaja, ende boton raporte hulumtuese pėr abuzimin me pushtetin nga elita, mirėpo kjo gazetė tashmė ėshtė pėrballur me akuza gati shkatėrruese pėr shpifje.

Ndėrkaq, faqja e tyre nė internet rregullisht pėrballet me sulme kompjuterike. Radio "Ekho Moskvy" qė ofron njė spektėr alternativ tė opinioneve pėr 3 milionė rusė nga 140 milionė sa ka e tėrė Rusia, punon rregullisht me rrezikun e mbylljes, pasi pronarėt e rinj janė tė afėrt me Putinin.

Derisa censura e Kremlinit ėshtė pėrgjithėsisht efektive, ka arsye pėr tė besuar se kėto efekte mund tė dobėsohen. Njė numėr ēdo herė e nė rritje i rusėve, persona tė moshės 30 - 50 vjeē, qė konsiderohen se janė aktivė nė ekonomi, nuk e shohin mė televizionin si pėrfitues pėr ta. Nė anėn tjetėr, derisa rusėt kanė shfrytėzuar internetin mė shumė pėr argėtim dhe rrjete sociale, njė grup i vogėl, por qė po rritet shumė, ka nisur tė shfrytėzojė mediat online apo faqet e internetit pėr lajme dhe analiza alternative politike.

Kontrolli i mediave nga Kremlini tani ėshtė mjaft relevant, pasi tashmė edhe zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale janė pėrcaktuar, respektivisht, pėr dhjetorin e vitit 2011 dhe marsin e vitit 2012. Putini raportohet se ka dėshirė qė tė kthehet nė postin e presidencės sėrish, pasi nga viti 2008 mban pozitėn e Kryeministrit.

Nėse e marrim historinė si udhėrrėfim, nė periudhėn e para-zgjedhjeve do tė ketė kontroll edhe mė tė madh tė informacionit. Autoritetet tashmė kanė nisur njė fushatė presioni mbi organizatat kritike qytetare tė vendit, pasi nė mėnyrė simultane bastisėn 40 prej atyre muajin e kaluar, me arsyetimin se po verifikohet respektimi i ligjeve pėr financat e tyre.

Sa i pėrket zotit Orlov, ai do tė vazhdojė qė tė konfrontohet me sistemin e drejtėsisė nė Rusi. Paraqitja e tij e radhės nė gjykatė ėshtė e caktuar pėr datėn 14 tetor. Orlov, nė tė njėjtėn kohė, e ka shumė tė vėshtirė qė tė sigurojė pėrkrahje pėr kauzėn e tij.

Rasti i Orlovit nuk ėshtė i vetmi, por ai pėrfaqėson mėnyrėn se si Kremlini arrin qė t'i heshtė kundėrshtarėt. Kjo meriton vėmendjen e qeverisė sė SHBA-ve dhe qeverive tė Evropės, qė duhet tė bėjnė thirrje pėr procedura fer dhe tė hapura. Pėr shkak se Kremlini punon nė atė formė qė t'i mbajė vėzhguesit nė errėsirė, ėshtė detyrė e Perėndimit qė tė hedhė dritė mbi rastet si ai i Orlovit.

Robert Orttung
Christopher Walker

(Robert Orttung ėshtė presidenti i Institutit pėr Burimet e Sigurisė, ndėrsa Christopher Walker ėshtė drejtor i studimeve pėr "Freedom House")
avatar
Jon

1315


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Sopa/Pipa?

Mesazh  MONSTER prej 19.01.12 18:53

Se shpejti nuk do te kete me faqe si The pirate Bay, MegaUpload , MEDIAFIRE etj.
Disa nga faqet me te vizituara ne rrjet te tilla si, Twitpic, Mozilla, Reddit, Wordpress, sot do te ndalin aktivitetin e tyre per 12 ore.

Enciklopedia Wikipedia ne versionin anglisht do te dale offline per 24 ore ne shenje proteste ndaj propozimeve legjislative kunder piraterise ne internet qe eshte duke u diskutuar ne Kongresin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Mortorri me i madh kerkimor, Google, fton per te firmosur peticionin “Stop piraterise, jo lirise”, perpara votimit te Senatit parashikuar me 24 janar.

Arsyeja per te cilen cuan ne “greve urie” internetin, jane propozimet legjislative Stop Online Piracy Act (Sopa), me origjine republikane, qe jane ne diskutim ne dhomen e perfaqesuesve amerikane dhe Protect Ip Act (Pipa), iniciative e senatoreve demokrate.

Te dy ligjet kane per qellim per te luftuar piraterine ne internet dhe shperndarjen e permbajtejs ne rrjet, vecanerisht filmat, kenget, videot muzikore, episodet e serive televizive, duke hequr te drejten e autorit. Dy ligje perkrahur nga studiot kinematografike, rrjetet televizive dhe shtepite diskografike.

Nese miratohen, keto dy ligje do t’i lejojne titullareve te copyright per te vepruar “drejtperdrejt” jo vetem kundra portaleve dhe platformave dedikuar shperndarjeve ilegale te materialeve, por edhe kundra rrjeteve sociale, faqeve streaming, blogeve dhe motorreve te kerkimit, qe publikojne nje link ne nje site te dyshuar per shperndarjen e permbajtjeve te mbrojtura pa leje.

Pervec kesaj, do te mbeten jashte ligjit te gjitha ato site qe shpjegojne si te hyjme ne adresat e bllokuara nga masa e nderrmarre...

©facebook.com/AktiviteteParanoramale
avatar
MONSTER

5


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

kjo eshte tronditetse

Mesazh  Ushtari i krishtit prej 19.01.12 19:33

kjo eshte tronditetse mesa duket duan ti bejne komplet faqeve censure por ma merr mendja se nuk do votohet ky ligj sepse do ishte fundi per shum site sic jane wikipedia mozilla etj
avatar
Ushtari i krishtit

455


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

erdhi nje lajm

Mesazh  Ushtari i krishtit prej 19.01.12 19:59

sapo lexova se parlamenti amerikan e paska shtyr ligjin edhe do ta negociojne muajin tjeter per votim uroj ce muajin ne vijim mos ta votojne sepse do ishte fundi
avatar
Ushtari i krishtit

455


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi