Thesaret e humbura

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Thesaret e humbura

Mesazh  Luli prej 13.07.10 13:24

Thesaret e humbura
Kėrkuesit e ēmendur “tė miliardave tė mbytur“



Por objektet mė tė famshme tė historisė duke filluar qė nga “Grali i Shenjtė” dhe deri tek aeroplani i humbur i Amelia Earhartit, ende mbeten enigma.

Diku larg bregdetit tė Kolumbisė qėndron “San Jose”, njė galion i fundosur spanjoll qė mendohet se mban mė shumė se 1 miliard dollarė pasuri

Historia njerėzore, pėrveē gjurmėve qė ka lėnė nė kohė, datave qė vendosėn ngjarje gjigande, ndėrtimeve tė larmishme, ka lėnė pas dhe mrekulli nga mė tė lakmuarat atėherė edhe sot. Mjafton tė pėrmendim vetėm mbytjet e shumė anijeve tė famshme tė botės, varret dhe reliktet e historisė qė ende sot e kėsaj dite mbeten mister.

Sot, kur rreth 1500 satelitė aktivė ndodhen nė orbitėn e Tokės dhe popullsia humane po i afrohet 7-miliardėshit, nuk ėshtė aspak naive tė mendohet se ēdo gjė me vlerė nė planet do tė ishte zbuluar deri tani.

Por objektet mė tė famshme tė historisė duke filluar qė nga “Grali i Shenjtė” dhe deri tek aeroplani i humbur i Amelia Earhartit, ende mbeten enigma. Diku larg bregdetit tė Kolumbisė qėndron “San Jose”, njė galion i fundosur spanjoll qė mendohet se mban mė shumė se 1 miliard dollarė pasuri.

Nga ana tjetėr, arkeologėt kanė kaluar dekada nė kėrkim tė varrit tė humbur tė mbretėreshės Nefertiti tė Egjiptit dhe qė nė mes tė shekullit tė 16-tė, askush s’e ka parė muralen e Leonardo da Vinēit, tė cilin shumė prej bashkėkohėsve e konsiderojnė si kryeveprėn e tij.

Ketu radhiten disa prej tyre si dhe arsyen se pse ndodhen nė fillim tė listės sė objekteve mė tė kėrkuara nė botė dhe se kush i kėrkon.

1. Anija “San Jose”

“San Jose” ėshtė anija mė e pasur qė ėshtė fundosur ndonjėherė. Pasi u ēa nga njė skuadėr angleze larg bregdetit tė Kolumbisė nė vitin 1708, “San Jose” u fundos me 600 burra nė bord. Thesari i tij, i cili pėrfshin monedha ari dhe argjendi, do tė kishte njė vlerė prej 150 milionė dollarėsh.

Disa thonė se vlera shkon deri nė 10 miliardė dollarė. Masa e thesarit ėshtė ēėshtja qė debatohet edhe sot. Vlerėsimet angleze tė kohės thonė vlerėn prej 50 milionė pesove spanjolle, ndėrsa Gabriel Garcia Marquez e rrit edhe mė shumė kėtė vlerė nė romanin “Dashuri nė kohėn e kolerės”.

Thesari i “San Jose”-sė ėshtė akoma nė fund tė oqeanit. Kohėt e fundit njė grup investitorėsh me emrin “Sea Search Armada” proklamojnė se e kanė gjetur anijen tė mbytur nė gjirin e Kolumbisė, por qeveria kolumbiane nuk ka qenė e aftė ta vėrtetojė ekzistencėn e saktė tė koordinatave tė saj.

Nė qershorin e 2007-ės Gjykata Supreme Kolumbiane vendosi se nėse ndonjė thesar gjendet nė brigjet e saj, ai do tė ndahet nė mėnyrė tė barabartė mes zbulueseve dhe qeverisė. Ka shumė individė qė thonė se e kanė gjetur anijen e mbytur nė lokacione tė ndryshme, por e vetmja gjė qė ėshtė e sigurtė ėshtė se vendndodhja e anijes mbetet akoma enigmė.

2. Dhoma e qelibartė

Njė nga kryeveprat e artit barok, “Dhoma e qelibartė” ishte njė dhuratė nga mbreti Frederick William I i Prusisė pėr Pjetrin e Madh nė vitin 1716. U vendos nė pallatin veror tė perandorit rus, Tsarskoye Selo. Muret ishin tė veshura me qelibar, pasqyra dhe mozaikė mermeri. Njė ambasador britanik e pėrshkroi si mrekullia e tetė e botės.

Kur nazistėt pushtuan Rusinė nė vitin 1941, muret gati nė tė rėnė nuk i mashtruan gjermanėt, tė cilėt e ēmontuan dhe e transportuan thesarin nė njė kėshtjellė nė Kalinigrad, Rusi, pėr ta ekspozuar. Nė janar tė vitit 1945, dhoma u evakuua dhe thesari s’u pa mė. Disa thonė se thesari ėshtė fundosur me njė anije ruse nė vitin 1945, por kėto janė vetėm fjalė, pasi se ēfarė ndodhi me tė vėrtetė me “Dhomėn e qelibartė” ėshtė akoma enigmė.

3. Varri i Nefertitit

Nefertiti (e shqiptuar nė atė kohė si Nafrata e cila ka kuptimin e “perfektes”) thuhet se ka lindur nė 1370 p.K. dhe ka vdekur nė vitin 1330. Ajo ishte bashkėshortja e Faraonit egjiptian Akhenaten. Ajo ishte gjithashtu vjehrra dhe ndoshta edhe njerka e Faraonit Tutankhamun. Emri i saj u bė i famshėm nga njė bust i cili sot gjendet nė muzeun e Altes tė Berlinit.

Egjiptologėt thonė se mbretėresha ka jetuar nė shekullit e 14-tė para Krishtit dhe pati gjashtė vajza me bashkėshortin e saj. Por, pėr shkak se varri i saj ende nuk ėshtė gjetur, ata s’e dinė si ka vdekur apo ēfarė i ndodhi. Pas shekullit tė 12-tė tė mbretėrimit tė burrit tė saj, emri i saj zhduket nga tė dhėnat arkeologjike.

“Varrin e saj duan ta gjejnė tė gjithė”, - thotė Nicholas Reevens, njė egjiptolog nė kolegjin “Eton” nė Mbretėrinė e Bashkuar. “Jo vetėm pėr pasuritė qė pėrmban, por sepse Nefertiti ėshtė hallka e humbur”, - shton ai. Njė ekspeditė e vitit 2005 ka zbuluar shumė varreza tė tjera, po jo varrin e mbretėreshės sė mistershme.

4. Grali i shenjtė


Duke iu referuar mitologjisė kristiane, “Grali i shenjtė” ishte ena, pjata apo kupa e pėrdorur nga Jezusi nė Darkėn e Fundit qė mendohet se ka fuqi tė mbinatyrshme.

Pėr sa u pėrket historianėve, ata thonė se “Grali i shenjtė” pėrmendet pėr herė tė parė nė vitin 1190 nė njė poemė tė Chretien i Trojės. E megjithėse autori e pėrshkruan Gralin, ai kurrė nuk thotė se ēfarė ėshtė. Shkrimtarė tė mėvonshėm, mes tyre dhe Eucharist, e pėrshkruajnė si kupa qė Jezusi mbajti nė Darkėn e Fundit.

Nė fund tė shekullit tė 19-tė, Grali u bė simbol misticizmi. Fakti qė historianėt mendojnė se ėshtė thjesht njė mjet i figurshėm, nuk i ka ndalur njerėzit ta kėrkojnė. Alfredo Barbagallo, njė dijetar mesjetar italian, beson se “Grali i shenjtė” ndodhet nė katakombet nėn bazilikėn e Saint Lawrence, jashtė mureve tė Romės.

5. Beteja e Anghiarit

Beteja e Anghiarit ėshtė njė pikturė e humbur e Leonardo da Vinēit pėr tė cilėn disa komentatorė besojnė se ajo ėshtė akoma e fshehur nė “Sallonin e tė Pesėqindėve” nė pallatin Vechio nė Firence.

Thuhet se nė vitin 1503, Leonardo da Vinēi u caktua tė dekorojė njė holl nė pallatin Vechio nė Firence. Ai punoi atje pėr 18 muaj me njė mural tė “Betejės sė Anghiarit, qė u luftua nga trupat e Florentinės nė vitin 1440. Ai pėrdori vaj nė vend tė teknikės tradicionale tė afreskeve, para se ta linte tė papėrfunduar nė vitin 1506.

Megjithėkėtė, bashkėkohėsit e Da Vinēit e konsiderojnė si kryevepra mė e madhe. Nė mes tė shekullit tė 16-tė, Cosimo de Medici punėsoi Giorgio Vasari-n tė rimodelojė hollin dhe murali humbi. Historianėt e dinė si duket nga skicat e hershme tė Da Vinēit. Murali ka inspiruar shumė kryevepra ku pikasin ajo e Rubensit dhe e Pikasos.

6. Aeroplani i Amelia Earhartit


Amelia Mary Earhart ka lindur mė 24 qershor tė vitit 1897, ndėrsa data e saj e zhdukjes ėshtė caktuar 5 janari i 1939-ės. Earhart ishte gruaja e parė e cila ėshtė shquar si gruaja qė theu mė shumė rekorde botėrore nė fushėn e aviacionit.

Pasi shkėlqeu nė shumė prej tyre, ajo donte tė ishte gjithashtu edhe personi i parė qė fluturonte rreth e rrotull globit pranė Ekuadorit. Mė 2 qershor tė vitit 1937, ajo dhe Fred Noonan u nisėn nga Lae, vendi qė tani ndodhet nė Papua tė Guinesė sė Re, me aeroplanin “Electra 10-E”. Ata s’u panė kurrė mė.

Pėr 19 orėt e para tė udhėtimit tė tyre prej 2,556 miljesh, nė radio dėgjoheshin vetėm “duket ta kesh ti, por s’e sheh”, dhe “gazi po mbaron”. Anija e Gardės Bregdetare i priste nė ishullin Howland nė Paqėsorin Qendror. Jo shumė vonė, anija mori mesazhin e fundit qė thoshte “veri dhe jug”. Kėrkimet e deritanishme nuk kanė zbuluar asgjė.

Njė grup kėrkuesish nė ditėt e sotme thonė se do ta gjejnė aeroplanin, duke qenė se teknologjia e re qė do tė pėrdorin ėshtė e pazėvendėsueshme.

7. Varri i Genghis Khan

Genghis Khan pati kėrkuar tė varrosej pa gjurmė. Pasi ai vdiq, trupi i tij u kthye nė Mongoli nė vendlindjen e tij, nė Khentii Aimag ku shumė legjenda thonė se u varros nė afėrsi tė lumit Onon. Po sipas legjendės, eskorta e funeralit tė tij vrau cilindo dhe ēfarėdo qė kalonte nė rrugėn e tyre, derisa ai mė nė fund u varros.

Pasi varri u pėrfundua, skllevėrit tė cilėt e ndėrtuan, atė u masakruan dhe ushtarėt qė i vranė ata, u vranė gjithashtu. E megjithatė, deri mė sot askush s’e di ku ėshtė varrosur Genghis Khan. Ndėrkohė qė burimet historike thonė se luftėtari i madh ka vdekur nė Kinėn Verilindore nė vitin 1227, ata s’e zbulojnė vendbanimin e fundit tė tij.

Nė vitin 1237, njė ambasador kinez pohoi se kishte parė vendin e varrosjes sė pushtuesit tė madh dhe nė vitin 1370 njė shkrimtar kinez e emėroi vendin si “Kirelgu”, por misteri ende mbetet i pazgjidhur.

Pasi lexoi njė libėr 55 vite mė parė pėr njė pushtues mongolian, avokati dhe tregtari Maury Kravitz u fiksua. Ai u nis pėr ekspeditė dhe mblodhi 1.5 milionė dollarė. Eksploruesit duruan mushkonjat dhe gjarpėrinjtė helmues nė Mongoli pėr dy vjet, por veē skeleteve dhe poēeve nuk gjetėn asgjė tjetėr. Kėrkimet do tė fillojnė kėtė verė, me 250 mijė dollarė tė tjerė tė mbledhur.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

956


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi