Metafizika

Shko poshtė

Metafizika

Mesazh  Fikrro prej 11.07.10 16:26

Metafizika



Metafizika ėshtė degė e filozofisė qė merret me shpjegimin e natyrės sė botės. Ajo ka si pikėsyinim te shpjegojė natyrėn e qėnies dhe realitetit. Ajo shtron pyetje tė tilla si: Cila ėshtė natyra e realitetit? A ka Perėndi dhe ēfarė vetish zotėron ai? Cili ėshtė roli (vendi) i njeriut nė gjithėsi? Pėrse ėshtė gjithėsia dhe si u krijua? Cili ėshtė dallimi midis shpirtit dhe lėndės? A zotėron njeriu njė shpirt tė pavdekshėm, a ka ai njė dėshirė tė lirė?

Fjala metafizikė rrjedh nga fjala greke μετά (metį) ("pėrtej" ose "mė pas") dhe φυσικά (fisikį - "natyrė, fizikė"), ku fjala "fizikė" i referohet punės sė Aristotelit nė lashtėsi mbi materien. Parashtesa meta- ("pertej") iu bashkangjit kapitujve nė shkrimet e Aristotelit qė natyrisht ndiqej nga kapituj mbi "fizikėn" nė pjesė me shėnime sqaruese.

Aristoteli vetė nuk i quante kėto punė metafizike. Ai i quante disa nga ēėshtjet e trajtuara aty si "filozofia e parė" apo "filozofia nė hapat e para". Njeriu qė studion metafizikėn quhet metafizikan.

Kozmologjia dhe ontologjia janė degėt tradicionale tė metafizikės.

Kozmologjia merret me prejardhjen dhe zhvillimin e gjithėsisė nė tėrėsi dhe vendin e njeriut nė tė nė veēanti dhe ėshtė degė e fizikės dhe filozofisė.

Ontologjia ėshtė dega qė kėrkon pėr kategoritė e gjėrave qė ekzistojnė nė botė dhe lidhjet qė kėto kanė me njėra-tjetrėn. Metafizikani, gjithashtu, orvatet tė sqarojė nocionet me tė cilat njerėzit e perceptojnė botėn, duke pėrfshirė ekzistencėn, "objektin", pronėsinė, hapėsirėn, kohėn, rastėsinė, dhe mundshmėrinė.

Para zhvillimit tė shkencės moderne u ngritėn pyetje shkencore si pjesė e metafizikės, e njohur si "filozofia natyrale"; vetė termi "shkencė" do te thotė "dituri, njohuri".

Metoda shkencore, megjithatė, e bėnte filozofinė natyrale njė aktivitet empirik dhe eksperimental tė ndryshėm nga pjesa tjetėr e filozofisė, dhe nga fundi i shekullit XVIII nisi tė quhej "shkencė" nė mėnyrė qė tė dallohej nga filozofia.

Mė pas, metafizika u bė kėrkimi filozofik i njė karakteri jo-empirik nė natyrėn e ekzistencės.Metafizika ėshtė emėrtuar sipas filozofit helen Adronikut nga Rodosi, i cili i ka sistematizuar shkrimet e Aristotelit pėrnga pėrmbajtja,duke i ndarė ato nė tėrėsi tė caktuara dhe duke i renditur sipas temave qė u pėrkisnin.

Ndėr kėto shėnime pati dhe tė tilla qė nuk patėn emėrtim,e qė shqyrtonin problemet mė abstrakte.Ai e bėri lidhmėrinė e tė gjithave dhe i emėrtoi me termin meta ta fizika, pėr ta treguar rendin sipas tė cilit duhej tė lexoheshin shėnimet.Prandaj fjala metafizikė do tė thotė ajo qė vije pas fizikės.

Ēėshtjet kryesore tė metafizikės

Pėrcaktimin e parė tė metafizikės e ka bėrė vetė Aristoteli,edhe pse ai asnjėherė nuk i ka dhėnė kėtė emėrtim por e ka quajtur prote philosophia,gjegjėsisht filozofia e parė,apo ndryshe on to on – qė do tė thotė shkenca mbi qėnien si qėnie gjegjėsisht mbi qeniesimin si qeniesim...edhe pse nganjėherė e quan edhe teologji.

Kjo shkencė merret me atė qė ėshtė mė e larta,gjegjėsisht me vetė esencėn e gjėrave, atė nuk e interesojnė gjėrat e veēanta, vetitė dhe tiparet e botės shqisore...kjo shkencė i hulumton parimet e para dhe mė tė larta tė natyrės dhe tė njohjes.

Pse tė natyrės dhe njohjes? Sipas mendimit tė filozofėve tė lashtė grek,mendimi dhe qenia nuk mund tė ndahen,sepse deri te parimet mė tė larta tė realitetit mund tė vijmė vetėm nėpėrmjet mendimit.Natyra ėshtė krijesė mendore.Natyra ka ligje nė bazė tė sė cilave ēdo gjė vepron.Kjo ėshtė drejtėsia dhe rendi sipas tė cilave ēdo gjė vepron.

Kozmosi ėshtė krijesė e harmonishme rendin e tė cilit mund ta kuptojmė vetėm mendėrisht.

Ky identitet i qenies dhe mendimit e pėrbėnė bazėn e optimizmit tė kulturės perendimore e cila ndaj botės dhe jetės gjithnjė ka pasur ēasje afirmative,aktive dhe vepruese.

Kjo dituri e cila i hulumton parimet e para dhe mė tė larta tė natyrės dhe njohjes nuk mbetet vetėm tek e vėrteta e asaj qė ėshtė e disponueshme nė mėnyrė shqisore,por e kėrkon rrugėn me tė cilėn shkojmė matanė pėr tė depėrtuar nė atė gjė qė e ka thelb tė sajėn dhe e cila e lejon qė tė shfaqet si njė gjė e dhėnė, drejt qeniesimit si qeniesim, qė qenieson nė njė mėnyrė mė tė plotė.

Bazuar nė pėrcaktimin fillestar tė fjalės do tė themi qė: ta fisika – do tė thotė ajo qė ndodh si natyrė, meta – ajo jasht,matanė; meta ta fisika – hulumtimi pėrtej asaj qė ndodh.

Filozofi bashkėkohor Martin Hajdeger, vėmendje tė posaēme i ka kushtuar mėnyrės se si Grekėt e kanė problematizuar fizikėn dhe ēfarė kuptimi ka pasur pėr ta fjala fizis, pėr tė pėrfunduar: fizis – ėshtė diēka qė rritet nga vetja,njė zhvillim qė hapet, nė zhvillim tė kaluarit nė dukuri dhe mbetja nė tė, mbetja, tė rriturit; tė ngriturit nė-vete-nga-vetja.Fizis ėshtė vetė Qenia ku ajo qė ndodh tashmė bėhet dhe mbetet e dukshme.

Nė bazė tė shpjegimit tė fjalės fizis,ajo e shpreh tė qėnmėn e asaj qė ndodh.Fizika nė njė kuptim mė tė rreptė ėshtė jasht (ta fisika), asaj qė ndodh si natyrė, tek vetė qenia.

Prandaj parasokratikėt janė filozofėt e parė tė metafizikės qė janė marrė me hulumtimin e natyrės.Madje tė atij thelbi tė fshehtė tė tė gjitha gjėrave qė gjendet matanė realitetit tė dukurisė.Shkrimet e tyre shpesh mbanin emėrtimin Mbi natyrėn.

Pregnanca e emrit tė Qėnies e ka atė kuptim tė fjalės siē e kanė pėrdorur parasokratikėt, dhe ate si aletheia – pamėsheftėsi, prani.Kėtu qėndron thelbi i pohimit mbi identitetin e mendimit dhe qenies.Me zbulimin e qenies qenia dhe mendimi identifikohen prandaj ėshtė i padobishėm ēfarėdo adekuacioni mes tyre.

Pikėrisht kėtė gjė e njohu Parmenidi duke e pėrcaktuar historinė e perendimit.Kjo ėshtė ajo qė filozofėt antikė kanė arritur ta njohin dhe ta problematizojnė, por rrjedha e mėtejshme e kulturės perendimore e ka treguar tentativėn e shmangjes nga kėto kuptime burimore.

Sot emri metafizikė pėrdoret me njė kuptim popullist dhe tė keqkuptuar, qė gadi se nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me kuptimin e saj burimor.

Ka dhe njė kuptim tjetėr tė idesė sė pranisė qė na dėfton pėr rėnien e mendimit perendimor, kjo ėshtė pikėrisht domethėnja e pranisė si lloj i objektivizimit, prandaj edhe i tė kuptuarit tė Qenies si diēka qė qenieson.

Ky kalim nga kuptimi i parė i pranisė nė atė tė dytin,ka shėnuar rėnien e metafizikės,por edhe tė kulturės dhe mendimit perendimor.Kjo rėnie shohet qė me Platonin – ai e pėrcakton Qenien me anė tė idesė, duke i dhėnė vetitė apriori.

Metafizika qė nga Platoni e mė tej ka njė rėnie tė saj sepse nuk niset nga Qenia,pėr tė ardhur gjer tek ajo qė ėshtė problematike tek hapja e saj,por niset nga qeniesimi dhe shkon drejt qeniesimit tjetėr...

Qenia nė metafizikėn e kėtillė bėhet por edhe mbetet vetėm pėrgjithėsia mė e madhe, mirėpo metafizika nuk mund tė mbahet nė kėtė drejtim.

Nė filozofinė bashkėkohore, hyrja nė metafizikė e Hajdegerit dhe themelimi i ontologjisė fundamentale, do tė jetė pėrballimi i metafizikės nė kuptimin tradicional tė fjalės, si dhe dalja prej saj.

avatar
Fikrro

539


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Metafizika

Mesazh  Berti69 prej 28.09.11 22:28

Metafizika ėshtė ajo degė e filozofisė, me tė cilėn njeriu kėrkon tė njohė tė panjohurėn.

Ėshtė e kuptueshme qė njė person, i cili nuk e ka takuar ende Zotin, dėshiron tė pėrdorė intelektin pėr tė zbuluar “tė pėrtejmen”; po zakonisht ky lloj hulumtimi tė ēon nė kulte e mėsime tė ēuditshme.

Metafiziku ngatėrron psikikėn me shpirtin, meqė mendon se bota shpirtėrore ėshtė njė aspekt i asaj psikologjike dhe se shpirti nė realitet ėshtė “pavetėdija e thellė” apo diēka e tillė

Metafizika, pėrpjekja e mendjes pėr tė ardhur nė kontakt drejtpėrdrej me Zotin, nė vend se me anė tė shpirtit, mund ta ēojė lehtė mendjen nė zonėn mė tė rrezikshme, nė atė tė psikikės okulte.
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


434


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Metafizika

Mesazh  gjilanasi prej 25.06.13 22:58

Nė kuptimin e saj tė pėrgjithshėm, Metafizika ėshtė  teori  e thelbit tė gjėrave,  qenies  dhe  principeve fundamentale, qė janė nė themel tė ekzistencės e tė organizimit tė Universit. Objekti i studimit tė saj ėshtė ekzistenca, madje ekzistenca ‘nė thelbin e saj’, siē e pėrkufizon Aristoteli.

Fakti qė kohėt tona i dominon diskursi i shkencave empirike e pozitiviste dhe  teknologjia moderne nuk  do tė thotė  qė kthimi i vėmendjes tek metafizika ėshtė  kthim brapa  nė kėrkimin e historisė sė filozofisė.

Metafizika dhe morali pėrmbushin njė nevojė tė pėrhershme tė njerėzimit dhe ėshtė fakt qė ata kanė qenė bashkudhėtarė tė pėrhershėm tė tij. Temat e studimit e tė diskursit metafizik tė moralit kanė nė fokus ēėshtje tė tilla si ē’ėshtė ekzistenca, ēfarė ėshtė  njeriu, 

Zoti, natyra dhe Mbinatyra, cilat janė marrėdhėniet e njeriut  me ekzistencėn materiale e mbimateriale, etj. Nė njėfarė  kuptimi, diskursi i metafizikės dhe i moralit pėrfshin nė mėnyrė aktive  edhe  fetė.

Pėr disa studiues, pėrkufizimi i metafizikės ėshtė i vėshtirė, pėr shkak tė shtrirjes sė gjėrė tė objektit  tė saj dhe  vendit qė zė nė tė elementi imaterial. Aristoteli dhe Avicena  e quajnė  metafizikėn si Dije e Parė, Urtėsi dhe Teologji. Sipas  tyre,  njohja  e ekzistencės, qė  ėshtė  dhe problemi i parė i metafizikės, plotėson botėkuptimin e njeriut  dhe e ndihmon atė qė tė ēlirohet  nga prangat e botės materiale.

Metafizika i adresohet thelbit tė ekzistencės sė pandryshueshme e tė pėrjetshme, i cili, duke  qenė i tillė, kėrkon qė edhe  studimet rreth  tij tė  jenė tė pėrjetshme e tė pafundme.

Pyetja se si mund tė ketė njeriu i shekullit XXI njė marrėdhėnie me metafizikėn e moralin, ėshtė  e natyrės filozofike e, si e tillė, nuk njeh kohė dhe hapėsirė.

Ekzistenca qėndron mbi  materien, prandaj  shkenca empirike nuk  mund ta pėrkufizojė metafizikėn me njėsitė e saj matėse.

Rrjedhimisht, ėshtė e pamundur qė ligjet e metafizikės tė zbulohen e tė shpjegohen me mjetet e shkencave empirike.

Edhe pse interesi i studimit tė metafizikės nė periudhėn pas-Rilindjes u zbeh, kohėt moderne dėshmojnė se trajtimi i problemeve tė saj jo vetėm qė  ėshtė i domosdoshėm, por edhe  shumė i efektshėm nė studimin e dukurive tė botės aktuale.Pėr kėtė arsye  metafizika studiohet nė shumė universitete tė botės, madje, sipas mendimit tė shumė mendimtarėve, studimi i saj ėshtė  njė gjė qė nuk  mund tė anashkalohet.

Shpjegimi  i  ekzistencės  ka qenė  kurdoherė  njė sfidė  e detyrė madhore e mendimit, filozofisė,  fesė dhe  misticizmit. Asaj i kanė kushtuar vėmendje maksimale shumė mendimtarė tė mėdhenj tė botės.
avatar
gjilanasi

383


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Metafizika

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi