Oktapodi Paul dhe neopaganizmi evropian

Shko poshtė

Oktapodi Paul dhe neopaganizmi evropian

Mesazh  Neo prej 10.07.10 22:52

Oktapodi Paul dhe neopaganizmi evropian

Profeti i vdekjes sė Zotit, Niēja, teorizoi dėshirėn qė njeriu tė kthehej aty ku lindi tragjedia, sipas tij, te irracionalja, te koha e Eskilit, duke parė te lindja e filozofisė (Sokrati, Platoni, Aristoteli) fatkeqėsinė e njerėzimit.

Ē'lidhje ka kjo hyrje nė kėtė shkrim?

Po e shpjegoj. Ėshtė pothuajse e pabesueshme se sa i ka stresuar njė palė tifozė dhe se sa i ka entuziazmuar tė tjerė, pėr sa bastexhinj ėshtė kthyer nė njė shpresė kėto ditėt e fundit ky ujori Paul.

I madh e i vogėl, tė rinj e tė reja, tė shkolluar e tė pashkolluar, tė gjithė i kanė sytė te tentakulat e oktapodit Paul. A ka ndodhur kjo gjė nė fiset animiste afrikane, nė fiset aborigjene tė Australisė, nė indogjenėt e Amerikės Latine, te eskimezėt, nė ndonjė popull aziatik, qė nuk e ka tė lartė koeficientin e shkollimit? Jo! Kjo ka ndodhur dhe po ndodh mu nė mes tė Evropės iluministe.

Nė zemėr tė asaj Evrope, qė nė emėr tė emancipimit dhe tė iluminizmit ka hedhur tej "irracionalen", duke ngritur perėndeshėn Arsye nė fronin mė tė lartė tė ekzistencės sė saj.

Sikur tė ishte ky fenomen i rrethshkruar nė njė grup fanatikėsh tifozė, asnjė ēudi, por ēėshtja ėshtė se fakti i kėtij oktapodi ka zėnė faqet e para tė mediave tė shkruara dhe elektronike, qė nė raste tė tjera do tė ishte i shijshėm nė ndonjė tryezė restoranti peshku.

Historia e njerėzimit ka njohur nė zhvillimin e saj momente kur kafshė apo objekte, apo fenomene tė natyrės mbaheshin si tė shenjta e pėrcaktonin gjoja fatin e njerėzve.

Por kjo kishte tė bėnte edhe me jetėn e njerėzve, sepse ata prisnin njė shi pėr tė korra, qė tė shėrohej njė fėmijė, qė tė fitohej njė luftė. Mund tė ishte njė lloj parareligjioni apo religjion i devijuar, ose forma tė hershme tė mendimit filozofik mbi Zotin, sikurse mitologjia e Homerit, por kėsaj radhe, me tė vėrtetė, jemi nė kufijtė e absurdit dhe tė irracionales. E ku kjo?

E pėrsėris, pikėrisht nė Evropė; nė atė Evropė qė nė emėr tė iluminizmit, si arritje tė saj, nuk pranon tė vendosė Zotin dhe krishterimin qė e kanė themeluar nė preambolin e Kushtetutės sė saj, qė mendon se Zoti ėshtė njė fakt privat dhe nuk ka tė bėjė me jetėn publike dhe me shtetin, nė Evropėn e universiteteve tė para nė kėtė planet tė vogėl; nė Evropėn e Greqisė sė lashtė, qė pėr herė tė parė ngriti nė nivel spekulimi dijen me anė tė filozofisė.

Po! Pikėrisht kėtu njė oktapod, njė ujor i zakonshėm dhe shumė i rėndomtė, u mban frymėn pezull miliona njerėzve aty ku i drejton tentakulat e tij pėr ushqim. Ky oktapod ka mė shumė fuqi se mundi i 22 lojtarėve, se zotėsia e tyre, se bukuria e tė luajturit futboll. Kėtij oktapodi njerėzit evropianė i kanė besuar shpresėn e tyre pėr njė rezultat pozitiv.

Nė "Shkencėn e hareshme" tė Niēes njeriu i marrė me dritėzėn nė dorė klith duke shpallur vdekjen e Zotit, ēka do tė thotė edhe mė shumė sesa vdekja e religjionit.

Ndaj kėsaj shpalljeje dėgjuesit mbetėn indiferentė e tė ēuditur, e atėherė njeriu i marrė pėrplas pėrdhe dritėzėn duke thėnė: "kam ardhur tepėr shpejt..., nuk ėshtė ende koha ..., veprimet kanė nevojė pėr kohė, edhe pasi janė pėrmbushur, pėr t'u parė e pėr t'u dėgjuar.

Ky veprim (vrasja e Zotit) ėshtė ende mė i largėt se yjet mė tė largėt." Vdekja e Zotit do tė ishte akti mė i madh i njeriut, pasi do tė fshinte horizontin, do t'i hiqte diellin tokės. Por Niēja sigurisht nuk i priti pasojat e profetėsisė sė tij.

Koha qė Niēja, profeti i marrė, nuk ka parė, sepse ishte tepėr shpejt, erdhi. Njerėzit goditėn Zotin pėr ta vrarė dhe vunė nė altarin e tij diktatura tė majta e tė djathta, e tani kanė vėnė njė oktapod, njė kafshė. Ndoshta njė gjė parashikimet e tij u realizua, qė njeriu u kthye te irracionalja, aty ku lindi tragjedia.

Zoti nuk vdiq dhe tokės nuk iu hoq dielli, por arsyes iu hoq Zoti dhe ajo u kthye nė joarsye, nė irracionale, e njerėzit tani nuk kėshillohen me dijetarėt dhe madje as me ata frymorė racionalė, por me ujorė irracionalė, me njė oktapod.

Dua ta pėrsėris: kjo ndodh nė Evropė, nė Evropėn e Platonit, Aristotelit, Agustinit, Averroesė, Tomė Akuinit etj., por edhe nė kohėn e internetit, tė cyberspaceit, tė inxhinierisė gjenetike etj.

Gjithsesi, t'i lėmė Platonėt e Aristotelėt e po e mbyll kėtė shkrim me njė citim pikėrisht mbi oktapodin Paul nga njė gazetar sportiv i "Corriere della Sera": "Ha i qetė Paul, ha ēfarė tė teket ty e nga cila kuti tė duash. Tė marrėt jemi ne!"


Gjergj Meta
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Oktapodi Paul dhe neopaganizmi evropian

Mesazh  Estilen prej 10.07.10 23:04

Ore Neo.

Gjergj Meten e lexova dhe e kuptova se c'fare tragjikomizmi trajton ne kete shkrim.Ore behu dhe ti njehere intelektual i vertete dhe shprehu nje here te vetme se kush eshte mendimi tend konkret,per te gjitha ngjarjet dhe fenomenet qe na rrethojne,te cilat na gezojne apo deshperojne.....
Do te kisha shume deshire te te shihja ne idete e tua se kush je.

Estilen

847


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Oktapodi Paul dhe neopaganizmi evropian

Mesazh  Ufo prej 13.07.10 9:56

hahahahahhahahaa :)))
avatar
Ufo

149


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Oktapodi Paul dhe neopaganizmi evropian

Mesazh  Zattoo prej 13.07.10 11:00

Njė "trofe" tė Kupės sė Botės edhe pėr oktapodin Paul



Tetė parashikime, tetė herė i saktė. Oktapodi Paul, padyshim ėshtė fituesi mė i madh i Kampionatit Botėror, pasi ai ka arritur saktėsisht tė prognozojė tė gjitha takimet e Gjermanisė si dhe fituesin e takimit final ndėrmjet Spanjės dhe Holandės.

Oktapodit Paul, tė hėnėn i ėshtė dhėnė njė "kopje" e Kupės sė Botės si shpėrblim pėr tetė parashikimet e tij tė sakta gjatė kėtij Botėrori. Qėkur Oktapodi Paul, u bė i famshėm me parashikimet e tij, shumė njerėz dėshirojnė ta blejnė atė.

Italianėt thonė se Oktapodi Paul ėshtė kapur nga gjermanėt nė ujėrat italiane, njė biznesmen spanjoll po provon ta blejė Paulin me ēmimin prej 30 mijė eurosh, ndėrsa priftėrinjtė holandezė nuk dėshirojnė tė dėgjojnė pėr tė.

Nė Spanjė, oktapodi Paul, ėshtė shndėrruar nė njė ikonė shtetėrore. Kryeministri spanjoll, Zapatero, ėshtė shprehur i brengosur pėr oktapodin Paul, duke shprehur gatishmėrinė edhe pėr t'i ofruar mbrojtje atij. Por, zėdhėnėsja e akuariumit "Jeta nė det", Tanja Munzig, ku edhe gjendet oktapodi, ka mohuar zėrat se Paul do tė largohet nga akuariumi.

"Kemi pasur shumė kėrkesa pėr oktapodin Paul, por ai do tė mbetet kėtu dhe do t'i kthehet punės sė tij tė vjetėr - t'i argėtojė fėmijėt", ka thėnė Munzig. Sipas saj, Paul, i ka tė gjitha tė drejtat e tij dhe nuk ka arsye tė shkojė askund.

Edhe Daniel Fey, mbikėqyrės i akuariumit, ka thėnė se Oktapodi Paul, i ka argėtuar tė gjitha mediat botėrore gjatė kėtij Botėrori.

"Paul duhet t'u thotė lamtumirė tė gjithėve tani. Ai ka mė shumė se dy vjet e gjysmė dhe kjo moshė ėshtė e shtyrė pėr njė oktapod", ka thėnė Fey.

Ndėrkohė, heroi i Spanjės, Andres Iniesta, qė shėnoi golin e fitores nė finale ndaj Holandės, ėshtė shprehur shumė i gėzuar pėr titullin e fituar dhe pėr oktapodin Paul, pasi sipas tij, fitorja e Spanjės, i pėrmbushi edhe parashikimet e tij.

"Jam i gėzuar pėr triumfin tonė. Jam i gėzuar edhe pėr oktapodin Paul. Ēka tė them? Ne fituam, ndėrsa oktapodi Paul do tė jetė shumė i popullarizuar nė Spanjė", ka thėnė Iniesta.
avatar
Zattoo

626


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Oktapodi Paul dhe neopaganizmi evropian

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi