Sjelljet e ērregullta e dėmtojnė aftėsinė mendore

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Sjelljet e ērregullta e dėmtojnė aftėsinė mendore

Mesazh  Elizza prej 08.07.10 16:07

Sjelljet e ērregullta e dėmtojnė aftėsinė mendore



Njerėzit tė cilėt nuk hanė mėngjes, do tė kenė sasi tė pakta tė sheqerit nė gjak dhe si rezultat i kėsaj, truri nuk do tė ketė rezerva tė mjaftueshme ushqyese, prandaj shkakton degjenerimin e trurit.

Kėshtu edhe nė rastet e dietave ushqimore. Ngrėnia e mėngjesit ėshtė e rekomanduar nga dietologėt.

Ngrėnia pa masė

Jo vetėm mungesa e oreksit, por edhe ngrėnia e tepėrt ėshtė njė ves qė shkakton forcimin e arterieve trunore, e cila tė shpie deri nė zvogėlimin e fuqisė mentale. Nė njė dietė tė shėndetshme ditore parashikohet edhe njė sasi e caktuar ushqimi, pėr tė mos rrezikuar mbipeshėn dhe probleme tė ndryshme shėndetėsore.

Humbja e gjumit


Humbja e gjumit mund tė kthehet nė njė faktor tė vėrtetė rreziku pėr shėndetin tuaj. Truri si organ i brendshėm i njeriut ka nevojė pėr pushim. Pagjumėsia e madhe apo ērregullimet e theksuara tė gjumit pėrshpejtojnė vdekjen, sepse mungesa e gjumit shoqėrohet me eliminimin e qelizave trunore.

Pirja e duhanit

Pėrdorimi i duhanit, tashmė dihet se ėshtė i dėmshėm pėr shėndetin tuaj. Pirja e tij shkakton tkurrje tė shumėfishtė tė trurit dhe mund tė shkaktojė sėmundjen e Alzheimerit.

Pėrdormi i tepėrt i sheqerit


Eksperimentet e ndryshme tė realizuara nė vite kanė treguar se pėrdorimi i tepėrt i sheqerit, qoftė ai nė ngrėnie apo pije, pengon nė thithjen dhe pėrvetėsimin e proteinave dhe lėndėve tjera ushqyese, duke shkaktuar vėshtirėsi sidomos nė zhvillimin e kujtesės. Mbani mend: Sa mė shumė ėmbėlsira, mė tepėr kohė ju duhet tė kujtoni diēka.

Ndotja e ajrit

Edhe faktorėt ambientalė veprojnė drejtpėrsėdrejti nė shėndetin tuaj. Njė faktor i tillė ėshtė edhe ndotja e ambientit. Kjo ndodh sidomos nė zonat urbane. Truri ėshtė njėri prej konsumatorėve mė tė mėdhenj tė oksigjenit nė organizmin tonė. Thithja e ajrit tė ndotur dobėson furnizimin e trurit me oksigjen duke zvogėluar efikasitetin e tij.

Mbulimi i kokės gjatė fjetjes


Pėr disa prej jush, tė mbulosh kokėn kur fle mund tė jetė njė veprim i njohur. Por tė mbulosh kokėn ndėrsa jeni duke fjetur, ēon nė shtimin e dioksidit tė karbonit dhe zvogėlimin i oksigjenit, gjė qė shkakton dėmtimin e trurit.

Aktivizimi i trurit kur je i sėmurė

Puna e vėshtirė apo tė studiuarit gjatė sėmundjes ēon nė zvogėlimin i efektshmėrisė sė trurit si dhe prishjen e tij. Kur jeni i sėmurė duhet tė tregoheni tė kujdesur dhe tė relaksoheni.

Mungesa e mendimeve stimuluese

Tė menduarit ėshtė metoda mė efikase nė stėrvitjen e trurit tonė. Mungesa e mendimeve stimuluese nė tru shkakton tkurrjen e tij.

Tė flasėsh jo rrallė

Disa thonė "Kur nuk je nė brendėsi tė njė bisede, mė mirė tė heshtėsh, sesa tė flasėsh pa lidhje". Por jo gjithmonė ėshtė e vlefshme kjo. Truri juaj ka nevojė tė jetė nė funksion. Bisedat intelektuale do tė ndihmojnė qė truri tė jetė sa mė efikas.

Mėsimi i gjuhėve tė huaja njė gjimnastikė pėr trurin


Flisni vetėm gjuhėn e mėmės? Gjasat qė truri juaj tė mbetet i kthjellėt edhe nė pleqėri, nuk janė shumė tė kėnaqshme. "Njerėzit tė cilėt flasin dy gjuhė nė moshė tė shtyrė, mund ta ruajnė mė gjatė mendjen e mprehtė", shkruan gazeta Toronto Star.

Psikologia Ellen Bialystok ka testuar aftėsitė e tė menduarit tė 104 personave tė moshės nga 30 deri nė 59- vjeēare dhe 50 personave tė moshės nga 60 deri nė 88 vjeēe. Tė gjithė tė pyeturit kanė pasur nivel tė njėjtė tė arsimit dhe gjendje tė njėjtė ekonomike.

Nė tė dyja grupet, gjysma e tė pyeturve ka folur rrjedhshėm dy gjuhė. Secilit person i ėshtė dhėnė njė detyrė e thjeshtė, tė cilėn ka mundur ka realizojė nė dy mėnyra, ndėrsa gjatė kėsaj periudhe studiuesit kanė matur shpejtėsinė e reagimit.

"Testimet kanė treguar se personat qė kanė folur dy gjuhė kanė reaguar mė shpejt se ata qė kanė folur njė gjuhė", shkruan gazeta. Sipas Bialystok, njerėzit qė flasin dy gjuhė, gjithmonė mund tė zgjedhin se me cilėn gjuhė do tė shėrbehen, kėshtu qė nė komunikimin e pėrditshėm truri i tyre duhet tė vendosė se me cilėn gjuhė do t i drejtohen bashkėbiseduesit, qė e lehtėson tė menduarit.

"Kjo gjimnastikė trunore, shfrytėzon trurin dhe parandalon ngadalėsimin e proceseve tė lidhura me planifikimin dhe koncentrimin, qė ėshtė shumė e shpeshtė nė moshė tė shtyrė", ka thėnė studiuesja kryesore.

Gjumi i pasdites pėrmirėson kujtesėn

Dremitja e bėn trurin tė pėrpunojė informacionet e fundit

Gjumi i pasdites pushon trurin dhe pėrmirėson funksionet e kujtesės, ka dėshmuar njė hulumtim i ri. Mirėpo, ky studim nė fakt vėrteton se ėshtė e dobishme tė flihet, por jo edhe tė flihet nė gjumė tė thellė. Gjumi i shkurtėr prej gjithsej dhjetė minutash zvogėlon lodhjen edhe pse shumica e hulumtimeve tjera kanė dėshmuar se pėr ēlodhje tė plotė mė i dobishėm ėshtė gjumi mė i gjatė.

Mirėpo, hulumtuesit gjermanė nga Universiteti i Dusseldorf ka kryer njė test nė tė cilin kanė kėrkuar nga studentėt, tė mbajnė mend njė listė tė emrave dhe t i rikujtojnė pasi tė kenė luajtur njė orė rresht lojėn e durimit. Disave u ėshtė lejuar tė flenė pesė minuta nė fillim tė testit, e mė vonė ėshtė dėshmuar se kanė mbajtur dukshėm mė shumė fjalė.

Para vet zhytjes nė gjumė, truri sėrish pėrpunon ngjarjet e fundit dhe prodhon ndjenja tė ngjashme me gjumin dhe mendime tė ndryshme "tė marra". Duket se gjatė kėtyre momenteve truri kėrkon materiale tė reja pėr tė ditur ēfarė tė bėj me to. Pikėrisht kjo periudhė e shkurtėr ėshtė shumė e rėndėsishme pėr pėrmirėsimin e kujtesės dhe nė fakt shumė mė i rėndėsishėm sesa vetė gjumi./G.Ballkan/
avatar
Elizza

1087


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi