Njeriu ėshtė model i vjetėr
Faqja 1 e 1 • Share •
Njeriu ėshtė model i vjetėr
NJERIU ĖSHTĖ MODEL I VJETĖR
Daut Demaku
Njeriu, nė pjesėn e tij tė jashtme, ska nevojė tė rimodelohet, por nė pjesėn e brendshme do tė duhej tė pėsojė ndryshime rrėnjėsore, pikėrisht ashtu siē bėn gjermanėt me ndėrtesėn e Bundestagut tė tyre: ia ruajtėn lashtėsinė ashtu siē ka qenė dikur, por ia ndryshuan nė tėrėsi BRENDĖSINĖ.[/i]
Zgjohu perandor dhe mos harro se je NJERI, Leka i Madh
Ėshtė ēuditėrisht e ēuditshme jeta njerėzore, sidomos nėse vrojtohet nga kėnde tė ndryshme. Shikoni njeriun dhe rrethinėn e tij: pėr ēdo ditė takoni nė rrugė, nė treg, modelet mė tė reja tė automobilave, industria automobilistike nuk e ndalė vrapin e prodhimit tė modeleve tė reja, pėr ēdo ditė, patjetėr, duhet tė prodhohet diēka e re, njė model i ri.
Shihni modelet e shtėpive: nė secilėn lagje, nė secilin vend, kahdo tė kthesh shikimin do tė takosh modele tė reja tė shtėpive, projekte ndėr mė tė ndryshmet qė gjithnjė e gjithnjė e ngacmojnė arkitektin tė krijojė modele tė reja e mė tė reja tė shtėpive pėr banim apo tė objekteve tė tjera.
Po kėshtu veprohet edhe nė industrinė e tekstilit: a gjendet kund ndonjė forcė qė mund ti ndalojė shtėpitė e modės tė mos prodhojnė gjithnjė e gjithnjė modele tė reja tė gardėrobės pėr treg.
Mund tė radhisim kėtu ēka tė doni dhe sa tė doni, vetėm tua kujtojė se sa modele tė reja tė kompjuterėve do tė gjeni nė treg, modele tė reja tė syzave, tė lapsave...e ēka jo tjetėr?
Tėrė jeta njerėzore ėshtė e mbushur plot e pėrplot me modele tė reja, tė reja e mė tė reja, dhe, ky vrap apo kjo ēmendi e krijimit dhe plasimit tė modeleve tė reja nuk ka (dhe sigurisht nuk do tė ketė) kurrė ndonjė fund.
E tash, kur sheh njeriu tė gjitha nė jetė si rimodelohen, ridisajnohen dhe rikomponohen, domosdoshmėrisht do ti shkojė mendja dhe tė mendojė: po njeriu, a ka pėsuar njeriu ndonjė ndryshim apo mos ėshtė njeriu MODELI MĖ I VJETĖR NĖ BOTĖ? Tė gjitha prodhimet e njeriut, nga cili do lėm ti shėnosh, qė tė gjitha pėsojnė ndryshime e rimodelime, kurse vet krijuesi i kėtyre modeleve tė reja, pra vet njeriu, ēka bėri pėr vetėn e tij, sa pėrkushtim, punė, planifikim apo ndonjė investim tjetėr e bėri qė ta ndryshojė pakėz veten e tij?
Njeriu, nė pjesėn e tij tė jashtme, ska nevojė tė rimodelohet, por nė pjesėn e brendshme do tė duhej tė pėsojė ndryshime rrėnjėsore, pikėrisht ashtu siē bėn gjermanėt me ndėrtesėn e Bundestagut tė tyre: ia ruajtėn lashtėsinė ashtu siē ka qenė dikur, por ia ndryshuan nė tėrėsi BRENDĖSINĖ.
Ndryshimet nė brendėsinė e njeriut janė tė domosdoshme, sepse me miliona e miliona vjet njeriu sillet nė qarkun vicioz duke pėrsėritur tė njėjtat gabime, tė njėjtat pėsime, pa nxjerrė prej tyre as edhe njė mėsim tė vetėm. Sa breze tė njerėzve nė kėtė planet e kanė kultivuar urrejtjen, smirėn, xhelozinė, hidhėrimin, lakminė, dhunėn, injorancėn e njėmijė e njė SHĖMTI tė tjera dhe tė gjithė, ama bash tė gjithė, e kanė parė me sytė e tyre se rezultati final i tė gjitha kėtyre gjendjeve tė shėmtuara mė sė shumti dėme iu ka sjellė pikėrisht atyre dhe, pėr ēudė tė Zotit, asnjė nga brezat e rinj nuk arritėn (apo nuk deshėn) tė mėsojnė se duhet hequr dorė njėherė e mirė nga bashkėpunimi me shėmtitė.
E kam shumė pėr zemėr anekdotėn e Lekės sė Madh kur iu paska pas dhėnė urdhėr shėrbėtorėve, qė sa herė ta zgjojnė nga gjumi ti thonė: zgjohu perandor dhe mos harro se je njeri! Ky pushtues i madh njėmend ka pas tė drejtė tė besoj se ėshtė mė shumė se njeri, por ka dhėnė urdhėr qė tia kujtojnė...
Ėshtė e ditur se nė arsimin formal dhe nė jetėn e jashtme mund ti arrish me lehtėsi gradat prof., Mr., Dr., akademik, perandor apo Bos i pasur, por nė qoftė se nuk arrin tė vetėdijesohesh plotėsisht, e ke tepėr tė vėshtirė tė arrish gradėn mė tė lartė nė jetėn njerėzore, qė shkruhet me germa tė mėdha: NJERI!
Kur tė jetė njeriu njeri, ēdo gjė e bukur nė jetėn njerėzore do tė vijė pas tij, por kur nuk e ke arritur shkallėn e vetėdijesimit, gradėn njeri, nuk ėshtė mirė tė kesh pretendime tė bėsh asgjė nė botė, sepse qė tė gjitha qė do tė dalin nga pėrpjekjet tua do tė jenė njė asgjė e madhe, apo thjesht njė SHĖMTI!

Elizza- Shkrime: 1091
Re: Njeriu ėshtė model i vjetėr
Te lumte Elizza(!), dhe te kerkoj ndjese per kete loj lavderimi, por me doli i plote e i vertete. Me bere shume kureshtar: kush je? Si dhe ku je formuar?
Shkrimet e tua jane me vlere..., shume me vlere. Je shkak, pas kesaj dite, qe une te hyj e te shoh se ē'ka ketu. Thank You!

Idlir- Shkrime: 156
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

» Rikthimi tek bestytnitė
» Templierėt
» Njeriu enigmatik!
» Reptilian,Illuminati shfaqen ne filmin vizatimor Conan!
» Marrėzira njerėzore 2
» Kuriozitete - 4
» Kuriozitete!
» Blood of the "Gods" - Gjaku i "Zotave"
» Ajnshtajni dhe kuptimi i teorisė sė relativitetit
» Recetat e mjekesisė popullore pėr tė luftuar semundjet
» Nuk ka fund tė botės nė 2012
» Histori me Entitete - 2
» Zbulime nga personazhet e mistershme!
» Kryqi
» Mendimet rriten me vėmendje
» Facebook, si njė filial i CIA-s
» Pėrbindėshi i Prespės
» Cfare me ndodhi duke ecur rruges??!!!
» Mesazhi i Javės