Tehu i briskut (Brisku i Okamit)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Tehu i briskut (Brisku i Okamit)

Mesazh  Elizza prej 07.07.10 20:35

TEHU I BRISKUT
Simon Webb


http://4.bp.blogspot.com/_STqajwcqIds/SjFHXFp830I/AAAAAAAAAd8/Ca3FAJVfAtU/s400/william_of_ockham.png
/William Ockham/

(Pse disa kėshilla tė mjegullta, thėnė nė shekullin 14, duken me shumė vlerė pėr studjuesin paranormal sot?)




William Okam ka qėnė njė teolog, nė Mesjetė. Interesi i tij mė i madh ka qėnė studimi dhe klasifikimi i qėnieve mbinatyrore: fantazmat, engjėjt, demonėt, shpirtrat etj. si kėta.

Sot ai kujtohet vetem nėpėrmjet proverbit Latin qė ai sajoi pėr ta udhėhequr atė nė studimet e tij: "Entia sunt multiplicanda praeter necessitatem" qė pėrafėrsisht mund tė pėrkthehet kėshtu: Entitetet te mos shumėzohen, pėrveēse nga nevoja".

Ē’ndikim mund tė kenė kėto fjalė sot dhe pse janė veēanėrisht tė vlefshme pėr ata qė interesohen pėr dukuritė paranormale ose mbinatyrore?

Brisku i Okamit, siē njihet ky proverb, na mėson qė t'i mbajmė hipotezat nė minimum.

E pse t'i shumėzojmė teoritė dhe besimet pėrpara se tė dhėnat e disponueshme tė na detyrojnė ta bėjmė kėtė? Nė qoftė se do tė na duhet tė zgjedhim midis dy teorive, tė cilat mbėshteten nė mėnyrė tė barabartė nga tė gjitha faktet e njohura, atėhere ne duhet tė anojmė nga teoria mė e thjeshtė.

Me kėtė metodė do tė jemi nė gjėndje t'u japim zgjidhje problemeve nė dukje misterioze, pra duke e prerė ēėshtjen si me brisk. Le tė marrim njė shembull nga koha e William Okamit.

Le tė supozojmė se nė qiell, pranė Sufolk, ku jetonte Williami nė shekullin e 14-tė, shihet njė dritė. Disa prej fshatarėve, duke u qėndruar besnikė besimeve tė kohės, do tė thoshin se ajo dritė ishte shpirti i njė tė sapovdekuri qė shkonte drejt parajsės.

Njė murg, ndoshta, do tė kishte sugjeruar se drita mund tė ishte njė engjėll qė lėvizte pėr punėra tė zotit. Tė tjerė mund tė shikonin nė atė dritė dorėn e shejtanit etj.

Por nuk do tė mendonte kėshtu William Okami. Pyetja e parė qė do t'i bėnte ai vetes do tė ishte kjo: "A ėshtė e nevojshme tė krijoj njė teori tė re pėr tė shpjeguar atė qė kam parė?"

Pėrshtypjen e dritės nė qiell mund ta japin shumė gjėra ordinere: yjet, kometat, meteoritet, dielli qė perėndon mbrapa reshė shumė tė ulta, hėna, zogj tė bardhė, rrufeja sferike etj. Atėhere pse, duke pasur kaq shumė shpjegime natyrore, ne kėrkojmė shpjegime mbinatyrore?

Nė ditėt tona, natyrisht, njė dritė nė qiell ka mė shumė tė ngjarė tė mendohet mė tepėr si njė UFO se sa si njė engjėll, por parimi ėshtė po ai.

Ne duhet t'u kthehemi shpjegimeve ekzotike vetem atėhere kur tė gjitha shpjegimet natyrore dhe tokėsore nuk arrijnė ta bėjnė kėtė. Madje edhe atėhere ne nuk duhet tė shkojmė mė larg se sa kėrkohet nga faktet qė disponojmė.

Tė postulosh njė qytetėrim jashtėtokėsor nisur nga njė dritė e zbehtė nė qiellin e errėt do tė ishte absurditet.

Gjashtėqind vjet pas krijimit tė Briskut tė Okamit, duket akoma me shumė vlera. Le tė marrim njė shembull tjetėr ku mendja tė shkon drejtpėrsėdrejti te shfaqja e forcės sė telekinezisė.

Dimė qė nė natyrė ekzistojnė katėr forca bazė: rėndesa, elektromagnetizmi dhe forcat bėrthamore tė dobta dhe tė forta.

Shohim dikė qė shtrembėron lugė ose lexon mendjen e tjetrit pa pėrdorur nė dukje njė nga forcat e njohura tė mėsipėrme. "Mrekulli!" bėrtasim ne ose themi qė ėshtė njė dukuri paranormale.

William Okami do tė na thoshte tė ishim mė tė kujdesshėm. Pėrpara se tė ndėrtojmė njė hipotezė bazuar nė magjitė, ndėrhyrjen hyjnore ose aftėsitė e reja njerėzore tė quajtura telekinezi, duhet tė shikojmė mė me vėmendje nė mund tė gjejmė njė shpjegim tė besueshėm nė rendin e natyrshėm ekzistues tė dukurive.

Shpjegimi

Ē'lloj shpjegimi kam unė? Gjėnė e parė qė dikush duhet tė pyesė kur shikon dikė qė bėn diēka qė sfidon ligjet e njohura tė natyrės ėshtė "a mund tė arrihet e njėjta gjė me marifete ose hile?" Nė qoftė se pėrgjigja ėshtė "po" atėhere ēėshtja ėshtė e thjeshtė.

Dimė qė burrat dhe gratė gėnjejnė, mashtrojnė dhe ndėrmarrin veprime tė pandershme. Ne, nga ana tjetėr, nuk e dimė qė ekzistojnė dukuri tė tilla si telekinezia.

Duke qėnė kėshtu ne duhet tė zgjedhim hipotezėn mė tė thjeshtė. Dihet shumė mirė qė njerėz qė pretendojnė se kanė fuqi paranormale u kėrkojnė skeptikėve tė mos i ndjekin ata nė proceset e tyre. Fuqitė paranormale janė tė druajtura dhe tė paparashikueshme.

Efekti i druajtjes ėshtė njė dukuri e pranuar dhe e njohur. Ēdo tė thotė kjo? Ushtruesi paranormal thotė: "Tani unė do tė bėj diēka tė ēuditshme dhe tė mrekullueshme.

Megjithatė nė qoftė se ju shikoni me shumė vėmendje ajo mund tė mos ndodhė dhe, nė qoftė se ndonjėri i pranishėm kėtu nuk beson nė magjirat, atėhere ajo sigurisht qė nuk do tė ndodhi".

Ka dy mundėsira. Ose unė do tė jem dėshmitar i ndalimit tė ligjeve tė universit ose kam pėrpara njė prestidigjator tė rėndomtė.

Nuk dua nė asnjė mėnyrė tė them se dukuritė paranormale ose mbinatyrore nuk ekzistojnė.

Aktualisht ne e interpretojmė botėn nėpėrmjet njė paradigme tė caktuar, qė ėshtė nė thelb njė kombinim i teorisė sė kuanteve dhe relativitetit.

Do tė bėhen zbulime tė reja dhe do tė formohen hipoteza tė reja qė do tė ndryshojnė nė mėnyrė radikale mėnyrėn se si e shohim ne botėn. Fillimisht, relativiteti dhe teoria e kuanteve u panė me dyshim tė madh.

Vetem fakti se ato u provuan dhe u verifikuan herė pas here si nga ata qė i besonin ashtu edhe nga skeptikėt, mjaftoi qė tė ēonte nė pranimin e tyre.

Ėshtė pikėrisht kjo ajo qė dallon njė teori tė mirė nga njė teori tė keqe: aftėsia pėr t'i provuar, bėrė dhe kontrolluar parashikimet dhe pėr tė lejuar kėdo tė disponojė informacionin qė ndodhet mbrapa asaj teorie.

Kushdo mund tė sajojė njė teori pėr ēfarėdo lloj gjėje, por nė qoftė se nuk i verifikojmė dot pretendimet e teorisė, nė qoftė se ėshtė e pamundur pėr ta provuar atė, atėhere shanset e asaj teorie janė ato tė njė teorie false qė ka ardhur mė tepėr nga njė imagjinatė se sa nga njė realitet i jashtėm i botės.

Shumė kemi dėgjuar mbi jetėn pas vdekjes, por askush nuk ka tė dhėna pėr ta vėrtetuar kėtė. Bota ėshtė njė vend i mrekullueshėm, plot bukurira dhe mistere.

E pse t'i shpikim misteret? Ato janė aty. Megjithatė, ndėrsa hulumtojmė subjekte tė tilla tė mrekullueshme si jeta, vdekja dhe ndėrgjegja njerėzore, duhet tė jemi tė ndėrgjegjshėm se natyra njerėzore, ashtu siē ėshtė, fsheh shumė gėnjeshtarė dhe sharlatanė.

Pėrpara se tė pranojmė njė teori tė re, ne duhet tė pyesim, siē pyeste William Okami 600 vjet mė parė: "Ėshtė e domosdoshme? A mund ta kuptoj unė kėtė ngjarje vetėm duke sajuar njė teori tė re pėr ta shpjeguar atė?"

Dhe, nė qoftė se vėrtetė e ndjejmė nevojėn pėr njė mėnyrė tė re tė vėshtruari tė botės, duhet tė pyesim veten: "Si mund ta ve nė provė kėtė teori? Jam unė i interesuar nė realitetin objektiv apo nė fantazitė rehatuese kur s'jam i prirur ta shqyrtoj ēėshtjen nga afėr?"

Ėshtė gabim tė pranohet ēdo ide fantastike thjesht nga fakti se ėshtė e re dhe e tillė.

Fakti duhet ndarė nga fantazia. Po ashtu e vėrteta nga dėshira.
avatar
Elizza

1071


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi