Ti je me shumė sesa qė mendon

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ti je me shumė sesa qė mendon

Mesazh  Fikrro prej 06.07.10 16:30

Ti je me shumė sesa qė ti mendon se je!

Pse e krijojmė ne gjithmonė tė njėjtin realitet? Pse kemi gjithmonė tė njėjtat marrėdhėnie?

Pse marrim gjithmonė tė njėjtėn punė? Pse e krijojmė gjithmonė tė njėjtin realitet nė kėtė oqean tė pafund tė mundėsive tė pakufizuara?

A nuk ėshtė pėr tu habitur se si ne kemi opsione dhe mundėsi, tė cilat ekzistojnė, por pėr tė cilat ne nuk jemi tė vetėdijshėm? A ėshtė e mundur qė ne jemi mėsuar tė besojmė se ne nuk mundė ta kontrollojmė jetėn dhe mėnyrėn se si ne jetojmė?

Nė fillim ishte vetėm Asgjėja, pėrplot mundėsi tė pakufizuara, njėra prej tė cilave je edhe Ti.

A e ke shikuar ndonjėherė vetėn me sytė e atij njeriu, nga i cili ti je bėrė? A e ke vėzhguar vetėn ndonjėherė me sytė e Vėzhguesit ultimativ?

Kush jemi ne? Prej nga vijmė? Pėr ē`arsye jemi ne kėtu dhe ku do tė shkojm me pas?

Pėr ē`arsye jemi ne kėtu? Kjo ėshtė pyetja ultimative. Ē`ėshtė Realiteti?

Atė ēfarė unė mė parė e konsideroja si jo reale, mė shfaqet tani nė njėfarė mėnyre mė reale se sa ajo qė unė e konsideroja reale e qė tani mė duket joreale.

Sa mė shumė qė merremi me fizikėn kuantike aq mė misterioze dhe e ēuditshme bėhet ajo. Thėnė shkurt, fizika kuantike ėshtė fizika e mundėsive tė pakufizuara.

Kėto pyetje flasin rreth asaj se si ne e pėrjetojmė boten dhe nėse ka ndonjė dallim nė mes tė asaj bote qė ne e jetojmė dhe natyrės sonė tė vėrtetė.

A keni menduar ndonjėherė se prej ēka pėrbėhen mendimet?
Ne shohim sot nė pėrditshmėrinė tonė shumė fenomene te cilat na bėjnė me dije se ne jetojmė nė njė epokė ku nuk kemi shumė njohuri pėr forcėn e mendimeve.

Materializmi modern ua grabit njerėzve domosdoshmėrinė e ndjenjės sė pėrgjegjėsisė. Gjithashtu edhe religjioni e bėnė shpesh tė njėjtėn gjė.

Nėse fillojmė ta marrim seriozisht mekaniken kuantike, ajo na ngarkon tė gjithėve me ndjenjėn e pėrgjegjėsisė. Ajo na thotė: Po, bota ėshtė njė vend jashtėzakonisht i madh me pėrplot fshehtėsi.

Mekanizmi nuk ėshtė pėrgjigja, megjithatė unė s“do ta tregoj pėrgjigjen se ti je tanimė mjaft i pjekur pėr tė vendosur vet.

A ėshtė secili nga ne njė fshehtėsi? A ėshtė secili nga ne misterioz? Sigurisht se Po.

Kėto pyetje kuptimthella ia mundėsojnė njeriut qė tė pėrjetoj mundėsi tjera ne ketė botė. Ato na e sjellin njė fllad te freskėt dhe na e bėjnė jetėn mė tė kėndshme.

E vėrteta ne jetė nuk ėshtė tė kemi njohuri, por tė jemi tė vetėdijshėm pėr fshehtėsitė dhe ligjet e natyrės.

Nėse ne mundemi tė depėrtojmė mjaft thellė nė ligjet e natyrė, atėherė do tė kemi mundėsi qė njė ditė ta njohim inteligjencėn e Zotit. (Njė histori e shkurtėr pėr kohėn - Stephen Hawking).

Pse e krijojmė ne gjithmonė tė njėjtin realitet? Pse kemi gjithmonė tė njėjtat marrėdhėnie? Pse marrim gjithmonė tė njėjtėn punė? Pse e krijojmė gjithmonė tė njėjtin realitet nė kėtė oqean tė pafund tė mundėsive tė pakufizuara?

A nuk ėshtė pėr tu habitur se si ne kemi opsione dhe mundėsi, tė cilat ekzistojnė, por pėr tė cilat ne nuk jemi tė vetėdijshėm?

A ėshtė e mundur qė ne jemi mėsuar tė besojmė se ne nuk mundė ta kontrollojmė jetėn dhe mėnyrėn se si ne jetojmė?

Ne jemi tė stėrvitur tė besojmė qė bota e jashtme ėshtė mė reale se sa bota jonė e brendshme. Megjithatė ky model i ri shkencorė i quajtur “Fizika Kuantike” na e tregon tė kundėrtėn. Ajo ēfarė ėshtė nė NE i prodhon ngjarjet e jashtme ne botėn tonė.

Filozofėt e vjetėr kanė thėnė: „Nėse unė e godas njė shkėmb dhe e lėndoj kėmbėn time, kjo ėshtė reale“. Megjithatė ky ėshtė vetėm njė pėrjetim dhe ėshtė real vetėm nė perceptimin e personit qė ka bėrė pėrjetimin.

Eksperimentet shkencore kanė treguar se nėse e lidhim trurin e njeriut me PET-skaner (Positronen-Emissions-Tomographie - mjet elektronik qė pėrdoret nė medicinėn nukleare pėr tė fotografuar pjesėt e brendshme tė trupit) e posaēėm dhe kėrkojmė nga personi ta shikoj ndonjė objekt tė caktuar, atėherė shihen pjesė tė ndryshme tė trurit tė cilat janė ndriēuar.

Pastaj ėshtė detyruar personi t’i mbyll sytė dhe ta parafytyroj objektin e njėjtė, por me sy tė mbyllur, dhe ėshtė vėrtetuar se tė njėjtat pjesė tė trurit janė ndriēuar.

Pastaj shtrohej pyetja: Kush ėshtė ai qė sheh? A sheh truri apo janė sytė ata qė shohin? Dhe ēka ėshtė realiteti? A ėshtė realitet ajo qė ne e shohim me trurin tonė, apo ajo qė ne e shohim me sytė tanė?

E vėrteta ėshtė qė truri nuk mund ta bėjė dallimin nė mes gjėrave qė ne i shohim pėrreth nesh dhe gjėrave nga kujtesa apo e kaluara, sepse, gjatė tė dy proceseve ndizen tė njėjtat neurone.

Truri ynė i pėrpunon 400 miliard Bits-informacione pėr njė sekondė, por ne jemi te vetėdijshėm vetėm pėr 2000 prej tyre. Dhe kjo kufizohet ne hapėsirėn pėrreth trupit tonė dhe kohės.

Sytė janė vetėm objektiv. Pjesa e prapme e trurit ėshtė ajo qė sheh. Ajo quhet “Korteksi Optik”.

Pėr shembull njė kamerė mund tė shoh shumė mė shumė pėrreth nesh se sa ne qė mendojmė se ekziston, sepse kamera nuk vė asnjė paragjykim.

A ėshtė pra e mundur qė sytė tanė dhe kamerat tė shohin mė shumė se sa qė truri ynė vetėdijshėm mund tė prodhoj? Truri ynė ėshtė ashtu i lidhur dhe i konstruktuar qė ne tė shohim vetėm atė pėr tė cilėn ne besojmė se ekziston.

Ja njė shembull i njė historie tė vėrtetė e cila ndodhi ne ishujt Karibik kur Kolombo lundronte me anije mbi det.

Kur Kolombo mbėrriti nė Karibik, nuk ishte asnjėri nga banoren e ishujve Karibik ne gjendje ti shoh anijet. Ata nuk mund t’i shihnin ato, sepse nuk kishin parė kurrė me parė diēka te kėtij lloji. Ata thjesht nuk mund t’i shihnin.

Arsyeja pse ata nuk mund ti shihnin anijet ishte, sepse ata ne trurin e tyre nuk kishin dijeni dhe asnjė pėrvojė qė anijet ekzistojnė. Ata shihnin vetėm valė mbi det, por jo anijet.

Njėri nga banoret filloj tė mendoj rreth kėsaj se ēfarė ka ndikuar qė valėt janė ngritur. Ai dilte ēdo dit dhe e vėshtronte kėtė dukuri.

Pas njė kohe ai filloj t’i shihte anijet dhe u tregoj tė gjithėve se atje mbi det ekzistojnė anijet. Pasi qė tė gjithė kishin besim nė tė, filluan qė edhe ata t’i shohin.

Ne e krijojmė realitetin. Ne jemi makina qė e krijojmė realitetin. Ne perceptojmė diēka, vetėm atėherė kur ajo reflektohet nė pasqyrėn e trurit tonė.

Truri ynė nuk mund ta bėjė dallimin nė mes ngjarjeve qė ndodhin brenda nesh dhe atyre qė ndodhin jashtė nesh. Nuk ekziston asgjė jashtė e cila ėshtė e pavarur nga ajo ēka ndodh brenda.

Materia nuk ėshtė ajo, ēka ne kohė tė gjatė mendonim se ėshtė. Pjesa mė e madhe e Universit ėshtė e zbrazėt.

Ne e paramendojmė hapėsirėn si diēka e zbrazėt ndėrsa materien si diēka masive, por nė tė vėrtetė materia nuk ėshtė asgjė, nuk pėrmban asnjė substancė. Mė e sigurta ēka ne pėr materien mund tė themi ėshtė se ajo ėshtė e zbrazėt si njė mendim.

Ajo ėshtė njė grumbull informacionesh te koncentruara. Gjėrat nuk pėrbėhen nga mė shumė gjėra tjera, por nga mendimet, konceptet dhe informacionet. (Dr. Joe Dispenca, D.C. Doctor of the Chiropractic Medicine – Life University. Autor of “Theater of the Mind: A Preview of the Working Brain”)

Nė vend qė tė mendojmė se gjėrat janė gjėra, jemi mėsuar tė mendojmė se gjithēka rreth nesh ėshtė njė gjė qė ekziston pa dėshirėn dhe zgjidhjen time.

Kėtė lloj mendimi duhet thjeshtė ta ērrėnjosim. Nė vend tė kėsaj duhet ta pranojmė se vetė bota materiale rreth nesh, karriget, tavolinat, radio etj. nuk janė asgjė tjetėr pėrveē se lėvizje te mundshme te vetėdijes.

Dhe unė bėjė ēdo moment njė zgjedhje nga kėto lėvizje nė mėnyrė qė t’i manifestoj pėrjetimet e mia tė vėrteta. Kėshtu duhet tė mendojmė edhe pse ėshtė mjaft e vėshtir, sepse ne besojmė se bota e jashtme ekziston si e pavarur nga pėrjetimet tona.

Megjithatė ajo nuk ekziston e pavarur nga pėrjetimet tona. Fizika kuantike e ka sqaruar kėtė shumė qartė. Atomet nuk janė gjėra, por tendencė. Nė vend qė tė mendojmė nė gjėra ne duhet tė mendojmė nė mundėsit. Tė gjitha kėto janė mundėsit e vetėdijes.

Fizika kuantike llogarit vetėm mundėsit, por nėse ne e pranojmė kėtė atėherė shtrohet pyetja: Kush apo ēka ėshtė ai qė vendos brenda kėtyre mundėsive pėr tė sjell nė tė vėrtetė pėrjetimet? Kėtu e shohim se vetėdija ėshtė ajo qė duhet patjetėr tė marrė pjesė. Vėzhguesi nuk mund tė injorohet pėr asnjė ēast.

Nga perspektiva e fizikes kuantike ne e dimė se ēfarė bėnė Vėzhguesi. Megjithatė ne nuk e dimė se kush apo ēka ėshtė Vėzhguesi nė tė vėrtetė.

Edhe pse shkencėtarėt janė munduar tė gjejnė njė pėrgjigje rreth kėsaj, ata nuk ia kanė dal dot.

Ata nuk kanė mundur tė gjejnė askund atė qe ne e quajmė Vėzhgues, as nė pjesėt me delikate tė trurit, por ne tė gjithė e kemi pėrjetuar tė qenurit Vėzhgues, i cili e vėzhgon botėn e jashtme.

Kush ėshtė Vėzhguesi?

Sipas modelit tim tė mendimit, Vėzhguesi ėshtė inteligjenca nė makinė. Ėshtė vetėdija qė e fut motorin nė lėvizje dhe e vėzhgon hapėsirėn. (William Tiller, Ph.D. Proffesor of the Material Science and Engineering, Stanford University.)

Nė Washington, nė kryeqytetin e vrasjeve nė botė u zhvillua njė eksperiment nė verėn e vitit 1993. 4000 vullnetarė u mblodhėn sė bashku qė tė meditojnė njė kohė tė gjatė brenda ditės.

Para se tė fillonte eksperimenti u tha, se nga njė grup kaq e madhe mund tė vije deri tek zbritja e kriminalitetit gjatė verės 1993 deri ne 25 %, sipas tė dhėnave tė FBI-sė.

Shefi i FBI-sė tha nė njė intervistė nė televizion, se pėr ta zbritur numrin e vrasjeve nė Washington deri ne 25 % duhet njė rrugė shumė e gjatė dhe e vėshtirė.

Megjithatė nė fund u bė edhe ai vet pjesė e kėsaj grupe, sepse tė dhėnat treguan saktėsisht njė zbritje tė kriminalitetit deri nė 25 %.

Shtrohej pyetja: A ka njeriu ndikim nė realitetin tė cilin ne e shohim? Sigurisht se PO. Secili nga ne ndikon nė realitetin qė ne e shohim.

Ne tė gjithė sė bashku jemi krijues tė kėtij realiteti. Mendimet dhe qėllimet tona janė forca kryesore qė i vė nė lėvizje tė gjitha. Ėshtė konstatuar shkencėrisht se mendimet tona kanė njė ndikim jashtėzakonisht tė madh te uji.

Siē e dimė ne, trupi ynė pėrbėhet rreth 90% nga uji. E nėse mendimet kanė njė ndikim tė madh te uji, atėherė ēfarė mund tė bėjnė ato nė trupin tonė? Mendimet janė ato qė e ndryshojnė trupin tonė.

Kush e krijon Realitetin?

Nėse ne mendojmė nė gjėra, atėherė e bėjmė realitetin mė konkret se sa qė ėshtė. E nėse realiteti ėshtė konkret atėherė unė s`kam mundėsi ta ndryshoj atė.

Por nėse realiteti ėshtė njė mundėsi inteligjente, njė mundėsi e vetėdijes atėherė shtrohet pyetja: Si mund ta ndryshojė unė atė? Si mund ta bėjė mė tė mirė, mė tė lumtur? E sheh pra se si ne mund ta zgjerojmė figurėn tonė.

Sipas mėnyrės sė vjetėr tė mendimit, ne s`mund tė ndryshojmė asgjė dhe nuk luajmė asnjė rol ne realitetin tonė.

Ndėrsa nė mėnyrėn e re tė mendimit na i sjell matematika mundėsit e tė gjitha lėvizjeve tė mundshme, megjithatė ajo nuk mund tė na tregoj pėrjetimin e vėrtetė tė cilin ne mund ta kemi ne vetėdije.

Ne jemi ata tė cilėt e zgjedhim vetė kėtė pėrjetim dhe sipas kėsaj ne jemi ata qė nė kuptimin e plotė tė fjalės e krijojmė realitetin tonė.

Ndoshta kjo mund tė tingėllojė si njė thėnie e njė pjesėtari tė “NEW AGE” (Koha e Re – Grup mendimtarėsh qė janė tė orientuar mė shumė nga shpirtėrorja) i cili nuk ka asnjė njohuri mbi fizikėn. Por vet fizika kuantike na e vėrteton kėtė mė sė miri.

Ekzistojnė botėra tė ndryshme. Bota makroskopike tė cilėn ne e shohim, bota e qelizave tona, bota e atomeve tona, bota e bėrthamave tė atomeve tona, e tė gjitha kėto janė botėra tė ndryshme me gjuhė tė veēantė dhe matematik tė veēantė.

Ato jo vetėm qė janė mė tė vogla, por janė krejtėsisht ndryshe. Megjithatė, tė gjitha pėrputhen ne fund nė njė pikė, sepse unė jam atomet e mia, unė jam po ashtu qelizat e mia, por unė jam edhe fiziologjia ime makroskopike.

Kjo e tėra ėshtė e vėrtetė. Thjesht, ekzistojnė shtresa tė ndryshme te sė vėrtetės.

E vėrteta mė e madhe e cila u zbulua nga shkenca dhe filozofia ėshtė e vėrteta fundamentale e UNITETIT.

Nė shtresėn e thellė ndėrbėrthamore tė realitetit tonė jemi TI dhe UNĖ NJĖ. ( John Hagelin Ph. D. Proffesor of Physics and Dircetor of the Institute of Science and Public Policy at Maharshi University. Author of “Manual for a Perfect Govermment” and “Physiology of Conscionsness”)
Kur unė isha mė i ri kisha shumė parafytyrime pėr Zotin.

Tani e di qė njė kuptim i vėrtetė i kėtij koncepti mė mungon nė vetėdije.

Si e nxora nga religjioni tė vėrtetėn e madhe qė unė jam NJĖ me qenien mė tė lartė (Zotin), e cila mė krijoi mua, ty, galaktikat e gjithėsinė? Kjo nuk ishte edhe aq e vėshtirė.

Shumė lėvizje fetare e filozofike qė u bėnė me qindra vite ishin gabim, sepse ato filluan ta cilėsonin Zotin si njė qenie krejt tjetėr dhe e ndarė nga ne, tė cilės ne duhet t’i lutemi, ta adhurojmė, t’i lėshojmė pe e t’i pėlqejmė nė mėnyrė qe ne nė fund tė jetės sonė tė shpėrblehemi pėr veprat tona.

Ky nuk ėshtė ZOTI. Kjo ėshtė njė blasfemi. ( Dr. Miceal Ledwith. Formerly Proffesor of Systematic Theology at Maynoath College in Irelan. Author of “The Message whose Time Has Come” and “ The Ascent to God. The Souls Journey Within” )

E vetmja shkencė e cila na ofron njė sqarim mė tė afėrt rreth kėtij koncepti ėshtė fizika kuantike. Shumė sqarime tė religjioneve tė ndryshme rreth nocionit ZOTĖ kanė sjell shumė dėme nė botė.

Ne kemi sot teknologji tė mrekullueshme, kemi forcėn e gravitetit, kemi fusha elektromagnetike, kemi magnet tė shkėlqyer, por prapėseprapė kemi njė parafytyrim tė gabuar pėr Zotin.

Nėse ne i frikėsojmė njerėzit me njė dėnim tė pėrjetshėm ne zjarrin e ferrit, atėherė ėshtė e qarte se mund tė manipulojmė me ta e t’i rendisim nė njė vijė, por ky nuk ėshtė Zoti.

Zoti duhet tė jetė diēka shumė mė e madhe se dobėsitė dhe shumė mė e madhe se zotėsitė njerėzore. Ky Zotė duhet tė jetė natyra jonė mė e lartė.

Si mundet njė burrė apo njė grua tė bėjė mėkat ndaj njė inteligjence tė paskajshme? Kjo ėshtė e pamundur. Ne tė gjithė jemi krijesa tė kėsaj force universale, ne tė gjithė pėrbėhemi nga e njėjta lėndė. Shuma e tė gjithė neve ėshtė NJĖ. E kė do ta dėnojė Zoti pra? Mua? Ty? Vetveten? Mendo njėherė rreth kėsaj…!

Truri ynė pėrbėhet nga njė numėr shumė i madh i qelizave nervore tė cilat quhen neurone. Kėto neurone janė tė lidhura me neuronet tjera nė njė rrjet mes veti. Ne ēdo vend ku kėto lidhen mes veti, ekziston njė mendim apo njė kujtim.

Pra tė gjitha idetė, mendimet, ndjenjat formulohen dhe lidhen nė kėtė rrjetė nervorė. P.sh. koncepti i ndjenjės sė dashurisė ėshtė po ashtu i ruajtur nė kėtė rrjet nervorė.

Ne e ndėrtojmė konceptin e dashurisė nga shumė ide tjera. Tek shumė njerėz dashuria ėshtė e lidhur me zhgėnjim dhe ata sa herė qė mendojnė ne dashurinė e kanė njė kujtim tė dhimbjeve, vuajtjeve e ndoshta edhe tė urrejtės dhe arrogancės.

Nga pikėpamja fiziologjike, kur kemi ne njė mendim atėherė krijojmė lidhje tė reja tė qelizave nervore. Nėse ne pėr shembull ēdo dit nervozohemi, jemi tė frustruar, vuajmė atėherė krijohet ne trurin tonė njė lidhje e re e gjatė e qelizave nervore tė cilėn ne e quajmė identitet.

Por nėse ne e ndėrpresim procesin e mendimit i cili krijon njė reaksion kimik nė trupin tonė, atėherė fillojnė qelizat nervore, tė cilat kanė qenė tė lidhura ne rrjetė mes veti, tė shkėputen dhe me anė te mendimeve tjera pozitive ne krijojmė pastaj lidhje tė reja tė qelizave nervore nė trurin tonė dhe kėshtu e krijojmė njė identitet tjetėr, e krijojmė njė realitet tė ri, e krijojmė jetėn tė cilėn ne tė gjithė ėndėrrojmė ta jetojmė.

Barnatorja mė e pėrparuar e Universit ėshtė brenda nesh. Njė pjesė e trurit tonė quhet hipotalamus dhe mund ta supozojmė si njė fabrikė tė vogėl. Kėtu krijohen materie tė posaēme kimike tė cilat iu pėrshtaten emocioneve tona.

Trupi ynė ėshtė njė makinė e cila prodhon proteina. Kėto proteina tė lidhura nė mėnyrė zinxhirore vijnė nga hipotalamusi dhe shndėrrohen nė hormone tė cilat i pėrshtaten gjendjes sonė emocionale.

Ekzistojnė lėndė tė ndryshme kimike pėr vuajtje, pėr urrejtje, pėr mėrzi, pėr dashuri dhe pėr ēdo gjendje tė ndryshme emocionale.

Nė momentin kur ne pėrjetojmė njė gjendje emocionale nė trupin apo nė trurin tonė, hipotalamusi krijon njė “peptid” (pėrzierje e amino-acideve, sidomos i -COOH dhe -NH2) i cili pėrmes hipotezės kalon ne kanalet e gjakut. Dhe kur “peptidi” mbėrrin nė gjak ai shpėrndahet nė qendra tė ndryshme tė trupit.

Ēdo qelizė nė trupin tonė ėshtė e mbuluar me mijėra receptorė. “Peptidi” e vė nė lėvizje receptorin dhe kėshtu dėrgon njė sinjal nė qelizė me ē“rast vjen deri te ndryshimi i qelizės nė shumė lloje.

Pra, receptorėt janė pranuesit e informacioneve qė vijnė nga jashtė, dėrgojnė sinjalet nė qelizė ku mund tė vijė edhe deri te ndryshimi i bėrthamės qelizore.

Ēdo qelizė ėshtė nė jetė dhe ka njė vetėdije. Nė tė vėrtetė qeliza ėshtė njėsia mė e vogėl nė trup e cila ka vetėdije.

Mendja jonė e krijon trupin tonė. Ēdo gjė fillon nė qelizė. Qelizat janė makina prodhuese tė proteinave tė cilat e marrin sinjalin nga truri.

Plakja ėshtė njė pasojė e prodhimit tė proteinave tė gabuara. Ēka ndodhė kur ne plakemi? Lėkura jonė humbė elasticitetin. Elastina ėshtė njė proteinė. Lukthi nuk mund ta kryej funksionin e tij. Ēka ndodhė me eshtrat tona? Ato bėhen tė holla.

Pra, plakja ėshtė rezultat i prodhimit te proteinave tė gabuara. Shtrohet pyetja: A ka ndikim ajo se ēka hamė dhe si mendojmė? Natyrisht se PO.

Ėshtė koha qė ta pėrmirėsojmė kursin e udhėtimit tonė. Ky pėrmirėsim i kursit ėshtė njė lėvizje drejt njė paradigme tjetėr e cila na thotė se Universi ėshtė shumė mė i madh se sa qe mund ta paramendojmė ndonjėherė.

Askush nė jetėn tėnde nuk tė ka sjell dije tė mjaftueshme pėr veten tėnde. Se si ti funksionon nga brenda. Ēfarė kėrkon ti. Ti s“ke ėndėrruar asnjėherė pėr tė bukurėn, askush s“tė ka mėsuar tė ėndėrrosh diēka mė mirė.

A mendoj unė se ti je i keq? Unė nuk mendoj se ti je i keq! A mendoj unė se ti je i mirė? Unė nuk mendoj as qė ti je i mirė! Unė mendoj, TI je Hyjnorja.

Njeriu mesatarė ne botė i cili e konsideron jetėn e tij si tė pavlerė dhe nuk ka asnjė inspirim pėr tė jetuar, nuk ka bėrė asnjė pėrpjekje qė tė grumbulloj dije dhe informacione inspiruese.

Ai ėshtė aq i hipnotizuar nga bota qė e rrethon, nga mediat, nga televizioni, nga njerėzit qė e rrethojnė saqė nuk arrin dot tė dijė pėr tė bukurėn.

Ai jeton, por shpirti i tij nuk arrin tė ēlirohet e ta pėrjetoj dritėn. Ai ėshtė i zhytur nė errėsirė dhe nė iluzionet e kėsaj bote.

Megjithatė, ndoshta ai dėshiron tė dijė diēka tjetėr dhe sapo mbėrrin nė sipėrfaqe ai e pyet vetėn: A ka diēka mė shumė? Cila ėshtė arsyeja e prezencės sime kėtu? Cila ėshtė domethėnia e jetės? Pėr ku jam nisur unė?

Ēka ndodhė kur unė vdes? Ai fillon t“ia bėjė vetės kėto pyetje saqė ka mundėsi tė ketė ndonjė thyerja nervash.

Por prapė i kthehet mendimit tė vjetėr e thotė: “Nėse unė e bėjė kėtė do tė mė dėnoj Zoti e nėse vuaj si kam vuajtur deri tani do tė shpėrblehem nga Ai”.

Nuk ka asgjė tė mirė apo tė keqe. E mira dhe e keqja janė vetėm pėrshkrime sipėrfaqėsore tė atyre qė nuk e kuptojnė jetėn mė thellėsisht. Nuk pret asnjė Zotė qė tė na dėnoj. Nuk ka asnjė Zotė i cili i mallkon njerėzit. Ne tė gjithė jemi krijesa Hyjnore. Ti, unė, secili nga ne ėshtė Hyjni.

Unė s“kam ide se ēka ėshtė Zoti, megjithatė jam i sigurt pėr prezencėn e Zotit. Kjo prezencė e asaj qė ne e quajmė Zotė ėshtė shumė reale edhe pse unė s“mund tė nxjerr njė definicion pėr Zotin. Ta shohė Zotin si njė person apo gjėsend nuk kamė mundėsi.

Tė kėrkosh nga njė njeri ta sqarojė se ēka ėshtė Zoti, ėshtė sikur tė kėrkosh nga njė peshk ta sqarojė detin ku ai noton. ( Fred Alan Wolf, Ph.D. Author of the “ Matter into Feeling: A new Alchemy of Science and Spirit” and “Taking the Quantum Leap”).

Vetėdija jote ndikon nė gjithēka pėrreth teje. Ajo ndikon edhe nė gjėrat qė ti ke dėshirė t’i kesh. Ajo ndikon nė tė ardhmen tėnde. Ti je Krijuesi i ardhmėrisė sate. Ti i jep formė jetės.

Ti je shumė mė shumė se sa qė ti beson qė je. Ti mund tė jesh shumė mė shumė se sa qė je tani. Ti mund tė ndikosh nė rrethin tėnd, mund tė ndikosh tek njerėzit.

Ti tani e krijon tė ardhmen tėnde. Ti je pėrgjegjės pėr tė gjitha kėto. Ti dhe rrethi yt ku jeton, nuk jeni tė ndarė. Ti je pjesė e gjithėsisė. Ti je i lidhur me tė gjithė.

Ti nuk je vetėm.

Ne jemi kėtu pėr tė qenė Krijues. Krijues efektiv. Ne jemi kėtu pėr tė bėrė diēka. Ne jemi kėtu pėr ta ndriēuar hapėsirėn. Bota ka nevojė pėr dritėn tėnde. Jo nesėr. As sot. Por, TANI.

Vetėdija ėshtė baza e gjithė kėsaj Ekzistence.
Mirė se vini nė hapėsirėn e mundėsive tė pakufizuara. Pa paragjykime, pa urrejtje, pa teste, pa asgjė. Thjeshtė tė jemi ata tė cilėt vėrtetė jemi.

Korab THAĒI
avatar
Fikrro

616


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"TI NUK JE TI, TI JE TI NĖ TY!"

Mesazh  Fikrro prej 06.07.10 19:11



Qė nga mėngjesi e deri nė mbrėmje, ne jetojmė dhe e vejmė nė lėvizje veten me fjalė.

Ka shumė njerėz qė edhe kur flenė flasin. Andaj, ne edhe kur flemė, jemi tė ngarkuar me fjalė. Fjalė, fjalė, fjalė...vetė, fjalė...

I tėrė Universi ose sistemi ynė solar ėshtė njė hapėsirė e madhe dhe e pakufishme e evolucionit.

Ky sistem nė konstruksionin e vet ėshtė i shtatėfishtė dhe pėrfshin botėn materiale bashkė me gjashtė shtresat tjera jomateriale, tė shprehura nė formė tė gradacioneve progresive, qė ne do t'i quajmė si shtresa ose nivele.

Niveli mė i afėrt i ndėrtimit tonė fizik (material) ėshtė plani astral, nė tė cilin hyjmė gjatė gjumit dhe vdekjes fizike. Kjo ėshtė njė shtresė subtile e ndjenjave, e emocioneve dhe dėshirave tona. Pas atij astral, plani tjetėr mė i lartė ėshtė niveli mental.

Si qenie e gjallė ne e kalojmė jetėn mė sė shumti nė kėtė realitet dhe pėrmes tij jemi tė vetėdijshėm pėr tė gjitha realitetet tjera.

Kėtu bėjnė pjesė aftėsitė dhe shkathtėsitė e shumta tė procesit tė tė menduarit, tė fantazisė, tė planifikimit etj.

Ky plan, po ashtu ėshtė i ndėrtuar nga dy nėnplane: ai i ulėt mental dhe plani i lartė mental. Kėto nėnplane janė tė njohura me terme pėr ne mė tė popullarizuara dhe tė pranuara edhe nga shkenca: nėn plani i ulėt mental, si vetėdije, kurse ai i larti mental, si ndėrvetėdije.

Pas planit mental, vjen plani intuitiv i lartėsuar nė shtresėn e katėrt tė qenies sonė hyjnore. Nė literaturėn e urtėsisė sė okultizmit, ky plan quhet BUDDHI. Pas planit Buddhi ose intuitiv, vjen niveli mė i lartė i planit ATMIK, ANUPADAKA dhe si nivel i shtatė, gjegjėsisht i pari nga burimi, ėshtė plani ADI.

Pėr krijimin e njė pikėnisje elementare, sa pėr fillim, besoj se kjo do tė jetė e mjaftueshme, sepse, pėr tė hyrė mė thellė dhe mė gjerėsisht nė sqarimin e tė kuptuarit tė shtresimeve konkrete shpirtėrore, paraprakisht, nė tėrėsi duhet tė lirohemi nga paragjykimet tona tė logjikės materialiste tė pranimit tė realiteteve jomateriale, si dhe na duhej njė njohuri paraprake dhe kulturė mė e gjerė nė formimin e koncepteve tė qarta logjike gjatė operimit me mendime abstrakte metafizike.

Plani fizik-TRUPI

Nga tė shtatė planet e ndėrtimit si tėrėsi e qenies sonė, niveli mė i dendur ėshtė ai i planit fizik, tė cilin, derisa jeta jonė si ekzistencė ėshtė e kufizuar nė kėtė nivel, ne e njohim mė sė miri dhe me tė kemi mė sė shumti punė.

Rreth konstruksionit tė ndėrtimit tonė fizik, nė shumė mėsime dhe shkrime tė autorėve tė ndryshėm, ka mendime se, nė krahasim me shtresat tjera irracionale, trupi ėshtė niveli mė i parėndėsishėm, andaj, nė njėfarė mėnyre, duhet injoruar.

Nėse nė tė ardhmen do tė hasni diku nė kėso vlerėsimesh, ato kurrė mos i pranoni si tė sakta. E vėrteta duhet tė jetė se, trupi fizik gjatė veprimit tė tij nė planin material ėshtė instrument i shpirtit.
Trupi ėshtė instrument i gjallė dhe jo makinė e pandjeshme.

Nėse marrim si shembull nga pėrvoja e jonė praktike, dihet mirė se poseduesi i njė instrumenti qė e pėrdor atė pėr ēfarėdo pune, mjetin e vet duhet ruajtur nė gjendje tė mirė duke i lejuar atij qė lirshėm dhe pa kurrfarė pengesa, t'i kryejė funksionet e veta tė dedikuara specifike.

Muzicienti, i cili e lė anash dhe nuk kujdeset fare pėr violinėn e tij, ėshtė aq i ēmendur se ai qė pasionohet pas tij, duke humbur energjinė e kotė nė zbukurimet dhe stolisjet e panevojshme.

Siē po e vėrejmė, trupi nuk jemi ne, por ai ėshtė njė instrument me ndihmėn e tė cilit shpirti vjen nė kontakt me botėn e jashtme tė realitetit tonė objektiv.

Shpirti, kėtė kontakt e bėn pėrmes pesė shqisave tona, tė cilat gjatė evolucionit janė pėrsosur dhe kanė arritur nivelin e tyre tė ndėrtimit tė tanishėm.

Se sa jemi tė varur nga kėto pesė organe fizike, mund ta vėreni edhe nga njė eksperiment i vogėl.

Filloni ngadalė dhe me radhė t'i shkyēni funksionet e tė gjitha shqisave tona dhe do tė vėreni se kontakti me realitetin objektiv ėshtė ndėrprerė nė tėrėsi.

Tani, e vetmja gjurmė qė na mbetet ėshtė kujtesa nė gjėrat e mėparshme dhe parafytyrimi i eksperiencave tė kaluara. Nėse shqisat tona nuk funksionojnė pėr ta regjistruar drejtpėrdrejt atė, realiteti i tashėm nuk mund tė pėrjetohet si ekzistencė.

Nėse tanimė, trupin e shikojmė nga ky kontest, atėherė vėrejmė se ai nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse njė instrument dhe shėrbėtor besnik e shpirtit qė nė vete kombinon funksionet e aparatit emetues dhe pranues tė informatave tė caktuara.

Njė pjesė e kėtyre informatave merren pėrmes shqisave dhe dėrgohen nga realiteti i jashtėm objektiv, kurse tė tjerat merren dhe dėrgohen nga shtresat tjera tė realitetit jomaterial ose metafizik.

E tani tė trajtojmė njė kontribut tė rėndėsishėm qė urtėsitė e lashta i kanė dhėnė njohurisė sonė tė pėrgjithshme tė ndėrtimit tė tėrėsisė konstruktive tė qenies njerėzore. Fjala ėshtė pėr ēiftin eterik, apo, ndryshe, pėr AURĖN si mbėshtjellėse eterike e trupit.

Shkencėtarėt tanė modernė, tė cilėt i kanė kushtuar mė tepėr se dy shekuj hulumtimit tė trupit si gjendje fizike, kanė arritur nė tė dhėna tė thukėta pėr kėtė mekanizėm tė pėrsosur.

Ata kanė hulumtuar ēdo muskul, ēdo asht dhe nerv, organet tona tė pėrsosura funksionale, enėt e gjakut, etj. dhe tė gjitha tė arriturat i kanė evidentuar nė katalogėt e tyre tė prezantimeve shkencore, por edhe pėrkundėr punės sė madhe tė kryer, kanė anashkaluar pa e vėrejtur edhe pjesėn tjetėr jomateriale tė trupit tonė, qė ne e quajtėm AURĖ.

Tek dikur, kah mesi i shekullit XIX, shkencėtari rus, Kirilijani, zbulon kamerėn e cila incizon aurėn apo mbėshtjellėsen eterike tė trupit tonė.

Mbėshtjellėsja eterike e trupit shtrihet nė njė distancė prej 7,5 cm. nga pjesa e fortė e saj dhe pėrbėn tėrėsinė unike tė trupit tonė. Funksioni specifik i mbėshtjellėsit eterik ėshtė qė t'i shėrbejė si lidhėse energjisė vitale me trupin.

Ajo ka rolin e akumulimit dhe ruajtjes sė vazhdueshme tė kėsaj energjie tė cilėn e merr mė sė shumti nga dielli, pastaj nga ajri me frymėmarrje dhe mė sė paku me ushqim.

AURA jonė ėshtė mbėshtjellėse komplekse dhe trupi pėrmes qendrave energjetike tė padukshme pėr shqisa fizike, qė quhen qark dhe qė janė tė vendosura zakonisht afėr gjėndrave tė pajimit hormonal tė organeve fizike tė trupit.

Ekzistojnė gjithsej shtatė qarqe dhe ato janė tė vendosura afėr trupit sipas kėsaj renditjeje: e para ėshtė nė maje tė kokės, e dyta nė ballė, nė mes tė fillimit tė rrėnjėzės sė hundės, e treta nė mes tė gabzherrit tė fytit, e katėrta nė mes tė gjoksit, e pesta nė pleksus, ku fillon pjesa muskulore e lukthit, e gjashta dy gishtėrinj nėn kėrthizė dhe e shtata nė fundin e mbarimit tė organeve gjenitale.

Qarqet, pėrmes meridianėve, qė janė 12, shpėrndajnė energjinė vitale nė tėrė konstruksionin e ndėrtimit tė trupit sė bashku me tė gjitha organet tjera funksionale. Vendet, ku pėrcillet kjo energji tek organi ose pjesa e caktuar e trupit, quhen pika akupunkturale, qė nė trup janė mbi 3000.

Kėto pika kanė tė bėjnė pikėrisht me akupunkturėn si terapi tradicionale kineze, e cila mbėshtetet nė filozofinė e veprimit tė dy poleve tė energjisė vitale nė trup tė quajtur si CHI.

Njėri pol i kėsaj energjie, si pozitive, quhet JIN, Kurse poli tjetėr, si negative - JANG.

Ērregullimi harmonik i veprimit tė kėtyre dy energjive tė kundėrta vitale shkakton sėmundjen e organit ose pjesės sė caktuar tė trupit.

Andaj, medicina tradicionale kineze, e mbėshtetur nė kėtė filozofi, pėrmes futjes sė gjilpėrave tė caktuara nė pikat energjetike akupunkturale, balancon devijimin disharmonik tė kėtyre dy tė kundėrtave qė kanė shkaktuar sėmundjen dhe kėshtu vjen deri te shėrimi.

Trupi, sikurse mendja dhe shpirti, nė funksionimin e tyre si qenie janė tė pandashme dhe pėrbėjnė unitetin e njė procedure si tėrėsi tė kontaktit tė nivelit tė lartė shpirtėror me botėn e realitetit objektiv material.

Detyra jonė ėshtė qė tė konstatojmė natyrėn dhe funksionimin e kėtij instrumenti tė shpirtit kah rruga e saj e kontaktit dhe njohjes me realitetin objektiv-material. Sepse, shumė disiplina ekzakte shkencore e kanė pėrsosur njohjen e pėrbėrjes dhe funksionalitetin fizik tė trupit tonė.

Gjatė tėrė veprimit tė saj nė realitetin fizik, trupin gjithnjė duhet shikuar si instrument tė shpirtit.

Ėshtė instrument i gjallė e jo makinė e pandjeshme, prandaj edhe ai ka ligjshmėritė e veta tė funksionimit dhe tė veprimit.

Nėse e trajtojmė trupin si instrument tė shpirtit, atėherė, ēfarėdo qoftė ky instrument, pėrherė duhet ta ruajmė nė gjendje tė pėrsosur pėr t'i kryer me sukses tė madh funksionet e veta tė komplikuara.

Pėrmes kėtij prezantimi, qėllimi ynė do tė jetė vetėm njohja e funksionalitetit tė saj, ashtu qė kj, nė mėnyrė tė vetėdijshme, do tė ndikojė nė kontrollimin e kėtyre funksioneve.

Gjatė procesit tė gjatė tė evoluimit, ky instrument, paralelisht me UNI-n, ėshtė zhvilluar dhe adaptuar tendencave tė procesit tė vazhdueshėm tė zhvillimit tė pėrhershėm kah e pėrsosura.

Pra, siē e vėrejmė, trupi ėshtė njė instrument bartės, i cili nė vete kombinon funksionin e pranimit dhe transmetimit tė informatave si nga realiteti objektiv nė drejtim tė UNI-t, dhe anasjelltas. Ėshtė tėrėsisht si njė radio-aparat qė pranon dhe dėrgon sinjale gjatė komunikimit tė dyanshėm.

Nga bota fizike ajo, pėmres shqisave tė veta, kap vibracionet e dritės, zėrit etj., duke i bartur ato kah UNI. Nė anėn tjetėr, nga UNI, qė ėshtė nė ndėrtimin e vetė trupit fizik, pranon mendime dhe impulse motorike dhe ato, pėrmes organeve tė aksionit, i bart nė botėn e jashtme.

Sikur e shihni, edhe pse kemi prirje dhe bindje tė rrėnjosur pėr t'u identifikuar me trupin tonė, nuk jemi trup, por zotėrues i tij.

Mbajeni nė mend gjithnjė kėtė urtėsi:

"TI NUK JE TI, TI JE TI NĖ TY!"

Trupi dhe shpirti formojnė njė tėrėsi tė pandashme, prandaj edhe kėrkojnė kujdes tė njėjtė. Trupi ėshtė bartės i shpirtit dhe ana tjetėr e tij. Ēdo ērregullim organik patjetėr reflektohet edhe nė funksionimin shpirtėror dhe e kundėrta.

Kontrollin e plotė dhe tė vetėdijshėm tė funksionimit tė trupit si instrument i UN-it, e arrijmė pėrmes fisnikėrimit tė ndėrtimit tė tij qė sipas veprimit tė procesit tė vdekjes dhe krijimit tė qelizave tė reja nė trup ėshtė pandėrprerė nė pėrtėritje e sipėr.

Trupi me njė pėrbėrje tė ndėrtimit tė fisnikėruar ėshtė pėrēues shumė mė i mirė gjatė kontaktit tė vazhdueshėm ndėrmjet UN-it dhe botės materiale. Ndėrsa, fisnikėrimi i saj bėhet pėrmes ushqimit dhe zgjedhjes adekuate tė pėrbėrjes sė saj.
avatar
Fikrro

616


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

E pėrse do tė duhej ta vrisja veten!!!

Mesazh  Fikrro prej 06.07.10 19:29





“Ēdo vdekje njerėzore me nėnēmon sepse edhe unė jam pjese e asaj shoqėrisė njerėzore”

Xhon DANI



Arsyeja qė me shtyri tė shkruaj pėr kėtė temė ėshtė fakti tronditės se brenda pesė viteve tė pasluftės numri i Kosovarėve tė vetėvrarė kalon treqindėshin. Diēka e rrallė ne historinė e traditės shqiptare.
Jeta ėshtė dhurata mė e bukur dhe mė e shtrenjtė qė na ėshtė dhuruar nga fuqia qiellore dhe do tė ishte njė gjest i shėmtuar dhe i paarsyeshėm qė ta pėrplasim me neveri dhe mosmirėnjohje.
Genta, 19 vjeēare nga njė fshat i Dukagjinit, vendosi qė ti jap fund jetės sė saj duke u vetėvrarė sepse prindi i saj nė asnjė mėnyre nuk pranonte ta miratonte dhe bekonte fejesėn e saj me djalin qė kishte zgjedhur. Diēka e palogjikshme pėr kohėrat qė jetojmė. Tė pretendosh qė t’ia imponosh dikujt qė ta dashurojė atė qė ne kemi dėshirė. Por a e bėri Genta zgjedhjen e duhur? Absolutisht qė jo. Athua ēdo rrugėdalje tjetėr ishte e pamundur? Jo, as kjo nuk qėndron. Nga jeta e tij e bujshme Napoloni konstatoi se “e pamundura gjendet vetėm nė fjalorin e tė mjerėve”. Ajo, duke menduar se do tė hakmerret ndaj babait kokėfortė, injoroi faktin se me aktin e vet do tė lėndonte e do t’ia ndryshonte jetėn pėrgjithmonė shumė njerėzve tė tjerė qė e deshėn me gjithė shpirt dhe pa hile.
Ēdo njėri qė nė mendje i vėrtitet ndonjėherė ideja e vetėvrasjes duhet tė mendoj thellė dhe t’ia bėje vetės pyetjen: e pėrse do tė duhej ta vrisja vetėn? Askush nuk thotė se problemet nuk ekzistojnė, askush s’mund ta mohoj se jeta ndonjėherė dhe me dike tregohet mė e ashpėr, por kjo nuk ėshtė arsye qė ne tė dorėzohemi dhe ta lėmė vetėn qė jeta tė na luhat si njė varkė prej letre. Duhet tė jemi ne kapiten tė jetės sonė, asgjė, absolutisht asgjė nuk ėshtė e pakalueshme, e pakapėrcyeshme, e pazgjidhur. Duhet vetėm pak guxim, pak frymė luftarake pėr ta qarė perden e errėt tė frikės dhe dyshimit qė na rrethon ndonjėherė, pėr tė pare se jeta ka edhe pjesėn tjetėr, atė tė bukurėn, atė tė butėn, shpresėn dhe begatinė.
Kėnd s’mund ta rrethojnė sot problemet financiare pėr shkak tė tranzicionit qė po kalojmė apo problemet familjare si pasoje e ndryshimit tė madh tė mentaliteteve. Por kjo s’mund tė jetė kurrė motiv i justifikueshėm pėr tė ikur nga kjo botė nė mėnyrė kaq tė mjerė, mos tė harrojmė rastet e shumta qė njeh historia njerėzore kur jeta u tregua bujare dhe nxori njerėz nga gremina dhe i ngriti nė piedestalet mė tė larta tė famės, pasurisė dhe lumturisė. McDonalds, sot mbret i qendrave tregtare kudo ne bote ishte vetėm njė shitės ambulant akulloresh; Merlin Monro, para se te behet e paharrueshme pėr breza te tere, si jetime ne fėmijėrinė e saj ndėrroi dymbėdhjetė familje perkujdesjeje; Silvester Stallone, para se te behet ky qe ėshtė sot, ishte pastrues ne njė kopsht zoologjik.
Prandaj, i forti nuk ka frike nga e ardhmja, nga jeta, ai nuk ik nga kjo bote si njė i mjerė pa dinjitet, edhe kur ai mendon se e ka mbuluar zija ai ėshtė ne kėrkim te dritės dhe e ka te qarte te vėrteten e lashte se edhe nata me e erret fundin te ndritshėm e ka.
Mos harroni as ushtarin japonez qe, pas rrėzimit te aeroplanit nė luftėn e dyte botėrore, jetoi pėr tridhet vjet neper pyjet e pashkelura deri sa u gjete nga njė grup alpinistesh. Ai nuk kishte as para, as shoqėrues me vete por nuk vrau veten. Dhe kur u gjet ishte ne njė gjendje te mrekullueshme sepse kishte ditur ta mund te keqen qe e kishte pushtuar. Kur njė kriminel si Millosheviq, mbi shpirtin e te cilit rėndojnė mijėra krime monstruoze gjene arsye pėr te jetuar e pėr te deklaruar se pėr asnjė shkak s’do ta vriste veten, atėherė pėrse ne njerėzit e thjesht qe askujt si kemi shkelur ne ndjenja duhet ta kemi vetėvrasjen ne arkivin e rrugėdaljeve tona. Pėrse duhet te na shkoje mendja te bėjmė njė gabim aq te madh qe te gjitha besimet e konsiderojnė si njė nder mėkatet me te mėdha. Edhe nėse kemi bere ndonjė gabim i cili mund te quhet edhe i rend, duhet ta dimė se te gabosh ėshtė diēka njerėzore. Mjafton qe te pendohesh thellėsisht, te punosh pėr te treguar se ajo ishte vetėm njė rastėsi dhe te rifillosh te jetosh.
Miq! Sytė nga jeta e jo nga vdekja. I menēuri dhe i forti edhe mes dhimbjes se pasosur di te nxjerr njė ēast kėnaqėsie. Jeta i takon guximtareve e jo frikacakėve.

Agron Jashari
avatar
Fikrro

616


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ēdo gjė ėshtė e veshtirė para se tė bėhet e lehtė

Mesazh  Fikrro prej 06.07.10 19:34

Asgjė nuk ėshtė e pamundur, pėrveē nėse nuk pajtohemi me tė. Jeta e njeriut shpie vetvetiu nė pėrparim. Mos lejo qė vjedhėsit tė t'pėrgatisin pėr humbje, t'ia ndėrrojnė kahjen jetės sate. Jeta ėshtė njė letėr e bardhė nė tė cilėn Ti vizaton atė qė dėshiron. Mos ia jep lapsin e jetės sate askujt. Kurrė mos heq dorė nga ėndėrra jote. I vetmi pėrgjegjės pėr jetėn tėnde je vet Ti.

Kush mund ta dijė apo ta sqarojė fshehtėsinė se pse pikėrisht nė kėto ēaste i lexon kėto reshta, e jo tjerat? Njėherė njėri nga mėsuesit e mėdhenj mė tha: "Jeta e padobishme ėshtė mė e keqe se vdekja e hershme!" Ne tė dy vendosėm qė ta hudhim lėkurėn tonė tė vjetėr dhe ta fillojmė jetėn e re, tė pėrmbushur me dashuri, sukses dhe qetėsi tė brendshme. Nėse vendose ta bėsh kėtė, atėherė mė lejo tė t'pyes: a e ke definuar ėndrrėn tėnde? Nė orėn e kaluar mėsove se duhet tė punosh vyeshėm dhe tė kesh durim. Poashtu mėsove se njeiru qė ka pėr t'bėrė tė suksesshėm je vet Ti. Kėtė orė, para sė gjithash, dua tė t'flas pėr ėndrrat, nė tė vėrtetė se si duhet ruajtur dhe ushqyer ato. Befasohesh? Si ushqehen dhe ruhen ėndrrat, pyetesh? Ke dėgjuar ndonjėherė pėr vjedhėsit e ėndrrave? Nė orėn e parė kur u takuam, mė the se nė fėmijėri ke pasur ėndrra, por se realiteti ... Jo, miku im, realiteti ėshtė se vjedhėsit t'i kanė vjedhur ato. Hajnat e tillė ndodhen kudo rreth nesh. Na e vjedhin ėndrrėn duke na ushqyer nė vend tė saj me porositė e llojit: "ti nuk mundesh, ėshtė e pamundur, ėshtė rrezik, nuk ėshtė pėr ty, nuk ėshtė mirė, mos... ėshtė herėt, ėshtė vonė..." Tėrė kohėn na tregojnė mbi atė se ēka nuk mundemi dhe asnjėherė nuk na flasin mbi atė se ēka mundemi. Na bombarojnė me frazat: "... jeta ėshtė e rėndė... bla bla bla..." duke na pėrgatitur vazhdimisht pėr dėshtime, pėr vdekje!... E nėse e vėren lindjen e hėnės nė vend tė perėndimit tė diellit, tė quajnė ėndėrrimtar. Mė me dėshirė na pranojnė nėse ēdo ditė shkojmė nė tė njėjtin restorant, veshim rroba tė njėjta, merremi me veprimtari tė njėjtė, hamė ushqimin e njėtė... njėjtė... njėjtė, ndėrsa me padėshirė i shikojnė ata qė bėjnė diēka tjetėr, ata qė hulumtojnė, zbulojnė dhe orvaten...
Asgjė nuk ėshtė e pamundur, pėrveē nėse nuk pajtohemi me tė. Jeta e njeriut shpie vetvetiu nė pėrparim. Mos lejo qė vjedhėsit tė t'pėrgatisin pėr humbje, t'ia ndėrrojnė kahjen jetės sate. Jeta ėshtė njė letėr e bardhė nė tė cilėn Ti vizaton atė qė dėshiron. Mos ia jep lapsin e jetės sate askujt. Kurrė mos heq dorė nga ėndėrra jote. I vetmi pėrgjegjės pėr jetėn tėnde je vet Ti. Askush nga ata qė tė "mėsojnė" se si duhet jetuar nuk do t'ia sjellin qumėshtin fėmiut tėnd. Njeriun qė do tė kujdeset pėr jetėn tėnde e ke gjetur nė orėn e kaluar. Edhe mė tej vazhdo tė takohesh me tė. Merre pasqyrėn dhe buzėqeshi pėrzemėrsisht. Thuaji, unė tė besoj, Ti ke pėr t'mė bėrė tė suksesshėm dhe tė lumtur. Nuk ėshtė me rėndėsi se ē'mendojnė tė tjerėt pėr ty. Mos u brengos pėr tė tjerėt. Me rėndėsi ėshtė ē'mendon Ti pėr veten tėnde. Ashtu si mendon Ti, miku im, i tillė dhe je. Njeriu ėshtė i lumtur vetėm aq sa dėshiron tė jetė. Ai vet e zgjedh nėse don ta vizatojė pikėllimin a lumturinė. Dhe Ti nė kėtė moment ke aq sa ke merituar dhe kėrkuar nga jeta. Qė tė mund tė qėndrosh mė lehtė, dhe jeta jote tė ketė kahje pozitive, duhet tė mendosh pozitivisht pėr ēdo gjė dhe pėr secilin. Qė tė mund ta bėsh njė gjė tė tillė tė duhet tė ushqehesh me gjėrat pozitive e motivuese. Nėse nuk ke literaturė pozitive, atėherė merre njė fletė dhe nė tė shkruaj tėra ato qė sipas teje duhet t'i ketė njė njeri i suksesshėm dhe i ndershėm. Pėrshkruaji, sipas teje, tė gjitha vetitė pozitive tė njė personi tė tillė. Mbushe faqen pėrafėrsisht si tė kėsaj reviste me tekst tė tillė. Bėje atė nė formėn: njeriu i suksesshėm ėshtė... Nė fund, nė vend tė fjalisė njeriu i suksesshėm, vendose emrin tėnd. Lexoje tre herė nė ditė kėtė deklaratė, pėr tridhjetė ditė me radhė, dhe do tė sheh se si ndodhin ēudirat. Vazhdo t'i lexosh edhe urdhėresat e suksesit qė po i japim nė kėtė revistė. Dhe ajo qė ėshtė mė e rėndėsishmja, pėrdori nė praktikė, ngase nėse diēka di dhe nuk e pėrdor, ėshtė njėjtė sikur tė mos e di fare.



Tė paqėndrueshmit janė tė vetmit qė humbin

Nga jeta merr vetėm aq sa jep. Asgjė nuk bie nė fund tė detit. Nė natyrė nuk ekziston rregulli diēka pėr asgjė. Sikur qė ēdo pasojė e ka shkakun, ashtu dhe ēdo sukses ka ēmimin e vet. Se ēfarė ēmimi paguajnė njerėzit e mėdhenj, do tė shohim nė shembullin e jetės tė mėsuesit tė madh, Abraham Linkolnit, i cili asnjėherė nuk hoqi dorė nga qėllimi i vet. I lindur nė varfėri,atė gjithnjė e pėrcollėn dėshtimet. Gjasat qė tė arrinte diēka ishin tė barabarta me zero. Askush nuk i besonte. Por ai besoi nė vete, edhe pse humbi tetė herė nė zgjedhje, dy herė dėshtoi nė punė dhe pėrjetoi krizėn nervore. Disa herė mundi tė heq dorė. Ai ishte kampion dhe kurrė nuk u dorėzua, pėr ēka vullneti i tij solli realizimin e qėllimit tė tij.

Ja si duket rruga e Linkolnit deri nė Shtėpinė e Bardhė:

1816. Familja e tij u qit nė rrugė prej shtėpisė ku jetonin. I duhej tė punonte qė t'i ndihmonte familjes.

1818. I vdiq e ėma.

1831. Bankrotoi nė punė.

1832. Konkuroi pėr legjislaturėn shtetėrore - humbi.

1832. Humbi punėn - dėshiroi ta vijojė fakultetin e drejtėsisė, por nuk arriti tė regjistrohej.
1833. Huazoi ca para prej njė miku tė vet qė ta fillonte punėn, mirėpo bankrotoi deri nė fund tė vitit. Shtatėmbėdhjetė vjetėt e ardhme e pagoi atė borxh.

1834. Konkuroi pėr legjislaturėn shtetėrore - fitoi.

1835. U fejua dhe kishte pėr qėllim tė martohej, mirėpo e dashura i vdiq, gjė qė ia theu zemrėn.
1836. Pėrjetoi sulm tė plotė nervor dhe qėndroi i shtrirė nė krevat pėr gjashtė muaj.

1838. Dėshiroi tė bėhej udhėheqės i legjislaturės shtetėrore - humbi.

1840. Tentoi tė bėhej deputet - humbi.

1843. Konkuroi pėr Kongres - humbi.

1846. Pėrsėri konkuroi pėr Kongres - kėtė herė fitoi - shkoi nė Vashington dhe mbylli njė punė tė mirė.

1848. Konkuroi nė zgjedhjet e reja nė Kongres - humbi.

1849. Tentoi tė punėsohej si oficer - u refuzua.

1854. Konkuroi pėr Senat tė SHBA-ve - humbi.

1856. Kėrkoi tė emėrohej pėr nėnkryetar tė konventės nacionale tė partisė sė tij - s'fitoi as 100 vota.

1858. Konkuroi pėrsėri pėr Senat tė SHBA-ve - pėrsėri humbi.

1860. U zgjodh kryetar i SHBA-ve.
Pasi qė humbi vendin nė Senat, Linkolni pat thėnė: "Njėra kėmbė mė rrėshqiti, goditi tjetrėn dhe e pashė veten jashtė rruge. Mirėpo, u kėndella dhe i thashė vetes: Vetėm rrėshqite, nuk u rrėzove."
Ēfarė ēmimi je i gatshėm ta paguash pėr ėndrrėn tėnde, miku im? Apo ndoshta mė lehtė ėshtė tė dorėzohesh dhe ta kėrkosh fajtorin nė arsyetimet tuaja.



Pas 2000 dėshtimeve, Edisoni e zbuloi poēin elektrik. Gazetarėt e pyetėn:

- Si ėshtė e mundur qė pate durim tė dėshtoje dy mijė herė dhe tė mos heqje dorė nga qėllimi yt? - Edisoni u pėrgjigj: - Unė nuk kam dėshtuar asnjėherė. Vetėm ėshtė dashur t'i bėj dymijė hapa qė ta arrij qėllimin tim.

Krejt varet se si e sheh problemin dhe me ēfarė sy, miku im, se a dėshiron ta vėresh lindjen e hėnės apo perėndimin e diellit.

Asnjėherė mos e harro, e nė veēanti kur tė ndodhesh nė situatė tė palakmuar, thėnien "kurrė mos heq dorė". Jeta ėshtė proces, e jo situatė. Pa marė parasysh se ē'bėn, diēka fiton. Nė mos asgjė tjetėr, atėherė pėrvojėn. Po, le t'i ktheheni ėndėrrave. Si t'i ushqejmė ato? Si t'i mbrojmė nga dyshimet? Ē'tė bėjmė kur ballafaqohemi me problemet...
E tėra, miku im, ėshtė ēėshtje e shprehisė. Vetėm se po i lexon kėto rreshta, nuk do

tė thotė edhe se ke ndryshuar. Diēka ndoshta lėkundet brenda teje, por pėr sukses e lumturi nevojitet... jo shumė, por atė qė e di, ta pėrdorėsh nė jetė. Mė duhet tė t'pyes, sa herė nė ditė brengosesh, nevrikosesh... apo kur ndonjėherė nevrikosesh, ē'bėn? Portokallin, nėse e shtrydh, qet lėng portokalli. Po ty, kur tė shtrydhin problemet, ēka qet? Njeriu pozitiv qet pozitivizėm. E pėr t'u mbushur me pozitivizėm, duhet menduar pozitivisht - pėr ēdo gjė dhe secilin. Duhet lexuar literaturė pozitive, duhet ta ushqesh trurin tėnd me gjėra pozitive. Mos i lufto ato negativet. Ato nuk luftohen! Ti nuk mund ta hapėsh trurin dhe t'i nxjerrėsh gjėrat negative jashtė tij. Shih, miku im, negativitetet janė sikur barojat, ndėrsa pozitivja i ngjan grurit. Grurin duhet ta mbjellėsh Ti, ndėrsa barojat kanė mbirė vetvetiu.Por mos u brengos pėr kėtė. Mbille grurin. Mos u lodh sė koti duke tentuar qė t'i largosh barojat. E ke parė arėn e mbjellur me grurė? Nė fillim vėrehet vetėm ara e rrafshėt. Pastaj fillon tė mugullojė gruri, por barojat mė shpejt dalin nė sipėrfaqe. Duket se ka mė shumė baroja. Mirėpo, me kalimin e kohės, para korrjeve, dominon gruri i artė. Po barrojat ku mbetėn? Ato ende janė aty, por tash gruri dominon si pėr nga numri ashtu edhe pėr nga gjatėsia. Kėshtu ėshtė edhe nė jetėn tėnde. Ēdo mendim negativ, ēdo bindje negative e jotja ndikon nė jetėn tėnde. Atė qė mbjell atė edhe e korrė.


Urdhėresa III

Pėrcaktoje me kujdes drejtimin ose do tė endesh pėrjetėsisht.

"Tashmė ke mėsuar se pa punė tė vyeshme nuk do ta arrish kurrė suksesin. E njėjta ndodh edhe kur s'ke durim. Megjithatė njeriu mund tė punojė vyeshėm dhe me kujdes dhe tė bėhet shembull i durimit, por tė mos ngritet kurrė mbi mediokritetin, nėse nuk i nėnvizon planet dhe nuk i vendos qėllimet.

Asnjė anije nuk e ka ngritur spirancėn dhe as s'ka lundruar pa pikėarritje. Asnjė ushtri nuk ka shkuar nė betejė pa planin luftarak. Asnjė dru ulliri asnjėherė nuk i ka treguar lulet pa premtim tė fryteve.

Jeta ėshtė lojė me pak lojtarė dhe shumė shikues. Ata qė shikojnė, janė grumbuj njerėzish qė bredhin nėpėr jetė pa ėndėrra, pa qėlllime, pa plane, madje as pėr ditėn e nesėrme. Mos i mėshiro. Ata kanė zgjedhur tė mos zgjedhin asgjė. Ta shikosh vrapimin nga tribuna nuk ėshtė rrezik. Kush mund tė merr nė thua prej tyre, kush mund tė rrėzohet prej tyre, cili do tė pėrqeshet prej tyre kur as qė tentojnė tė marrin pjesė?
A je ti lojtar? Si lojtar, ti nuk mund tė humbėsh. Ata tė cilėt fitojnė mund t'i marrin frytet e fitores, ndėrsa humbėsit, megjithatė, do tė mėsojnė mėsime tė dobishme qė tė nesėrmen t'a shndėrrojnė nė fat.

Ē'dėshiron ti nga jeta jote? Mendohu mirė dhe me kujdes para se ta sjellėsh vendimin, ngase ndoshta ke pėr ta fituar atė qė dėshiron. A ėshtė ajo pasuria, fuqia, shtėpia e ngrohtė, paqja shpirtėrore, toka, respekti, pozita? Cilatdo qofshin qėllimet tuaja, pėrforcoji nė mendje dhe kurrė mos i braktis. Kupto se ndoshta as kjo nuk mjafton, ngase jeta nuk ėshtė e ndershme. Arrijnė sukses tė gjithė ata qė punojnė me durim dhe vyeshėm e qė kanė qėllime. Mirėpo pa tė gjitha kėto pėrmbajtje, dėshtimi ėshtė i padyshimtė.

Ofroja vetes gjitha gjasat pėr sukses. Nėse nuk arrin suksesin, tradhtoje tentimin!
Bėri planet pėr sot. Pyete veten se ku do t'jesh njė vit prej ditės sė sotme, nėse edhe mė tej vazhdon ta bėsh atė qė je duke e bėrė tani. Atėherė paramendo se ku do tė dėshiroje tė ndodhesh sa i pėrket pasurisė, pozitės, apo ēdogjėje qė do tė dėshiroje. Pas kėsaj, planifiko se ēka duhet tė bėsh pėr dymbėdhjetė muajt e ardhme qė ta realizosh qėllimin tėnd.

Dhe nė fund, realizoje atė qėllim!

Kėtė orė po e pėrfundoj me njė lutje irlandeze, duke tė t'pėrkujtuar se njohurinė qė e posedon duhet menjėherė ta vendosėsh nė pėrdorim praktik.


Gjej kohė...

... pėr punė - puna ėshtė ēmim i suksesit.

... pėr tė menduar - mendimi ėshtė ēelės i fuqisė.

... pėr lojė - loja ėshtė fshehtėsi e rinisė sė amshueshme.

... pėr lexim - leximi ėshtė bazė e urtėsisė.

... pėr mirėsjellje - mirėsjellja hap rrugėn drejt fatit.

... pėr tė dashuruar - dashuria ėshtė privilegj i perėndive.

... pėr tė shikuar rreth vetes - nė vetmi dita ėshtė e shkurtėr.

... pėr buzėqeshje - buzėqeshja ėshtė muzikė e shpirtit.


Urdhėresa e tretė e suksesit, e dhėnė kėtu, ėshtė marė nga libri "Suksesi mė i madh nė botė" - i autorit amerikan Og Mandino, ndėrsa tėrė njohurinė time mbi suksesin ia kam borxh mėsuesve tė mėdhenj si Osho Raxhnish, Ivan Kos, Oskar Shelbah, Xhozef Marfi, Spenser Xhonson, Del Karnegi, Napoleon Hill, John Kalench, Skot Pek dhe nė veēanti afaristėve mė tė suksesshėm tė organizatės amerikane "Network Twenty One"..
avatar
Fikrro

616


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ferri dhe Parajsa janė nė ne!

Mesazh  Fikrro prej 06.07.10 19:40

Ferri dhe parajsa janė. Ato ekzistojnė. Kėto janė dy realitete, dy kualitete tė shpirtit, tė cilat nuk janė as abstrakte as tė largėta - kushdiku e qė shkohet nė to kushdikur, kur tė vdiset... Ato janė pran nesh, respektivisht nė ne. Dhe ne, tėrė jetėn tonė e tejbartim nėpėrmjet kėtyre dy realiteteve e nėpėr kėto dy kualitete tė shpirtit, tė cilat nuk dimė t’i definojmė, por tė cilat emocionalisht i pėrjetojmė si gėzim apo hidhėrim, si kėnaqėsi apo vuajtje, si lumturi apo dhembje... Pra, ferri dhe parajsa ndodhen aktualisht nė ne. Ato konkretisht ndodhen nė mendimet tona, nė mendjen tonė.





Prej nesh varet se ku dėshirojmė tė jetojmė: nė ferr apo parajsė! Kjo ėshtė njė realitet, qė fare pak e kuptojnė pjesa mė e madhe e vdekatarėve tė rėndomtė tė kėsaj bote nė dinamikėn e tyre tė mundimshme, tė quajtur jetė. Pėr kėtė fat jetėsorė jemi fare pak tė vetėdijshėm pjesa mė e madhe jona. Prandaj, besojmė se s’ėshtė aspak e tepėrt, qė, edhe nė njė pasus tė vogėl si ky, ta pėrsėrisim edhe njė herė se krejtėsisht prej nesh varet se ku dėshirojmė tė jetojmė, nė ferr apo nė parajsė. Dhe ky s’ėshtė trill filozofik, as manipulim me elemente mistike. Ky ėshtė fakt jetėsor. Na nevojitet vetėm pak vullnet i mirė, pak koncentrim, disa ēaste meditimi mbi kėtė temė dhe do tė bindemi pėr kėtė.

Nė kėtė plan, qė nė fillim, mund tė shtrohet pyetja: Ka apo nuk ka parajsė dhe ferr? Pėrgjigja mė e shkurtėr, mė e saktė e mė e qartė do tė ishte: Po, padyshim po. Paragjykimet naive tė njerėzve tė cekėt, tė krijuara nga pamundėsia e tyre pėr ta kuptuar esencialisht jetėn nė thellėsinė e saj se -s’ka ferr as parajsė, nė kėtė rast janė plotėsisht irelevante. E kundėrta e mendimit tė tyre - ėshtė e vėrtet: Ferri dhe parajsa janė. Ato ekzistojnė. Kėto janė dy realitete, dy kualitete tė shpirtit, tė cilat nuk janė as abstrakte as tė largėta - kushdiku e qė shkohet nė to kushdikur, kur tė vdiset... Ato janė pran nesh, respektivisht nė ne. Dhe ne, tėrė jetėn tonė e tejbartim nėpėrmjet kėtyre dy realiteteve e nėpėr kėto dy kualitete tė shpirtit, tė cilat nuk dimė t’i definojmė, por tė cilat emocionalisht i pėrjetojmė si gėzim apo hidhėrim, si kėnaqėsi apo vuajtje, si lumturi apo dhembje... Pra, ferri dhe parajsa ndodhen aktualisht nė ne. Ato konkretisht ndodhen nė mendimet tona, nė mendjen tonė.


Dy shembuj nga jeta e pėrditshme pėr konkretizimin e kėsaj:

Rast I: Disa ditė mė parė ishim duke ndenjur me njė tė afėrm timin. Takimi ynė tek ai ishte pėr qejf dhe tė gjithė premisat teorike ēonin kah konstatimi se i afėrmi im, aso ēastesh, do tė duhej tė ishte i lumtur.. Ndeja ishte pėr qejf. Rituali i pirjes sė ēajit ishte nė zhvillim e sipėr. Askėnd nuk kishim tė sėmurė. Tė gjithė ishim nė gjendje tė mrekullueshme shėndetėsore. Por, mendimet negative qė kishin kapluar tė afėrmin tim, nuk ia mundėsonin tė ishte i qetė. “Ai ėshtė ashtu”, “ai tjetri kėshtu”, “ai tha kėshtu”, “ai bėri kėshtu”... Dhe: asnjė grim kėnaqėsie, asnjė grim lumturie. Nė vend se tė pėrjetonim pirjen e ēajit, nė vend se tė shijonim lumturinė e ēastit tė dhėnė, njė shqetėsim sistematik pėrcillte mendimet negative qė vėrshonin njėra pas tjetrės. Pra, njė pakėnaqėsi, njė palumturi nė vijim. Mendoja: E kush do ta krijonte ferrin shpirtėror pėr tė afėrmin tim. Kush do tė shqetėsohej, kush do tė vuante shpirtėrisht, kush do tė ishte nė ferrin e jetės pėr tė, po tė mos ishte ai vetė dhe mendimet e tija? I tėrė ferri, i tėrė shqetėsimi pasues i ferrit ndodhej nė kėtė kualitet negativ tė mendimit tė tij, dhe pse tė gjitha kushtet materiale ishin pėr tė qenė i lumtur. Asgjė nga ajo qė na rrethonte nė botėn e jashtme nuk mund tė merrej si arsye e vėrtetė qė i afėrmi im tė mos ishte i lumtur, po tė mos ishin mendimet negative qė vėrshonin...

RastII: Shkonim me tė afėrmin tim nė vizitė disa miqve dhe kushėrinjve. I afėrmi im askund nuk priste se ka pėr tė kaluar mirė. Prandaj, edhe pse nė tė gjitha vendet ku bėnim vizitat pritja ishte nė superlativ, ai nuk kėnaqej dot. E keqja ndodhet nė mendimet tona, sikurse e mira. Nė ne ėshtė ferri dhe parajsa. Rėndom: ē’pret njeriu nė jetė, atė gjen. Kush pret se ka pėr tė kaluar mirė kudoqoftė, mirė do tė kalojė. Kush mendon mirė, mirė ka pėr tė gjetur!



Sa e sa njerėz mund tė takosh nė jetė, qė, kur shohin dikė nė rrugė, kthejnė rrugėn (pa arsye), vetėm qė tė mos takohen me dikė, i cili asgjė s’u ka bėrė, por ja, qė ata s’e ndjejnė veten mirė nėse takojnė filanin a fistekun. Njeriu i caktuar mund tė jetė vetėm shkasi, shkaku ėshtė thellė brenda tyre. Shkaku i vėrtet ndodhet nė mendjen e njeriut, qė ka tremė nga njerėzit, respektivisht nė mendimet e tij tė kompleksuara.

Pse njeriu mund tė ketė tremė nga njeriu, pa i bėrė asgjė, pa qenė kurrė tė grindur, tė rrahur? - Pėrgjigja ėshtė shumė e thjesht: Sepse njeriu i tillė nuk i do njerėzit. Kur nuk i do njerėzit mjaft, njeriu ka frikė nga ta. Thjesht: ti u frikėsohesh njerėzve, ani pse po qe se dikush do tė ta thoshte kėtė, to do tė ndjeheshe keq ndoshta dhe nuk do ta pranoje. Paragjykimet tuaja mbi njerėzit tė bėjnė tė kesh frikė nga ta. Ėshtė fatkeqėsia mė e madhe, sa mė i madh tė jetė numri i njerėzve qė ti s’mund t’i durosh, s’mund t’i takosh, s’ndjehesh mirė nė pranin e tyre. Kjo ndodhet nė pėrpjesėtim tė drejtė matematikor: sa mė e vogėl dashuria (ndaj njerėzve) aq mė e madhe frika nga ta. Sa mė e madhe frika, aq mė e fryrė urrejtja ndaj tyre. Sa mė e fryrė urrejtja, aq mė i thellė ferri, ferri ynė personal, ferri ynė jetėsor i krijuar nga ne - nė mendimet tona, nė unin tonė, nga paragjykimet tona. E tėrė kjo - pasojė nga mungesa e dashurisė sė vėrtet njerėzore, pasojė nga edukata jonė e keqe familjare e shoqėrore.

Vetėm dashuria mund tė krijoj parajsėn njerėzore, tash dhe kėtu. Dashuria e vėrtet, dashuria e pastėr vėllazėrore. Ja, pra, qė ferrin dhe parajsėn duhet ndėrtuar. Ato ne edhe i ndėrtojmė, por kemi nevojė tė mėsohemi tė njohim veten, respektivisht mendimet tona, prirjen tonė. Duhet tė mėsohemi ta kultivojmė prirjen pozitive qė do tė krijonte parajsėn tonė personale e jo ferrin tonė. Dhe tė vetėkontrollohemi, tė vetėpėrmirėsohemi. Megjithatė, kurrė nuk ėshtė vonė.
Vetėm dashuria e vėrtet e njeriut ndaj njeriut, njeriun mund ta bėjė tė lumtur. Vetėm njeriu i lumtur mund ta shijoj parajsėn. Dhe atė - jo vetėm tė kėsaj bote. Thjeshtė: dashuria jonė qė ėshtė kėnaqėsia, lumturia dhe gėzimi ynė - ėshtė parajsa jonė; sakaq: urrejtja jonė, qė ėshtė vuajtja, mjerimi dhe shkatėrrimi ynė - ėshtė ferri.
Sė kėndejmi, formula mė e lehtė e shpėtimit, formula magjike, do tė ishte: DUAJ! DUAJ ME DASHURI TĖ PASTĖR NJERĖZORE! Ofroj dashuri tė pastėr tė afėrmit, vėllait, mikut, shokut, njeriut nė pėrgjithėsi dhe mė s’do tė kesh frikė nga ai. Do tė shohėsh se njerėzit, megjithatė janė mė tė mirė se sa ke menduar ti. Do tė shohėsh se mė nuk ka arsye tė kesh frikė nga ta, tė kesh tremė, tė lėshosh rrugėn pa arsye, tė ruhesh nga askush. Vetėm duaj njerėzit dhe mė s’do t’ua kesh frikėn. Tė gjithė do tė duken mė tė afėrm, mė tė mirė, mė tė dashur. Tani absolutisht s’do tė ndjesh nevojė tė urresh askėnd. Urrejtja jonė - (e pėrsėrisim me vetėdije) ėshtė ferri ynė; dashuria jonė - Parisi ynė. Prandaj ėshtė fare gjė e lehtė tė krijosh parajsėn, qė vlen nė kėtė dhe nė jetėn tjetėr. VETĖM DUAJ! DHE S’DO TĖ URRESH MĖ. Urrejtja s’ėshtė gjė tjetėr, pos mungesė e dashurisė. Mungesa e dashurisė s’ėshtė gjė tjetėr, pos mungesė e lumturisė. Mungesa e lumturisė -paraqet aktualisht mungesėn e parajsės dhe praninė e ferrit nė unin tonė.

Po kush, vallė, mund tė ofrojė dashuri tė pastėr? - mund tė shtrohet pyetja nė kėtė kontekst. Vetėm ai qė ėshtė i pastėr. Ai qė ka pastruar unin e tij. E njeriu asnjėherė nuk ėshtė i pastruar, derisa nuk ėshtė i ndriēuar. Pastrimi ėshtė njė proces. Proces qė vazhdon gjithnjė, deri nė arritjen e ndriēimit shpirtėror total. Ti nuk mund tė duash me dashuri tė pastėr derisa nė ēdo ēast nė kokėn tėnde fluturojnė mendime negative. Vetėm kur e kultivon nė shpirtin tėnd mendimin konstruktiv: Tjetrin e kam vėlla, vetėm atėherė: kur do t’ia lėshosh sytė atij - do t’i kesh plot dashuri, do t’i dėrgosh rreze dashurie, rreze pozitive. Ti nė atė rast je parajsa pėr nėnėn, pėr shokun, vėllain, mikun, pėr sytė e tyre, pėr shpirtin e tyre, pasi sė pari e krijove parajsėn nė shpirtin tėnd. Sa herė qė i shikon, do t’u dėrgosh dashuri. Dashuria dhe urrejtja jonė burojnė pėrmes tėrė qenies sonė, por pėrmes syve mė sė shumti. Ata janė pasqyrė e shpirtit. Pra, shlyej nga mendja jote njė nga njė mendimet e kėqija, negative, tė ulėta, e egoiste, atėherė ēdo gjė do e pėrjetosh ndryshe... prania e tjetrit pėr ty ka pėr tė qenė kėnaqėsi, sikurse prania jote pėr tė.

Ti mund tė thuash: po, unė ashtu veproj, por... tė tjerėt! Krejt kjo tė duket ashtu vetėm pse ti nuk je ndriēuar akoma. Ndriēohu! Sill edhe mė shumė dashuri, dashuri tė pastėr! Sill dritė! Ndriēohu ti, secili bartė pėrgjegjėsin pėr vete. Ne ndonjėherė vėrtet dėshirojmė ta ndryshojmė tėrė botėn, por vetėn jo; kur mė sė bukuri dhe mė sė lehti do tė ishte ta ndryshonim vetveten, respektivisht tė takoheshim me natyrėn tonė. Tė pajisemi, pra me dritė, qė drita jonė e dashurisė tė djeg errėsirėn e botės qė na rrethon, t’i ngulfasė retė e zeza tė egoizmit tonė.

Hasan HAMĖZBALA
avatar
Fikrro

616


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Si mendoni-tė tillė dhe jeni!

Mesazh  Fikrro prej 06.07.10 22:00

Se mendimi ėshtė kreativ, kėtė askush nuk e vė nė dyshim. Ashtu si mendoni, ashtu edhe jeni, ashtu veproni, ashtu jetoni. Dukja e botės suaj tė jashtme ėshtė pasqyrim i botės suaj tė brendshme i botės sė mendimeve. Pra, tė menduarit ėshtė njė aksion, prej tė cilit edhe ēdo gjė fillon, njė mekanizėm, qė vė nė lėvizje gjitha proceset pasuese.






“Vetėm njė rrugė ēon kah lumturia dhe kah qetėsia shpirtėrore. Prandaj gjithnjė duhet tė jemi tė gatshėm pėr t’ia mėsyrė kėsaj rruge, nė agun e hershėm dhe nė mbrėmjen e vonshme - kthejuni vetes dhe do tė shihni dritėn”.

Epikteti - filozof grek


Pothuajse tė gjithėve na ėshtė e njohur thėnia: Si mendoni - tė tillė edhe jeni. Mesazhi i kėsaj thėnie, po ashtu, ėshtė shumė i qartė: nėse mendoni pėr veten ose pėr diē tjetėr pozitivisht, ju do tė ndjeheni i relaksuar, i qetė, i hareshėm, i gėzuar, i lumtur, i shėndetshėm etj. Dhe e kundėrta: nėse mendoni pėr veten ose pėr diē tjetėr negativisht, natyrisht qė si rezultat i atyre mendimeve, ju do tė pėrjetoni vetėm shqetėsime, disfata, sėmundje, vuajtje, etj. Dhe a ka mė keq se kur njeriu ndjehet i mjerė shpirtėrisht? Mjerimi shpirtėror ėshtė armiku mė serioz i shėndetit tonė, e shėndeti ėshtė baza mė e rėndėsishme e ēdo suksesi, e mbi tė gjitha, ėshtė dukuri, nevojė jetike. Nuk ka thėnė mė kot Emersoni: “Shėndeti ėshtė pasuria mė e madhe”. Dhe kėtė e di secili qė i mungon kjo pasuri tė cilėn nuk ka vlerė materiale qė mund tė kompensojė!
Njerėzit, megjithatė, akoma nuk arrijė ta kuptojnė se burimi i gjithė tė kėqijave gjendet brenda tyre, nė mėnyrėn e tė menduarit tė tyre. Pra, ata vet janė kreator tė vuajtjeve dhe mjerimit, dėshpėrimit dhe dėshtimit, anomalive dhe fatkeqėsive etj., pasi tė gjitha ligjet e natyrės - ligjet hyjnore, janė krijuar pėr tė mirėn e tyre, ndėrsa ata, punojnė kundėr vetes! Dhe prapė pyesin: E ēfarė duhet tė bėjmė?! Pėrgjigja ėshtė shumė e thjesht - vetėm programojuni pozitivisht dhe do tė jetoni nė harmoni me ligjet universale, me farėn hyjnore.
Pėr problematikėn e mėsipėrme, pra pėr ndikimin e mendimeve nė jetėn e njeriut, janė shkruar shumė e shumė libra. Librat si: “Sistemi i sukseit” - Oskar Shelbah, “Forca e ndėrdijes” - Xhozef Marfi, “Mendimet e zemrės” - Lujza Hej (qė mund ta shkarkoni falas nė sektorin “Literaturė”), “Mėsojmė me tė gjitha shqisat” - F. Zwissin/G. Klinger (qė gjithashtu mund ta shkarkoni falas nė sektorin “Literaturė”), “Suksesi nė jetė” - Harry Box, “Shtatė ligjet e jetės e tė suksesit” - Dipak Ēopra e sa e sa libra tė mistikut dhe filozofit tė madh Indian, Osho-s (disa prej tyre, po ashtu mund t’i shkarkoni falas nė sektorin “Literaturė”) etj., sot mund tė gjendėn edhe nė tregun tonė, dhe janė gjithnjė e mė tė kėrkuara. Sot kemi edhe autorė tė shumtė shqiptarė qė me veprat e tyre kanė kontribuar nė pasurimin e kėtij thesar shpirtėrore siē janė librat e Daut Demaku: “Mendimi dhe suksesi”, “Magjia e urtisė”, Thuaji jetės mirėmėngjes” etj. Pastaj, librat e Adnan Abrashit: “Nė vorbullėn e jetės I dhe II. Librat e Adem Demaēit: “Filozofia e jetės”, “Libėr pėr Vet mohimin”si dhe shkrime tė autorėve tė tjerė. Dhe tė gjitha kėto vepra flasin pėr fuqinė e madhe qė fshihet nė thellėsitė e mendjes sė secilit njeri. Pėr fuqinė e mendimit pozitiv - burimin e ēdo gjėje. Fuqinė e cila konsiderohet mė e madhe se fuqia nukleare. Fuqi, tė cilėn ne duhet vetėm ta aktivizojmė dhe ta pėrdorim nė mėnyrė tė duhur pėr t’i shijuar efektet e saj: sigurinė, pasurinė, shėndetin, kėnaqėsinė, lumturinė etj.

Se mendimi ėshtė kreativ, kėtė askush nuk e vė nė dyshim. Ashtu si mendoni, ashtu edhe jeni, ashtu veproni, ashtu jetoni. Dukja e botės suaj tė jashtme ėshtė pasqyrim i botės suaj tė brendshme i botės sė mendimeve. Pra, tė menduarit ėshtė njė aksion, prej tė cilit edhe ēdo gjė fillon, njė mekanizėm, qė vė nė lėvizje gjitha proceset pasuese.

Formimi i mendimeve fillon qė nė fėmijėri tė hershme. Shumė hulumtues tė lėmit tė psikologjisė, mendojnė se ky proces, bashkė me proceset tjera tė edukimit, fillon gjysh nė barkun e nėnės, pėrkatėsisht qė nga lindja. Ashtu si edukohemi nėpėr kėto faza, ashtu edhe do tė sillemi nė vazhdimėsi.
Nė kėtė shkrim nuk do e elaborojmė edhe atė qė ne, si shpirt, e sjellim me vete gjatė lindjes, pra, programimin nga inkarnimet e mėparshme, nevojėn karmike sipas teorisė sė inkarnimit (lindjes sė re nė njė kohė tjetėr dhe trup tjetėr), e as teori tė formave tjera me origjinė religjioze apo okultike, por do e shqyrtojmė vetėm atė qė i pėrket jetės sonė tė tashme. Pra, ndikimet e faktorėve aktual nė ne dhe marrėdhėniet tona ndaj tyre, qofshin ato pozitive apo negative, dhe ēfarė mund tė bėjė ne qė tė ndikojmė mbi to.

Siē e cekėm edhe mė lartė, ashtu si edukohemi ashtu edhe do tė sillemi. Pra, tėrė atė qė prindėrit tanė e kanė programuar nė ne, atė dhe do ta realizojmė nė mėnyrė tė pavetėdijshme, pėrderisa, pėr kėtė, nuk vetėdijesohemi dhe nuk marrim masa pėr ndryshim. Nėse p.sh. ata gjatė gjithė kohės na kanė folur se jemi tė prapėt, ky mendim do tė regjistrohet thellė nė ndėrdije dhe, herdokur, do tė vijmė nė aso situatash qė ajo thėnie tė vėrtetohet, pasi ndėrdija jonė do tė veproj sipas atyre sugjerimeve. Ēdo sugjerim, ēdo urdhėr, ēdo programim qė hynė nė kokat tona, qė depėrton nė qelizat tona, nė gjenet tona, automatikisht edhe realizohet, nėse jo menjėherė, atėherė me siguri mė vonė.
Njė gjė duhet ta kemi tė qartė: ndėrdija nuk ėshtė selektive. Ajo reagon nė ēdo aksion. “Ndėrdija juaj ėshtė shumė e ndjeshme ndaj mendimeve. Mendimet, nga ana e tyre, krijojnė modelin e matricės nėpėr tė cilėn rrjedh inteligjenca e paskajshme, menēuria, forca jetėsore dhe energjia e ndėrdijes suaj. Po guxuat t’i pėrdorni ligjshmėritė e mendjes, nė vend tė skamjes do tė keni pasuri, nė vend tė besimeve tė kota dhe mosdijes - menēuri, nė vend tė dhembjes - qetėsi, nė vend tė mėrzisė - gėzim, nė vend tė frikės - besim, nė vend tė mossuksesit - sukses.” - thotė Xhozef Marfi nė librin e tij tė famshėm, “Forca e ndėrdijes”.




Pra, nėse mendojmė: “Kurrė nuk do tė dalė nga kjo situatė!”, natyrisht qė ndėrdija jonė do tė na pėrgatisė pėr dėshtim - “shkatėrrim”. Do t’i ndėrmerr tė gjitha masat e mundshme, nė mėnyrė qė ky mendim i yni edhe tė realizohet. Dhe fare nuk ėshtė e rėndėsishme se a e themi kėtė mendim me zė apo nė vete, mjafton qė ky mendim tė ekzistojnė diku thellė nė ndėrdijen tonė dhe sigurisht qė kurrė nuk do tė dalim nga ajo situatė.
Aq mė keq ėshtė nėse ne pėr kėso mendimesh jemi tė vetėdijshėm. Sa mė tė vetėdijshėm, njė hapė mė pranė katastrofės do tė gjendemi. Akoma mė i madh do tė jetė hapi nėse mendimet e tilla i themi me fjalė, ose edhe mė keq nėse ato fjalė rregullisht i pėrsėrisim. Kėtė gjė e ilustron shumė mirė Daut Demaku nė librin e tij “Sekreti i lumturisė” (qė mund ta shkarkoni falas nė sektorin “Literaturė”): “Ēdo gjė lindė nė shpirt. Nė xixėn e parė lindė IDEJA, pastaj ideja formėsohet nė MENDIM, mendimi shprehet me FJALĖ, fjala krijon ENERGJI, energjia rrėnon ose ndėrton JETĖN”.
Shumica e njerėzve janė lypsar. Ata mundohen qė pėrmes mėshirės t’i zgjidhin problemet e veta. Zgjidhjen e kėrkojnė gjetkė, jashtė vetės! Ka edhe tė tjerė qė fatin e kėrkojnė pėrmes formave tė ndryshme: teknikave psikologjike, shtigjeve religjioze, fenomeneve paranormale, veprimeve magjike, etj., qė nė realitet shpeshherė gjejnė edhe fatkeqėsinė, pasi bien pre e matrapazėve, e sharlatanėve tė shumtė, veprimet e tė cilėve mund tė jenė me pasoja mjaft tė rrezikshme.
Se a do tė arrijmė tė bėhemi ashtu siē duam, varet tėrėsisht nga vendimi ynė se a dėshirojmė vėrtet njė gjė tė tillė. Secili prej nesh ėshtė i aftė tė lirohet nga prangat shpirtėrore qė ia ke vėnė vetes. E rruga mė e lehtė, mė e shpejtė, mė e lirė dhe mė e mirė pėr tė dalė nga errėsira ėshtė ajo rrugė qė kalon pėrmes dritės. Vetėm me anė tė dritės mund tė dalim nga errėsira, vetėm me anė tė mirės mund ta mposhtim tė keqėn, vetėm me anė tė mendimeve pozitive mund tė lirohemi nga mendimet negative dhe tė bėhemi kreatorė tė ardhmėrisė sonė.

Mendoj se tė gjithė e kemi dėgjuar shprehjen se jeta ėshtė njė lojė teatrale, ndėrsa ne, individėt, jemi artistė me role tė ndryshme. Prandaj, varėt tėrėsisht nga ne, se a dėshirojmė ta luajmė rolin e lypsit apo tė njeriut tė pasur, rolin e tė vuajturit apo tė te lumturit, rolin e tė dėshtuarit apo tė tė suksesshmit. Pra, tė bėhemi vet ne, regjisor tė skenės sė jetės dhe tė mos e lejojmė vetėn qė dikush tjetėr tė jetė pėrcaktues i qėllimeve tona.

Inteligjenca krijuese, qenies njerėzore, pra neve, na ka lėnė nė dispozicion gjithēka. Bile shumė mė shumė se sa aftėsia e logjika sonė mund t’i akceptoj. Pra, neve na ėshtė dhėnė mundėsia e lirė qė vet tė zgjedhim mes tė mirės dhe tė keqes. Dhe pėr tė qenė nė baraspeshė me ligjet e menēurisė universale ne duhet edhe tė sillemi nė harmoni me to. Duhet ta kemi parasysh, edhe pse ne vėrtet kemi tė drejt tė bėjmė pothuajse ēdo gjė, pasi qė gjithēka edhe ėshtė krijuar pėr ne, megjithatė, duhet t’i respektojmė disa norma, sė paku etike, pėr tė mos e lėnduar as vetėn e as tė tjerėt. Nuk do ta lėndojmė as vetėn e as tė tjerėt nėse themi: “Unė jam i lumtur por edhe ti je i lumtur”. Pėr njė sugjestion ose formulė tė ngjashme si kjo: “Unė jam OK, ti je OK”, E. Berni ka shkruan njė libėr tė tėrė, nga i cili edhe do tė veēojmė diēka qė koincidon me temėn tonė.
Berni thotė se ekzistojnė njerėz tė njė kategorie qė kanė marrėdhėnie negative ndaj vetes, e pozitive ndaj tė tjerėve. “Ata zakonisht flasin: “Unė nuk jam OK, ti je OK”. Kėta janė njerėz qė punojnė ēdoherė kundėr vetes, pra nė dėm tė vetės, megjithėse janė tė vetėdijshėm se meritojnė mė shumė. Ata gjithnjė e gjykojnė vetėn, shpesh bile deri nė vetėvrasje. Nuk kujdesėn pėr trupin e tyre, zakonisht kanė mbipeshė ose janė shumė tė dobėt. Nuk kanė vullnet pėr jetė, nuk angazhohen pėr asgjė dhe ankohen rregullisht. Janė pėrtac e pėrtacia ėshtė sėmundje. Edhe varfėria ėshtė sėmundje! Ajo paraqite kur ju mendoni se nuk jeni tė aftė tė krijoni pasuri ose edhe kur mendoni se pasuria sjell fatkeqėsi! Pavarėsisht situatave dhe krizave tė kohės, edhe pasuria edhe lumturia mund tė arrihen. Ēėshtja ėshtė vetėm se a jemi ne tė gatshėm pėr kėtė, a dėshirojmė t’i posedojmė ato”.

Ekziston edhe njė grup i tė paaftėve sipas Bernit. “Ata fajin ua lėnė tė tjerėve me qėndrimin: “Unė jam OK, ti nuk je OK”. Ose me fjalė tė tjera: “Ti mė rrezikon”. Nė psikologjinė, pra nė mendimet e kėtyre njerėzve vend qendror zėnė vetit negative dhe tė dėmshme si: xhelozia, narcizmi, paranoja etj”.
Berni nuk preferon lidhje tė ngushtė me ta. “Pėr ta lidhen vetėm ata qė kanė dėshirė tė mundohen. Nė njė lidhej tė keqe, ēdo herė do tė gjeni dikė qė krijon probleme dhe dikė qė gjithnjė vetėn e dėnon. Shpeshherė, njeriu duke dashur tė bėhet shpėtimtar, shumė lehtė bėhet viktimė”. “Nėse nuk ndjeheni mjaftė tė sigurt” -thotė Berni, “atėherė mė mirė tė mos pėrziheni aty”.

Mendime tė tilla, tė lartpėrmendura, lindin zakonisht nė situata krizash tė ndryshme si: ekonomike, politike etj., e qė janė aktuale edhe sot e kėsaj dite nė pjesėn mė tė madhe tė globit, pa pėrjashtuar kėtu as trojet tona. E kėto mendime, nėse situatat e tilla zgjasin gjatė, zėnė rrėnjė thellė nė ndėrdije, duke asfiksuar kėshtu mendimin pozitiv. Mungesa e besimit nė mendimin pozitiv ėshtė humbje e shpresės. Humbja e shpresės ėshtė gjė e tmerrshme - ėshtė humbja e gjithēkaje.

Dhe pėrsėri lind pyetja: e si tė dilet nga kjo situatė?

Nėse ne vazhdojmė t’i luajmė lojėrat tona negative ose pajtohemi me rregullat e kėtyre lojėrave, dihet si mbarojmė - zakonisht tragjikisht. Nėse ne shprehim sė paku guxim pėr ndryshim dhe dėshirojmė tė shkėputemi nga ajo logjik e pavlerė dhe e dėmshme, sė pari duhet tė sjellim vendim tė fuqishėm se jemi tė gatshėm qė ta ndėrrojmė rolin tonė nė skenėn e teatrit tė jetės. Tė fillojmė njė rol tė ri me njė regji tė re, qė do tė reflektohet drejtpėrdrejt edhe nė skenėn e ndėrdijes sonė.

Duhet ta ndjejmė vetėn tė gatshėm pėr ndryshime, ta njohim atė ndjenjė, ta pėrjetojmė atė dhe ta pranojmė nė mendime. Tė nisemi nga sugjestioni: “Unė jam i gatshėm pėr ndryshime!”. Bile edhe nėse nuk jemi plotėsisht tė gatshėm, ta fillojmė me bindje artificiale, t’ia imponojmė kėtė qėndrim ndėrdijes sonė: “Po, unė jam i gatshėm pėr ndryshime!”. Njė sugjestion tė tillė duhet pėrsėritur disa herė gjatė ditės: nė shtėpi, punė apo rrugė. Se besimi, ėshtė i vėrtetė apo i rrejshėm, gjithmonė vepron, e ka vėrtetuar para pesė shekujsh edhe alkimisti dhe mjeku u njohur zviceran, Filipus Paracelzus. Ai shkroi njė fjali qė edhe sot merret si fakt shumė domethėnės: “Pa marrė parasysh se objekti i besimit a ėshtė i vėrtet apo i rrejshėm, efekti i tė besuarit ėshtė i njėjtė”.

Ne duhet t’i ndėrpresim me ēdo kusht ndikimet negative, ndjenjėn e pamundėsisė, ndjenjėn e paaftėsisė, dhe nė vend tė tyre, tė ndėrtojmė qėndrime optimiste, tė mendojmė pozitivisht pavarėsisht krizave tė kohės. Pra, ne duhet tė pėrpiqemi nė ēdo formė ta ndryshojmė veten dhe t’i aktivizojmė tė gjitha resurset e brendshme pozitive, duke mos lejuar qė tė infektohemi nga dukuritė e shėmtuara pėrreth, nga forcat e errėta negative. Suksesin duhet ta kėrkojmė brenda nesh, e jo jashtė nesh. Edhe nėse nė fillim na duket se nuk po kemi sukses, nuk duhet tė dėshpėrohemi, as tė demoralizohemi, po tė vazhdojmė me vendimin jetik: “Jam i gatshėm pėr ndryshime!” dhe, me siguri, herdokur, ndryshimet pozitive do tė ndodhin. Pjesa mė e madhe e njerėzve mė tė famshėm, janė nisur nga hiqi. Ndoshta njė hiq edhe mė tragjik se yni, e megjithatė kanė arritur suksese madhėshtore. Ēdo gjė e madhe buron nga fillimet e vogla. Prandaj, besimin nė arritjen e suksesit nuk duhet ta humbim kurrė. Edhe nė mbrėmje kur tė shtrihemi, duke i zhveshur rrobat, duhet larguar nga vetja, nga mendja jonė, tėrė atė qė ka ndodhur ditėn qė po e lėmė pas, sidomos situatat e pakėndshme. Tė shtrihemi me besim tė madh se edhe nesėr na pret njė ditė e re ku do tė korrim suksese tė reja, ku do tė ndihemi edhe mė mirė. Dhe, ēdo ditė, do tė jemi mirė e mė mirė.

Duhet tė mėsohemi qė shikimin ta hedhim pėrpara. Ajo qė na ka ndodhur dikur, pra gabimet e mėhershme, duhet t’ia lėmė sė kaluarės pėrgjithmonė. Sa mė herėt qė ta fillojmė ndryshimin, aq mė herėt edhe do tė jemi pranė qėllimeve tona - pranė sukseseve dhe lumturisė. Pėr tė arritur diku, duhet patjetėr sė pari tė nisemi. Prandaj tė nisemi sa mė herėt. Ta hedhim hapin e parė. Nuk humbim asgjė nėse fillojmė qė sot me ndryshime. Ne jemi farkėtarė tė fatit tonė, ndėrtues tė ardhmėrisė sonė.

http://www.sa-kra.ch/image%20psikologji/simendoniashtu.jpg
avatar
Fikrro

616


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ekzistenca dhe bukuria e diturisė tė shpjerė nė urtėsi

Mesazh  Fikrro prej 06.07.10 22:05

Njeriu mund tė gjej pushim vetėm nė gjirin e vet, nė tė gjen qetėsi, sepse ai posedon bukurinė dhe si i tillė ka pėrparėsi edhe nėse gjendet nė gjumin e paditurisė, sepse e ka pėr detyrim qė tė zgjohet nga ky gjumė! Nuk e vė re si tė gjitha bukuritė shpirtėrore janė mbi sipėrfaqen e detit tė trazuar?


http://www.sa-kra.ch/image%20meditime/egzistencabukuria.jpg


Sikundėr ėshtė e ditur, bukuria dhe nektari i saj - dituria, nė kohė sajojnė kurorėn mbretėrore ekzistenciale. Bukuria dėshiron dhe adhuron shkėlqimin, kurse ekzistenca gjakon bukurinė dhe formėn e saj, diturinė qė shkėlqen mu si kandili nė terrin e dendur. Ēdo gjė e bukur, skofiare, e dėlirė, adhuron rrezet e kėtij kandili tė amshueshėm dhe njeriu atomik dėshiron dritėn dhe shkėlqimin e saj, jo tė reshurat rrezatuese tė cilat lėnė pas vete plagė tė rėnda dhe tė dhimbshme, por rreze qė shėrojnė plagė tė ndjeshme, qofshin ato edhe shpirtėrore, duke iu lutur Allahut xh. Sh. Tani ky njeri atomik, diku larg nė thellėsitė e universit dhe nė thellėsitė e pafund tė shpirtit tė vet, kėtė dukuri dhe nektarin e saj, diturin e gjurmon, se ėshtė strukturė nė thellėsinė e padukshme. Kėshtu vazhdon duke gjurmuar edhe nė njeriun tjetėr, kudo qė gjendet nuk pushon sė kėrkuari, sepse ėshtė adhurues ekzistencial. I etshėm pėr atė kurorė dhe shkėndijėn e saj, qė buron nga ai nektar, e cila ėshtė strukturė nėn valėt e shpirtit tė tij tė trazuar. Pasi qė ajo qenka pasuria e tij ekzistenciale, e strukur diku larg nė meridianėt e botės shpirtėrore, jeton dhe shpreson se do ta gjejė kur do tė kėndellet nga kjo plogėshti, do t’i shkrep njė ditė kjo dritė. Vallė si tė mos gjurmojmė kėtė substancė tė begatshme? Kjo ėshtė njė detyrim pėr qenien teomorfe, nga e cila kurorėzohet dhe begatohet ekzistenca e tij. Si i tillė ai e gjurmon kėtė thesar tė begatshėm, i cili na e mbushullon me lumturi jetėn, vetėm pėr Zotin e gjithėfuqishėm.

Njeriu mund tė gjej pushim vetėm nė gjirin e vet, nė tė gjen qetėsi, sepse ai posedon bukurinė dhe si i tillė ka pėrparėsi edhe nėse gjendet nė gjumin e paditurisė, sepse e ka pėr detyrim qė tė zgjohet nga ky gjumė! Nuk e vė re si tė gjitha bukuritė shpirtėrore janė mbi sipėrfaqen e detit tė trazuar? Dihet mirė filli i dashurisė qė zgjon, qė lidh e qė vėllazėron. Dashuria ėshtė njė fryt i bukurisė dhe i nektarit tė saj, diturisė, e cila mjekon, shėron plagėt, qofshin ato edhe atomike, forcon dhe ngre nė kėmbė qenien e plagosur, lartėson, shenjtėron virtytet e tij tė madhėrishme e tė kėrkueshme. Tė gjitha begatit dhe vetė fati janė bėrthamė e lumturisė sė gjinisė njerėzore, nė tė cilėn kurorėzohet. Vetėm dashuria ėshtė ēelės i kėtij meridiani tė mbyllur. Formula e tė gjitha dėshpėrimeve tė njeriut dhe tė synimeve tė tij tė larta, nė tė njėjtėn kohė edhe kundėrthėnėse “madje edhe pėr mė tė afėrmit”. Kėto dallime vihen re te babai dhe te i biri, dallimet ndėrmjet njėrės familje dhe familjes tjetėr e kėshtu me radhė, si dhe ndėrmjet njėrės kulturė e tjetrės.

Vėshtroje kėtė diferencė babilonase “qė ėshtė njė pjesė teatrore, njė operė e zymtė, e cila ekzekutohet me copa kostumesh e dekorimesh, me gjithė larmin qė i ka lidhur dhe u ka dhėnė shpirt kjo lidhshmėri nė mėnyrė mė konstante, qė mban racėn njerėzore.

Ky element ėshtė dashuria, qė ėshtė fryt i bukurisė sė diturisė, e cila formon njė mendim, njė ndjenjė njerėzore, njė ndėrmarrje pėr kėtė substancė tė amshueshme, e cila jetėn na e bėnė tė lumtur, njė rezervuar i botės shpirtėrore, qė na pastron, na bėn tė dėlirė, ėshtė Zoti fuqiplotė.

Pjesa mė e madhe e racės njerėzore bėnė pėrpjekje nė vazhdimėsi pėr ta realizuar kėtė ėndėrr tė lashtė me qėllim qė tė pasurohet me dashurinė primordiale dhe nektarin e saj, diturinė, qė tė jetė i lumtur dhe qė ēdo gjė rreth tij tė lulėzojė dhe tė jetojė nė dashuri.


Kjo bėrthamė gjendet nė mikrokozmos. Ky mikrokozmos nė kėtė zbrazėsi tė gjithėsisė ėshtė boshti kryesor, i cili mban atė peshė tė rėndė, njė fat tė pazhdukshėm, tė papeshueshėm me tėrė fuqinė e vet, jep e merr pėr tė arritur dhe pėr zgjidhur problemet qė e pengojnė udhėtimin e tij horizontal me karakter jetėsor. I vrullshėm pėr realizimin e kėtyre synimeve mu si rrezet e diellit, qė bien e depėrtojnė tej unazės dhe vėrshojnė botėn, duke e pasuruar me shkėlqimin e vet, qė hyjnė nėpėr ngushticat mė tė vogla gjer nė zemrėn e kozmosit - ja i tillė ėshtė njeriu.

Vlerat etiko-morale bėjnė qė njeriu tė jetė besimtar: Fleksibil, i kujdesshėm, fisnik, i ndershėm, i drejt, i matur, i ekuilibruar dhe, nė fund, besimtar.

Muhamed Ikbali, filozof pakistanez, ka thėnė:

“Besimi, tė besuarit ėshtė imanencė e ekzistencės sė njeriut tė natyrės sė tij. Njeriu ėshtė qenie e vetme e gjallė qė beson. Ta mohosh besimin do tė thotė ta privosh veten nga njė segment i natyrės njerėzore, tė shpallėsh veten si qenie tė dehumanizuar”.

Mu si qelqi kozmik, qė i pėrthyen e pastaj i shpėrndan ato rreze shumėngjyrėshe tė diellit, qė janė enigmatike - ja i tillė ėshtė njeriu.

Kėshtu ndodh edhe me atė shpirt tė dėlirė, tė kthjellėt, qė i pastėr si loti noton nė meridianėt e botės shpirtėrore, qė me njė dėshirė tė zjarrtė shfaqet mu si ylberi mbi atė qelqin kozmik. Tė gjitha arritjet nė kėtė bot i takojnė mbarė njerėzimit, sepse burimi i tyre ėshtė ai nektari origjinal qė buron pa pushim nga thellėsitė e tij, qė ėshtė njė agregat, i cili e shtynė tė synojė pėr tė prodhuar, pėr tė arritur mė tutje, pėr ta pasuruar edhe mė jetėn nė lumturinė e pėrgjithshme. Si i tillė, ky mikrokozmos duhet tė luftoj paditurinė, destruksionin, egoizmin dhe dukuritė e tjera shkatėrrimtare: tė mbjell lule nė kopshtin shpirtėror, nektari i tė cilit do t’i vėrshoj meridianėt e botės shpirtėrore, ku do tė zhduket tisi i territ dhe bukuria e diturisė sė gjurmuar ekzistenciale do tė dalė nė shesh, nga do tė shpėrthejnė rrezet nga ai kandil i amshuar, burim i dashurisė sė racės njerėzore, nėpėrmjet tė tė cilit mund tė arrijmė nė kufirin mė tė lartė tė fuqisė pozitive, ėshtė Zoti i gjithėfuqishėm - Zoti hirmadh xh. sh.

Mr. Hamdi THAQI
avatar
Fikrro

616


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbi miqėsinė

Mesazh  Fikrro prej 06.07.10 22:11

“Duhet tė kemi brenda qenies tonė pikėsėpari virtytin, qė mė pas tė kemi mundėsi tė realizojmė miqėsinė e vėrtetė”- thotė Ciceroni. Miqėsia flet mbi tė gjitha me veprime miqėsore, me fjalė, me sy miqėsorė. Ajo nuk ka sy tė lėngėt plot me dėshira trupore. Nuk ka sy hulumtues, dinakė e tė lėvizshėm, pėr tė zbuluar, hapėsira pėrfitimi tek “miku” i radhės.





Mbi miqėsinė ėshtė thėnė shumė.

E unė tani dua tė flas pėr diēka tė madhe, vėrtet tė madhe. Dua tė shndėrroj pėrpjekjet njerėzore nė njė sado tė vogėl qartėsi mendimi mbi atė qė de fakto merr vlera shpirtėrore dhe bėhet miqėsi.

Sigurisht, “duhet tė kemi brenda qenies tonė pikėsėpari virtytin, qė mė pas tė kemi mundėsi tė realizojmė miqėsinė e vėrtetė”- thotė Ciceroni. Ky rrėfimtar romak, eseist, filozof, pra njeri i menēur dhe shumė i njohur pėr katedrat e mendimit, jetoi deri pak pėrpara epokės sė Krishtit - rreth 40 vjet pėrpara daljes sė profecisė nga misteret Hyjnore. Ai, i shqetėsuar thellėsisht nga ecuria e treguesve shoqėror dhe politik tė kohės, fillon e na tregon modelin e miqėsisė dhe forcėn e saj si element garantues pėr njė rend shoqėror me themele tė shėndosha.

Duke u kthyer tek e pėrditshmja jonė, ose tek shekujt qė kanė kaluar, ku me termin miqėsi ėshtė abuzuar pambarimisht, them se miqėsia ėshtė njė virtyt dhe kusht nė tė njėjtėn kohė. Ajo ėshtė kusht, qė pėr ta patur si virtyt, duhet tė pėrzėmė nga brendia e vetes tonė: hipokrizinė, zilinė, interesat materiale, karrierizmin, servilizmin. Po tė zėvendėsonim gjithė kėto vese tė urryera qė mbart shpirti dhe mendja njerėzore me miqėsinė, atėherė do kuptonim lehtėsisht atė ēka thėnė Ciceroni.
Po kėshtu do kuptonim mė qartė atė ēfarė u tha Jezu Krishti Apostujve me frazėn: “Duajeni njėri-tjetrin siē ju desha unė juve!” Ai foli pėr dashuri, por kjo ishte njė dashuri miqėsore, vėllazėrore, nė kuptimin simbolik tė shprehjes.

Pra, kėtu kuptojmė se cilat mund tė jenė rastet e mirėfillta kur raportet njerėzore karakterizohen nga njė ndjenjė e vėrtetė miqėsie.

Grekėt e vjetėr, tė cilėt falė gjuhės dhe shkollave qė administronin nė gjithė Mesdheun 2000 vjet kaluar, qenė tė parėt qė shkruan libra me Tekstet e Shenjta - sigurisht nė gjuhėn e tyre mrekullisht tė pasur. Pikėrisht nė kėtė gjuhė ata marrėdhėniejen e Jezusit me Apostujt e pėrkufizuan me termin philia (dashuri miqėsore). Ndėrsa dashurinė trupore, dėshirat atraktive i pėrkufizuan me termin eros (dėshirė trupore). Po ata, grekėt e vjetėr, tė ditur dhe tė ndjeshėm siē ishin ndaj tė bukurės, gjetėn fjalėn agape (dashuri me frymėzim hyjnor) pėr mė tė bukurin sentiment, fjalė kjo qė pėrfaqėson dhe kulmin e inteligjencės dhe tė ndjeshmėrisė tek njerėzit.
Mirėpo nė vakumin e pėrditshėm shpirtėror, kulturor dhe informativ qė pėrjetojnė njerėzit prej mijėra vjetėsh, bien shpesh herė pre shumė nga ne. Mundohemi tė shprehemi dhe kėshtu delirojmė e tentojmė tė prekim tema delikate dhe udhėrrėfyese pėr njerėzimin, siē ėshtė edhe argumenti: miqėsia. E kush nuk shkroi pėr miqėsinė?! Barinj, kalorės e kallajxhinj. Luftėtarė, tė burgosur e marinarė. Ushtarė, alkoolistė e homoseksualė. Poetė, shkrimtarė, kanunxhinj e tradhtarė. Virgjėresha, adoleshente, gra nė moshė, prostituta e kėshtu me radhė.





Ēlirim i pallogaritshėm energjish dhe emocionesh, shpesh herė tė hedhura dėm mbi faqe letrash e librash anonim, qė padyshim do kishin vlejtur pėr diēka tjetėr, shumė mė tė dobishme pėr njeriun.

Ėshtė pėrkufizuar ajo, miqėsia, nė tė gjitha format, me shumė fjalė e rreshta, qė nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve kanė krijuar konfuzion dhe jo qartėsi.

Po nė tė vėrtetė ēfarė ėshtė ajo?!

Ajo, miqėsia, ėshtė diēka krejt tjetėr nga marrėdhėnia obsesive kundruese qė ka, jo me ty por me trupit tėnd, homoseksuali i radhės kur shtiret si mik. Ky raport, ose sentiment njerėzor, si na pėlqen shpesh ta quajmė miqėsinė, nuk mund tė jetė veēse njė kusht ku nuk ekzistojnė si referencė tė mirat materiale dhe shkėmbimi i tyre mes individėve.

Ai ėshtė njė raport i kushtėzuar nga fakti se askush nuk mund t’i imponojė palės tjetėr “respekt” autoritar. E njėjta gjė mund tė thuhet, pra nė formė kritike, nėse dikush pretendon tė pėrfitojė prej dikujt diēka dhe jeton me paturpėsi duke thėnė se ndjehet mirė qė po pėrjeton njė “miqėsi” tė tillė.

Jo! Miqėsia ėshtė njė sentiment. Ajo ėshtė njė nga tre elementėt ose format ekspresive mė tė pėrmendura kur flitet pėr ndjenjėn mė tė lartė dhe sublime qė karakterizon njeriun, pra, pėr dashurinė. Miqėsia ėshtė pjesė e rėndėsishme ose shpesh pararendėse e dashurisė. E pėr dashuri kemi parasysh atė qė pėrmendet nė librat e shenjtė, lidhjen e madhe erotike, miqėsore dhe shpirtėrore ardhur nga Zoti (Shėn Pali Korintasve 1).



Po t’i flisja tė gjitha gjuhėt e njerėzve e tė engjėjve,por po tė mos kisha dashurinė, do tė isha porsi bronzi qė kumbon..
Po ta kisha dhuratėn e profecisė e t’i dija tė gjitha misteret,e tė gjitha dituritė;po ta kisha edhe fenė e plotė, me tė cilėn t’ua ndėrroja vendin maleve,por po tė mė mungonte dashuria, s’do tė isha asgjė!




Kėshtu, do tė shprehesha edhe unė nė lidhje me miqėsinė pra:
Po tė kisha ēdo mundėsi materiale ose gjithė hirin e bukurisė,edhe po tė kisha gjithė pushtetin tokėsor dhe prepotencėn e njė qenieje,symbyllur qė kėrkon tė barazohet me Atė qė e ka krijuar,po tė mos kisha miqėsinė, jam i sigurt se do tė isha i vetmuar dhe do ndjehesha njė asgjė!

http://www.sa-kra.ch/image%20meditime/per%20miqesine.jpg

Vlen tė kujtohet se miqėsia ėshtė ajo, e painteresuara ndjesi mbi baza materiesh, ajo e painteresuara ndjesi dhe veē e ndershme ndaj nevojtarėve; ėshtė pėr ata qė e kėrkojnė pa interes dhe me sinqeritet atė. Ėshtė ajo ndjesi qė kėrkon dhe i ofrojmė atij, qė nė heshtje e plot me dinjitet ka nevojė pėr tė, pėr miqėsinė tonė. Ai e kėrkon dhe nuk ēirret apo serviloset pėr ta patur atė prej nesh. Ai pra ėshtė miku ynė, ai na jep tė kuptojmė se ēfarė kėrkon prej nesh dhe na bėn qė ta ofrojmė edhe ne vetė kėtė sentiment, miqėsinė, tek ai ose tek tė tjerė.

Miqėsia flet mbi tė gjitha me veprime miqėsore, me fjalė, me sy miqėsorė. Ajo nuk ka sy tė lėngėt plot me dėshira trupore. Nuk ka sy hulumtues, dinakė e tė lėvizshėm, pėr tė zbuluar, hapėsira pėrfitimi tek “miku” i radhės.

Ajo, miqėsia, nuk ka brenda strukturės sė saj strategjira okulte mbi depersonalizimin e atij qė duam ta kemi mik, duke i shkaktuar atij trauma, duke i prishur atij ekzistencėn prej xhelozisė, duke i shkatėrruar raportet qė ai ka me tė tjerėt dhe me gjithė botėn e tij. E pėrse?! “Vetėm e vetėm pėr ta patur pak mik!”. Ky ėshtė vetėm njė nga shumė paradokset qė konsumohen nė emėr tė kėtij virtyti tė lartė siē ėshtė miqėsia.

Kėtu mund tė theksohet se nuk mund t’i veshim emrin miqėsi raportit qė prodhon njė individ me gjithkėnd tjetėr tė rastėsishėm, vetėm e vetėm pėr t’i treguar botės se edhe ai ka miq. Sepse nė tė vėrtetė ai akuzohet shpesh pėr faktin se “nuk do kishte se kujt t’i kėrkonte qoftė edhe njė gotė ujė” siē thotė populli, pra si njė i vetmuar pėr faj ekskluzivisht tė tij, nė kėtė botė plot me njerėz e me miqėsira. Ai dėshiron, thjesht tė tregojė nė dukje dhe jo nė pėrmbajtje se ka miq.
Me fjalė tė tjera, ky individ ka nevojė tė shtiret e tė justifikojė paaftėsinė e tij nė shoqėri dhe nuk ka aspak si qėllim tė krijojė e tė jetojė raporte vėrtet miqėsore, pėr tė cilat bota ka aq shumė nevojė e pa tė cilat njeriu nuk mund tė jetojė si njeri.

Pas Krishtit, filloi tė qartėsohej dhe mund tė them se ishte gjithnjė e mė konkrete ideja mbi miqėsinė, sigurisht kjo edhe pas provave, shembujve dhe eksperiencave tė Tij me Apostujt. Njerėzit, pas kėsaj epoke, kanė mundėsi tė kuptojnė se miqėsia nuk ėshtė diēka abstrakte, por as krejt e zakonshme. Ajo shihet si njė gjė e shenjtė, qė fle tek njeriu prej ndėrmjetėsisė sė Shpirtit tė Shenjtė, i cili zbret prej lart me vullnet tė Krijuesit. Po kėshtu, si njė gjė e shenjtė ajo pėrkufizohet edhe nė jetėn e pėrditshme si dhe nė zhargonin e njerėzve qė zakonisht nuk kanė asgjė tė shenjtė ose lidhje me gjėrat e shenjat. Pjesa mė e madhe e tyre, nė mėnyrė retorike thonė, “motra ėshtė e shenjtė”, “toka ėshtė e shenjtė”, e po kėshtu thonė “miqėsia ėshtė e shenjtė”. Sigurisht thonė njė tė vėrtetė tė madhe kėta tė pandėrgjegjshėm edhe pse fjalėt i pėrdorin pa iu a ditur kuptimin ose pa u thelluar nė to.

Miqėsia ėshtė e Shenjtė. Ajo nuk fle tek kushdo. Ajo vjen e zbret nė mėnyrė tė padukshme nga Lart dhe prandaj themi se “ai ėshtė njė njeri i Lartė” kur duam tė pėrshkruajmė me solemnitet njė person qė na ėshtė shfaqur vėrtet me virtyte miqėsore.

Miqėsia nuk preket, nuk hahet, nuk vishet, nuk duket me sy, nuk ka ngjyrime, nuk ka variante. Nuk ėshtė miqėsi ajo qė pėrshkruajmė kur themi “unė atė e kam mik me versionin tim”. Jo, ajo nuk ėshtė miqėsi! Ajo mund tė jetė sjellje oportuniste, mashtruese, e bazuar nė interesa tė caktuara pėr rrethana tė caktuara.

Miqėsia vjen nė formė energjie, si njė bashkudhėtare me Shpirtin e Shenjtė dhe zė vend nė zemrėn dhe mendjen e njė personi. E qė nga ai moment, ajo ėshtė e njėjta gjė tek tė gjithė, ėshtė e njėjta ndjesi dhe kėshtu, tė gjithė ata qė e kanė brenda tyre komunikojnė nėpėrmjet saj. Ajo zbret vetėm nga lart dhe prandaj i ngre gjithnjė lart nė piedestal ata qė e mbartin. Prej kėtyre njerėzve bota zbukurohet e ndodhin mrekullitė.

Mund tė thuhet se si nė atė e nė kėtė kohė, ose mė mirė nė tė gjitha kohėrat, miqėsia mund tė konsiderohet si njė cilėsi qė iu pėrket njerėzve tė ndershėm dhe tė mbarė, tė cilėt si njė klasė shoqėrore e konsoliduar, nėpėrmjet saj, miqėsisė pra, mund tė garantojnė mbarėvajtjen e shoqėrisė dhe janė nė gjendje tė rregullojnė punėt e shtetit.

Miqėsia ėshtė ajo qė reziston nė kohė (kohėt njerėzore), qoftė edhe me fragmente tė shkėputura ose momente tė shkurtra miqėsie qė krijojnė atė sigurinė dhe ndjeshmėrinė qė tė bėjnė tė mendosh se ti me atė person tė cilin e konsideron mik, ke lindur e je rritur sė bashku. Ėshtė pikėrisht ajo qė nuk ka interesa tė tjera veē natyrales, modestes, tė pastrės, tė ndershmes dhe jetėgjatės miqėsi.
avatar
Fikrro

616


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Njeriu nuk rron dy herė,por ka shumė nga ata qė nuk dinė te jetojnė as njė herė...

Mesazh  Fikrro prej 06.07.10 22:19

"Mendimi qė e lind besimin, - thotė Osho, - e krijon energjinė e caktuar nė organizėm. Aq sa tė ketė njeriu besim, aq do tė ketė energji. Kurse energjia ka forcė qė t'ua ndryshojė trajtėn gjėrave. Pėr tė qenė ky mendim plotėsisht i qartė, shikone rrjedhėn e ujit. Uji ecėn teposhtė, uji mendje s'ka, ecėn nga i vjen mė lehtė. Po tė pėrdorim energjinė dhe ta vlojmė ujin, atėherė nga do tė shkojė avulli: pėrpjetė a teposhtė?"



Besimi ėshtė mendim i formėsuar nė mendje pa asnjė thėrrmijė tė luhatjeve e tė dyshimeve. "Besimi ėshtė ligji themelor i jetės". Ata qė duan tė arrijnė suksese tė larta, duhet tė kenė besim tė madh. Raporti ndėrmjet suksesit dhe besimit ėshtė plotėsisht i barabartė: aq sa do tė besosh nė aftėsitė tuaja, aq edhe do tė arrish sukses. As mė pak, as mė shumė.

"Deri para disa kohėsh, besohej se pėr ta arritur ndonjė sukses nė jetė, - shkruan H. Boksi, - ishin tė nevojshme dhunti tė jashtėzakonshme inteligjence, tė shoqėruara nga favore tė veēanta tė fatit. Sot dihet e pranohet nga tė gjithė kompetentėt nė kėtė fushė se suksesi ėshtė njė ēėshtje e thjeshtė vullneti e zbatimi. Aq e vėrtetė ėshtė kjo, se ne amerikanėt nuk besojmė as nė fatmirėsi, as nė fatkeqėsi, por besojmė nė "rastėsi". E, rastet paraqiten me qindra nė rrugėn e jetės...
Individėt sistematikisht fatkėqij janė tė frikėsuarit, tė rrėmbyerit, dembelėt, tė paqėndrueshmit, injorantėt, tė ērregulltit...

Njeriu aktiv dhe i guximshėm, i mėsuar, i matur, i kujdesshėm, nuk ėshtė kurrė fatkeq. Mund tė pėsojė njė pėrmbysje, por kurrė njė disfatė. Tė besosh se pėr tė qenė i suksesshėm dhe i lumtur ėshtė e domosdoshme buzėqeshja e fatit dhe dashamirėsia e rastit, ėshtė njė gabim i rėndė. Si elemente psikologjike, suksesi dhe lumturia, janė tė varura plotėsisht nga vullneti ynė."

Ndėrkaq, O. Shelbahu, do tė thotė: "...duke folur pėr qėllimin, kam theksuar tė mos i vini vetes qėllim tė vogėl. Gjithashtu kam theksuar se nuk bėn ta konsideroni veten tepėr tė vogėl dhe pa vlerė, dhe kėtė gjė do ta theksoj edhe njėherė, sepse e di me siguri se jeni nė gjendje tė manifestoni aftėsi shumė mė tė madhe punuese sesa besoni edhe vetė. Porse shumė njerėz lėngojnė nga ajo qė nuk besojnė nė vete dhe nė aftėsitė e veta. Ndėrkaq, vetė besimi bėn qė veprat e mėdha dhe veprimtaria e madhe tė arrihen dy herė mė shpejt dhe mė lehtė. Pėr kėtė ja se ē'thotė pėr dėshirat tuaja mjeshtri i vjetėr Gėte: "Dėshirat tona janė parandjenja tė aftėsisė, tė cilat gjenden nė ne, janė kasnecė tė asaj qė jemi nė gjendje tė bėjmė".

Ēdo dėshirė e arsyeshme mund tė plotėsohet. Dėshira ėshtė e arsyeshme nėse gjendet nė suaza tė asaj qė mund tė arrihet. E arritshme ėshtė ēdo gjė pėr ēka jeni aftėsuar. Nėse pėrherė synoni pėrpara, kufijtė e sė arritshmes ēdo ditė do tė zgjerohen pėrherė e mė tepėr, meqė aftėsitė tuaja pėrmes synimit pėrherė zhvillohen.

Shumica e njerėzve janė ėndėrrimtarė, tė cilėt nuk dinė se ē'duan ē'ėshtė e drejta, nuk dinė pse dhe pėr ēfarė arsye jetojnė. Pėr kėtė nuk ėshtė e ēuditshme pse fati i hedh sa andej, sa kėndej, kurrkund nuk zėnė vend e as kanė kėnaqėsi tė plotė.
Ata janė njerėz tė sė pėrditshmes, qė ėndėrrojnė syhapur, qė vetė janė fajtorė pėr fatkeqėsinė e tyre, po, megjithatė, ua hedhin fajin tė tjerėve. Ju ndėrkaq, duhet tė ecni jetės syhapur dhe pėr kėtė shkak tė gjykoni pėr ēdo gjė me arsye.

Nuk ekziston kurrfarė ndikimi qė do tė mund t'ju pengonte, nėse pėrpara nuk i besoni atij ndikimi. Natyrat e mėdha ecin qetė rrugicave tė veta drejt suksesit, tė cilin e kanė rrėnjosur fort dhe e ruajnė si farė tė ēmueshme".
Kėto ishin dy fragmente tė shkurtra, qė flasin qartė pėr funksionin e besimit pėr arritjen e suksesit nė jetė. Mė poshtė do tė merremi me besimin si mjet tejet efikas pėr shėrim tė sėmundjeve tė ndryshme. Por edhe kur kemi shkruar pėr "Mendimin dhe Qėllimin", e edhe nė kėtė pjesė pėr besimin si fuqi e madhe nė rrugėn e suksesit, e edhe pėr pjesėn tejet interesante kur besimi sjell shėrimin, gjithnjė na del para njė dilemė shumė serioze: ku po gjen forcė organizmi pėr realizimin e qėllimeve tė larta, pėr arritjen e sukseseve tė mėdha dhe pėr shėrimet e ndryshme. Me kėtė rast duhet t'i drejtohemi Oshos, i cili nė librin Fara hyjnore nė mėnyrė eksplicite dhe tė saktė i sqaron tė gjitha.

http://www.sa-kra.ch/image%20meditime/njeriu%20nuk%20rron.jpg

"Mendimi qė e lind besimin, - thotė Osho, - e krijon energjinė e caktuar nė organizėm. Aq sa tė ketė njeriu besim, aq do tė ketė energji. Kurse energjia ka forcė qė t'ua ndryshojė trajtėn gjėrave. Pėr tė qenė ky mendim plotėsisht i qartė, shikone rrjedhėn e ujit. Uji ecėn teposhtė, uji mendje s'ka, ecėn nga i vjen mė lehtė. Po tė pėrdorim energjinė dhe ta vlojmė ujin, atėherė nga do tė shkojė avulli: pėrpjetė a teposhtė?"

Tė gjithė ata qė janė thelluar pak mė shumė nė fshehtėsinė e krijimtarisė imagjinare, e dinė fare mirė se pa njė frymėzim tė fortė qė shkakton njė temperaturė tė brendshme, pra, pa njė zjarr, njė energji, nuk mund tė ketė vepėr tė mirė artistike. Pa njė energji tė caktuar, nuk mund tė krijohet asnjė prodhim nga jeta materiale. Secili, kush mė pak e kush mė shumė, e do njė energji tė caktuar. "Ta vlojmė ujin, t'ia ndėrrojmė trajtėn" dhe, prandaj, do t'i ndėrrohet edhe rrjedha. Nėse kemi vlime tė brendshme, energji, nė vend se tė ecim teposhtė si uji, do tė kthehemi nė drejtim tjetėr: pėrpjetė, si avulli.

Ja forca reale e besimit, prandaj kemi thėnė nė fillim se aq sa tė kesh besim, aq do tė kesh sukses. As mė pak, as mė shumė. Por tė shohim tash funksionin e besimit si mjet shėrues, pėr tė cilin Xh.Marfi thotė:
"Ėshtė e qartė se secilin njeri e interesojnė problemet e shėrimit tė sėmundjeve trupore. Ē'sjell nė tė vėrtetė shėrimi? Ku fshihet fuqia shėruese? Secili nga ne sė paku njė herė e ka parashtruar kėtė pyetje. Pėrgjigjja ėshtė e thjeshtė: fuqia shėruese pushon nė ndėrdijen e secilit njeri, kurse ndryshimi i qėndrimit tė tė sėmurit e liron dhe e nxit atė qė tė fillojė tė veprojė.

Asnjėherė, asnjė mjek, asnjė psikolog, asnjė psikiatėr, asnjė prift a fallxhi nuk e ka shėruar asnjė tė sėmurė. Fjala e lashtė thotė: "Mjeku plagėn e lidh me fashė, kurse zoti e shėron". Psikologėt dhe psikiatrit i lirojnė blloqet dhe, nė kėtė mėnyrė, e lirojnė parimin shėrues, duke ia kthyer shėndetin tė sėmurit. Ngjashėm me kėtė edhe kirurgu e liron pengesėn fizike nė organizėm, pas sė cilės rryma shėruese pėrtėrin funksionin e vet normal. Asnjė mjek nuk do tė pohojė me kėmbėngulje se pikėrisht ai e shėroi pacientin, por kėtė sukses do t'ia njohė fuqisė shėruese, qė ka emra tė panumėrt: natyrė, jetė, zot, inteligjencė krijuese ose fuqi e ndėrdijes.

Ekzistojnė shumė metoda tė ndryshme tė eliminimit tė pengesave mentale, emocionale dhe fizike, qė pamundėsojnė qarkullimin e lirė tė parimit shėrues tė secilit prej nesh. Parimi shėrues, i vendosur diku thellė nė pjesėn e ndėrdijshme tė mendjes, ėshtė nė gjendje dhe i gatshėm, qė nėn udhėheqjen e vetėdijes sė vet a tė vetėdijes sė dikujt tjetėr, ta shėrojė shpritin e trupin nga ēdo sėmundje.
Parimi shėrues vepron nė brendi tė secilit njeri, pa dallim ngjyre, race a feje...

Veprimi bashkėkohor i terapisė shpirtėrore bazohet nė faktin e provuar se forca e paskajshme dhe menēuria e ndėrdijes reagojnė sipas besimit qė i kushtohet asaj. Prifti, gjatė kėsaj, i pėrmbahet pėrcaktimit tė biblės: tėrhiqet nė botėn e vet dhe e kyē derėn pas vetes, qė do tė thotė se qetėsohet, relaksohet dhe i dorėzohet mendimit tė fuqisė sė paskajshme shėruese nė vetvete. Pra, mbyll derėn e mendjes, pėr ēdo gjė qė nga jashtė do tė mund ta pengonte dhe qetė e me bindje i kthehet ndėrdijes sė vet, duke ia rrėfyer dėshirėn e kėrkesėn e vet, duke kuptuar se pėrgjigjja do tė jetė nė pajtim tė plotė me nevojat e tij.

Vallė, a nuk ėshtė e mrekullueshme tė dihet se ajo qė ėshtė krijuar nė mendje, mė nė fund, do tė realizohet? Mu kėtu qėndron thelbi i qėndrimit: "Beso se ke dhe do tė kesh!" Nė kėtė ėshtė bazuar terapia bashkėkohore lutėse.

Ekziston vetėm njė proces i pėrgjithshėm shėrues, i cili vepron ndaj ēdo gjėje dhe ndaj ēdokujt: ndaj maces, qenit, drurit, frymės, tokės, sepse ēdo gjė nė kėtė botė pėrmban frymė tė jetės. Ky parim jetėsor vepron nė mbretėrinė e shtazėve, tė bimėve dhe tė mineraleve si instinkt dhe si ligj i rritjes dhe i zhvillimit. Njeriu, pėr dallim nga tė tjerėt, ėshtė i vetėdijshėm pėr veprimin e parimit jetėsor dhe me vetėdijen e tij ėshtė nė gjendje qė atė ta orientojė drejt nga mirėqenia e vet.

Ka shumė aspekte, teknika dhe metoda tė ndryshme tė pėrdorimit tė kėsaj fuqie universale, por duhet pasur ndėr mend se ekzistoj vetėm njė proces shėrues, qė quhet besim, bindje. (Pra: BESIM, BINDJE!).

Secili religjion paraqet formė tė caktuar ta shfaqjes sė bindjes njerėzore - tė besimit njerėzor, gjatė sė cilės besimi arsyetohet nė mėnyra krejtėsisht tė ndryshme. Ai ėshtė ligji i jetės.
Besimi ėshtė mendim nė mendjen e njeriut, e cila fuqisė sė ndėrdijes ia mundėson shpėrndarjen nė tė gjitha fazat e jetės sė tij nė pajtim me mėnyrė e zakonshme tė tė menduarit.

Duhet pasur ndėr mend se libri asnjėherė nuk flet pėr besimin nė formė tė ritualit, nė formė ceremonie, nė formė institucioni etj., por pėr tė besuarit si ēėshtje mė vete. Ajo se ēka beson mendja e njeriut, ėshtė vetėm mendim i kėsaj mendjeje dhe asgjė tjetėr.

Ėshtė irracionale tė besosh nė atė qė sjell dhembje ose nė atė qė e shkatėrron shpritin. Keni ndėr mend se nuk ėshtė e dėmshme ajo nė ēka besohet, por vetė tė besuarit, pėrkatėsisht MENDIMI qė sjell rezultatin.

Tė gjitha pėrvojat, tė gjitha veprimet, tė gjitha vetitė dhe tė gjitha ngjarjet nė jetė, janė jehonė e mendimeve tė lindura nė mendjen e njeriut.

Terapia lutėse paraqet veprim tė pėrbashkėt, tė sinkronizuar, tė harmonizuar dhe inteligjent tė nivelit tė vetėdijes dhe tė ndėrdijes sė mendjes, tė orientuar nė drejtim dhe me qėllim tė caktuar.

Gjatė thėnies sė lutjeve shkencore (vargun e pohimeve pozitive), pėrkatėsisht terapisė, gjithnjė ėshtė e nevojshme tė dihet se ē'ėshtė duke u bėrė dhe pėr ēka ėshtė duke u bėrė, duke ia falur besimin ligjit tė shėrimit. Siē dihet, terapia lutėse quhet edhe lutje e bazuar shkencore ose veprim shpirtėror i bazuar nė lutje.

Detyra e parė e njeriut, i cili vetvetes ia ushtron terapinė me lutje, ėshtė qė ta zgjedhė idenė, planin ose pėrfytyrimin, qė dėshiron ta pėrjetojė. Pastaj bėn ēdo gjė qė tė jetė i vetėdijshėm pėr aftėsinė e vet. Nė atė mėnyrė qė ta ndiejė e ta besojė se gjendja e paramenduar paraqet realitet. Po qe se i mbetet besnik qėndrimit tė tij mendor, lutja do t'i plotėsohet. Pra, terapia lutėse paraqet veprim saktėsisht tė caktuar mendor, me qėllim tė caktuar saktėsisht.

Tė paramendojmė se me ndihmėn e terapisė lutėse arrini tė shėrbeheni, pėrkatėsisht tė liroheni nga ndonjė problem. Do tė niseni nga fakti se vėshtirėsia e sėmundja janė pasojė e mendimeve negative tė ngarkuara me frikė dhe tė vendosura thellė nė ndėrdije. Po qe se ju shkon pėr dore tė liroheni nga kėto farė mendimesh, atėherė do tė liroheni edhe nga problemi.

Prandaj, fuqisė shėruese tė ndėrdijes dhe vetvetes i ktheheni shumė herė, ia pėrsėritni ēdo gjė qė u ėshtė e njohur pėr aftėsinė e saj, me qėllim qė t'ju sjellė shėrim. Pas njė kohe, frika fillon tė zhduket, ndėrsa vendin e saj fillojnė ta zėnė besimet e vėrteta.

Mė tej ėshtė e nevojshme qė shumė herė t'i shprehet mirėnjohje shėrimit, i cili nė mėnyrė tė paluhatshme do tė pasojė, kurse pjesėn e vetėdijshme tė mendjes me kujdes do ta mbrojė nga tė menduarit pėr problemin. Gjatė lutjeve nuk duhet menduar negativisht, madje as edhe pėr njė moment nuk duhet dyshuar nė pėrfundimin pozitiv. Qėndrimi i tillė mendor shpie deri te lidhja e vetėdijes me ndėrdijen qė, nga ana e vet, liron fuqinė shėruese tė ndėrdijes".

Fallxhinjtė pėrdorin eshtra, flokė, plumb tė shkrirė, gurė e gjėsende tė tjera. Merrni kėto mjete, dėrgoni nė laborator dhe do tė shihni se asnjė substancė shėruese nuk pėrmbajnė. E, megjithatė, disa sish shėrojnė? Siē u tha deri tash: nuk shėrojnė as varret, as eshtrat, as thonjtė, por shėron besimi.

Brezi im ka pasur njė qėndrim injorues ndaj tė gjitha besimeve, prandaj nga pėrvoja jonė mund tė nxjerrim njė mijė shembuj kur i kemi mashtruar gjyshet tona. Ato na porositnin t'iu shkruanim hajmali te hoxha, ne paratė i bėnim rrush e kumbulla, vetė i shkruanim "hajmalirat". Por, pėr ēudi, efektet ishin reale.

Nė vitet e fundit, qėkur kam filluar tė merrem aktivisht me kėtė literaturė, kam shėnuar dy raste, qė mendoj se janė interesante.

Njėherė pėrgatitesha tė shkruaja pėr njė fallxhi mashtrues. Vėrtet, mashtrues. Shėnova se kishte paguar njeriun "tė ēmendej", si kishte paguar shoferin e autobusit urban, qė kur tė hynte ai nė autobus dhe tė ngriste dorėn, autobusi tė fikej dhe udhėtarėt tė pėrplaseshin, pastaj si kishte paguar "propagandues" nėpėr tregjet e Kosovės, qė do tė pyesnin: a dini gjė ku jeton filani se po bėnte ēudi e tė tjera. Nė fund, kontaktova edhe me "personazhin" tim. Mė tha: "Mos mė nguc se, duke u pėrpjekur qė tė jem bindės, arrita t'i besoja fuqisė sime! Dhe: aq shumė po mė besojnė njerėzit dhe aq shumė po ua lehtėsoj dhembjet, sa s'ka mė kurrfarė kuptimi kthimi prapa!"

Rastin tjetėr: njė fshatar, me pak shkollė, me gjendje tė mirė ekonomike, besimtar i sinqertė, nga pesė-gjashtė raste "i shėronte" nė ditė. Kur e pyeta pėr mėnyrėn e punės, mė tha: "Nuk di. Unė e them njė lutje me zemėr. Kam dėshirė t'u ndihmoj njerėzve. Por asgjė mė shumė nuk di! Njerėzve ajo lutje po u ndihmon, pėrditė po vijnė nga tė gjitha anėt!"

Nė fund, duhet tė pėrsėrisim thėnien e fillimit se "besimi ėshtė ligji themelor i jetės", prandaj, pavarėsisht se pėr ēka ėshtė fjala, qoftė tė jetė pėr tejkalimin e pengesave, pėr realizimin e qėllimeve jetėsore, pėr sigurimin e shėndetit tė pėrkryer e edhe pėr mundėsinė e shėrimit, tė gjitha rezultatet do t'i keni tė barabarta me nivelin e besimit dhe tė vetėbesimit tuaj.

Daut DEMAKU
avatar
Fikrro

616


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Njeriu qė mbetet pa dashurinė e tė tjerėve ėshtė qenia mė fatkeqe nėn dritėn e diellit...

Mesazh  Fikrro prej 06.07.10 22:28

Nė qoftė se do qė jeta tė tė buzėqeshė, buzėqeshi ti i pari jetės! Dije se s'ka asgjė nė botė qė tė ēarmatosė mė shumė e mė fortė sesa mirėsia, prandaj duaji tė afėrmit tuaj, nėse e do vetveten, dhe gjithēka dėshironi t'ju bėjnė juve njerėzit, bėni edhe ju atyre, nė qoftė se nė rrugėn tuaj jetėsore dėshironi tė keni hapin e sigurt, tė suksesshėm e tė ndershėm.

Pikėrisht sikur shenjat e trafikut, qė vihen buzė rrugės pėr ta orientuar shoferin tė arrijė nė cak lehtė, shėndoshė e mirė, edhe nė rrugėn tonė tė suksesit nė jetė duhet t'i vėmė shenjat orientuese qė na e lehtėsojnė ecjen e shėndetshme dhe arritjen e shpejtė e tė mirė deri te qėllimi.

Shenja e parė ėshtė njė mendim shumė i hershėm, ėshtė thėnė shtatė shekuj mė parė dhe tė menēurit e mbajnė si vetullėn mbi sy. E ka thėnė poeti i famshėm persian Saadi, i cili ka vdekur mė 1291 nė moshėn 107-vjeēare. Nė "Gjylistanin" e tij, ose kopshtin e trėndafilave, thotė: - "Nė qoftė se dėshiron tė tė buzėqeshė jeta, buzėqeshi ti i pari jetės".
E dyta ėshtė thėnė nga autori amerikan H.Boks, tashmė i njohur: "Nuk ka asgjė tjetėr nė botė qė tė ēarmatosė mė shumė e mė fort sesa mirėsia. Ēfarėdo lloj arme shkatėrrohet pėrpara saj".

Secili njeri ka nevojė ta duan tė tjerėt nė atė masė, siē ka nevojė organike pėr ushqimin e trupit. Nėse do tė tė duan, tė tė respektojnė e tė nderojnė tė tjerėt, ta bėsh kėtė ti i pari. Sepse ēdo gjė qė bėn njeriu, bėn pėr vete. Tė tjerėt mund t'i lėndosh me urrejtjen tėnde, por lėndimin mė tė rėndė do t'ia sjellėsh vetvetes, sepse urrejtja ka lindur nė ty, nė kokėn tėnde. Nėse i do tė tjerėt, sidomos tė afėrmit qė nga rrethi familjar, ata do t'i shėrosh me rrezatimin e gėzimit e tė dashurisė sate, por do ta shėrosh shumė mė shumė vetveten, sepse dashuria e gėzimi po lindin nė shpirtin tėnd.

Pėr kėtė Xh.Marfi do tė thotė: "Ndėrdija me pėrpikėri shėnon ēdo imtėsi qė ia pėrēoni pėr ta nxjerrė pastaj ēdo shėnim me besnikėri nė realitetin e sė pėrditshmes. Mu pėr kėtė shkak, nė marrėdhėniet ndėrmjet njerėzve do tė duhej pėrdorur rregulla e artė: "Gjithēka dėshironi t'ju bėjnė juve njerėzit, t'u bėni edhe ju atyre"!

Atė qė dėshironi ta ndiejnė tė tjerėt pėr ju, ndieni edhe ju pėr ta. Ashtu siē doni tė sillen tė tjerėt ndaj jush, silluni edhe ju ndaj tyre.

Mendimet janė krijuese, prandaj ēdo gjė qė e mendoni a ndieni pėr tė tjerėt, bėhet pjesė e pėrvojės suaj vetjake, sepse pėrmes veprimit tė ndėrdijes, mendimet tuaja materializohen nė realitetin tuaj. Veē kėsaj, ēdo sugjestion qė ia jepni ndokujt, nė tė vėrtetė e bėni pėr vetveten, sepse mendja si medium krijues e pranon atė dhe aty pėr aty fillon tė veprojė sipas tij.
Nėse ndokujt do t'i bėni njė tė mirė, e mira do t'ju kthehet; nėse ndokujt i bėni keq, poashtu edhe e keqja do t'ju gjejė. Nėse ndokush i mashtron dhe i gėnjen tė tjerėt, nė tė vėrtetė ai mashtron dhe gėnjen vetveten. Ndjenja e fajshmėrisė, pas njė kohe tė caktuar, edhe atij do t'i sjellė humbje.

Ndėrdija me kujdes shėnon aktin mendor tė mashtrimit dhe reagon nė pajtim me motivacionin mendor.

Ndėrdija ėshtė pavetore dhe e pandryshueshme, nuk dallon religjion, racė, institucion. Nuk ndien mėshirė dhe as ėshtė hakmarrėse. Mėnyra se si mendoni e silleni, nė fund do t'ju kthehet edhe juve.
Ata qė e njohin ligjin e tillė dhe mėnyrėn e veprimit tė ndėrdijes, gjithnjė do tė kenė kujdes tė mendojnė, tė ndiejnė dhe tė sillen mirė e drejt ndaj tė afėrmve tė vet.
Sa e madhe ėshtė nevoja e njeriut qė ta duan tė tjerėt, do tė shohim nė shembullin e vjehrrės dhe tė qenit. Nė fillim, kėta dy shembuj, vjehrra dhe qeni, dikujt do t'i duken qesharakė dhe joseriozė, por t'i shohim njėherė se ēfarė materiali ilustrues ofrojnė dhe pastaj tė gjykojmė pėr seriozitetin e kėtij krahasimi.
Nė pėrvojėn e popullit tonė ekziston njė thėnie, qė ėshtė bartur brez pas brezi, e cila nė mėnyrė tė mrekullueshme ilustron nevojėn shpirtėrore tė njeriut pėr tė qenė i dashur prej tė tjerėve.
Keni dėgjuar kėtė fjalė tė urtė: "Pėr inat tė resė teme, mė dektė djali", ose nė jug: "Pėr inat tim re, tė mė vdesė im bir". Kush e e thotė kėtė? Nėna e djalit. Vjehrra e nuses.
Djali nė popullin tonė ėshtė simbol i trashėgimisė, i ardhmėrisė, i jetės. Nėna qė ka djalė mund tė shpresojė ta martojė, tė ketė krah pune tė dyfishuar dhe tė ketė nipa e mbesa, do tė thotė ta sigurojė trashėgiminė.
Instinkti prindor, ėshtė thėnė sa herė, ėshtė mė i fortė te nėna sesa te babai. Ėshtė qartėsuar me tė njohurat qė dihen: babai mund tė jetė edhe i panjohur, edhe kushdo, por nėna ėshtė ajo qė nga trupi i saj e sjell nė jetė fėmijėn.
Prandaj cili ėshtė motivi, ai motiv aq i fortė, aq i tmerrshėm do tė thosha, qė e detyron njė zemėr qė nėna t'ia dėshirojė vdekjen djalit tė saj, bimės sė shpirtit dhe pėrmes kėsaj vdekjeje tė tė birit, t'ia dėshirojė vetes dhembjen mė tė thellė qė njeh njerėzimi dhe zhdukjen e ēdo gjėje tė bukur qė e lidh me jetėn e me ardhmėrinė?

Pėrgjigjja ėshtė e shkurtėr: frika nga humbja e dashurisė! Dashuria e fėmijės sė saj, bimės sė shpirtit, qė ėshtė gjėja mė e shtrenjtė nė jetėn e nėnės, tash ėshtė kthyer nė drejtim tjetėr: kah nusja! Dhe, nėna kėtė e ndien dhe e pėrjeton tepėr rėndė, duke e ndier veten se ka mbetur jetime, e vetmuar madje edhe pa dashurinė e fėmijės sė vet, bimės sė shpirtit.

Nėna e di se edhe vetė ka qenė nuse, se edhe vetė ia ka marė dikujt dashurinė e djalit. Nėna e di poashtu se nė kėtė botė raporti ėshtė plotėsisht i drejtė: "pa e dhėnė tė dhimbshmen, nuk e merr tė kėndshmen", pa e dhėnė dashurinė e vet, nuk mund t'i ketė dhuratė nipat e mbesat, pra, trashėgiminė, por, megjithatė, "krijesa njerėzore qė mbetet pa dashurinė e tė tjerėve, ėshtė qenia mė fatkeqe nėn dritė tė diellit", thotė njė urtėsi e lashtė kineze.

E pėrpunuam kėtė thėnie, qė shpreh njė gjendje tė skajshme tė mallkimit, sepse kėtė mallkim nuk ia bėn vetes secila nėnė, nuk e thonė as shumica e madhe e vjehrrave-nėna. Kjo thėnie sigurisht do tė ketė lindur nga gjendja e rėndė shpritėrore e nėnės, atėherė kur nusja e pakujdesshme nxjerr nė shesh tėrė brendėsinė e ndjenjave dhe sillet ndaj vjehrrės me arrogancė tė tepruar, duke i shkaktuar dhembje e pikėllim.

Pavarėsisht se kjo gjendje ėshtė e skajshme dhe u ndodh njė pakice tepėr tė vogėl tė nėnave-vjehrra, qėndron e vėrteta e plotė se re e vjehėrr nuk duhen. Nė rastin mė tė mirė, durohen! Pra, e durojnė njėra-tjetrėn duke i ndrydhur ndjenjat e veta. Qartėsimet pėr kėtė i gjejmė edhe nė krijimtarinė tonė gojore, sidomos kur thuhet se re e vjehėrr nuk durohen ndėrmjet vete, pėr shkak se nuk pajtohet koha me kohė, pėr shkak se janė tė ambienteve (fiseve) tė ndryshme e tė tjera, e tė tjera.
E vėrteta e plotė dhe e pamohueshme ėshtė njė dhe qenėsore: ndėrmjet tyre bėhet luftė e thellė shpirtėrore pėr ta marė dashurinė.

Prandaj a s'shihet nga ky shembull sa e madhe ėshtė nevoja e njeriut, qė ta duan tė tjerėt? Dhe, nė pajtim me kėtė ligjshmėri, cila do tė jetė rruga mė e mirė pėr sukses nė jetė: dashuria e natyrshme ndaj tė afėrmve tanė, dashuria e sinqertė e kuptimplote, apo urrejtja, cinizmi, zilia dhe prishja e plotė e drejtpeshimit real?

Shpejtova ta them kėtė fjali, me qėllim qė tė mos largohemi nga pika qendrore e temės.
E, tash tė shohim filozofinė e qenit. Po, hiē pa thonjėza. filozofinė e qenit e pėrpunon nė njė libėr tė tėrė besoj nė mėnyrėn mė komplete, autori amerikan. J. Fixherald. Meqenėse ėshtė njė libėr voluminoz dhe nuk kemi mundėsi ta citojmė nė interpretim tė lirė, po e them qenėsoren e kėsaj filozofie.
Gjithkund nė vendet perėndimore, pra, nė vendet shumė tė zhvilluara, qeni ka fituar statusin e anėtarit tė familjes. Madje ky status i qenit nė familje, ka nisur tė bėhet edhe aq i privilegjuar, sa ka marrė pėrmasa shqetėsuese.
Me fjalė tė tjera, s'ka familje nė botėn e zhvilluar, qė nuk e mban me dashuri e kujdes tepėr tė madh, njė qen, e mė pak njė mace apo kafshė tjetėr.

Njerėzit nė botėn e zhvilluar asnjė hap nuk e bėjnė pa interes. Por cilin interes praktik e ka njeriu qė mban qenin nė familje? A ka ndonjė pėrfitim prej qenit? A i hahet mishi? A i pėrdoret leshi, lėkura? Asnjė pėrfitim material! Asnjė!

E, shpenzime? Shumė mė shumė se pėr njė anėtar familjeje! E kujdesi? Disa herė mė shumė se pėr njerėzit, sepse njerėzit dinė tė kujdesen pėr vete, kurse qeni s'di!
E ushqejnė, e lajnė, e mjekojnė (madje mjekim tepėr i shtrenjtė), i bėjnė frizurė e shėtisin me orar tė caktuar: natėn, nė mėngjez, nė mbrėmje.

Dhe: gjithė ky kujdes dhe asnjė interes! A ėshtė e mundur? Jo. Nuk ėshtė e mundur.
Njeriu nė Perėndimin e zhvilluar pėrditė e mė thellė ndien vetminė. Fėmijėt, sapo ta arrijnė moshėn madhore, punėsohen dhe fillojnė jetėn e tyre tė pavarur. Me prindėrit, nė rastet mė tė mira, takohen njė herė nė javė.
Shokėt, miqėt, dashamirėt, qė tė gjithė janė tė zėnė me dinamikėn e punės dhe askush nuk ka kohė pėr askėnd.

Kush e plotėson, prandaj, atė nevojė tė thellė shpirtėrore tė njeriut qė ta duan tė tjerėt? Sidomos kush e plotėson atė nevojė aq tė theksuar kėtu, ku gjithkush i takon vetėm vetvetes dhe askujt tjetėr?

Qeni dhe askush tjetėr. Sepse qeni e do tė zotin, e do padronin me njė dashuri tė sinqertė e tė thellė. Dhe, prandaj, ėshtė e vetmja krijesė nė botė qė ekzistencėn e siguron me dashuri! Madje do tė thosha edhe jo ekzistencė ēkado, por me standard tė lartė e me komoditet tė plotė.

Kjo ėshtė filozofia e qenit!

Tė dy kėta shembuj, ma merr mendja, nė mėnyrėn mė komplete, mė tė thellė dhe mė tė gjithanshme, e ilustrojnė atė qė e pėrsėritėm disa herė: nevojėn e thellė shpirtėrore tė njeriut qė ta duan tė tjerėt.

Por, nėse nisemi nga zakoni i mirė i njerėzve tė menēur, qė asnjė ndejė, asnjė bisedė, asnjė veprim, madje dhe asnjė fjalė nuk e thonė pa njė qėllim, atėherė, sipas kėtij zakoni tė mirė, a ta pyesim veten: cili ishte qėllimi i potencimit dhe i ilustrimit tė nevojės shpirtėrore tė njeriut qė ta duan tė tjerėt?

Pėrgjigjja ėshtė e shkurtėr, thėnia e F.Bekonit: "Dituria dhe fuqia njerėzore pėrbėjnė po tė njėjtėn gjė, sepse mosnjohja e shkaqeve pengon suksesin."

Njeriu nė jetė nuk mund tė ekzistojė i vetmuar, prandaj qė t'ia lehtėsojė vetes rrugėn pėr arritjen e suksesit tė lartė, duhet t'i njohė njerėzit dhe tė sillet ndaj tyre nė mėnyrėn mė tė natyrshme, qė ndihmon krijimin e njė harmonie normale njerėzore.
Prandaj, nė qoftė se do qė jeta tė tė buzėqeshė, buzėqeshi ti i pari jetės! Dije se s'ka asgjė nė botė qė tė ēarmatosė mė shumė e mė fortė sesa mirėsia, prandaj duaji tė afėrmit tuaj, nėse e do vetveten, dhe gjithēka dėshironi t'ju bėjnė juve njerėzit, bėni edhe ju atyre, nė qoftė se nė rrugėn tuaj jetėsore dėshironi tė keni hapin e sigurt, tė suksesshėm e tė ndershėm.
avatar
Fikrro

616


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Sinqeriteti,gėnjeshtėr apo realitet i zbukuruar?

Mesazh  Fikrro prej 06.07.10 22:34

SINQERITETI, GĖNJESHTĖR APO REALITET I ZBUKURUAR?

Sinqeriteti me vetveten ėshtė mė e vėshtira nė kėtė dilemė. Dhe drejt asaj duhet fillimisht tė luftojmė. Ėshtė luftė mjaft e vėshtirė por mund tė luftohet. Fillo shiko vetveten me njė sy kritik dhe me njė sy ideal. Ky balancim tė sjell shumė gjėra tė sinqerta afatgjate.

Sa sinqeritet mjafton? Ose sa gėnjeshtėr nuk ėshtė mėkat? Tė gjithė jemi tė sinqertė aq sa kemi gėnjyer ndonjėherė ose kemi fshehur nė ndajnė rast disa pjesė tė njė ngjarjeje nga frika e pasojave. Rasti mė i njohur ėshtė kur njė bujk para gjyqit thotė me njė shikim tė butė e engjėllor qė pa njė litar qė ishte i lidhur nė njė lis, zgjidhi litarin nga lisi dhe e mori me vete, pa e thėnė qė lidhur nė litar ishte njė lopė...

Sinqeriteti i plot dhe i pėrhershėm nuk ėshtė i mundur por edhe i dėmshėm. Pse? Nė punė, nė shoqėri, nė lidhje dashurie pėrjetojmė qė sinqeriteti nė shumicėn e rasteve nuk ėshtė i dėshiruar por edhe na sjell konflikte, na humb shoqėri, na humb vende pune. Po t'i them shefit tim se ēka mendoj pėr kompetencat e tij dhe vlerat udhėheqėse qė i ka si shef, unė brenda njė ore do humb vendin e punės. Po t’i them shoqes sime se nuk duket bukur, ajo nuk mė lajmėrohet mė kurrė. Po t’u them shumė njerėzve qė mė rrethojnė qė bisedat e tyre janė tė kota dhe mė kanė lodhur, i kam problemet e mia, do ngelem shpejt e vetmuar... Ky ėshtė ēmimi i sinqeritetit tė plot. Pra, pse mos tė gėnjejmė?! Sepse nuk ėshtė e sinqertė. Nuk ėshtė realiteti. Vetėm mbi sinqeritet dhe realitet ndėrtohet besimi, dhe pa besim nuk mund tė ketė lidhje tė sinqerta dhe afatgjate. Cili ėshtė pra ēmimi i gėnjeshtrės?

Me gėnjeshtra dhe manipulime mund tė bėsh pallate, mund tė bėsh karrierė, mund tė kesh njė lidhje dashurie qė gjithmonė e ke dėshiruar POR, tė gjitha janė kohėshkurtėr dhe kaluese. E vėrteta do tė ballafaqon dhe do tė tejkalon njė ditė, s'ka rėndėsi se sa shpejt ti vrapon duke i ikur asaj. Dhe pallati i ndėrtuar nga ajri i gėnjeshtrės zhduket, karriera pėrfundon nė dėshtim, dhe lidhja e dashurisė pėrfundon nė zhgėnjim dhe nė qartėsi qė nuk ishte kurrė dashuri.



Si mund tė gjendet njė mėnyrė pa paguar ato ēmime tė shtrenjta, si pėr sinqeritet ashtu edhe pėr gėnjeshtėr? Zgjidhja mė e mirė ėshtė qė tė jesh i sinqertė kur ėshtė e domosdoshme pėr arsyet qė i ceka mė lartė, por mos ta thuash gjithmonė atė qė e mendon dhe e ndjen sepse ashtu humb shumė, lėndon kot dhe nuk arrin asgjė! Ka njė arsye pse mendimet qė na sillen nėpėr kokė dhe atė qė ndjejmė janė tė pėrcaktuara pėr vetėn tonė e jo pėr tė gjithė, pėrndryshe mendimet dhe ndjenjat do tė kishin zė... Nėse pyetesh pėr diēka qė ėshtė shumė delikate dhe pėrgjigja do tė kishte pasoja tė mėdha pėr ty, ke tė drejtė tė thuash qė kėsaj pyetjeje nuk dua t’i pėrgjigjem, ėshtė shumė e sinqertė dhe e drejta jote personale, ose mund tė ndėrrosh temė me shumė menēuri pa iu pėrgjigjur pyetjes. Nėse do tė kritikosh sinqerisht, mos harro gjithmonė tė cekėsh qė ėshtė vetėm mendimi yt personal. Si mund pra tė fillojmė dhe tė punojmė drejt "sinqeritetit ideal"?



http://www.sa-kra.ch/image%20psikologji/sinqeritetigenjeshtra.jpg



SINQERITETI ME VETVETEN ėshtė mė e vėshtira nė kėtė dilemė. Dhe drejt asaj duhet fillimisht tė luftojmė. Ėshtė luftė mjaft e vėshtirė por mund tė luftohet. Fillo shiko vetveten me njė sy kritik dhe me njė sy ideal. Ky balancim tė sjell shumė gjėra tė sinqerta afatgjate. Tjetra ėshtė se, nėse je i sinqertė sikur me vetėn, do tė jesh edhe me tė tjerėt, pra nė mėnyrė shumė njerėzore dhe tė dashur. Sinqeriteti duhet tė filloj tek vetja, pastaj nė lidhje me tė tjerėt, dhe mė nė fund nė tė dy botėrat mė tė mėdha tė gėnjeshtrės: nė politikė dhe ekonomi.

Pra, mjafton tė jesh aq i sinqertė sa bėn ndryshime nė shoqėri pa bėrė luftė dhe bėn tė gėnjesh sa tė shpėtosh vetėn pa i bėrė dėm askujt.


avatar
Fikrro

616


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Si tė silleni me njerėzit qė nuk ju duan?

Mesazh  Fikrro prej 06.07.10 22:38

Miqtė e rrejshėm ua vjedhin kohėn. Kjo ėshtė njė arsye mė shumė qė nga ata tė krijoni armiq. Pas asaj mė nuk do t’ju lodhin me probleme qė juve as qė ju interesojnė, me ftesa nėpėr ndeja qė juve nuk ju shkohet. Sa mė pak kohė qė kaloni me ata, aq mė shumė kohė do tė keni pėr veten tuaj dhe pėr atė qė vėrtet dėshironi tė kujdeseni.



http://www.sa-kra.ch/image%20psikologji/sitesilleminjerez.jpg


Duhet pajtuar me njė tė vėrtetė: “Ėshtė e pamundur tė jeni Diell pėr tė gjithė”. Ėshtė e pamundur t’i pėlqeni tė gjithė njerėzve. Ėshtė e pamundur qė tė jeni pandėrprerė simpatik ndaj tė gjithė njerėzve. E vėrtetė ėshtė se mundohemi tė jemi tė kėndshėm dhe tė sillemi mirė me tė gjithė njerėzit, dhe pėr kėtė shkak dhe shpesh i durojmė pasojat. E vėrtetė ėshtė po ashtu se mirėsjellja dhe kėndshmėria e juaj mund tė zbutė shumė gjėra mirėpo vėrtet a vlen qė pėr shkak tė kėsaj tė sillemi tė kėndshėm madje deri nė hipokrizi? Nga jashtė ēdo gjė kalon nė pamjen e butė dhe tė kėndshme pėrderisa nė brendi njeriu mezi pėrmbahet tė mos shpėrthejė. Kujdes nga personat qė pėr sė tepėrmi janė paqėsorė dhe tė kėndshėm me tė gjithė, ngase agresiviteti i tyre, aq mė shumė qė e shtrydhin nė brendi, bėhet gjithnjė e mė i rrezikshėm. Ndonjėherė ėshtė mė mirė tė keni armiq tė sinqertė se tė keni miq tė dobėt. Nė vazhdim ju japim dhjetė arsye qė vetes t’i krijoni sė paku ndonjė armik aty kėtu.



1. Mos lejoni t’ju mashtrojnė
Pėr tė krijuar armikun e dėshiruar, duhet vazhdimisht t’i kėrkoni tė drejtat tuaja. Nėse nuk rebeloheni atėherė kur nė shitore ju japin molla tė kalbura, njė gjė e tillė do t’ju ndodh shpesh. Posa i tregoni dhėmbėt, njerėzit do tė fillojnė t’ju kuptojnė.



2. Kanalizoni agresivitetin tuaj
Armiqtė janė tė duhur sikurse qė i duhet thesi boksierit pėr ta ushtruar teknikėn e vetė tė dhe pėr ta mbajtur vitalitetin. Nė vend se t’i shkundni anėtarėt e familjes dhe miqtė qė s’kanė bėrė asfarė mėkati ndaj jush, shfryhuni nė armiqtė tuaj.



3. Vendosni kufit tuaj
Nėse pranoni se keni armiq, me kėtė tregoni se keni vlera dhe principe. Sa mė shumė pakėnaqėsi kapėrdini, tė tjerėt aq mė shumė nga ju do tė presin qė tė kapėrdini. Ai qė ėshtė mjaft i guximshėm tė ketė armiq, shkakton ndjenjė respekti dhe tėrhjek vėmendjen te tė tjerėt. Pas kėsaj nuk do t’ju thirin ēdo herė kur kanė nevojė pėr ndihmėn tuaj. Me juve do tė sillen me mė shumė respekt.


4. Shmanguni nga shpėrthimet e menjėhershme emocionale
Mė shumė vlen tė keni njė armik tė vėrtetė se njė mik tė rrejshėm. Kur me dikė jeni vazhdimisht tė kėndshėm, njė ditė dashtė e padashtė do tė duhet tė ndaleni dhe tė shpėrtheni. Sa mė shumė qė e shtrydhni armiqėsinė tuaj, kur tė ndodh ai eksplodim, atėherė do tė jetė nė formė tė shpėrthimit shumė tė fuqishėm. Dhe kur njė gjė e tillė ndodh, asgjė mė nuk mund tė pėrmirėsohet.





5. Kurseni kohėn
Miqtė e rrejshėm ua vjedhin kohėn. Kjo ėshtė njė arsye mė shumė qė nga ata tė krijoni armiq. Pas asaj mė nuk do t’ju lodhin me probleme qė juve as qė ju interesojnė, me ftesa nėpėr ndeja qė juve nuk ju shkohet. Sa mė pak kohė qė kaloni me ata, aq mė shumė kohė do tė keni pėr veten tuaj dhe pėr atė qė vėrtet dėshironi tė kujdeseni.



6. Mėsoni diēka pėr veten tuaj
Aristofani njėherė pat thėnė: - Njerėzit e menēur mėsojnė shumėēka nga armiqtė. Vėshtroni me vėmendje armiqtė tuaj. Ata janė tė parėt qė i vėrejnė gabimet tuaja. Kėshtu do tė jeni nė gjendje qė nė kohė t’i korrigjoni ato gabime dhe ta kurseni veten nga kritikat e panevojshme. Nga ana tjetėr, armiqtė tuaj zakonisht janė tė parėt qė e mėsojnė se ēka mund t’ju dėmtoj juve. Nėse kėsaj i kushtoni vėmendje, do tė mund t’i shmangeni disa situatave tė pakėndshme, apo sė paku t’i zbusni ato.



7. Jeni gjithnjė nė formė
Tė kesh armiq, ėshtė gjė e mirė pėr tė mbetur nė kondicion fizik dhe shpirtėror. Armiqtė ju kushtėzojnė tė jeni dinamik, lucid, tė keni reflekse tė mira, tė keni kujdes se ēka flitni dhe ēka bėni. Kėshtu fitoni mė shumė vetėbesim. Fitorja ndaj armikut, sado e vogėl qofte, ėshtė e mirėseardhur pėr vetėbesimin tuaj.



8. Dashuroni me sinqeritet
Nėse do tė keni vetėm miq tė vėrtet ndonjėherė, mė shumė do t’i duani ata. Kur tė keni armiq, miqėsitė e vėrteta do tė jenė mė tė vlefshme pėr ju. Sė paku do tė dini se, kur jeni nė telashe ku mund tė mbėshteteni.



9. Le tė flitet pėr ju
Armiqtė shpesh ju bėjnė reklamė tė mrekullueshme. Me kėtė qė flasin keq pėr ju ndoshta e shtrembėrojnė dukjen tuaj tė vėrtetė, por qė pa vetėdije nė tė njėjtėn kohė tėrhjekin vėmendjen nė drejtim tuajin. Ndėrsa njerėzit, (ėshtė nė natyrėn e njeriut kjo), mė tepėr vėmendje i kushtojnė “tė keqes” se “tė mirės”! Prandaj pėr miqtė tuaj flitni gjithnjė mire, ndėrsa pėr armiqtė tuaj mos flitni fare, qė tė mos u bėni ndonjė shėrbim falas.
avatar
Fikrro

616


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mrekulli

Mesazh  ValtT'Td... prej 07.07.10 20:55

Shume i mrekullueshtum. Shume Faleminderit
avatar
ValtT'Td...

8


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Njerėzit me sytė plot parajsė!

Mesazh  Fikrro prej 07.07.10 22:39

Sa e sa pemė tė lulėzuara, sa e sa fluturim parajsore zogjsh, sa e sa cicėrima magjike tė tyre, sa e sa pamje tė kėndshme e sa e sa peizazhe tė bukura natyrore mbesin tė papėrjetuara nga ana jonė, shkaku i mendimeve negative qė na kanė vėrshuar, shkaku i hidhėrimit, i zemėrimit e tėrbimit qė na ka kapluar, shkaku i sedrės sonė tė fyer ose shkaku i urrejtjes qė kemi ndaj botės.



Ēdo ditė hasim nė jetė, kudo e kurdo, njerėz me sy plotė ferr! Njerėz tė mėrrolur, tė tensionuar, tė ēekuilibruar. Tendosja u lexohet nė sytė e spėrkuqur, nė mėrrolet frikėsuese, nė tenin e fytyrės dhe kudo nė shėmtinė e tyre. Sepse njerėzit e tillė janė tė shėmtuar. Ata nuk mund tė jenė njerėz tė bukur, sepse njėrės tė bukur janė vetėm njerėzit pozitivė.

Por ēdo ditė hasim nė jetė dhe njerėz me sy plot parajsė. Njerėz tė ēiltėr, tė ekuilibruar, tė bukur. Sepse, siē thamė, tė shėmtuar e tė bukur njeriun e bėjnė mendimet e veta. Njeriu, qė kryesisht ėshtė pėrshkuar nga mendimet negative, nuk mund tė jetė i bukur, ashtu siē njeriu kryesisht i pėrshkuar nga mendimet pozitive, me qėndrim pozitiv ndaj jetės e me sjellje tė mirė, nuk mund tė mos jetė i bukur. Kjo, besojmė thellėsisht, ėshtė njė konstant qė qėndron.

Pra, thjesht: parajsa dhe ferri ndodhen thellė nė vetėn tonė. Ato janė potencialet pozitive dhe negative qė i posedojmė. Varet nga vullneti ynė i lirė se cilin prej kėtyre potencialeve e aktivizojmė dhe ē’botė do t’i krijojmė vetes, ku pastaj do tė jemi tė detyruar tė jetojmė. Me fjalė tė tjera: vetvetes ia krijojmė parajsėn dhe ferrin - me mendimet tona, me qėndrimet tone, e me sjelljet tona.



Valėzimi simetrik

Nė ēdo rast kur mendimet tona janė orientuar nė kahje pozitive, kur nė jetė e kultivojmė mendimin pozitiv, kur qėndrimin, ndaj jetės, ndaj njeriut dhe ndaj ēdo gjėje e kemi pozitiv, joegoist, kurse sjelljet tona janė tolerante, tė matura e tė dashura pėr rrethin - kemi krijuar parajsė shpirtėrore, nė tė cilėn kemi kėnaqėsinė dhe nderin tė jetojmė.

Dhe anasjelltas: nė ēdo rast, kur mendimet tona janė tė orientuara nė kahje negative, qėndrimet ndaj jetės i kemi egoiste, kurse sjelljet intolerante e tė pamatura - jeta jonė do tė jetė njė ferr i vėrtet, tė cilin vetė ia krijojmė vetes dhe nė tė cilin do tė jemi tė detyruar tė jetojmė.
Pra, kush nė shpirtin e vet kultivon dashurinė dhe mirėkuptimin, ka ndėrtuar parajsėn shpirtėrore, ku do tė jetoj vetė, por nga drita dhe dashuria e saj do tė ndriēohen e do tė ngrohen edhe tė tjerėt: miqtė dhe shokėt, tė afėrmit dhe farefisi, si dhe tė gjithė tė tjerėt qė nė njė mėnyrė a nė tjetrėn kanė tė bėjnė me tė.

Anasjelltas, kush nė shpirtin e vet kultivon urrejtje, kush nė mendjen e tij pandėrprerė pėrpunon mendimin negativ, nuk do tė mund tė shijojė lumturinė dhe ai me vullnetin e vet, ka ndėrtuar ferrin e vėrtet shpirtėror, tė zjarrtė e tė mundimshėm, nė tė cilin do tė digjet vetė, por ku valėt e atij ferri, simetrikisht, do tė shpėrndahen nė tė gjitha drejtimet dhe ndikimin e fuqinė tė tyre fatkeqėsisht, do ta ndjejnė e do ta pėrjetojnė edhe tė tjerėt, tė gjithė ata qė nė njė mėnyrė a nė njė tjetėr kanė tė bėjnė me tė...



Lėkundja e harmonisė
Sa e sa herė na ka rėnė tė shohim njerėz me sy plot ferr, kur vetėm pak u ėshtė prekur egoja e tyre. Sa e sa herė edhe vetė ne, nga hidhėrimi i pamatur e nga zemėrimi, na janė ndryshuar sytė dhe syve tanė su ka mbetur njė trohė ngjyrė as ngrohtėsi dashurie. Ato ēaste janė ēastet kur e pėrjetojmė ferrin tonė, qė e kemi thellė nė vete. Shpėrthimi i egos nga sytė tanė tė skuqur paraqet zjarrin e ferrit tė vėrtet qė ėshtė zgjuar nė shpirtin tonė. Kjo ėshtė gjendje ferri, nė tė cilėn digjemi ne, qė vet e kemi krijuar. D.m.th. projektuesi dhe ndėrtuesi, qė ėshtė njė, digjet vet nė veprėn qė e ka projektuar dhe ndėrtuar vetė. Ėshtė fatkeqėsia mė e madhe sa mė i madh tė jetė numri i njerėzve qė i urrejmė, qė nuk mund t’i durojmė, qė s’mund t’i shohim, s’mund t’i pranojmė... Thjesht: s’ndjehemi kėndshėm kur ndodhemi nė praninė e njėri-tjetrit.
Sa e sa pemė tė lulėzuara,sa e sa fluturim parajsore zogjsh, sa e sa cicėrima magjike tė tyre, sa e sa pamje tė kėndshme e sa e sa peizazhe tė bukura natyrore mbesin tė papėrjetuara nga ana jonė, shkaku i mendimeve negative qė na kanė vėrshuar, shkaku i hidhėrimit, i zemėrimit e tėrbimit qė na ka kapluar, shkaku i sedrės sonė tė fyer ose shkaku i urrejtjes qė kemi ndaj botės. Thjesht, kėto sulme tė ferrit na e prishin disponimin, na e trandin botėn tonė tė brendshme shpirtėrore, na e lėkundin harmonin dhe aso ēastesh nė ne vjen duke u zgjuar ferri ynė. Dhe ne fillojmė tė jetojmė nė ferrin tonė e nė mendimet e tij. Dhe ne nuk shohim gjė tjetėr, pos ferrit tonė. Dhe ne shohim e ndjejmė vetėm elementet e ferrit tonė, qė vet e kemi krijuar. Dhe ne shohim e ndjejmė vetėm subjektin qė na e shkakton ndjenjėn e ferrit, tė urrejtjes tė indisponimit, tė pakėnaqėsisė. Dėgjojmė vetėm fjalėt e subjektit qė pėr ne janė ferri, urrejtja, indisponimi, pakėnaqėsia. I kemi parasysh dhe i hasim kudo nė mendimet tona vetėm sjelljet e tyre tė liga, armiqėsore, shkatėrrimtare...



Kudo rreth nesh - parajsa

Prandaj, nuk i shohim, nuk i shijojmė e nuk i pėrjetojmė bukuritė e jetės... Sa e sa pamje e peizazhe tė bukura, magjike, nuk i kemi parė e pėrjetuar, dhe nuk i shohim e nuk i pėrjetojmė, shkaku se ne digjemi nė ferrin tonė, tė cilin vetė e kemi ndėrtuar qė tė digjemi nė tė. Sa e sa pemė tė lulėzuara, luadhe tė blerta e tė lulėzuara, sa e sa fluturime mahnitėse zogjsh, sa e sa cicėrima magjike e kėngė tė kėndshme, sa e sa trajta bukurish njerėzore, s’kemi mundur t’i shohim, t’i shijojmė e t’i pėrjetojmė, shkaku i ferrit tonė shpirtėror, qė na verbon pėr t’i parė, pėr t’i shijuar e pėr t’i pėrjetuar. Ferri ynė shpirtėror, tė cilin siē thamė e ndėrtojmė ne vet, e nė tė cilin pastaj vetė digjemi nė tė, na shtangon tė mos e shohim, tė mos e shijojmė e tė mos e pėrjetojmė parajsėn e jetės, qė ndodhet kudo rreth nesh, gjithkah e shtrirė, nė pafundėsinė e kohės e tė hapėsirės... Ai na verbon tė mos i shohim e tė mos i ndjejmė bukuritė e botės e tė jetės, qė gjithkah na rrethojnė, gjithkah na pėrcjellin, qė pėrherė i kemi pranė, dhe kurrė s’ėshtė ēėshtja se ato mungojnė, por se ne mungojmė, ne nuk ndodhemi kėtu ku duhet - nė parajsėn e botės e tė jetės, por ndodhemi atje nė ferrin e zjarrtė, ku shpirti digjet e vuan...

Pa mė thuani njė vend ku nuk ndodhet parajsa kudo rreth nesh, nė dispozicionin tonė, vetėm qė ne duhet tė jemi kėtu pėr ta parė, pėr ta shijuar e pėr ta pėrjetuar.

Shikoni vetėm pak rreth vetes, aty do tė gjeni lloje tė ndryshme lulesh, lloje tė ndryshme zogjsh, lloje tė ndryshme fluturimesh, lloje tė ndryshme cicėrimash e kėngėsh, lloje tė ndryshme pemėsh e fluturash, lloje tė ndryshme gurgullimash, lloje tė ndryshme trajtash tė bukura njerėzore... dhe parajsėn do ta gjeni tejet pranė vetės; atė do ta gjeni nė kopshtin e shtėpisė, nė vazon me lule pranė tavolinės, nė arėn ku punojmė, nė luadhe e nė fusha, nė udhėtime, nė ēdo shėtite... Gjithkund, nė ēdo vend e nė ēdo kohė, vetėm kur ne jemi kėtu, kur jemi duke jetuar tash dhe kėtu...mbi tė gjitha, kur nuk ndodhemi nė mungesė, atje larg nė ferrin tonė, por nė parajsėn shpirtėrore, e cila s’ėshtė gjė mė shumė, pos harmoni e ndjenjave, dashuri e ēiltėr dhe mendim pozitiv.


Hasan HAMĖZBALA
avatar
Fikrro

616


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Hyjnorja ėshtė tė jetosh pėrherė nė tė tashmen!

Mesazh  Fikrro prej 07.07.10 22:46

E kaluara ėshtė histori, e ardhmja ėshtė fshehtėsi, e tanishmja ėshtė dhuratė qė na prezantohet. Ose, tė jetosh nė tė kaluarėn, ėshtė kotėsi, tė jetosh nė tė ardhmen ėshtė paqartėsi, ndėrsa tė jesh nė tashmen ėshtė hyjnorja dhe realiteti absolut tė cilės i pėrkasim si qenie mė e pėrsosur nė natyrė.

Ndėrtimi i qenėsisė sonė si triadė: trup, mendje shpirt, tanimė as kė nuk e venė nė dyshim. Jemi trup sepse eksitojmė si materie nė realitetin objektiv, jemi mendje sepse mendojmė dhe kjo na formon si qenie racionale, por jemi edhe shpirt, sepse ndėrrohemi nga substanca hyjnore.

Ndėrtimin tonė si trup, as qė do ta shtjellojmė nė kėtė rast, sepse, shumė njohurit tona ekzakte, atė e kanė studiuar dhe sqaruar nė pėrpikėri. Edhe qenėsia e jonė si mendje, nga njohuria e jonė ekzakte ėshtė prekur pak sa, por ende mbetet si lėmi tė cilės duhet pėrkushtuar edhe mė tepėr.

Dhe sė fund shpirti: kategoria e pėrkatėsisė sonė qenėsore, e cila pėrpos nė literaturat teologjike dhe atyre tė fshehta tė mėsimet mistike, pėr njohuritė tona bashkėkohore, ende mbetet si njė hapėsirė e errėt dhe racionalisht e pakapshme.
Sido qoftė, ajo ėshtė prezent dhe njė realitet absolut. Jemi qenie shpirtėrore dhe krijesa tė Zotit. S'ka dyshim pėr kėtė!

Nė mes tė qenėsisė tonė fizike dhe asaj hyjnore, pėrmendėm mendjen, veprimtarinė e arsyshmėrisė dhe vetėdijesimit pėr ekzistimin tonė.

Menja jonė si aktivitet kreativ dhe racional, nė pėrbėrjen e saj ka tė instaluara dy pjesė themelore tė ndėrtimit. Mendjen racionale, apo tė arsyeshme objektive, dhe mendjen irracionale apo tė pavetėdijshme subjektive.

E para, gjithnjė ėshtė afėr realitetit fizik objektiv, kurse e dyte, pėrkatėsisė hyjnore.

E para vepron me cytjen kah veprimet konkrete aktive tė trupit dhe pjesėve tė saj, ndėrsa e dyta reagon pėrmes intuitės, apo ndryshe parandjenjės si njė sinjal qė buron nga thellėsia e brendisė sonė.

Mendja jonė si proces aktiv i veprimit, nuk ėshtė e thjesht por tejet e ndėrlikuar dhe nė vete ngėrthen njė sėrė procesesh dhe aktivitetesh tė ndryshme operative vepruese.

Qendra fizike e saj ėshtė truri dhe sistemi nervor, ndėrsa vetė procesi i veprimit tė saj tė ndėrlikuar, pėr ne na ėshtė i njohur si proces i tė menduarit.

Tė ndalemi kėtu, pa hyrė nė detajet komplekse tė ndėrtimit dhe funksionalitetit tė kėtij procesi. Themi se jemi tė arsyeshėm dhe mendojmė? Po!

Por nėse thjesht pėrqendrohemi nė mendimet tona dhe i bėjmė njė analizė pėrmbajtjes sė tyre, ēfarė do tė vėrejmė? Si e shfrytėzojmė ne kėtė proces? Ta zėmė, ēka mendojmė tani dhe aty pėr aty?

Patjetėr se mendojmė pėr diēka qė ka ndodhur, ose pėr diēka qė presim tė na vije. Pra, mendojmė pėr tė kaluarėn dhe tė ardhmen. Por, e kemi pyetur veten ndonjėherė, ku ėshtė e tashmja? Jo, jo sigurisht se jo!. Ajo, gati fare nuk ėshtė prezentė nė ne!

Ne duke u marrė nė mendimet tona me tė kaluarėn dhe tė ardhmen, krijojmė nė vete njė sėrė synime dhe dėshira, qė pėr nga pėrmbajtja janė tė natyrės sė kapshme, por shumica sosh, edhe tė pakapshme pėr realitetin tonė nė tė cilėn gjendemi.

Kjo, pėrherė nė mendjen tonė pėrcillet me: frikė, dyshime, brenga nga mė tė ndryshme, hamendje, konfuzione... E shihni?

Ne lodhim mendjen tonė tė shėndosh me diēka tė panevojshme dhe tė kotė, sepse, e kaluara kaherė ka pėrendur dhe nuk mundet tė na kthehet mė si realitet, dhe e ardhmja ėshtė diēka e panjohur e cila krijohet dhe sendėrtohet varėsisht nga trysnitė tė mendjes sonė, tė akumuluara pikėrisht sipas ngjyrės sė emocioneve qė ne i kemi sajuar nė momentin e marrjes me to.

Kur, nėse jo tani?

Mrekullia ėshtė qė tė jemi pėrherė nė tė tashmen, nė gjendjen e qenėsisė tonė tė vėrtetė dhe absolute. Nė kontaktin me hyjnoren dhe inteligjencėn e paskajshme nė tė cilėn ēdo gjė ėshtė e mundshme.

Pse ėshtė kėshtu?

Hyjnorja nė ne ėshtė absolutja dhe gjendje e caktuar e ndjesisė sė pėrhershmes dhe tė pa skajshmes, nė tė cilėn nuk ekziston hapėsira dhe koha. Aty ēdo gjė ėshtė tani dhe vetėm tani. Thėnė nė metaforė: ėshtė ėmbėlsirė, dhe vetėm e ėmbla mund tė tretet tėrėsisht nė tė ėmblėn.

Pra, e thjesht! Qė tė kemi qasje nė kėtė hapėsirė duhet tė jemi pjesė e saj. Duhet tė"ėmbėlsohemi" duke menduar pėrherė tani dhe vetėm tani. Kėshtu, ne vetvetiu dhe nė mėnyrė automatike tretemi nė "tė ėmblėn hyjnore" gjithėpėrfshirėse.

Thamė edhe mė parė: si triadė konstruktive, ne edhe jemi hyjnor, por ērregullimi qėndron nė shkėputjen "me dashje" tė kėtij kontakti.

Ēka duhet bėrė?

Tė jemi pak sa mė praktik! Si shembull do t'ia filloja me njė tregim nga njė urtėsi e lashtė indiane:
Pasi Zoti e krijo njeriun, me kohė vėrejti se ai gjithnjė, lypte diēka, ankohej pa ndėrpre, nuk ėshtė i kėnaqur me shumėēka....dhe ishte mėrzitur seriozisht nga kėto veprime tė krijesės sė vetė.

Kėshtu, njė ditė, AI vendos qė ta braktis njeriun dhe tė fshihet diku. Po ku se? E dinte Zoti, qė kudo tė fshihe, njeriu do ta gjente. Kėshtu, duke shėtitur njė ditė nė mendime, rrugės e takon njė tė urtė. Ai e pyet:

-"Zoti im i madh, sot ju shoh pak sa tė brengosur dhe nė mendime?

-Po- i pėrgjigjet Zoti tė urtit, dhe ja shpalosur problemin qė kishte.

-Mos u brengos Perėndi i madhėruar - ja kthen i urti - unė tė tregoj se ku tė fshihesh. Hynė nė brendinė e zemrės sė njeriut dhe ai kurrė nuk do tė kėrkoj aty.

Sado metaforik ky tregim, ka njė porosi tejet domethėnėse. Ne, Zotin dhe hyjnoren jemi mėsuar qė ta kėrkojmė jashtė nesh, diku larg nė qiell, e ku ta di se ku tjetėr, e realisht, ai ėshtė nė ne dhe i fshehur nė zemrėn tonė.

Por, atė, assesi, nuk mund ta gjejmė duke menduar pėr tė kaluarėn dhe pėr tė ardhmen, por, duke qenė nė mendje me tė tashmen. Sepse, Zoti ėshtė tani dhe pėrherė tani.

E kaluara dhe e ardhmja janė ēelėsi i gabuar pėr tė hap kėtė derė. Duke qenė tė koncentruar nė tė tashmen, ne komunikojmė me Zotin pėrmes lutjes sė sinqertė pėr dėshirat dhe synimet tona, ndėrsa, Zoti me ne, komunikon pėrmes sinjaleve qė na vijnė nga intuita e jonė (parandjenja e jonė).

Edhe kėtė konstatim ta sqarojmė me njė metaforė tė thjesht: t'i lutesh Zotit duke u pėrqendruar me mendje nė tė tashmen, ėshtė njėjtė sikur t'i telefonosh ati, ndėrsa sinjalet qė na arrijnė nė vetėdijen tonė pėrmes intuitės, ėshtė njėjtė, sikur Zoti tė tė telefonoj ty.

Adnan Abrashi
avatar
Fikrro

616


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Fuqia e njė buzėqeshjeje!

Mesazh  Fikrro prej 08.07.10 17:02

Ekziston njė numėr pambarim buzėqeshjesh, prandaj duhet tė kemi kujdes qe buzėqeshja jonė tė mos jetė boshe, sterile, fallso, cinike por tė jetė e sinqertė, joshėse, inteligjente, e denjė, njė buzėqeshje qė lidh, vėllazėron, zbut, qė tė bėnė pėr vete, qė ngjallė tek tė tjerėt dėshirėn pėr tu afruar dhe transmeton tek ata optimizmin tuaj.



Tė buzėqeshėsh nuk ėshtė diēka e thjeshtė, ėshtė njė art i veēantė dhe jo tė gjithė e posedojnė kėtė talent. Sipas hulumtuesit dhe psikologut H.G Watson, buzėqeshja ka njė fuqi tė pa rezistueshme. Me njė buzėqeshje tė kthjellėt e tė sinqertė sipas tij, ju do tė krijoni njė pėrshtypje tė mirė dhe do tė bėni pėr vete personat qė ju synoni ti pėrvetėsoni. Ajo ėshtė ēelėsi i zemrave dhe i suksesit.



Watson konstaton se nuk ėshtė e lehtė tė buzėqeshėsh sepse ekziston njė numėr pambarim buzėqeshjesh, prandaj duhet tė kemi kujdes qe buzėqeshja jonė tė mos jetė boshe, sterile, fallso, cinike por tė jetė e sinqertė, joshėse, inteligjente, e denjė, njė buzėqeshje qė lidh, vėllazėron, zbut, qė tė bėnė pėr vete, qė ngjallė tek tė tjerėt dėshirėn pėr tu afruar dhe transmeton tek ata optimizmin tuaj, madje edhe kur shkojmė nė njė mort (rast vdekjeje ) duhet tė dimė tė buzėqeshim por ėshtė fjala pėr njė buzėqeshje prekėse, dashamirėse, ngushėlluese, tė ėmbėl.



Njė biznesmen i famshėm thoshte: ,,Unė jam njė dhelpėr plak qė do tė ishte shumė e vėshtirė tė zihesha nė lak. Por, kur pala hynė nė studion time me njė buzėqeshje, maxhepsem sepse mė krijohet pėrshtypja se diēka e gėzueshme dhe optimiste po pėrhapet nė ajėr”. Ndėrsa njė mbret anuloi urdhrin pėr tė pushkatuar njė grup ēifutėsh, sepse njė nga vajzat qė ishin para pushkatimit i buzėqeshi me dhembshuri, andaj ai tha: ,,pėr atė buzėqeshje do t’i liroja tė gjithė ēifutėt e Evropės”.



Njė gazetė e njohur amerikane nė njė anketė tė bėrė me 147 mijė femra, se cilin tip burri preferoni: burrin serioz, tė matur, tė rėnd apo tė hareshėm, alegro me buzėqeshje nė buzė nė ēdo rrethanė tė jetės. 93% ishin pėr tipin e dytė. Kujdes pra, mos u bėni prej atyre qė nuk mund t’ia shkulėsh njė buzėqeshje as me pincat e dentistit por edhe kujdes se jo ēdo zbardhje dhėmbėsh ėshtė buzėqeshje.





Dale Carnegie, njohės i mire i psikologjisė njerėzore na ka lėnė tė shkruar kėto kėshilla qė nuk duhet shlyer nga kujtesa:



-Buzėqeshja asgjė nuk kushton por ka njė domethėnie tė madhe.



-Ajo i pasuron ata qė e pranojnė por nuk i varfėron ata qė e japin



-Ėshtė e shkurtėr si rrufeja por mbetėt nė kujtesė pėrgjithmonė



-Askush nuk ėshtė aq i pasur sa tė mos i nevojitet njė buzėqeshje dhe askush aq i varfėr sa qė buzėqeshja tė mos e pasuronte



-Buzėqeshja ėshtė pushim pėr tė lodhurit, dritė pėr shpirtngushtėt, diell pėr tė mėrziturit dhe terapi pėr tė sėmurėt



-Buzėqeshja fut gėzim brenda pragut tė derės e kėnaqėsi nė marrėdhėniet njerėzore. Ajo ėshtė formula e miqėsisė



-Ėshtė e pamundshme tė blihet, tė lypet, tė huazohet apo tė vidhet sepse buron nga zemra



-Buzėqeshja askujt nuk i nevojitet mė shumė se sa atyre, tė cilėt, asgjė tjetėr nuk mund tė na dhurojnė si shpėrblim.
avatar
Fikrro

616


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ti je me shumė sesa qė mendon

Mesazh  asklipio prej 02.08.10 22:06

po te kesh lexuar nje liber qe quhet BIBLA E BAHOMET do kuptosh se je pjes e asaj teorie qe me shume joshje dinake po tundon boten e sotme dhe kjo jo pa qellim.Njeriu nuk eshte hyjnorja por ai qe vrapon per ta arritur hyjnoren,meqenese hyu nuk mund te arrihet kurre, njeriu rend drejt ketij destinacioni pafundesisht duke u zhvilluar deri ne infinit,madje te behet me i lart se engjejt e shenjte.keshtu ky te jet destinacioni yt dhe jo mburrja se je hyjnor. PERPARA NJEREZ DHE ME MENDJE DREJT ZOTIT

asklipio

1


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi