Incidentet mė tė famshme me UFO

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Incidentet mė tė famshme me UFO

Mesazh  Jon prej 06.07.10 12:12

Incidentet mė tė famshme me UFO



Sondazhet zakonisht dėshmojnė se thuajse gjysma e popullsisė sė botės beson nė ekzistencėn e UFO-ve dhe 5 pėrqind e popullsisė pranon se ka parė njė objekt qė mund tė quhet UFO nė njė rast ose tjetėr.

Nganjėherė, raportimi pėr UFO ka tė bėjė me fenomene natyrore ose fenomene tė zakonshme, por qė keqinterpretohen apo nuk dallohen mirė, e nė disa raste bėhet fjalė dhe pėr mashtrimi.

Por, duhet pranuar se nė disa raste tė dhanė janė shumė tė forta pėr tė dyshuar pėr njė rast takimi me jashtėtokėsorė.

Qė nė vitin 1450 para erės sonė, kur njeriu i lashtė shėnoi nė njė copė druri vizatimet e “rrathėve tė zjarrit” tė zbritura nga qielli, ato kanė mbetur pa emėr.

Prandaj quhen “Unidentified Flying Object”, (Objekte fluturuese tė paidentifikuara) shkurt UFO.

Edhe pse janė bėrė me mijėra dokumentarė pėr to, madje edhe filma artistikė me protagonistė aktoren Kim Bassinger, ato kanė mbetur pa formė. Sipas shkencėtarėve, tė gjitha pėrgjasimet si qenie jeshile, me sy tė mėdhenj dhe me kokė vezake, janė spekulime.

Disqet fluturuese kanė futur nė punė investiguesit mė tė mirė, por pjesa mė e madhe e rasteve tė shfaqura kanė mbetur mister. Tė paktėn, hetimet rreth tyre kanė shėrbyer pėr pėrmirėsimin e fluturimeve me avionė.

Ndėrkohė, raporte tė pazakonta datojnė qė nė kohėt antike. Krahas veglave tė punės, apo figurave qė tregonin pėr jetėn e tyre, njerėzit e lashtė kanė vizatuar apo kanė gdhendur nėpėr shpella, edhe objekte tė ēuditshme qė i kanė vizituar.

Ndėrsa agjencia e parė pėr hetimin e tyre ėshtė krijuar nė 1948. Nė vitin 1954 rregullorja e “Air Force” i konsideronte shfaqje tė tilla si “kėrcėnim i mundshėm i Sigurisė sė Shteteve tė Bashkuara”.

Njė objekt fluturues i paidentifikuar ose ndryshe, “UFO” quhet ēdo objekt i dukshėm, i cili nuk mund tė identifikohet nga vėzhguesi dhe qė mbetet i paidentifikuar pas hetimeve.

Nė kulturėn popullore, termi “UFO” shpesh pėrdoret pėr t’iu referuar ēdo anijeje hapėsinore hipotetike apo tė paprovuar aliene.

Termi “pjatės fluturuese” pėrdoret po kaq shpesh. por raporte “UFO”-sh janė bėrė edhe mė tė zakonshme kur janė publikuar fillimisht nė Shtetet e Bashkuara, nė vitin 1947. Me dhjetėra mijėra raportimesh “UFO”-sh janė bėrė qė nga ajo ditė nė tė gjithė botėn.

Megjithatė edhe mė shumė pamje mbeten tė paraportuara, pėr shkak tė frikės ndaj shoqėrisė dhe pėr stigmėn shoqėrore qė rrethon subjektin e “UFO”-ve, dhe pėr shkak se shumė vende nuk kanė autoritetin zyrtar tė sanksionuar pėr tė marrė dhe pėr tė vlerėsuar raportet e “UFO”-ve.

Sapo njė “UFO” identifikohet si njė objekt i njohur (pėr shembull njė mjet ajror apo njė balonė), atėherė nuk klasifikohet mė si njė “UFO” dhe riklasifikohet pėrsėri si njė objekt i paidentifikuar.

Viti 99 para Krishtit

Autori romak, Iulius Obsequens, shkruan se nė vitin 99 para Krishtit, “nė kohėn e perėndimit nė Tarquinia, njė objekt i rrumbullakėt si njė glob, njė mburojė rrethore, mori rrugėn nga qielli nga perėndimi pėr nė lindje”. Gjithashtu, gjatė mbretėrimit tė faraonit Thutmose III, gjatė vitit 1450 para Krishtit, ekziston njė pėrshkrim i shumė “rrathėve prej zjarri”, mė tė shndritshme se dielli dhe rreth 5 metra nė masė, tė cilat janė shfaqur nė ditė tė ndryshme qė zbrisnin nga qielli herė pas here.

14 prill 1561

Nė 14 prill tė vitit 1561, qielli mbi Nuremberg, Gjermani, thuhet tė jetė mbushur me njė mori objektesh qė dukej se ishin pėrfshirė nė njė betejė ajrore. Sfera dhe disqe tė vegjėl thuhet se kanė dalė nga cilindra tė mėdhenj. Kėto ngjarje janė trajtuar si ogure tė mbinatyrshme, engjėj dhe shenja tė tjera fetare. Disa hetues kontemporanė besojnė se ata janė ekuivalenti i lashtė i raportimeve moderne tė UFO-ve. Edhe mė vonė Gjermania ėshtė shoqėruar gjithnjė nė njė farė mėnyrė me disqet fluturuese e thuhej se Hitleri ishte i fiksuar me to.

17 nėntor 1882

Njė fenomen i pazakontė ka ndodhur mė 17 nėntor tė vitit 1882, i cili ėshtė vėzhguar nga astronomi Edward Walter Maunder, nga “Greenwich Royal Observatory” dhe nga disa astronomė tė tjerė evropianė. Maunder raportoi njė “vizitor tė ēuditshėm qiellor”, i cili kishte formėn e diskut, formė siluri, formėn e aksit apo ndoshta si njė aerostat zepelini. (Kėshtu pėrshkruhej nė vitin 1916). Ishte mė e shndritshme se shfaqjet e dukshme mėngjesore, cepat i kishte tė pėrcaktuar mirė dhe ishte i zbehtė nė qendėr, nė ngjyrė tė bardhė nė tė gjelbėr, rreth 30 gradė i gjatė dhe 3 gratė i gjerė.

28 shkurt 1904

Nė 28 shkurt tė vitit 1904, tre anėtarė ekuipazhi tė “USS Supply”, 300 milje nė perėndim tė San Franciskos, tė raportuar nga lejtnant Frank Schofield, qė mė vonė ėshtė bėrė kryekomandanti i Flotės sė Betejės sė Paqėsorit. Schofield shkroi pėr tre objekte tė kuq tė shndritshėm dhe rrethorė tė cilėt fluturonin nė njė formacion skalioni qė ėshtė afruar pranė reve, mė vonė ka ndėrruar kurs dhe ėshtė “ngjitur” mbi re, duke u ngritur menjėherė larg tokės pas 2 ose 3 minutash. Mė i madhi kishte njė pamje tė dukshme, sa pėr gjashtė diej.

5 gusht 1926

Mė 5 gusht tė vitit 1926, ndėrsa udhėtonte nė malet Humboldt tė krahinės Kokonor tė Tibetit, Nicholas Roerich raportoi se anėtarėt e ekspeditės sė tij kanė parė lart nė qiell njė shqiponjė, tė cilėn po e vėzhgonin, “diēka tė madhe dhe tė shndritshme qė pasqyronte diellin, si njė vezė gjigante qė lėvizte me njė shpejtėsi tė madhe” (nga ditari i udhėtimeve nė Altai-Himalaja, i publikuar nė vitin 1929). Edhe pse Roerich nuk e thotė se ēfarė mendonte se do tė kishte qenė objekti, nė pasazhet mė poshtė diskutohen dėshmimet teozofike tė civilizimeve tė lashta dhe teknologjinė e tyre.

25 shkurt 1942

Mė 25 shkurt tė vitit 1942, Ushtria Amerikane gjurmoi njė mjet hapėsinor nė radar mbi Los Anxhelos, nė krahinėn e Kalifornisė. Anija qėndroi lart edhe pse ndėrkohė kishin kaluar 20 minuta. Ajo vazhdonte tė rrinte pezull dhe ushtria nuk arriti t’i avitej pasi objektet e paidentifikuara duket se gjithmonė ndėrhyjnė nė sistemin e avionėve qė i ndjekin. Origjina e anijes nuk ėshtė identifikuar asnjėherė. Incidenti mė vonė u bė i njohur si Beteja e Los Anxhelosit ose sulmi ajror i Bregut Perėndimor.

1946

Raportime pėr shfaqjen e dritave tė ēuditshme nė qiell apo objekteve fluturuese tė paidentifikuara ka pasur gjithnjė. Por, nė vitin 1946, ka pasur mė shumė se 2 mijė raporte tė anijeve tė paidentifikuara nė vendet skandinave, sė bashku me raporte tė izoluara nga Franca, Portugalia, Italia dhe Greqia, tė cilat mė vonė janė quajtur “breshėria ruse”, dhe mė vonė si “raketa fantazmė”, pėr shkak se mendohej se kėto objekte misterioze ishin teste ruse tė raketave tė kapura gjermane Vi dhe V2. Mė vonė doli se nuk ishte ky shpjegimi i saktė dhe fenomeni mbetet i pashpjeguar.

Roswell, 1947

Incidenti “Roswell” pėrfshin gjetjen e materialeve tė njė objekti tė paidentifikuar nė Roswell, Nju Meksiko nė SHBA, 1947. Qė prej asaj kohe ky rast ėshtė kthyer nė objekt spekulimesh e hipotezash nga mė tė ndryshmet. Ekzistojnė hipoteza tė ndryshme nė lidhje me atė qė ka ndodhur nė tė vėrtetė atje. Forcat ushtarake tė SHBA-sė pretendojnė se mbetjet qė u zbuluan nė vendin e aksidentit ishin ato tė njė balone sekrete qė ishte pėrplasur. Sidoqoftė shumė ithtarė tė UFO-ve vazhduan tė besojnė se objekt i pėrplasjes ishte njė UFO. Incidenti u kthye nė njė legjendė urbane dhe Roswell njihet si incidenti mė i njohur qė ka lidhje me UFOt.

19 shtator 1976

Deri nė vitin 1976 thuhej se UFO-t ishin shumė rezistentė pėr t’u kapur nga radari, duke lėnė tė kuptohej se ishin mė shumė imagjinarė se jashtėtokėsorė. Gjithēka ndryshoi kur nė orėt e par atė agimit mė 19 shtator, 1976 pilotėt luftarakė tė avionėve iranianė u dėrguan tė ndjekin njė UFO qė manovronte nė mėnyrė tė ēmendur nė qiellin mbi Teheran, pasi shumė radarė e kishin kapur. Ajo qė ishte akoma mė mbresėlėnėse ėshtė se objekti ērregullonte sistemin e avionėve sa herė i afroheshin dhe ky rast shėnohet si njė prej takimeve tė llojit direkt me UFO-t.

30 mars 1990


Mbrėmjen e 30 marsit avionėt e NATO-s u pėrpoqėn qė tė ndiqnin disa UFO nė formė trekėndėshe mbi Belgjikė. Ajo qė ishte mbresėlėnėse nė kėtė rast ishte se kėto objekte lėviznin me njė shpejtėsi tė tillė dhe bėnin ato lloj manovrash qė do e vrisnin pilotin qė ishte brenda. Kėto objekte tė paidentifikuara fluturuese u panė nga shumė dėshmitarė nė tokė, por ato u kapėn dhe kullat e kontrollit dhe nga radarėt e armėve nė bordet e avionėve tė NATO-s qė po i ndiqnin duke i fotografuar e duke e bėrė kėtė rastin e fotografimit mė tė mirė tė UFO-ve.

avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Incidentet mė tė famshme nė histori tė UFO-ve

Mesazh  Jon Sh prej 16.07.12 10:28

10 Incidentet mė tė famshme nė histori tė UFO-ve



Sondazhet tregojnė se, nė pėrgjithėsi, gjysma e popullsisė beson nė ekzistencėn e UFO-ve, dhe rreth 5 % e saj pranon qė kanė parė diēka qė mendojnė mund tė ketė qenė njė UFO. Sigurisht, fakti ėshtė se shumica e raportimeve mbi UFO-t janė keq-identifikime tė fenomeneve natyrore (sidomos yje tė ndritshėm dhe planete, meteorė, rrufe, gaz atmosferik, etj) apo fenomene artificiale (dritat e uljes sė avionėve, balona, avione testimesh) ose, nė disa raste, madje edhe shaka. Megjithatė, ka njė numėr tė vogėl dukurish qė sfidojnė shpjegimin e thjeshtė ose kanė pasur njė ndikim tė tillė nė shoqėri qė ka bėrė qė pėrfundimisht kėto fenomene tė bėhen njė pjesė e folklorit UFO. Kjo ėshtė lista e dhjetė “pėrvojave”, tė raportuara mė gjerėsisht, tė dokumentuara mė mirė, tė pashpjegueshme, ose thjesht tė ēuditshme mbi UFO-t nė histori.

10. CALIFORNIA dhe MIDWEST-i, shikimi i “Anijes”, 1896-97

Shumė njerėz nuk e dinė se vėzhgimi i burimeve tė dritave tė paidentifikuara nė qiell shkon prapa nė mbi njė shekull, kur e para “Zonė Fluturimi” UFO-sh (njė grupim UFO-sh tė vėna re mbi njė zonė tė caktuar brenda disa muajve) ka ndodhur mbi njėqind vjet mė parė nė vitet e largėta tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė. E tėra filloi kur njė dritė misterioze e paidentifikuar e cila lėvizte ngadalė ėshtė vėrejtur nga qindra njerėz mbi Sacramento, Kaliforni nė nėntor, 1896, nė dukje po lėvizte kundėr erės me njė shpejtėsi prej tridhjetė miljesh nė orė. Kjo dritė u pa sėrish njė javė mė vonė, kėtė herė mbi San Francisco; deri nė fund tė vitit, nga gjithė skajet e bregdetit tė oqeanit Paqėsor po vinin me qindra raporte, duke krijuar njė eksitim mediatik. Pas njė mungese dy mujore gjatė dimrit tė viteve 1896-1897, objekti misterioz – pėr tė cilin dėshmitarėt tregojnė se qėndronte pezull nė errėsire, me formėn e njė cigareje puro artizanale – u rishfaq mbi Midwest, ku tregohet sė ėshtė parė nga Nebraska nė Michigan dhe nga Minesota nė Teksas para se tė zhdukej papritmas pėrfundimisht nė prill tė vitit 1897. Megjithėse i injoruar nga skeptikėt modernė si njė shembull i histerisė mediatike (i ndihmuar ndoshta nga pamje tė planetit Venus), numri absolut i raportimeve – disa mijėra shikime sipas disa vlerėsimeve – e bėn tė pamundur qė ai fenomen tė ishte vetėm njė rreng i shtypit. Disa kanė sugjeruar edhe mundėsinė intriguese se ajo mund tė ketė qenė njė anije e hershme, pėrpara se sa tė fluturonte avioni i vėllezėrve Wright – duke e bėrė atė mė tokėsor se sa jashtėtokėsor nė natyrė (dhe evidencė e njė teknologjie tė sapolindur). Nė ēdo rast, “anija e madhe e vitit 1897″ – apo ēfarėdo qoftė ajo, mbetet njė mister sot ashtu siē ishte nė ditėt e para tė fenomenit.

9. UASHINGTON, viti 1952

Nė vitin 1952 Uashington DC, gumėzhinte kur kontrollorėt nė tokė tė Aeroportit Kombėtar nė Uashington (tani Aeroporti Ndėrkombėtar Reagan) dalluan objektiva tė shumta tė fiksuar nė radarėt e tyre, si dhe sfera me ngjyra tė ndezura lehtėsisht tė vėzhgueshme nė horizont, duke nxitur Forcat Ajrore ė tė ngrinin avionėt luftarakė nė njė pėrpjekje tė kotė pėr t’iu afruar kėtyre objekteve. Incidenti, i cili u zhvillua gjatė dy fundjavave tė njėpasnjėshme nė mes tė 13 korrikut dhe 29 korrikut tė vitit 1952, mori edhe vėmendjen e Presidentit amerikan dhe pati pasoja pothuajse tė menjėhershme, duke vendosur se mbrojtja mė e mirė ėshtė sulmi, qeveria vuri nė zbatim tė ashtuquajturin “Paneli Robertson”. Njė komision i shkencėtarėve tė shquar, tė emėruar pėr tė shqyrtuar “rastet mė tė UFO-ve nė Tokė” tė mbledhura nga Projekti i Librit Blu (njė studim tetėmbėdhjetė vjeēar i Forcave Ajrore i cili analizonte mė shumė se 12.000 raportime UFO-sh para se tė ndėrpritej nė vitin 1969). Shkencėtarėt arritėn menjėherė nė pėrfundimin se Forcave Ajrore dhe Projektit tė Librit Blu i nevojitej tė shpenzonte mė pak kohė duke analizuar dhe studiuar raportet e UFO-ve dhe mė shumė kohė pėr ti hedhur poshtė publikisht ato. Pėr fat tė keq, vendimi pėr tė hedhur poshtė raportet duke mos hetuar ka ndjekur qeverinė amerikane qė nė zanafillė dhe mbetet arsyeja kryesore pse shpjegimet “zyrtare” tė qeverisė nė pėrgjithėsi bien nė vesh tė shurdhėr nė ditėt e sotme.

8. Dritat nė PHOENIX, 1997

Ndoshta njė nga incidentet e fundit mė tė famshėm, pėr shkak tė numrit tė madh tė dėshmitarėve tė pėrfshirė (duke pėrfshirė, nė dukje, edhe Guvernatorin e shtetit) ėshtė ai i dritave nė Phoenix. Qytetarėt e Arizonės vunė re njė seri dritash – sė bashku me njė disk shumė tė madh nė formė trekėndėshi – qė u endėn nė qiell pėr gati tre orė nė mbrėmjen e 13 marsit tė vitit 1997. Disa nga dritat u tha mė vonė ishin materiale tė lėshuara nga njė avion A-10 Warthogs gjatė ushtrimeve tė trajnimit nė jugperėndim tė qytetit, edhe pse ajo anije e madhe trekėndore mund tė ketė qenė mbetje e pashpjeguar (disa skeptikė kanė sugjeruar se ishin avionė qė fluturonin nė formacion). Ēfarėdo lloj gjėje ishte, nuk pati njė rikthim, duke i lėnė njerėzit nė Phoenix dhe botėn nė pėrgjithėsi tė krijonte njė debat mediatik mbi tė cilin debatohet ashpėr edhe sot e kėsaj dite.

7. KECKSBURG, PENNSYLVANIA, rrėzimi i UFO-s, 1965

Mė 9 dhjetor tė vitit 1965, njė top zjarri i shkėlqyeshėm dhe i madh, ėshtė parė nga mijėra njerėz, tė paktėn nė gjashtė shtete tė SHBA-sė, por edhe nė Ontario, Kanada, tė depėrtojė qiellin e natės, duke u rrezuar pranė qytetit tė vogėl tė Pensilvanisė, Kecksburg. Nė fillim u mendua tė ishte njė top i zjarrtė veēanėrisht i madh (njė meteor i cili shkėlqente nė mėnyrė tė pazakontė), por mė vonė banorėt u shqetėsuan, kur ushtria u drejtua nė zonėn e rėnies dhe u panė tė ruanin njė objekt me formėn e njė zileje, pėrsėri duke nxitur spekulimet se qeveria ishte po ribėnte pėrsėri truket e saj tė vjetra. Disa tė tjerė, mė vonė kanė spekuluar se objekti qė u rrėzua ishte njė satelit sovjetik, megjithėse kjo mbetet akoma e kontestuar nga ufologistėt deri nė ditėt e sotme. Megjithatė, duhet tė theksohet se kapja e njė sateliti sovjetik nė kulmin e Luftės sė Ftohtė do tė shpjegojė arsyen pėr praninė e madhe tė ushtrisė dhe fshehtėsinė e operacionit; natyrisht, kėshtu qė do kishte qenė edhe pėr njė UFO tė rrėzuar, prandaj edhe debati vazhdon.

6. INCIDENTI MANTELL INCIDENT, viti 1948

Nė atė qė mund tė jetė fataliteti i parė i lidhur me njė objekt fluturues tė paidentifikuar ndodhi mė 7 janar tė vitit 1948, kur piloti ajror i Gardės Kombėtare, kapiteni Thomas F. Mantell, u rrėzua me avionin e tij luftarak P-51 ndėrsa ndiqte njė objekt tė pazakontė nė qiellin mbi Kentucky. Duke fluturuar nė mungesė tė oksigjenit nė lartėsi tė madhe nė ndjekje tė njė diēkaje “argjendi nė formė disku”, piloti humbi kontrollin, me pasoja tragjike, ndėrsa po pėrpiqej t’i afrohej. Hetimi i mėvonshėm tregoi se ajo qė kapiteni Mantell mund tė ketė ndjekur nė tė vėrtetė ishte njė balonė e madhe e motit Skyhook, e cila mund tė marrė pamje tė njė disku – kur shihet nga poshtė dhe ka njė sipėrfaqe tė argjendtė shumė reflektive. Nė qoftė se ka qenė ky rasti, atėherė Mantell ka qenė njė viktimė e zellit tė tij dhe mosrespektimi i procedurave tė Forcave Ajrore nė rast fluturimi mbi lartėsinė e sigurisė. Incidenti ka arritur tė ndryshojė perceptimet publike tė UFO-ve, megjithatė, duke bėrė qė disa persona tė shohin vizitorėt e huaj si potencialisht tė rrezikshėm dhe jo si figura tė kėndshme qė supozohej se ishin deri para atij incidenti.

5. Rrėmbimi i Barney dhe Betty Hill, viti 1961

Nė incidentin e parė tė rrėmbimit (por padyshim jo i fundit) nė mbrėmjen e 19 shtatorit tė vitit 1961, Betty dhe Barney Hill panė ēfarė ata besonin ishte njė UFO, ndėrsa ata po ecnin me makinėn e tyre nė njė rrugė tė vetmuar pranė Groveton, New Hampshire. Edhe pse ata nuk mund tė kujtohen me vetėdije se ēfarė ka ndodhur (janė disa orė pėr tė cilat ata nuk janė nė gjendje tė tregojnė) pėr disa javė me rradhė ata ankoheshin se kishin ėndrra tė frikshme nė lidhje me rrėmbimin eventual pėr arsye ekzaminimi mjekėsor nga “alienėt gri” dhe mė tej u liruan. Ėndrrat e kėqija u bėnė akute dhe ēifti pėrfundimisht kėrkoi ndihmė duke u hipnotizuan dhe intervistuar nga doktori nga Bostoni, Benjamin Simon, i cili arriti nė pėrfundimin se ēifti mund tė jetė ndikuar ndjeshėm nga njė episod televiziv nė tė cilin shfaqeshin alienėt humanoidė, tė cilin e kishin parė para “takimit” tė tyre dhe po fantazonin nė mėnyrė tė pafajshme mbi ngjarjen, edhe pse ai gjithashtu pranoi se nuk arriti tė shpjegojė nė mėnyrė bindėse ēdo aspekt tė rastit tė tyre. Nėse ata ishin viktima tė njė imagjinatė aktive (ēifti ishte i njohur pėr sjellje tė ēuditshme) ose ata ishin tė rrėmbyerit e vėrtetė, ky rast mbetet njė burim debati tė konsiderueshėm, dhe ndoshta ka hedhur themelet pėr rastin akoma mė spektakolar tė rrėmbimit tė Travis Walton dhe Pascagoula, Misisipi nė vitin 1970.

4. Fluturimi numėr 1628 JAL, Incidenti UFO, viti 1986

Mė 16 nėntor 1986 njė anije aliene e pėrshkruar si “tri herė mė e madhe se sa njė aeroplanmbajtėse” fluturoi sė bashku me avionin numėr 1628 tė Japan Air Lines pėr 50 minuta rresht teksa avioni po fluturonte mbi Alaskėn verilindore, dhe ku objektet kapeshin nė mėnyrė intermitente nga radarėt si ata civilė ashtu edhe ata ushtarakė. Ēfarė e bėn kėtė incident kaq mbresėlėnėse ishte sasia e madhe e kohės nė tė cilin objekti ėshtė parė, numri i lartė dhe besueshmėria e dėshmitarėve (ekuipazhi dhe tė gjithė pasagjerėt) dhe fakti qė u kap edhe nga radarėt, duke e bėrė kėtė njė nga takimet mė mbresėlėnės me UFO-t. Ky rast mbetet i pashpjegueshėm edhe sot e kėsaj dite. Mė e veēanta nga ky incident ėshtė qė ky rast mbetet njė nga rastet e pakta nė tė cilat ekuipazhi i njė avioni civil ishte i gatshėm pėr tė diskutuar lidhur me incidentin nė publik, duke e bėrė atė edhe mė tė jashtėzakonshėm.

3. TEHRAN, IRAN, Incidenti UFO, viti 1976

Deri 1976, mendohej se UFO-t gjithmonė dukeshin sikur nuk kapeshin nga radarėt (edhe pse jo gjithmonė) duke nėnkuptuar se ishin mė shumė imagjinarė se jashtėtokėsor. Megjithatė, e gjithė kjo ndryshoi kur nė orėt e para tė 19 shtatorit tė viti 1976, avionė luftarakė iranianė (kjo ishte para Revolucionit Islamik, kur SHBA-tė dhe Irani ishin aleatė tė ngushtė), u dėrguan pėr tė ndjekur pas njė UFO i cili po manovronte mbi qiellin e Teheranit, ndėrkohė qė disa stacione radari kapnin sinjale. Edhe mė mbresėlėnės ėshtė fakti qė objekti ndėrhynte nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė mbi sistemet elektronike tė avionėve luftarake kur kėta afroheshin, duke i bėrė pajisjet elektronike tė papėrdorshme dhe, nė njė rast, duke shkaktuar madje edhe sistemin e armatimit tė njė nga avionėt, i cili dėshtoi krejtėsisht nė ēastin qė po pėrpiqej tė hapte zjarr. Incidenti ėshtė konsideruar si njė nga ballafaqimet mė tė rėndėsishme me UFO-t e regjistruar ndonjėherė, jo vetėm pėr shkak tė cilėsisė dhe epėrsisė sė provave (objekti ėshtė dalluar edhe nga sateliti ushtarak DSP-1), por edhe pėr shkak tė ndikimit tė drejtpėrdrejtė mbi instrumentet dhe radarėt e disa avionėve tė ndryshėm tė pėrfshira nė ndjekjen e anijes aliene. Skeptikėt thonė se pilotėt ishin thjesht nė ndjekje tė nxehtė e njė pjese tė Jupiterit, por ky shpjegim ėshtė shumė qesharak.

3. BELGJIKE, Incidenti UFO, viti 1990

Njė incident shumė i ngjashėm me rastin e Teheranit ndodhi edhe nė Belgjikė nė vitin 1990, kur avionėt e NATO-s u gjendėn pėrsėri, duke ndjekur njė seri anijesh UFO-sh tė errėt dhe nė formė trekėndėshi mbi fshatrat belgė. Ēfarė ishte veēanėrisht mbresėlėnėse nė lidhje me kėto objekte ishte shpejtėsia dhe aftėsitė e tyre, anijet aliene ishin nė gjendje tė bėnin manovra qė do tė kishin vrarė njė pilot human. Njėsoj si incidenti i Teheranit, edhe nė Belgjikė, objektet fluturues jo vetėm qė u panė nga dėshmitarė tė shumtė nė terren, por u kapėn edhe nga kontrollorėt dhe radarėt e armatimit nė bord tė avionėve dhe u fotografuan, duke dhėnė provat mė tė mirėdokumentuaratė UFO-ve.

2. Kenneth ARNOLD, Mali Rainer, Uashington, viti 1947

Nė atė qė konsiderohet si fillim i vėrtetė i epokės moderne tė UFO-ve. Pilot dhe biznesmeni Kevin Arnold, nga Seattle, zbuloi njė numėr tė madh formash “harkore” tė cilat fluturonin mbi malin Rainier nė njė pasdite maji nė vitin 1947, tė cilat lėviznin me njė shpejtėsi shumė herė mė tė lartė se avionėt mė tė mirė tė kohės. Pasi ai uli avionin, tėrhoqi vėmendjen e medias, duke deklaruar se objektet dukeshin “si disqe”, nga ku lindi edhe termi “disk fluturues”, dhe duke filluar njė kapitull tė ri nė botėn e fenomeneve ajrore. Skeptikėt edhe sot vazhdojnė tė sfidojnė vlerėsimin Arnoldit mbi shpejtėsinė e objektit dhe distancėn duke ngritur pretendimin se ishin thjesht pasqyrime tė lehta jashtė dritares sė kabinės sė tij, por ēfarė nuk mund tė mohohet ėshtė se ēfarėdo qoftė ajo qė Arnold pa atė ditė, takimi i tij i rrallė nė qiejt mbi Paqėsorin veriperėndimor pati njė efekt mė tė madh nė kulturėn tonė se sa edhe ai vetė mund tė ketė imagjinuar.

1. Roswell, Maksika e Re, pėrplasja dhe rikuperimi, viti 1947

Asnjė incident tjetėr se sa incidenti i Roswell nuk ka sjellė mė shumė nw vėmendjen publike burrat e gjelbėr dhe disqet fluturues. Incidenti ndodhi nė korrik tė vitit 1947 rreth pesėdhjetė kilometra nė veri tė qytetit tė Meksikės sė Re, Roswell, kur njė bujk i thjeshtė me emrin Matt Brazell zbuloi mbeturinat metalike dhe copėzat e drurit tė anijes aliene nė njė fushė pranė fermės sė tij. Pasi kishte dėgjuar pėr “disqe fluturuese” nė lajme, Matt pyeti veten nėse ai po gjendej pėrballė njė rasti rrėzimi tė njė disku fluturues, dhe nė kėtė mėnyrė ai kontaktoi menjėherė autoritetet ushtarake vendore. Ēuditėrisht, nė fillim ata ranė dakord me vlerėsimin e fermerit dhe deklaruan se njė “disk i rrėzuar” ishte gjetur, por autoritetet e pėrgėnjeshtruan deklaratėn disa orė mė vonė, duke pretenduar mė pas se mbeturinat ishin pjesė e njė balone tė moti, e cila ishte rrėzuar. U duk sikur historisė iu vu kapak deri nė vitet shtatėdhjetė, kur oficeri i inteligjencės ajrore Jesse Marcel, i cili ishte dėrguar tė mblidhte sendet e gjetura (tė cilat ai i ngarkoi nė bagazhin e makinės sė tij), pohoi se sendet e gjendura dhe materiali pėrbėrės ishte jashtėtokėsor, duke krijuar njė teori konspirative me pėrmasa epike qė refuzon tė vdesė edhe nė ditėt e sotme. Aq e rrėnjosur u bė “pėrplasja” nė Roswell nė kulturėn popullore, sa edhe kur Forcat Ajrore deklasifikuan rastin nė vitin 1995 duke treguar se ishte njė projekt pėr tė tėrhequr vėmendjen nga misioni i vėrtetė i balonave fluturuese tė mbushura me sensorė monitorues tė projektuar pėr tė kapur lėvizjet e armėve bėrthamore sovjetike, sa qė shumica e ufologjistėve refuzuan ta pranonin. Qė atėherė, historia ka devijuar nga origjinali nga njė fushė tė vetme nė tregime tė shumė pėrplasjeve, plot me alienė tė vdekur, si dhe fakti qė pas ēdo shpikjeje teknologjike gjatė pesėdhjetė viteve tė fundit qėndron njė rrėzim UFO-sh. Roswell, vendi i ngjarjes u kthye nga njė vend i qetė nė njė Mekė pėr admiruesit e UFO-ve dhe pėrreth saj ėshtė krijuar njė industri e cila ndoshta do tė qėndrojė nė jetė mė shumė se Perandoria Romake vetė.
avatar
Jon Sh

55


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi