Kush e programon jetėn tuaj?

Shko poshtė

Kush e programon jetėn tuaj?

Mesazh  Elizza prej 02.07.10 18:08

KUSH E PROGRAMON JETĖN TUAJ?
José Silva & Burt Goldman

Cili ėshtė qėllimi juaj nė jetė?
Ēfarė shpresoni tė arrini me jetėn tuaj?
Ēfarė shikoni si rezultat pėrfundimtar tė jetės suaj?


Mendoni pėr njė ēast pėr synimet dhe shpresat tuaja. A janė ato tuajat apo janė rezultat i atyre ēfarė presin tė tjerėt nga ju? Nė qoftė se nuk janė tuajat, a mos janė rezultat i programimit nga agjensi jashtė vetes tuaj si prindėrit, institucionet fetare dhe arsimore, miqtė, mėsuesit, qeveria ose media?

A mos programimi qė ju kanė bėrė ata, ju ka futur nė njė rrugė tė ndryshme nga ajo qė do tė dėshironit tė ishit?

Vlerėsoni tani ato qė bėni dhe ēfarė ju ndodh pėr shkak tė veprimeve tuaja aktuale. Kėto veprime i ēojnė mė tej apo i pengojnė synimet e jetės tuaj? Ju jeni bekuar me dhuratėn e vullnetit tė lirė. Modelet e pėrcaktuara nga njerėz tė tjerė vetem se ndėrhyjnė nė kėtė vullnet.

Programimi juaj i shkuar influencon mbi sistemet tuaja tė besimit – ēfarė jeni ju, kush jeni ju. Besimet, kornizat e referimit me tė cilat jetoni, vijnė nga figura autoritare dhe bazohen nė besimin ndaj kėtyre figurave, tė cilėt nė pėrgjithėsi janė prindėrit tuaj.

Pėrderisa njė besim ju lejon ju qė tė pranoni vetėm atė informacion qė mbėshtet atė besim dhe qė bėn qė ju tė mos pranoni informacionin qė bie nė kundėrshtim me tė, pranimi i besimeve tė programuara nga tė tjerėt do tė thotė heqje dorė nga vullneti i lirė.

Sepse, nė qoftė se ju pranoni vetem informacionin qė mbėshtet besimin tuaj dhe, nė qoftė se ky besim ėshtė formuar nga njė individ tjetėr, atėhere nuk jeni ju qė krijoni realitetin tuaj, por ėshtė, nė fakt, personi qė ka instaluar atė besim te ju.

Nė qoftė se jeta juaj dhe stili i jetės suaj janė ashtu siē do t'i dėshironit ju tė ishin, atėhere programimi i shkuar i juaj ka qėnė i mirė pėr ju dhe ju nuk do tė dėshironit ta ndryshonit.

Mendoni pėr njė ēast.

A jeni i kėnaqur me pozicionin aktual tė jetės suaj? Merrni nė konsideratė pikėt pozitive, gjėrat e mira nė jetėn tuaj. Tani merrni nė konsideratė pikėt negative, gjėrat e kėqija nė jetėn tuaj. (Nė fakt gjėrat thjesht ekzistojnė, nuk ka nė tė vėrtetė gjėra tė mira dhe tė kėqija; ato janė gjėra qė ekzistojnė.

Ato bėhen tė mira ose tė kėqija nga raportet qė kanė me ju. Ėshtė perspektiva juaj, qėndrimi juaj, pikpamja juaj qė i bėn tė mira ose tė kėqia. Zjarri ėshtė i mirė kur me tė gatuan ushqimin tuaj, por ėshtė i tmerrshėm kur ju djeg shtėpinė. Shiu ėshtė i mrekullueshėm pėr fermerin, por i tmerrshėm pėr njė gjynahqar tė cilin e ka mbėrthyer nė rrugė pa ēadėr).

Por ē'mund tė na thoni pėr pikėt tuaja pozitive dhe negative? Keni mė shumė tė mira apo tė kėqija? Shikojeni jetėn tuaj aktuale sa mė objektivisht. Ē'mendim keni pėr jetėn tuaj aktuale? Pra, ne flasim kėtu pėr egon e jetės dhe egon individuale. Egua juaj individuale ėshtė opinioni juaj pėr veten tuaj kurse egua e jetės ėshtė opinioni mbi jetėn tuaj aktuale.

Nė qoftė se nuk jeni i kėnaqur me jetėn tuaj, nė qoftė se mendimi juaj pėr tė ėshtė negativ, atėhere, ka mundėsi qė njė nga arsyet tė jetė programimi juaj i shkuar. Le tė shohim nė se mund t'i thyejmė barrierat qė ju mbajnė ju nė atė pozicion.

Le tė zbulojmė nė se mund tė bėheni mė i ndėrgjegjshėm pėr personin qė mund tė jeni, pėr personin siē do tė dėshironit tė ishit. Hapi i parė ėshtė tė fshini programimin e shkuar, modeluar nga tė tjerėt. Hapi i dytė ėshtė tė riprogramoni veten tuaj sipas synimeve tuaja.

Programimi i shkuar ėshtė si njė digė qė nuk lejon rrjedhjen e lirė tė rrymės sė jetės suaj. Ashtu siē programohet (kontrollohet) njė lumė me anėn e njė dige, ndėrtuar nga agjensi tė jashtme pėr tė drejtuar energjitė e lumit sipas interesit te tyre, ashtu, kėto agjensi, ju drejtojnė dhe ju kontrollojnė nėpėrmjet programimit.

Pėr tė hequr qafe programimin e shkuar dhe tė padėshiruar, uluni nė njė vend tė rehatshėm, qetėsohuni plotėsisht duke shkarkuar trurin nga ēdo mendim tjetėr, dhe pėrfytyroni digėn si njė bllokim i programuar.

Pėrfytyroni sikur diga pėrfaqėson tė gjitha ato besime qė ju pengojnė ju nė arritjen e atyre gjėrave qė doni tė arrini. Ēlirojeni kėtė masė uji duke pėrfytyruar ēarjen dhe prishjen e digės.

Pėrfytyroni se si rrjedh uji lirshėm duke u kthyer nė njė lumė tė zakonshėm. Uji qė rrjedh lirshėm pėrfaqėson mendimet tuaja, mendjen tuaj. Mendimet tuaja, qė tashmė, pas drejtimit qė u jepni ju, rrjedhin lirshėm, ju lejojnė ju papritur qė tė jeni nė kontroll.

Ju mund tė mos jeni nė gjėndje tė kontrolloni ato besime tė cilat ju i mendoni si absolute, por ju mund tė kontrolloni besimet kur ju e kuptoni se keni aftėsinė pėr ta bėrė kėtė, thjesht duke i drejtuar ato (si ujin).

Mendja juaj do tė jetė nėn kontrollin tuaj. Agjensitė e jashtme do tė bėjnė sugjerime, por tashmė ju vetė vendosni nė duhet pranuar ose refuzuar njė programim i ardhshėm.

Pas pėrfytyrimit, vendosni pėr njė ndryshim qė doni tė bėni nė jetėn tuaj. Por fillimisht bėni njė pakt me veten tuaj lidhur me pėrpjekjet nė tė ardhshmen tė agjensive tė jashtme pėr t'ju programuar ju.

Mbyllni menjėherė sytė dhe pėrsėrisni kėto fjalė, "Unė do tė reagoj vetėm ndaj sugjerimeve konstruktive". Ndėrsa i pėrsėrisni kėto fjalė, pėrqėndrohuni mbi to. Dėgjoni zėrin tuaj ndėrsa shqipton ēdo fjalė.

Pastaj, pėrgatituni qė tė pėrcaktoni programimin tuaj. Ēfarė do tė donit qė tė ndryshonit nė jetėn tuaj. Programimi juaj fut energjitė nė punė pėr ju; ai dėrgon mesazhe energjie nė univers. Pėrfytyrimi e pėrforcon kėtė energji dhe i jep krahė. Ē'gjė ėshtė ajo me tė cilėn nuk jeni i kenaqur?

Ku do tė dėshironit tė ishit? Jeni ju tashmė ai qė kontrolloni dhe tani ėshtė koha mė e mirė pėr tė riprogramuar jetėn tuaj? Ē'stil tė jetės do tė dėshironit tė kishit? Pėrfytyrojeni veten tuaj me kėtė stil jete. Pėrfytyroni veten tuaj duke e shijuar kėtė stil jete.

Riprogramimi ėshtė thjesht marrja e njė rruge tjetėr pėr tė ecur nė njė drejtim tė ndryshėm. Nė qoftė se nuk jeni i kėnaqur me jetėn tuaj aktuale, ka mundėsi qė tė jeni nė rrugė tė gabuar.

Pėrfytyroni sikur jeni nė njė udhėkryq, ku rrugė tė ndryshme tė ēojnė nė vende tė ndryshme. Pėrfytyroni secilin vend ku tė ēojnė rrugėt. Pėrfytyroni rezultatin final tė rrugės ku jeni. Pėrfytyroni rrugėn qė ju ēon atje ku doni tė jeni.

Si e merrni rrugėn e duhur? Ju bėni njė ndryshim. Mund tė jetė njė ndryshim kryesor, psh tė lėvizėsh ose tė mos lėvizėsh; tė blesh apo tė shesėsh; ta ndryshosh punėn ose jo etj. Ose mund tė jetė njė ndryshim i vogėl, psh ndryshimi i zakoneve tė tė ngrėnit ose rregullimi i shtėpisė ose i zyrės.

Por cilidoqoftė ndryshimi, bėjeni atė dhe jeta bėhet mė e lehtė. Nė qoftė se jeta bėhet mė e kėndshme, atėhere ėshtė e qartė se po bėni diēka ashtu siē duhet. Ky ėshtė njė mesazh qė ju thotė: "E kapėt idenė. Vazhdo tė bėsh atė qė po bėn".

Nė qoftė se e bėni pėrsėri pėr ta ēuar mė pėrpara ndryshimin dhe jeta bėhet akoma edhe mė e mirė, atėhere ky ėshtė njė tjetėr mesazh pėr ju, mesazhi qė ju i bėni gjėrat siē duhet dhe se duhet tė vazhdoni atė qė po bėni.
avatar
Elizza

223


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kush e programon jetėn tuaj?

Mesazh  Fikrro prej 02.07.10 20:58

Te lumt shume teme e qelluar dhe teme keshilluese bravo...........
avatar
Fikrro

539


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faleminderit.

Mesazh  agro1 prej 03.07.10 0:05

Shume faleminderit, e mrekullueshme.
avatar
agro1

20


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kush e programon jetėn tuaj?

Mesazh  Idlir prej 29.11.10 13:37

Faleminderit Elizza! Sa mire qe je ne kete bote! Vazhdo te jesh e pranishme me lexionet e tua, plot domethenie, shprese, dashuri!
avatar
Idlir

83


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kush e programon jetėn tuaj?

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi