Shėrimi yjor

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Shėrimi yjor

Mesazh  Elizza prej 27.06.10 23:39

SHĖRIMI YJOR
lIN BRANSON

http://grizzlyhugs.files.wordpress.com/2009/12/stars-sky-lg.jpg
Ndėrsa kemi pranuar se planete si Dielli, Hėna, Mėrkuri, Venusi dhe tė tjerėt mund tė ushtrojnė njė ndikim mbi jetėt tona, pak kemi dėgjuar mbi njė ndikim tjetėr mė pak tė njohur, atė tė yjeve dhe tė rolit qė ata mund tė luajnė mbi ndėrgjegjen tonė vetiake dhe kolektive.

Ekzistenca e kėtij ndikimi bazohet nė mesazhet e orientuara tė marra nga Xhon C. Foks gjatė mesit tė viteve 80-tė, kur njė entitet me emrin Hilarion kumtoi informacione mbi energjinė e yjeve. Hilarion shpjegoi se si mund tė akordohemi me vibrimet individuale tė yjeve dhe se si, nė qoftė se njė teleskop fokuson njė yll mbi njė sipėfaqe uji, disa nga cilėsitė vibruese tė atij ylli do t'i transmetoheshin ujit. Vibrimet nė ujė ēlirohen nė sistem, duke ja dhėnė marrėsit natyrėn e vibrimit. Nė vitet nė vazhdim, orientimi i mėtejshėm ēoi nė formimin e eliksireve yjore, qė zotėrohen tashmė nė shkallė botėrore.

Pėr vite e vite me radhė njeriu ka kthyer sytė nga yjet. Drita dhe prania e tyre duket se na inkurajon dhe frymėzon. E kush nuk pėlqen tė vėshtrojė nga yjet nė njė natė tė kthjellėt dhe tė mrekullohet me vezullimin e tyre? Yjet tė japin gjithashtu ndjenjėn e pranisė kolektive: duke ditur qė dikush prej jush, nga i cili ju mund tė jeni ndarė ose tė cilin ju akoma nuk e keni takuar ndonjėherė, ėshtė duke vėshtruar lart dhe duke parė tė njėjtin formacion yjor njėkohėsisht. Lemurianėt dhe Atlantidasit e moēėm ishin tė ndėrgjegjshėm mbi yjet dhe kėrkonin esencėn e tyre shpirtėrore si edhe kėrkonin pėrdorimin e energjive tė tyre, ashtu siē bėnin Egjiptianėt, Majanėt, Aztekėt dhe shumė qytetėrime tė tjera tė hershme.

Energjia e yjeve rrjedh poshtė, drejt nesh, vazhdimisht, megjithėse ne jemi, kryesisht, tė pandėrgjegjshėm pėr kėtė gjė. Kėto energji sjellin ndryshime vibracionale nė njė nivel tė konsiderueshėm mbi ēdo gjė tė gjallė mbi Tokė. Yjet dhe konstelacionet, brenda tė cilėve ato shfaqen, jo vetėm qė kanė rėndėsi zodiake, legjendare dhe simbolike, por mund tė ofrojnė gjithashtu energji unike shėrimi (kurimi) si nė nivel tė brendshėm ashtu edhe nė nivel tė jashtėm. Ashtu si planetet dhe interpretimet e tyre astrologjike, edhe yjet mund tė ofrojnė drejtim, aftėsi depėrtuese dhe mirėkuptim.

Ka disa mėnyra pėr t'u akorduar me njė yll: meditimi, eliksiri ose thjesht njohja e tė hapurit ndaj energjisė sė tij si njė pėrbėrės jetėsor nė jetėn tuaj. Vibrimi i dritės nga njė yll i pėrdorur nė njė eliksir ose nė njė formė meditimi vepron brenda sistemit tė gjendrave dhe, duke u akorduar me njė vibracion qė ėshtė nė harmoni me vibracionin tonė, krijon njė zgjim tė energjive mė tė thella dhe jetėsore brenda nesh.

Nė meditim, mendja qetėsohet nė njė pikė tė tillė qė lejon pėrqėndrimin mbi disa aspekte tė yllit, ndoshta duke dėgjuar njė tingull ose duke rikrijuar vizionin e yllit brenda vetes tonė. Pastaj duhet tė qėndroni pėr pak kohė duke medituar nė heshtje tė plotė mbi ndihmėn ose ndriēimin qė kėrkohet, duke pėrfytyruar qėllimin tuaj tė dėshiruar. Eliksiret mund tė pėrdoren si vajra pėr masazh ose pėr banjo ose tė merren me pika si nė rastin e serumit. Gjatė kėtij proēesi ju duhet tė jeni i pėrqėndruar mbi yllin dhe ndihmėn qė kėrkoni prej tij.

Ka shumė yje tė cilėve mund t'u drejtoheni pėr ndihmė, me tė cilėt mund tė punoni, nė varėsi tė nevojės dhe nė atė kohė. Mė poshtė po japim disa nga mė tė dobishmet.


VEGA (Alpha Lyrae)
- Energjia e VEGES lidhet me shprehjet muzikore dhe prandaj ėshtė e dobishme nė pastrimin e blloqeve krijuese pėr ata qė punojnė nė fushėn muzikore. Ajo pastron gjithashtu kanalet pėr komunikim dhe lidhje mė tė mirė nė nivelet shpirtėrore.

ALTAIR (Alpha Aquilae) - Altair karakterizon tė kuptuarit, rezistencėn dhe rrjedhjen e energjisė. Ai bėn qė tė kuptohen mė mirė situatat ku kanė dalė blloqe (pengesa), pėr tė bėrė tė mundur qė personi t'i shohi ēėshtjet me njė dritė tė re dhe tė kuptojė pse janė ato (pengesat) atje dhe si mund tė kalohen.

SPICA (Alpha Virginis) - Ky ėshtė njė yll i mirė pėr ata qė merren me ēėshtje spiritualiste sepse ndihmon nė zhvillimin e aftėsive psiqike. Ky yll ndihmon edhe ata qė kanė probleme fizike lidhur me shtyllėn kurrizore ēervike (nė qafė ose nė shpatulla).

FORMALHAUT (Alpha Piscis Austrini)
- Formalhaut mund tė ndihmojė shumė mirė ata qė vuajnė nga tė dhėnit pas diēkaje qė nga pirja, droga, duhani dhe deri marrėdhėniet e ndryshme.

ADHARA (Epsilon Canis Majoris) - Adhara ndihmon nė funksionimin normal tė sistemit tretės duke pėrfshirė edhe pėrthithjen e mineraleve tė ndryshme, vitaminave dhe oksigjenit dhe ēlirimin e substancave toksike.

ALIOTH ( Epsilon Ursae Majoris) - Ata qė punojnė nė fushėn e shėndetit mjeksor, me pacientė me vėshtirėsi mendore dhe me gjėndje tė ērregulluar psikologjike mund t'i rrisin aftėsitė e tyre tė komunikimit nė njė mėnyrė sa mė efektive me ndihmėn e kėtij ylli. Ky yll ndihmon gjithashtu aftėsinė metabolizuese tė sheqerit dhe tė tė kuptuarit subkonshient tė ėmbėlsisė. Prandaj mund tė jetė me shumė vlerė pėr kėdo qė ka ērregullime nė ngrėnie.

ALPHARD (Alpha Hydrae) - Ky yll ėshtė veēanėrisht i dobishėm pėr emocionet, sidomos nė manipulimin e inatit, burimit tė tij dhe transformimin e tij nė dashuri, pasion dhe unitet.

MIRACH (Beta Andromedae) - Mirach simbolizon lidhjen me sensin fizik dhe tingullin. Ndihmon nė hapjen e root chakra, njė balancim i brendshėm i gjendrave tiroide dhe i atyre endokrine dhe njė lidhje mė e ngushtė me tingujt e natyrės dhe Tokės.

CAPH (Beta Cassiopeiae) – Shkrimtarėt, dhe ata qė merren me sfera tė tjera krijuese, do tė gjejnė njė akordim mė tė thellė me fuqinė e tyre tė brendshme krijuese tė Caph. Blloqet (pengesat) do tė shkrihen dhe idetė do tė ēlirohen.

WEI (Epsilon Scorpii) - Ky yll do tė ndihmojė sė tepėrmi tė gjithė ata qė merren me shėrimin e tė tjerėve. Ai i akordon, gjithashtu, njerėzit me jetėt e tyre tė shkuara, tė lidhura me shėrimin dhe mund tė ndodhin rikthime tė forta tė kujtesės mbi jetėn e mėparshme, kur ata kanė qėnė marrė me shėrimin e njerėzve. Ky yll sjell ndriēimin e brendshėm lidhur me atė se pse ata ndjehen tė motivuar pėr t'u bėrė shėronjės nė kėtė jetė.

ALUDRA (Mu Canis Majoris) - Aludra stimulon energjinė e zemrės dhe ėshtė e mirė pėr kėdo qė ka sėmundje tė lidhura me zemrėn. Ky yll bėn qė tė pėrmirėsohet shprehja e ndėrgjegjshme e dashurisė dhe lidhja mė e thellė midis syrit tė tretė dhe chakras sė parė, tė dytė dhe tė tretė pėr projektimin e energjisė sė kėsaj dashurie nė sferat mendore.

ALRISHA (Alpha Piscium) – Nė epokėn teknologjike, nė tė cilėn jetojmė, shumė veta kanė njė frikė tė thellė nga shpikjet e reja si kompjuterat dhe videot, psh. Meqė Alrisha ka linja tė forta metalike, duke pėrdorur kėtė yll, ju ndihmoheni nė drejtim tė tė kuptuarit dhe tė pėrdorurit mė mirė tė kėtyre pajisjeve. Alrisha mund tė pėrmirėsojė gjithashtu pėrdorimin mė mirė tė kolinės (vitamin B kompleks - esenciale pėr funksionimin e mėlēisė) nė tru, pra mund tė jetė me efekte me vlera tė mėdha nė shėrimin e sėmundjes sė Alzheimerit.
avatar
Elizza

1087


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi